Tag: sigurt

  • Sa e sigurt është Shqipëria? Ish-kreu i SHISH: Grupet kriminale, sfida më e madhe e shtetit! Janë bërë miliarderë

    Sa e sigurt është Shqipëria? Ish-kreu i SHISH: Grupet kriminale, sfida më e madhe e shtetit! Janë bërë miliarderë

    “Sot grupet kriminale janë bërë miliardere, këto jo vetëm kërcënojnë sigurinë kombëtare, por janë të aftë të blejnë, ky është problem i madh”. Kështu deklaroi ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika. Ai tha për emisionin ‘Kjo javë’ në News24 se Shqipëria është e sigurt sa vetë NATO, ndërsa shtoi se vendi përballet me sfida të mëdha, për shkak të rritjes dhe sofistikimit të grupeve kriminale.
    “Shqipëria është një vend i sigurt, për sigurinë kombëtare, Shqipëria është aq vend i sigurt sac është vetë NATO. Sa i përket sigurisë publike, ka problemet e veta, por nuk shikoj se njerëzit janë të frikësuar. Niveli i krimit është rritur, por edhe sofistikimi është rritur.
    Sot grupet kriminale janë bërë miliardere, këto jo vetëm kërcënojnë sigurinë kombëtare, por janë të aftë të blejnë, ky është problem i madh. Është sfidë shumë e madhe për shtetin dhe shoqërinë shqiptare. Siguria kombëtare është e të gjithëve”, tha Visho Ajazi Lika.

  • Trezeguet: Me sulmuesit që ka në organikë, Juventusi nuk duhet të vuajë për gola

    Trezeguet: Me sulmuesit që ka në organikë, Juventusi nuk duhet të vuajë për gola

    11 Tetor 2025

    12:25

    Alfred Lleshi

    Kush më mirë se David Trezeguet mund të flasë për repartin ofensiv të Juventusit? Ish-sulmuesi francez analizoi për “Gazzetta dello Sport” momentin e skuadrës bardhezi, që megjithëse ka cilësi përpara me Vlahovic, Jonathan David dhe Lois Openda, po has vështirësi në konkretizim:
    “Besoj se të gjitha skuadrat janë në një fazë përshtatjeje, kampionati sapo ka nisur dhe disa lojtarë duhet ende të kuptojnë se si funksionon Serie A. Ajo që bie më shumë në sy tani është vështirësia e Juves për të shfrytëzuar plotësisht potencialin e saj ofensiv, që është i madh”.
    Trezeguet foli edhe për të ardhmen e Vlahovic: “Nuk jam i sigurt se Vlahovic do të largohet nga Juve. Gjithçka të bën ta mendosh këtë, por në futboll asgjë nuk është e sigurt. Edhe unë, gjatë 10 viteve në Torino, shpesh mendoja të largohesha, por nuk ndodhi kurrë, sepse te Juve ndihesha shumë mirë”.

  • Elbasani drejt një komuniteti më të sigurt, zhvillohet Mbledhja e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike

    Elbasani drejt një komuniteti më të sigurt, zhvillohet Mbledhja e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike

    Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua mbledhja e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike (KVSP), me pjesëmarrjen e institucioneve vendore, përfaqësuesve të drejtësisë, arsimit, shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë lokalë.
    Takimi u përshëndet nga Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, i cili theksoi rëndësinë e sigurisë publike dhe perceptimit të qytetarëve për sigurinë si një nga shtyllat kryesore të jetës komunitare. “Siguria publike nuk është vetëm një detyrë institucionale, por një vlerë shoqërore që përcakton mënyrën se si ne jetojmë, punojmë dhe i besojmë njëri-tjetrit. Qëllimi ynë është që çdo qytetar i Elbasanit jo vetëm të jetë i sigurt, por edhe të ndihet i tillë,” u shpreh Llatja.

    Në fjalën e tij, Kryetari evidentoi nismat e ndërmarra nga Bashkia Elbasan për të forcuar ndjenjën e sigurisë tek qytetarët, duke përfshirë përmirësimin e ndriçimit dhe infrastrukturës urbane, instalimin e teknologjive të mençura për sigurinë, zhvillimin e programeve parandaluese për të rinjtë dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore, si edhe bashkëpunimin me shkollat dhe komunitetet për fushata ndërgjegjësuese.Takimi u organizua në kuadër të projektit “PARTNER”, pjesë e Programit SCPA – Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri, financuar nga Qeveria Suedeze përmes SIDA dhe zbatuar nga Shoqata “Tjetër Vizion”.

