Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, insiston se ekipi aktual është i gjithi “krijim” i tij dhe ndihmësve më të afërt, Doriva dhe Zabaleta, siç e shprehu qartësisht pas ndeshjes së fundit në eliminatore ndaj Anglisë. Dhe në këtë Kombëtare, është përcaktuar edhe hierarkia e qartë e disa lojtarëve, ku bie në sy se tashmë Jasir Asani dhe Mirlind Daku nuk kanë një rol domethënës në planet e trajnerit.
Në dy ndeshjet e fundit, të dy ishin të gatshëm në stol. Por si ndaj Andorrës, ashtu edhe përballë Anglisë, Asani dhe Daku nuk e panë fushën e lojës për asnjë minutë, pasi trajneri bëri zgjedhje të tjera, edhe pse kishte zëvendësime në dispozicion.
Asani e nisi edicionin si titullar, për t’u zëvendësuar në minutën e 78 të ndeshjes së parë ndaj Anglisë në “Uembli”. Që atëherë, trajneri duket se ka humbur besimin te futbollisti duke mos i rezervuar më asnjë minutë në kualifikuese anësorit i cili me golat e tij ishte një emrat kryesorë që ccuan Shqipërinë drejt Euro 2024.
Daku, nga ana tjetër, nuk ka qenë kurrë titullar me Shqpërinë në këto eliminatore, ku ka luajtur në 4 ndeshje duke qëndruar vetëm pak minuta në fushë. Në total, 59 minuta të cilat të shpërndara në 4 sfida, e shohin atë shumë larg asaj që mund të cilësohet aktivizim i rregullt apo efikas.
Me pak fjalë, roli i tyre në Shqipërinë e Silvinjos është ndjeshëm i reduktuar dhe fakti që të dy mbetën në stol në sfidat vendimtare të nëntorit, jep një sinjal të qartë se trajneri ka ndryshuar këndvështrimin ndaj tyre gjatë këtyre viti, me pasoja që mund të ndjehen në grumbullimin e marsit.
Tag: silvinjo
-

Dyshja Asani-Daku në stol, mesazh i qartë nga Silvinjo
-

“Anglia mund të “t’vrasë” për 10 minuta dhe…”/ Trajneri Silvinjo: Të përgatitemi, për atë që na pret në play-off
Shqipëria e ka mbyllur fazën kualifikuese me humbje ndaj Anglisë. Kuqezinjtë kanë bërë një paraqitje mjaft të mirë në Tiranë, por anglezët ishin shumë të fortë duke shënuar 2 gola në fundin e pjesës së dytë.
Pas përfundimit të sfidës, trajneri Silvinjo doli në konferencën e zakonshme për mediat. Ai tha se ndjehet krenar për djemtë e tij, por Anglia është një skuadër që lufton për Kupën e Botës. Ndër të tjera, braziliani u shpreh se duhet të përgatitemi për atë që na pret në play-off.
“Në fakt nuk ishte rezultati më i mirë që mund të merrnim por kemi luajtur kundër një nga ekipeve më të mira në botë, dhe ishte e vështirë të përballeshe me mënyrën e tyre se si ishin vendosur. Në linjën tonën të parë lojtarët kanë bërë një punë të mirë si Hoxha, Laçi, Bajrami, Uzuni dhe më pas tyre Ramadani dhe Asllani, një organizim shumë i mirë i ekipit, por ata janë një ekip i pabesueshëm, shumë nivel i lartë, nivel tjetër që synojnë të fitojnë Kupën e Botës. Jam shumë krenar për të gjithë lojtarët e mi, patjetër që duhet të presim për shortin por çdo gjë është e mundur dhe duhet të përgatitemi për më pas për atë që na pret në play-off.
Jam dakort kemi bërë 70 minuta të mira, ishim në lojë deri në ato momente sepse duhet të jesh në lojë kur përballesh me skuadra në këtë nivel. Nëse e humbet përqëndrimin ata kanë lojtarë të një niveli të tillë që për 10 minuta të “vrasin” të shënojnë 3 ose 4 gola dhe më pas në minutat që mbeten nuk ke çfarë të bësh më. Mendoj se lojtarët kanë bërë një ndeshje shumë të mirë, tani duhet të përgatitemi në lidhje me atë që na pret në play-off. Përsa i përket Brojës, nuk kam folur ende me lojtarin apo me doktorin, besoj se ai do të dojë që të kthehet në Bërnli dhe shpresoj që të marrë minuta dhe të ketë aktivizim.
Ndërrimi i fanellave nga lojtarët e Shqipërisë dhe Anglisë? Nuk e di nuk e kam vënë re, por edhe kur kam luajtur kur kam qenë lojtar ndodhte shpeshherë që të kishim dy fanella të dhuruara nga klubi dhe mund të ndërroheshin që në pjesën e parë, kështu që nuk ka asnjë lloj shqetësimi për këtë gjë”, përfundoi Silvinjo. -

“Ik që tani nëse nuk beson te Botërori”! Ilir Alliu: Lojtarët e Shqipërisë janë më të mirë se Silvinjo, mbi kapacitetin e trajnerit…
Ilir Alliu ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 Cnn”. Ish-futbollisti i Kombëtares ka komentuar fazën kualifikuese të Botërorit dhe ka prekur një intervistë të trajnerit Silvinjo pas kualifikimit me Andorrën.
“Dua të futem pak në detaje se i kam qejf. Pas ndeshjes me Andorrën, Silvinjo i kërkoi 9 milionë shqiptarëve që të bëjnë festë. Pse? Cfarë feste kërkon? Pse duhet të festojnë 9 milionë shqiptarë, cfarë kemi fituar? Pra ti po tregon se po paralajmëron shqiptarët për Play Off-in, duke i thënë se unë dhe mund të mos e kalojë Play Off-in se kaq është mundësia. Atëherë dorëzoje punën, ik, mos na bëj për budallenj. Ky është manipulim në deklaratë, është mosmirënjohje.
Për mua, Shqipëria e ka 90% të suksesit nga lojtarët, lojtarët janë më të mirë se trajneri. Silvinjo nuk e kontrollon dot këtë nivel potencial që kemi ne sepse ndryshe do të prodhonte lojë. Golat tonë kanë ardhur nga cilësitë indiivudale të lojtarëve, ne nuk kemi një aksion, më vjen gjynah. E pashë televizorin dhe iu hodha sipër kur pashë golin e Kosovës me Slloveninë, vinte nga mesfusha. Gjak i ri dhe shumë intuitë për të dalë te goli”, tha Alliu. /Sport Ekspres/? -

“Silvinjo e shkatërroi nga nervat”! Ilir Alliu flet për Armando Brojën: U dëmtua edhe sepse donte t’i kërkonte falje të gjithëve kundër Anglisë
Shqipëria humbi në shifrat 0-2 kundër Anglisë në “Air Albania”, por skena më e trishtë ishte ajo kur Armando Broja la fushën i përlotur mes dhimbjeve. Një dëmtim i ri për sulmuesin shqiptar, ndërsa ish-futbollisti i Shqipërisë, Ilir Alliu, e pa në këtë mënyrë situatën e lojtarit të Burnley teksa ishte i ftuar në “Mega Sport” në “A2 CNN”.
“Ai është dëmtim që e rëndon moralisht, psikologjikisht, pavarësisht shkallës. Nuk është e lehtë të menaxhosh pritshmëritë e një kombi duke të parë si talentin më të madh të futbollit të prodhuar për sa kohë mbaj mend unë sport. Kapërcimi pastaj nga talent në futbollist të afirmuar është rrugë e gjatë.
E para e dëmtoi dëmtimi i rëndë, pastaj fiziku i tij që është pak i brishtë dhe kur ka pasur nevojë për mbështetje morale, shumë ngjarje kanë ndodhur në të kundërt. Ajo që ndodhi javën e kaluar ndikon edhe te ky dëmtim, me sforco donte të bënte “mea culpan” e publikut. Kur nuk e do një lojtar dhe kërkon ta degjenerosh, ndërroi poziconin. Silvinjo po e shkatërron nga nervat një lojtar të dëmtuar, i ndërron dhe pozicion. Broja nuk është lojtar vrapues, mbrojtës që të përballoj duelet në mbrojtje, ka cilësi të tjera”, tha Ilir Alliu. /Sport Ekspres/ -

Shqipëri–Angli, Silvinjo vjen me ndryshime në formacion
Janë publikuar formacionet e ndeshjes Shqipëri–Angli, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Trajneri Silvinjo, pas sigurimit të pjesëmarrjes në play-off pak ditë më parë, ka menduar që në këtë sfidë t’u japë hapësirë më shumë futbollistëve që kanë më pak minuta.
Në portë do të luajë Strakosha; në mbrojtje Aliji, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj.Në mesfushë: Asllani, Laçi, Ramadani, ndërsa ofensiva do të përbëhet nga Bajrami, Hoxha dhe Uzuni.
Në këtë sfidë trajneri Silvinjo ka menduar që të lërë pushim, duke mos i marrë as në stol Mario Mitajn dhe Julian Shehun, të cilët kanë qenë titullarë dhe protagonistë absolutë në ndeshjet e fundit të kombëtares.
-

LAJM I FUNDIT/ Silvinjo befason me formacionin kundër Anglisë, Armando Broja ngelet në stol
Silvinjo ka vendosur për formacionin sa i përket ndeshjes kundër Anglisë. Ajo që bie në sy është lënia jashtë e Armando Brojës. Pavarësisht se ishte bërë e ditur që Manaj do të mbeste pushim në këtë takim, trajneri nuk ka vendosur për Brojën si titullar. Në sulm do të jetë Arbër Hoxha-Myrto Uzuni-Nedim Bajrami. /Sport Ekspres/
-

Shqipëri-Angli, Silvinjo me surpriza. Publikohen formacionet zyrtare
Kombëtarja shqiptare, zhvillon sot, 16 nëntor, ndeshjen e fundit në kualifikueset e Botërorit ndaj Anglisë.
Kuqezinjtë vijnë të qetë, pasi kanë siguruar kualifikimin historik për në “play off” dhe do të luajnë pa presion.
Pesë lojtarët rrezikojnë nga kartonët dhe për këtë arsye, Silvinjo ka dërguar në tribunë Mario Mitajn dhe Juljan Shehun.
Anglia vjen me shifra të frikshme, ku në shtatë ndeshjet e grupit ka marrë shtatë fitore dhe ende nuk ka pësuar gol.
Në krahun tjetër, edhe Shqipëria po kalon një moment shumë të mirë, me pesë fitore radhazi, mes ndeshjeve zyrtare dhe atyre miqësore.
Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE:
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Aliji; Asllani, Ramadani, Laçi; Hoxha, Bajrami, Uzuni.Anglia: Henderson, Burn, Quansah, Stones, O’Reilly, Wharton, Bellingham, Rice, Bowen, Eze, Kane.
-

Pesë lojtarë rrezikojnë Play Off-in, Silvinjo eviton “kartonët” për dy lider kuqezi
Kombëtarja e Shqipërisë edhe pse ndaj Anglisë luan pa shumë presion teksa ka biletën e gjysmëfinales së Play Off -it ka në plan të dërgojë juliaj Shehun dhe Mario Mitajn në tribunë.
Figurojnë pesë futbollistë të Kombëtares me kartonë ndërsa që rast ndëshkimi ndaj Anglisë, humbasin gjysmëfinalen e “play off”-it në marin e ardhëshëm. Mitaj dhe Shehu ishin pjesë e tyre.
Ata konsiderohen të paprekshëm nga Silvinjo ndaj kjo mund t’i shpëtojë zyrtarisht. Te lista e lojtarëve që rrezikojnë janë dhe Nedim Bajrami, Rei Manaj e Arlind Ajeti.
Vazhdo leximin
-

“Kam folur me Armando Brojën, ja pse u mërzit”! Silvinjo: Nuk jemi të çmendur dhe s’po e fusim në mbrojtje, shikoni rastin e Uzunit
Silvinjo ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes me Anglinë. Pyetjet kryesore ishin në lidhje me Armando Brojën, teksa trajneri është munduar që të mos e trajtojë si një çështje kaq të madhe për ta barazuar lojtarin e Burnley me të tjerët.
“Kam folur me Brojën personalisht, kam folur dhe me gjithë pjesën tjetër të ekipit. E kemi zgjidhur problemin, ishte ndeshja më e rëndësishme e Shqipërisë, ishte arritja jonë historike dhe të gjithë duhej të festonim. Ishte i mërzitur, i mërzitur që doli nga fusha vetëm 10 minuta pas pjesës së dytë.
është një nga 25 lojtarë që ne kemi, por nëse ndodh që ne kërkojmë që një lojtar duhet të luajë diku tjetër, duhet ta bëjë. Kemi Myrto Uzunin, luan në krahë të djathtë, në krahë të majtë, në qendër. Nuk e di nëse Armando Broja është sulmues qendre apo jo, por di të them se ne nuk jemi të çmendur dhe nuk po e fusim si qendër mbrojtës”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/? -

Kualifikimi në “play-off” i jep drejtim kontratës së Silvinjos me FSHF-në, deri në mars i garantuar në pankinë
Adriatik BALLA
Kombëtarja korri një fitore me vlera ndaj Andorrës, e me trepikëshin e atij takimi siguroi vendin e dytë dhe tani do të luajë në “play-off”. Padyshim që kjo është meritë e ekipit dhe stafit të trajnerëve, por duhet thënë se në rrugëtimin drejt Botërorit të ardhshëm në SHBA, Meksikë e Kanada tani ka më shumë vështirësi. Mbeten dhe dy takime, por janë më të vështirat. Ndërkohë, fitorja e fundit dhe realizimi i objektivit “play-off” ka sjellë një situatë të re për trajnerin Silvinjo, ku përflitet që tani rinovimi. Silvinjo do të vazhdojë si trajner i Kombëtares shqiptare, të paktën deri në fundin e muajit mars. Trajneri brazilian e kishte klauzolë të veçantë, që kontrata do të rinovohej në një rast si ky ku Shqipëria i mbyll kualifikueset e Botërorit 2026 në “play off”.
Në korrikun e vitit 2024, FSHF njoftoi se Silvinjo dhe Doriva me Zabaletën kanë rinovuar deri në dhjetorin e vitit 2025. “Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se kontrata e re me trajnerin Silvinjo dhe dy asistentët e tij, Zabaleta dhe Dorival do të zgjasë deri në dhjetorin e vitit 2025 dhe menjëherë do të nisë puna për ndeshjet e UEFA Nations League dhe kualifikueset e Kupës së Botës”, shkruhej në njoftimin e FSHF-së. Shqipëria asokohe kishte zhvilluar paraqitje në Europianin e Gjermanisë. Tashmë fokusi do të jetë te faza “play off”. Kuqezinjtë për herë të parë në histori, i mbyllën kualifikueset e Botërorit 2026 si vend i dytë. Ky është suksesi i dytë në drejtimin e Silvinjos, pas kualifikimit në Europianin 2026 si vend i parë.
Sondazhi i UEFA-s, Shqipëria fiton me Anglinë
Shqipëria dhe Anglia do të masin forcat për herë të dytë në Grupin K, pikërisht të dielën e 16 nëntorit. Ky takim do të luhet në stadiumin “Air Albania”. UEFA ka hapur si zakonisht sondazhin për këtë takim. 51% e votuesve besojnë te surpriza e madhe, që Shqipëria do të fitojë ndaj Anglisë. “Tre luanët” kanë 38% të votuesve në favor, ndërsa 11% e tyre zgjodhën barazimin. Llogaritë për Grupin K janë mbyllur, si në asnjë grup tjetër. Kështu Anglia si vend i parë nuk ka pësuar asnjë gol deri tani, ndërsa Shqipëria e Silvinjos mban vendin e dytë duke lënë pas Serbinë.
Gjyqtar italian për Shqipëri-Angli, ka qenë më parë këtu
Gjyqtari Marko Guida do vendosë drejtësi në ndeshjen Shqipëri-Angli. Ky takim do të luhet ditën e diel, prej orës 18:00 në stadiumin “Air Albania”. Asistent i parë për ndërkombëtarin e FIFA-s do të jetë Xhorxho Pertei, ndërsa Alesio Berti qëndron si asistent i dytë. E gjithë trupa e gjyqtarëve është nga Italia. Kështu Simone Soza është i katërt, ndërsa në VAR do të jetë Marko Di Belo që asistohet nga Valerio Marini. Ky takim do të mbyllë edhe fushatën e kualifikueseve në grupin K. Shqipëria do vazhdojë më tej me fokusin te “play off”. Guida është i njohur si gjyqtar në Shqipëri. Në majin e vitit 2016 iu besua finalja e Kupës së Shqipërisë mes Kukësit dhe Laçit. Ekipi i Kukësit ia doli të fitojë përmes penalltive, edhe pse nga minuta e 74 luajti me një lojtar më pak për shkak të daljes me karton të kuq të Ansi Nikës.