Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka rrëzuar kërkesën e Monika Kryemadhit lidhur me revokimin e masës së sigurisë.
Kryemadhi paraqiti kërkesën më datë 2 prill 2025, ku pas shqyrtimit të çështjes, gjyqtari Erjon Çela vendosi rrëzimin e revokimit të masës së sigurisë ndaj Kryemadhit, duke lënë në fuqi masën ‘detyrim paraqitje’
Sipas gjykatës, rezulton se Kryemadhi është tërhequr nga kërkesa për ndryshim mase përmes avokatit të saj.
Nga ana tjetër, GJKKO sqaron se kundër këtij vendimi, mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda një periudhe 5 (pesë) ditë, afat që fillon nga dita e njoftimit të vendimit.
Tag: sigurisë
-

GJKKO refuzon kërkesën për revokimin e masës së sigurisë ndaj Monika Kryemadhit
-

Kryemadhi do paraqitet më 15 prill për masën e sigurisë, sot GJKKO shqyrton kërkesën e saj për informacion…
Monika Kryemadhi nuk do të paraqitet sot për shqyrtimin e masës së sigurisë në SPAK, pasi seanca për këtë çështje është shtyrë dhe do të zhvillohet më 15 prill.
Sot, Gjykata e Posaçme do të shqyrtojë një kërkesë të paraqitur nga ajo, e cila lidhet me kërkimin e informacionit për periudhën dy mujore dhe me kërkesën për revokimin e masës së sigurisë që i është caktuar. Kjo kërkesë ka të bëjë me përpjekjen e Kryemadhit për të marrë informacione rreth hetimeve që po zhvillohen ndaj saj dhe për të arritur një ndryshim në masën e sigurisë. -

Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: Vuçiç synon të eksportojë krizën e tij në Kosovë
Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se dje është mbajtur një mbledhje e Këshillit të Sigurisë në të cilën është diskutuar për “planet destabilizuese dhe ndërhyrjet kriminale të Serbisë”. “U raportua dhe diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë me theks te planet destabilizuese dhe ndërhyrjet kriminale të Serbisë. Më 1 prill pas mesnate u sulmua me dy granata dore zyra e Postës së Kosovës në Zveçan, nga të cilat njëra shpërtheu. Z yra e Postës në Zveçan është riparuar plotësisht dhe tani vijon normalisht dhënia e shërbimeve publike atje. Kur kësaj i shtojmë edhe arrestimin e mbrëmshëm të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe krejt çfarë u është konfiskuar atyre – kërkohet që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë”, – thuhet në komunikatë.
Zyra e Kryeministrit në detyrë thotë se Serbia po ndërhyn te disa deputetë të komuniteteve joshumicë për sabotimin e themelimit të institucioneve të reja në Kosovë. “Në “këtë mbledhje u tha se u konstatua se “përveç ndërhyrjeve të Serbisë në fushatën zgjedhore dhe në zgjedhjet parlamentare në Kosovë të 9 shkurtit 2025, përmes Listës Serbe dhe kryeterroristit Millan Radoiçiç si kryetar ‘de facto’ i saj”, Serbia tash “po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që ta sabotojë themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë”, thuhet në komunikatë. Sipas ZKM-së, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç “po synon eksportim të krizës në Kosovë dhe jo vetëm”.
-

Arrestohen 16 serbë në Kosovë, mes tyre edhe oficerë të sigurisë/ Sveçla: Synonin mbledhjen e informacioneve
Policia e Kosovës ka arrestuar këtë fundjavë 16 shtetas serbë në Gjakovë dhe Prizren, ku mes tyre ka edhe Oficerë Aktiv në Shërbimet e Sigurisë së Serbisë, sipas asaj që deklaroi ministri i Brendshëm, Xhelal Zveçla.
