Tag: siguruara

  • Bie në pranga 40-vjeçari në Vlorë, ja akuzat që rëndojnë mbi të

    Bie në pranga 40-vjeçari në Vlorë, ja akuzat që rëndojnë mbi të

    Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës.
    Pas informacioneve të siguruara uniformat blu gjetën në banesën e 40-vjeçarit në në lagjen ‘4 Heronjtë’ një armë zjarri automatike “AK-47”.
    Si provë materiale blutë sekuestruan armën si dhe 1 krehër me 29 fishekë.Në vijim të punës së pandërprerë për identifikimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale që mund të shkaktoheshin nga përdoruesit e tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “React”.
    Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:
    H. M., 40 vjeç, banues në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë.
    Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike “AK-47”, si dhe 1 krehër me 29 fishekë”, informoi sot policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

  • Në 2027 gjithçka ndryshon për depozitat bankare, ja çfarë duhet të dini

    Në 2027 gjithçka ndryshon për depozitat bankare, ja çfarë duhet të dini

    Shuma e siguruar e depozitave në institucionet financiare pritet të rritet në nivelin e 6 milionë lekëve brenda vitit 2027.
    Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) u shpreh të martën gjatë raportimit të Kuvendin e Shqipërisë, se po punon për përgatitjen e projektligjit që do të mundësojë përafrimin e legjislacionit shqiptar për sigurimin e depozitave me direktivën përkatëse europiane.
    Një nga çështjet kryesore në përafrimin e legjislacionit do të jetë edhe niveli maksimal i sigurimit të depozitave. Me ligjin aktual, ASD siguron depozitat bankare deri në shumën e 2.5 milionë lekëve dhe depozitat në shoqëritë e kursim-kreditit deri në shumën e 2 milionë lekëve. Direktiva e Bashkimit Europian 49/2014 kërkon që vlera e sigurimit të depozitave në vendet anëtare të jetë të paktën 100 mijë euro.
    Megjithatë, rritja e menjëhershme me afërsisht katër herë e nivelit maksimal të mbulimit të depozitave do të ishte e vështirë. Për këtë arsye, ASD projekton një rritje me dy etapa.
    Me ligjin e ri “Për sigurimin e depozitave”, që parashikohet të dërgohet për miratim brenda vitit 2026 ose fillimit të vitit 2027, do të ketë një rritje të ndërmjetme të shumës së mbulimit të depozitave, nga 2.5 milionë lekë në 6 milionë lekë. Në një etapë të dytë, në momentin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, shuma maksimale e sigurimit të depozitave do të rritet në kufirin e parashikuar në direktivë, prej 100 eurosh.
    Informacioni i ASD tregon se aktualisht 95% e depozitave të siguruara me ligj kanë një vlerë brenda nivelit maksimal të mbulimit, prej 2.5 milionë lekësh. Vlerësohet se me rritjen e nivelit maksimal në 6 milionë lekë, përqindja e depozitave të mbuluara do të rritet në 98%.
    Një përfarim tjetër i domosdoshëm me direktivën e BE-së do të jetë mënyra e llogaritjes së primit të sigurimit që paguajnë subjektet anëtare të skemës së sigurimit të depozitave.
    Sipas ligjit, për të gjitha bankat tregtare në skemë, primi tremujor i sigurimit përllogaritet në mënyrë uniforme, si 0.125% e mesatares aritmetike të shumës së depozitave të siguruara. Për SHKK-të primi tremujor i sigurimit është 0,075% e mesatares aritmetike të shumës së depozitave të siguruara. Direktiva e BE-së kërkon që primi i sigurimit të llogaritet bazuar mbi nivelin specifik të rrezikut të secilit subjekt anëtar të skemës.
    ASD bën të ditur se e ka përgatitur tashmë metodologjinë e re për llogaritjen e primit të sigurimit të depozitave me bazë rreziku. Megjithatë, aplikimi i kësaj metodologjie mund të fillojë vetëm pas të jenë miratuar ndryshime e nevojshme në ligjin “Për sigurimin e depozitave”.
    Raporti i mbulimit të depozitave të siguruara bankare nga fondi i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) u rrit më tej vitin e kaluar. Sipas informacionit të ASD, raporti arriti në 7.61%, nga 7.27% që pati qenë një vit më parë.
    Ky tregues llogaritet si raporti mes vlerës totale të fondit të sigurimit të depozitave bankare dhe vlerës totale të depozitave të siguruara. Rritja e këtij raporti tregon se fondi i sigurimit të ASD edhe vitin e kaluar është rritur me ritme më të shpejta se vlera e depozitave të siguruara.
    Vlera e fondit të sigurimit të depozitave në banka në fund të vitit të kaluar arriti në 70.14 miliardë lekë, lekë me një rritje prej 10.3% krahasuar me një vit më parë.
    Ky fond ka dy burime kryesore financimi: primet që paguhen nga bankat dhe të ardhurat nga investimi i fondit. Të ardhurat nga primet e sigurimit për vitin 2024 arritën në 4.39 miliardë lekë ose 5.4% më të larta se në vitin 2023. Në dekadën e fundit, të ardhurat nga primet kanë ardhur vazhdimisht në rritje, gjë që lidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e depozitave të siguruara në sistemin bankar në këto vite.
    Ndërsa të ardhurat nga investimi i mjeteve financiare të fondit të sigurimit të depozitave në banka për vitin 2024 ishin 2.83 miliard lekë ose 20.7% më shumë se në vitin 2023./ Monitor

  • Niveli maksimal i sigurimit të depozitave do të rritet në 6 milionë lekë deri në vitin 2027

    Niveli maksimal i sigurimit të depozitave do të rritet në 6 milionë lekë deri në vitin 2027

    Shuma e siguruar e depozitave në institucionet financiare pritet të rritet në nivelin e 6 milionë lekëve brenda vitit 2027.Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) u shpreh të martën gjatë raportimit të Kuvendin e Shqipërisë, se po punon për përgatitjen e projektligjit që do të mundësojë përafrimin e legjislacionit shqiptar për sigurimin e depozitave me direktivën përkatëse europiane.Një nga çështjet kryesore në përafrimin e legjislacionit do të jetë edhe niveli maksimal i sigurimit të depozitave. Me ligjin aktual, ASD siguron depozitat bankare deri në shumën e 2.5 milionë lekëve dhe depozitat në shoqëritë e kursim-kreditit deri në shumën e 2 milionë lekëve. Direktiva e Bashkimit Europian 49/2014 kërkon që vlera e sigurimit të depozitave në vendet anëtare të jetë të paktën 100 mijë euro.Megjithatë, rritja e menjëhershme me afërsisht katër herë e nivelit maksimal të mbulimit të depozitave do të ishte e vështirë. Për këtë arsye, ASD projekton një rritje me dy etapa.Me ligjin e ri “Për sigurimin e depozitave”, që parashikohet të dërgohet për miratim brenda vitit 2026 ose fillimit të vitit 2027, do të ketë një rritje të ndërmjetme të shumës së mbulimit të depozitave, nga 2.5 milionë lekë në 6 milionë lekë. Në një etapë të dytë, në momentin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, shuma maksimale e sigurimit të depozitave do të rritet në kufirin e parashikuar në direktivë, prej 100 eurosh.Informacioni i ASD tregon se aktualisht 95% e depozitave të siguruara me ligj kanë një vlerë brenda nivelit maksimal të mbulimit, prej 2.5 milionë lekësh. Vlerësohet se me rritjen e nivelit maksimal në 6 milionë lekë, përqindja e depozitave të mbuluara do të rritet në 98%.Një përfarim tjetër i domosdoshëm me direktivën e BE-së do të jetë mënyra e llogaritjes së primit të sigurimit që paguajnë subjektet anëtare të skemës së sigurimit të depozitave.Sipas ligjit, për të gjitha bankat tregtare në skemë, primi tremujor i sigurimit përllogaritet në mënyrë uniforme, si 0.125% e mesatares aritmetike të shumës së depozitave të siguruara. Për SHKK-të primi tremujor i sigurimit është 0,075% e mesatares aritmetike të shumës së depozitave të siguruara. Direktiva e BE-së kërkon që primi i sigurimit të llogaritet bazuar mbi nivelin specifik të rrezikut të secilit subjekt anëtar të skemës.ASD bën të ditur se e ka përgatitur tashmë metodologjinë e re për llogaritjen e primit të sigurimit të depozitave me bazë rreziku. Megjithatë, aplikimi i kësaj metodologjie mund të fillojë vetëm pas të jenë miratuar ndryshime e nevojshme në ligjin “Për sigurimin e depozitave”.Raporti i mbulimit të depozitave të siguruara bankare nga fondi i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) u rrit më tej vitin e kaluar. Sipas informacionit të ASD, raporti arriti në 7.61%, nga 7.27% që pati qenë një vit më parë.Ky tregues llogaritet si raporti mes vlerës totale të fondit të sigurimit të depozitave bankare dhe vlerës totale të depozitave të siguruara. Rritja e këtij raporti tregon se fondi i sigurimit të ASD edhe vitin e kaluar është rritur me ritme më të shpejta se vlera e depozitave të siguruara.Vlera e fondit të sigurimit të depozitave në banka në fund të vitit të kaluar arriti në 70.14 miliardë lekë, lekë me një rritje prej 10.3% krahasuar me një vit më parë.Ky fond ka dy burime kryesore financimi: primet që paguhen nga bankat dhe të ardhurat nga investimi i fondit. Të ardhurat nga primet e sigurimit për vitin 2024 arritën në 4.39 miliardë lekë ose 5.4% më të larta se në vitin 2023. Në dekadën e fundit, të ardhurat nga primet kanë ardhur vazhdimisht në rritje, gjë që lidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e depozitave të siguruara në sistemin bankar në këto vite.Ndërsa të ardhurat nga investimi i mjeteve financiare të fondit të sigurimit të depozitave në banka për vitin 2024 ishin 2.83 miliard lekë ose 20.7% më shumë se në vitin 2023./ E.Shehu  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rreziku nga tërmetet, Shqipëria e treta në Evropë

