Tag: sigurt

  • Sondazhi në Fier/ Leka: PS po shkon drejt 11 mandate. Lami: PD të sigurt 5 mandate, votat e LSI drejt PS

    Sondazhi në Fier/ Leka: PS po shkon drejt 11 mandate. Lami: PD të sigurt 5 mandate, votat e LSI drejt PS

    “ABC News”, në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, Angi Ricerche, ka publikuar këtë të hënë në emisionin “Real Story”, sondazhin e dytë për zgjedhjet e 11 majit.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    Në sondazhin e dytë janë pyetur mbi 8400 qytetarë dhe gjithashtu janë bërë edhe pyetje shtesë. Në sondazh janë përfshirë Elbasani dhe Fieri.

    Analistët në studio komentuan rezultatet e sondazhit në qytetin e Fierit.

    Sipas analistit Martin Leka, prezenca e Gazmend Bardhit në Fier mund të jetë ndikues në rënien e elektoratit në Fier. Sipas tij, nëse partitë e reja nuk prodhojnë mandat, PS mund të bëhet me 11 mandate. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    “Ka rënë shumë LSI, ndërkohë ka rënë shumë edhe PD. Shef Gazmend Bardhi një njeri problematik dhe i dyshimtë, unë mendoj që ka ndikuar të jetë kjo gjendje. Duke marrë edhe partitë e vogla, më mirë mos e shih sondazhin. 6 mandate nuk besoj se i mban PD. Nëse partitë e vogla nuk prodhojnë mandat, ky mandat ka shumë mundësi t’i shkojë PS dhe të jetë me 11 mandate.”

    Analisti Roland Lami tha se PD ka të sigurt 5 mandate, por me mëdyshje të gjashtin.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    “PS ka një rritje ku votat e LSI kanë shkuar tek PS. PD ka rënie me 5 për qind dhe votat kanë shkuar drejt partive të reja. Pd ka të sigurt 5 mandate, por 6 mandate janë me pikëpyetje.”

  • Sot, Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

    Sot, Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

    Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë mbahet çdo vit më 28 prill.

    Kjo ditë u iniciua për të promovuar dhe diskutuar rëndësinë e të pasurit një mjedis pune të sigurt dhe të shëndetshëm.

    Të dhënat tregojnë se vdekjet që kanë ndodhur si pasojë e aksidenteve në punë janë 19% globalisht.
    Domosdoshmëria dhe kërkesa për të rregulluar këtë çështje humane theksohet në Ditën Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

    Nevoja për ndryshim dhe një plan veprimi të plotë për mirëqenien e çdo punonjësi në mbarë globin është jetike.
    Historia e Ditës Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë
    Në vitin 2003, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) vendosi të përkushtojë dhe festojë Ditën Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

    28 prilli synon të inkurajojë, mbështesë dhe forcojë nevojën për të krijuar vazhdimisht një kulturë të sigurt dhe të shëndetshme, për të reduktuar dëmtimet, aksidentet, sëmundjet dhe vdekjet në punë për çdo punëtor dhe punonjës.

    Rreth 6.500 njerëz vdesin çdo ditë për shkak të aksidenteve që ndodhin në punë, si dhe nga sëmundjet e lidhura me punën ose 2.3 milionë vdekje në një vit

  • Lulzim Basha me pensionistët në Laprakë: Nuk do ketë ilaç që do hyjë në Shqipëri ndryshe nga ilaçet ndërkombëtare

    Lulzim Basha me pensionistët në Laprakë: Nuk do ketë ilaç që do hyjë në Shqipëri ndryshe nga ilaçet ndërkombëtare

    Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë takimit që zhvilloi me pensionistë në zonën e Laprakës në Tiranë, u pyet se çfarë masash do të marrë për ilaçet jo të sigurta që hyjnë në Shqipëri.
    Basha theksoi se një nga masat që do merret do të jetë homologimi i ilaçeve shqiptare me ato europiane dhe ndërkombëtare. Sipas tij, çdo ilaç që është çertifikuar si i sigurt në Bashkimin Europian, SHBA, Britaninë e Madhe, Australi, dhe vendet e tjera të zhvilluara do të çertifikohet gjithashtu si i sigurt për pacientët shqiptarë.