Zveçla shkroi në Facebook se 4 shtetas serbë u arrestuan në Gjakovë, ndërsa 12 të tjerë në Prizren. Ministi i Brendshëm tha se këtyre individëve iu gjetën harta, fotografi të terroristëve serbë të vrarë në Bansjkë, dy thika, një sopatë dhe një dritë portative.
Xhelas Svecla shkroi se shtetasit Serb të Arrestuar kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve dhe dëshmive në lidhje sulmin terrorist të Banjskës ku mberi i vrarë efektivi i policisë së Kosovës Afrim Bunjaku.
Sipas Ministrit të Brendshëm të Kosovës, shtetasit Serb të arrestuar përgjatë fundjavës kishin lidhje me terroristët që organizuan sulmin e Banjskës duke përshfshirë këtu edhe Milan Radojcic.
Njoftimi i Xhelal Svecles erdhi pasi mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ku Kryeministri Albin Kurti akuzoi Beogradin se po ndërhyn në ceshtjet e brenshme të Kosovës dhe nuk po lejon formimin e qeverisë së re atje. Kurti pretendoi se Serbia iu ka bërë presion deputetëve të minoriteteve që të mos bëjnë koalicion me të. -

“Zyrtarisht nuk ekziston”, PD denoncon urdhrin sekret të Denajt për asgjësimin e shpendëve:Të japë dorëheqjen menjëherë
Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari ka akuzuar ministren e Bujqësië, Anila Denaj se, nuk po mundohet të kalojë në heshtje skandalin e pulave me salmonelë.
Gjatë një deklarate nga selia e PD, Muçollari u shpreh e, Denaj po mundohet që të favorizoj një klient të lidhur me rilindjen.
Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ende nuk ka dhënë dorëheqjen dhe nuk është marrë në përgjegjësi penale, edhe pse skandalet në sektorin që ajo mbulon nuk kanë të ndalur. Pasi lejoi hyrjen në treg të pulave të infektuara me salmonelë, pasi nuk garanton sigurinë ushqimore-detyrë e institucioneve që varen prej saj-dhe ndërkohë që vendi ndodhet në kushte emergjence kombëtare përsa i përket sigurisë ushqimore, znj. Denaj nuk ka zbatuar as procesin ligjor për asgjësimin e shpendëve të ngordhur si pasojë e gripit.Ligji parashikon qartë se duhet ndjekur metoda e groposjes ose djegies, referuar ligjit nr. 10465 për shërbimin veterinar.
Emisioni ‘Piranajt’ ka zbuluar se në vend të këtyre metodave, asgjësimi i shpendëve po kryhet me metodën e renderingut (bluarje), e futur si risi nga znj. Denaj me një urdhër të datës 4 mars. Ky urdhër gjendet në të vetmin reagim zyrtar gjatë kulmit të krizës, por nuk është publikuar në Fletoren Zyrtare-çka do të thotë se zyrtarisht nuk ekziston si akt, duke e bërë edhe më të dyshimtë vetë procesin.
Pse u fut kjo metodë? Kush favorizohet? Kush po përfiton nga ky ‘pazar’?
Ndërkohë që Ministrja dhe qeveria nuk kanë marrë asnjë masë për përballimin e gripit të shpendëve-i cili ka dëmtuar mbi 450 mijë krerë pula dhe qindra mijëra vezë-znj. Denaj duket se ka gjetur kohë për të favorizuar një klient të lidhur me rilindjen.
Nëse znj. Denaj shkel ligjin, nuk mban përgjegjësi, nuk bën transparencë dhe nuk jep dorëheqjen-çfarë pret ende SPAK për të vepruar? Kur do të ketë drejtësi për mungesën e sigurisë ushqimore, që është një interes jetik për vendin?
