Kosova triumfon 0-2 ndaj Sllovenisë, duke prerë një biletë për në Play Off të Botërorit.
Sfida nisi me ritëm të lartë, me dardanët që u vendosën menjëherë në kërkim të golit të avantazhit. Pas gjashtë minutash lojë, ishte Fisnik Asllani që ndezi festën mysafire.
Me një goditje me të djathtën tokazi, ai ia doli që të dërgojë topin në rrjetë. Vendasit u përpoqën që të reagojnë në pjesën e parë, por ekipi i Fodas ishte i vendosur mirë duke mos lejuar hapësira. Gjërat u lehtësuan në pjesën e dytë, pasi Sllovenia mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Stojanovic, ndërsa realizuan edhe një autogol që në fund rezultoi fatal. Vëmendja e Kosovës është tani te shorti i 20 nëntorit, aty ku do hidhet shorti i Play Off.
Tag: sigurohet
-

‘Sigurohet’ Kosova/ Mrekullia dardane shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit
-

Një vit para se të ndahej nga jeta, sigurohet fotografia e veçantë e Fatos Nanos
Ish-lideri dhe ish-kryeministri socialist, pas largimit nga politika, mbajti një profil të ulët publik.
Janë të pakta fotot dhe pamjet filmike gjatë viteve të fundit të njeriut që modernizoi Partinë Socialiste dhe i dha ton politikës shqiptare.
Është mundur të sigurohet fotoja e zotit Nano, shkrepur një vit më parë. Ai është fiksuar në këtë foto pas një dreke me Taulant Ballën dhe Gramoz Ruçin, dy prej miqve të tij më të afërt.
Edhe pse Fatos Nano e kishte ngushtuar në maksimum rrethin e personave me të cilët takohej, nuk kanë munguar asnjëherë takimet e shpeshta me Ballën dhe Ruçin.