Tag: sigurt

  • Drejtuesi i sondazhit në Euronews: Rama ndihet i sigurt, e ka fokusuar fushatën tek integrimi

    Drejtuesi i sondazhit në Euronews: Rama ndihet i sigurt, e ka fokusuar fushatën tek integrimi

    Presidenti i MRB, Dimitris Mavros, foli mbi të dhënat e sondazhit të “Barometrit” në Euronews Albania, ku tha se në fushatë po shihet një komunikim i fortë i partive politike por sipas tij u mungon kanalizimi i tyre.
    Ai tha se duket sikur kryeministri Rama ndihet i sigurt në fitore ku pavarësisht se në vend ka probleme, ai ka fokusuar fushatën me zgjedhjen e integrimit të vendit në BE.
    “Partitë politike po komunikojnë fort në fushatë por duhet të gjejnë një mesazh me tre fjalë për të transmetuar mesazhin e tyre që mund të kuptohet lehtësisht nga shqiptarët dhe ata të kenë një ide se çfarë mund të presin. Kjo është detyra më e rëndësishme që i takon PS dhe zotit Rama. Nëse ai nuk po e kryen këtë, ose ndihet i sigurt, kjo tregon një mesazh arrogance, në thonjëza. Por dihet që është pamundur që ai të humbasë për arsye objektive, prandaj nuk e përdor këtë lloj strategjie dhe përpiqet të bindi shqiptarët dhe BE-në që Shqipëria është gatshme të futet atje. Gjithsesi, mendoj që dikush nga PS duhet të përballet dhe me çështjet e brendshme të vendit, pasi problemet në Shqipëri ekzistojnë,” tha Presidenti i MRB, Dimitris Mavros.
    Ai theksoi se në projeksionin e përqindjeve për qëllimin e votës, limiti i zotit Rama rritet dhe nuk ulet.
    “Mavros shtoi se PS nuk ka ulje në sondazhe, por ka një ngritje graduale, dhe po shihet gjithashtu një rikthim i zotit Shehaj dhe zotit Lapaj.Tani, nëse do të shohim këtë grafik, do të kuptojmë që PS është në krye të këtij faktori politik, që do të thotë se në terma cilësorë, PS nuk po ulet, por po rritet gradualisht. Pika e dyta është një rritje lineare e zotit Berisha dhe kur një kërkues shkencor sheh një rritje ose rënie lineare, ai bën të ndihet më i sigurt përsa i përket gjetjeve. E treta, çfarë mund të shohim, është një rikthim i zotërinjve Lapaj dhe Shehaj. Duhet të kemi parasysh zoti Lapaj shkon gati në 10% dhe nëse shohim përqindjen e tij në lidhje me politikanin më të përshtatshëm për të qenë kryeministër, edhe aty duhet të jemi të kujdesshëm”, tha ai.

  • Koçiu: Vaksina, e vetmja mburojë e sigurt për të parandaluar përhapjen e fruthit

    Koçiu: Vaksina, e vetmja mburojë e sigurt për të parandaluar përhapjen e fruthit

    Shtimi i rasteve me sëmundjen e fruthit në vendin tonë, por edhe në Evropë po ndodh për shkak të rënies së mbulesës vaksinale, sipas ekspertes së Shëndetit Publik, Rovena Daja.
    Nga ana e saj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u ka bërë thirrje sot prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre me vaksinat kundër fruthit, si e vetmja mburojë e sigurt dhe efektive për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje.
    “Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik apelojnë për rëndësinë e kryerjes së vaksinës kundër fruthit, një sëmundje ngjitëse që mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e fëmijëve. Vaksina është e vetmja mburojë e sigurt dhe efektive për të parandaluar përhapjen e fruthit dhe për të mbrojtur jo vetëm fëmijët tanë, por edhe komunitetin”, thotë ministrja Koçiu në postimin në rrjetet sociale.
    Ministrja u bëri thirrje prindërve që të vaksinojnë në kohë fëmijët e tyre dhe të mos e shtyjnë bërjen në kohë të dy dozave të kësaj vaksine.
    “Fruthi është një nga sëmundjet më ngjitëse, ndaj nevojitet një mbulesë vaksinale mbi 95% për të evituar shpërthimet. Rastet e rritura nga fruthi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë Europën rriten pikërisht për shkak të rënies së mbulesës vaksinale. Prindërit hezitojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre, për shkak të teorive të autizmit. Këto janë teori të gabuara, nga studimet e shumta në të gjithë botën, kanë rënë poshtë”, thotë Daja.
    “Vaksina ndaj fruth-rubeolë-parotit është një vaksinë e sigurt, që nuk shkakton autizëm dhe shumë efektive. Vaksinoni fëmijët tuaj, sepse fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse që mund të japë encelofati, pneumoni, mund të shkojë edhe deri në humbje jete. Vaksina mund të aplikohet në dy doza, vaksina e parë në moshën 1 vjeç dhe e dyta në moshën 5 vjeç. Konsultohuni me mjekun tuaj dhe vaksinoni fëmijët duke besuar te vaksina”, u shpreh Daja, përgjegjëse e Programit Kombëtar të Imunizimit.

