Tag: sigurisë

  • Kurti premton mbi 1 miliard euro buxhet për ushtrinë

    Kurti premton mbi 1 miliard euro buxhet për ushtrinë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, premtoi se gjatë një mandati të mundshëm të ri qeverisës, për Forcën e Sigurisë së Kosovës do të ndahen mbi 1 miliard euro buxhet.
    Kështu tha ai gjatë mbledhjes së Qeverisë, teksa foli për mandatin katërvjeçar të ekzekutivit. Ai tha se Qeveria që ai udhëheq ka arritur “rezultate të jashtëzakonshme” gjatë mandatit të plotë kushtetues.
    “Buxheti për ushtrinë është trefishuar, trajnimet jashtë vendit janë katërfishuar, investimet në armatim janë shumëfishuar, përfshirë këtu dronët Bayraktar luftarakë dhe kontratën për funksionalizimin e fabrikës së municioneve”, tha Kurti.

    “Në mandatin e ri, ushtrisë do t’ia ndajmë mbi 1 miliard euro, do të kemi fabrikë të municioneve dhe dronë ushtarakë ‘Made in Kosova’, pra që i prodhojmë vet”, shtoi ai.
    Më 2024, buxheti i ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes ishte 153 milionë, ndërkaq këtë vit ai është 207.8 milionë.
    Paralajmërimet për rritjen e buxhetit për mbrojtje vijnë në kohën kur Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon procesin e transformimit në ushtri, dhe në kohën kur shteti po ndërmerr hapa për të forcuar mbrojtjen e saj.
    Nëntorin e vitit të kaluar, Kosova nisi procesin për hapjen e një fabrike për prodhimin e municioneve dhe nënshkroi një marrëveshje për municione me një prodhues në Turqi – shtet nga i cili Kosova ka blerë dronë për ushtrinë. Po ashtu, Qeveria njoftoi se do të ketë edhe një laborator për dizajnim të fluturakeve pa pilotë, të njohur si dronë.
    Përveç se po mëton të prodhojë armë e municione, Kosova aktualisht edhe është duke blerë armë të ndryshme. Nga Shtetet e Bashkuara, Kosova veçse është në proces të blerjes të mbi 200 sistemeve kundërjarore, Javelin – që pritet t’i kushtojnë shtetit 75 milionë dollarë.
    Kurti tha se Kosova, po ashtu, synon të blejë helikopterë amerikanë, Black Hawk, për FSK-në.
    Ndërkaq, javët e fundit, Kosova ka ndërmarrë hapa të tjerë për avancimin e mbrojtjes dhe sigurisë. Këtu përfshihet miratimi i një nisme për lidhjen e një marrëveshjeje kronizë për thellim të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, dhe një deklaratë trepalëshe me Shqipërinë dhe Kroacinë për forcimin e mbrojtjes.
    Marrëveshja me SHBA-në, sipas Qeverisë, do ta ndihmojë Kosovën në ngritjen e kapaciteteve strategjike ushtarake. Ndërkaq, deklarata për bashkëpunim me Shqipërinë dhe Kroacinë është thënë se do t’i kontribuojë paqes në rajon.
    Lëvizjet e Kosovës drejt forcimit të mbrojtjes dhe industrisë së armatimit janë kritikuar nga Serbia.
    Beogradi e ka cilësuar si “provokim” nismën e Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë për thellim të bashkëpunimit për mbrojtje dhe siguri, duke argumentuar se “minon stabilitetin e rajonit”.
    Por, anëtarët e kësaj nisme kanë thënë se duan të kontribuojnë në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.
    Premtimi i Kurtit për rritjen e buxhetit në fushën e mbrojtjes vjen në kohën kur Kosova po pret që të krijojë institucione të reja, pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt.
    Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka fituar zgjedhjet – por, nuk ka fituar mandate të mjaftueshme që ta krijojë vetë Qeverinë.
    Kurti ka thënë se ai dhe LVV-ja do të udhëheqin me ekzekutivin e ri, teksa nga LVV-ja kanë thënë se mëtojnë që ta krijojnë Qeverinë në bashkëpunim me partitë joserbe.
    Partitë kryesore opozitare shqiptare, ndërkaq, janë shprehur kundër një bashkëpunimi me LVV-në./rel

  • Kafshoi dhe ofendoi rojen e sigurisë, dënohet për sulm agresiv ish-Missi

    Kafshoi dhe ofendoi rojen e sigurisë, dënohet për sulm agresiv ish-Missi

    Lucy Thomson, ish-Miss Skocia nga Fife, u dënua për një sulm racor në një turne në Edinburg, ku kafshoi një roje sigurie dhe e fyeu atë me fjalët raciste “zezak”.
    Ajo ishte duke u larguar nga gara Edinburgh City 7s, dhe gjatë procesit u shpreh me fjalë të ofenduese dhe e kundërshtoi sigurimin.
    Pas incidentit, roja i sigurisë së Okpajes i tha gjykatës se ai u thirr në fushë për shkak të një gruaje të dehur, e cila u bë agresive teksa po përpiqeshin ta shoqëronin atë dhe motrën e saj jashtë turneut.

