Tag: sigurisë

  • Vrasja e biznesmenit në Elbasan, jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që ekzekutoi Mondi Mëhallën

    Vrasja e biznesmenit në Elbasan, jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që ekzekutoi Mondi Mëhallën

    Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan zhvillohet sot, në orën 10:30, seanca për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë lidhur me masën e sigurimit ndaj Nevzat Spaho, i dyshuar si autor i vrasjes së Mondi Mëhallës.
    Objekti i kërkesës është “Vlerësim i ndalimit, caktim mase sigurimi”, ndërsa seanca do të mbahet me dyer të mbyllura.Lexo edhe :Related Posts
    Gjyqtari i çështjes është Elis Dine.

    Ditën e djeshme, Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Xhino Agon, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan.

    Po ashtu në burg është lënë edhe roja i karburantit Kujtim Pisha i akuzuar për moskallëzim të krimit.
    Ndërkohë pamjet që tregojnë momentin  e ekzekutimit të biznesmenit Edmond Hyka, i njohur ndryshe si Mondi Mëhalla, janë bërë publike 3 ditë më parë.
    Në pamje duket autori që  afrohet me makinën Audi pranë biznesmenit, del nga mjeti dhe qëllon disa herë në drejtim të Mondi Mëhallës, i cili në atë moment po ashtu ndodhej brenda automjetit të tij  “Range Rover”.
    Pasi e lë të vdekur në vend me dy plumba në kokë, autori largohet me shpejtësi me makinë.
    /vizionplus.tv

  • Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Kosova renditet mes “sukseseve historike” të Donald Trump

    Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Kosova renditet mes “sukseseve historike” të Donald Trump

    Administrata e Donald Trump ka publikuar Strategjinë e Sigurisë Kombëtare për nëntorin 2025, e shoqëruar nga një letër hyrëse ku presidenti amerikan e përshkruan periudhën e tij në detyrë si “një rikthim të fuqishëm të Amerikës në skenën botërore”. Dokumenti, i cili mbart tonin e një bilanci agresiv të arritjeve, përfshin edhe një referencë të drejtpërdrejtë ndaj Kosovës në listën e konflikteve që, sipas Trump, administrata e tij i ka “zgjidhur brenda tetë muajve”. Teksa, përmes një letre të nënshkruar nga vetë Trump, flitet për disa prej “sukseseve” të administratës amerikane në më pak se një vit drejtim të presidentit republikan. Presidenti amerikan shkruan se kur mori detyrën, SHBA-të dhe bota ndodheshin “në prag katastrofe”, por sipas tij, vendimet e shpejta të administratës ndryshuan trajektoren globale.
    Ai liston një sërë veprimesh që variojnë nga “rivendosja e kufijve sovranë të SHBA-ve”, spastrimi i ushtrisë nga “ideologjitë radikale”, investime prej 1 trilion dollarësh në Pentagon, deri te rritja “historike” e buxheteve të mbrojtjes nga aleatët e NATO-s. Ndër konfliktet që administrata e tij pretendon se ka mbyllur gjatë muajve të parë të mandatit, Trump përfshin edhe tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Megjithëse detajet e marrëveshjes së pretenduar Kosovë-Serbi nuk paraqiten në letër, vetë fakti që përmendet në një deklaratë presidenciale të një dokumenti strategjik e pozicionon çështjen si një nga pikat ku administrata e Trumpit kërkon të ndërtojë kapital politik ndërkombëtar. Duke e vendosur Kosovën në të njëjtin grup me disa nga konfliktet më të vështira gjeopolitike, Trump synon të japë idenë e një presidenti që arrin marrëveshje të shpejta dhe dramatike.

