Në një operacion të realizuar nga organet e sigurisë së Kosovës, më 5 dhe 6 prill 2025, janë ndaluar gjithsej 16 persona, të cilët udhëtonin në katër automjete me targa të Kragujevcit të Serbisë. Nga ky grup, katër prej tyre ishin oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë.Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelel Sveçla, njoftoi se hetimet paraprake dyshojnë se serbët e arrestuar kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme në Kosovë. Gjatë operacionit janë gjetur dëshmi që tregojnë lidhjet e tyre me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës.Grupet dhe gjetjetGrupi i parë, i përbërë nga katër persona, u ndalua në Gjakovë. Gjatë kontrollit të automjetit, autoritetet gjetën fotografi me hartën e Kosovës, fotografi të terroristëve të vrarë gjatë sulmit në Banjskë, dy thika, një sëpatë dhe një dritë rotative. Të ndaluarit janë mbajtur në paraburgim për 48 orë, me vendim të prokurorit.Grupi i dytë, i përbërë nga 12 persona, u ndalua në Prizren, ku po strehoheshin në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë. Edhe në këtë grup ishin dy oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë serbe. Hetimet paraprake kanë zbuluar se një prej tyre, një zyrtar i policisë serbe me gradën e togerit, ka lidhje të afërta familjare me anëtarin e grupit terrorist të Banjskës, Nemanja Radivojeviq, i njohur me nofkën “Gandi”. Ky i fundit është i lidhur ngushtë me Vladimir Radivojeviq, i cili dyshohet për vrasjen e rreshterit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Po ashtu, një zyrtar tjetër ushtarak me gradën e kapitenit të klasës së parë ka lidhje me ish-gjeneralin e inteligjencës ushtarake serbe, Jovan Milanoviq, i njohur për përfshirjen në rrjedhjen e të dhënave të NATO-s para bombardimeve mbi caqet serbe.Tentativa për të përdorur institucione fetare për kamuflimMinistri Sveçla shpjegoi se fakti që grupi u strehuan në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë mund të tregojë për një tentativë për të përdorur institucione fetare si kamuflim ose për të shkaktuar tensione ndëretnike dhe fetare në Kosovë. Kjo mund të jetë një përpjekje për të nxitur reagime të dhunshme ose trazira, duke krijuar ngjarje të sajuara.Sveçla theksoi se organet e sigurisë do të vazhdojnë hetimet dhe do të informojnë publikun për zhvillimet e mëtejshme. Ai gjithashtu ftoi qytetarët të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë dhe të bashkëpunojnë me institucionet e sigurisë për të mbajtur paqen dhe sigurinë në vend.
Tag: sigurisë
-

Bunkerët e paqes në vendin më të lumtur në botë
“Përgatitja” dhe “siguria” s’janë thjesht fjalë në Finlandë, por pjesë e natyrshme e shoqërisë. Finlanda ka ndërtuar strukturë që u jep mundësi qytetarëve të ndihen të sigurt edhe në mendimet më të errëta për kriza. Balancimi mes sigurisë, përgatitjes, lidhjes me njëri-tjetrin dhe relaksit e lidhjes me natyrën, i bën finlandezët të ndihen më të lumturit në botë. Janë 50 mijë bunkerë që do të mund të strehonin 4.8 milionë banorë. Por finlandezët shpresojnë të mos u hyjnë kurrë në punë, e shumica prej tyre janë hapësira argëtimi ose bunkerë paqeje
“Për aq sa kemi ndjeshmëri për njëri-tjetrin, do të kemi shpresë”, thotë aktorja e famshme finlandeze Alma Poysti, sipas titullit të revistës “This is FINLAND” (Kjo është Finlanda) në edicionin e 2025/2026-s. Është pikërisht kjo ndjenjë që përshkruhet si arsye që ua jep finlandezëve epitetin e popullit më të lumtur në botë për të tetin vit rresht. Janë gjërat e thjeshta që e bëjnë Finlandën shteti që është. Kujdesi për njëri-tjetrin, ndarja e momenteve, mirëbesimi, barazia, arsimimi, lidhja me natyrën, janë vlerat e tjera që ndajnë finlandezët. Mbi të gjitha – gjithëpërfshirja.
Lumturia nën tokë
“Mund të duket e habitshme, por ne lumturinë e gjejmë edhe këtu”, shpjegon duke qeshur Nina Jarvenkyla, specialiste e komunikimit në Departamentin e Shpëtimit të qytetit të Helsinkit. Bën me dorë drejt lodrave për fëmijët që gjenden në thellësi të bunkerit “Merihaka”, afër qendrës së qytetit.Nuk është një bunker tradicional. Bëhet fjalë për mbrojtje civile moderne që organizohet shpejt nën kushte të kërcënimeve ushtarake apo emergjencave të tjera. Pas rreth 20 metrash nëntokë, nga dalja e ashensorit shihen dyer të mëdha e që sipas cicerones peshojnë dhjetëra tonë. Qëllimin e kanë për të ndaluar edhe toksinat që mund të futen në raste emergjente. Aq të mëdha janë dyert saqë duhet kohë përgatitjesh për t’i mbyllur. Para tyre janë shtigjet për ecje, që do të duhej të largoheshin në mënyrë që të lirohej hapësira e mjaftueshme për t’u mbyllur dyert e rënda dhe që të sigurohet izolimi nga jeta normale.