    Ai tha se vendimin për të hequr homologimin e ilaçeve ishte i ish-ministrit Ilir Beqja, i cili sot ndodhet tek 7×7-313, duke i hapur rrugë mafias së barnave, e cila përfiton nga ilaçet e paçertifikuara dhe me cilësi të dyshimtë. Basha u shpreh se politikat e qeverisë aktuale kanë vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve dhe se ata që janë përgjegjës për këtë, do të japin llogari.
    Pjesë nga bashkëbisedim:
    Pensionisti: Unë kam gruan time që e kam pak pa qejf dhe i mori ilaçet jashtë. Sepse ilaçet tona nuk kanë efekt. Si do të punojmë që këto ilaçe mos të na vijnë, e të vijnë tamam për të gjithë ne shqiptarët, pleqtë sidomos?
    Lulzim Basha: Me një fjali do të përgjigjem dhe pastajdo e zgjeroj pak. Ne do ta zgjidhim këtë duke bërë hologimin e ilaçeve shqiptare me ilaçet Europiane. Çfarë do me thënë kjo? Çdo ilaç që është çertifikuar në Bashkimin Europian, në Amerikë, në Britaninë e Madhe, në Australi, në Zelandë, në Japoni si i sigurt për pacientët e këtyre vendeve, do të çertifikohet si i sigurt për pacientin shqiptar. Asnjë ilaç që nuk është çertifikuar të paktën në një nga këto vende, Bashkimi europian, Zvicër, Norvegji, Britani, Kanada, Australi, Zelandë e Re, Japoni, vendet kryesore të OECD-së, asnjë ilaç që nuk është çertifikuar për këta pacientë, nuk do lejohet më të hyj në tregun shqiptar dhe t’i shërbehet si ilaç pa efekt apo nganjëherë me efekt të dëmshëm për shëndetin e pacientëve shqiptarë. Ça është e mirë për amerikanët dhe europianët, është e mirë edhe për shqiptarët. Çfarë nuk është e mirë për europianët dhe amerikanët, nuk është e mirë për shqiptarët, nuk do lejohet më të hyj.
    Përgjigjja e gjatë e pyetjes është kjo; Ilir Beqja, tek 7×7-313, një nga gjërat e para që bëri, është që e hoqi homologimin. Tha, mund të futen dhe ilaçe të tjera. Pse e hoqi? Që të përfitonte mafia e ilaçeve.dhe mafia e ilaçeve shkon i merr këto nga vende ku cilësia është e pasigurtë në rastin më të pakët, është e pa kontrolluar. I merr për një çmim shumë të ulët dhe i shet me çmime të larta këtu që të përfitojnë ata 4,5 shokë të Edi Ramës që janë lidhur me këto. Kjo është mafia e barnave që vret më shumë shqiptarë se çdo mafie tjetër. Homologim e para, e dyta gjithçka që kaën bërë këta në këto 12 vite do japin llogari, nuk do ta hedhin kaq lehtë. I pari ka shku në burg, por kjo i ka kushtu jetë njerëzish Shqipërisë.

  • “Ministri i Ramës që sot ndodhet tek 313, favorizoi mafien e barnave”, Basha: Nuk do ketë ilaç që do hyj në Shqipëri…

    “Ministri i Ramës që sot ndodhet tek 313, favorizoi mafien e barnave”, Basha: Nuk do ketë ilaç që do hyj në Shqipëri…

    Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë takimit që zhvilloi me pensionistë në zonën e Laprakës në Tiranë, u pyet se çfarë masash do të marrë për ilaçet jo të sigurta që hyjnë në Shqipëri.
    Basha theksoi se një nga masat që do merret do të jetë homologimi i ilaçeve shqiptare me ato europiane dhe ndërkombëtare. Sipas tij, çdo ilaç që është çertifikuar si i sigurt në Bashkimin Europian, SHBA, Britaninë e Madhe, Australi, dhe vendet e tjera të zhvilluara do të çertifikohet gjithashtu si i sigurt për pacientët shqiptarë.
    Ai tha se vendimin për të hequr homologimin e ilaçeve ishte i ish-ministrit Ilir Beqja, i cili sot ndodhet tek 7×7-313, duke i hapur rrugë mafias së barnave, e cila përfiton nga ilaçet e paçertifikuara dhe me cilësi të dyshimtë. Basha u shpreh se politikat e qeverisë aktuale kanë vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve dhe se ata që janë përgjegjës për këtë, do të japin llogari.
    Pjesë nga bashkëbisedim:
    Pensionisti: Unë kam gruan time që e kam pak pa qejf dhe i mori ilaçet jashtë. Sepse ilaçet tona nuk kanë efekt. Si do të punojmë që këto ilaçe mos të na vijnë, e të vijnë tamam për të gjithë ne shqiptarët, pleqtë sidomos?
    Lulzim Basha: Me një fjali do të përgjigjem dhe pastajdo e zgjeroj pak. Ne do ta zgjidhim këtë duke bërë hologimin e ilaçeve shqiptare me ilaçet Europiane. Çfarë do me thënë kjo? Çdo ilaç që është çertifikuar në Bashkimin Europian, në Amerikë, në Britaninë e Madhe, në Australi, në Zelandë, në Japoni si i sigurt për pacientët e këtyre vendeve, do të çertifikohet si i sigurt për pacientin shqiptar. Asnjë ilaç që nuk është çertifikuar të paktën në një nga këto vende, Bashkimi europian, Zvicër, Norvegji, Britani, Kanada, Australi, Zelandë e Re, Japoni, vendet kryesore të OECD-së, asnjë ilaç që nuk është çertifikuar për këta pacientë, nuk do lejohet më të hyj në tregun shqiptar dhe t’i shërbehet si ilaç pa efekt apo nganjëherë me efekt të dëmshëm për shëndetin e pacientëve shqiptarë. Ça është e mirë për amerikanët dhe europianët, është e mirë edhe për shqiptarët. Çfarë nuk është e mirë për europianët dhe amerikanët, nuk është e mirë për shqiptarët, nuk do lejohet më të hyj.
    Përgjigjja e gjatë e pyetjes është kjo; Ilir Beqja, tek 7×7-313, një nga gjërat e para që bëri, është që e hoqi homologimin. Tha, mund të futen dhe ilaçe të tjera. Pse e hoqi? Që të përfitonte mafia e ilaçeve.dhe mafia e ilaçeve shkon i merr këto nga vende ku cilësia është e pasigurtë në rastin më të pakët, është e pa kontrolluar. I merr për një çmim shumë të ulët dhe i shet me çmime të larta këtu që të përfitojnë ata 4,5 shokë të Edi Ramës që janë lidhur me këto. Kjo është mafia e barnave që vret më shumë shqiptarë se çdo mafie tjetër. Homologim e para, e dyta gjithçka që kaën bërë këta në këto 12 vite do japin llogari, nuk do ta hedhin kaq lehtë. I pari ka shku në burg, por kjo i ka kushtu jetë njerëzish Shqipërisë.

  • VIDEO/ Njihuni me stilin dhe zërin e këngëtares Edona Hossli, vjen me projektin ”Du me pi”

    VIDEO/ Njihuni me stilin dhe zërin e këngëtares Edona Hossli, vjen me projektin ”Du me pi”

    Showbiz E Premte, 18 Prill 2025 14:10
    Një tjetër artiste me plot stil, zë të veçantë dhe me një të ardhme të sigurt në muzikë i është shtuar tregut shqiptar. Bëhet fjalë për bukuroshen Edona Hossli, e cila publikoi projektin e saj të parë një vit më parë, me titullin “Pikë në zemër”, një këngë mjaft e bukur, realizuar nga produksioni i videove DremaFilms. Kompania Shqip Vibes merret me menaxhimin e saj për të gjitha projektet në vazhdim.
    Edona në bashkëpunim me Studio ARecording, ka gjetur një rrugë të sigurt për të sjellë projekte cilësore dhe premtuese. Ajo jeton në Zvicër, por me origjinë është nga Prizreni. Hobi i saj i kahershëm muzika tashmë është kthyer në realitet, duke u vlerësuar gjithnjë e më shumë nga publiku. Projekti i saj i dytë, me titull “Po du me pi”, është tashmë i publikuar dhe mund ta gjeni në linkun më poshtë. Jemi të sigurt se do t’ju pëlqejë! Mësojmë se projekti i radhës do të vijë me xhirime në një nga vendet më piktoreske të Zvicrës, në Lauterbrunnen, dhe do të titullohet “Pse ma cingërron”.

