Tag: sigurisë

  • Thellohet skandali i mesazheve në “Signal”, Waltz komunikonte në 20 grupe me stafin për sigurinë

    Thellohet skandali i mesazheve në “Signal”, Waltz komunikonte në 20 grupe me stafin për sigurinë

    Mike Waltz

    SHBA- Thellohet skandali në SHBA! Mike Waltz dhe ekipi i tij raportohen se kanë krijuar 20 grupe të ndryshme për të komunikuar në platformën e mesazheve “Signal” për të diskutuar punët e tyre mbi çështje sensitive të sigurisë Kombëtare. 4 persona brenda Shtëpisë së Bardhë folën në mënyrë anonime për “Politico”, duke thënë se Mike Waltz dhe ekipet e tij kanë diskutuar në këto grupe një sere çërshtjesh duke përshfirë Luftën në Ukrainë, spiunazhin Kinez, Luftën në Gaza, politikat e Lindjes së Mesme, zhvillimet në Afrikë dhe gjithashtu ato në Europë. Ky zbulim i Politico vjen vetëm disa ditë pas raportimeve nga revista “The Atlantic” që zbuloi skandalin e madh të administratës Trump, pasi kryeredaktori i kësaj reviste u shtua gabimisht në grupin ky zyrtarët amerikanë diskutuan sulmet ndaj rebelëve Houthi.
    Në këtë grup Sekretari Amerikan I Mbrojtjes Pete Hegseth ndante detaje mbi sulmet dhe vendosjen e luftëanijeve Amerikane dhe trupave Ushtarak në Lindjen e Mesme. Administrata Trump ka mbrojtur përdorimin e Signal, duke argumentuar se aplikacioni nuk është i ndaluar në pajisjet qeveritare dhe është një nga mënyrat e miratuara të komunikimit, ndonëse diçka e tille nuk është e vërtetë. Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Brian Hughes, deklaroi për Politico se asnjë informacion i klasifikuar nuk është ndarë në këto biseda dhe se pretendimet e kunderta janë “100% të pavërteta”. Donald Trump ka mbrojtur këshilltarin e tij të Sigurisë Kombëtare duke thënë se Mike waltz bëri një gabim për të cilin ka marrë mësimin e tij.
    Përdorimi i nje aplikacioni Komercal në komunikime qe permbajne informacione te sigurise kombetere eshte nje shkelje ligji ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Signal nuk është një aplikacion i miratuar nga Autoritetet Federale për shpërndarjen e informacioneve sensitive. Në këtë aplikacion përdoruesit mund të zgjedhin që mesazhet e tyre të zhduken në cdo kohë dhe të jenë të disponueshme maksimumi deri në 4 javë. Kjo specifikë e tillë shkel dy lidje Federale që kërkon ruajtjen e të dhënave të qeverisë: Aktin e Rregjistrimeve Presidenciale dhe Aktin Federal të Rregjistrimeve./ZËRI

  • I shpallur në kërkim, arrestohet në hyrje të Morinës 41-vjeçari

    I shpallur në kërkim, arrestohet në hyrje të Morinës 41-vjeçari

    Një 41 vjeçar është arrestuar në hyrje të Pikës Kufitare Morinë, pasi ishte i shpallur në kërkim se i është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.
    Në pranga ka rënë shtetasi D.K., 41 vjeç. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
    Ai iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë, për të ekzekutuar masën e sigurisë.
    Njoftimi i policisë:
    PKK Morinë
    Kapet në hyrje, një shtetas i shpallur në kërkim për 2 vepra penale.
    Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Morinë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, kanë kapur shtetasin D. K., 41 vjeç.
    Nga verifikimet, ky shtetas rezultoi i shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
    Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, të cilët ekzekutuan masën e sigurisë.

  • Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe lojëra fati, arrestohet 41-vjeçari në Morinë

    Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe lojëra fati, arrestohet 41-vjeçari në Morinë

    FOTO ILUSTRUESE

    KUKËS-Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati është arrestuar në pikën kufitare të Morinës. Për 41-vjeçarin është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
    Njoftimi i policisë:
    Kapet në hyrje, një shtetas i shpallur në kërkim për 2 vepra penale. Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Morinë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, kanë kapur shtetasin D. K., 41 vjeç.
    Nga verifikimet, ky shtetas rezultoi i shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
    Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, të cilët ekzekutuan masën e sigurisë./ZËRI

  • Thellohet skandali i këshilltarit të Trump për Sigurinë Kombëtare, zbulohen 20 grupe të tjera në Signal ku fliste për Ukrainën, Kinën dhe Europën

    Thellohet skandali i këshilltarit të Trump për Sigurinë Kombëtare, zbulohen 20 grupe të tjera në Signal ku fliste për Ukrainën, Kinën dhe Europën

    Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Mike Waltz dhe ekipi i tij krijonin rregullisht biseda në aplikacionin “Signal” për të koordinuar punën zyrtare mbi çështje si Ukraina, Kina, Gaza, politika për Lindjen e Mesme, Afrika dhe Evropa, sipas katër personave që janë shtuar personalisht në këto biseda.