E gjendur krejt në mes të një guri të madh graniti – i cili shërben si mur për bunkerin – hapësira e ndarë në disa dyer mund të shërbejë si strehë për rreth 6 mijë qytetarë. Stafit do t’i duheshin vetëm tri ditë për të organizuar gjithçka, që çdo gjë të jetë ashtu siç kërkohet për strehim edhe pse bëhet fjalë për një prej bunkerëve më të mëdhenj.
Brendia e bunkerit “Merihaka” (Foto: Mladen Topić /Istina.media)
“Urojmë të mos na duhet kurrë”, thotë Jarvenkyla.
Për secilin prej njerëzve që do të mund të strehoheshin aty ka shtretër, tualete dhe pajisje emergjente. Sistemi i ajrimit është i obliguar, e në vazhdimësi nga salla në sallë kalohet nëpërmjet dy dyerve, të mëdha e të trasha. Dyert kanë ngjyrë të kaltër, që në kombinim me të bardhën e granitit shfaqin flamurin finlandez. Dera e parë ka qëllimin që të ndalojë ndonjë shpërthim të mundshëm. Tjetra, që në brendi të hapësirës shpërthimi të mos ketë ndikim.
“Përgatitja është diçka që ne e kemi në gjak”, është përshkrimi më i mirë që Jarvenkyla, ish-gazetare, ia bën sistemit modern të bunkerëve të vendit më të lumtur në botë.50 mijë bunkerë për 4.8 milionë banorë
Sapo të kalohen hapësirat që duken si korridore të gjata, por që në fakt paraqesin “dhomat e gjumit”, rruga shpie në të paktën dy salla të mëdha sportive. E shtruar me material specifik për sporte të ndryshme, hapësira e pashfrytëzuar deri tash për situata emergjente, përdoret për argëtim. Nuk mungojnë rrjetat sportive e as shenjëzimet në tokë. Nuk ngjan fare me bunker, siç do të imagjinohej. Ngjitur tyre janë lodrat e fëmijëve, e prindërit mund të shijojnë kafetë apo pijet pranë. Bunkeri ka edhe parkingun, që në kushte të jashtëzakonshme do të mund të shfrytëzohej për të sjellë furnizime a diçka të tillë.
Bëhet fjalë për vetëm një prej 5 mijë e 500 bunkerëve sa ka Helsinki. Finlanda si tërësi ka kapacitete të bunkerëve për të strehuar 4.8 milionë njerëz në mbi 50 mijë bunkerë. Shumica e bunkerëve janë privatë nëpër ndërtesa të ndryshme banimi. Parakushti është që çdo bunker duhet të jetë në gjendje që të përgatitet për mbyllje për tri ditë të vetme. Kjo bazuar në atë që njihet si Akti i Shpëtimit në shtetin me mbi 5.6 milionë banorë.
Salla e Parlamentit (Foto: Mladen Topić /Istina.media)
Ndërtimi i sigurisë
Rrënjët e përgatitjes për siguri dhe paqe janë që nga fillet e Finlandës. Zyrtarë shtetërorë e njerëz të thjeshtë ndërlidhin gjithçka me përfshirjen e të gjithëve në proceset e sigurisë e të zhvillimit të gjithmbarshëm. Njerëzit ndihen të vlerësuar e të rëndësishëm për rolin e tyre në mbrojtjen e Finlandës.
Shteti verior i Evropës e shpalli pavarësinë më 1917. Por qysh në vitin 1906 gratë finlandeze u bënë të parat në botë që patën të drejtë vote dhe të garojnë në zgjedhje. Parlamenti finlandez është ndër më të hapurit në botë sot. Edhe qytetarët e vizitorët mund ta përcjellin nga afër mbledhjen e 200 njerëzve të zgjedhur me votën e tyre. Sot nga 200 anëtarë të Kuvendit, 91 janë gra. Barazia e të gjithëve para ligjit, e sidomos përfshirja e grave në vendimmarrje dhe të gjitha hallkat tjera, sipas deputetes Saara-Sofia Siren, që është përfaqësuese speciale e kryesuesit të OSBE-së për çështje gjinore, konsiderohen hapa të mëdhenj drejt arritjes së demokracisë.