    Edona edhe pse jeton larg Kosovës apo Shqipërisë, ndjek me përkushtim skenën muzikore shqiptare dhe preferon muzikën moderne. Ajo është gjithashtu një modele, pjesë e agjencisë së modelingut Prime Model Agentur në Zvicër. Një plus i madh për të, sepse përveç zërit dhe stilit, shkëlqen edhe vizualisht.

  • Meloni në Shtëpinë e Bardhë, Trump: 100% i sigurt për një marrëveshje tarifore me BE

    Meloni në Shtëpinë e Bardhë, Trump: 100% i sigurt për një marrëveshje tarifore me BE

    Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni zhvilloi një takim me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, teksa të dy udhëheqësit thanë se janë optimistë se bisedimet e tyre do të çojnë në një marrëveshje tregtare SHBA-Itali.
    Donald Trump, duke mirëpritur kryeministren italiane Giorgia Meloni, tha se ishte “100 për qind i sigurt” se do të kishte një marrëveshje për tarifat me Bashkimin Evropian. Meloni, nga ana e saj, ra dakord, duke i quajtur Shtetet e Bashkuara një “partner të besueshëm”.
    “Unë mendoj se ajo është një kryeministre e shkëlqyer. Unë mendoj se ajo po bën një punë fantastike”, tha Donald Trump pas ardhjes së Melonit.
    Nga ana e saj, Meloni tha se ishte e sigurt se mund të arrinte një marrëveshje me Donald Trump.
    “Jam e sigurt se mund të bëjmë një marrëveshje. Unë jam këtu për të ndihmuar me këtë. Unë mendoj se mënyra më e mirë është të jesh i sinqertë“, tha ajo.
    Kryeministrja italiane është liderja e parë evropiane që takohet me presidentin amerikan pas vendosjes së tarifave për importet evropiane.
    Giorgia Meloni siguroi takimin si udhëheqëse e Italisë, por do të përfaqësojë edhe BE-në në një moment kritik të luftës tregtare.
    Ajo kishte qenë në kontakt të ngushtë me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen para udhëtimit dhe “qasja është e koordinuar ngushtë”, tha një zëdhënës i Komisionit.
    “Ne e dimë se jemi në një moment të vështirë. Sigurisht, unë e di shumë mirë se çfarë përfaqësoj“, tha Meloni këtë javë në Romë.
    Liderët europianë e konsiderojnë mjaft kritik këtë takim, pasi besojnë se në këtë mënyrë do të mund të zbulojnë qëllimet e presidentit amerikan, por edhe nëse kanë terrenin e duhur për të kapërcyer krizën që ka pasuar tarifat e vendosura nga Trump.
    Kujtojmë se tarifat janë pezulluar për 90 ditë, duke i dhënë BE-së dhe SHBA-së një shans për të negociuar.

  • Altimira: Jemi të sigurt për t’u sjellë gëzim tifozëve të Betis

    Altimira: Jemi të sigurt për t’u sjellë gëzim tifozëve të Betis

    Ndeshje për t’u administruar në Poloni me Betis Sevilje teksa në sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Konferencës fitoi 2-0.

    “Një mundësi unike.” Kështu e paraqet Serxhi Altimira ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Konferencës kundër Jagielonias.

    Mesfushori andaluzian foli në konferencën për shtyp: “Po i afrohemi kësaj ndeshjeje sikur të ishte një finale – filloi ai – pavarësisht avantazhit nga ndeshja e parë. Duhet të dalim atje dhe të fitojmë, dhe po punojmë shumë për ta bërë këtë.”