    Në përfundim, Bashkia Elbasan rikonfirmoi angazhimin për të forcuar komitetet lokale të sigurisë në çdo lagje, për të integruar perceptimet e qytetarëve në politikat lokale, për të bashkëpunuar me shkollat, të rinjtë dhe komunitetet vulnerabël, si dhe për të siguruar një komunikim të hapur dhe transparent mbi masat dhe rezultatet e arritura.

    Ky takim përbën një tjetër hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një komuniteti më të sigurt, gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët e Elbasanit.

  • Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri

    Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri

    Apple Pay është një mënyrë e thjeshtë dhe e sigurt për të paguar në dyqan, në aplikacion dhe online. 
    Për të paguar në dyqan, klientët thjesht klikojnë dy herë butonin anësor, autentikohen dhe mbajnë iPhone-in ose Apple Watch pranë terminalit të pagesës për të bërë një pagesë pa kontakt. Çdo blerje me Apple Pay është e sigurt sepse autentikohet me një nga alternativat e sigurisë si Face ID, Touch ID, Optic ID ose kodin e pajisjes, si dhe me një kod sigurie unik dhe dinamik për çdo përdorim. Apple Pay pranohet në dyqane ushqimore, farmaci, restorante, kafene, dyqane blerjeje dhe shumë vende të tjera që pranojnë pagesa pa kontakt. 
    Partneriteti strategjik mes Apple Pay dhe Credins Bank është tashmë një marrëveshje historike, që sjell për klientët një eksperiencë inovative në shërbimet digjitale të pagesave. Klientët e Credins bank, mbajtës të kartave Mastercard, tashmë do të kenë mundësi të kryejnë pagesa dhe transaksione në mënyrën më moderne, të sigurt dhe të shpejtë duke përjetuar një eksperiencë unike.    
    Credins Bank renditet sot ndër bankat më të avancuara në ofrimin e shërbimeve digjitale. Investimet e vazhdueshme në teknologji dhe inovacion na mundësojnë të ndjekim trendet më të fundit të kohës, duke i shërbyer mbi 400,000 klientëve në 52 degët tona në të gjithë vendin. 
    Përmes 95 terminaleve ATM dhe mbi 5,200 POS të shpërndarë në çdo qytet të Shqipërisë, ne garantojmë akses të plotë, lehtësi dhe komoditet në përdorimin e shërbimeve bankare. Çdo vit, Credins rrit dhe modernizon vazhdimisht infrastrukturën për të përmirësuar eksperiencën e klientëve tanë. Në Credins Bank, klienti është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Me përkushtim të plotë 24/7, kudo dhe në çdo kohë, ne ofrojmë shërbime digjitale që sjellin lehtësi, siguri dhe eksperienca të personalizuara. Çdo investim që bëjmë është i orientuar drejt krijimit të një përvoje bankare më të thjeshtë, më efikase dhe gjithmonë në hap me zhvillimet më të fundit teknologjike. 
    Credins Bank do të vazhdojë të investojë edhe më tej për të ofruar zgjidhje të shpejta, të sigurta dhe zgjedhje të përshtatshme për çdo klient, duke garantuar gjithmonë shërbimin dhe eksperiencën më të mirë. 

    Klientët mund të përdorin Apple Pay në modelet e pajisjeve elektronike në iPhone, iPad, Mac dhe Apple Vision Pro për të bërë blerje më të shpejta dhe më të përshtatshme në aplikacione ose në internet pa pasur nevojë të krijojnë llogari apo të fusin në mënyrë të përsëritur informacionin e kontaktit, të dhënat e kartës, ose informacionin e dërgimit dhe faturimit. 
    Siguria dhe privatësia janë thelbësore për Apple Pay. Kur klientët përdorin një kartë krediti ose debiti të Credins Bank me Apple Pay, numrat aktualë të kartës nuk ruhen në pajisje, as në serverët e Apple. Në vend të kësaj, një Numër Unik i Llogarisë së Pajisjes i caktohet, kodifikohet dhe ruhet në mënyrë të sigurt në Elementin e Sigurisë, një çip standard i industrisë, i certifikuar që synon të ruajë informacionin e pagesës në mënyrë të sigurt në pajisje. 
    Apple Pay është i lehtë për t’u konfiguruar. Në iPhone, thjesht hapni aplikacionin Wallet, shtypni ‘+’, dhe ndiqni hapat për të shtuar kartat e kreditit ose debitit të Credins. Pasi një klient shton një kartë në iPhone, Apple Watch, iPad, Mac dhe Apple Vision Pro, mund të fillojë menjëherë përdorimin e Apple Pay në atë pajisje. Klientët do të vazhdojnë të përfitojnë nga të gjitha shpërblimet dhe përfitimet që ofrohen nga kartat Mastercard të Credins Bank. 
     
