Tag: silvinjo

  • Silvinjo viziton “Elite Youth Academy” dhe motivon të rinjtë: Kam qarë, por s’u dorëzova

    Silvinjo viziton “Elite Youth Academy” dhe motivon të rinjtë: Kam qarë, por s’u dorëzova

    Adriatik BALLA
    Shqipëria do të luajë më 13 dhe 16 nëntor dy ndeshjet e fundit në grupin K kualifikues për finalet e Kupës së Botës, aktivitet që zhvillohet vitin e ardhshëm në SHBA, Kanada e Meksikë. Duhet thënë se këto janë duele vendimtare. Por Shqipërisë i duhet medoemos fitorja me Andorrën e shpresë për pikë ndaj Anglisë që të sigurojë pjesëmarrjen në “play-off” si vend i dytë në grup. Emocioni është i madh pasi rivalitetin për këtë pozicion e kemi me përfaqësuesen serbe.
    Silvinjo takon kuqezinjtë e “Elite Youth”
    Trajneri i Kombëtares së futbollit tonë, Silvinjo, zhvilloi një takim të veçantë me futbollistët e “Elite Youth Development Academy”, ku ndau rrugëtimin e tij si futbollist dhe si trajner. Ai u ndal te fillimet e tij si futbollist, momentet e rëndësishme me klubet që ka luajtur, vështirësitë e hasura, si dhe eksperiencën e drejtimit të Kombëtares këto tre vite. “Në futboll kam bërë një rrugëtim të gjatë, me trajnerë të ndryshëm, nga të cilët kam mësuar shumë. Për mua pjesa më e vështirë si futbollist ishte menaxhimi i momenteve kur nuk luaja mirë ose jo dhe kur nuk luaja fare. Nuk është e lehtë, sepse ndjen një frustrim të brendshëm, por e rëndësishme është të mos e transferosh te shokët e skuadrës, trajneri apo pjesëtarët e tjerë të stafit.
    Kam qenë futbollist i mirë që i vogël, luaja me këmbën e majtë dhe në përgjithësi të gjithë lojtarët që luajnë me këmbën e majtë janë shumë të mirë. Rreth moshës 15-16 vjeç jam gjendur për herë të parë në një situatë ku nuk po luaja. Ky ishte moment që të bën të mendosh se si mund të ecësh para. Në darkë qaja 5 minuta para se të flija, nuk më dëgjonte njeri, por të nesërmen në orën 7 të mëngjesit isha gati”, theksoi trajneri i Kombëtares. Në fund, trajneri Silvinjo dha disa këshilla për kuqezinjtë e vegjël, ku theksoi rëndësinë e qëndrueshmërisë në stërvitje dhe frymës së grupit në skuadër. “Besoni te vetja juaj, nëse duhet të qani, qani, nëse duhet të qeshni, qeshni, bëni më të mirën e mundshme. Ti nuk luan mirë të dielën sepse je stërvitur mirë të shtunën. Ti luan mirë të dielën, sepse je stërvitur 100 ditë njësoj. Ka ditë ku gjërat nuk shkojnë mirë, është diçka njerëzore, por duhet të përgatitesh për ditën tjetër, pa u ankuar kurrë. Qëndroni afër me njëri tjetrin, sepse në fushë njëri vrapon për tjetrin me më shumë kënaqësi. Këtë kërkojmë nga ekipi ne si staf”, tha më tej Silvinjo në takimin me djemtë e “Elite Youth”.
    Një shqiptar bën një gol të çuditshëm në Zvicër
    Bural Alili ishte lojtari i ndeshjes, ndërsa ekipi i tij i Stad Nyon barazoi me rezultatin 3-3 përballë Stad Luzan. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 12-të të ligës së dytë zvicerane. Alili shënoi golin e parë të takimit, ndërsa asisti i tij i dha avantazhin e dyfishtë Stad Nionit. Për shkak të gabimit të portierit rival, goli i parë ishte më qesharaku në karrierën e mesfushorit të Kombëtares U-21. Alili vetëm këtë vit vendosi të largohet nga Zvicra, për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi. Alili, edhe pse mesfushor, është aktivizuar dhe ka bërë mjaft mirë si sulmues. Ky gol erdhi pasi kishte shënuar edhe në takimin e kaluar. 21-vjeçari është i huazuar në ligën e dytë zvicerane. Kartonin e tij e zotëron Sioni.