Përgjatë përpjekjeve për demokraci, Finlanda u sfidua me çështje të sigurisë. Nisur nga kërcënimet për pushtim, te përgatitja për skenarët më të këqij, Finlanda sot si shtyllë të shtetit e konsideron pikërisht atë që e quan “siguri gjithëpërfshirëse” si themel të qëndrueshmërisë së shoqërisë finlandeze.
“Në konceptin e sigurisë gjithëpërfshirëse ruhen funksionet kyçe të shoqërisë, në bashkëpunim ndërmjet autoriteteve, bizneseve, organizatave e qytetarëve”, thuhet në Konceptin e Finlandës për Sigurinë Gjithëpërfshirëse, të prezantuar para një grupi prej 10 gazetarësh ndërkombëtarë në mes të muajit mars në Helsinki.
“Individi është qendra”, thotë Annukka Ulivaras, ndihmëssekretare e përgjithshme e Sekretariarit të Komitetit të Sigurisë, organizatë qeveritare që ka për detyrë të ndihmojë Qeverinë dhe ministritë në përgatitjen proaktive lidhur me sigurinë gjithëpërfshirëse. “Koncepti është i bazuar në legjislacione, por ajo që e bën më unik është bashkëpunimi”.
Kur bëhet fjalë për bashkëpunim dhe gjithëpërfshirje përfshihen edhe kampe trajnuese për qytetarët. Ata mund të marrin pjesë në kurse të mbrojtjes në nivele lokale e shtetërore, që mund të zgjasin deri në pesë javë, ndërsa ka edhe kurse më të shkurtra e më speciale në aspektin e gjithëpërfshirjes dhe të sigurisë.
“Mbrojtja kombëtare u përket të gjithëve”, shkruan në faqen “suomi.fi” me këshillat për përgatitje të qytetarëve në rast të krizash apo incidentesh.
Enterieri i Parlamentit (Foto: Mladen Topić /Istina.media)
“Mënyrë e re për të kuptuar Tokën”
Avancimin e Finlandës për një shekull në të gjitha fushat, e përshkruan edhe rrugëtimi i kompanive teknologjike në këtë shtet. “Nokia” shpejt para dy dekadash ishte bërë lider botëror me telefona mobil. Tash po punon në teknologjinë më moderne të ndërlidhjeve, por edhe në pajisje të mençura. Në Qendrën Ekzekutive të Nokias në Espoo afër Helsinkit shfaqet edhe logoja e re e brendit me nam – si sinjal që kompania po synon teknologjitë e reja në rrugën përpara.
ICEYE është një kompani e re që me hapa të shpejt është bërë lidere. “Mënyrë e re për të kuptuar Tokën”, është thënia që dominon në uebfaqen e kompanisë. Ajo aktualisht operon me 48 satelitë që bartin radarët sintetikë të cilët mundësojnë ofrimin e pamjeve të tokës nga hapësira në kohë reale, e madje në kushte të vështira atmosferike. Kompania është kthyer në partnere të besueshme për qeveritë e industritë botërore. “ICEYE ofron inteligjencë në sektorë të ndryshëm si mbrojtja dhe inteligjenca, sigurimet, përgjigjet ndaj katastrofave natyrore dhe rikuperimet, monitorime detare e financiare, duke mundësuar vendimmarrje që kontribuon në qëndrueshmëri të komunitetit dhe zhvillim të qëndrueshëm”, thuhet në përshkrimin e kompanisë që udhëhiqet nga një grup të rinjsh, e që në mbarë botën ka mbi 700 punonjës.
Partner i institucioneve finlandeze dhe më gjerë, në aspektin e sigurisë, është edhe Qendra Evropiane e Ekselencës Kundër Kërcënimeve Hibride (Hybrid CoE). Rrjeti i pavarur ndërkombëtar me bazë në Helsinki merret me përgjigjet ndaj kërcënimeve hibride, nën patronazh të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Markus Kokko, shef i repartit të komunikimeve në “Hybrid CoE” ka thënë se luftimi i dezinformimit është i rëndësisë së jashtëzakonshme në ruajtjen e reziliencës shoqërore. Si masë për luftimin e dezinformimit ai përmend arsimimin e mirëfilltë.
Në mesin e kryeveprave arkitektonike është edhe objekti i Parlamentit të Finlandës, i inauguruar më 1931. E dizajnuar nga arkitekti Johan Sigfrid Siren, përfaqëson klasiken e të ‘20-ave (Foto: Mladen Topić /Istina.media)
Barazia si parim mbi gjithçka tjetër
“Çelës të suksesit të qëndrueshmërisë shoqërore në Finlandë janë sundimi i ligjit dhe barazia për të gjithë si parime mbi gjithçka tjetër”, ka vlerësuar Tyyne Karjalainen, hulumtuese bashkëpunëtore e Institutit Finlandez në Çështjet Ndërkombëtare. Ky është institut që shërben si i pavarur, por është lidhur me Parlamentin finlandez. Karjalainen ka thënë po ashtu se Finlanda ka bërë në vazhdimësi përpjekje për të qenë bashkëpunuese dhe ndërtuese e mirëbesimit edhe ndër shtete të tjera.
