Tag: sigurisë

  • Situata nga moti shkakton përmbytje/ Rritja e prurjeve në Devoll: HEC-i i Moglicës hap portën e shkarkimit

    Situata nga moti shkakton përmbytje/ Rritja e prurjeve në Devoll: HEC-i i Moglicës hap portën e shkarkimit

    Prurjet e shumta të lumit Devoll gjatë orëve të fundit kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit në basenin e HEC-it të Moglicës, duke e çuar atë në kufijtë maksimalë teknikë. Si pasojë, strukturat përgjegjëse kanë aktivizuar protokollet e sigurisë dhe kanë hapur një nga portat e shkarkimit për të garantuar funksionimin normal të hidrocentralit. 

    Sipas burimeve zyrtare, procesi i shkarkimit po kryhet i kontrolluar dhe në përputhje me parametrat e sigurisë, pa rrezikuar zonat poshtë digës. 

    Territorit përreth vijon të monitorohet nga grupet e gatishmërisë, ndërsa qytetarët janë këshilluar të qëndrojnë larg shtratit të lumit Devoll dhe zonave të ekspozuara ndaj rritjes së nivelit të ujit.

    Shumë familje janë detyruar të evakuohen pasi banesat e tyre janë përmbytur. 

  • Të shoqëruar nga policia, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli paraqiten në GJKKO, priten të njihen me masën e sigurisë

    Të shoqëruar nga policia, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli paraqiten në GJKKO, priten të njihen me masën e sigurisë

    Kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli janë paraqitur në GJKKO, teksa priten të njihen me masën e sigurisë.

    Gjykata e Posaçme ka lëshuar dy masa sigurie “arrest në shtëpie” për dy vartësit e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
    Gjykata e Posaçme do të zhvillojë sot, në orën 09:00, seancën gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të masës së sigurisë ndaj Ballukut, Gjylit dhe Elezit.

    Top Channel

  • Sot seanca për Ballukun dhe drejtorët/ Mbërrijnë në GJKKO  Gjyli dhe Elezi të shoqëruar nga policia

    Sot seanca për Ballukun dhe drejtorët/ Mbërrijnë në GJKKO Gjyli dhe Elezi të shoqëruar nga policia

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillon sot, në orën 09:00, seancën gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të masës së sigurisë për Belinda Ballukun, Gentian Gjylin dhe Erald Elezin.
    Tre të pandehurit janë pjesë e procedimit penal nr. 136/2025 të SPAK, që lidhet me hetimet për procedurat e tenderave të tunelit të Llogarasë dhe të lotit nr. 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Sipas dyshimeve të prokurorisë, kontraktorët fitues mund të jenë paracaktuar.
    Dy ditë më parë, GJKKO vendosi masën e pezullimit nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për ish-zv.kryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Ndërkohë, për drejtorin e ARRSH-së, Gentian Gjylin, dhe administratorin e KESH-it, Erald Elezin, u caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
    Balluku po hetohet në lidhje me procedurat e tenderimit për tunelin e Llogarasë dhe projektin e Unazës së Madhe, ndërsa akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera”.

  • Siguria kibernetike, KLSH: Sistemi e-Taxation shfaq ende dobësi

    Siguria kibernetike, KLSH: Sistemi e-Taxation shfaq ende dobësi

    Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vlerësuar se sitemi e-Taxation i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve shfaq ende mangësi në disa aspekte duke e bërë atë të ekspozuar ndaj risqeve të mundshme kibernetike.
    Në një auditim të dedikuar audituesit nënvizojnë se megjithëse janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt përmirësimit të sigurisë kibernetike në Shqipëri, auditimi vuri në dukje nevojën e menjëhershme për forcimin dhe harmonizimin e kuadrit ligjor e rregullator, në veçanti përsa i përket zbatimit të masave të sigurisë në infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit.
    “Mospërputhjet ligjore, mungesa e trajnimeve dhe e dokumentacionit për përdoruesit fundorë, si dhe boshllëqet në burimet njerëzore të specializuara, si në Drejtorinë e Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike ashtu edhe në sektorin e Sigurisë së të Dhënave, rrisin ndjeshëm ekspozimin ndaj risqeve kibernetike dhe kufizojnë kapacitetin reagues ndaj incidenteve” thuhet në përmbledhjen e auditimit.
    I njëjti gjykon se në aspektin teknik, auditimi identifikoi mungesë dokumentacioni dhe kontrolle të pamjaftueshme mjedisore në rast përmbytjesh apo zjarresh në Data Center-in Qeveritar.
    “Po ashtu, në sistemin eTaxation, mungesa e enkriptimit të të dhënave, shqyrtimi jo i rregullt i log-eve dhe mungesa e kontrolleve për aksesin e jashtëm e palët e treta, paraqesin një kërcënim për sigurinë e informacionit” nënvizon auditimi.
    Sipas KLSH ajo që bien ë sy është mosplotësimi i stafit me të gjithë vendet e parashikuara në organikë ku paraqiten vakanca.
    Konkretisht Drejtoria e Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov, e vendosur pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, është e pa plotësuar me personel dhe funksionon aktualisht me vetëm 15 punonjës nga 29 që parashikohen në organikë.
    “Po ashtu, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, struktura e atashuar TIK e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit ka një organikë të miratuar me 41 punonjës, përfshirë Sektorin e Sigurisë së të Dhënave me 3 pozita të miratuara. Megjithatë, ky sektor është plotësisht i pa plotësuar dhe të gjitha pozitat janë vakante” thuhet në auditim.
    Për këto gjetje KLSH ka rekomanduar një sërë masash që duhet të merren si nga Tatimet edhe nga AKSHI lidhur me rritjen e sigurisë kibernetike./Monitor

  • ‘SPAK duhej të kishte dhënë masën e sigurisë që momentin e parë’, Muçi: E hapur mundësia e dëmtimit të provave

    ‘SPAK duhej të kishte dhënë masën e sigurisë që momentin e parë’, Muçi: E hapur mundësia e dëmtimit të provave

    Ish-gjyqtari i Kushtetueses Besnik Muçi komentoi mbrëmjen e sotme, pezullimin e Belinda Balluku nga postet qeveritare, si ajo zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
    Muçi thekson se SPAK duhej të kishte marrë një masë sigurimi ndaj Ballukut që në momentin kur u mor e pandehur, pasi përbënte rrezik potencial në prishjen e provave për shkak të pozicionit në qeveri.
    Besnik Muçi: Është zgjedhje e prokurorisë. Në një analizë, procesimi penal ka një logjikë ligjore dhe faktike. Materiale. Çfarë ndodh kur ka prova të mjaftueshme për të dhënë masën e sigurisë. Marrja e pandehur jemi në kushtet e provave të mjaftueshme. Masa e sigurisë ka një vërtetueshmëri më të ulët se sa akuza. Në logjikë duhej të caktonte masë sigurie. Diskutimi ka qenë a mundet SPAK të marrë masë sigurimi ndaj një anëtari qeverie.
    Gjykata mund të marrë masë sigurie ndaj çdo zyrtari në Republikën e Shqipërisë, me përjashtim të deputetëve. Nëse ndodhen në kushtet e caktimit të masës së sigurimit, gjykata duhet të marrë. Pse nuk u mor masa? Kemi qenë në kushtet e masës së sigurimit në aspektin ligjor. Prokuroria duhej të kishte vlerësuar që në momentin e parë marrjen e masës së sigurisë. Se mund të vazhdonte vepra penale e lidhur me funksionon publik, mundësia e dëmtimit të provave ishte shumë e madhe. Zonja Balluku kemi diskutuar që duhet të japë dorëheqjen, se ishte provë edhe për kryeministrin pse nuk e shkarkoi.

  • Balluku prej më shumë se dy orësh në Kryeministri, Ulsi Manja hyn në godinë

    Balluku prej më shumë se dy orësh në Kryeministri, Ulsi Manja hyn në godinë

    Ish-ministri i Drejtësisë dhe deputeti socialist Ulsi Manja ka hyrë në ambientet e Kryeministrisë, ku prej më shumë se dy orësh ndodhet edhe Belinda Balluku.

    Zv/kryeministrja është njohur sot me masën e sigurisë së pezullimit nga detyra dhe heqjes së pasaportës nga GJKKO, teksa prej javësh ajo është marrë e pandehur nga SPAK.
    Besohet se Balluku po zhvillon një takim me kryeministrin Rama, i cili është nisur pikërisht sot pas shpalljes së masave të sigurisë nga GJKKO.

  • “Ja kur i hiqet mandati i deputetes”/ Masat e sigurisë ndaj Belinda Ballukut, sqaron gazetarja: Duhet të dorëzojë…

    “Ja kur i hiqet mandati i deputetes”/ Masat e sigurisë ndaj Belinda Ballukut, sqaron gazetarja: Duhet të dorëzojë…

    Zëvendës kryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, është tashmë nën 2 masa sigurie: Pezullim detyre dhe ndalim i daljes jashtë vendit.
    Gazetarja Klodian Lala raporton se masat janë marra në lidhje me akuza për Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe. Lala ka deklaruar se Balluku, e cila aktualisht ndodhet në Kryeministri, pritet të dorëzojë detyrë, e parashikuar kjo nga ligji.
    Sipas gazetares nëse Balluku nuk pranon të zbatojë ligjin, ndaj saj mund të merret një tjetër masë sigurie edhe më e rëndë.
    “Sipas ligjit duhet të dorëzojë zyrtarisht detyrat. Nëse nuk e zbaton vendimin e gjykatës mund të kemi edhe një ashpërsim të masës së sigurisë.Gjykata nuk cakton dot masë sigurie për deputetin pa marrë autorizim, pra do të vijojë të jetë deputete për sa kohë nuk i është kërkuar heqja e mandatit, çka mund të ndodhë në rast se ndaj saj do të ngrihen masa të tjera të sigurisë”, tha ajo.

  • GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun, cakton arrest shtëpie për dy vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

    GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun, cakton arrest shtëpie për dy vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

    GJKKO pezullon nga detyra zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
    Gjykata e Posaçme ka marrë dy masa sigurie për Belinda Ballukun, pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zëvendëskryeministre dhe ministre, dhe ndalim i daljes jashtë vendit.

    Ndërkohë, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie për Gentian Gjylin, kreu i ARRSH dhe Erald Elezit, aktualisht drejtor i KESH.

    Ata janë dy nga 5 personat që janë marrë të pandehur për tenderin e Llogarasë.

    Ndërkohë në një reagim për mediat, GJKKO shprehet se masat e sigurisë ndaj zv.kryeministres Balluku kanë karakter sekret.
    Gjithashtu theksohet se do të ketë njoftim zyrtar nga ana e gjykatës në momentin e duhur procedural.
    “Lidhur me lajmin e publikuar në media për caktimin e masave të sigurisë ndaj zëvendëskryeministres,  Belinda Balluku, në kushtet që masa e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun.
    Në momentin e duhur procedurial do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e gjykatës”, thuhet në reagim.
     

  • SPAK sekuestron celularët e bashkëpunëtorëve të Belinda Ballukut/ Gazetarja zbulon detajet që çuan në pezullimin nga..

    SPAK sekuestron celularët e bashkëpunëtorëve të Belinda Ballukut/ Gazetarja zbulon detajet që çuan në pezullimin nga..

    Gjykata e Posaçme ka dhënë masat e sigurisë jo vetëm për zv/kryeministres Belinda Balluku për pezullim nga detyra dhe pengim për të dalë jashtë shtetit nëpërmjet bllokimit të pasaportës, por edhe ndaj dy zyrtarëve të tjerë, vartës të saj. Për dy zyrtarët është dhënë masa e arrestit shtëpiak, teksa pritet të zbardhen edhe emrat e tyre në momentin e ekzekutimit të masës.
    Gazetarja Klodiana Lala informon se SPAK ka ushtruar kontrolle të reja ndaj zyrtarëve të afërt me Ballukun, ku besohet se janë gjetur edhe prova të reja implikuese, që mendohet se kanë sjellë edhe masën e sigurisë që është vendosur.
    “Ka pasur bllokim të celularëve. Janë kryer kontrolle nga SPAK, janë sekuestruar një sërë celularësh të personave që kanë bashkëpunuar me Ballukun dhe mund të jenë siguruar prova të reja nga këto kontrolle që e lidhin me zv/kryeministren Balluku. Në këtë kuadër ka ardhur edhe masa e sigurisë për pezullim dhe sekuestrim pasaporte”, tha Lala.
    Po nëse Balluku nuk e zbaton masën e vendosur, çfarë ndodh sipas procedurave penale?
    “Nëse nuk e zbaton masën, prokurorët mund të kalojnë edhe në masa më të forta sigurie ndaj saj. Por duke qenë se drejton një nga ministritë më të rëndësishme e më të fuqishme, që menaxhon një pjesë të madhe të buxhetit, ka rrezik për ndikim nga ana e saj, që të mos ushtrojë ndikim edhe ndaj zyrtarëve apo në prishjen e provave”, shpjegoi gazetarja.
    Mësohet se prokurorët kanë përdorur edhe metoda speciale hetimi dhe proaktive për të gjetur prova dhe lidhje direkte apo indirekte që implikojnë zv/kryeministren në abuzime dhe vartësit e saj.

  • GJKKO konfirmon pezullimin dhe sekuestrimin e pasaportës për Belinda Ballukun: Masat e sigurimit kanë karakter sekret

    GJKKO konfirmon pezullimin dhe sekuestrimin e pasaportës për Belinda Ballukun: Masat e sigurimit kanë karakter sekret

    Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masat e sigurisë për zv.kryeministren Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila u pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta.
    Në një reagim për mediat, GJKKO shprehet se masat e sigurisë ndaj zv.kryeministres Balluku kanë karakter sekret. Gjithashtu theksohet se do të ketë njoftim zyrtar nga ana e gjykatës në momentin e duhur procedurial.
    “Lidhur me lajmin e publikuar në media për caktimin e masave të sigurisë ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku, në kushtet që masa e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun.
    Në momentin e duhur procedurial do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e gjykatës”, thuhet në reagim.