  • Trajneri Silvinjo viziton “Elite Youth Development Academy” dhe ndan përvojën e tij me të rinjtë

    Trajneri Silvinjo viziton “Elite Youth Development Academy” dhe ndan përvojën e tij me të rinjtë

    Trajneri i Kombëtares shqiptarë, Silvinjo, zhvilloi një takim të veçantë me futbollistët e Elite Youth Development Academy, ku ndau rrugëtimin e tij si futbollist dhe si trajner.
    Ai u ndal te fillimet e tij si futbollist, momentet e rëndësishme me klubet që ka luajtur, vështirësitë e hasura, si dhe eksperiencën e drejtimit të Kombëtares këto tre vite.
    “Në futboll kam bërë një rrugëtim të gjatë, me trajnerë të ndryshëm, nga të cilët kam mësuar shumë. Për mua pjesa më e vështirë si futbollist ishte menaxhimi i momenteve kur nuk luaja mirë ose jo dhe kur nuk luaja fare. Nuk është e lehtë, sepse ndjen një frustrim të brendshëm, por e rëndësishme është të mos e transferosh te shokët e skuadrës, trajneri apo pjesëtarët e tjerë të stafit”, – u shpreh trajneri Silvinjo.
    “Kam qenë futbollist i mirë që i vogël, luaja me këmbën e majtë dhe në përgjithësi të gjithë lojtarët që luajnë me këmbën e majtë janë shumë të mirë. Rreth moshës 15-16 vjeç jam gjendur për herë të parë në një situatë ku nuk po luaja. Ky ishte moment që të bën të mendosh se si mund të ecësh para. Në darkë qaja 5 minuta para se të flija, nuk më dëgjonte njeri, por të nesërmen në orën 7 të mëngjesit isha gati”, – theksoi trajneri i Kombëtares.
    Në fund, trajneri Silvinjo dha disa këshilla për kuqezinjtë e vegjël, ku theksoi rëndësinë e qëndrueshmërisë në stërvitje dhe frymës së grupit në skuadër.
    “Besoni te vetja juaj, nëse duhet të qani, qani, nëse duhet të qeshni, qeshni, bëni më të mirën e mundshme. Ti nuk luan mirë të dielën sepse je stërvitur mirë të shtunën. Ti luan mirë të dielën, sepse je stërvitur 100 ditë njësoj. Ka ditë ku gjërat nuk shkojnë mirë, është diçka njerëzore, por duhet të përgatitesh për ditën tjetër, pa u ankuar kurrë.
    Qëndroni afër me njëri tjetrin, sepse në fushë njëri vrapon për tjetrin me më shumë kënaqësi. Këtë kërkojmë nga ekipi ne si staf”, – tha ndër të tjera Silvinjo në takimin me djemtë e “Elite Youth”.
    Në javët në vijim, djemtë e Elite Youth Academy do të kenë aktivitete të tjera të kësaj natyre, në përputhje me qëllimin e edukimit të tyre përtej futbollit.

  • E bujshme/ Risia e madhe e Silvinjos për nëntorin, fton lojtarin që e duan të gjithë te Shqipëria

    E bujshme/ Risia e madhe e Silvinjos për nëntorin, fton lojtarin që e duan të gjithë te Shqipëria