    Dy prej tyre thanë se ishin pjesë ose kishin njohuri të drejtpërdrejtë për të paktën 20 biseda të tilla. Të katërt konfirmuan se kishin parë raste ku diskutoheshin informacione të ndjeshme.Ky është një përdorim më i gjerë i aplikacionit sesa ishte raportuar më parë dhe hedh dritë të re mbi sa shpesh ekipi i sigurisë kombëtare i administratës Trump mbështetej te “Signal”, një aplikacion i disponueshëm publikisht, për të kryer punën e tij.“Ishte e zakonshme të krijoheshin biseda mbi çdo çështje të sigurisë kombëtare,” tha një nga personat e përfshirë në to, duke shtuar se grupet shpesh përfshinin anëtarë të kabinetit dhe staf të nivelit të lartë.Të katër personave iu garantua anonimiteti, pasi nuk ishin të autorizuar të diskutonin publikisht këto biseda private.Zyrtarët veteranë të sigurisë kombëtare kanë paralajmëruar se kjo praktikë mund të shkelë rregullat për mbrojtjen e informacionit të ndjeshëm nga kundërshtarët e huaj, si dhe ligjet federale për ruajtjen e të dhënave, nëse këto biseda fshihen automatikisht.

    Top Channel

  • Leku i pamundur të falsifikohet, BSH: Rastet të rralla, prerjet e reja rriten sigurinë

    Leku i pamundur të falsifikohet, BSH: Rastet të rralla, prerjet e reja rriten sigurinë

    Të falsifikosh lekun po bëhet e pamundur! Prerjet e reja të hedhura në qarkullim me elementë shtesë të sigurisë po gati pamundësojnë përpjekjet e grupeve kriminale për “të prodhuar imitime të tyre”. Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se vitin e shkuar pati vetëm 156 kartmonedha të falsifikuara për çdo 1 milionë copë në qarkullim. Në vitin 2020 ky tregues ishte 1 mijë e 183 kartmonedha të falsifikuara për të zbritur në 812 në 2021-shin dhe 343 në 2022-shin.
    “Është i njohur fakti që Banka e Shqipërisë ka përmirësuar sigurinë e kartëmonedhave me risi për të gjitha prerjet. Janë futur elemente që janë të vështira për t’u falsifikuar. Për prerjet 200-she apo 10.000-she nuk kemi asnjë rast falsifikimi”, tha Aranit Bajri, përgjegjës i Qendrës Kombëtare të Analizës në Bankën Qendrore.
    Sa i përket shpërndarjes të kartëmonedhave të falsifikuara sipas prerjeve, peshën kryesore e mbajnë prerjet 1000 lekë dhe 2000 lekë, të ndjekura nga prerja 5000 lekë. Monedha metalike me prerje 50 lekë vijon të jetë e vetmja monedhë e falsifikuar, por në sasi të ulët dhe të papërfillshme.
    “Në një kartëmonedhe ka tre nivele sigurie: niveli i parë i sigurisë për publikun është shiriti prej filigrani, ku tregohet portreti, vlera e kartëmonedhës. Një element tjetër është filli i sigurisë që ndryshon ngjyrën në bazë të këndit të shikimit. Në këndin djathtas është edhe libri me penë, i cili ndryshon ngjyrën gjatë animit. Përveç kësaj, edhe natyra e vetë letrës është e një përbërjeje 100 për qind pambuku, e përforcuar me printime të ngritura që ndihen edhe me dorë nga personat me aftësi të kufizuar shikimi”, theksoi Aranit Bajri.
    Numri më i madh i kartëmonedhave false vitin e shkuar i takon serisë së vjetër me 133 copë, të cilat zinin 85 për qind të totalit, në dallim nga seria e re, e cila ka një cilësi të lartë dhe elemente të forta sigurie.