  • Rritja e rasteve me fruth, mjekja apel për vaksinimin e fëmijëve: Nuk shkakton autizëm, është e sigurt dhe efektive

    Rritja e rasteve me fruth, mjekja apel për vaksinimin e fëmijëve: Nuk shkakton autizëm, është e sigurt dhe efektive

    Fruthi është një nga sëmundjet më ngjitëse dhe mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin, si pneumoni, encefalopati dhe, në raste ekstreme, humbje jete. Pas rasteve të shtuar me fruth në vendin tonë, por edhe në të gjithë Europën, Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për vaksinimin e fëmijëve. Përmes një video të shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu thekson se fruthi  është një sëmundje ngjitëse që mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e fëmijëve dhe vaksina është e vetmja mburojë e sigurt për të parandaluar.
    “Vaksinimi shpëton jetë! Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik apelojnë për rëndësinë e kryerjes së vaksinës kundër fruthit, një sëmundje ngjitëse që mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e fëmijëve. Vaksina është e vetmja mburojë e sigurt dhe efektive për të parandaluar përhapjen e fruthit dhe për të mbrojtur jo vetëm fëmijët tanë, por edhe komunitetin. Prindër, sigurohuni që fëmijët tuaj të jenë të vaksinuar në kohën e duhur. Mos e shtyni!”, shkruan Koçiu.
    Ndërkohë në video, ekspertja e shëndetit Publik Rovena Daja është shprehur se nevojitet mbulesë vaksinale mbi 95 % për të evituar shpërthimet e fruthit. Sipas saj vaksina ndaj fruthit është e sigurt, efektive dhe nuk shkakton autizëm, duke hedhur poshtë teoritë e gabuara që qarkullojnë për rreth saj.

    “Fruthi është një nga sëmundjet më ngjitëse. Nevojitet mbulesë vaksinale mbi 95 % për të evituar shpërthimet. Rastet e rritura në Shqipëri dhe Europë me fruthin lidhen me mungesën e vaksinimit. Prindërit refuzojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre për shkak të teorive të autorizimit. këto janë teori të gabuara dhe kanë rënë poshtë nga të gjitha studimet në të gjithë botën. Vaksina ndaj fruth rubeolës është e sigurt, nuk shkakton autizëm dhe është shumë efektive”.
    Ekspertja e shëndetit publik bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve duke theksuar se pasojat nga kjo sëmundje mund të çojnë deri në humbje jete.
    “Vaksinoni fëmijët tuaj se fruthi është shumë ngjitëse jep pneumoni, encefalopati dhe shkon deri në humbje jete vaksina aplikohet në dy doza; e para në moshën 1 vjeç dhe e dyta në moshën 5 vjec. Vaksinoni fëmijët tuaj! vaksinoni duke besuar!”

  • “Po humbe zgjedhjet, do ngelesh pa punë”, Rama-komentuesit: Të vetmen gjë që e kam shumë të sigurt nëse nuk merrem me politikë, është…

    “Po humbe zgjedhjet, do ngelesh pa punë”, Rama-komentuesit: Të vetmen gjë që e kam shumë të sigurt nëse nuk merrem me politikë, është…

    Kreu i qeverisë Edi Rama u është përgjigjur live pyetjeve të adresuara në platformat sociale.