“Trajtimi i barabartë i të gjithëve”, është parimi kryesor i prezantuar edhe nga organizata joqeveritare CMI (Iniciativa e Menaxhimit të Krizave) e themeluar nga ish-presidenti finlandez dhe fituesi i “Nobelit” për paqe, Martti Ahtisaari.
“Finlandia Hall”, kryevepër arkitektonike e Alvar Aaltos. Si sallë koncertesh e kongresesh (në foto) ka qenë nikoqire e figurave të njohura politike e kulturore për 50 vjet (Foto: Mladen Topić /Istina.media)
“Paqja nuk mund të mbërrihet mes miqsh, por armiqsh. Dhe prapë secili keqbërës duhet të trajtohet me respekt”, ishte parimi tjetër i nobelistit që shërbeu edhe si negociator në mes të Kosovës e Serbisë.
Ambasadori Pekka Kosonen, nga Qendra për Ndërmjetësim Paqeje në Ministrinë e Punëve të Jashtme përshkruan shkurt situatën aktuale dhe përpjekjet për qetësi.
“Respektimi i të drejtave të njeriut është themeli i paqes”, thotë ai.
Barazinë e vë në theks edhe ambasadorja Terhi Hakala, e dërguar speciale e kryesuesit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. “Përjashtimi s’kryen punë”, është përgjigjja e saj kur pyetet se përse Rusia vazhdon të jetë pjesë e OSBE-së edhe pse ka nisur tash e tre vjet pushtimin e Ukrainës.
Portreti i Alvar Aaltos në “Finlandia Hall” (Foto: Mladen Topić /Istina.media)
“Ne duhet të jemi me viktimën”
Siguria është lartë në agjendën shtetërore të Finlandës, ka konfirmuar edhe nënsekretarja për çështje politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Outi Holopainen.
“Ne duhet të jemi me viktimën” dhe “siguria e Ukrainës lidhet me sigurinë e Evropës”, janë dy çështjet të cilat ajo vazhdimisht i potencon.
Nisja e luftës fare afër ka bërë që shoqëria finlandeze të mobilizohet në afat rekord. Për vetëm një vit nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë, Finlanda u mobilizua dhe u bë anëtare e NATO-s. Deri sot ka ndarë rreth 3.2 miliardë euro ndihma për Ukrainën. Pikërisht gjatë qëndrimit të grupit të gazetarëve, Helsinki u bë edhe qendër e mediave botërore. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, qëndroi për vizitë në prag të marrëveshjes bilaterale për bashkëpunim në fushën e sigurisë.
E nën udhëheqjen e Finlandës, qëndrueshmëria shoqërore do të jetë një nga pikat kryesore që OSBE-ja do t’i ndjekë në programin e sivjetmë. Përballja me sfidat aktuale dhe përgatitja për të ardhmen janë dy nga elemente të tjera.
Në Qendrën Ekzekutive të Nokias në Espoo afër Helsinkit shfaqet edhe logoja e re e brendit me nam – si sinjal që kompania po synon teknologjitë e reja në rrugën përpara (Foto: Mladen Topić /Istina.media)
Tash po punon në teknologjinë më moderne të ndërlidhjeve, por edhe në pajisje të mençura (Foto: Mladen Topić /Istina.media)
Arkitektura e harmonisë midis tradicionales e modernes
Ishte “Finlandia Hall”, salla e kongresit dhe koncerteve që tash përfshin restorante e shumëçka tjetër, në të cilën përfaqësues të OSBE-së folën për ruajtjen e bashkëpunimit dhe vlerave të përbashkëta për ruajtje të stabilitetit në Evropë. E pikërisht në këtë ambient 50 vjet më parë, u nënshkrua nga 35 shtete ai që sot njihet si Akordi i Helsinkit, në të cilin shtetet u pajtuan për konkluzat e parë të Konferencës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë, tash OSBE.
“Finlandia Hall” është kryevepër arkitektonike e Alvar Aaltos. Si sallë koncertesh e kongresesh ka qenë nikoqire e figurave të njohura politike e kulturore për 50 vjet. Me salla moderne, masive shumëngjyrëshe e me ca edhe më klasike, “Finlandia Hall” iu nënshtrua rinovimit për tre vjet dhe u rihap për publikun në janar. Renovimi kushtoi mbi 130 milionë euro.
Fare pranë “Finlandia Hall” është ndërtesa e Parlamentit (1931). E dizajnuar nga arkitekti Johan Sigfrid Siren, ndërtesa përfaqëson klasiken e të ‘20-ave. Pos sallës moderne brenda dhe korridoreve të gjera, janë ashensorët e pazakontë që e veçojnë objektin nga kati i parë. Janë të hapur dhe nuk ndalen fare, ashtu që deputetët të mbërrijnë më shpejt në hapësirat për ta. E vizitorëve, për shkak të sigurisë, u ndalohet testimi.
Afër zonës është edhe Biblioteka Oodi. E ndërtuar më 2018, e me dizajn modern, ka hyrë në mesin e arkitekturës së veçantë të Helsinkit.
Për arkitekturë më historike, Helsinki ka katedralen si ikonë të qytetit, Pallatin Mbretëror e ndërtesën kryesore të Universitetit dhe Bibliotekën Kombëtare. Në zemër të qytetit është objekti i madh me gurë mitikë, si stacioni kryesor i trenit. Në krejt qytetin është i shtrirë transporti modern, i shpejtë e lehtë i qasshëm.
Shtigjet deri në sauna (Foto: Mladen Topić /Istina.media)
Saunat si relaks e trashëgimi kulturore
Rrugë të gjera e pak qarkullim në qytet. Jo shumë njerëz si në metropole të tjera.
“Të gjithë janë nëpër sauna”, thonë zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme duke qeshur. “Duhet ta provoni”, është insistimi i vazhdueshëm i tyre pasditeve.
Në dalje të Helsinkit, rreth 40 minuta vozitje, një rrugë që “ndan” malet në mes, shpie te disa shtëpiza druri. Metrat e fundit duhet të bëhen në këmbë. E tek gjatë ecjes, shihet se aty është një liqe me shtresa akulli mbi. Është parku kombëtar “Nuuksio”. Me horizontin që shfaq vetëm akullin dhe yjet mbi të, qetësia prishet rrallë me zhurmën nga erërat e forta.
Me oborr të thjeshtë, të pastër por jo të rregulluar, shtëpiza e drurit ka nja 10 metra pranë një shteg ecjeje me drurë që çojnë te liqeni. Nga larg mund të shihen dhelpra, e zonja që pret mysafirët tregon se aty ka skifterë, bufë, rrëqebull e shumë lloje të kafshëve. Ajri i pastër, pemët dhe shkëmbinjtë e mbushur me ngjyrë të gjelbër e bëjnë të pazakontë shtegun.
Tradita finlandeze e saunës është pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale në UNESCO
Brenda shtëpizës është tradita finlandeze. Një oxhak duket i thjeshtë e i mbushur me dru. Temperatura shkon duke u rritur e finlandezët hidhi ujë për të rritur lagështinë.
“Do t’ia ndieni efektin për pak”, thotë nikoqiri. Tek mbërrin temperaturën mes 80 dhe 100 gradë celsius, finlandezëve si traditë u mjafton një minutë për të dalë në ambient të hapur, qoftë edhe natën, e në temperatura minus, para se të zhyten për pak sekonda në liqe. Nga i nxehti që zë frymën në të ftohtin që jo të gjithë guxojnë ta provojnë. Pas freskisë në mes të akullit, kthimi në saunë rikthen edhe ndjenjën e çlodhjes.
Saunat janë pjesë e kulturës kombëtare finlandeze. Në të shkuarën ishin vendi ku njerëzit laheshin gjatë dimrit kur s’kishte ujë të nxehtë të rrjedhshëm. Në Finlandë ende mund të takohen njerëz që kanë lindur nëpër sauna. Supozohet se janë tre milionë sauna në të gjithë Finlandën. Kompanitë e mëdha e institucionet shtetërore madje kanë sauna të tyre. Edhe presidenti e ka një zyrtare, e njësoj edhe kryeministri. Saunat mund të gjenden nëpër banesa e hotele. Tradita finlandeze e saunës është pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale në UNESCO.
Një ndjenjë relaksi që vjen kombinueshëm me sigurinë, lehtësisht sqaron se përse finlandezët janë të lumtur: e kanë njëri-tjetrin afër dhe i kanë…saunat. Për aso momentesh kur edhe bunkerët nuk hapen për emergjenca, por për jetën në paqe të njerëzve më të lumtur në botë.
Endrit BerishaKoha.net -

A po përgjohemi? Autoriteti i Sigurisë Kibernetike sqaron se çfarë janë pajisjet DPI: Na mbrojnë!
Foto ilustruese
TIRANË- Telefoni dhe kompjuteri i shqiptarëve nuk po përgjohet nga instalimi i pajisjeve DPI. Kështu pretendon drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa. Në një prononcim që ai ka dhënë për “Top Channel” thotë se pasjisjet “DPI”, luajnë funksionin e mbrojtjes.
“Këtu më lejoni te sqaroj dhe të qetësoj të gjithë qytetarët se në radhë të parë 100% e trafikut të internetit është i inkreptuar. Kështu që protokollet e inkreptuara e bëjnë të pamundur shikimin e informacionit sensitiv që është kush komunikon me kë dhe çfarë kanë mesazhet e me radhë,”- Igli Tafa, drejtor i Përgjithshëm, AKSK.