  • Vrasja e policit në derën e shtëpisë, reagon sindikata e Policisë së Kosovës: Atentat drejt sigurisë publike

    Vrasja e policit në derën e shtëpisë, reagon sindikata e Policisë së Kosovës: Atentat drejt sigurisë publike

    Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas vrasjes së rreshterit Muhamed Lika.Në postimin e tyre thuhet që çdo sulm ndaj një zyrtari policor është sulm ndaj Republikës së Kosovës.
    Reagimi i plotë:
    Sindikata e Policisë së Kosovës dënon atentatin kriminal që i mori jetën kolegut tonë, Rreshter Muhamed Lika. Ky akt i rëndë është një atentat i drejtpërdrejtë ndaj sigurisë publike, ligjit dhe vetë shtetit të Kosovës. Çdo sulm ndaj një zyrtari policor është sulm ndaj Republikës së Kosovës!
    Policia e Kosovës është shtylla kryesore e rendit dhe sigurisë në vend. Prekja e saj është përpjekje për të minuar themelet e shtetit tonë dhe nuk do të tolerohet. Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon nga të gjithë akterët shtetërorë dhe institucionet e drejtësisë veprime të menjëhershme për zbardhjen e këtij akti kriminal dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.
    Ne qëndrojmë të palëkundur në mbështetje të çdo pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe nuk do të lejojmë që këto akte të frikësimit të lëkundin përkushtimin tonë ndaj detyrës dhe Republikës. Nder dhe lavdi për sakrificën e Rreshter Muhamed Lika.
    Sindikata e Policisë së Kosovës

  • DW: Si do të rrisë BE sigurinë e brendshme?

    DW: Si do të rrisë BE sigurinë e brendshme?

    Në kohët e pasigurisë gjeopolitike BE do të bëhet më rezistente ndaj krizave.
    Komisioni i BE-së ka paraqitur një dokument për sigurinë e brendshme. Synohet më shumë mbrojtje e të dhënave dhe forcimi i Europolit.

    “Mjedisi ynë i sigurisë ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Kërcënimet e sotme janë të mëdha, globale dhe në rritje në botën digjitale,” tërhoqi vëmendjen në Strazburg Henna Virkkunen, nënpresidente e Komisionit të BE-së.
    Ajo përmendi si shembuj kriminalitetin e fuqishëm të organizuar, rrjetet terroriste, kërcënimet hibride dhe sulmet ndaj infrastrukturës kritike – shpesh nga aktorë shtetëror armiqësor. 64 përqind e europianëve janë të shqetësuar për sigurinë. Ata presin, që BE-ja të veprojë, tha komisarja finlandeze, e cila është përgjegjëse në Komisionin e BE-së për sovranitetin teknik dhe sigurinë.
    Strategjia e sigurisë fokusohet tek zbulimi dhe parandalimiPërgjigja e Komisionit të BE-së është strategjia “ProtectEU”, që u prezantua të martën (01.04.2025). Më parë Komisioni i BE-së pati deklaruar, se si BE synon të bëhet më imune në fushën e mbrojtjes. Strategjia e paraqitur të martën fokusohet tek siguria e brendshme.
    Për këtë qëllim në këtë strategji vihet theksi tek zbulimi paraprak dhe parandalimi. Në të ardhmen në BE do të ketë rregullisht analiza të brendshme të rrezikshmërisë përmes shkëmbimit më intensiv të të dhënave edhe ndërmjet shërbimeve sekrete dhe shteteve anëtare.
    Gjithashtu BE do që vendet anëtare të jenë më imun kundrejt kërcënimeve hibride – si p.sh. sulmeve kibernetike, që paralizojnë spitalet apo rrjetet energjetike. Për këtë në të ardhmen duhet të sigurohet më mirë infrastruktura kritike përmes rregullave të reja që garantojnë sigurinë në rrjet.
    Sipas dokumentit të strategjisë disa nga sulmet më të rënda hibride kanë shënjestruar sigurinë dhe demokracinë europiane përmes informacioneve të rreme dhe aktiviteteve ilegale në internet. Ndaj synohet tani që ligjet ekzistuese, si ligji për shërbimet digjitale të zbatohen më me rigorozitet.
    Europoli duhet të forcohet
    Paralelisht duhet të ketë një veprim më të ashpër dhe më shumë personel në luftën kundër kriminalitetit. Agjencia e mbrojtjes së kufijve Frontex, që është përgjegjëse për kufijtë e jashtëm të BE-së, duhet të përforcohet nga rreth 10.000 punonjës që ka aktualisht në 30.000. Edhe autoriteti policor, Europol, duhet të “forcohet masivisht”, deklaroi para Parlamentit Europian komisari për Punët e Brendshme, Magnus Brunner.
    Në dokumentin e strategjisë deklarohet për vitin 2026 një projektligj, për ta shndërruar Europolin në një “autoritet operativ policor”. Ndër të tjera do të forcohen njohuritë teknologjike dhe kapacitetet e Europolit për mbështetjen e autoriteteve kombëtare të ndjekjes penale. Ndërkohë Europoli mbështet shtetet anëtare në luftën kundër kriminalitetit.
    Strategjia e sigurisë përmban një paketë aktesh ligjore, zbatimi i të cilave kërkon edhe masa të mëtejshme ligjore. /DW

  • Pasiguritë gjeopolitike, analiza e DW: Si do të rrisë BE sigurinë e brendshme?