    Vazhdo leximin

  • Dumani paralajmëron: Nëse prokurori s’është i sigurt te fajësia, më mirë të tërhiqet

    Dumani paralajmëron: Nëse prokurori s’është i sigurt te fajësia, më mirë të tërhiqet

    Gjatë raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se i ka këshilluar prokurorët që të jenë të kujdesshëm, pasi nëse nuk janë të sigurt në fajësinë e personit të pandehur, më mirë të tërhiqen, të kërkojë kohë ose pushimin e çështjes dhe gjykata e miraton nëse ai ka gabuar në klasifikimin e akuzës.
    Kjo deklaratë lidhej me një nga pyetjet e anëtarëve të KLP-së në lidhje me pafajësitë, çështjet në gjyq dhe rastet kur ka pasur gabime nga ana e prokurorëve apo dështime të çështjeve penale të përfaqësuara.
    “Numri i të pandehurve në rritje për ata që çohen në gjyq. Numri i pafajësive në ulje, por ulje e moderuar. Kam kërkuar nga prokurorët që të jenë të kujdesshëm kur paraqesin çështjen në seancën paraprake para gjyqtarit apo në vijim. Nëse nuk je i bindur për fajësinë e personit që është në gjykim më mirë vijo hetimin, merr kohë, kërko pushim të çështjes, dhe kjo mund të bëhet, gjyqtari e miraton, nëse është gabuar nga prokurori në klasifikimin e akuzës dhe çështjes vlerësohet më tej”, tha Altin Dumani.

  • Dumani: Nëse prokurori s’është i sigurt te fajësia, më mirë të tërhiqet

    Dumani: Nëse prokurori s’është i sigurt te fajësia, më mirë të tërhiqet

    Kreu i SPAK, Altin Dumani, tha se nëse një prokuror nuk është i sigurt në fajësinë e personit të pandehur, më mirë të tërhiqet, të kërkojë kohë nëpërmjet pushimit të çështjes dhe të vlerësohet nëse ai ka gabuar në klasifikimin e akuzës.
    “Numri i të pandehurve është në rritje për ata që çohen në gjyq. Numri i pafajësive është në ulje, por ulje e moderuar. Kam kërkuar nga prokurorët që të jenë të kujdeshëm kur paraqesin çështjen në seancën paraprake para gjyqtarit apo në vijim. Nëse nuk je i bindur për fajësinë e personit që është në gjykim më mirë vijo hetimin, merr kohë, kërko pushim të çështjes, dhe kjo mund të bëhet, gjyqtari e miraton. Nëse është gabuar nga prokurori në klasifikimin e akuzës dhe çështjes vlerësohet më tej. Kemi hetuar 2 organizata kriminale gjatë vitit 2024. Mbni 10 mln euro në kripto, ka rritje. Me shumë vështirësi është arritur kjo, sepse nuk kishim eksperiencë. Bëhet fjalë për paranë digjitale, por u bë në bahskëpunim me partnerët, Belgjikën, Spanjën dhe Francën. Është rritur forca goditëse ndaj organizatave kriminale dhe grupeve kriminale”, tha Dumani teksa raportonte para anëtarëve të KLP-së.

  • U transferuan në Shqipëri/ Avokati i Gjykatës Evropiane jep konkluzionet për dy refugjatët nga Bangladeshi

    U transferuan në Shqipëri/ Avokati i Gjykatës Evropiane jep konkluzionet për dy refugjatët nga Bangladeshi

    Nga Alba Kepi/

    Konkluzionet e avokatit të përgjithshëm të Gjykatës Evropiane të Luksemburgut mbi dy azilantë që u është refuzuar kërkesa e qëndrimit të tyre në Itali e u transferuan në Shqipëri.

    Çështjet C-758/24 e C-759/24

    E RËNDËSISHME: Përfundimet e Avokatit të Përgjithshëm të Luksemburgut nuk janë të detyrueshme për Gjykatën e Drejtësisë. Detyra e avokatit të përgjithshëm konsiston në propozimin e Gjykatës, në pavarësi të plotë, të një zgjidhje ligjore për çështjen për të cilën ajo është caktuar. Gjyqtarët e Gjykatës tani fillojnë diskutimet për këtë çështje. Dënimi do të shprehet në një datë të mëvonshme.

    E RËNDËSISHME: Vendimi paraprak lejon gjyqtarët e Shteteve Anëtare, në kontekstin e një mosmarrëveshjeje të të cilit i janë drejtuar, të konsultohen me Gjykatën në lidhje me interpretimin e ligjit të Unionit ose vlefshmërinë e akti i Unionit. Gjykata nuk e zgjidh mosmarrëveshjen kombëtare. I takon gjyqtarit kombëtar të zgjidhë çështjen në përputhje me vendimin e Gjykatës. Ky vendim është po aq i detyrueshëm edhe për gjyqtarët e tjerë kombëtarë të cilëve u takon të përballen me një problem të ngjashëm.