  • “Një lajm shumë i trishtë”/ 20 qendra azili në Shqipëri, Kalaja: Është blerje interesash…Jemi në gjendjen më…

    “Një lajm shumë i trishtë”/ 20 qendra azili në Shqipëri, Kalaja: Është blerje interesash…Jemi në gjendjen më…

    E ftuar në një studio televizive, Adriana Kalaja akuzoi qeverinë se përmes planit për 20 qendra azili po kryen një lobim për blerje interesash, ndërsa vendi ndodhet në gjendjen më kritike të sigurisë juridike dhe të jetesës.
    “Është një lajm shumë i trishtë. Unë dhe ne të gjithë asnjëri besoj se nuk ka kompleksin e raportit që duhet të kemi me të huajt, por të bëjmë një analizë pas 2013 dhe sot, ku janë larguar për të emigruar rreth 1 milion banorë shqiptarë, ku ne jemi në gjendjen më kritike të sigurisë juridike por edhe sigurisë së jetesës në Shqipëri.
    Jo më shumë se dje morëm lajmin edhe të një fëmije tjetër. Kemi një polici inekzistente në raport me luftën ndaj krimit, në raport me luftën ndaj drogës dhe shumë problematikave të tjera penale.
    Kam parë një natë një skenë të tmerrshme ku 4 polic tërhiqnin zvarrë një vajzë për një patentë. Kemi probleme aq shumë të rënda dhe nga ana tjetër unë mendoj që kjo është blerje interesash, pra është lobim për blerje interesash”, u shpreh Kalaja.

  • Trump nuk e ndal luftën ndaj emigracionit, lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë në 30

    Trump nuk e ndal luftën ndaj emigracionit, lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë në 30

    Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Christy Noem, tha të enjten se administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump po përgatitet të zgjerojë listën e vendeve që i nënshtrohen një ndalimi udhëtimi, e cila do të rritet nga 19 që janë sot në më shumë se 30.

    “Nuk do të jem specifike për numrin, por është mbi tridhjetë dhe presidenti vazhdon të vlerësojë vendet”, tha Sekretarja Noem në një intervistë me Fox News.
    Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv në qershor që u ndaloi qytetarëve të 12 vendeve të hynin në Shtetet e Bashkuara dhe kufizoi hyrjen për qytetarët e shtatë të tjerëve, duke thënë se ishte e nevojshme për t’u mbrojtur nga “terroristët e huaj” dhe kërcënimet e tjera të sigurisë. Ndalesat zbatohen si për emigrantët ashtu edhe për jo-emigrantët, siç janë turistët, studentët dhe udhëtarët e biznesit.
    Noem nuk specifikoi se cilat vende do të shtoheshin në listë.
    Reuters raportoi më parë se administrata Trump po shqyrtonte ndalimin e qytetarëve të 36 vendeve të tjera të hynin në Shtetet e Bashkuara, sipas një dokumenti të brendshëm të Departamentit të Shtetit.
    Zgjerimi i listës do të shënonte një përshkallëzim të mëtejshëm të masave të imigracionit që administrata ka ndërmarrë pas të shtënave me armë zjarri ndaj dy anëtarë të Gardës Kombëtare në Uashington javën e kaluar.
    Hetuesit thonë se personi i armatosur ishte një shtetas afgan që hyri në SHBA në vitin 2021 përmes një programi zhvendosjeje që zyrtarët e administratës Trump kanë thënë se nuk ishte verifikuar në mënyrë të mjaftueshme.
    Ditë pas të shtënave, Trump u zotua të “pezullojë përgjithmonë” imigracionin nga të gjitha “vendet e Botës së Tretë”, megjithëse nuk përmendi asnjë emër specifik.
    Më parë, zyrtarët e Departamentit të Sigurisë Kombëtare thanë se Trump kishte urdhëruar një shqyrtim të plotë të rasteve të azilit të miratuara nën administrimin e paraardhësit të tij, Joe Biden dhe të kartave të gjelbra të lëshuara për qytetarët e 19 vendeve.

    Top Channel

  • “Po forcojmë kontrollet e sigurisë kombëtare”/ Analiza nga DW: Pse SHBA pezulloi aplikimet për imigrim për 19 shtete?

    “Po forcojmë kontrollet e sigurisë kombëtare”/ Analiza nga DW: Pse SHBA pezulloi aplikimet për imigrim për 19 shtete?

    Qeveria amerikane pezullon të gjitha aplikimet për imigrim nga 19 shtete, me pohimin se po forcon kontrollet e sigurisë kombëtare.