    Pasiguritë gjeopolitike, analiza e DW: Si do të rrisë BE sigurinë e brendshme?

  • Dyshohet se vodhën mbi 41 mijë euro në Durrës, lihet në burg irlandezi

    Dyshohet se vodhën mbi 41 mijë euro në Durrës, lihet në burg irlandezi

    Gjykata e Durrësit vendosi sot masat e sigurisë për turistët irlandezë Kevin Stack, 42 vjeç, dhe partneren e tij Kate Connolly, të cilët u ndaluan nga policia më 28 mars, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes” në bashkëpunim.
    Sipas vendimit gjyqësor të dhënë nga gjyqtarja Suela Xhani, shtetasi Kevin Stack do të qëndrojë në masën arrest në burg, ndërsa për Kate Connolly është caktuar një masë alternative. Ajo do të mbahet në paraburgim deri në depozitimin e një garancie pasurore prej 5000 eurosh, të cilën duhet ta paguajë brenda pesë ditëve. Pas këtij afati, nëse shuma paguhet, Connolly do të lirohet, por do të detyrohet të paraqitet pranë Policisë Gjyqësore një herë në dy muaj.
    Mbrëmjen e së enjtes, çifti irlandez dorëzoi në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, një shumë prej 41 400 eurosh. Ata deklaruan se e kishin gjetur më 26 mars, rreth orës 15:30, pranë një supermarketi në lagjen nr. 13, Plazh Durrës.
    Megjithatë, kamerat e sigurisë zbuluan se deklarimi i tyre nuk ishte i vërtetë, duke ngritur dyshime për përfshirjen e tyre në një vjedhje. Ata ia morën shumën e parave dy të rinjve në plazh, të cilët e gjetën pasi u ra pronarit të tyre.

    Pasi e panë skenën e rënies së parave dhe marrjes nga të rinjtë që i gjetën rastësisht ata vendosën të përfitojnë padrejtësisht, duke deklaruar se shuma u përkiste atyre. Në këmbim Stack u dha 500 euro shpërblim dy të rinjve.
    Më pas çifti u largua nga hoteli dhe Durrësi në drejtim të Shkodrës. Policia e Durrësit zbuloi lëvizjet e tyre përmes kamerave të sigurisë dhe GPS-it të makinës dhe bashkëpunoi me policinë e Shkodrës për shoqërimin e tyre. Pas shoqërimit të tyre në Durrës, policia vendosi ndalimin e çiftit për vjedhje në bashkëpunim.
    Gjykata urdhëroi ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit nga Policia Gjyqësore dhe Prokuroria, ndërsa të dy të dyshuarit kanë të drejtë ta ankimojnë masën e sigurisë në Gjykatën e Apelit brenda pesë ditëve nga njoftimi i vendimit.

  • Dyshohet se vodhën 41 mijë €/ Gjykata e Durrësit lë në burg turistin irlandez, partnerja lirohet me garanci pasurore

    Dyshohet se vodhën 41 mijë €/ Gjykata e Durrësit lë në burg turistin irlandez, partnerja lirohet me garanci pasurore

    Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për turistët irlandezë Kevin Stack dhe Kate Connolly, të arrestuar më 28 mars për “Vjedhje” në bashkëpunim. Gjyqtarja Suela Xhani vendosi arrest me burg për Stack, ndërsa Connolly mund të lirohet nëse paguan një garanci prej 5000 eurosh brenda pesë ditëve. Pas lirimit, ajo do të duhet të paraqitet në Policinë Gjyqësore çdo dy muaj.
    Ngjarja lidhet me një shumë prej 41,400 eurosh, të cilën çifti dorëzoi në Policinë e Shkodrës, duke pretenduar se e kishin gjetur në Durrës më 26 mars. Megjithatë, pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se ata i morën paratë nga dy të rinj, të cilët i kishin gjetur më parë në tokë. Dyshohet se shuma u përkiste dy punonjësve të një agjencie imobiliare, të cilëve u kishte rënë çanta me para teksa hipnin në makinë.
    Policia përdori kamerat e sigurisë dhe GPS-in e makinës për të gjurmuar lëvizjet e çiftit, duke arritur në përfundimin se bëhej fjalë për një vjedhje. Vendimi i gjykatës është i ekzekutueshëm menjëherë, ndërsa të pandehurit kanë të drejtë ta apelojnë brenda pesë ditëve.