    “Ajo më sulmoi teksa i afroheshim daljes. E mbajtëm dhe u përpoqëm ta trajtonim sa më butësisht. Pas kësaj, ngrita dorën dhe ajo më kafshoi. E shikova i tronditur dhe më pas filloi të më ofendonte. Ajo më pa në sy dhe më tha: “Zezak”.
    Thomson, e cila ishte Miss Skocia në atë kohë, mohoi akuzat, por dëshmitë e sigurisë dhe një gjykatës e shpallën atë fajtore për sulm dhe ofendime raciste. Ajo u gjobit me 790 paund dhe humbi titullin e Miss Skocisë në shtator 2023.
    /vizionplus.tv

  • Tarifa më të ulëta për pullat fiskale, rënie deri në 25% për produktet e akcizës

    Tarifa më të ulëta për pullat fiskale, rënie deri në 25% për produktet e akcizës

    Ulen deri në 25% çmimet e pullave fiskale për mallrat e akcizës. Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi “Për përcaktimin e elementeve të sigurisë dhe çmimit të pullave fiskale” që hyn menjëherë në fuqi.
    Sipas vendimit çmimi i pullës fiskale për birrat do të jetë 17.22 euro për 1 mijë copë nga 22 euro për 1 mijë copë që bizneset i paguanin kompanisë koncensionare “Sicpa Security Solutions” Albania, sh.p.k. Ulja e tarifës është 20%

    Për produktet e tjera të mallrave të akcizës, si duhan çmimi do të jetë 15.65 euro për një mijë copë nga 21 euro për 1 mijë copë që paguhej. Ulja është 25%.
    Për alkoolin tarifa e pullës fiskale do të jetë 25.05 euro për një mijë copë nga 32 euro që paguhej më parë. Ulja 16.5%. Për verën tarifa për 1 mijë pulla fiskale do të jetë 25.04 euro
    Vendimi përcakton edhe elementet e sigurisë për gjurmimin e pullave fiskale përfshirë sfondet e sigurta me modele Guilloche, tekst të imët dhe efekte me ndryshim ngjyre.
    Për karakteristikat e sigurisë digjitale do të përfshihen elementë si: a) identifikuesi unik: çdo pullë fiskale përmban një identifikues shumë të sigurt dhe të koduar për sistemin e gjurmimit; b) Kodet 2D: përfshijnë kode 2D të dukshme dhe të padukshme, të cilat përdoren për monitorimin e lëvizjes së produkteve dhe sigurimin e integritetit. C) Kode të sigurta për industrinë e pijeve të ftohta: Alternativë ndaj pullave të sigurisë: kod unik 2D, i printuar gjatë procesit të prodhimit; b) Karakteristika të tjera: rezistente ndaj ndërhyrjeve nga sfondi dhe të verifikueshme nga konsumatorët dhe autoritetet përkatëse.
    Prodhimi i pullave të reja fiskale
    Deri më dhjetor 2024 prodhimi i pullave fiskale është kryer nga shoqëria koncesionare sipas kontratës së koncesionit “Për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave” të lidhur ndërmjet Ministrisë së Financave, si Autoritet Kontraktues dhe shoqërive “SICPA Security Solutions S.A” dhe “SICPA Security Solutions Albania sh.p.k” të miratuar me ligjin nr. 10381, datë 24.02.2011, i ndryshuar me ligjin nr. 17, datë 16.02.2023.
    Pas shtyrjes së kohëzgjatjes së kontratës edhe për 2 vite në 2022, tarifat u ulën 10%.
    Sakaq pas përfundimit të kontratës koncesionare, në fillim të 2025-s bizneset e mallrave të akcizës ngritën shqetësimin për mungesën e prodhimit të pullave të reja. Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaroi se prodhimi i tyre do të mundësohet nga një shoqëri e ri që do të zbatojë teknologjinë moderne të mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Prodhimi i ri niste nga muaji mars.
    “Në zbatim edhe të ligjit nr. 145/2020 “Për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për Bashkëpunimin Ekonomik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”, një nga iniciativat më të rëndësishme të ndërmarra nga Ministria e Financave, është se po punohet për krijimin e një shoqërie të re, që do të funksionojë nën administrimin e Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë (SHLV), me qëllim fuqizimin e kapaciteteve të saj në menaxhimin e proceseve të prodhimit dhe shpërndarjes së pullave fiskale.
    Kjo shoqëri do të zbatojë teknologji moderne dhe procese të avancuara, me mbështetjen edhe të Emirateve të Bashkuara Arabe, me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe rritjen e besueshmërisë ndaj sistemit të pullave fiskale.
    Shoqëria e re do të fillojë veprimtarinë gjatë muajit Mars 2025, duke siguruar një sistem të sigurt, si dhe një cilësi të lartë në procesin e prodhimit e kontrollit të pullave fiskale”, thuhej në njoftim.
    Po ashtu shumë prej bizneseve kanë parablerë pulla fiskale deri më 31 mars.
    Ministria e Financave sqaron se periudha tranzitore nga përfundimi i kontratës së Koncesionit, deri në fillimin e prodhimit të pullave fiskale nga shoqëria, mbulohet nga neni 109, pika 9, e ligjit “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë”, që ka parashikuar të drejtën e përdorimit të pullave të porositura, deri me datë 31 mars 2025/Monitor

