Në fund të vitit 2024, vlera e depozitave të sigurueshme që përfitojnë nga skema e sigurimit të depozitave arriti 1,590.2 mld lekë, duke përfaqësuar 94.5% të totalit të depozitave, sipas raportit vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD).Sipas ASD-së, krahasuar me një vit më parë këto depozita u rritën me 5.2%, ndërsa rritja në vlerë absolute është 78.9 mld lekë.Depozitat e sigurueshme në euro të shprehura në kundërvlerën në lek, për fundin e vitit 2024, zënë peshën më të madhe të totalit të depozitave të sigurueshme prej 47.4% të këtij totali, ndjekur nga depozitat në lekë me peshë 46.9%, dhe nga depozitat në USD me kundërvlerën e tyre në lekë me 4.1%.Depozitat e sigurueshme të individëve në sistemin bankar për fundin e vitit 2024 arritën në 1,275.4 mld lekë, duke përfaqësuar 80.2% të totalit të depozitave të sigurueshme.Në fund të vitit 2024 depozitat e siguruara në sistemin bankar ishin 54.7% e totalit të depozitave në sistemin bankar dhe 57.9% e depozitave të sigurueshme. 92.9% e depozituesve në banka kompensohen plotësisht.Totali i depozitave në shoqëritë e kursim kreditit (SHKK) për fundin e vitit 2024 ishte 11.5 mld lekë, nga 10.9 mld lekë që ishte në fund të dhjetorit 2023. Depozitat e sigurueshme janë 11.3 mld lekë dhe zënë 98,4% të totalit të depozitave, kundrejt 10.8 mld lekë që ishin një vit më parë.Këto depozita i i korrespondojnë 44,270 depozituesve të SHKK-ve në fund të vitit 2024. Depozitat e sigurueshme, gjatë vitit 2024 janë rritur me 4.8%. Në këtë rritje ndikimin më të madh e ka dhënë rritja e depozitave në lekë.Depozitat në lekë zënë peshën më të madhe të totalit të depozitave të sigurueshme të SHKK-ve, 77.2%. Rritja vjetore e tyre është 5.4%. Në fund të vitit 2024, depozitat e siguruara në SHKK janë 8.1 mld lekë, sa 70% të totalit të depozitave, ose 71% të depozitave të sigurueshme. 91% e depozituesve në SHKK kompensohen plotësisht.Sipas ASD, Fondet e sigurimit të depozitave në banka dhe në shoqëritë e kursim-kreditit kanë pasur një rritje të qëndrueshme gjatë vitit 2024. Të ardhurat kryesore që kontribuojnë në rritjen e këtyre fondeve janë të ardhurat nga primi i sigurimit dhe të ardhurat nga administrimi i mjeteve financiare. Në 31 dhjetor 2024, vlera kontabël e fondit të sigurimit të depozitave në banka, është 70.1 mld lekë.Në krahasim me një vit më parë ky fond është rritur me rreth 6.5 miliard lekë ose 10.3%. Të ardhurat nga primet e sigurimit të paguar nga bankat, për vitin 2024 ishin 4.39 miliard lekë ose 5.4% më të larta se në vitin 2023. Të ardhurat nga administrimi i mjeteve financiare të fondit të sigurimit të depozitave në banka për 2024 ishin 2.83 miliard lekë ose 20.7% më shumë se një vit më parë.Rritja e të ardhurave për vitin 2024 lidhet me zgjerimin e mjeteve financiare nën administrim dhe normat e interesit të titujve. Në fund të vitit 2024, raporti i mbulimit, i llogaritur si përqindje e fondit të sigurimit të depozitave në banka në krahasim me depozitat e siguruara, ishte 7.61%.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: sigurueshme
-

950 mijë ‘kursimtarë’ kanë zero lekë në banka, ja si paraqiten të ardhurat e shqiptarëve në llogaritë e tyre
Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre janë bosh, ndërsa 61% konsiderohen si depozitues të vegjël dhe kanë kursime deri në 2.5 milionë lekë. Në kontrast, një përqindje shumë e vogël e depozituesve (4.5%) zotërojnë më shumë se gjysmën e kursimeve në banka.
Në fund të vitit 2024, individët në vend kishin të hapura gjithsej 2.79 milionë llogari bankare, sipas të dhënave nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), të cilat janë të sigurueshme. Në këto llogari bankare kishte gjithsej 1.27 trilionë lekë. 34.1% e këtyre llogarive janë bosh. Sipas të dhënave nga ASD janë gati 950 mijë depozitues, të cilët janë një balancë nga zero deri në 100 lekë. Në krahasim me një vit më parë, numri i llogarive me zero lekë është rritur me 5.7%.
Rreth 1.7 milionë depozitues të tjerë, ose 61.4% e totalit kishin në banka kursime që variojnë nga 100 lekë në 2.5 milionë lekë, që është niveli i mbulimit të depozitave nga sigurimi. Këto quhen nga ASD depozitues të vegjël. Numri i depozituesve të vegjël u rrit me 4% në krahasim me vitin e mëparshëm. Sipas ligjit, Depozituesi në çdo bankë sigurohet në masën 100%, por në çdo rast jo më shumë se 2.5 milionë lekë. Shuma e depozitave që u korrespondon këtyre depozituesve arriti vlerën 536 mld lekë, ose 42% e totalit të depozitave të sigurueshme.
Në kontrast, një pakicë e depozituesve zotërojnë pjesën më të madhe të kursimeve në banka. Sipas ASD-së janë 125,875 depozitues individë, kursimet e të cilëve janë më të mëdha sesa 2.5 milionë lekë, me një rritje prej 5.2% në raport me 2023-n. Këta përbëjnë vetëm 4.5% të numrit total të depozituesve, por ndërkohë zotërojnë 58% të shumës së depozituar në banka. Në total shuma e depozitave të tyre arriti vlerën 739.5 mld lekë. ASD sqaron se numri total i depozituesve është përcaktuar duke mbledhur të dhënat e agreguara të raportuara nga çdo bankë, kështu që një person i cili ka depozita në disa banka është regjistruar disa herë.
Depozitat e sigurueshme
Sipas ASD-së, depozitat e sigurueshme të individëve në sistemin bankar më 31 dhjetor 2024 arritën 1,275.4 mld lekë, dhe përbëjnë pjesën më të madhe të totalit të depozitave të sigurueshme, konkretisht 80.2 % të tyre (norma endryshimit vjetor ishte +5.6%). Peshën më të madhe të depozitave të sigurueshme të individëve e zënë depozitat në lekë me 48.6%, ndjekur nga depozitat në euro me 45.8%. Gjatë vitit 2024 ecuria e depozitave të individëve në lekë ka qenë pozitive pothuajse gjatë gjithë periudhës, dhe me një rënie të lehtë në muajt janar e gusht. Normat e ndryshimit mujor kanë qenë relativisht të ulëta, dhe rritja më e madhe u shënua në muajin shkurt me 0.9%.
Ndikimin më të madh në rritjen vjetore prej 5.6% të depozitave të sigurueshme të individëve, e kanë dhënë depozitat në lekë, të cilat shënuan një rritje vjetore prej 7.3%. Në dhjetor 2024, depozitat në monedhë të huaj të shprehura në kundërvlerën në lekë kanë peshën 51.4%, dhe rritja vjetore e tyre ishte 3.9%. Në këtë periudhë depozitat në euro të shprehura në kundërvlerën në lekë arritën shumën prej 584.6 mld lekë, duke shënuar një rritje vjetore në vlerë prej 23 mld lekë (në përqindje +4.1%), kurse në monedhën origjinale u rritën me 10.2%. Këto depozita zënë peshën më të madhe të depozitave të individëve në monedhë të huaj.
Gjatë vitit 2024 ecuria e depozitave të individëve në euro ka qenë pozitive gjatë gjithë periudhës, kurse të shprehura në kundërvlerën në lekë ecuria ka qenë në të dyja kahet pozitive dhe negative, si rezultat i ecurisë së kursit të këmbimit të lekut kundrejt euros. Rritja më e madhe mujore u shënua në muajin gusht me 2.2%, kurse të shprehura në kundërvlerën në lekë u rritën me 1.6%. Depozitat e individëve në USD në monedhën origjinale, krahasuar me fundin e vitit 2023, u rritën me 4.6 %, kurse të shprehura në kundërvlerën në lekë (pesha e tyre 3.7%) kanë shënuar rritje vjetore me 4.9%./ Monitor -

950 mijë ‘kursimtarë’ kanë zero lekë në banka; 4.5% e depozituesve kanë 58% të kursimeve totale
Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre janë bosh, ndërsa 61% konsiderohen si depozitues të vegjël dhe kanë kursime deri në 2.5 milionë lekë. Në kontrast, një përqindje shumë e vogël e depozituesve (4.5%) zotërojnë më shumë se gjysmën e kursimeve në banka.
Në fund të vitit 2024, individët në vend kishin të hapura gjithsej 2.79 milionë llogari bankare, sipas të dhënave nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), të cilat janë të sigurueshme. Në këto llogari bankare kishte gjithsej 1.27 trilionë lekë.
34.1% e këtyre llogarive janë bosh. Sipas të dhënave nga ASD janë gati 950 mijë depozitues, të cilët janë një balancë nga zero deri në 100 lekë. Në krahasim me një vit më parë, numri i llogarive me zero lekë është rritur me 5.7%.
Rreth 1.7 milionë depozitues të tjerë, ose 61.4% e totalit kishin në banka kursime që variojnë nga 100 lekë në 2.5 milionë lekë, që është niveli i mbulimit të depozitave nga sigurimi. Këto quhen nga ASD depozitues të vegjël.
Numri i depozituesve të vegjël u rrit me 4% në krahasim me vitin e mëparshëm. Sipas ligjit, Depozituesi në çdo bankë sigurohet në masën 100%, por në çdo rast jo më shumë se 2.5 milionë lekë. Shuma e depozitave që u korrespondon këtyre depozituesve arriti vlerën 536 mld lekë, ose 42% e totalit të depozitave të sigurueshme.
Në kontrast, një pakicë e depozituesve zotërojnë pjesën më të madhe të kursimeve në banka. Sipas ASD-së janë 125,875 depozitues individë, kursimet e të cilëve janë më të mëdha sesa 2.5 milionë lekë, me një rritje prej 5.2% në raport me 2023-n. Këta përbëjnë vetëm 4.5% të numrit total të depozituesve, por ndërkohë zotërojnë 58% të shumës së depozituar në banka. Në total shuma e depozitave të tyre arriti vlerën 739.5 mld lekë.
ASD sqaron se numri total i depozituesve është përcaktuar duke mbledhur të dhënat e agreguara të raportuara nga çdo bankë, kështu që një person i cili ka depozita në disa banka është regjistruar disa herë.
Depozitat e sigurueshme
Sipas ASD-së, depozitat e sigurueshme të individëve në sistemin bankar më 31 dhjetor 2024 arritën 1,275.4 mld lekë, dhe përbëjnë pjesën më të madhe të totalit të depozitave të sigurueshme, konkretisht 80.2 % të tyre (norma endryshimit vjetor ishte +5.6%). Peshën më të madhe të depozitave të sigurueshme të individëve e zënë depozitat në lekë me 48.6%, ndjekur nga depozitat në euro me 45.8%.
Gjatë vitit 2024 ecuria e depozitave të individëve në lekë ka qenë pozitive pothuajse gjatë gjithë periudhës, dhe me një rënie të lehtë në muajt janar e gusht. Normat e ndryshimit mujor kanë qenë relativisht të ulëta, dhe rritja më e madhe u shënua në muajin shkurt me 0.9%.
Ndikimin më të madh në rritjen vjetore prej 5.6% të depozitave të sigurueshme të individëve, e kanë dhënë depozitat në lekë, të cilat shënuan një rritje vjetore prej 7.3%. Në dhjetor 2024, depozitat në monedhë të huaj të shprehura në kundërvlerën në lekë kanë peshën 51.4%, dhe rritja vjetore e tyre ishte 3.9%.
Në këtë periudhë depozitat në euro të shprehura në kundërvlerën në lekë arritën shumën prej 584.6 mld lekë, duke shënuar një rritje vjetore në vlerë prej 23 mld lekë (në përqindje +4.1%), kurse në monedhën origjinale u rritën me 10.2%. Këto depozita zënë peshën më të madhe të depozitave të individëve në monedhë të huaj.
Gjatë vitit 2024 ecuria e depozitave të individëve në euro ka qenë pozitive gjatë gjithë periudhës, kurse të shprehura në kundërvlerën në lekë ecuria ka qenë në të dyja kahet pozitive dhe negative, si rezultat i ecurisë së kursit të këmbimit të lekut kundrejt euros. Rritja më e madhe mujore u shënua në muajin gusht me 2.2%, kurse të shprehura në kundërvlerën në lekë u rritën me 1.6%.
Depozitat e individëve në USD në monedhën origjinale, krahasuar me fundin e vitit 2023, u rritën me 4.6 %, kurse të shprehura në kundërvlerën në lekë (pesha e tyre 3.7%) kanë shënuar rritje vjetore me 4.9%./ Monitor