    Kritikët paralajmërojnë se kjo masë do të lërë mijëra njerëz në situatë pezull.
    Që kur Donald Trump mori detyrën si President i Shteteve të Bashkuara, ndalimet e emigrantëve janë rritur në të gjithë vendin
    Të martën, qeveria amerikane pezulloi përpunimin e të gjitha aplikimeve për imigrim nga 19 vende në Afrikë, Azi dhe Lindjen e Mesme.
    Administrata e presidentit Donald Trump përmendi shqetësimet për sigurinë kombëtare si bazë për këtë veprim, pas një sulmi ndaj anëtarëve të Gardës Kombëtare në Uashington javën e kaluar. Një shtetas afgan është ndaluar si i dyshuar.
    Çfarë përfshin ndalimi i imigrimit në SHBA?
    Sipas politikës së re, të gjithë aplikuesit nga vendet e prekura duhet të kalojnë një proces të kujdesshëm verifikimi. Administrata nuk ka specifikuar se sa kohë do të zgjasë pezullimi, apo nëse mund të shtohen vende të tjera.
    Autoritetet thonë, se ky ndryshim synon të sigurojë integritetin e sistemit të imigrimit dhe të parandalojë atë që ata e quajnë “boshllëqe në siguri”. Kritikët paralajmërojnë se kjo masë mund të lërë mijëra njerëz në një situatë juridike pezull, ndërsa shqyrtimi vazhdon.
    Disa nga vendet në listë ishin tashmë subjekt i një ndalimi të pjesshëm udhëtimi. Vendet që përballen me kufizimet më të rënda janëAfganistani, Burma, Çadi, Republika e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti,Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni. Këto shtete pësuan pezullime të plota për shumicën e hyrjeve, me përjashtime të kufizuara.
    Vende të tjera në listë — Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela — kishin kufizime të pjesshme dhe tani do t’u nënshtrohen një vëzhgimi të përforcuar.
    Politika e re pezullon aplikimet në pritje dhe kërkon një rishikim të plotë të të gjitha rasteve nga vendet e prekura. Kjo mund të përfshijë intervista të reja dhe vlerësime të sigurisë.
    Sharvari Dalal-Dheini, drejtoreshë e lartë e marrëdhënieve me qeverinë në Shoqatën Amerikane të Avokatëve të Imigrimit, tha se organizata kishte marrë raporte për anulime të ceremonive të betimit, intervistave të naturalizimit dhe takimeve për rregullimin e statusit për njerëz nga vendet në listë.
    Që kur u rikthye në detyrë në janar, Trumpi ka prioritizuar zbatimin e ligjit të imigrimit, duke zgjeruar dërgimin e njësive federale në qytetet e mëdha të SHBA dhe duke kufizuar më tej qasjen në azil në kufirin SHBA-Meksikë. Ndërsa dëbimet kanë qenë në qendër të mesazhit të tij, imigrimit të ligjshëm ai i kishte kushtuar më pak vëmendje deri tani.
    Komuniteti somalez i Minesotës në shënjestër
    Ndërkohë, besohet se autoritetet federale të SHBA-së po përgatisin një operacion të synuar të Organit të Zbatimit të Imigrimit dhe Doganave (ICE) në Minesota, i cili do të përqendrohej kryesisht në imigrantët somalezë që jetojnë në vend në mënyrë të paligjshme.
    Një person që njihte planifikimin i tha agjencisë së lajmeve AP se bastisja e ICE mund të fillojë në ditët e ardhshme dhe do të synojë njerëzit në zonën Minneapolis-St Paul që kanë urdhra përfundimtarë dëbimi.
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, së fundmi ka forcuar retorikën ndaj komunitetit somalez të këtij shteti, me komente që, sipas udhëheqësve të komunitetit, kanë rritur frikën nga diskriminimi dhe kanë ushqyer shqetësimet lokale.
    /dw

    Top Channel

  • Qeveria ngre ekipin e emergjencave kibernetike, thirrje për ekspertë privatë. Kushtet e forta për rekrutim

    Qeveria ngre ekipin e emergjencave kibernetike, thirrje për ekspertë privatë. Kushtet e forta për rekrutim

