Tag: sigurisë

  • U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel

    U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel

    Belinda Balluku ka ankimuar vendimin e GJKKO për masën e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Ndërkohë ditën e sotme (2 Dhjetor), Gjykata Kushtetuese do të mblidhet për të shqyrtuar ankimimin e qeverisë për pezullimin e saj nga detyra.
    Gjykata e Posaçme gjithashtu i sekuestroi pasaportën, duke i ndaluar të drejtën për të dalë jashtë vendit. Ajo është marrë pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogorasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe.
    Në të dy rastet dyshohet se fituesi është paracaktuar. Prokuroria e posaçme ka bërë të ditur se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi.

  • U pezullua nga detyra dhe iu sekuestrua pasaporta, Balluku ankimon masat e sigurisë në Apel

    U pezullua nga detyra dhe iu sekuestrua pasaporta, Balluku ankimon masat e sigurisë në Apel

    belinda balluku

    TIRANË- Belinda Ballulluku ka ankimuar në Apel vendimin e Gjykatës së Posaçme, teksa kërkon shfuqzimin e masave të sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Ndërkohë, sot po ashtu do të shqyrtohet padia e Këshillit të Ministrave sa i takon vendimit të GJKKO-së ndaj saj.

    Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi për pezullim nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ndalim daljeje jashtë vendit. Gjykata arsyetoi se vendimi erdhi pasi Balluku mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët, në sajë të detyrës që mban. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. GJKKO ka caktuar edhe arrest shtëpie për kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe Erald Elezin, aktualisht drejtor i KESH./ZËRI

  • Zjarri në Hong Kong/ Shkon në 151 numri i personave që ndërruan jetë, 13 të arrestuar

    Zjarri në Hong Kong/ Shkon në 151 numri i personave që ndërruan jetë, 13 të arrestuar

    Të hënën, autoritetet e Hong Kongut njoftuan se hetimet po vazhdojnë në shtatë ndërtesat e kompleksit Wang Fuk Court në Tai Po, ku shpërtheu zjarri më vdekjeprurës në 75 vitet e fundit.
    Numri i të vdekurve deri tani ka arritur në 151, ndërsa rreth 40 persona janë ende të zhdukur. Në të njëjtën kohë, Drejtori Ekzekutiv i Hong Kongut, Eric Chan, tha se shtatë nga 20 mostrat e rrjetave mbrojtëse të përdorura në skelat rreth kullave të kompleksit nuk përmbushnin standardet e sigurisë nga zjarri.
    Sipas Chan, inspektimet fillestare treguan se materialet ishin në përputhje me standardet, por më vonë u zbulua se ishin materiale më të lira dhe të pacertifikuara. Chan e quajti praktikën një “akt të turpshëm” dhe shtoi: “Ata ishin të interesuar vetëm të fitonin para në kurriz të njerëzve”.
    Zyrtarët thanë se Byroja Kundër Korrupsionit deri më tani ka arrestuar 13 persona në lidhje me tragjedinë, përfshirë drejtorët dhe një inxhinier konsulent të një kompanie ndërtimi, dhe ka “nisur menjëherë një hetim gjithëpërfshirës për rastin e vrasjes pa dashje”.
    Ndërsa akuzat për shkelje të sigurisë shtohen, banorët po pyesin veten pse asnjë zyrtar nuk është përballur ende me pasoja. Në vend të kësaj, dy qytetarë thuhet se janë arrestuar nga policia e sigurisë kombëtare.
    Njëri prej tyre, Miles Kwan, një student nga Hong Kongu, u arrestua të shtunën në lidhje me një peticion online që përfshinte “katër kërkesa” për të garantuar mbështetje për viktimat dhe llogaridhënie për ata që janë përgjegjës, përfshirë çdo zyrtar qeveritar të korruptuar ose fajtor.

  • Zjarri vdekjeprurës në Hong Kong/ Shkon në 151 numri i viktimave, 13 të arrestuar

    Zjarri vdekjeprurës në Hong Kong/ Shkon në 151 numri i viktimave, 13 të arrestuar

    Të hënën, autoritetet e Hong Kongut njoftuan se hetimet po vazhdojnë në shtatë ndërtesat e kompleksit Wang Fuk Court në Tai Po, ku shpërtheu zjarri më vdekjeprurës në 75 vitet e fundit.