    Një tjetër komentues i shkruan se nëse humbet zgjedhjet do të mbetet pa punë, teksa Rama i përgjigjet: E vetmja gjë që kam shumë të sigurt është se kam plot gjëra të tjera që dua të bëj, jo vetëm mund, por dhe dua ta bëj. Kjo për mua nuk është punë, por mision.
     
    Top Channel

  • Në listën e sigurt si besnik i Berishës? Korreshi: Dikur kam qenë kundërshtar i tij, Dash Sulën do e vendosja në…

    Në listën e sigurt si besnik i Berishës? Korreshi: Dikur kam qenë kundërshtar i tij, Dash Sulën do e vendosja në…

    Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, gjatë një interviste në News24, ka komentuar situatën politike në vend dhe pozicionimin e tij në listën e sigurt të kandidatëve për deputetë, një javë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale.
    Korreshi theksoi se vendosja e tij në listë nuk ka ardhur si një akt besnikërie ndaj liderit, por si vlerësim për kontributin e tij brenda PD-së. “Unë kam qenë kundërshtar dikur i zotit Berisha, por jam besnik i PD-së. Ndihem i vlerësuar për punën që kam bërë dhe më është njohur ky kontribut,” u shpreh ai.
    Gjithashtu, ai komentoi edhe mungesën e Dashnor Sulës në listën e kandidatëve, duke theksuar se do të kishte preferuar ta shihte atë pjesë të garës.
    “Më ka ardhur keq që Dashnor Sula nuk ishte pjesë e listës. Po të ishte në dorën time, ai do të ishte një nga preferencat për shkak të cilësive dhe kontributit të tij në PD,” tha Korreshi.

  • U vendos në listën e sigurt si besnik i liderit? Korreshi: Dikur kam qenë kundërshtar i Berishës, Sulën do e vendosja…

    U vendos në listën e sigurt si besnik i liderit? Korreshi: Dikur kam qenë kundërshtar i Berishës, Sulën do e vendosja…

    Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, gjatë një interviste ka komentuar situatën politike në vend dhe pozicionimin e tij në listën e sigurt të kandidatëve për deputetë, një javë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale.
    Korreshi theksoi se vendosja e tij në listë nuk ka ardhur si një akt besnikërie ndaj liderit, por si vlerësim për kontributin e tij brenda PD-së. “Unë kam qenë kundërshtar dikur i zotit Berisha, por jam besnik i PD-së. Ndihem i vlerësuar për punën që kam bërë dhe më është njohur ky kontribut,” u shpreh ai.
    Gjithashtu, ai komentoi edhe mungesën e Dashnor Sulës në listën e kandidatëve, duke theksuar se do të kishte preferuar ta shihte atë pjesë të garës.
    “Më ka ardhur keq që Dashnor Sula nuk ishte pjesë e listës. Po të ishte në dorën time, ai do të ishte një nga preferencat për shkak të cilësive dhe kontributit të tij në PD,” tha Korreshi.

  • “Berisha nuk vjen dot në pushtet”/ Ngjela për zgjedhjet e 11 majit: Rama i sigurt për fitore, PS nuk ka konkurrencë

    “Berisha nuk vjen dot në pushtet”/ Ngjela për zgjedhjet e 11 majit: Rama i sigurt për fitore, PS nuk ka konkurrencë