Po ashtu, sqaron se në vendin tonë janë instaluar 7 pajisje DPI në kompanitë celulare për të bërë të mundur bllokimin e aksesit në platformën online “TikTok”. Ndërsa shton se kjo pajisje rrit edhe sigurinë kibernetike në vend, pasi mbron nga sulmet e hakerave.
Më shumë detaje për mbrojtjen ka dhënë Adriano Lleshi, drejtor i Analizës së Sigurisë Kibernetike, ASKS.
“Teknologjia e DPI është teknologji shumë e avancuar që bën të mundur identifikimin dhe bllokimin e signature ku ne aktualisht po bëjmë bllokimin e Tiktok. Kjo i përket fazës së dytë të bllokimit për shkak se faza e parë ishte në nivel domeinash, IP, SLI të gjitha që janë kontent të proviber që i përkasin bllokimit të TikTok. Aktualisht shikohet identifikimi i paketave që aksesojnë TikTok dhe bëjnë më pas bllokimin.”
Sipas Lleshit, këto pajisje nuk do të qëndrojnë përgjithmonë në gjendje pune.
“Bllokimi në nivel DPI do të bëhet maksimumi në një një vit derisa sa të arrijmë në një marrëveshje me TikTok që të vendosë filtrat e duhura që ndalojnë bullizmin kibernetik,”-shtoi ai.
Çfarë është DPI?
Deep Packet Inspection (DPI) është një teknologji e avancuar që lejon monitorimin dhe filtrimin e trafikut të internetit në mënyrë të detajuar. Me këtë pajisje, qeveria mund të: Identifikojë dhe bllokojë platforma specifike si TikTok, VPN-të dhe rrjete të tjera sociale; Monitorojë sjelljen e përdoruesve në internet, duke analizuar në kohë reale të dhënat e tyre; Filtrimin dhe censurimin e përmbajtjes, duke kufizuar aksesin ndaj informacioneve të caktuara. Rreziqet e përdorimit të DPI: – Përgjim masiv – Çdo klikim dhe kërkim në internet mund të analizohet; – Censurë e kontrolluar – Platformat sociale mund të bllokohen pa paralajmërim; – Privatësi e shkelur – Komunikimet personale mund të monitorohen dhe rreziku i abuzimit politik – Teknologjia mund të përdoret për të manipuluar informacionin dhe për të ndikuar te liria e shprehjes./ZËRI -

A po përgjohemi? Autoriteti i Sigurisë Kibernetike sqaron se çfarë janë pajisjet DPI
Telefoni dhe kompjuteri i shqiptarëve nuk po përgjohet nga instalimi i pajisjeve DPI, që bëjnë të pamundur aksesin në TikTok.
Të dhënat e tyre janë të sigurta, kështu shprehet drejtori i përgjithshëm Autoriteti Kombëtarë të Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa. Përkundrazi sipas tij DPI, luajnë një një tjetër funksion atë të mbrojtjes.
“Këtu më lejoni te sqaroj dhe të qetësoj të gjithë qytetarët se në radhë të parë 100% e trafikut të internetit është i inkreptuar. Kështu që protokollet e inkreptuara e bëjnë të pamundur shikimin e informacionit sensitiv që është kush komunikon me kë dhe çfarë kanë mesazhet e me radhë”, Igli Tafa, drejtor i Përgjithshëm, AKSK.
Në vendin tonë janë instaluar 7 pajisje DPI në kompanitë celulare dhe ato që ofrojnë shërbimin e internetit, për të bërë të mundur bllokimin e platformës TikTok. Por përveç kësaj DPI është një pajisje që gjithashtu rrit sigurinë kibernetike të vend, pasi funksioni tjetër i saj është për të mbrojtur nga sulmet masive të hakerave.
“Teknologjia e DPI është teknologji shumë e avancuar që bën të mundur identifikimin dhe bllokimin e signature ku ne aktualisht po bëjmë bllokimin e Tiktok. Kjo i përket fazës së dytë të bllokimit për shkak se faza e parë ishte në nivel domeinash, IP, SLI të gjitha që janë kontent të proviber që i përkasin bllokimit të TikTok. Aktualisht shikohet identifikimi i paketave që aksesojnë TikTok dhe bëjnë më pas bllokimin”, Adriano Lleshi, drejtor i Analizës së Sigurisë Kibernetike, ASKS.
Por këto pajisje nuk do të qëndrojnë përgjithmonë në gjendje pune.
“Bllokimi në nivel DPI do të bëhet maksimumi në një një vit derisa sa të arrijmë në një marrëveshje me TikTok që të vendosë filtrat e duhura që ndalojnë bullizmin kibernetik”, tha Lleshi.
