Shtetet e Bashkuara kanë publikuar Strategjinë Kombëtare të Sigurisë, e cila përcakton prioritetet e politikës së jashtme amerikane dhe mënyrën se si SHBA do të trajtojë çështjet globale. Dokumenti thekson rëndësinë e shteteve që kontribuojnë në stabilitetin ndërkombëtar dhe mbështet forcat politike që mbrojnë interesat amerikane.Në këtë kuadër, SHBA paralajmëron se do të bashkëpunojë me aktorë të ndryshëm, duke përfshirë ata me orientime të tjera, për sa kohë që ata janë të gatshëm për bashkëpunim. Për Kosovën, kjo strategji është e rëndësishme, pasi vendi duhet të shfaqë rolin e tij si kontribues në sigurinë rajonale dhe jo thjesht si konsumues i mbështetjes amerikane. Agon Maliqi, ekspert i Këshillit Atlantik, thekson se Kosova ka bërë hapa pozitivë, si përforcimi i kapaciteteve të Forcës së Sigurisë dhe bashkëpunimi në fushën e migracionit, por këto nuk janë të mjaftueshme për të përmirësuar imazhin e saj në SHBA.Ai kritikon politikat e brendshme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, për shkak të veprimeve të pakordinuara në veri të Kosovës, të cilat kanë krijuar tensione dhe kanë sjellë pasiguri. Maliqi thekson se Kosova duhet të jetë më e kujdesshme dhe të shmangë hapësirat që mund të përshkallëzojnë konfliktin, duke përfshirë Serbia, e cila vazhdimisht provokon tensione. Strategjia e SHBA-së kërkon një angazhim më të madh të shteteve të vogla, si Kosova, për të kontribuar në sigurinë rajonale dhe për të shmangur veprimet unilaterale që mund të rrisin pasigurinë.
Tag: sigurisë
-

Europa i përgjigjet strategjisë së re të sigurisë nga Trump: Përgjegjësia e paqes është dhe e jona
Një përgjigje e parë, pas ditësh turpi pas publikimit të strategjisë së re të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jepet nga Bashkimi Europian, duke mbajtur një qëndrim të përmbajtur për momentin, si ndaj çdo negociate për të arritur një marrëveshje mbi luftën ruso-ukrainase, ashtu edhe ndaj deklaratave të Elon Musk, i cili bëri thirrje publikisht për “shpërbërjen” e BE-së pas gjobës prej 120 milionë eurosh të vendosur nga Komisioni për platformën “X”.
Sipas burimeve nga Brukseli, Bashkimi Europian mirëpret përparësinë e dhënë nga strategjia e re e sigurisë së SHBA-së në lidhje me përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Megjithatë, të njëjtat burime nënvizojnë se Europa dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë përgjegjësinë për të mbështetur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
“Europa mbetet strategjikisht dhe kulturalisht jetësore për Shtetet e Bashkuara. Tregtia transatlantike mbetet një nga shtyllat e ekonomisë globale dhe prosperitetit amerikan”, raportojnë burimet e Brukselit.
“Europa mbështetet te SHBA-ja për mbrojtje. Në vitet e fundit, ne kemi forcuar përpjekjet tona dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ne po forcojmë aftësitë tona mbrojtëse dhe bazën tonë industriale të mbrojtjes. Europa po rrit masivisht investimet në mbrojtje, si për të forcuar sigurinë e vet ashtu edhe për të vazhduar të kontribuojë me vendosmëri në Aleancë, së bashku me një përpjekje të koordinuar për të forcuar industrinë e mbrojtjes për të prodhuar aftësi kritike. Kjo është arsyeja pse Komisioni krijoi kushtet për një paketë shtesë investimi prej 800 miliardë eurosh në mars 2025”, thanë të njëjtat burime.
Top Channel
-