  • Mesazhet e ekipit të Trump/ Gazetari: Më ftuan vetë në grup dhe tani më sulmojnë! Trump: Gjueti shtrigash

    Mesazhet e ekipit të Trump/ Gazetari: Më ftuan vetë në grup dhe tani më sulmojnë! Trump: Gjueti shtrigash

    Jeffrey Goldberg dhe Donald Trump

    SHBA- Kur Jeffrey Goldberg botoi një artikull bombë duke përshkruar se si disa nga zyrtarët më të lartë amerikanë kishin ndarë gabimisht informacione të ndjeshme me të, e gjithë bota ktheu vëmendjen nga ai. Redaktori i “The Atlantic” u bë gjithashtu objektivi kryesor për çdo zyrtar të lartë të administratës së presidentit amerikan Donald Trump në Uashington. Në dy ditët e fundit, ai është quajtur “humbës” dhe “i çuditshëm” nga Presidenti Donald Trump, si dhe një gënjeshtar dhe “llum” nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Michael Waltz, i cili duket se e kishte shtuar gabimisht Goldberg në një grup bisedash, ku diskutuan planet e luftës.
    Megjithatë, përpara se të bëhej një shenjestër politike, Goldberg lexonte mesazhet teksa zyrtarë të kabinetit – duke përfshirë Sekretarin e Shtetit të SHBA Marco Rubio, Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, drejtorin e CIA-s John Ratcliffe dhe Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare Tulsi Gabbard – diskutonin detajet delikate, oraret dhe objektivat e një operacioni të ardhshëm ushtarak në Jemen. Ata dukej se nuk e vunë re praninë e tij.
    Në një intervistë me BBC, ai tha se gjithçka filloi kur mori një mesazh në telefonin e tij, nëpërmjet aplikacionit të mesazheve Signal. Është një aplikacion i përdorur në mesin e gazetarëve dhe zyrtarëve qeveritarë. Një llogari nën emrin e Waltz-it i kishte dërguar mesazh, që ai mendoi se dikush i kishte ngritur një kurth.
    “Doja të dija se kush ishte dhe çfarë synonte,” tha ai. “Por ai më kërkoi të bëshesha pjesë e grupit, dhe unë e pranova. Më pas shoh mesazhe që ishin shumë të çuditshme por konfidenciale që kishin të bënin me udhëheqjen e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.”
    Ndërsa kjo histori po “zien” në Uashington, Waltz ka marrë përgjegjësinë se shtoi gabimisht Goldberg në bisedën në grup, duke pretenduar se ai donte të ftonte dikë tjetër. Ai ka këmbëngulur se nuk e ka takuar asnjëherë redaktorin, duke thënë: “Nuk do ta njihja nëse do të përplasesha me të”. Por, sipas Goldberg, të dy janë takuar disa herë, megjithëse ai nuk pranoi të hynte në detaje rreth marrëdhënies së tyre.
    “Ai mund të thotë padyshim çfarë të dojë, por unë nuk po komentoj raportet e mia me të”, tha Goldberg. “Si gazetar, nuk jam rehat të flas publikisht për marrëdhëniet që mund të kem ose mund të mos kem me njerëzit si një kryeredaktor lajmesh”.
    Megjithatë, një gjë është e qartë: duhet të keni numrin e dikujt për t’i kontaktuar ata në Signal, dhe kështu Waltz kishte numrin e telefonit të Goldberg. Këshilltari i lartë i sigurisë ka thënë se i ka kërkuar Elon Musk, miliarderit të teknologjisë dhe kreut të efikasitetit të qeverisë së Shtëpisë së Bardhë, të hetojë se si ndodhi gabimi – një veprim që iu duk qesharak Goldberg.
    “Vërtet, ju do të pyesni Elon Musk nse si numri i telefonit të dikujt është i regjistruar në telefonin tuaj? Edhe 8-vjeçarët e kuptojnë këtë,” tha ai.
    Por pyetja më e madhe është, a duhet ju si zyrtarë të sigurisë kombëtare, të keni Signal në telefonin tuaj?” tha Goldberg.
    6 pyetje pa përgjigje
    Në artikullin që publikoi të hënën, Goldberg fshehu detajet e sakta që u ndanë rreth misionit të bombardimeve që sulmuan objektivat rebelë Houthi në Jemen më 14 mars. Por zyrtarët e administratës Trump e minimizuan raportin, duke e quajtur atë gënjeshtar dhe duke sfiduar pretendimet e tij se kishte rrjedhje të informacionit të klasifikuar.
