Myslim Murrizi ka analizuar situatën politike në vend, sin ë kampin e mazhorancës, ashtu dhe në atë të opozitës.
Me situatën në PD, Murrizi është edhe më i ashpër.
“Shou mediatik i Rames duke shetitur bashki me bashki si ajo neper brekë dhe “shperblimi” qe po ju jep atyre qe e votuan duke ju prishur bizneset qe vete i ka lejuar prej 12 vitesh dhe duke derguar Muçin e Bardhes e policë bashkiakë per te sekuestruar majdanoz, pagure me qumesht dhe misra qe piqen ne trotuar.
Ndersa PD dhe opozita duken te “kenaqura” nga rezultati i 11 majit dhe kane rene ne qetesi pasi vemjet siguruan nje karrike te qelbur ne Parlament dhe Berisha “mendon” qe do te bejë revolucion ne shtator me konferenca shtypi dhe i rrethuar me servilë te peshtire dhe kelyshë te Sorosit ne çdo forum drejtues te PD, qe nuk lanë gje pa thene e pa bere kundra tij dhe demokrateve nga shtatori 2021 deri ne maj 2024”, thotë ai.
Tag: siguruan
-

Myslim Murrizi: PD ka rënë në qetësi pasi vemjet siguruan një karrike të qelbur në Parlament
-

Votat preferenciale për Lezhën, ja kandidati më i votuar demokrat që u fut në Parlamentin e ri
Ka përfunduar numërimi i votave preferenciale për kandidatët për deputetë në qarkun e Lezhës. Në këtë qark PD-ASHM mori shumicën me 4 deputetë, ndërsa socialistët siguruan 3 ulëse në Parlament.
Opozita e Sali Berishës do të përfaqësohet nga Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti, që siguruan mandatin si kandidatë të listës së mbyllur, si edhe Gjin Gjoni me 8873 vota dhe Kastriot Piroli me 5632 vota, nga lista e hapur.Nga radhët e socialistëve Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj siguruan mandatin automatikisht si kandidatë të votuar nga logoja e Partisë Socialiste. Ndërkohë pjesë e Kuvendit të ri nën logon e PS u fut vetëm një kandidate nga lista e hapur, Marjeta Neli, e cila siguroi 6745 vota.