Costa kritikon vizionin e SHBA-së për Evropën
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se Bashkimi Evropian duhet të nxjerrë përfundime nga strategjia e re e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
“Ne duhet të përqendrohemi në ndërtimin e një Evrope që duhet të kuptojnë se raportet në mes aleatëve dhe aleancat e pas Luftës së Dytë Botërore kanë ndryshuar”, tha Costa në një ngjarje në Paris.
Costa kritikoi pretendimet se liria e shprehjes po censurohet në Evropë dhe miratimin “e rritjes së ndikimit patriotike evropiane”, siç thuhet në strategjinë amerikane.
“Ajo që nuk mund të pranojmë është kërcënimi për ndërhyrje në jetën politike të Evropës. SHBA-ja nuk mund të zëvendësojë qytetarët evropianë në marrjen e vendimit se cilat janë partitë e duhura e cilat janë të gabuara”, tha Costa.“SHBA-ja nuk mund të zëvendësojë Evropën dhe vizionin e saj për lirinë e shprehjes”, shtoi ai, duke theksuar se “historia jonë na ka mësuar se nuk ka liri të shprehjes pa liri të informacionit”.
Costa kritikoi edhe ndikimin e disa kompanive amerikane të teknologjisë, duke thënë se “nuk mund të ketë liri të shprehjes nëse liria e informacionit e qytetarëve sakrifikohet për të mbrojtur oligarkët amerikanë të teknologjisë”.
Costa, që është përgjegjës për arritjen e kompromisit mes udhëheqësve të BE-së, por edhe për raportet e bllokut me udhëheqësit ndërkombëtarë, u bëri thirrje evropianëve që të vazhdojnë përpjekjet për riarmatosje.
“SHBA-ja mbetet një aleate e rëndësishme. SHBA-ja është një partnere e rëndësishme ekonomike. Por, Evropa jonë duhet të jetë sovrane në këtë drejtim. Kjo po ashtu ka pasoja nga pikëpamja e sigurisë sonë dhe nga pikëpamja ushtarake”.
Strategjia e re e sigurisë kombëtare të SHBA-së, që u publikua javën e kaluar, e përshkruan Evropën si një kontinent ku ka shumë rregullore, censurë dhe i mungon “vetëbesimi”, si dhe po përballet me “zhdukje të civilizimit” për shkak të migrimit./REL -

Presidenti i Këshillit Evropian kritikon vizionin e SHBA-së për Evropën
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se Bashkimi Evropian duhet të nxjerrë përfundime nga strategjia e re e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
“Ne duhet të përqendrohemi në ndërtimin e një Evrope që duhet të kuptojnë se raportet në mes aleatëve dhe aleancat e pas Luftës së Dytë Botërore kanë ndryshuar”, tha Costa në një ngjarje në Paris.
Costa kritikoi pretendimet se liria e shprehjes po censurohet në Evropë dhe miratimin “e rritjes së ndikimit patriotike evropiane”, siç thuhet në strategjinë amerikane.“Ajo që nuk mund të pranojmë është kërcënimi për ndërhyrje në jetën politike të Evropës. SHBA-ja nuk mund të zëvendësojë qytetarët evropianë në marrjen e vendimit se cilat janë partitë e duhura e cilat janë të gabuara”, tha Costa.
“SHBA-ja nuk mund të zëvendësojë Evropën dhe vizionin e saj për lirinë e shprehjes”, shtoi ai, duke theksuar se “historia jonë na ka mësuar se nuk ka liri të shprehjes pa liri të informacionit”.
Costa kritikoi edhe ndikimin e disa kompanive amerikane të teknologjisë, duke thënë se “nuk mund të ketë liri të shprehjes nëse liria e informacionit e qytetarëve sakrifikohet për të mbrojtur oligarkët amerikanë të teknologjisë”.
Costa, që është përgjegjës për arritjen e kompromisit mes udhëheqësve të BE-së, por edhe për raportet e bllokut me udhëheqësit ndërkombëtarë, u bëri thirrje evropianëve që të vazhdojnë përpjekjet për riarmatosje.
“SHBA-ja mbetet një aleate e rëndësishme. SHBA-ja është një partnere e rëndësishme ekonomike. Por, Evropa jonë duhet të jetë sovrane në këtë drejtim. Kjo po ashtu ka pasoja nga pikëpamja e sigurisë sonë dhe nga pikëpamja ushtarake”.
Strategjia e re e sigurisë kombëtare të SHBA-së, që u publikua javën e kaluar, e përshkruan Evropën si një kontinent ku ka shumë rregullore, censurë dhe i mungon “vetëbesimi”, si dhe po përballet me “zhdukje të civilizimit” për shkak të migrimit./rel -