    Avokati;

    Mbrojtja ndërkombëtare: sipas Avokatit të Përgjithshëm Richard de la Tour, një Shtet Anëtar mund të përcaktojë vende të sigurta të origjinës me anë të një akti legjislativ dhe duhet të zbulojë burimet për qëllime të shqyrtimit gjyqësor të informacionit mbi të cilin bazohet ky emërtim.

    Çdo vend anëtar mund të caktojë një vend të tretë si vend të sigurt të origjinës me anë të një akti legjislativ. Megjithatë, gjyqtari kombëtar i thirrur për të shqyrtuar një ankim kundër refuzimit të një kërkese për mbrojtje ndërkombëtare duhet të ketë, në kontekstin e shqyrtimit të legjitimitetit të atij akti, burimet e informacionit që shërbyen si bazë për këtë përcaktim.

    Shteti anëtar mundet gjithashtu, në kushte të caktuara, t’i japë statusin e një vendi të tretë, një vendi të tretë origjinë të sigurt, duke identifikuar kategori të kufizuara njerëzish që mund të ekspozohen atje rrezikun e persekutimit ose shkeljeve të rënda.

    Në përputhje me Direktivën 2013/32 2, Shtetet Anëtare mund të përshpejtojnë shqyrtimin e kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare dhe të kryejë procedurën në kufi nëse kërkesa të tilla vijnë nga shtetas të vendeve që beson se ato ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme.

    Në Itali, përcaktimi i këtyre vendeve të treta si vende të sigurta të origjinë bëhet me një akt legjislativ të vitit 2024.

    Pikërisht në këtë kuadër dy shtetas Bangladesh janë transferuar në një qendër paraburgimi të përkohshëm në Shqipëri nga aplikimi i protokollit Itali-Shqipëri , kanë paraqitur kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare.

    Kërkesa e tyre është shqyrtuar sipas procedurës së përshpejtuar në kufi nga autoritetet italiane që e kanë refuzuar si të pabazuar, pasi vendi i tyre i origjinës konsiderohej i sigurt.

    Ankuesit e apeluan vendimin e refuzimit në Gjykatën e zakonshme të Romës, e cila apeloi në Gjykatë të drejtësisë për të sqaruar zbatimin e konceptit të vendit të sigurt të origjinës dhe detyrimet e Shteteve Anëtare në çështje e shqyrtimit gjyqësor efektiv. Gjyqtari referues argumenton se, në kundërshtim me regjimin e mëparshëm, akti legjislativ i vitit 2024 nuk specifikon burimet e informacionit mbi të cilat ligjvënësi italian është mbështetur për të vlerësuar sigurinë e vendit. Prandaj, si kërkuesi ashtu edhe autoriteti gjyqësor do të privoheshin nga mundësia dhe, respektivisht, kontrolli i legjitimitetit të një prezumimi të tillë sigurie, duke shqyrtuar në veçanërisht prejardhja, autoriteti, besueshmëria, rëndësia, afati kohor dhe shterueshmëria e burimeve të tilla.

    Lidhur me mundësinë e përcaktimit të një vendi të tretë si vend të sigurte të origjinës ndërkohë që nuk është për kategori të caktuara njerëzish, Avokati i Përgjithshëm Richard de la Tour beson se direktiva nuk e përjashton atë. Shteti anëtar i jep një vendi të tretë statusin e vendit të sigurt të origjinës, ndërkohë që identifikon kategori të kufizuara njerëzish që mund të ekspozohen, në atë vend, ndaj rrezikut të persekutimit ose shkeljeve serioze. Kjo është e mundur vetëm nëse, nga njëra anë, situata juridike dhe politike e atij vendi karakterizon një regjim demokracie që garanton popullatën e përgjithshme në mbrojtje të qëndrueshme ndaj rreziqeve të tilla dhe, nga ana tjetër, Shteti Anëtar në fjalë i përjashton shprehimisht këto kategori personash nga aplikimi i vendit të origjinën e sigurt dhe prezumimin e sigurisë së lidhur me të.