Partia Demokratike e ka prioritet sigurinë ushqimore dhe e konsideron atë një çështje të sigurisë kombëtare. Ne angazhohemi për të ndërmarrë një kurs reformash, masash dhe ligjesh, për të garantuar siguri ushqimore për qytetarët shqiptarë dhe për çdo produkt ‘Made in Albania’. -

Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: Serbia po tenton të sabotojë themelimin e institucioneve
Albin Kurti
KOSOVË-Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka akuzuar Serbinë se po tenton që të “sabotojë themelimin e institucioneve të reja” dhe legjislaturës së nëntë të Kosovës të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Qeveria e Kosovës njoftoi se Këshilli i Sigurisë së Kosovës mbajti mbledhje më 6 prill me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar për gjendjen e sigurisë, por edhe për, siç u tha, planet destabilizuese të Serbisë.
Në njoftim u përsëritën akuzat e mëhershme të bëra nga Qeveria e Kosovës se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit përmes Listës Serbe – akuza që janë bërë edhe nga Gjermania dhe misioni i Bashkimit Evropian për monitorimin e zgjedhjeve.
“Serbia tash po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që ta sabotojë themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë. Me kërcënime e joshje, dhe sidomos me shantazhe, ajo po orvatet të nxisë tensione ndëretnike e ndërpartiake në Kosovë dhe ta destabilizojë Kosovën”, u tha në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kurtit, pa përmendur se për cilët deputetë bëhet fjalë dhe nga cilat komunitete janë.
Këshilli i Sigurisë tha se kjo paraqet ndërhyrje ndaj “sovranitetit shtetëror, funksionimit demokratik dhe integritetit institucional të vendit tonë”.
Kurti, partia e të cilit, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, më herët gjatë javës ka zhvilluar takime me partitë e komuniteteve joshumicë në Kosovë, me të cilët ka diskutuar për konstituimin e Kuvendit dhe formimit të Qeverisë. Më 2 prill, Kurti u takua me kryetaren e Partisë së Re Demokratike nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi dhe me udhëheqësin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, Nenad Rashiq. Që të dy shprehën gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit me LVV-në e Kurtit.
Një ditë më vonë, Kurti vazhdoi takimet me përfaqësuesit e partive të tjera joserbe. Ai u takua me kryetaren e Unionit Socialdemokrat nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, me kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka, si dhe kryetarin e Partisë së Romëve të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli.
Po atë ditë, Kurti zhvilloi takim edhe me deputetin e zgjedhur të komunitetit goran, Kryetarin e Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha, si dhe deputetin e zgjedhur nga radhët e komunitetit boshnjak, Rasim Demiri nga Koalicioni Vakat.
Hoxha ka qenë në të kaluarën pjesë e Grupit Parlamentar të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, e cila në zgjedhjet e 9 shkurtit fitoi nëntë ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Pas takimeve, Balje, Berisha dhe Kinolli thanë se i kanë paraqitur kërkesat e tyre Kurtit për një bashkëpunim të mundshëm me LVV-në. Damka shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit, ndërkaq Hoxha nuk dihet se çfarë qëndrimi ka sa i përket një bashkëpunimi të mundshëm me partinë e Kurtit.
LVV-ja – që ka 48 mandate në Kuvend, të pamjaftueshme që ta formojë e vetme ekzekutivin – ka thënë se dëshiron ta krijojë një qeveri me partitë e komuniteteve pakicë joserbe.
Komunitetet joshumicë kanë 20 ulëse në Kuvend, dhjetë janë të rezervuara për partitë joserbe dhe dhjetë për komunitetin serb.
Përveç çështjes së formimit të institucioneve, sipas njoftimit, Këshilli i Sigurisë ka diskutuar edhe për sulmin me granata dore ndaj Zyrës së Postës së Kosovës në Zveçan më 1 prill, por edhe për arrestimin të shtunën mbrëma “të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë”.
Sipas Këshillit, njëri nga ta ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë. Policia, ndërkaq, në raportin 24-orësh ka thënë se në Gjakovë ka arrestuar më 5 prill katër të dyshuar, pasi gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së tyre me targa të Serbisë, janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sëpatë./REL -

Këshilli i Sigurisë: Serbia po tenton të sabotojë krijimin e institucioneve të reja të Kosovës
Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka akuzuar Serbinë se po tenton që të “sabotojë themelimin e institucioneve të reja” dhe legjislaturës së nëntë të Kosovës të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Qeveria e Kosovës njoftoi se Këshilli i Sigurisë së Kosovës mbajti mbledhje më 6 prill me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar për gjendjen e sigurisë, por edhe për, siç u tha, planet destabilizuese të Serbisë.