  • Credins Bank sjell Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri

    Credins Bank sjell Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri

    Apple Pay është një mënyrë e thjeshtë dhe e sigurt për të paguar në dyqan, në aplikacion dhe online.
    Për të paguar në dyqan, klientët thjesht klikojnë dy herë butonin anësor, autentikohen dhe mbajnë iPhone-in ose Apple Watch pranë terminalit të pagesës për të bërë një pagesë pa kontakt.Çdo blerje me Apple Pay është e sigurt sepse autentikohet me një nga alternativat e sigurisë si Face ID, Touch ID, Optic ID ose kodin e pajisjes, si dhe me një kod sigurie unik dhe dinamik për çdo përdorim.

    Apple Pay pranohet në dyqane ushqimore, farmaci, restorante, kafene, dyqane blerjeje dhe shumë vende të tjera që pranojnë pagesa pa kontakt.

    Partneriteti strategjik mes Apple Pay dhe Credins Bank është tashmë një marrëveshje historike, që sjell për klientët një eksperiencë inovative në shërbimet digjitale të pagesave.Klientët e Credins Bank, mbajtës të kartave Mastercard, tashmë do të kenë mundësi të kryejnë pagesa dhe transaksione në mënyrën më moderne, të sigurt dhe të shpejtë duke përjetuar një eksperiencë unike.

    Credins Bank renditet sot ndër bankat më të avancuara në ofrimin e shërbimeve digjitale. Investimet e vazhdueshme në teknologji dhe inovacion na mundësojnë të ndjekim trendet më të fundit të kohës, duke i shërbyer mbi 400,000 klientëve në 52 degët tona në të gjithë vendin.
    Përmes 95 terminaleve ATM dhe mbi 5,200 POS të shpërndara në çdo qytet të Shqipërisë, ne garantojmë akses të plotë, lehtësi dhe komoditet në përdorimin e shërbimeve bankare.Çdo vit, Credins rrit dhe modernizon vazhdimisht infrastrukturën për të përmirësuar eksperiencën e klientëve tanë.Në Credins Bank, klienti është gjithmonë në qendër të vëmendjes.
    Me përkushtim të plotë 24/7, kudo dhe në çdo kohë, ne ofrojmë shërbime digjitale që sjellin lehtësi, siguri dhe eksperienca të personalizuara.Çdo investim që bëjmë është i orientuar drejt krijimit të një përvoje bankare më të thjeshtë, më efikase dhe gjithmonë në hap me zhvillimet më të fundit teknologjike.
    Credins Bank do të vazhdojë të investojë edhe më tej për të ofruar zgjidhje të shpejta, të sigurta dhe zgjedhje të përshtatshme për çdo klient, duke garantuar gjithmonë shërbimin dhe eksperiencën më të mirë.
    Klientët mund të përdorin Apple Pay në modelet e pajisjeve elektronike në iPhone, iPad, Mac dhe Apple Vision Pro për të bërë blerje më të shpejta dhe më të përshtatshme në aplikacione ose në internet, pa pasur nevojë të krijojnë llogari apo të fusin në mënyrë të përsëritur informacionin e kontaktit, të dhënat e kartës ose informacionin e dërgimit dhe faturimit.
    Siguria dhe privatësia janë thelbësore për Apple Pay.
    Kur klientët përdorin një kartë krediti ose debiti të Credins Bank me Apple Pay, numrat aktualë të kartës nuk ruhen në pajisje, as në serverët e Apple.Në vend të kësaj, një Numër Unik i Llogarisë së Pajisjes i caktohet, kodifikohet dhe ruhet në mënyrë të sigurt në Elementin e Sigurisë – një çip standard i industrisë, i certifikuar që synon të ruajë informacionin e pagesës në mënyrë të sigurt në pajisje.
    Apple Pay është i lehtë për t’u konfiguruar.
    Në iPhone, thjesht hapni aplikacionin Wallet, shtypni ‘+’, dhe ndiqni hapat për të shtuar kartat e kreditit ose debitit të Credins.Pasi një klient shton një kartë në iPhone, Apple Watch, iPad, Mac dhe Apple Vision Pro, mund të fillojë menjëherë përdorimin e Apple Pay në atë pajisje.Klientët do të vazhdojnë të përfitojnë nga të gjitha shpërblimet dhe përfitimet që ofrohen nga kartat Mastercard të Credins Bank.

  • Zgjedhjet në Republikën Srpska, 5 parti janë në garë, Dodik “fërkon duart”, pse në pushtet mund të vijë “kopja” e tij

    Zgjedhjet në Republikën Srpska, 5 parti janë në garë, Dodik “fërkon duart”, pse në pushtet mund të vijë “kopja” e tij

    Marsela SHYTIA
    Karriera politike e Milorad Dodik, një udhëheqës i hershëm i serbëve të Bosnjës, i cili mori vendime kyçe në emër të tyre për gati dy dekada, është në fund pasi ai humbi mandatin e tij si president i Republika Srpska, dhe tani po ngrihet çështja e pasardhësit të tij, këto janë vlerësimet që mbizotëruan në media në BiH dje. Të hënën, afati i fundit që Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës dhe Hercegovinës (KQZ) të pranonte aplikimet për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për presidentin e RS-së, të planifikuara për 23 nëntor, skadoi dhe në minutën e fundit, Dodik mori vendimin që Aleanca e tij e Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) të regjistrohej, edhe pse më parë e kishte hedhur poshtë me vendosmëri një mundësi të tillë dhe madje kishte kërcënuar të angazhonte policinë e entitetit për të parandaluar hapjen e qendrave të votimit.
    Partitë në garë
    Në fund, aplikimet u dorëzuan nga pesë parti politike dhe dy kandidatë të pavarur, por është e sigurt se lufta kryesore do të jetë midis Branko Blanushës, kandidatit të nominuar nga Partia Demokratike Serbe (SDS) me një thirrje për mbështetje nga të gjitha partitë e tjera të opozitës, dhe personit të nominuar nga SNSD si kandidat, në të cilin ata presin mbështetjen e partive të tjera më të vogla që ishin satelitë të Dodikut në pushtet. Si kandidatin më të sigurt të SNSD-së, mediat përmendin Sinisha Karan, ish-ministër të policisë në qeverinë e RS dhe bashkëpunëtor besnik të Dodikut. Anëtarja e Presidencës së BiH-së, Zheljka Cvijanoviç, thuhet se nuk është e interesuar të hyjë në garë, megjithëse SNSD pretendon se hulumtimi i tyre tregon se ajo do të fitonte pa vështirësi. Ajo njoftoi një “fushatë të ashpër”. “Kjo do të jetë fitorja jonë, një konfirmim i fortë i fituesit”, tha Cvijanoviç pasi Dodik vendosi t’i bindej ligjeve të BiH dhe të hynte në garën zgjedhore.
    Sfida
    Blanusha i SDS-së është një person me integritet profesional, i respektuar si profesor me kohë të plotë në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Banja Luka, por pengesa e tij themelore është se është pothuajse i panjohur në politikë. Nëse ai dëshiron të fitojë, atij i duhet mbështetja e të gjithë bllokut opozitar, dhe Partia e Progresit Demokratik (PDP), e udhëhequr nga kryetari ambicioz i bashkisë së Banja Lukës, Drashko Stanivukoviç, luan një rol kyç në këtë . Ai më parë, ashtu si Dodik, mbështeti mospjesëmarrjen në zgjedhje dhe më pas hodhi poshtë mundësinë që PDP të nominonte një kandidat për president të RS-së, vetëm për të rënë dakord përfundimisht të bisedonte me opozitën rreth një strategjie të mundshme të përbashkët.
    “Dodiku i ri”
    Igor Crnadak, kryetari i grupit parlamentar të PDP-së në parlamentin e RS-së, tha se është i sigurt se 90 përqind e anëtarëve të asaj partie do ta mbështesin kandidatin e SDS-së në zgjedhje, por disa nga udhëheqësit e opozitës janë dyshues ndaj Stanivukoviqit dhe shohin në veprimet e tij një taktikë që synon ta bëjë atë Dodikun e ri, me bekimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Ata supozojnë se Stanivukoviç po bën gjithçka që mundet për të siguruar që kandidati i opozitës të humbasë zgjedhjet në nëntor, në mënyrë që kryetari aktual i bashkisë së Banja Lukës të dalë si kandidati më i fortë për president të RS në zgjedhjet e rregullta të planifikuara për tetor 2026.
    Kritiku më i ashpër i qeverisë së Dodikut, kreu i partisë Lista për Drejtësi dhe Rend, Nebojsha Vukanoviç, thotë se që kur Stanivuković mori drejtimin e PDP-së, ai ka qeverisur në të njëjtën mënyrë si Dodiku. Por këtë vit, gara për presidentin e RS do të jetë shumë më interesante sepse në fund të fundit, votat e boshnjakëve dhe kroatëve mund ta përcaktojnë lehtësisht fituesin. Por Dodik do ta ndjekë gjithsesi këtë betejë nga ekrani sepse, për shkak të një ndalimi gjashtëvjeçar nga gjykata për të mbajtur poste në organet qeveritare, ai do të duhet të humbasë jo vetëm këtë, por të paktën dy cikle të tjera zgjedhore, dhe kur të jetë në gjendje të marrë pjesë përsëri në to pas vitit 2031, do të jetë 72 vjeç.

  • Kosove/ IKSHPK: Uji i Badocit është i sigurt për pije

    Kosove/ IKSHPK: Uji i Badocit është i sigurt për pije

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se uji i Liqenit të Badocit është i sigurt për pije.
    IKSHPK tha se analizat laboratorike të realizuara në tri ditët e fundit tregojnë se vlerat e manganit janë brenda kritereve të përcaktuara për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njerëzit.
    Më 1 shtator, IKSHPK-ja kishte rekomanduar që uji i Badocit të mos përdorej për pije për shkak të vlerave të larta të manganit.
    Edhe në të kaluarën ky institut kishte rekomanduar që uji i Badocit të mos përdorej për pije për shkak të niveleve të larta të manganit.
    Mangani konsiderohet se kontribuon në shumë funksione trupore, përfshirë metabolizmin e kolesterolit, të glukozës e të karbohidrateve, në formim të kockave, në mpiksjen e gjakut, dhe në reduktimin e inflamacionit.
    Por, sasia e tepruar e tij rrezikon kryesisht fëmijët nën 5 vjeç, pasi nga ekspozimi afatgjatë mund të përballen me probleme me kujtesë dhe përqendrim.
    Përveç ujit, mangani gjendet edhe në ajër dhe shumë ushqime, përfshirë drithërat, fasulet, arrat dhe çajin, gjithmonë në vlera të pranueshme për trupin e njeriut.