Vjedhja e të dhënave nga telefonat dhe kompjuterat është bërë një problem gjithnjë e më i madh në botën digjitale. Pasi hakerat posedojnë informacionet personale duke shfrytëzuar dobësitë e sigurisë dixhitale.Top Channel
-

Policia e Shtetit njëherazi edhe Komisariati i Policisë Sarandë bën publike masat për sigurinë rrugore
Policia e Shtetit, njëherazi edhe Komisariati i Policisë Sarandë vijon punën për rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve. Për këtë arsye, po merren masa të shtuara kontrolli dhe monitorimi në të gjitha akset kryesore të vendit.
✅ Masat që po ndërmerren:• Rritja e patrullimeve në zonat me risk të lartë për aksidente.• Monitorimi me radarë dhe alkooltest për të ndaluar shpejtësinë e lartë dhe drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.• Vendosja e pikave të kontrollit për të parandaluar shkeljet e rënda të Kodit Rrugor.• Shtimi i kontrolleve për përdorimin e rripit të sigurisë dhe telefonit gjatë drejtimit të mjetit.
⚠️ Apelojmë për kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit!• Respektoni kufizimet e shpejtësisë.• Mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit.• Mos përdorni celularin gjatë drejtimit të automjetit.• Jepni përparësi këmbësorëve dhe përdorni rripin e sigurisë.
Policia e Shtetit do të vijojë me tolerancë zero ndaj shkelësve të rregullave, me qëllim mbrojtjen e jetës së të gjithë përdoruesve të rrugës.
Faleminderit për bashkëpunimin! -

Shtëpia e Bardhë shkarkon shefin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së SHBA-së
Timothy Haugh
SHBA- Administrata Trump ka shkarkuar drejtorin dhe zëvendësdrejtorin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, byrosë së fuqishme të inteligjencës kibernetike të Shteteve të Bashkuara. Lajmi është konfirmuar nga dy burime për “CNN”. Shkarkimi i gjeneralit Timothy Haugh, i cili gjithashtu drejton Komandën Kibernetike të SHBA – njësia kibernetike sulmuese dhe mbrojtëse e ushtrisë – është një lëkundje e madhe e komunitetit të inteligjencës amerikane që po kalon ndryshime të rëndësishme në dy muajt e parë të administratës Trump. Wendy Noble, zëvendësja e Haugh në NSA, u hoq gjithashtu, nga puna.
Gjenerallejtënant William Hartman, një oficer ushtarak me përvojë dhe zëvendës i Komandës Kibernetike, pritet të shërbejë si ushtrues detyre i kreut të komandës dhe NSA-së. Lajmi për shkarkimet vjen pasi Shtëpia e Bardhë shkarkoi gjithashtu disa anëtarë të stafit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të enjten. E gjitha kjo sepse Laura Loomer, aktivistja e së djathtës ekstreme që dikur pretendonte se 11 shtatori ishte një punë e brendshme, i kërkoi Presidentit Donald Trump gjatë një takimi të mërkurën që të niste valën e largimeve nga puna për njerëzit që nuk ishin të besuar.
Loomer lexoi një listë me afërsisht një duzinë emrash që ajo i konsideronte se nuk i kishin dhënë mbështetje të mjaftueshme presidentit Trump. Gjatë takimit, Loomer i tha presidentit se Haugh duhet të shkarkohej në mënyrë specifike sepse ishte zgjedhur me kujdes nga ish-kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit, Mark Milley.
Muajin e kaluar, Haugh priti miliarderin Elon Musk, i cili mbikëqyr Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë, në selinë e NSA dhe Komandës Kibernetike në Fort Meade, Maryland.
Disa zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm të mbrojtjes thonë se ka një kulturë frike brenda Departamentit të Mbrojtjes, mes zyrtarëve që shqetësohen se mund të shkarkohen në çdo moment për sjellje që konsiderohen si “pamjaftueshmërisht besnike” ndaj Trump.
NSA është një nga agjencitë më të fuqishme dhe të spiunazhit të qeverisë amerikane. Agjentët ofrojnë të dhëna për presidentin dhe këshilltarët e tij kryesorë. Komanda Kibernetike u krijua mbi një dekadë më parë për të luftuar kërcënimet e huaja në rritje në hapësirën kibernetike./ZËRI -

“Është i pabesë”, Donald Trump shkarkon nga detyra kreun e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare
Administrata Trump ka shkarkuar Gjeneralin Timothy Haugh – kreun e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA) dhe të Komandës Kibernetike të SHBA-së – ka raportuar CBS, partneri amerikan i BBC-së.
Nuk është e qartë pse ai u largua nga detyra, por kjo vjen pas një takimi mes Presidentit Donald Trump dhe aktivistes së ekstremit të djathtë Laura Loomer të mërkurën. Sipas raporteve, znj. Loomer e ka nxitur Trumpin të shkarkojë disa punonjës të cilët ajo dyshonte se nuk e mbështesnin agjendën e tij.
