Tag: siguron

  • Vajekano pas 25 viteve rikthehet në Europë, feston dhe Selta

    Rajo Vajekano me Ivan Balliun në formacion arrin ëndrrën e madhe të rikthimit për të garuar në kompeticionet e UEFA-s. Falë barazimit të sotëm me Majorkën 0-0, e kombinuar me barazimin 1-1 të Alaves- Osasuna, skuadra madrilene siguron pjesëmarrjen në Conference League.

    Invazion festiv në stadium dhe emocione jashtë tij me tifozët e shumtë që jetojnë këtë realitet.

    Siguron Europa League edhe Selta Vigo e cila fitoi 1-2 me Getafen po në Madrid. Ndërkohë më herët Espanjol i Marash Kumbullës siguroi qëndrimin në La Liga pas fitores 2-0 me Las Palmas.

    Vazhdo leximin

  • Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

    Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

    Arsenali ka siguruar matematikisht vendin e dytë në Premier League pas një fitoreje minimale 1-0 ndaj Newcastle United.
    Goli i vetëm i takimit u realizua nga mesfushori anglez Declan Rice në minutën e 55-të, duke i dhënë “Topçinjve” tre pikë të çmuara në një sfidë ku dominuan kontrollin e lojës.
    Skuadra e Eddie Howe vuajti mungesën e sulmuesit kryesor Alexander Isak, duke treguar vështirësi për të krijuar raste të rrezikshme përpara portës së Arsenalit.
    Me këtë rezultat, Arsenali përfundon kampionatin në vendin e dytë, pas Liverpool-it kampion.

  • Mjafton “perla” e Declan Rice, Arsenal fiton ndaj Newcastle dhe siguron vendin e dytë (video)

    Mjafton “perla” e Declan Rice, Arsenal fiton ndaj Newcastle dhe siguron vendin e dytë (video)

    18 Maj 2025

    19:27

    Telesport

    Arsenal ka fituar 1-0 ndaj Neëcastle në “Emirates, në javën e parafundit në Premier League. Pjesa e parë e takimit u mbyll në barazim pa gola, ndërsa rezultati do të zhbllokohej në minutën e 55-të, ku Declan Rice shënoi një gol fantastic në kufijtë e zonës së rreptësisë. SHIKOGOLIN
    Shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Arsenal fiton 1-0 dhe siguron vendin e dytë, me 71 pikë, 5 pikë më shumë se vendi i tretë që mbahet pikërisht nga Newcastle.
    Kur mbetet edhe një javë nga fundi i këtij sezoni në Premier League, janë 5 ekipe në garë për 3 bileta që të dërgojnë në Champions për sezonin e ardhshëm. Pjesa tjetër është e zgjidhur, Liverpool është shpallur zyrtarisht kampion javë më parë, po ashtu janë zyrtarizuar edhe 3 ekipet që zbresin në Championship, pra në javën e fundit mbetet për t’u përcaktuar ekipet që do të shkojnë në Kupat e Europës.

  • Qarku i Fierit/ Numërohen rreth 90% e kutive, kryeson PS me mbi 86 mijë vota, siguron 12 mandate, PD vetëm 4.

    Qarku i Fierit/ Numërohen rreth 90% e kutive, kryeson PS me mbi 86 mijë vota, siguron 12 mandate, PD vetëm 4.

    Në qarkun e Fierit, janë numëruar deri tani 525 nga 587 qendrat e votimit.Reklama në FieriWeb

    Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) udhëheq me 86170 vota, që përbën 62.73% të totalit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) është i dyti me 35.438 vota (25.80%).Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Sipas rezultateve të deritanishme,. PS siguron në këtë qark 12 mandate, ndërkohë PS-ASHM merr 4 të tilla.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • Numërohen të gjithë kutitë e qarkut Vlorë/ Partia Socialiste siguron mbi 58% të votave me 8 deputetë, PD merr 4 deputetë

    Numërohen të gjithë kutitë e qarkut Vlorë/ Partia Socialiste siguron mbi 58% të votave me 8 deputetë, PD merr 4 deputetë

    Edhe në qarkun e Vlorës procesi i numërimit është thuajse në përfundim.Reklama në FieriWeb

    Sipas të dhënave të deritanishme, kur ka mbetur vetëm 1 kuti nga nxjerrja e rezultatit përfundimtar, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka siguruar 53.235 vota, që përbën 58.72% të totalit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) deri tani renditet si forcë e dytë me 24.134 vota (26.62%).Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Sipas rezultateve të deritanishme, PS siguron në këtë qark 8 mandate, ndërkohë PD-ASHM merr 4 deputet.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • PS siguron fitore edhe në Vlorë

    PS siguron fitore edhe në Vlorë

    FOTO ILUSTRUESE

    VLORË-Partia Socialiste ka siguruar fitoren në Vlorë. Konkretisht socialistët kanë marrë 53083 të votave ose ndryshe 58.73 %. 
    Ndërsa PD-ASHM ka marrë vetëm 24094 vota ose 26.66 %, 4 mandate. Nisma Shqipëria Bëhet renditet forcë e tretë me 4857 vota, ndjekur nga Partia Mundësia me 4526 vota.

    rezultati

  • Numërohen 181 nga 275 kuti në qarkun e Beratit/ PS siguron 5 mandate, ja sa merr Partia Demokratike

    Numërohen 181 nga 275 kuti në qarkun e Beratit/ PS siguron 5 mandate, ja sa merr Partia Demokratike

    Ka nisur procesi i numërimit të votave në qarkun e Beratit.

    Nga 275 kuti janë numëruar deri tani 181 kuti.
    PS ka marrë 24705 vota, PD 12751 vota, Shqipëria Bëhet 2983 vota.
    Deri më tani PS ka siguruar 5 mandate, kurse PD 2.

