Tuneli i Llogarasë i pasigurtë’, Meta fton qytetarët: Përdorni aksin Llogara-Palasë, është më i sigurtë
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa ka risjellë në vëmendje inaugurimin e ndërtimit të rrugës Llogara-Palasë, u ka bërë thirrje qytetarëve të përdorin këtë aks për arsye sigurie.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se ky aks i ndërtuar me kontributin historik dhe sakrificat e Forcave të Armatosura që më 2000, ende pas 25 viteve është më e sigurt për t’u aksesuar nga qytetarët, ndryshe nga sa ndodh me investimet e qeverisë së korruptuar të Edi Ramës.
Edhe sot e kësaj dite kjo rruge vijon të mbetet shume solide, e sigurtë dhe cilësore si një pasqyrë përballë investimeve të Qeverisë së sotme, me çmime skizifrenike korruptive dhe shumë të pasigurta, që “zhduku” (vodhi) edhe urat e Tunelit të Llogarasë’, shkruan Meta.
Statusi
Në 25-vjetorin e nisjes së punimeve për ndërtimin e rrugës Llogara-Palasë (4 nëntor 2000 – 26 prill 2001), kujtoj me mirënjohje dhe përshëndes të gjithë ekipin e batalionit të xhenios së Forcave të Armatosura, që me kontributin historik dhe sakrificat e tyre realizuan një investim të paharrueshëm, duke u hapur për herë të parë një rrugë shprese e zhvillimi turistik dhe ekonomik, perlave të bregdetit të Jugut, nga Dhërmiu, Jala, Vunoi, Himara e deri në Sarandë.
Me këtë rast, i ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë që për arsye sigurie, deri në kolaudimin e Tunelit të Llogarasë të vazhdojnë të përdorin këtë rrugë aq të bukur panoramike dhe njëherazi shumë të sigurt, që u ndërtua me kontributin e ushtrisë dhe me kosto minimale për taksat e shqiptarëve.
Edhe sot e kësaj dite kjo rruge vijon të mbetet shume solide, e sigurtë dhe cilësore si një pasqyrë përballë investimeve të Qeverisë së sotme, me çmime skizifrenike korruptive dhe shumë të pasigurta, që “zhduku” (vodhi) edhe urat e Tunelit të Llogarasë.
Tag: sigurtë
-

Tuneli i Llogarasë i pasigurtë’, Meta fton qytetarët: Përdorni aksin Llogara-Palasë, është më i sigurtë
-

Atentati në Rinas, Ardit Bido: Në Shqipëri lëviz më i sigurtë se sa në Francë
Deputeti i Partisë Socialiste Ardit Bido, në një intervistë për “Ora News” komentoi aktualitetin politik.
Duke u ndalur tek atentati i frikshëm me një viktimë dhe një të plagosur rëndë në Rinas që tronditi vendin, Bido u shpreh se është e domosdoshme që të realizohet një hetim i plotë dhe autorët të vihen para përgjegjësisë.
“Është e qartë që kjo ngjarje është e rëndë dhe i përket botës së krimit dhe kjo mund të sjellë përshkallëzim të ngjarjeve kriminale mes bandave të caktuara.
Ndaj është e domosdoshme që të ketë një hetim të plotë dhe autorët të vihen para përgjegjësisë.
Të qenit vend i sigurtë nuk ka lidhje me ngjarje të tilla, pasi ngjarje të tilla ndodhin kudo.
Të qenit vend i sigurtë ka të bëjë me një sërë faktorësh të tjerë si p.sh: a lëviz i qetë natën?!
Dhe sipas indekseve botërore në Shqipëri lëviz më i sigurtë se sa në Francë, ka faktorë të tjerë që ndikojnë negativisht nga këto ngjarje, por ato nuk e bëjnë Shqipërinë një vend të pasigurt”, u shpreh ndër të tjera ligjvënësi socialist, Ardit Bido. -

Shmangu humbjen e sigurtë në Tiranë, Rama: Tani ma sillni Veliajn në zyrë
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i hapi rrugë qëndrimit të përkohshëm në detyrë të Erion Veliajt, Edi Rama ka dalë me një reagim për t’u hedhur hi syve shqiptarëve, kinse vendimi i gjykatës është në kundërshtim me dëshirën e tij.
Një përpjekje për të justifikuar vendimin e shumëpërfolur që u mor nën trysninë ë tij, pasi u pendua për zgjedhjet sepse u përball me frikën e një humbjeje të sigurtë të kandidates socialiste, Ogerta Manastirliu, përballë kandidatit të mbështetur nga opozita, Florjan Binaj, Rama tani duket se ka zgjedhur të mbyllë çështjen derisa të zgjidhë punë me Belinda Ballukun, e cila nuk del nga zyra, nuk pranon të dorëhiqet.
Në reagimin e tij, kreu i qeverisë përpiqet ta paraqesë vendimin si dëshmi se pushtetet nuk janë të kapura prej tij, ndërsa në mënyrë të tërthortë le të kuptohet se Veliaj është fajtor i domosdoshëm tani për tani për të.
POSTIMI I PLOTË
Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese:
1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë apo jo?
2. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo?
3. Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo?
Pika 1 dhe 2 janë të sigurta, pika 3 mbetet për t’u parë, ndërkohë le të urojmë që kushdo ka në dorë ta ndihmojë zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, të kujtohet se kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim, për vite me radhë.
-

“Ti me metrin e analistit paragjykon 17 prokurorë”, Nazarko përplaset me Bushatin për SPAK-un
Analistët Mentor Nazarko dhe Andi Bushati u përplasën në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ndërsa po diskutohej për SPAK.
Debati
Nazarko: Ka një moment që ti kapesh me këtë çështjen Beleri se ti nuk je progrek.
Bushati: Pro qytetar jam, por individit.
Nazarko: E para që të paragjykosh punën e prokurorit nuk mund ta bësh me sens komun, por me sens juridik. Je i sigurt që për të nuk kishte prova?
Bushati: 100 për qind. Hajde bëjmë debat kur të duash.
Nazarko: Së dyti a je i sigurtë ti që Greqia që e ndikon fuqishëm jetën publike nuk ka ndërhyrë për të shantazhuar dëshmitarët dhe të tjerët që ta nxirrte të pafajshëm atë? Je i sigurtë për këtë gjë?
Bushati: Një proces…
Nazarko: Po ajo ka kaluar në 17 filtra. Si mund të paragjykosh pse Rama apo Shqipëria nuk e la atë të betohej. Mos u jep vetes ato atribute që nuk i ke.
Bushati: Merre atë proces se këto janë llafe të përgjithshme.
Nazarko: Ti thua unë me metrin e analistit që shkoj te Ylli po paragjykoj 17 prokurorë.
Bushati: Ti ke edhe formim juridik.
Nazarko: Po, por nuk jam aq i sigurtë si ti.
Bushati: Ajo dosje është një skandal që do tas kishte zili edhe Sigurimi i Shtetit.
Nazarko: Te çështja e provave, mos dysho.
Bushati: Unë flas për proces me prova të manipuluara.
Nazarko: Je i sigurt?
Bushati: 100 për qind.
Nazarko: Ai që shet votën është dikush që është i varfër dhe që e kanë mohuar në gjykatë.
-

Trump, leter Presidentit Begaj: SHBA dhe Shqipëria do të vazhdojnë bashkëpunimin për një të ardhme më të sigurtë
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori sot një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ku theksohet angazhimi për të forcuar më tej miqësinë dhe aleancën mes dy vendeve.
Në mesazh, Presidenti Trump vlerëson marrëdhëniet e ndërtuara mbi respektimin e idealeve që kanë themeluar kombin amerikan dhe nënvizon se, përmes mbrojtjes së sovranitetit, begatisë dhe paqes me anë të forcës, mund të arrihet edhe ajo që duket e pamundur.
“Me kënaqësi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurtë, më të qëndrueshme dhe më të suksesshme”, shkruan Presidenti Trump në letrën drejtuar Kreut të Shtetit shqiptar.Ky mesazh vjen pas urimit që Presidenti Begaj përcolli më herët me rastin e 249-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, ku ai theksoi miqësinë e qëndrueshme mes dy vendeve dhe rolin e partneritetit strategjik në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
/vizionplus.tv -

Ministri i Jashtëm njofton largimin e sigurtë të 5 shqiptarëve nga Izraeli
Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka njoftuar nëpërmjet një postimi në facebook, se për pesë qytetarët shqiptarë, të cilët ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, është bërë i mundur largimi i tyre nga Izraeli në mënyrë të sigurtë.
“Pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot nga Izraeli në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit. Ata ndodhen tashmë në Egjipt, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri.
Largimi dhe kthimi i tyre u mundësua nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet ambasadave në Tel Aviv dhe Kajro.
Falënderojmë autoritetet izraelite, Ambasadën Greke dhe Ambasadën Bullgare në Tel Aviv, autoritetet egjiptiane, si dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban për mbështetjen dhe bashkëpunimin e dhënë”, shkruan Hasani. -

Sylvinho dilemat e fundit anti-Serbi, nga mbrojtja te mesfusha dhe krahët e sulmit, trajneri skicon sot formacionin
Shqipëria po shkon drejt përmbylljes së përgatitjeve për duelin e rëndësishëm të kualifikues të Kupës së Botës kundër Serbisë, ndeshje që do të luhet të shtunën në stadiumin Arena Kombëtare në Tiranë.
Sot pasdite kuqezinjte do të zhvillojnë seancën e fundit përgatitore në stadiumin e ndeshjes e po ashtu është në program edhe konferenca e fundit për shtyp e trajnerit Silvinjo.
Ky i fundit ka siguri por ende edhe dilema në kokë sa i takon formacionit anti-Serbi.Strakosha në portë është i sigurtë, ashtu sikurse duken të sigurtë në mbrojtje kapiteni Berat Gjimshiti dhe mbrojtësi i majtë Mitaj.
Në krahun e djathtë ka balotazh mes Balliut dhe Hysajt, me të parin të favorizuar, ndërsa në qendër janë tre emra për një post, Ajeti, Kumbulla dhe Ismajli.
Në mesfushë emrat e sigurtë janë Asllani dhe Ramadani.
Qazim Laçi është i favorizuar për rolin e tretë në një mesfushë jo me shumë cenimetra por me muskuj.
Në krah të majë Arbër Hoxha dhe Nedim Bajrami janë në garë për një fanele ndërsa në të djathtë Jasir Asani ka ende besimin absolut të trajnerit Silvinjo.
Në sulm ai që duket ndjeshëm para në shancet për një fanellë titullari është Armando Broja. Rei Manaj ndonëse i rikuperuar pas gjendjes gripale duhet ta nisë nga stoli për të pritur një shanc.
Serbët nga ana e tyre do të zhvillojnë seancën stërvitore dhe konferencën në Arenen Kombëtare, të parët.
Masat e sigurisë janë të larta për duelin e të shtunës, teksa janë angazhuar në terren rreth 2 mijë efekte, përfshirë struktura të antiterrorit.
Arena Kombëtare do të jetë e blinduar, ndërsa veçoria e kësaj sfide për ambientin e përfaqësues sonë, është bojkotim për herë të parë pas 21 vitesh igrupimit Tifozët Kuqezi, në shenjë proteste për faktin që nuk janë pajisur me bileta nga Federata Shqiptare./vizionplus.tv -

Ekstradimi i Çapjas, Klodiana Lala: Dubai jo më vend i sigurtë për personat e botës së krimit
Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbi ekstradimin nga Dubai të Florenc Çapjas tre ditë më parë, për të cilin GJKKO ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg. Lala ka bërë një pasqyrim të faktit se pse u ekstradua Çapja dhe si qëndron momenti i arrestimit të tij. Në këndvështrimin e Klodiana Lalës, Dubai nuk duket më një vend i sigurtë për pesonat e botës së krimit.
“Nuk është më Dubai streha e sigurtë. Duket sikur ka një marëveshje të heshtur mes qeverisë shqiptare dhe autoriteteve në Dubai, për të përzënë në forma apo mënyra të ndryshme. Policia thotë ekstradim, vetë personat në konflikt me ligjin thonë dëbim ose është dëshirë e tyre për të ardhur në Shqipëri, por fakti që pas Plarent Dervishajt, Julian Meçajt, u ekstradua Florec Çapja dhe erdhi në Shqipëri, do të thotë se Dubai nuk është më strehë e sigurtë për njerëzit e krimit.
Sipas meje autoritetet shqiptare po dërgojnë atje të dhëna, ose email-e, ose dosje duke tentuar të bindin autoritetet në Dubai se këto personazhe përbëjnë kërcënim për sigurinë e këtij vendi. Florenc Çapja ishte në shëtitje me të birin në momentin kur autoritetet janë afruar dhe i kanë thënë që duhet të vish me ne sepse të ka skaduar afati i dokumentave, e më pas e kanë sjellë në drejtim të Shqipërisë. Nuk është tamam ekstradim. Ekstradimi do të thotë të ketë një marrëveshje dypalëshe të miratuara përmes Ministrisë së Drejtësisë.
Mendoj që po ekstradohen të gjithë njerëzit e përfshirë në organizatë kriminale dhe vrasje. Këtë lloj ndjeshmërie nuk e kanë për rastet e tjera pasi atje mund të kemi shumë të dënuar të tjerë për vepra më të lehta penale, por nuk ka patur një anagazhim të autoriteteve në Dubai për ti përzënë”, tha Lala. Ndër të tjera, gazetarja ngre pyetjen se kush është në të vërtetë Florenc Çapja dhe pse e duan në Shqipëri.
“Është një personazh i cili është akuzuar për vepra shumë të rënda penale. Nuk janë provuar akuzat për vite me radhë. Me të drejtë ose jo është dërguar me burgim të përjetshëm për një vrasje të kryer në 2012, ku u vranë babë e bir. Më tej ka dyshime për një akuzë të re “për krijim të kushteve për të kryer vrasje” në dëm të Sokol Sanxhaktarit. Njihet gjithashtu si kundërshtar i përbetuar i Suel Çelës.
Ngarkesa e tij penale ishte shumë e rëndë dhe mendoj se autoritetet në Dubai nuk po bëhen më strehë për këta njerëz të cilët mund të sjellin problematika për sigurinë e këtij vendi”, tha Klodiana Lala.