Në njoftim u përsëritën akuzat e mëhershme të bëra nga Qeveria e Kosovës se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit përmes Listës Serbe – akuza që janë bërë edhe nga Gjermania dhe misioni i Bashkimit Evropian për monitorimin e zgjedhjeve.“Serbia tash po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që ta sabotojë themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë. Me kërcënime e joshje, dhe sidomos me shantazhe, ajo po orvatet të nxisë tensione ndëretnike e ndërpartiake në Kosovë dhe ta destabilizojë Kosovën”, u tha në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kurtit, pa dhënë detaje të tjera për këto pretendime.
Këshilli i Sigurisë tha se kjo paraqet ndërhyrje ndaj “sovranitetit shtetëror, funksionimit demokratik dhe integritetit institucional të vendit tonë”.
Kurti, partia e të cilit, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, më herët gjatë javës ka zhvilluar takime me partitë e komuniteteve joshumicë në Kosovë, me të cilët ka diskutuar për konstituimin e Kuvendit dhe formimit të Qeverisë.
LVV-ja – që ka 48 mandate në Kuvend, të pamjaftueshme që ta formojë e vetme ekzekutivin – ka thënë se dëshiron ta krijojë një qeveri me partitë e komuniteteve pakicë joserbe.
Përveç çështjes së formimit të institucioneve, sipas njoftimit, Këshilli i Sigurisë ka diskutuar edhe për sulmin me granata dore ndaj Zyrës së Postës së Kosovës në Zveçan më 1 prill, por edhe për arrestimin të shtunën mbrëma “të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë”.
Sipas Këshillit, njëri nga ta ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë.
Policia, ndërkaq, në raportin 24-orësh ka thënë se në Gjakovë ka arrestuar më 5 prill katër të dyshuar, pasi gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së tyre me targa të Serbisë, janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sëpatë./REL -
Albin Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: Serbia po tenton të sabotojë krijimin e institucioneve të reja të Kosovës
Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka akuzuar Serbinë se po tenton që të “sabotojë themelimin e institucioneve të reja” dhe legjislaturës së nëntë të Kosovës të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Qeveria e Kosovës njoftoi se Këshilli i Sigurisë së Kosovës mbajti mbledhje më 6 prill me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar për gjendjen e sigurisë, por edhe për, siç u tha, planet destabilizuese të Serbisë.Në njoftim u përsëritën akuzat e mëhershme të bëra nga Qeveria e Kosovës se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit përmes Listës Serbe – akuza që janë bërë edhe nga Gjermania dhe misioni i Bashkimit Evropian për monitorimin e zgjedhjeve.
“Serbia tash po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që ta sabotojë themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë. Me kërcënime e joshje, dhe sidomos me shantazhe, ajo po orvatet të nxisë tensione ndëretnike e ndërpartiake në Kosovë dhe ta destabilizojë Kosovën”, u tha në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kurtit, pa dhënë detaje të tjera për këto pretendime.
Këshilli i Sigurisë tha se kjo paraqet ndërhyrje ndaj “sovranitetit shtetëror, funksionimit demokratik dhe integritetit institucional të vendit tonë”.
Kurti, partia e të cilit, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, më herët gjatë javës ka zhvilluar takime me partitë e komuniteteve joshumicë në Kosovë, me të cilët ka diskutuar për konstituimin e Kuvendit dhe formimit të Qeverisë.
LVV-ja – që ka 48 mandate në Kuvend, të pamjaftueshme që ta formojë e vetme ekzekutivin – ka thënë se dëshiron ta krijojë një qeveri me partitë e komuniteteve pakicë joserbe.