    Përballë kërcënimeve në rritje nga sulmet digjitale, qeveria ”Rama 4” ka zyrtarizuar ngritjen e një strukture speciale të reagimit të shpejtë. Me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave, është miratuar krijimi i Ekipit të Përgjigjes ndaj Emergjencave dhe Krizës së Sigurisë Kibernetike (CERT), një njësi “Ad Hoc” që do të aktivizohet sa herë vendi të përballet me rreziqe madhore kibernetike.
    Struktura e re do të funksionojë pranë Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) dhe do të bëjë bashkë në një tryezë agjencitë ligjzbatuese dhe “trurin” më të mirë të teknologjisë në tregun privat. Nga SHISH te inxhinierët privatë CERT-i do të drejtohet nga kreu i AKSK-së dhe në rast krizash do të thërrasë menjëherë përfaqësues nga institucionet kyçe të sigurisë kombëtare: Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, SHISH, Policia e Shtetit, AKSHI dhe AKEP.

    Risia e këtij vendimi është hapja e dyerve për ekspertët e pavarur. Qeveria ka vendosur të rekrutojë inxhinierë IT, ekspertë të Sigurisë Kibernetike dhe specialistë OT (teknologji operative), të cilët do të paguhen dhe trajnohen për të mbrojtur sistemet kritike të shtetit.

    Kriteret e forta, kërkohen 7 vjet eksperiencë dhe njohuri në AI

    Për të qenë pjesë e kësaj njësie elitare, filtri do të jetë mjaft i imët. Vendimi përcakton se ekspertët duhet të kenë të paktën 7 vjet eksperiencë pune dhe të zotërojnë certifikata të njohura ndërkombëtare (si CISSP, CEH, etj.). Atyre u kërkohen njohuri të thelluara në fusha specifike si: Inteligjenca Artificiale (AI) dhe Machine Learning; Teknologjia Blockchain dhe Kriptografia; Hetimi kibernetik (Forensic) dhe menaxhim krizash; Gjuhët e programimit si Python dhe sistemet Linux/Windows Server.
    Duke qenë se këta individë do të kenë akses në informacione tepër sekrete gjatë menaxhimit të krizave, ata do t’i nënshtrohen procedurave strikte të verifikimit të pastërtisë së figurës dhe duhet të pajisen me “Certifikatë të sigurisë së personelit” për informacionin e klasifikuar.

  • Spiropali në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s: Angazhim strategjik i Aleancës përballë sfidave të sigurisë

    Spiropali në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s: Angazhim strategjik i Aleancës përballë sfidave të sigurisë

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ndodhet në Bruksel ku po merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s.
    Takimi i sotëm i Ministrave të NATO-s konfirmon unitetin dhe angazhimin strategjik të Aleancës përballë sfidave shumëdimensionale të sigurisë në hapësirën Euro-Atlantike.
    “Takimi i Ministrave të Jashtëm të NATO-s, për angazhimin strategjik të Aleancës sonë përballë sfidave të sigurisë, ku Shqipëria mbetet një aleat i besuar për forcimin e sigurisë kolektive”, shkroi Spiropali në rrjetet sociale, duke publikuar pamjet nga selia e NATO-s.
    Spiropali thekson se “Shqipëria rikonfirmon angazhimin për mobilitetin ushtarak dhe rolin qendror të Korridorit VIII si arterie strategjike e gatishmërisë së NATO-s.”
    “Ne dhe aleatët mbetemi të përkushtuar në modernizimin e infrastrukturës, harmonizimin e procedurave dhe rritjen e kapaciteteve për lëvizje të shpejtë, si kontribut konkret për sigurinë kolektive të Aleancës”, shkruan ministrja.
    Në qendër të diskutimeve të këtij ministeriali do të jenë angazhimet e marra në Samitin e Hagës, vijimi i mbështetjes së palëkundur për Ukrainën, si dhe masat për forcimin e kapaciteteve të Aleancës kundër kërcënimeve të gjithanshme, përfshirë ato hibride.
    Spiropali do të ritheksojë rolin e Shqipërisë si një aleat i besueshëm, duke nënvijëzuar angazhimin për përmbushjen e vendimeve të marra në Samitin e Hagës, lidhur me rritjen e investimeve në fushën e mbrojtjes.
    Spiropali do të marrë pjesë gjithashtu në Takimin e vendeve nënshkruese të Letër-Marrëveshjes për Korridorin VIII, si arterie strategjike e mobilitetit ushtarak.
    Në këtë takim pritet të diskutohet rëndësia strategjike e avancimit të lëvizshmërisë së trupave dhe pajisjeve ushtarake në rajon, si dhe ftesa shqiptare për të mbajtur një takim Ministerial të vendeve nënshkruese në fillim të vitit të ardhshëm në Tiranë.

  • Spiropali në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel: Angazhim strategjik i Aleancës përballë sfidave të sigurisë

    Spiropali në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel: Angazhim strategjik i Aleancës përballë sfidave të sigurisë

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ndodhet në Bruksel ku po merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s.
    Takimi i sotëm i Ministrave të NATO-s konfirmon unitetin dhe angazhimin strategjik të Aleancës përballë sfidave shumëdimensionale të sigurisë në hapësirën Euro-Atlantike.
    “Takimi i Ministrave të Jashtëm të NATO-s, për angazhimin strategjik të Aleancës sonë përballë sfidave të sigurisë, ku Shqipëria mbetet një aleat i besuar për forcimin e sigurisë kolektive”, shkroi Spiropali në rrjetet sociale duke publikuar pamjet nga selia e NATO.

    Spiropali thekson se “Shqipëria rikonfirmon angazhimin për mobilitetin ushtarak dhe rolin qendror të Korridorit VIII si arterie strategjike e gatishmërisë së NATO-s.”
    “Ne dhe aleatët mbetemi të përkushtuar në modernizimin e infrastrukturës, harmonizimin e procedurave dhe rritjen e kapaciteteve për lëvizje të shpejtë, si kontribut konkret për sigurinë kolektive të Aleancës”, shkruan Ministrja.
    Në qendër të diskutimeve të këtij ministeriali do të jenë angazhimet e marra në Samitin e Hagës, vijimi i mbështetjes së palëkundur për Ukrainën, si dhe masat për forcimin e kapaciteteve të Aleancës kundër kërcënimeve të gjithanshme, përfshirë ato hibride.
    Ministrja Spiropali do të ritheksojë rolin e Shqipërisë si një aleat i besueshëm, duke nënvijëzuar angazhimin për përmbushjen e vendimeve të marra në Samitin e Hagës, lidhur me rritjen e investimeve në fushën e mbrojtjes.
    Spiropali do të marrë pjesë gjithashtu në Takimin e vendeve nënshkruese të Letër-Marrëveshjes për Korridorin VIII, si arterie strategjike e mobilitetit ushtarak.
    Në këtë takim pritet të diskutohet rëndësia strategjike e avancimit të lëvizshmërisë së trupave dhe pajisjeve ushtarake në rajon, si dhe ftesa shqiptare për të mbajtur një takim Ministerial të vendeve nënshkruese në fillim të vitit të ardhshëm në Tiranë.

  • Theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe dilte xhiro me pistoletë, arrestohet 22-vjeçari në Vlorë

    Theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe dilte xhiro me pistoletë, arrestohet 22-vjeçari në Vlorë

    Policia e Vlorës ka arrestuar një 22-vjeçar, ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
    Në një njoftim për mediat, blutë bëjnë me dije se i riu theu masën e sigurisë dhe kishte dalë me makinë, i armatosur.
    22-vjeçarit iu gjet një pistoletë gjatë kotrollit fizik. Ai akuzohet për veprat penale për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

    Bashkë me të, në pranga ka rënë edhe shoqëruesi i tij, M. D., 36 vjeç, banues në Selenicë, i cili akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
    “Në vijim të punës intensive për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe ndalimin e shtetasve që shmangin detyrimet ndaj masave të sigurisë të vendosura nga Gjykata, Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Befasia”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
    * Sh. Z., 22 vjeç, banues në Selenicë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
    * M. D., 36 vjeç, banues në Selenicë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
    Shtetasi Sh. Z., i cili ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, u kap në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, ku pasagjer ndodhej edhe shtetasi M. D.
    Gjatë kontrollit të shtetasit Sh. Z., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë të markës “Zastava””, njofton policia.
    Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv