Kombëtarja ka mundësinë që të ëndërrojë, për kualifikimin në Botërorin 2026. Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo e mbyllën në vendin e dytë Grupin K duke lënë pas Serbinë.
Tashmë shpresat do të luhen në fazën “play off”. Silvinjo shpërtheu në dhomën e zhveshjes, ndërsa skuadra po e priste. Festë legjitime nga braziliani, që e ka komentuar.
“Ishte një shpërthim emocionesh të pastra dhe të sinqerta. Sigurimi i një vendi në fazën play-off të Botërorit 2026 ishte rezultat i punës së palodhur të shumë njerëzve. Futbollistëve, stafit të trajnerëve, punonjësve dhe drejtuesve… të gjithëve që punuan për të njëjtin qëllim.
Një projekt që filloi pothuajse tre vjet më parë dhe që vetëm është rritur me kalimin e kohës.Shumë i lumtur për këtë arritje historike. Forca Shqipëri”, shkruan Silvinjo.
Beteja e radhës do të jetë në mars. Shqipëria mëson këtë muaj se cili është kundërshtari i rezervuar për sfidën gjysmëfinale.
Tag: silvinjo
-

Silvinjo komenton suksesin/ Projekt që vetëm është rritur
-

Andorrë- Shqipëri, Silvinjo zgjedh formacionin
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Andorrë- Shqipëri në program në orën 20:45. Silvinjo ka vendosur për titullarët, duke i qëndruar besnik zgjedhjeve të bëra në ndeshjen e fundit zyrtare me Serbinë 0-1.Ndryshimi i vetëm Hoxha në vend të Uzunit.
Kuqezinjtë luajnë sot fatet për në fazën “play off” të Botërorit 2026 ndërsa në vartësi të takimit tjetër të Grupit K Angli- Serbi mund të vijë që sonte.
Formacionet zyrtare sipas UEFA-s.
Vazhdo leximin
-

Shqipëria kërkon “play off” dhe dhuratën nga Londra, Silvinjo publikon formacionin zyrtar, vjen me surpriza në sulm
Shqipëria luan fatin e saj për play off-in e Botërorit 2026, me kuqezinjtë që ndeshen në transfertë kundër Andorrës.
Silvinjo e ka bërë zgjedhjen e tij, duke hedhur në fushë lojtarët që i besoi dhe në duelin kundër Serbisë, me një ndryshim në sulm.
Nga porta do e nisë Strakosha, ndërsa mbrojtja është e përbërë nga Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Në mesfushë janë përzgjedhur Asllani, Shehu dhe Laçi më i avancuar, ndërsa në sulm, Broja dhe Hoxha, që cilësohet si surpriza e vetme e kësaj 11-she, do të mbështesin Rey Manajn në qendër.
Drejtësi në këtë takim do të vendosë rumuni Horațiu Feșnic, i cili do të mbështetet nga bashkëkombësit e tij Valentin Avram dhe Alexandru Cerei në krahë, ndërsa i katërt Rares Vidican. VAR-i gjithashtu është i përbërë nga rumunë, me Ovidiu Haţegan dhe Adrian Costreie.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti (C), Ajeti, Mitaj, Asllani, Laçi, Shehu, Broja, Hoxha, Manaj.Trajner: Silvinjo
-
E FUNDIT/ Silvinjo zgjedh shpejtësi dhe teknikë kundër Andorrës, ja formacioni që ka në dorë kualifikimin në “play off”
Shqipëria luan sot ndeshjen vendimtare për kualifikimin në “play off” të Kupës së Botës. Kuqezinjtë do të përballen me Andorrën duke nisur nga ora 20:45. Fitorja është rezultati i vetëm që i nevojitet ekipit tonë kombëtar, që sot mund të shkruajë historinë.
Silvinjo ka zgjedhur 11 lojtarët me të cilët do të kërkojë të marrë 3 pikët. Trajneri brazilian ka zgjedhur shpejtësi dhe teknikë në sulm, teksa ka zgjedhur Brojën dhe Hoxhën nga minuta e parë. Ndërkohë në majën e sulmit do të luajë Broja./Sport Ekspres/ -

Silvinjo: E di çfarë duhet të bëjmë në duelin me Andorrën, i di dhe lojtarët që do të shënojnë
Adriatik BALLA
Kombëtarja e Shqipërisë luan sot në mbrëmje me Andorrën. Kjo sfidë është e rezervuar për nesër në orën 20:45 dhe vlen për raundin e parafundit në kualifikueset e Botërorit 2026. Në rast se Anglia dhe Shqipëria fitojnë duelet e tyre, atëherë kuqezinjtë sigurojnë për herë të parë fazën “play off” të Botërorit 2026. Përpara transfertës historike në Andorra ka folur trajneri Silvinjos. “Imagjinojmë që do të jetë një ndeshje e ndryshme në aspektin se Andorra është një kombëtare që Koldo Alvarez ka shumë vite në drejtim, e njeh shumë mirë lojtarët. Kanë anën mbrojtëse shumë të mirë, di limitet e lojtarëve. Mendoj se rezultatet nuk janë të thella, do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo e para që shënuam dy gola shpejt dhe na qetësoi. Kapiteni Gjimshiti tha që të gjitha ndeshjet janë të vështira, ndeshja e fundit me Serbinë, në 45 minuta ishte 1-1, nuk është e lehtë. Andorra është ekip që lufton për çdo centimetër në fushë, është ekip që shpresojmë të fitojmë ndaj tij. Por më pyetët dhe them se është e vështirë”, theksoi ai.
Taktika
Silvinjo foli më pas për mënyrën se si do të luante, duke pranuar se disa lëvizje ndryshe do të ndodhin në këtë takim. “Ne, më shumë se moduli i skuadrës, kemi ndryshuar pak karakteristikat e lojtarëve, në krahë, në mesfushë. Kemi nesër një ndeshje për të cilën kemi pak ditë punë, por kemi folur me lojtarët me stafin. Nuk më shqetëson moduli, por karakteristikat e lojtarit. Është e ndryshme 5-4-1 i Andorrës, se 5-3-2 e Serbisë, më shumë se moduli, është karakteristika e lojtarit, ku të marrë topin, me më shumë kohë për të vënë në vështirësi kundërshtarin. Nesër do të kemi diskutimet, pranë drekës do të vendosim lojtarët që do të shkojë në fushë. Duhet të mendojmë, kemi studiuar, kemi parë shumë ndeshje në 15 ditët e fundit a më shumë, varet shumë nga karakteristikat e lojtarëve tanë. Ne po ndryshojmë, varet nga kundërshtari, se nuk janë njëlloj rreshtimet e Andorrës, Serbisë e Letonisë në mbrojtje. Nuk më shqetëson moduli, por të hedh një lojtar që të shfaqë një futboll të mirë në hapësira që mund të shfrytëzojë. Nuk është e lehtë se mbledhin mirë linjat dhe nuk pësojnë shumë gola, luftojnë për çdo centimetër, në çdo minutë, ta vështirësojnë shumë. Lojtarët e dinë, janë mësuar, nuk më shqetëson moduli, por karakteristikat e lojtarëve”, shtoi ai.
Sulmi çalon
Trajneri Silvinjo foli dhe për mungesën e golave nga kuqezinjtë në këto eliminatore, në sensin që sulmi nuk është mjaftueshëm efikas. “Unë nuk jam i shqetësuar për lojtarët tanë. Të gjithë kanë ardhur në gjendje të mirë, janë dy ditë pune, por kanë punuar mirë dhe si e thashë, ne duhet të shfrytëzojmë karakteristikat e lojtarëve. Nuk dua të them emra, se janë 3-4-5 lojtarë që janë mësuar të shënojnë. Janë njerëz që në vitet e fundit me ne janë ata që kanë shënuar më shumë. Jam i qetë për lojtarët dhe jam i qartë kush mund të futet në fushë dhe të shënojë. na duhet fitorja. Ky është raundi i tretë për ne që jemi të detyruar për fitoren, që nga Letonia. Jemi ekip që pësojmë pak. Po ia dalim mirë deri tani, por ekipi është i njëjtë, nuk ndryshon. Kemi qetësinë dhe ekuilibrin”, shtoi në fund Silvinjo. -

Silvinjo i kthehet Gjimshitit: Duhet të jesh i çmendur që të…
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, duket se po përjeton ditë stresuese në drejtimin e Shqipërisë, mes ankthit për një kualifikim të mundshëm në play-off dhe trysnisë që mbart kjo detyrë. Këtë e ka shprehur qartësisht sot, pak minuta para se të fillonte konferenca për mediat në Andorra.
Trajneri i kuqezinjve, ishte i ulur në tavolinë përkrah Berat Gjimshitit, por dukej qartësisht se nuk ndjehej shumë rehat, teksa lëvizte vazhdimisht në pritje të pyetjeve nga gazetarët. Në një moment, ai nis në mënyrë të papritur një bashkëbisedim me kapitenin e Kombëtares.
“Që të bësh trajnerin duhet të jesh i çmendur. Duhet të të pëlqejë shumë”, i kthehet ai Gjimshitit, i cili fillimisht e sheh i habitur për këtë reagim dhe pastaj i thotë duke qeshur: “Më shumë se sa kur ke qenë lojtar?”.
“Më shumë, nuk ka krahasim. Është diçka e çmendur, e çmendur. Pastaj niveli i stresit, është brutal. Të mendosh për 25-30 lojtarë… Pastaj është ndeshja, ditët e fundit… Nuk mund të thuash ‘do të festoj’…”, thotë Silvinjo.
Pas pak çastesh, braziliani mundohet të ndryshojë atmosferën me futbollistin. “Është e bukur, por duhet të kesh një pasion të rëndësishëm”, thotë ai për të mbyllur këtu këtë bashkëbisedim që tregon qartësisht nivelin e trysnisë që po ndjen tashmë braziliani në pankinën e Shqipërisë. -

Silvinjo në konferencën e zakonshme për shtyp, pyetet edhe për çështjen Jamal
Trajneri Silvinjo mbajti konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të ndeshjes së Shqipërisë me Andorrën. Nga gazetarët vendës u pyet edhe për çështjen Jamal.
Keni disa kohë si trajner, cili është pozicioni yt, kur ka konflikt mes klubit dhe federatës? Tani Shqipëria është më e vogël, por kishte një përplasje aty ku luan Ivan Balliu. Edhe pse jeni përfaqësuese më e vogël, çfarë pozicioni keni si trajner kur ka situatë si me Jamal?
“Koha kalon shumë shpejt, Silvinjo 51 vjeç. Kam disa vite që jam pjesë e stafeve teknike në ekipe të ndryshme, puna tek Interi, po ashtu te përfaqësuesja e Brazilit. Ndërkohë që tashmë edhe si trajner i parë te Shqipëria. E shikoj si një përballje force ku në mes janë lojtarët.
I kam përjetuar këto situata edhe më përpara. Duhet të dakordësohesh deri diku në një moment. Ka shumë ndeshje që duhet të luajnë lojtarët. Ky është diskutimi, që vazhdimisht qarkullon në UEFA dhe FIFA, këtu mbetet lojtari në mes.
Vazhdoj të rri i mendimit që janë shumë ndeshje, të mërkurën dhe dielën, më pas ndoshta grumbullimi i Kombëtares. Përsëri rikthehet i njëjti ritëm, kështu besoj se janë shumë ndeshje për lojtarët”, u shpreh Silvinjo. -

“Andorra nuk pëson më shumë se dy gola”, Silvinjo i shqetësuar para finales: Nuk rritet vetëm Shqipëria, por edhe të tjerët
Silvinjo ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Andorrës. Trajneri i Kombëtares ka bërë thirrje për kujdes nga ana e lojtarëve të tij në këtë ndeshje shumë të rëndësishme, duke përmendur faktin se Andorra pëson shumë pak gola.
“Andorra ka një trajner që po bën shumë kohë me ekipin, di t’i nxjerrë maksimumin. Lojtarët luajnë për cdo top, për cdo centimetër të fushës. është një ekip që nuk pëson më shumë se dy gola, mbrohen shumë mirë. Anglia fitoi vetëm 1-0 këtu, ndërsa edhe Serbia për pjesën më të madhe të ndeshjes ishte 1-1.
E dimë që nuk do të jetë e lehtë. Edhe në ndeshjen e parë ishte e tillë, pasi shënuam golin e dytë u qetësuam. Shqipëria është rritur shumë, Federata, rezultatet, puna flet vet. Por ndërkohë që rritemi ne, rriten edhe të tjerët. Kur luan jashtë është më e vështirë se në shtëpi, vecanërisht ne kemi më shumë rezultate të mira brenda sesa jashtë”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/ -

Ndaj Andorrës, Silvinjo e Gjimshiti konferencë shtypi Live
Ndaj Andorrës, Silvinjo e Gjimshiti konferencë shtypi Live – Sporti im
Skip to content
Vazhdo leximin
error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!
-

‘Ishte një ëndërr dhe është bërë një qëllim’, Silvinjo: Mund të jemi në fazën play-off
Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo, ka dhënë një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere Della Sera”. Trajneri ka folur për rrugëtimin e kuqezinjve, por edhe për atë që shpreson të ndodhë në ndeshjet e nëntorit, duke filluar nga ajo me Andorrën.
“Tani duhet të fitojmë në Andorra. Nëse e bëjmë këtë dhe Serbia nuk merr tre pikë në Angli, do të jemi në fazën play-off. Tre vjet më parë, ishte një ëndërr dhe është bërë një qëllim, madje një mision: shpresa për të shkuar në një Kupë Bote për herë të parë është diçka e madhe për Shqipërinë, një emocion që përfshin të gjithë popullsinë, atë në vend dhe atë të shpërndarë në të gjithë botën.
Toka është pjellore dhe ishte përgatitur në vitet e mëparshme nga trajnerë italianë si De Biazi, Reja dhe Panuçi. Pa përmendur që shumë lojtarë janë stërvitur në vendin tuaj, dhe unë vetë kam studiuar për pesë vjet në Koverçiano. Njohja e italishtes në Shqipëri është një avantazh. Ne kemi struktura të mira, kemi bërë një punë të shkëlqyer duke vëzhguar fëmijët e diasporës dhe kemi organizuar një ekip teknik që luan duke ndjerë peshën e fanellës. Kjo gjithashtu bën diferencën”, shpjegoi Silvinjo për gazetën italiane.
Midis atyre që bënë një hap të madh në cilësi, është Asllani?Po, ai kishte nevojë të luante vazhdimisht, të ishte titullar. Dhe largimi nga Interi për te Torino e ndihmoi të rritej. Ai është një lloj tjetër lojtari, gjithmonë brenda dinamikës së lojës sonë, qoftë si organizator apo si mesfushor. Ai na ndihmon të balancojmë dy fazat e sulmit dhe mbrojtjes, që është cilësia më e madhe e ekipit tonë.
A ishte fitorja në Serbi më shumë sesa thjesht një ndeshje futbolli?Po, kjo është e vërtetë, megjithëse ndeshja jonë më e mirë ishte barazimi 0-0 kundër serbëve në ndeshjen e parë. Nuk ishte e lehtë në fushën e tyre, madje as nga pikëpamja e ambientit, por kishte respekt midis dy ekipeve, pavarësisht situatës gjeopolitike që qëndronte pas saj. Kur u kthyem në Tiranë, gjetëm një vend që festonte, të çmendur nga lumturia.
Ke thënë se në një shkallë nga 1 deri në 10, ndihet si shqiptar 8.5. Dhe sa afër ndiheni me play-off në një shkallë nga 1 deri në 10?Kemi një epërsi, një pikë ndeshjeje, dhe mendoj se nuk do të dështojmë. Por gjithçka mund të ndodhë ende, sepse jo gjithçka varet nga rezultati ynë.
Nëse Shqipëria arrin në play-off, nuk do të jetë në vazon 4, ku do të jetë kundërshtari i parë i Italisë. Kjo është mirë për Gatuzon dhe për ju gjithashtu…Ne e marrim hap pas hapi, ndërsa Italia tashmë është të paktën e sigurt për kualifikimin në play-off. Shpresojmë që me Gatuzon të kthehen në Kupën e Botës, por pa u përballur me Shqipërinë në finalen eventuale…
Nëse gjërat vazhdojnë kështu, do të ngrenë një statujë tënden në Tiranë.Ajo që bëri diferencën ishte zgjedhja ime për të jetuar atje menjëherë, për të kaluar kohë me njerëzit, që më falënderojnë në rrugë, për të marrë frymë në atmosferën e vendit. Unë dhe stafi im u ndjemë sikur ishim njerëzit e duhur, në vendin e duhur, në kohën e duhur.
A është ende një ëndërr apo një qëllim shkuarja në Kupën e Botës?Do të ishte ëndrra e një jete, por e dimë që asgjë nuk është e lehtë për ne. Siç u them gjithmonë lojtarëve të mi: të mbetemi gjallë, le të qëndrojmë në lojë. Dhe të shohim se si do të përfundojë.