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, Apeli liron nga qelia rojën e sigurisë
Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të zbusë masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi” për Banush Koxhaj, i cili shërbente si punonjës sigurie pranë kësaj gjykate, ditën kur u ekzekutua me armë në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se shkak për zbutjen e masës së sigurisë, ka qenë gjendja e rënduar shëndetësore e Banush Koxhaj, i cili prej disa kohësh vuan nga sëmundja e diabetit. Koxhaj ishte punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe menjëherë pasi u vra gjyqtari Kalaja, ai u arrestua nga policia e Tiranës, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi nuk kishte ushtruar kontroll fizik ndaj Elvis dhe Gjon Shkambit, të cilët hynë të armatosur në sallën e gjyqit.
Dedektori i skanerit të gjykatës dhe sinjal të kuq për prezencën e sendeve metalike, por punonjësi i sigurisë Banush Koxhaj, megjithëse ndodhej aty nuk ka ushtruar kontroll fizik ndaj dy personave, por ka vijuar të qëndrojë i ulur në karrige. Kjo solli që Elvis Shkambi, të kalojë perimetrin e sigurisë, duke hyrë i armatosur në sallën e gjyqit. Sapo gjyqtari, Astrit Kalaja, ka dhënë vendimin, Elvis Shkambi, ka qëlluar drejt tij me një pistoletë prodhim gjerman, “Welt Waffen Browning”, duke e lënë të vdekur në vend. Me të njëjtën armë, Elvis Shkambi ka qëlluar dhe babë e bir, Ragip Kurtaj dhe Elvis Kurtaj, që shoqëronte babain atë ditë në gjyq.
Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se 1 plumb i vetëm, ka plagosur babain dhe djalin. Ndërkohë dy personat e tjerë të shoqëruar për këtë ngjarje të paprecedentë në Gjykatën e Apelit Tiranë, Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi, vijojnë të qëndrojnë në burg pasi akuzohen për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj gjyqtarit” krye në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”./ -

Vrasja e gjyqtarit Kalaja në sallën e gjyqit, Apeli liron nga qelia rojën e sigurisë
Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të zbusë masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi” për Banush Koxhaj, i cili shërbente si punonjës sigurie pranë kësaj gjykate, ditën kur u ekzekutua me armë në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se shkak për zbutjen e masës së sigurisë, ka qenë gjendja e rënduar shëndetësore e Banush Koxhaj, i cili prej disa kohësh vuan nga sëmundja e diabetit.
Koxhaj ishte punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe menjëherë pasi u vra gjyqtari Kalaja, ai u arrestua nga policia e Tiranës, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi nuk kishte ushtruar kontroll fizik ndaj Elvis dhe Gjon Shkambit, të cilët hynë të armatosur në sallën e gjyqit.
Dedektori i skanerit të gjykatës dhe sinjal të kuq për prezencën e sendeve metalike, por punonjësi i sigurisë Banush Koxhaj, megjithëse ndodhej aty nuk ka ushtruar kontroll fizik ndaj dy personave, por ka vijuar të qëndrojë i ulur në karrike.
Kjo solli që Elvis Shkambi, të kalojë perimetrin e sigurisë, duke hyrë i armatosur në sallën e gjyqit. Sapo gjyqtari, Astrit Kalaja, ka dhënë vendimin, Elvis Shkambi, ka qëlluar drejt tij me një pistoletë prodhim gjerman, “Welt Waffen Browning”, duke e lënë të vdekur në vend.Me të njëtën armë, Elvis Shkambi ka qëlluar dhe babë e bir, Ragip Kurtaj dhe Elvis Kurtaj, që shoqëronte babain atë ditë në gjyq. Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se 1 plumb i vetëm, ka plagosur babain dhe djalin.
Ndërkohë dy personat e tjerë të shoqëruar për këtë ngjarje të paprecedentë në Gjykatën e Apelit Tiranë, Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi, vijojnë të qëndrojnë në burg pasi akuzohen për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj gjyqtarit” krye në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”. -

Gjyqtari u vra në mes të sallës, Apeli liron nga qelia rojën e sigurisë. Vuan nga…
Nga Elton Qyno
Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të zbusë masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi” për Banush Koxhaj, i cili shërbente si punonjës sigurie pranë kësaj gjykate, ditën kur u ekzekutua me armë në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se shkak për zbutjen e masës së sigurisë, ka qenë gjendja e rënduar shëndetësore e Banush Koxhaj, i cili prej disa kohësh vuan nga sëmundja e diabetit.
Koxhaj ishte punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe menjëherë pasi u vra gjyqtari Kalaja, ai u arrestua nga policia e Tiranës, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi nuk kishte ushtruar kontroll fizik ndaj Elvis dhe Gjon Shkambit, të cilët hynë të armatosur në sallën e gjyqit.
Dedektori i skanerit të gjykatës dhe sinjal të kuq për prezencën e sendeve metalike, por punonjësi i sigurisë Banush Koxhaj, megjithëse ndodhej aty nuk ka ushtruar kontroll fizik ndaj dy personave, por ka vijuar të qëndrojë i ulur në karrike.
Kjo solli që Elvis Shkambi, të kalojë perimetrin e sigurisë, duke hyrë i armatosur në sallën e gjyqit. Sapo gjyqtari, Astrit Kalaja, ka dhënë vendimin, Elvis Shkambi, ka qëlluar drejt tij me një pistoletë prodhim gjerman, “Welt Waffen Browning”, duke e lënë të vdekur në vend.
Me të njëtën armë, Elvis Shkambi ka qëlluar dhe babë e bir, Ragip Kurtaj dhe Elvis Kurtaj, që shoqëronte babain atë ditë në gjyq. Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se 1 plumb i vetëm, ka plagosur babain dhe djalin.
Ndërkohë dy personat e tjerë të shoqëruar për këtë ngjarje të paprecedentë në Gjykatën e Apelit Tiranë, Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi, vijojnë të qëndrojnë në burg pasi akuzohen për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj gjyqtarit” krye në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”. Syri.Net
-