    Dhe kështu dy ditë më vonë, si kundërpërgjigje Goldberg publikoi mesazhet e plota, duke përfshirë disa të dhëna të ndara Hegseth që përfshinin objektivat e operacionot. BBC e pyeti atë nëse nëse ishte një vendim i vështirë për t’u marrë.
    “Sapo Donald Trump tha se nuk kishte asgjë, së bashku me Tulsi Gabbard dhe John Ratcliffe, të cilët thanë se nuk kishte asnjë informacion të ndjeshëm, asnjë informacion të klasifikuar, e kuptova se ata po e thonë këtë për të mbuluar gjithçka. Dhe unë i kam tekstet, kështu që i publikova për të treguar anën time të historisë. Njerëzit do të zgjedhin kë të besojnë”.
    Në bisedën në grup ka mesazhe me tekst- të dërguara përpara valës së parë të sulmeve – të detajuar saktësisht se kur do të ngriheshin avionët luftarakë F-18, kur do të hidheshin bombat e para mbi objektivat Houthi dhe kur do të hidheshin raketat Tomahaëk. Hegseth është tërhequr, duke thënë se ato nuk ishin qartësisht “plane lufte” dhe asnjë prej tyre nuk ishte informacion i klasifikuar. Presidenti Trump shprehu mbështetjen e tij për Hegseth të mërkurën, duke thënë se ai “po bënte një punë të shkëlqyeshme” dhe e përshkroi Goldberg si një “të çuditshëm”. Shtëpia e Bardhë është përpjekur gjithashtu të argumentojë se informacioni i ndarë nuk ishte teknikisht një plan i për sulm ndaj Houthit. Goldberg nuk është prekur nga fyerjet dhe pretendimet e tyre.
    “Nëse Pete Hegseth, sekretari i mbrojtjes, po më dërgon mesazhe, duke më thënë se sulmi ishte gati të fillonte në Jemen – duke më thënë se çfarë lloj avioni do të përdoret, çfarë lloj armësh do të përdoren dhe kur bombat do të bien dy orë pas marrjes së tekstit – kjo më duket informacion i ndjeshëm, informacion për planifikimin e luftës”, tha ai.
    Kjo nuk është hera e parë që kryeredaktori është përballur me zemërimin e Trump: në vitin 2020 ai botoi një artikull në The Atlantic, ku zyrtarë të lartë ushtarakë cituan Trumpin se i kishte cilësuar ushtarët amerikanë të rënë si “të paaftë” dhe “humbës”, diçka që presidenti dhe administrata e tij e kanë mohuar fuqishëm. BBC e pyeti si ndihej për sulmet e ashpra personale ndaj tij, të ardhura nga nivelet më të larta të qeverisë.
    “Kjo është lëvizja e tyre. Ju kurrë nuk mbroni, thjesht sulmoni,” tha Goldberg. “Kështu që unë jam ulur para kompjuterit, duke marrë parasysh punën time. Ata më ftuan në bisedë “Signal” dhe tani ata po më sulmojnë, as që e kuptoj.”
    Trump, deri më tani, ka mbrojtur ekipin e tij të sigurisë kombëtare dhe nuk duket i prirur të shkarkojë askënd për atë që ai e quan një “gjueti shtrigash” të shtypit. Por Goldberg thotë se ka një ndjenjë të përhapur në Shtëpinë e Bardhë se Waltz bëri një gabim serioz, si dhe shqetësim më të thellë për mënyrën se si po trajtohet incidenti.
    “Nëse ju jeni një kapiten i Forcave Ajrore, duke punuar aktualisht me CIA-n dhe Departamentin e Shtetit, dhe keni keqpërdorur informacione të ndjeshme ashtu siç ata kanë keqtrajtuar informacione të ndjeshme? Do të pushoheshit, do të ndiqeni penalisht,” tha Goldberg.
    Ai tha se tani ka një “zhurmë” midis radhëve rreth standardeve të ndryshme të llogaridhënies për liderët në administratën Trump. Goldberg nuk qëndroi në bisedë, ai vendosi që gjëja përgjegjëse për të bërë ishte të largohej nga grupi. Disa gazetarë kanë shprehur mosbesim se ai u largua vullnetarisht. Por ajo që do të ndodhë më pas do të luhet në Shtëpinë e Bardhë dhe Kongres, ku ligjvënësit demokratë dhe disa republikanë kanë kërkuar një hetim.
    “E pranoj se dua të shoh se çfarë tjetër po ndodh atje. Por ka shumë çështje të ndryshme këtu që lidhen me ligjin dhe etikën dhe të gjitha llojet e çështjeve të tjera që unë me të vërtetë nuk mund të hyj në të,” tha Goldberg. “Më besoni kur them se kur e kam marrë atë vendim, kam marrë disa këshilla të mira nga parti të ndryshme”.
    /Përktheu ZËRI nga BBC