    Rreziku nga tërmetet, Shqipëria e treta në Evropë

    Shqipëria renditet e treta në Evropë nga EFEHR (The European Facilities for Earthquake Hazard and Risk), për rrezikun nga tërmetet. Megjithëse vendi ynë është gjithashtu shumë i rrezikuar nga zjarret në natyrë, sidomos gjatë valëve të të nxehtit, sërish sigurimi i pronës nga fatkeqësitë natyrore mbetet në nivele të ulëta.
    Por sipas sekretares së Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, Mimoza Hajdarmataj, vetëm 3% e pronave në Shqipëri janë të siguruara.
    “Shqipëria, fatkeqësisht renditet e fundit për nga niveli i përthithjes apo shkallës së penetrimit të sigurimeve vullnetare, siç është edhe sigurimi i pronës. Themi që shqiptarët janë akoma të pandërgjegjësuar ose i mungon një kulturë sigurimi. Duke u ndodhur përballë këtyre ngjarjeve, ka dy gjëra për të cilat duhet marrë vendim: do të rrimë të presim t’i bëhemi barrë shtetit, financave të buxhetit të shtetit për të pritur se kur na vjen rradha për të marrë një dëmshpërblim ose kur mund të krijohet mundësia për të rikuperuar humbjet, apo të kemi një sigurim, një kontratë sigurimi e cila në jep një garanci.
    Vetëm 3% e pronave në Shqipëri janë të siguruara dhe mund të them dhe që një pjesë e tyre janë të siguruara me detyrim, për shkak të kredive që qytetarët kanë marrë për të patur një apartament, një pronë të tyre”, tha ajo.
    Edhe pas tërmetit të vitit 2019, ndërgjegjësimi i shqiptarëve për të siguruar pronën e tyre ishte i përkohshëm, ku vitet e fundit ka pasur një rënie të konsiderueshme të primeve.
    “Kishte një lloj ndërgjegjësimi të momentit, por fatkeqësisht nuk zgjati shumë, pra siç duket ne harrojmë. Kemi një kulturë harrese, harrojmë shumë shpejt, sepse vetëm vitin e parë menjëherë pas 2019 apo dhe pak në 2021, kishte një rritje të lehtë të kontratave për sigurimin e pronës, por edhe kjo nuk zgjati shumë.
    Nuk qëndron as argumenti i problemeve ekonomike për të përballuar një prim të caktuar, sepse primi për të mbrojtur një pronë, një hyrje, një apartament, një banesë, që kushton 100 mijë euro është vetëm 1 euro për metër katror”, u shpreh ajo.
    Gjatë vitit të kaluar, një shqiptar ka shpenzuar mesatarisht vetëm 92 euro për sigurime në përgjithësi.

  • Rreziku nga tërmetet/ Shqipëria e treta në Evropë, por vetëm 3 % e pronave në vend janë të siguruara

    Rreziku nga tërmetet/ Shqipëria e treta në Evropë, por vetëm 3 % e pronave në vend janë të siguruara

    Shqipëria renditet e treta në Evropë nga EFEHR (The European Facilities for Earthquake Hazard and Risk), për rrezikun nga tërmetet. Megjithëse vendi ynë është gjithashtu shumë i rrezikuar nga zjarret në natyrë, sidomos gjatë valëve të të nxehtit, sërish sigurimi i pronës nga fatkeqësitë natyrore mbetet në nivele të ulëta.

    Por sipas sekretares së Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, Mimoza Hajdarmataj, vetëm 3% e pronave në Shqipëri janë të siguruara.

    “Shqipëria, fatkeqësisht renditet e fundit për nga niveli i përthithjes apo shkallës së penetrimit të sigurimeve vullnetare, siç është edhe sigurimi i pronës. Themi që shqiptarët janë akoma të pandërgjegjësuar ose i mungon një kulturë sigurimi. Duke u ndodhur përballë këtyre ngjarjeve, ka dy gjëra për të cilat duhet marrë vendim: do të rrimë të presim t’i bëhemi barrë shtetit, financave të buxhetit të shtetit për të pritur se kur na vjen rradha për të marrë një dëmshpërblim ose kur mund të krijohet mundësia për të rikuperuar humbjet, apo të kemi një sigurim, një kontratë sigurimi e cila në jep një garanci.

    Vetëm 3% e pronave në Shqipëri janë të siguruara dhe mund të them dhe që një pjesë e tyre janë të siguruara me detyrim, për shkak të kredive që qytetarët kanë marrë për të patur një apartament, një pronë të tyre”, tha ajo.

    Edhe pas tërmetit të vitit 2019, ndërgjegjësimi i shqiptarëve për të siguruar pronën e tyre ishte i përkohshëm, ku vitet e fundit ka pasur një rënie të konsiderueshme të primeve.

    “Kishte një lloj ndërgjegjësimi të momentit, por fatkeqësisht nuk zgjati shumë, pra siç duket ne harrojmë. Kemi një kulturë harrese, harrojmë shumë shpejt, sepse vetëm vitin e parë menjëherë pas 2019 apo dhe pak në 2021, kishte një rritje të lehtë të kontratave për sigurimin e pronës, por edhe kjo nuk zgjati shumë.

    Nuk qëndron as argumenti i problemeve ekonomike për të përballuar një prim të caktuar, sepse primi për të mbrojtur një pronë, një hyrje, një apartament, një banesë, që kushton 100 mijë euro është vetëm 1 euro për metër katror”, u shpreh ajo.

    Gjatë vitit të kaluar, një shqiptar ka shpenzuar mesatarisht vetëm 92 euro për sigurime në përgjithësi.

  • Mbeti jashtë parlamentit, reagon për herë të parë Pandeli Majko

    Mbeti jashtë parlamentit, reagon për herë të parë Pandeli Majko

    Pandeli Majko ka mbetur jashtë Kuvendit të ri, pasi votat e siguruara në listë të hapur nuk i kanë siguruara dot një ulëse në Parlament.

    Këtë të premte, ai ka reaguar për herë të parë me një postim në rrjetet sociale.
    “FALEMINDERIT”, shkruan Majko.
    Majko ka siguruar 4300 vota deri tani.

    Top Channel

  • Fondet e grumbulluara nga sigurimi i depozitave bankare mbulojnë 7.61% të tyre

    Fondet e grumbulluara nga sigurimi i depozitave bankare mbulojnë 7.61% të tyre

    Raporti i mbulimit të depozitave të siguruara bankare nga fondi i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) u rrit më tej në 2024. Sipas informacionit të ASD, në fund të vitit 2023, raporti arriti në 7.61%, nga 7.27% që pati qenë një vit më parë.Ky tregues llogaritet si raporti mes vlerës totale të fondit të sigurimit të depozitave bankare dhe vlerës totale të depozitave të siguruara. Rritja e këtij raporti tregon se fondi i sigurimit të ASD edhe vitin e kaluar është rritur me ritme më të shpejta se vlera e depozitave të siguruara.Vlera e fondit të sigurimit të depozitave në banka në fund të vitit të kaluar arriti në 70.14 miliardë lekë, lekë me një rritje prej 10.3% krahasuar me një vit më parë.Ky fond ka dy burime kryesore financimi: primet që paguhen nga bankat dhe të ardhurat nga investimi i fondit.Të ardhurat nga primet e sigurimit për vitin 2024 arritën në 4.39 miliardë lekë ose 5.4% më të larta se në vitin 2023. Në dekadën e fundit, të ardhurat nga primet kanë ardhur vazhdimisht në rritje, gjë që lidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e depozitave të siguruara në sistemin bankar në këto vite.Ndërsa të ardhurat nga investimi i mjeteve financiare të fondit të sigurimit të depozitave në banka për vitin 2024 ishin 2.83 miliard lekë ose 20.7% më shumë se në vitin 2023.Sipas ASD, rritja e të ardhurave për vitin 2024 vjen kryesisht nga rritja e portofolit dhe nga të ardhurat për investimet mbi një vit të realizuara gjatë viteve të mëparshme.Gjatë vitit 2024, normat e interesit kanë qenë konstante krahasuar me një vit më parë, me një tendencë rënie të lehtë. Gjatë këtyre viteve, gjithashtu, ASD shprehet se ka synuar të realizojë një diversifikim të portofolit në disa maturitete, çka ka ndikuar në rritjen e të ardhurave.Mjetet financiare të fondit të sigurimit të depozitave investohen investohen në instrumente financiare me rrezik të ulët, kryesisht bono dhe obligacione qeveritare.Për bankat tregtare, primi tremujor i sigurimit të depozitave përllogaritet si 0.125% e mesatares aritmetike të shumës së depozitave të siguruara, që janë regjistruar në bankë në ditën e fundit të çdo muaji të tremujorit të mëparshëm.Megjithatë, ligji “Për Sigurimin e Depozitave”, në nenin 31, pika 11 përcakton se “Agjencia (ASD) mund të ulë primin tremujor të pagueshëm nga bankat anëtare të skemës së sigurimit të depozitave deri në 0,025% të mesatares aritmetike të shumës së depozitave të siguruara, që janë të regjistruara në bankë në ditën e fundit të çdo muaji të tremujorit të mëparshëm, por vetëm nëse mjetet financiare të Agjencisë janë jo më pak se 5% të mesatares së këtyre depozitave”.Duke pasur parasysh se ligji e parashikon këtë mundësi, bankat tregtare prej vitesh po kërkojnë nga autoritetet rregullatore uljen e primit të sigurimit të depozitave. Bankat argumentojnë se në vitet e fundit janë përballur me një rritje të fortë të kostove nga masat e reja ligjore dhe rregullatore.Veç sigurimit të depozitave, ato paguajnë edhe për ngritjen e Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme, si edhe u kërkohen nivele më të larta në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit. Megjithatë, përgjigja e ASD është se ajo ende ndodhet në fazën e analizave lidhur me mënyrat e zhvillimit të mëtejshëm të skemës së sigurimit të depozitave.Në vijimësi të procesit të integrimit, legjislacioni shqiptar për sigurimin e depozitave duhet të përputhet gradualisht me atë të Bashkimit Europian. Për të mundësuar përputhshmërinë e plotë, janë disa çështje që duhen adresuar, duke filluar nga mospërputhja e nivelit maksimal të mbulimit me sigurim.Aktualisht, skema e sigurimit të depozitave bankare në Shqipëri garanton një mbulim ligjor deri në shumën maksimale prej 2.5 milionë lekësh. Ndërkohë, skema e mbulimit të depozitave në Bashkimin Europian parashikon një mbulim deri në shumën e 100 mijë eurove.Burimi: ASDKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.