Arratisje nga burgu i sigurisë së lartë në Itali/ Shqipëtari zhduket pa gjurmë, arratiset për herë të katërt
Një tjetër arratisje është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Opera, ku i dënuari shqiptar 41-vjeçar, Toma Taulant, është larguar nga qelia e tij pa lënë gjurmë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Alarmi u dha rreth orës 08:00 të mëngjesit të së dielës, gjatë kontrolleve rutinë, kur efektivët e policisë së burgjeve konstatuan mungesën e tij. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Sipas të dhënave paraprake hetimore, i dënuari dyshohet se ka prerë hekurat e dritares, ka zbritur në oborrin e brendshëm dhe më pas ka kaluar murin perimetral të institucionit, duke u zhdukur brenda pak minutash. Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të përcaktuar me saktësi mënyrën dhe kohën e arratisjes.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
41-vjeçari është i dënuar për grabitje, vjedhje dhe trafik droge, me afat vuajtjeje dënimi deri në vitin 2048. Ai njihet për precedentët e mëparshëm të arratisjeve, duke e bërë këtë rast episodin e katërt të largimit të tij nga sistemi penitenciar italian.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Sipas të dhënave, më parë ai:
Në vitin 2009 u arratis nga burgu i Ternit dhe u arrestua më pas në provincën e Pavias;
Në vitin 2013 u arratis nga burgu i Parmës dhe u kap në Belgjikë;
Pas rikthimit në qeli, tentoi sërish arratisjen, deri sa u arrestua përfundimisht në vitin 2015.
Njësitë e kërkimit janë vënë në gatishmëri si brenda institucionit, ashtu edhe në zonat përreth, ndërsa vijojnë kontrollet e shtuara për lokalizimin dhe kapjen e tij.
-

Arratisje si në filma, shqiptari ‘zhduket’ nga burgu i sigurisë së lartë në Itali, me ‘CV të pasur’
taulant toma
ITALI- Një i burgosur shqiptar ka arritur të arratiset në mënyrë spektakolare nga burgu i sigurisë së lartë në Opera të Milanos. Taulant Toma ka arritur të largohet gjatë natës mes së shtunës dhe të dielës, më 7 dhjetor, ndërsa sipas autoriteteve vendase, shqiptari ka prerë hekurat e qelisë dhe më pas është ulur jashtë strukturës me çarçafë të lidhur, për t’u zhdukur pa lënë gjurmë. Arratisja dyshohet se ka ndodhur gjatë ndërrimit të turnit të gardianëve dhe besohet të ketë qenë e planifikuar deri në detajin e fundit, pasi gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.
Ende nuk është e qartë se si i burgosuri ka arritur të kalojë murin rrethues të burgut dhe nëse ka pasur ndihmën e ndonjë bashkëpunëtori jashtë.
Taulant Toma, sipas mediave italiane ka qenë i dënuar së fundi për grabitje dhe vjedhje me afat dënimi deri në vitin 2041, ndërsa ka një histori të gjatë arratisjesh.
Në vitin 2013, ai u arratis nga burgu i Parmës, një tjetër strukturë e sigurisë së lartë. Në atë rast, ai u largua së bashku me bashkëkombasin e tij Valentin Frokaj, i cili më vonë mbeti i vrarë gjatë një grabitjeje në një vilë.
Pas arratisjes, Toma u kap në Belgjikë në shtator të po atij viti, por u arratis sërish nga burgu i Latin, pranë Liezhit, vetëm tre muaj më vonë. Edhe në vitin 2009, ai kishte arritur të ikte nga burgu i Ternit.
Autoritetet italiane kanë aktivizuar një plan kërkimesh në shkallë të gjerë. Janë ngritur pika kontrolli teksa edhe zonat industriale dhe fushat përreth janë duke u kontrolluar. Policia frikësohet se Toma mund të jetë larguar tashmë nga zona e Milanos.