  • Tre zakone të këqija që njerëzit e sigurt, emocionalisht i shmangin

    Tre zakone të këqija që njerëzit e sigurt, emocionalisht i shmangin

    Siguria emocionale është një nga aftësitë më të vlefshme që një njeri mund të ketë në jetë. Ajo lidhet me mënyrën se si ne përballemi me vështirësitë, marrëdhëniet dhe vendimet e përditshme. Njerëzit që janë të fortë emocionalisht nuk janë perfektë, por ata dinë të shmangin disa zakone të cilat dëmtojnë stabilitetin e tyre të brendshëm dhe jetën sociale.
    Më poshtë janë tre zakone që ata nuk i lejojnë kurrë të bëhen pjesë e jetës së tyre:
    1. Krahasimi i vazhdueshëm me të tjerët
    Një nga gabimet më të zakonshme që minon vetëbesimin është krahasimi i pandërprerë me njerëzit e tjerë. Ata që janë emocionalisht të sigurt nuk e matin vlerën e tyre sipas arritjeve apo pamjes së dikujt tjetër. Përkundrazi, ata fokusohen te rruga personale dhe progresi i tyre, duke e parë suksesin e të tjerëve si frymëzim, jo kërcënim.
    2. Mbajtja e inateve dhe mërisë
    Të mbash brenda zemrës hidhërime e inate është një barrë e rëndë emocionale. Personat e sigurt emocionalisht e dinë se falja nuk ka të bëjë gjithmonë me tjetrin, por me lirimin e vetes nga një peshë e panevojshme. Ata nuk lejojnë që zemërimi i vjetër të kontrollojë të tashmen.
    3. Kërkimi i miratimit nga të gjithë
    Njerëzit emocionalisht të fortë nuk e kushtëzojnë lumturinë e tyre nga mendimi i të tjerëve. Ata janë të vetëdijshëm se është e pamundur t’i kënaqësh të gjithë. Prandaj, nuk shpenzojnë energji duke kërkuar pranimin e të tjerëve, por ndjekin vlerat dhe bindjet e tyre.
    Siguria emocionale nuk është një dhuratë që lindim me të, por një aftësi që mund të mësohet dhe të forcohet me kohën. Duke shmangur këto zakone të dëmshme, secili prej nesh mund të ndërtojë një jetë më të shëndetshme, më të qëndrueshme dhe më të lumtur.

  • “Pacientja shtatzënë kishte dhimbje, i sugjerova paracetamol”, gjinekologia tregon frikën e shtatzënisë për autizmin

    “Pacientja shtatzënë kishte dhimbje, i sugjerova paracetamol”, gjinekologia tregon frikën e shtatzënisë për autizmin

    Shumë shqetësuese i ka cilësuar mjekja obstetër-gjinekologe Eglantina Dema, deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump i cili u kërkoi grave shtatzëna të shmangin përdorimin e paracetamolit. Në studio, mjekja tha se paracetamoli është alternativa më e sigurt për gratë shtatzëna në rastet kur ato kanë dhimbje, pasi në bazë të studimeve alternativa të tjera kanë treguar që kanë efekte anësore.
    “Deklarata të tilla janë shumë shqetësues jo vetëm për pacientët e qytetarët por edhe për ne si mjekë se ne përballemi me pacientët dhe sidomos te gratë shtatzëna që ne nuk duam të përdoret asnjë lloj mjekimi, pro kur është e nevojshme për shkak të problematike shëndetësore  atëherë çfarë do të përdorim edhe gratë shtatzëna mund të sëmuren dhe të kenë temperatura dhe ne si mjekë duhet ti japim alternativat më të sigurta. Dhe në bazë të studimeve që janë bërë deri më tani antiperitikët dhe mjekimet e tjera që përdoren për dhimbjen janë parë me efekte më anësore dhe në këtë situatë më i sigurt është parë paracetamoli dhe këto deklarata janë shumë shqetësuese sepse konfuzojnë pacientët. Bazuar në studime vetë temperatura e lartë mund të jetë shumë herë më e dëmshme se përdorimi i paracetamoli dhe përderisa ne kemi vetëm këtë alternativë që është më e sigurt se alterantivat e tjera si ibuprofeni dhe janë parë të kenë efekte anësore, paracetamoli është më i sigurt”, tha ajo.
    Ajo solli në vëmendje edhe rastin me një paciente të saj shtatzënë, së cilës i sugjeroi përdorimin e paracetamolit sepse kishte dhimbje të shtyllës kurrizore.
    “Para një jave pata një paciente shtatzënë. Ne nuk duam që në tremujorin e parë të mos përdoret asnjë lloj mjekimi për arsye te zhvillimeve të ndjeshme në këtë fazë. Pacientja kishte dhimbje shumë të forta të shtyllës kurrizore dhe kërkon ndihmë. Dhe unë i themi paracetamoli në rast se nuk e toleron dot dhimbjen. Ajo tha se kam dëgjuar që shkakton autizëm, dhe ishte shumë e frikësuar i them që unë si mjeke të shpjegova që mos përdorim asnjë mjekim, ti po kërkon ndihmë, atëherë si do veprojmë? Gjithmonë do të peshojmë risqet dhe përfitimet. Në rastet kur jemi të detyruar pacientëve t’u japim një alternativë që është më e sigurt  do të zgjedhim ato gjëra që studimet serioze deri në këto momente na kanë treguar”.