    Të gjithë e shohin futbollin, por pak e kuptojnë, të gjithë e shohin Silvinjo, por akoma më pak e kuptojnë. Pas Europianit të Gjermanisë, kritika të mëdha nisën për këtë trajner dhe më pas pasuan edhe historitë e ndërhyrjes së menaxherëve me të. Pra sipas gojëdhënave, disa lojtarë nuk marrin minuta pasi nuk kanë menaxherin që Silvinjo kërkon për ta.
    Por le të marrim një rast që e kundërshton këtë hipotezë. Medon Berisha, u ftua papritur në Europianin e Gjermanisë, kur askush nuk e njihte. Në atë kohë u tha se kjo ftesë ishte pasi Berisha ka si menaxher Fali Ramadanin, pra e njëjta agjenci që menaxhon edhe Silvinjon. Deri këtu, gjithçka është brenda llogjike. Por Medon Berisha atëherë ishte i panjohur dhe Silvinjo i besoi, ndërsa tani Medon Berisha është një prej mesfushorëve më të mirë të Shqipërisë dhe që po thotë fjalën e tij në Serinë A me Lecce dhe Silvinjo nuk po e aktivizon asnjë minutë.
    Pra nuk është rasti i menaxherit, por një tjetër çështje te Silvinjo. Ashtu si edhe me Armando Brojën, që kur ishte në një formë më të mirë e aktivizonte pak, ndërsa tani që ka ngelur jashtë prej kohësh, e aktivizon gjithmonë titullar, pavarësisht pozicionit tjetër. E njëjta situatë edhe me Arbër Hoxhën që kur ishte në shkëlqim në Europian nuk e aktivizonte dhe kur po kalonte një formë jo të mirë te Dinamo e Zagrebit, po e niste si titullar te Shqipëria.
    Silvinjo është tipi i trajnerit që bën gjithmonë të kundërtën e asaj që mendon turma, shumica e njerëzve. Pak a shumë si rasti i Tudor te Juventusi, që kur të gjithë kërkonin Vlahovic dhe Zhegrovën titullar, Vlahovic e hidhte në fushë nga pjesa e dytë dhe Zhegrovën nuk e aktivizonte asnjë moment.
    Koha i dha të drejtë Silvinjos për shumë lojtarë, mes tyre edhe për Ernest Muçin që po vuan njësoj si te Beshiktashi edhe te Trabzonspori, megjithëse flitet për dy ekipe që kanë kualitete lojtarësh të ndryshme.
    Dhe duke parë faktin se Shqipëria fitoi kundër Serbisë, sipas të gjitha gjasave, në ndeshjet e nëntorit do të jetë edhe Anis Mehmeti i ftuar te Shqipëria. Kjo pasi Silvinjo kërkon të marrë një “yll” të shumëkomentuar në momentin që ai dëshiron, për të pasur një tjetër qasje ndaj tij, ku lojtari nuk ngrihet mbi trajnerin.
    Deri para Serbisë, Anis Mehmeti ishte më i rëndësishëm se Silvinjos. Deri para Serbisë, Ernest Muçi ishte më i rëndësishëm se Silvinjo. Sot as Ernest Muçi, as Anis Mehmeti dhe as Armando Broja nuk janë më të rëndësishëm se Silvinjo, të gjithë kërkojnë kualifikimin në Botëror, pa emra konkret. Dhe duke parë situatën që është në favorin e tij, në këtë moment Silvinjo do ta ftojë Anis Mehmetin te Shqipëria për t’i dhënë edhe një tjetër mundësi, por sipas rregullave të tij dhe jo të Anis Mehmetit.
    Jo më kot kur Myrto Uzuni luante te Granada si titullar i padiskutueshëm, Silvinjo nuk e aktivizonte, ndërsa tani që luan në MLS, në një kampionat me ritëm shumë më të ulët, Silvinjo e aktivizon. Madje trajneri tha se i pëlqente më shumë Uzuni i MLS sesa i La Liga-s pasi ai kërkon lojtar të përulur dhe lojtarë që vijnë nga momente ideale, por që humbin pak sensin e sakrificës për Kombëtaren. Dhe e marrë në këtë vijë llogjike, një ftesë e Silvinjos për Anis Mehmetin për ndeshjet e nëntorit duket më shumë sesa e sigurt. Pra do të luajmë, por me kushtet e mia, kjo është qasja e Silvinjos, aspak menaxheriale… /Sport Ekspres/

  • Juve shkarkoi Tudor, Silvinjo kandidat kryesor

    Juve shkarkoi Tudor, Silvinjo kandidat kryesor

    Trajneri i kombëtares shqiptare Silvinjo është një nga emrat në listën e ngushtë për punën në klubin e Serie A, Juventus.

    Ish-lojtari i kombëtares kroate, Igor Tudor, u shkarkua sot nga detyrat e tij në klubin e Torinos.

    Karrierat e mëparshme të Silvinjos si trajner përfshijnë gjithashtu klubin e Ligue 1, Lion, dhe klubin brazilian, Korinthians.

    51-vjeçari ka përvojë të mëparshme si trajner i Serie A, duke shërbyer si ndihmës trajner te Interi nën drejtimin e Roberto Mançinit.

    Kontrata e ish-mbrojtësit të majtë të Arsenalit me kombëtaren shqiptare skadon në fund të kualifikimeve të Kupës së Botës 2026.

    Vazhdo leximin

  • “Silvinjo e dinte se ku do të gabonte Stojkovic”! Rudi Vata tregon si fitoi Shqipëria: Më shkruajtën skocezët, u habitën me ne…

    “Silvinjo e dinte se ku do të gabonte Stojkovic”! Rudi Vata tregon si fitoi Shqipëria: Më shkruajtën skocezët, u habitën me ne…

    Rudi Vata ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 Cnn” atje ku ka folur sa i përket fitores së Shqipërisë kundër Serbisë. “Fitore e madhe e Shqipërisë kundër Serbisë, u komentua kudo, u fol kudo dhe bashkoi të gjithë shqiptarët. Nga Amerika, në Kanada, kudo në botë ku ka shqiptarë u festua. Madje mua më kanë kontaktuar shumë skocezë që ishin të habitur për këtë festë të madhe dhe përjetimin e shqiptarëve për këtë moment historik. është energji e fort që erdhi në momentin e duhur. Silvinjo ka gabuar shumë më parë, por në dy ndeshjet e fundit i ka përgatitur saktë. Stojkovic nga ana tjetër gaboi duke hedhur në fushë dy debutues, nuk mund të hedhësh debutues në fushë në një ndeshje kaq të rëndësishme.
    E kishte kuptuar që Stojkovic që aty do të ketë pikat e dobëta. Nuk mundesh të debutosh kështu, në një ndeshje të tillë. Kjo bëri që Manaj dhe Uzuni, sidomos Uzuni të krijonin shumë probleme. I shfrytëzuan faullat e tij, nga ai djali i ri që ishte i hutuar, i papërqendruar dhe kështu përfituam. Prandaj duhet t’i japim meritat Silvinjos, fryma e grupit ishte si kurrë më parë dhe Uzuni kishte shumë energji, i dha shumë energji ekipit”, tha Vata. /Sport Ekspres/?

  • Shqipëria përmirëson disa vende në FIFA, Kosova ngjitje rekord, Silvinjo mesazh pas fitoreve

    Shqipëria përmirëson disa vende në FIFA, Kosova ngjitje rekord, Silvinjo mesazh pas fitoreve

    Adriatik BALLA
    Shqipëria dhe Kosova bëjnë progres të rëndësishëm në renditjen e FFA-s për skuadrat kombëtare. Në fakt, Kosova në vijimësi po përmirëson pozitat e saj, duke treguar performancë cilësore dhe pak nga pak duke iu afruar Shqipërisë, kurse kuqezinjtë, pas dy fitoreve të fundit me Serbinë dhe Jordaninë pritet të përmirësojnë disa vende.
    Situata me renditjen e Shqipërisë
    Kombëtarja shqiptare e futbollit ka regjistruar dy fitore radhazi në javën e fundit, duke mundur fillimisht Serbinë në transfertë e më pas duke mundur në miqësore Jordaninë në shtëpi. Dy fitore me rëndësi për klasifikimin e FIFA-s, i cili do të përcaktojë edhe ndarjen e vazove në shortin e “play-off” të Botërorit 2026. Falë këtyre fitoreve, Shqipëria përllogaritet të ngjitet në vendin e 62-të në renditje, duke bërë 4 hapa më lart në klasifikimin ndërkombëtar. Kësisoj, kuqezinjtë konsolidojnë vendin e parë në vazon e tretë të shortit për momentin, duke u vënë në ndjekje të skuadrave që gjenden aktualisht në vazon e dytë, një objektiv i arritshëm në varësi të rezultateve në ndeshjet e muajit nëntor. Ndërkohë, sa i përket klasifikimit të FIFA-s, ajo që ka shkëlqyer këtë muaj ka qenë padyshim Kosova me barazimin ndaj Sllovenisë dhe fitoren në transfertë ndaj Suedisë, dy ekipe të cilat gjendeshin shumë më lart në renditje. Falë këtyre rezultateve, Kosova përllogaritet të përmirësojë me 7 shkallë renditjen e saj, duke u pozicionuar në vendin e 84-t, që shënon një tjetër rekord të ri për “Dardanët”.
    Silvinjo ka një mesazh për të gjithë
    Jehona e fitores me Serbinë shkaktoi bujë edhe në Europë, pasi një përfaqësuese që nuk shihej favorite ia doli të merre një fitore 1-0 dhe të siguronte tri pikë të vyera. Për pozitat e skuadrës kjo është gjë e mirë sepse na afroi me “play-off”-in. Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka postuar një mesazh në rrjetet sociale kushtuar grumbullimit të fundit të kuqezinjve me ndeshjet e nëntorit që u mbyllën me sukses. Ai i ka cilësuar të rëndësishme dy fitoret ndaj Serbisë dhe Jordanisë, por jo vetëm ato. “Sapo kemi mbyllur një tjetër periudhë të shkëlqyer së bashku me rezultate shumë pozitive. Jo vetëm për shkak të dy fitoreve të rëndësishme, por gjithashtu për përpjekjen, performancën, përkushtimin dhe bashkëpunimin e të gjithëve. Gjithmonë me shpirt dhe Zemër. Forca Shqipëri”, shkruan trajneri i kuqezinjve.
    Lala xheloz që iku pa luajtur në “Air Albania”
    Ish-futbollisti i Kombëtares Altin Lala ka treguar në RTSH për pengun që ka nga futbolli dhe përkon me një detaj interesant. “Futbolli është me gjenerata. Kam qenë gjithmonë pragmatist dhe objektiv. “E vetmja gjë që bëhem xheloz, ka të bëjë me faktin që nuk kam luajtur në ‘Air Albania’, pra në stadiumin e ri. Kohën tim kur kemi luajtur në ‘Qemal Stafa’, ka qenë shumë më ndryshe, ndërsa atmosfera ka qenë unikal tek të dyja. “Në ‘Air Albania’ do kisha qejf të luaja, mbase për shkakun se tifozët janë më afër fushës. Ndeshjen kundër Francës kur u inagurua stadiumi i ri, u ndjeva xheloz”, shtoi ai.