    Numri i të vdekurve deri tani ka arritur në 151, ndërsa rreth 40 persona janë ende të zhdukur. Në të njëjtën kohë, Drejtori Ekzekutiv i Hong Kongut, Eric Chan, tha se shtatë nga 20 mostrat e rrjetave mbrojtëse të përdorura në skelat rreth kullave të kompleksit nuk përmbushnin standardet e sigurisë nga zjarri.
    Sipas Chan, inspektimet fillestare treguan se materialet ishin në përputhje me standardet, por më vonë u zbulua se ishin materiale më të lira dhe të pacertifikuara. Chan e quajti praktikën një “akt të turpshëm” dhe shtoi: “Ata ishin të interesuar vetëm të fitonin para në kurriz të njerëzve”.
    Zyrtarët thanë se Byroja Kundër Korrupsionit deri më tani ka arrestuar 13 persona në lidhje me tragjedinë, përfshirë drejtorët dhe një inxhinier konsulent të një kompanie ndërtimi, dhe ka “nisur menjëherë një hetim gjithëpërfshirës për rastin e vrasjes pa dashje”.
    Ndërsa akuzat për shkelje të sigurisë shtohen, banorët po pyesin veten pse asnjë zyrtar nuk është përballur ende me pasoja. Në vend të kësaj, dy qytetarë thuhet se janë arrestuar nga policia e sigurisë kombëtare.
    Njëri prej tyre, Miles Kwan, një student nga Hong Kongu, u arrestua të shtunën në lidhje me një peticion online që përfshinte “katër kërkesa” për të garantuar mbështetje për viktimat dhe llogaridhënie për ata që janë përgjegjës, përfshirë çdo zyrtar qeveritar të korruptuar ose fajtor.

    Top Channel

  • Sot foltorja e radhës nga PD para Kryeministrisë/ Publikohen masat e sigurisë së marra nga policia

    Sot foltorja e radhës nga PD para Kryeministrisë/ Publikohen masat e sigurisë së marra nga policia

    Janë zbuluar masat e sigurisë për foltoren e tretë të organizuar nga Partia Demokratike, e cila pritet të zhvillohet sot në orën 18:00 përpara godinës së Kryeministrisë. Ndërhyrjet kanë nisur që në orët e para të ditës, me kufizime të dukshme në qarkullim dhe kontrolle të shtuara në zonën përreth.
    Raportohet se bllokimi i qarkullimit në bulevard ka nisur tashmë, dhe nga ora 15:00 deri në përfundimin e tubimit do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin që nis nga Ministria e Brendshme deri në sheshin “Nënë Tereza”.
    Po ashtu, të gjitha rrugët që lidhen me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin “Nënë Tereza” do të jenë të bllokuara, duke ndikur në qarkullimin e automjeteve.
    Në dy foltoret e mëparshme janë angazhuar rreth 500 efektivë policie, ndërsa për këtë protestë pritet të jenë të dislokuar rreth 300 efektivë, një numër më i ulët se herët e tjera.
     
     
    Ndryshe nga protestat e mëparshme, përballë Kryeministrisë nuk është vendosur gardh metalik, megjithëse masat e sigurisë mbeten të forta.
    Pjesë e masave janë edhe përdorimi i kamerave të sigurisë për monitorim të vazhdueshëm, lyerja me graso e shtyllave elektrike, për të shmangur ngjitjen apo dëmtimet dhe ndalimi i autoveturave të televizioneve për t’u parkuar përpara Kryeministrisë, një rregull që nuk ishte zbatuar në foltoret e mëparshme.

  • PD para Kryeministrisë/ Publikohen masat e sigurisë nga policia, ja akset që do të bllokohen

    PD para Kryeministrisë/ Publikohen masat e sigurisë nga policia, ja akset që do të bllokohen

    Janë zbuluar masat e sigurisë për foltoren e tretë të organizuar nga Partia Demokratike, e cila pritet të zhvillohet sot në orën 18:00 përpara godinës së Kryeministrisë. Ndërhyrjet kanë nisur që në orët e para të ditës, me kufizime të dukshme në qarkullim dhe kontrolle të shtuara në zonën përreth.
    Raportohet se bllokimi i qarkullimit në bulevard ka nisur tashmë, dhe nga ora 15:00 deri në përfundimin e tubimit do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin që nis nga Ministria e Brendshme deri në sheshin “Nënë Tereza”.
    Po ashtu, të gjitha rrugët që lidhen me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin “Nënë Tereza” do të jenë të bllokuara, duke ndikur në qarkullimin e automjeteve.
    Në dy foltoret e mëparshme janë angazhuar rreth 500 efektivë policie, ndërsa për këtë protestë pritet të jenë të dislokuar rreth 300 efektivë, një numër më i ulët se herët e tjera. Ndryshe nga protestat e mëparshme, përballë Kryeministrisë nuk është vendosur gardh metalik, megjithëse masat e sigurisë mbeten të forta.
    Pjesë e masave janë edhe përdorimi i kamerave të sigurisë për monitorim të vazhdueshëm, lyerja me graso e shtyllave elektrike, për të shmangur ngjitjen apo dëmtimet dhe ndalimi i autoveturave të televizioneve për t’u parkuar përpara Kryeministrisë, një rregull që nuk ishte zbatuar në foltoret e mëparshme.

  • Ambasada e SHBA dhuron pajisje të avancuara për forcimin e sigurisë kibernetike në Shqipëri

    Ambasada e SHBA dhuron pajisje të avancuara për forcimin e sigurisë kibernetike në Shqipëri

    Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se muajin e kaluar Zëvendës Shefja e Misionit në detyrë, Kathryn Hammond, i ka dorëzuar Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike pajisje të avancuara për mbrojtjen e sigurt të rrjetit.