    Avokati Spartak Ngjela foli për zgjedhjet e 11 majit dhe për partitë politike në vend. Në lidhje me parlamentaret, ai u shpreh se’ kryeministri Edi Rama duket i sigurt për fitoren dhe se nuk e çan kokën’. Ndërsa për kryetarin e PD, Sali Berisha, tha se ‘është non grata në Amerikë’, teksa shtoi se kryedemokrati nuk vjen dot në pushtet, por qëndron në PD për interesin e tij.
    “Rama duket i sigurt, nuk e çan kokën. Ato sondazhet që kanë bërë të huajt e nxjerrin 10-15 pikë para. Ky tjetri lodhet kot, lodhet kot. Është non grata në Amerikë. Mënoni ju se mund të jetë kryeministri i Shqipërisë një person që është non grata në Amerikë? Saliu nuk është vetëm në Amerikë i papranueshëm, por në të gjithë perëndimin. Pse qëndron? Qëndron për interesin e tij. Vjen dot në pushtet jo? Jo, por dëmton shumë PD. PD po të kishte një lider tjetër të ri, merrte pushtetin. Është mbrapa, i keni parë sondazhet? Ai është i pa konceptueshëm, që mund të vijë në pushtet. Mbron interesat e tij materiale, asgjë tjetër. Kaq. Pse? Sepse është i akuzuar për korrupsion.
    Injoranca nuk është argument. Saliu është non grata në Amerikë zonjë dhe atë e ka në dorë Kongresi. Kur t’ia heqin, ta shikojmë. S’mund të flas unë me frazat e Saliut ‘Trump është i yni’. E ka të vështirë të ardhmen politike Saliu.
    Midis dy partive, njëra ka kryetar antiamerikan, PD. Ky, Rama, dihet që PS është me perëndimin. Ata e kanë të sigurt. Kur pushteti është i sigurt, nuk fiton dot PD. Ka kryetarin non grata, nëse del kryeministër Shqipëria shkon non grata.
    Shqipëria është vend shumë i afërt si aleancë me SHBA. Drejtësinë shqiptare do e mbajnë ende atë në survejim dhe ne ata i kemi domosdoshmëri. Ky shtet ka qenë tepër i korruptuar dhe nëse shpëtojmë, shpëtojmë nga ekspertiza amerikane.
    Ne duhet të shpëtojmë nga korrupsioni, ka qenë shumë i madh dhe ka dëmtuar zhvillimin e vendit. Eliminimi i tyre do të krijojë frymë të re. E para është zhvillimi, sepse qeveritë nuk do të drejtohen nga Beogradi, siç janë drejtuar këtu nga ato që tani i ke non grata. Do ketë konkurrencë të plotë të brendshme. Do dënohet Saliu dhe do ikë nga PD, dhe më pas do kemi konkurrencë PS-PD. Se tani PS nuk ka konkurrencë. Rama do përsërisë pushtetin, sepse i ka votat dhe sondazhet i dalin para”, tha Ngjela.

  • “Rama nuk e çan kokën. Berisha nuk vjen dot në pushtet”, Ngjela për zgjedhjet e 11 majit: PS nuk ka konkurrencë pasi…

    “Rama nuk e çan kokën. Berisha nuk vjen dot në pushtet”, Ngjela për zgjedhjet e 11 majit: PS nuk ka konkurrencë pasi…

    Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar në “Breaking” më Top News, ku foli për zgjedhjet e 11 majit dhe për partitë politike në vend.

    Në lidhje me parlamentaret, ai u shpreh se’ kryeministri Edi Rama duket i sigurt për fitoren dhe se nuk e çan kokën’. Ndërsa për kryetarin e PD, Sali Berisha, tha se ‘është non grata në Amerikë’, teksa shtoi se kryedemokrati ‘nuk vjen dot në pushtet, por qëndron ën PD për interesin e tij.’
    “Rama duket i sigurt, nuk e çan kokën. Ato sondazhet që kanë bërë të huajt e nxjerrin 10-15 pikë para. Ky tjetri lodhet kot, lodhet kot. Është non grata në Amerikë. Mënoni ju se mund të jetë kryeministri i Shqipërisë një person që është non grata në Amerikë? Saliu nuk është vetëm në Amerikë i papranueshëm, por në të gjithë perëndimin. Pse qëndron? Qëndron për interesin e tij. Vjen dot në pushtet jo? Jo, por dëmton shumë PD. PD po të kishte një lider tjetër të ri, merrte pushtetin. Është mbrapa, i keni parë sondazhet? Ai është i pa konceptueshëm, që mund të vijë në pushtet. Mbron interesat e tij materiale, asgjë tjetër. Kaq. Pse? Sepse është i akuzuar për korrupsion.
    “Injoranca nuk është argument”. Saliu është non grata në Amerikë zonjë dhe atë e ka në dorë Kongresi. Kur t’ia heqin, ta shikojmë. S’mund të flas unë me frazat e Saliut ‘Trump është i yni’. E ka të vështirë të ardhmen politike Saliu.
    Midis dy partive, njëra ka kryetar antiamerikan, PD. Ky, Rama, dihet që PS është me perëndimin. Ata e kanë të sigurt. Kur pushteti është i sigurt, nuk fiton dot PD. Ka kryetarin non grata, nëse del kryeministër Shqipëria shkon non grata.
    Shqipëria është vend shumë i afërt si aleancë me SHBA. Drejtësinë shqiptare do e mbajnë ende atë në survejim dhe ne ata i kemi domosdoshmëri. Ky shtet ka qenë tepër i korruptuar dhe nëse shpëtojmë, shpëtojmë nga ekspertiza amerikane.
    Ne duhet të shpëtojmë nga korrupsioni, ka qenë shumë i madh dhe ka dëmtuar zhvillimin e vendit. Eliminimi i tyre do të krijojë frymë të re. E para është zhvillimi, sepse qeveritë nuk do të drejtohen nga Beogradi, siç janë drejtuar këtu nga ato që tani i ke non grata. Do ketë konkurrencë të plotë të brendshme. Do dënohet Saliu dhe do ikë nga PD, dhe më pas do kemi konkurrencë PS-PD. Se tani PS nuk ka konkurrencë.
    Rama do përsërisë pushtetin, sepse i ka votat dhe sondazhet i dalin para.”, tha ai.