Ajo postoi në platformën X se Gjenerali Haugh dhe zëvendësja e tij Wendy Noble – e cila sipas mediave amerikane gjithashtu është shkarkuar – “kanë qenë të pabesë ndaj Presidentit Trump. Kjo është arsyeja pse janë shkarkuar.”
Para se të raportohej shkarkimi i tyre, Trump u tha gazetarëve se do të largojë çdo punonjës që konsiderohet i pabesë.
“Ne gjithmonë do të largojmë njerëz – njerëz që nuk i pëlqejmë ose që përfitojnë, ose që mund të kenë besnikëri ndaj dikujt tjetër,” tha ai para gazetarëve në bordin e Air Force One.
Trump i bëri këto komente ndërkohë që po qarkullonin lajme për shkarkimin e të paktën tre zyrtarëve të tjerë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë (NSC), pas takimit të supozuar me znj. Loomer. Presidenti nuk i konfirmoi emrat.
Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) e referoi BBC-në tek Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Sekretarit të Mbrojtjes për komente lidhur me shkarkimet.
Shtëpia e Bardhë më parë i tha BBC-së se NSC-ja “nuk komenton çështjet e personelit.”
Demokratët kryesorë në komitetet e inteligjencës të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit – Përfaqësuesi Jim Himes nga Connecticut, anëtar i lartë i Komitetit të Inteligjencës së Dhomës, dhe Senatori Mark Warner nga Virginia, nënkryetar i Komisionit të Zgjedhur për Inteligjencën në Senat – e zbuluan shkarkimin e Gjeneralit Haugh për CBS.
Himes tha në një deklaratë për CBS se ishte “thellësisht i shqetësuar” nga vendimi.
“Unë e kam njohur Gjeneralin Haugh si një udhëheqës të ndershëm dhe të drejtë që ka ndjekur ligjin dhe ka vendosur sigurinë kombëtare në radhë të parë – kam frikë se pikërisht këto janë cilësitë që mund të kenë çuar në shkarkimin e tij nga kjo administratë,” tha Himes.Top Channel
-

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë
Në zbatim të masës së sigurisë për t’u paraqitur të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, në SPAK mbërrin bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa.Xoxa është vënë nën hetim bashkë me Veliajn për dyshimet se janë përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash.
Prokuroria thekson se është krijuar dyshimi se Veliaj dhe bashkëshortja e tij në të paktën 10 raste kanë kryer veprime korruptive, si dhe pastrim të produkteve të veprës penale. -

Izraeli nis ofensive e re tokësore në Gaza, synon të zgjerojë zonë e sigurisë
Ushtria izraelite njoftoi se ka nisur një ofensivë të re tokësore në lindje të Qytetit të Gazës më 4 prill, me qëllim që të zgjerojë zonë e sigurisë që ka krijuar brenda enklavës palestineze.
Izraeli tha se trupat e tij në orët e fundit kanë nisur të kryejnë aktivitete ushtarake në zonën Shejaija, në veri të Gazës.
“Trupat kanë eliminuar një numër të terroristëve dhe kanë shkatërruar infrastrukturë të Hamasit, përfshirë një qendër komanduese që terroristët e Hamasit përdornin për të planifikuar dhe kryer sulme terroriste”, u tha në njoftimin e ushtrisë.
Izraeli tha se civilët do të lejohen të evakuohen nga zonat e luftimeve përmes “rrugëve të organizuara për sigurinë e tyre”.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha një ditë më parë se shteti i tij do të rrisë praninë ushtarake brenda Rripit të Gazës për të “shkatërruar dhe pastruar zonën nga terroristët dhe infrastruktura terroriste”.
Operacioni synon të marrë “nën kontroll zona të mëdha dhe t’i inkorporojë në zonën izraelite të sigurisë”, tha ai, pa dhënë detaje të tjera.
Izraeli ka thënë se do të vazhdojë ofensivën në Gazë, me qëllim që ta detyrojë Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – të lirojë pengjet që mori gjatë sulmit ndaj Izraelit në tetor të vitit 2023, që nxiti luftën në Gazë.
Gjatë sulmit të 7 tetorit 2023, Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 50.000 palestinezë. /RELTop Channel
-

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj u paraqit këtë të premte në SPAK në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitjeje të vendosur nga GJKKO.
Ajola Xoxa akuzohet nga SPAK për korrupsion në 9 raste, pastrim parash, fshehje pasurie.
Në seancën e zhvilluar në 12 shkurt GJKKO ndryshoi masën e sigurisë për Xoxën nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje dhe ndalim për largim jashtë vendit. Ajola Xoxa paraqitet në SPAK në zbatim të masës ‘detyrim paraqitje’.