    Sipas njoftimit, siguria kibernetike mbetet një element kyç i sigurisë kombëtare dhe i qëndrueshmërisë së infrastrukturave kritike.

    “Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura që kanë mbështetur Shqipërinë në forcimin e mbrojtjes së saj kibernetike – duke çuar përpara sigurinë rajonale dhe atë të NATO-s.” theksohet në komunikatën zyrtare.

    Njoftimi i Ambasadës së SHBA

    Muajin e kaluar, Zëvendës Shefja e Misionit në detyrë Kathryn Hammond i dorëzoi pajisje të avancuara për mbrojtje të sigurt të rrjetit Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, si pjesë e mbështetjes së fortë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për forcimin e sigurisë kibernetike në Shqipëri.

    Në një botë gjithnjë e më digjitale, siguria kibernetike është një përbërës thelbësor i sigurisë kombëtare dhe i forcimit të mbrojtjes sonë të përbashkët ndaj kërcënimeve kibernetike keqdashëse.

    Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura që kanë mbështetur Shqipërinë në forcimin e mbrojtjes së saj kibernetike – duke çuar përpara sigurinë rajonale dhe atë të NATO-s.

  • Berisha paraqitet në SPAK, zbatohet masa e sigurisë “detyrim paraqitje”

    Berisha paraqitet në SPAK, zbatohet masa e sigurisë “detyrim paraqitje”

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në ambientet e, në vijim të zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
    Në video të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, shihet momenti kur Berisha mbërrin në institucion dhe pritet nga disa mbështetës të tij. Gjatë arritjes, ai nuk dha asnjë prononcim për mediat.

    Sipas burimeve, Berisha po respekton masën e sigurisë, pavarësisht se ka kaluar rreth një vit. Masë kjo e caktuar me vendimin e Apelit të datës 3 janar 2025.

    Më 20 nëntor, Berisha depozitoi me anë të avokatëve një kërkesë në Gjykata Kushtetuese, ku kërkon shfuqizimin e urdhërit për detyrim paraqitje. Ai pret që Gjykata Kushtetuese të mos e aprovojë më këtë masë, duke argumentuar sipas komunikimit që ka bërë se vazhdimi i detyrimit nuk është i drejtë në kushtet aktuale.

    Burime pranë tij thonë se kjo lëvizje synon “qartësi ligjore dhe rikthim të barazisë së trajtimit përpara institucioneve”.
    Derisa pret vendimin e Kushtetueses, Berisha do të vazhdojë të zbatojë masën e “detyrimit për paraqitje”, duke iu përgjigjur ftesave të SPAK-ut sipas orarit dhe udhëzimeve të dhëna.

  • Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’

    Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

    Në videon e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, shihet momenti kur Berisha pritet nga mbështetësit e tij.
    Kryedemokrati nuk dha asnjë prononcim për gazetarët.
    Më datë 20 nëntor, Berisha, ka dorëzuar një kërkesë në gjykatën kushtetuese, përmes të cilës kërkon shfuqizimin, pra heqjen e masës së detyrimit me paraqitje, që, referuar vendimit të apelit datë 3 janar 2025, po e zbaton prej pothuajse një viti.

    Top Channel

  • ‘Dy javë, tre atentate mafiozeleanca e qeverisë me krimin’, Balliu: Pushteti i Ramës, mburojë e karteleve

    ‘Dy javë, tre atentate mafiozeleanca e qeverisë me krimin’, Balliu: Pushteti i Ramës, mburojë e karteleve

    Zv.kryetari i Komisionit të Sigurisë, Klevis Balliu ka reaguar pas atentatit të ndodhur sot në Elbasan, duke e cilësuar situatën e rendit publik si të paprecedent.
    Balliu thotë se vetëm në dy javë vendi është tronditur nga tre atentate mafioze, duke nisur me ngjarjen e rëndë në aeroport, e cila sipas tij ekspozoi depërtimin e krimit të organizuar në strukturat shtetërore. Ngjarja në Lushnje dhe atentati i sotëm në Elbasan, shton ai, tregojnë “kolapsin e plotë të rendit dhe sigurisë publike”.
    Në reagimin e tij, Balliu thekson se kartelët veprojnë me siguri të plotë sepse gjejnë “garanci politike nga qeveria aktuale”, të cilën e cilëson si “qeverinë e tyre, të ngritur dhe të mbajtur me mbështetjen e botës së krimit”.
    “Jeta e qytetarëve është bërë e pasigurt, sepse pushteti i Edi Ramës është shndërruar në mburojën kryesore të kartelëve”, deklaron Balliu.
     
    Sipas tij, vendi ndodhet sot përballë një realiteti të rrezikshëm ku aleancat e errëta mes qeverisë dhe grupeve kriminale po minojnë themelet e sigurisë kombëtare.