    Top Channel

  • “Ishit sindikalist i vërtetë, thyet tavanet e xhamit për ne”, Rama batuta me zyrtarin e BE: Shqipëria do t’ju japë punë, nëse Brukseli hakmerret

    “Ishit sindikalist i vërtetë, thyet tavanet e xhamit për ne”, Rama batuta me zyrtarin e BE: Shqipëria do t’ju japë punë, nëse Brukseli hakmerret

    Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke gjatë takimit të sotëm.

    Ndërsa e falënderoi për mbështetjen që ka dhënë për Shqipërinë, ai u shpreh se nëse ngelet pa punë, do ta gjejë një vend gjithmonë në vendin tonë, vetëm postin e kryeministrit jo.
    Rama theksoi se ajo që Ropke ka ndërtuar “shpresoj se nuk do të shkatërrohet, por do të shërbejë si themel”.
    Rama: Do të doja të isha një sindikalist, por do të isha dhimbja më e madhe e kokës së qeverisë.  Ropke është një prej miqve më të veçantë të Shqipërisë, jam i sigurt, fati më i mirë që na ka rënë, ai shpejt do të zëvendësohet, por ajo që ka ndërtuar shpresoj se nuk do të shkatërrohet por do të shërbejë si themel.
    E them gjithmonë që kur kthehesh në të shkuarën e Shqipërisë dhe përpiqesh të gjesh se kush ka pasur një të shkuar të krahasueshme me tonën do të duhet të dalësh jashtë Evrope për ta gjetur këtë, ka ngjashmëri me vende ku Evropa dhe bota perëndimore ka dashur të ndryshojë rrjedhën e historisë, Afganistani, Iraku, këto ndërhyrje kanë dështuar, këto vende nuk kanë bekimin të jenë në mes të Evropës dhe të jenë në BE, në derën ngjitur që u jep dijen se si ndërtohet një shtet demokratik, dihet shumë mirë, pa BE jam i sigurt se mbështetur në historinë tonë nuk do të ishim në gjendje të jemi këtu ku jemi sot.
    Kemi ende shumë për të bërë, BE duhet të ngushëllojë veten dhe të tjerët për dhimbjet që duhet të përballesh kur të merresh me BE. Të duhet ta kalosh, po ia dalim me sukses në përballimin e dhimbjes. Faleminderit president Ropke që keni qenë një sindikalist i vërtetë duke thyer tavanet e xhamit të Brukselit për ne. Nuk e di se cila do të jetë puna juaj e ardhshme por të jeni të sigurt se Shqipëria do t’ju japë një punë, nëse Brukseli do të hakmerret e t’ju lërë pas dore, mund t’ju ofroj një punë përveç times.

    Top Channel

  • Rama batuta me Ropke: Nëse Brukseli ju shpërfill, do t’ju punësojë Shqipëria. Por jo në pozicionin tim…

    Rama batuta me Ropke: Nëse Brukseli ju shpërfill, do t’ju punësojë Shqipëria. Por jo në pozicionin tim…