Përveç çështjes së formimit të institucioneve, sipas njoftimit, Këshilli i Sigurisë ka diskutuar edhe për sulmin me granata dore ndaj Zyrës së Postës së Kosovës në Zveçan më 1 prill, por edhe për arrestimin të shtunën mbrëma “të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë”.
Sipas Këshillit, njëri nga ta ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë.
Policia, ndërkaq, në raportin 24-orësh ka thënë se në Gjakovë ka arrestuar më 5 prill katër të dyshuar, pasi gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së tyre me targa të Serbisë, janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sëpatë.REL -

‘Asgjësimi i pulave të ngordhura, jo sipas procesit ligjor’, PD: Asnjë masë për përballimin e gripit të shpendëve
Partia Demokratike ka akuzuar ashpër Ministrinë e Bujqësisë për mënyrën se si po menaxhohet asgjësimi i pulave të ngordhura si pasojë e gripit të shpendëve (H5N1), duke ngritur dyshime për shkelje të ligjit dhe favorizime të paligjshme.
Në një deklaratë për mediat, Grigels Muçollari, anëtar i Kryesisë së PD, tha se asgjësimi i shpendëve nuk po kryhet sipas metodave të parashikuara me ligj (groposje apo djegie), por përmes renderingut – një metodë e bluarjes industriale, që nuk garantohet si e ligjshme për raste të tilla dhe që nuk është zyrtarizuar në Fletoren Zyrtare.
“Ky urdhër për përdorimin e renderingut gjendet vetëm në një reagim të shpërndarë për mediat gjatë kulmit të krizës, por nuk është i publikuar në Fletoren Zyrtare, çka do të thotë se nuk ekziston si akt ligjor”, tha Muçollari.
Sipas tij, kjo procedurë ngre pikëpyetje të mëdha për transparencën dhe ligjshmërinë e veprimeve të ministrisë, duke lënë të kuptohet se mund të jetë një manovër për të favorizuar një kompani të lidhur me qeverinë.
Muçollari akuzoi ministren Anila Denaj se jo vetëm nuk po merr masa të duhura për përballimin e krizës së sigurisë ushqimore, por edhe po ndjek praktika të dyshimta që shkelin ligjin nr. 10465 për shërbimin veterinar. Ai kërkoi ndërhyrje nga SPAK për të hetuar procedurat dhe për të ndëshkuar çdo shkelje të ligjit.
Ministria e Bujqësisë, në një deklaratë më 4 prill, kishte njoftuar se mbi 497 mijë pula të ngordhura nga gripi janë asgjësuar përmes djegies, por pa dhënë informacion të detajuar mbi vendndodhjen apo mënyrën e zbatimit të procesit.
PD deklaroi gjithashtu se do ta ketë sigurinë ushqimore si një prioritet kombëtar, duke u angazhuar për reforma dhe masa ligjore që të garantojnë cilësinë dhe sigurinë e produkteve shqiptare në treg.
“Siguria ushqimore është çështje e sigurisë kombëtare. Ne angazhohemi për një kurs të ri transparence, ligjshmërie dhe përgjegjshmërie në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor”, përfundoi Muçollari.
Reagimi i plotë:
Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ende nuk ka dhënë dorëheqjen dhe nuk është marrë në përgjegjësi penale, edhe pse skandalet në sektorin që ajo mbulon nuk kanë të ndalur. Pasi lejoi hyrjen në treg të pulave të infektuara me salmonelë, pasi nuk garanton sigurinë ushqimore-detyrë e institucioneve që varen prej saj-dhe ndërkohë që vendi ndodhet në kushte emergjence kombëtare përsa i përket sigurisë ushqimore, znj. Denaj nuk ka zbatuar as procesin ligjor për asgjësimin e shpendëve të ngordhur si pasojë e gripit.
Ligji parashikon qartë se duhet ndjekur metoda e groposjes ose djegies, referuar ligjit nr. 10465 për shërbimin veterinar.
Emisioni ‘Piranajt’ ka zbuluar se në vend të këtyre metodave, asgjësimi i shpendëve po kryhet me metodën e renderingut (bluarje), e futur si risi nga znj. Denaj me një urdhër të datës 4 mars. Ky urdhër gjendet në të vetmin reagim zyrtar gjatë kulmit të krizës, por nuk është publikuar në Fletoren Zyrtare-çka do të thotë se zyrtarisht nuk ekziston si akt, duke e bërë edhe më të dyshimtë vetë procesin.
Pse u fut kjo metodë? Kush favorizohet? Kush po përfiton nga ky ‘pazar’?
Ndërkohë që Ministrja dhe qeveria nuk kanë marrë asnjë masë për përballimin e gripit të shpendëve-i cili ka dëmtuar mbi 450 mijë krerë pula dhe qindra mijëra vezë-znj. Denaj duket se ka gjetur kohë për të favorizuar një klient të lidhur me rilindjen.
Nëse znj. Denaj shkel ligjin, nuk mban përgjegjësi, nuk bën transparencë dhe nuk jep dorëheqjen-çfarë pret ende SPAK për të vepruar? Kur do të ketë drejtësi për mungesën e sigurisë ushqimore, që është një interes jetik për vendin?
Partia Demokratike e ka prioritet sigurinë ushqimore dhe e konsideron atë një çështje të sigurisë kombëtare. Ne angazhohemi për të ndërmarrë një kurs reformash, masash dhe ligjesh, për të garantuar siguri ushqimore për qytetarët shqiptarë dhe për çdo produkt ‘Made in Albania’. -

Këshilli i Sigurisë: Serbia po saboton krijimin e institucioneve të Kosovës
Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka akuzuar Serbinë se po tenton që të “sabotojë themelimin e institucioneve të reja” dhe legjislaturës së nëntë të Kosovës të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.Qeveria e Kosovës njoftoi se Këshilli i Sigurisë së Kosovës mbajti mbledhje më 6 prill me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar për gjendjen e sigurisë, por edhe për, siç u tha, planet destabilizuese të Serbisë.Në njoftim u përsëritën akuzat e mëhershme të bëra nga Qeveria e Kosovës se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit përmes Listës Serbe – akuza që janë bërë edhe nga Gjermania dhe misioni i Bashkimit Evropian për monitorimin e zgjedhjeve.“Serbia tash po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që ta sabotojë themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë. Me kërcënime e joshje, dhe sidomos me shantazhe, ajo po orvatet të nxisë tensione ndëretnike e ndërpartiake në Kosovë dhe ta destabilizojë Kosovën”, u tha në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kurtit, pa përmendur se për cilët deputetë bëhet fjalë dhe nga cilat komunitete janë.Këshilli i Sigurisë tha se kjo paraqet ndërhyrje ndaj “sovranitetit shtetëror, funksionimit demokratik dhe integritetit institucional të vendit tonë”.Kurti, partia e të cilit, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, më herët gjatë javës ka zhvilluar takime me partitë e komuniteteve joshumicë në Kosovë, me të cilët ka diskutuar për konstituimin e Kuvendit dhe formimit të Qeverisë.Më 2 prill, Kurti u takua me kryetaren e Partisë së Re Demokratike nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi dhe me udhëheqësin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, Nenad Rashiq. Që të dy shprehën gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit me LVV-në e Kurtit.Një ditë më vonë, Kurti vazhdoi takimet me përfaqësuesit e partive të tjera joserbe. Ai u takua me kryetaren e Unionit Socialdemokrat nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, me kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka, si dhe kryetarin e Partisë së Romëve të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli.Po atë ditë, Kurti zhvilloi takim edhe me deputetin e zgjedhur të komunitetit goran, Kryetarin e Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha, si dhe deputetin e zgjedhur nga radhët e komunitetit boshnjak, Rasim Demiri nga Koalicioni Vakat.Hoxha ka qenë në të kaluarën pjesë e Grupit Parlamentar të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, e cila në zgjaKëshilli i Sigurisë së Kosovës ka akuzuar Serbinë se po tenton që të “sabotojë themelimin e institucioneve të reja” dhe legjislaturës së nëntë të Kosovës të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.Qeveria e Kosovës njoftoi se Këshilli i Sigurisë së Kosovës mbajti mbledhje më 6 prill me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar për gjendjen e sigurisë, por edhe për, siç u tha, planet destabilizuese të Serbisë.Në njoftim u përsëritën akuzat e mëhershme të bëra nga Qeveria e Kosovës se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit përmes Listës Serbe – akuza që janë bërë edhe nga Gjermania dhe misioni i Bashkimit Evropian për monitorimin e zgjedhjeve.“Serbia tash po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që ta sabotojë themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë. Me kërcënime e joshje, dhe sidomos me shantazhe, ajo po orvatet të nxisë tensione ndëretnike e ndërpartiake në Kosovë dhe ta destabilizojë Kosovën”, u tha në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kurtit, pa përmendur se për cilët deputetë bëhet fjalë dhe nga cilat komunitete janë.Këshilli i Sigurisë tha se kjo paraqet ndërhyrje ndaj “sovranitetit shtetëror, funksionimit demokratik dhe integritetit institucional të vendit tonë”.Kurti, partia e të cilit, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, më herët gjatë javës ka zhvilluar takime me partitë e komuniteteve joshumicë në Kosovë, me të cilët ka diskutuar për konstituimin e Kuvendit dhe formimit të Qeverisë.Më 2 prill, Kurti u takua me kryetaren e Partisë së Re Demokratike nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi dhe me udhëheqësin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, Nenad Rashiq. Që të dy shprehën gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit me LVV-në e Kurtit.Një ditë më vonë, Kurti vazhdoi takimet me përfaqësuesit e partive të tjera joserbe. Ai u takua me kryetaren e Unionit Socialdemokrat nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, me kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka, si dhe kryetarin e Partisë së Romëve të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli.Po atë ditë, Kurti zhvilloi takim edhe me deputetin e zgjedhur të komunitetit goran, Kryetarin e Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha, si dhe deputetin e zgjedhur nga radhët e komunitetit boshnjak, Rasim Demiri nga Koalicioni Vakat.Hoxha ka qenë në të kaluarën pjesë e Grupit Parlamentar të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, e cila në zgjedhjet e 9 shkurtit fitoi nëntë ulëse në Kuvendin e Kosovës.Pas takimeve, Balje, Berisha dhe Kinolli thanë se i kanë paraqitur kërkesat e tyre Kurtit për një bashkëpunim të mundshëm me LVV-në. Damka shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit, ndërkaq Hoxha nuk dihet se çfarë qëndrimi ka sa i përket një bashkëpunimi të mundshëm me partinë e Kurtit.LVV-ja – që ka 48 mandate në Kuvend, të pamjaftueshme që ta formojë e vetme ekzekutivin – ka thënë se dëshiron ta krijojë një qeveri me partitë e komuniteteve pakicë joserbe.Komunitetet joshumicë kanë 20 ulëse në Kuvend, dhjetë janë të rezervuara për partitë joserbe dhe dhjetë për komunitetin serb.Përveç çështjes së formimit të institucioneve, sipas njoftimit, Këshilli i Sigurisë ka diskutuar edhe për sulmin me granata dore ndaj Zyrës së Postës së Kosovës në Zveçan më 1 prill, por edhe për arrestimin të shtunën mbrëma “të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë”.Sipas Këshillit, njëri nga ta ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë.Policia, ndërkaq, në raportin 24-orësh ka thënë se në Gjakovë ka arrestuar më 5 prill katër të dyshuar, pasi gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së tyre me targa të Serbisë, janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sëpatë./REL/