  • “Po kush janë të rinjtë e Silvinjos, Gjimshiti me Ajetin”?!Reja: Asllani po firmoste me Italinë dhe Mitaj me Greqinë, unë i solla te Shqipëria

    “Po kush janë të rinjtë e Silvinjos, Gjimshiti me Ajetin”?!Reja: Asllani po firmoste me Italinë dhe Mitaj me Greqinë, unë i solla te Shqipëria

    Edi Reja ka dhënë një intervistë për “Klan News”, ku tema e diskutimit ka qenë Kombëtarja shqiptare. Trajneri italian ka vlerësuar punën e kryer nga Silvinjo, por ka theksuar se është kulmi i një proçesi të nisur prej tij. Ish-kreu i pankinës së Shqipërisë ka kujtuar faktin se ka pasur një grup prej 50 lojtarësh te kuqezinjtë, të cilët janë tashmë në urdhërat e Silvinjos. Reja nuk është një mendje me zërat se trajneri brazilian ka sjellë emra të rinj në Kombëtare, si dhe shprehet se ka qenë ai i cili ka bindur Asllanin dhe Mitajn për të zgjedhur ngjyrat kuqezi.
    “Kam qenë shumë afër Botërorit. Më mjaftonte një barazim me Poloninë dhe mund të kishim hyrë në Botëror shumë vite më parë. Nuk shkoi kështu, por i uroj Shqipërisë që të arrijë atje vitin që vjen.
    Lojtarët e rinj të Silvinjos? Po cilët janë këta të rinj?! Strakosha, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj, Mitaj, Asllani, Laçi, Manaj, edhe Broja, ishin të gjithë me mua. Vetëm Shehu është i ri. Të gjithë të tjerët janë të gjithë lojtarë që kanë luajtur me mua. Jam kureshtar ta di se cili ka thënë që Silvinjo ka futur lojtarë të rinj. Asani po. Ishte një zbulim i ri. Edhe Hoxha. Por këta ishin lojtarë shumë të rinj atëherë. Kam nxjerrë 50 lojtarë te Shqipëria. Më duket e çuditshme që thonë se Silvinjo ka nxjerrë lojtarë të rinj. Kam respekt për Silvinjon, sepse ka bërë një rritje maksimale për vlerat e kësaj skuadre. Por ajo skuadër që fitoi me Serbinë është kryesisht me lojtarë që kanë qenë me mua. Ka ndryshuar aspekti taktik, por skuadra është ajo. Por që dikush të thotë se këta janë lojtarë të rinj… jo, kjo nuk është e vërtetë.
    Raporte të këqija me Brojën? Jo, nuk është e vërtetë. Broja me mua ka luajtur gjithmonë. Ka qenë titullar më shumë se sa një herë. Por kisha edhe sulmues të tjerë. Kisha Cikalleshin dhe Manaj. Një trajner i Kombëtares duhet t’i alternojë njëri me tjetrin nëse janë mundësitë. Rëndësi ka që ta duan fanellën e Shqipërisë. Nuk kam luajtur me fenomenë, por me lojtarë të rëndësishëm, që janë të lidhur me fanellën.
    Asllanin e doja unë, sepse ishte duke firmosur me Italinë. Fola me menaxherin dhe e bëra të të vinte me Shqipërinë. Kam qenë një vit pas kësaj pune për të bindur që të vinte. Edhe Mitaj po ashtu, donte të luante me Greqinë. Fola me babain dhe ai donte ta dërgonte me Shqipërinë. Ndoshta kishte edhe ide të tjera, por menjëherë erdhi dhe tregoi që kishte aftësi shumë të mira. Një pjesë e madhe e meritës i takon grupit tim, të cilët e bindën dhe e pritën që të rritej. Bëj tifozllëk për Shqipërinë. Dua të jetë një skuadër që të luftojë dhe të ketë ambicien për të shkuar në Kampionatin Botëror. Ka aftësi të jashtëzakonshme. Është një kënaqësi shumë e madhe për Silvinjon, por edhe për mua. Nuk kam këshilla për Silvinjon. Ai është shumë i zoti. I uroj suksese”, është shprehur Edi Reja./Sport Ekspres/

  • “Kam qenë shumë afër Botërorit, do kishim hyrë vite me parë”, Reja sqaron raportin me Brojën: Me mua luante titullar

    “Kam qenë shumë afër Botërorit, do kishim hyrë vite me parë”, Reja sqaron raportin me Brojën: Me mua luante titullar

    Edi Reja ka dhënë një intervistë për “Klan News”, ku tema e diskutimit ka qenë Kombëtarja shqiptare. Trajneri italian ka vlerësuar punën e kryer nga Silvinjo, por ka theksuar se është kulmi i një proçesi të nisur prej tij. Ish-kreu i pankinës së Shqipërisë ka kujtuar faktin se ka pasur një grup prej 50 lojtarësh te kuqezinjtë, të cilët janë tashmë në urdhërat e Silvinjos. Reja nuk është një mendje me zërat se trajneri brazilian ka sjellë emra të rinj në Kombëtare, si dhe shprehet se ka qenë ai i cili ka bindur Asllanin dhe Mitajn për të zgjedhur ngjyrat kuqezi.
    “Kam qenë shumë afër Botërorit. Më mjaftonte një barazim me Poloninë dhe mund të kishim hyrë në Botëror shumë vite më parë. Nuk shkoi kështu, por i uroj Shqipërisë që të arrijë atje vitin që vjen.
    Lojtarët e rinj të Silvinjos? Po cilët janë këta të rinj?! Strakosha, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj, Mitaj, Asllani, Laçi, Manaj, edhe Broja, ishin të gjithë me mua. Vetëm Shehu është i ri. Të gjithë të tjerët janë të gjithë lojtarë që kanë luajtur me mua. Jam kureshtar ta di se cili ka thënë që Silvinjo ka futur lojtarë të rinj. Asani po. Ishte një zbulim i ri. Edhe Hoxha. Por këta ishin lojtarë shumë të rinj atëherë. Kam nxjerrë 50 lojtarë te Shqipëria. Më duket e çuditshme që thonë se Silvinjo ka nxjerrë lojtarë të rinj. Kam respekt për Silvinjon, sepse ka bërë një rritje maksimale për vlerat e kësaj skuadre. Por ajo skuadër që fitoi me Serbinë është kryesisht me lojtarë që kanë qenë me mua. Ka ndryshuar aspekti taktik, por skuadra është ajo. Por që dikush të thotë se këta janë lojtarë të rinj… jo, kjo nuk është e vërtetë.
    Raporte të këqija me Brojën? Jo, nuk është e vërtetë. Broja me mua ka luajtur gjithmonë. Ka qenë titullar më shumë se sa një herë. Por kisha edhe sulmues të tjerë. Kisha Cikalleshin dhe Manaj. Një trajner i Kombëtares duhet t’i alternojë njëri me tjetrin nëse janë mundësitë. Rëndësi ka që ta duan fanellën e Shqipërisë. Nuk kam luajtur me fenomenë, por me lojtarë të rëndësishëm, që janë të lidhur me fanellën.
    Asllanin e doja unë, sepse ishte duke firmosur me Italinë. Fola me menaxherin dhe e bëra të të vinte me Shqipërinë. Kam qenë një vit pas kësaj pune për të bindur që të vinte. Edhe Mitaj po ashtu, donte të luante me Greqinë. Fola me babain dhe ai donte ta dërgonte me Shqipërinë. Ndoshta kishte edhe ide të tjera, por menjëherë erdhi dhe tregoi që kishte aftësi shumë të mira. Një pjesë e madhe e meritës i takon grupit tim, të cilët e bindën dhe e pritën që të rritej. Bëj tifozllëk për Shqipërinë. Dua të jetë një skuadër që të luftojë dhe të ketë ambicien për të shkuar në Kampionatin Botëror. Ka aftësi të jashtëzakonshme. Është një kënaqësi shumë e madhe për Silvinjon, por edhe për mua. Nuk kam këshilla për Silvinjon. Ai është shumë i zoti. I uroj suksese”, është shprehur Edi Reja./Sport Ekspres/

  • Festival golash në “Arena Kombëtare”, Shqipëria e kthen në festë miqësoren me Jordaninë

    Festival golash në “Arena Kombëtare”, Shqipëria e kthen në festë miqësoren me Jordaninë

    Adriatik BALLA
    Shqipëria korr një tjetër fitore në futboll, ku këtë herë mposhti në një miqësore përfaqësuesen e Jordanisë me shifrat 4-2. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Arena Kombëtare” e Tiranës. Edhe pse ishte një duel miqësor me një skuadër aziatike, stadium kishte një prani të konsiderueshme tifozësh, të cilët iu përgjigjën pozitivisht ftesës së skuadrës dhe të stafit pas fitores së madhe ndaj Serbisë të shtunën e kaluar, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Trajneri Silvinjo e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Dajsinani në portë, kurse në mbrojtje u rreshtuan Mihaj, Balliu, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë u pozicionuan Asllani, Bajrami dhe Shehu. Në sulm u rreshtuan Asani, Daku dhe Hoxha. Pra një modul taktik sulmues 4-3-3. Në pjesën e dytë Silvinjo aktivizoi edhe Hysajn, Brojën, Caken, Ramadanin, Gripshin dhe Alijin.
    Pjesa e parë me të papritura
    Në takimin e djeshëm nisja e ndeshjes ishte disi më e mirë për Jordaninë, e cila luajti shpejt sidomos me topin e parë. Në tërësi ishte një duel i fortë në mesfushë dhe luhej me aksione të shpejta dhe tërheqje po aq të tilla. Jodanezët shfrytëzuan më shumë kundërsulmin. Megjithatë, u desh të vinte minuta e 27-të që të zhbllokohej rezultati. Al-Rashdan shënoi për përfaqësuesen e Jordanisë, duke bërë që tanët të gjenden në disavantazh. Ky gol e zgjoi ekipin shqiptar, që nisi të sulmonte me më shumë furi, sidomos me Dakun në krahun e djathtë dhe Bajramin sa në qendër aq në krahë. Loja gjallërohet dhe ka impuls për të barazuar shifrat brenda pjesës së parë. Dhe goli vjen në minutën e 40-të, ku Bajrami në krahun e majtë të sulmit futet bukur në vijë fundore dhe fut topin paralelisht në zonën e portës, duke detyruar mbrojtësin Abualnadi ta dërgonte topin në portën e tij. Barazim 1-1 dhe me këto shifra mbyllet pjesa e parë.
    Pjesa e dytë, spektakël kuqezi
    Në pjesën e dytë Shqipëria bëri një spektakël në fushë, duke shënuar gola dhe duke dhënë një paraqitje vërtet të bukur. Broja ishte ai që shënoi golin e dytë në të 65’ pas një krosimi që i erdhi në zonë dhe që e administroi mjaft mirë duke kaluar edhe portierin.  Në minutën e 75-të ishte radha e Arbër Hoxhajt të shënojë një supergol me një goditje nga jashtë zonës. Në minutën e 79-të Broja bëhet altruist, duke i dhënë një asist Bajramit që gjithashtu e dërgon në rrjetë. Në minutën e 90-të, duke përfituar nga rënia e ritmit të lojës dhe vetëkënaqësisë që kishte mbërthyer ekipin kuqezi, Jordania gjen golin e dytë me anë të Oluan. Gjithsesi, Shqipëria e fiton këtë ndeshje në mënyrë përfundimtare me shifrat 4-2, duke dëshmuar se po kalon moment të mirë dhe që ky moment mund të zgjasë edhe në nëntor, në duelet me Andorrën dhe Anglinë, dy ndeshje që mund të na konfirmojnë jo vetëm në “play-off” por edhe mund të na japin optimizëm për një kualifikim historik në Kupën e Botës 2026. Shqipëria mbrëmë jo vetëm fitoi në shifra, por rifitoi dy lojtarë që mungonin disi prej një viti me klasin e tyre, sikurse janë Bajrami e Broja, që shënuan në këtë duel. Madje Bajrami ishte lojtari më i mirë i ndeshjes së djeshme. Silvinjo vijon t’i gëzohet ekipit. Për Arbër Hoxhën ishte goli i parë si kuqezi, kurse Hysaj theu rekordin e Lorik Canës me paraqitjet, duke regjistruar 94 ndeshje me Kombëtaren.

  • Silvinjo i lumtur, tekniku: Ditë speciale për shifrat dhe skuadrën

    Silvinjo i lumtur, tekniku: Ditë speciale për shifrat dhe skuadrën

    Pas fitores në miqësore me Jordaninë 4-2 në “Air Albania” trajneri i Shqipërisë Silvinjo u shpreh se ndihet i lumtur për rezultatin dhe futbollistët e tij.

    “Sot është një ditë speciale, për rezultatin e djemtë. Por edhe për Hysjan, se është një rekord i rëndësishëm për vendin e federatën. Ai është një lojtar që na jep gjithmonë gjithçka. Si shumë lojtarë bën mirë apo jo, por ai po bën një rrugëtim të jashtëzakonshëm dhe komplimente atij dhe familjes së tij.

    Nuk është e thjeshtë se duhet menduar për gjithë ekipin, të fitosh e bësh mirë. Nuk duhet të gabosh se nuk ka shumë miqësore dhe në kombëtare e dini që gjërat janë të shpejta. Dajsinani bëri shumë mirë, më pëlqeu edhe Klisman (Cake; red), Gripshi në skuadrën e tij bën diçka ndryshe. Por teknikisht është i rëndësishëm. Sot provuam Bajramin djathtas, kemi parë gjëra interesante, por edhe për rezultatin jemi të kënaqur.

    Kjo është një dhimbje koke e mirë për një trajner. E kam thënë që kombëtarja është e hapur, ndjekim Gripshin, Klisman e të tjerë. Kemi një listë me 10 lojtarë që i ndjekim, ndonjë mund të afrohet, i lumtur për ta. Sa më shumë dhimbje koke një trajner, aq më mirë, është shenjë e mirë. Ata duhet të luajnë, të bëjmë mirë, pastaj të shohim, por jam i lumtur për të gjithë ata.

    Hoxha po bën mirë me skuadrën e tij, para 10 ditësh kishte një dëmtim të lehtë, e thirrëm dhe e pamë. Ai erdhi, bëri punë me ne, nuk humbi asnjë stërvitje, ai po bën mirë, me Serbinë hyri mirë> Sot  bëri një ndeshje shumë të kompletuar, krenarë për të, po rritet si futbollist, po bën më shumë ndeshje, shënon, jam shumë i lumtur.

    Mihaj? Unë kam parë gjithë ekipin mirë, është momenti për të, një mundësi, jo një test. Është një mundësi që një lojtar të shohë veten. Nuk besoj se duhen hedhur të gjithë 11 që nuk kanë luajtur bashkë, ndaj bëj 4-5-6 zëvendësime. Ai ka një rrugëtim prej dy vitesh me ne, është i sigurt, inteligjent, njeh konceptet tona, ka bërë Europianin me ne. Ai është një mbrojtës qendre si të tjerë që kemi, ka bërë një ndeshje të mirë.

    Mehmeti? Duhet të jem i kujdesshëm kur të flas për një lojtar që nuk kam. Kam 24 lojtarë për të cilët kam përgjegjësi, pastaj për grumbullimet flasin të gjithë. Ne kemi 45-50 lojtarë, për çdo 23 që merr, ka të tjerë jashtë. Ne shkojmë sipas kundërshtarëve dhe pastaj karakteristikave. Unë kam marrë avionin e kam shkuar ta shoh te Bristol në Championship, ai luan në të majtën, nuk është i djathë.

    Në të majtën kemi mbingarkesë, janë Hoxha, Uzuni, Bajrami, edhe Broja mund ta bëjë, Muçi luan në atë krah, Mehmeti është një tjetër. Kemi 6 që mund ta bëjnë, ndërsa në të djathtën kemi Asanin, Brojën e ndoshta Muçollin. Kërkoj ndjesë, nuk është momenti ky. Por janë të gjithë në konsideratë, pastaj bëhet një zgjedhje”, tha Silvinjo për “SuperSport” pas ndeshjes fituar me Jordaninë 4-2.

    Vazhdo leximin