  • Mësymja e maskave në zyrat e “ONE”/ Dëshmojnë rojet private: Nuk donin t’i prishnim reputacionin kompanisë, prandaj nuk denoncuam

    Mësymja e maskave në zyrat e “ONE”/ Dëshmojnë rojet private: Nuk donin t’i prishnim reputacionin kompanisë, prandaj nuk denoncuam

    Personat të cilët kanë si detyrë ruajtjen fizike të kompanisë “ONE” kanë dhënë deklaratat e tyre para oficerëve të Komisariatit nr. 3 në Tiranës për vjedhjen e ndodhur më 25 dhjetor 2024. Dy personat e maskuar kanë hyrë brenda kompanisë “ONE” dhe janë ngjitur në katin e 3-të të saj.
    “Nuk donin t’i prishnim reputacionin kompanisë, prandaj nuk e denoncuam vjedhjen”, kanë deklaruar përgjegjësit ruajtjen e objektit.
    Nga kamerat e sigurisë janë pikasur se dy të paidentifikuarit janë futur në dy salla mbledhjesh, të cilat ndodhën po në atë kat ku kanë qëndruar disa minuta dhe pas kanë dalë prej saj. Policia ka nisur me gjurmimin gjatë rrugës kryesore, por duke qenë se ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar shumë prej kamerave të sigurisë nuk janë funksionale, për shkak se nuk kanë regjistruar pamje.
    Policia e Tiranës njofton se për ngjarjen janë proceduar penalisht 7 punonjës të sigurisë fizike dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të një kompanie telefonike, në Tiranë. Nga fotoja e siguruar nga kamerat e sigurisë shihet se dy autorët. Të cilët ende nuk janë identifikuar, kanë qenë të maskuar me maska, doreza, ndërsa njëri prej tyre mbante në duar edhe një levë.
    Kjo ngjarje ka ndodhur pikërisht në kulmin e zhvillimeve që vinin nga Prokuroria e Posaçme, ku në kushtet kur kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i vëllai i tij Arbër Veliaj dhe vetë kompania “One” po hetohen për afera të pista, kjo ngjarje e dëmtimit apo heqjes së serverëve, në vetvete dhe mos reagimi i institucioneve e mos bërja publike e faktit ngre dyshimin që vërtet po tentohet t’i fshihet diçka SPAK-ut.
    Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po heton marrëdhëniet mes kompanisë “One Communication” dhe “Gogel”, e cila drejtohet nga Arbër Veliaj. Në qendër të hetimeve janë dyshimet për favorizime apo ushtrim të ndikimit të paligjshëm nga ana e Veliajt për të siguruar kontrata.
    Sipas dokumenteve hetimore, kompania “One” paguan Arbër Veliajn për marketing dhe promovim, ndërkohë që fiton tendera (pa garë) në Bashkinë e Tiranës, e drejtuar nga vëllai i madh i familjes Veliaj, Erioni. SPAK ka zbuluar se një kompani sigurimi dhe “One Communication” kanë pasur marrëdhënie kontraktuale me “Gogel” në vlerë prej 5 milionë eurosh.
    “Nga hetimi rezulton se klienti kryesor i ‘Gogel shpk’ është shoqëria ‘One Albania’, me një total shitjesh prej 551.639.924 lekë të reja”, thuhet në vendimin e gjykatës për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Erion Veliaj.

    /Ora News/
     

  • Arrestimi i Veliajt, Ndreca: S’kemi atakuar asnjë moment drejtësinë, masa e sigurisë e ashpër dhe tronditëse politikisht

    Arrestimi i Veliajt, Ndreca: S’kemi atakuar asnjë moment drejtësinë, masa e sigurisë e ashpër dhe tronditëse politikisht

    Plarent Ndreca, kandidat për deputet i Partisë Socialiste, ka reaguar lidhur me arrestimin e Erion Veliajt, duke theksuar se PS nuk ka atakuar drejtësinë.
    Në një intervistë për Programin e Drekës në News 24, ai ka sqaruar se PS ka kritikuar sistemin e drejtësisë, por ka kërkuar standarde dhe jo goditje ndaj institucioneve.
    Ndreca shtoi se në rastin e arrestimit të Veliajt, masa e sigurisë ishte e ashpër dhe e konsideroi ngjarjen si të beftë dhe tronditëse politikisht.
    “Ne nuk kemi atakuar për asnjë moment drejtësinë. Ne thamë disa kritika dhe shtuam se sistemi i drejtësisë duhet të ketë standarde. Ne folëm për standarde, nuk goditëm drejtësinë.
    Jemi ndryshe nga opozita, që vetëm baltos drejtësinë e re. Në gjykimin edhe tim personal dhe ato që ka thënë kryeministri, kishte teprim në një propacionalitetin e marrjes së masës së sigurisë.
    Në proporcionalitetin e marrjes së masës së sigurisë unë besoj se është marrë masë e ashpër. Për ne, arrestimi i Veliajt ishte i beftë dhe tronditës nga pikëpamja politike, është ndër figurat më të rëndësishme të PS dhe prodhon kosto për Partinë Socialiste.
    Ne zgjedhim shtet-formimin, edhe me kosto për partinë. Partia është instrument për t’ju shërbyer shqiptarëve. Ishte goditje në kuptimin politik, por besoj se PS mund ta rikuperojë këtë goditje”, tha Ndreca.