    Top Channel

  • Numërohen 124 nga 198 kuti në qarkun e Gjirokastrës, PD siguron rreth 6635 vota

    Numërohen 124 nga 198 kuti në qarkun e Gjirokastrës, PD siguron rreth 6635 vota

    Në qarkun e Gjirokastrës, janë numëruar deri tani 124 nga 198 QV, dhe sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 15.234 vota, që përbën 65.18% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ndjek me 6635 vota, ose 27.95 %.
    Partitë e tjera kanë marrë mbështetje më të vogël, me Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet që ka siguruar 744 vota (3.13%), Partinë Mundësia me 334 vota (1.41 %), dhe Lëvizjen Bashkë me 236 vota (0.99%).

  • Numërohen 80 nga 139 kuti në Kukës/ PD në avantazh ndaj PS, siguron 2 mandate, socialistët 1

    Numërohen 80 nga 139 kuti në Kukës/ PD në avantazh ndaj PS, siguron 2 mandate, socialistët 1

    Procesi i numërimit vijon edhe në Kukës.

    Deri tani janë numëruar 80 kuti nga 139 në këtë qark, ku PD kryeson me 10896 vota.
    Ndërkohë PS ka marrë 6680 vota. Ndiqet nga PSD me 3012 vota.
    Shqipëria Bëhet ka mundur të marrë vetëm 123 vota deri më tani.

    Top Channel

  • Tirana siguron mbijetesën në Superirore, Vllaznia fiton mes tensionit me Dinamon dhe shkon në finalen e titullit

    Tirana siguron mbijetesën në Superirore, Vllaznia fiton mes tensionit me Dinamon dhe shkon në finalen e titullit

    Adriatik BALLA
    Mbrëmë u luajtën dy ndeshje të rëndësishme për fatet e sezonit. Në fillim, në orën 18:00, Tirana dhe Pogradeci u përplasën në “Elbasan Arena” për një vend në elitë, duel që u fitua nga bardheblutë 1-0 pas një 90-minutëshi plot ankth për kryeqytetasit, sigurimi i elitës për të cilët erdhi nga një autogol i kundërshtarit. Kurse ndeshja tjetër emocionuese e mbrëmjes ishte ajo e luajtur në stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet, midis Vllaznisë dhe Dinamos, në kuadër të gjysmëfinales së “Final Four”, formulë që u jep shansin katër skuadrave të renditura në vendet e para të fitojnë titullin kampion. Këtë duel e fitoi Vllaznia me shifrat 2-1. Në duelin e mbrëmshëm në fillim shënoi Dinamo, por golin e anuloi gjyqtari Hamiti pasi u konsultua me VAR. Tensioni ishte dukshëm i madh në të dy kampet, por Vllaznia u shfaq më këmbëngulëse.
    Në minutën e 29-të, pas një goditje këndi, Mandela prek sferën me dorë në zonë e bluve. Hamiti nuk ka dyshime dhe bën shenjë nga pika e bardhë për penallti. Nga pika e bardhë e 11-metërshit Balaj nuk fal dhe dërgon topin në rrjetë. 1-0 për Vllazninë. 6 minuta më vonë, Vllaznia fiton një tjetër penallti. E sërish është Dinamo që e shkakton. Këtë herë është Meksi me dorën e hapur në zonë. Hamiti heziton, por pasi sheh pamjet me VAR bën shenjë nga pika e bardhë! Është sërish Balaj që nuk fal dhe tund rrjetën për herë të dytë, duke e çuar rezultatin në 2-0. Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë. Por në fillim të pjesës së dytë, saktësisht në minutën e 51-të, Dinamo e ngushton rezultatin, me gol të shënuar nga Mandela. Pas këtij goli Dinamo merr epërsi psikologjike dhe zotëron fushën, duke ndërtuar aksione të shumta sulmuese për të barazuar shifrat. Tensioni në fushë është evident dhe gjyqtari Hamiti ndëshkon disa lojtarë nga të dy kampet me karton të verdhë, një pjesë edhe për protesta ndaj trupës së arbitrave. Edhe pse Dinamo këmbënguli deri në fund, nuk ia doli të barazojë. Vllaznia fiton 2-1 dhe siguron finalen e “Final Four”, ku do të presë fituesin e ndeshjes Egnatia-Partizani që luhet sot në orën 20:00, po në stadiumin kombëtar në Tiranë.
    Tirana siguron mbijetesën në Superiroe
    Tirana mundi Pogradecin 1-0 në finale e “play-out”-it për qëndrimin në Superligë. Në fakt, bardheblutë ishin dukshëm favoritë për suksesin ndaj skuadrës së Kategorisë së Parë, por liqenorët në fraksionin e parë të lojës vunë disa herë në vështirësi portën e Selmanit. Ndërsa kryeqytetasit krijuan më shumë e në fund panë edhe t’i anulohej një gol. Në fraksionin e dytë të lojës, në fushë ishte praktikisht vetëm Tirana, e cila krijoi volum loje përballë Pogradecit të tërhequr në mbrojtje, në pritje të ndonjë kundërsulmi. Trysnia e bardhebluve dha frytet e saj vetëm në minutën e fundit, kur një gjuajtje e Zharmunit u devijua në portën e vet nga Hysenallari, duke i dorëzuar Tiranës fitoren minimale që i mundësoi qëndrimin në elitë edhe në edicionin e ardhshëm. Por kjo ecuri e dobët sezonale e bardhebluve kërkon analizë të thellë e të gjerë, për të parë shkaqet pse skuadra arriti deri në këtë pikë, jo vetëm duke mkos qenë në garë për trofe, por rreziikoi seriozisht të binte nga kategoria e të regjistronte një trp për klubin 105 vjeçar.