  • I dha fund jetës në bllokun e sigurisë, KSHH: I burgosuri përdorues droge, mjeku i dha xanax

    I dha fund jetës në bllokun e sigurisë, KSHH: I burgosuri përdorues droge, mjeku i dha xanax

    Foto ilustruese

    TIRANË-Pas vetëvrasjes së rëndë në Bllokun e Sigurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë në Tiranë, më datë 13 Maj në bllokun e sigurisë së Donald Grekut, ka reaguar me një deklaratë zyrtare Komiteti i Shqiptar i Helsinkit. Sipas KSHH, i ndjeri Donald Greku kishte pretenduar që në momentin e ndalimit se ishte përdorues i lëndë narkotike të rënda si heroinë dhe kokainë, por në mungesë të mjekut të institucionit stafi i Bllokut të Sigurisë e kanë dërguat në urgjencën e QSUT.

    Mjeku toksikolog lëshoi recetën ku shënohej se 46-vjeçari ishte në gjendjen e toksikomaninsë dhe referoi që ai të ndiqej nga mjeku i Bllokut të Sigurisë, por në recetë nuk shënohej medikamenti që ai duhet të merrte. Greku kishte kërkuar disa herë Metadon, por i ishte dhënë vetëm qetësuesi Xanax.
    “Po këtë ditë, mbasdite ora 15:30 mjeku i institucionit i ka dhënë shtetasit të ndaluar qetësues Xanax. Pas marrjes së medikamentit në orën 19:10, datë 11.03.2025, ai është ankuar për disa shqetësime se nuk ishte në gjendje të mirë, se kishte dhimbje dhe kërkonte ti jepej Metadon. Pas kësaj ankese, mjeku i ka rekomanduar punonjësit të sigurisë që ati ti jepej sërisht Xanax. I pyetur nga vëzhguesit, përse nuk i kishte dhënë Metadon, mjeku i Dhomave të Sigurisë ka sqaruar se në raportin e mjekut specialist toksikolog nuk shënohet preparati që duhej përdorur,”-thuhet në deklaratën e KSHH.
    Një tjetër problematikë e evidentuar ishte mungesa e mbikëqyrjes së vazhdueshme.
    “Nuk rezulton të jetë kontrolluar dhoma çdo 3-5 minuta, siç parashikohet nga procedurat,” thekson Komitet i Helsinkit, duke shtuar se butoni i ziles për komunikim me personelin nuk funksiononte.
    REAGIMI:
    Sipas medias të datës 13.03.2025 në Bllokun e Sigurisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë është vetëvrarë shtetasi D.G. Nisur nga njoftimi i mësipërm, KShH në datën 17.03.2025 nëpërmjet një grupi vëzhguesish verifikuan në vend rrethanat e kësaj vetvrasjeje. Si rezultat i këtij monitorimi rezultoi se:
    Shtetasi D.G ishte ndaluar për dyshime në kryerjen e veprës penale të vjedhjes. Qysh në këtë moment ai ka pretenduar se është përdorues i lëndëve narkotike të rënda (kokainë, heroinë). Për këtë arsye stafi i Bllokut të Sigurisë (në mungesë të mjekut të institucionit) e dërguan atë në urgjencën e QSUT dhe mbas vizitës, mjeku toksikolog lëshoi recetën në të cilën shënohej se shtetasi ishte në gjendjen e toksikomaninsë dhe referoi që ai të ndiqej nga mjeku i Bllokut të Sigurisë. Në recetë nuk shënohej medikamenti që ai duhet të merrte.
    Shtetasi D.G mbasi u kthye në Bllokun e Sigurisë u vizitua nga mjeku i këtij institucioni. Në Librin e vizitave mjekësore shënohej “narkotik, i paregjistruar në Qendrën Aksion Plus”, por nuk shënohej nëse ndaj tij duhej të jepej ose jo mjekim. Po këtë ditë, mbasdite ora 15:30 mjeku i institucionit i ka dhënë shtetasit të ndaluar qetësues Xanax. Pas marrjes së medikamentit në orën 19:10, datë 11.03.2025, ai është ankuar për disa shqetësime se nuk ishte në gjendje të mirë, se kishte dhimbje dhe kërkonte ti jepej Metadon. Pas kësaj ankese, mjeku i ka rekomanduar punonjësit të sigurisë që ati ti jepej sërisht Xanax. I pyetur nga vëzhguesit, përse nuk i kishte dhënë Metadon, mjeku i Dhomave të Sigurisë ka sqaruar se në raportin e mjekut specialist toksikolog nuk shënohet preparati që duhej përdorur.
    Komiteti i Shqiptar i Helsinkit kërkon nga Policia e Shtetit të krijojë grupe pune për vlerësimin e kushteve në dhomat e sigurisë dhe të hartohen protokolle të veçanta për trajtimin e të ndaluarve vartës ndaj lëndëve narkotike.
    Donald Greku, 46 vjeç, u arrestua për vjedhjen e të paktën 4 portofolave në urbanët e Tiranës dhe u gjet i pajetë rreth orës 01:20 të datës 13 Mars 2025, nga punonjësit e policisë në qelinë e tij në Bllokun e Sigurisë. Burri u gjet i vetëvarur me një copë rrobe që kishte grisur nga tutat që kishte veshur, në rrjetën e dritares së dhomës./ZËRI

  • Sulmi në “One”/ Kush e fshehu ngjarjen, punonjësit e sigurisë dhe drejtuesi janë nën hetim

    Sulmi në “One”/ Kush e fshehu ngjarjen, punonjësit e sigurisë dhe drejtuesi janë nën hetim

    ONE

    TIRANË- ZËRI ka zbardhur emrat e personave që janë marrë nën hetim për fshehjen e një sulmi të ndodhur në kompaninë telefonike “ONE”. Nën hetim janë vënë tetë persona, shtatë prej të cilëve janë punonjës të kompanisë që kujdesej për sigurinë e kompanisë, “Nazeri 2000” dhe punonjës sigurie të brendshme të kompanisë “ONE”. Nën hetim është vënë edhe Erald Sina, me detyrë Drejtues Departamenti Zyrave dhe Pasurisë në kompaninë ONE.
    Personat që janë vënë nën hetim:
    * Erald Sina, me detyrë Drejtues Departamenti Zyrave dhe Pasurisë në kompaninë ONE
    * Gentian Koçi punonjes i sigurise fizike kompania ONE
    * Arsil Feshti, me detyre punonjes sigurie brendshem kompania One
    * Alfred Zylalaj, me detyre Drejtues Teknik i Kompanise Nazeri 2000
    * Gezim Sala, punonjes sherbimi SHPSF Nazeri 2000
    * Koço Veneti
    * Myzafer Dinoshi, punonjes sherbimi SHPSF Nazeri 2000
    * Ismet Tartari, punonjes sherbimi SHPSF Nazeri 2000

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, ku dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e pikës ‘ONE’ në zonën e Laprakës, duke dëmtuar drynin e derës së pasme. Incidenti është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, Gentian Koçi i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale. Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.

  • Albin Kurti premton mbi 1 miliard euro buxhet për ushtrinë e Kosovës

    Albin Kurti premton mbi 1 miliard euro buxhet për ushtrinë e Kosovës

    Kosova E Mërkurë, 26 Mars 2025 12:18
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, premtoi se gjatë një mandati të mundshëm të ri qeverisës, për Forcën e Sigurisë së Kosovës do të ndahen mbi 1 miliard euro buxhet.
    Kështu tha ai gjatë mbledhjes së Qeverisë, teksa foli për mandatin katërvjeçar të ekzekutivit. Ai tha se Qeveria që ai udhëheq ka arritur “rezultate të jashtëzakonshme” gjatë mandatit të plotë kushtetues.

    “Buxheti për ushtrinë është trefishuar, trajnimet jashtë vendit janë katërfishuar, investimet në armatim janë shumëfishuar, përfshirë këtu dronët Bayraktar luftarakë dhe kontratën për funksionalizimin e fabrikës së municioneve”, tha Kurti.
    “Në mandatin e ri, ushtrisë do t’ia ndajmë mbi 1 miliard euro, do të kemi fabrikë të municioneve dhe dronë ushtarakë ‘Made in Kosova’, pra që i prodhojmë vet”, shtoi ai.
    Më 2024, buxheti i ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes ishte 153 milionë, ndërkaq këtë vit ai është 207.8 milionë.
    Paralajmërimet për rritjen e buxhetit për mbrojtje vijnë në kohën kur Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon procesin e transformimit në ushtri, dhe në kohën kur shteti po ndërmerr hapa për të forcuar mbrojtjen e saj.
    Nëntorin e vitit të kaluar, Kosova nisi procesin për hapjen e një fabrike për prodhimin e municioneve dhe nënshkroi një marrëveshje për municione me një prodhues në Turqi – shtet nga i cili Kosova ka blerë dronë për ushtrinë. Po ashtu, Qeveria njoftoi se do të ketë edhe një laborator për dizajnim të fluturakeve pa pilotë, të njohur si dronë.
    Përveç se po mëton të prodhojë armë e municione, Kosova aktualisht edhe është duke blerë armë të ndryshme. Nga Shtetet e Bashkuara, Kosova veçse është në proces të blerjes të mbi 200 sistemeve kundërjarore, Javelin – që pritet t’i kushtojnë shtetit 75 milionë dollarë.
    Kurti tha se Kosova, po ashtu, synon të blejë helikopterë amerikanë, Black Hawk, për FSK-në.
    Ndërkaq, javët e fundit, Kosova ka ndërmarrë hapa të tjerë për avancimin e mbrojtjes dhe sigurisë. Këtu përfshihet miratimi i një nisme për lidhjen e një marrëveshjeje kronizë për thellim të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, dhe një deklaratë trepalëshe me Shqipërinë dhe Kroacinë për forcimin e mbrojtjes.
    Marrëveshja me SHBA-në, sipas Qeverisë, do ta ndihmojë Kosovën në ngritjen e kapaciteteve strategjike ushtarake. Ndërkaq, deklarata për bashkëpunim me Shqipërinë dhe Kroacinë është thënë se do t’i kontribuojë paqes në rajon.
    Lëvizjet e Kosovës drejt forcimit të mbrojtjes dhe industrisë së armatimit janë kritikuar nga Serbia.
    Beogradi e ka cilësuar si “provokim” nismën e Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë për thellim të bashkëpunimit për mbrojtje dhe siguri, duke argumentuar se “minon stabilitetin e rajonit”.
    Por, anëtarët e kësaj nisme kanë thënë se duan të kontribuojnë në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.
    Premtimi i Kurtit për rritjen e buxhetit në fushën e mbrojtjes vjen në kohën kur Kosova po pret që të krijojë institucione të reja, pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt.
    Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka fituar zgjedhjet – por, nuk ka fituar mandate të mjaftueshme që ta krijojë vetë Qeverinë.
    Kurti ka thënë se ai dhe LVV-ja do të udhëheqin me ekzekutivin e ri, teksa nga LVV-ja kanë thënë se mëtojnë që ta krijojnë Qeverinë në bashkëpunim me partitë joserbe.
    Partitë kryesore opozitare shqiptare, ndërkaq, janë shprehur kundër një bashkëpunimi me LVV-në./rel

  • Persona të maskuar hynë brenda ‘ONE’ ! Në hetim 7 punonjës të sigurisë dhe drejtuesi, ngjarja u fsheh 3 muaj

    Persona të maskuar hynë brenda ‘ONE’ ! Në hetim 7 punonjës të sigurisë dhe drejtuesi, ngjarja u fsheh 3 muaj

    PAMJET NGA NGJARJA E NDODHUR

    TIRANË-Policia ka nisur hetim ndaj 7 punonjëse të sigurisë fizike dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të një prej pikave të kompanisë telefonike ‘ONE’ në Tiranë, pasi nuk kanë raportuar një ngjarje të ndodhur në muajin dhjetor 2024. Policia ka reaguar tre muaj pas ngjarjes së ndodhur dhe bën me dije se procedimi i këtyre 8 personave ka nisur për shkak se kanë fshehur sulmin e ndodhur në ambjentet e ‘ONE’.
    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, ku dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e pikës ‘ONE’ në zonën e Laprakës, duke dëmtuar drynin e derës së pasme.
    Incidenti është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, Gentian Koçi i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale. Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Mësohet se përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.
    Personat nën hetim:
    Gentian Koçi
    Erald Sina
    Arsil Feshti
    Alfred Zylalaj
    Gëzim Sala
    Koço Veneti
    Ismet Tartari
    Njoftimi i policisë:
    Nuk raportuan një ngjarje të ndodhur në muajin dhjetor 2024, procedohen penalisht 7 punonjës të sigurisë fizike dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të një kompanie telefonike, në Tiranë.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, pas marrjes së informacionit për një ngjarje të ndodhur dhe të paraportuar, kanë kryer veprime verifikuese dhe hetimore, të cilat çuan në konstatimin e kësaj ngjarjeje, e ndodhur më datë 25.12.2024, në ambientet e një kompanie telefonike, në zonën e Laprakës.
    Nga hetimet paraprake rezultoi se rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie, duke dëmtuar drynin e derës së pasme.
    Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, shtetasi G. K, i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.
    Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Po ashtu, është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.
    Në përfundim të veprimeve procedurale, Komisariati i Policisë Nr. 3 referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, ndaj:
    • 2 punonjësve të sigurisë së brendshme të kompanisë, shtetasve G. K., 50 vjeç dhe A. F., 31 vjeç, si dhe drejtuesit të departamentit të zyrave dhe pasurisë të kësaj kompanie telefonike, shtetasit E. S., 38 vjeç.
    Po ashtu nisi procedimi penal për veprën “Moskallëzimi i krimit” ndaj:
    • drejtuesit teknik dhe 4 punonjësve të grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë, shtetasve A. Z., 54 vjeç, G. S., 40 vjeç, K. V., 63 vjeç, M. D., 55 vjeç; dhe I. T., 62 vjeç.
    Hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për të verifikuar nëse janë përmbushur detyrimet ligjore dhe kontraktuale nga shoqëria private e sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë.
    Veprimet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI