Tag: sigurisë

  • Alarm kombëtar, largohet kontrolli dhe vjen kontrabanda, Rama i hap rrugën trafikut të drogës, skanerët në…

    Alarm kombëtar, largohet kontrolli dhe vjen kontrabanda, Rama i hap rrugën trafikut të drogës, skanerët në…

    Një vendim i paprecedentë i kryeministrit Edi Rama ka ngritur alarmin në të gjitha nivelet e sigurisë kombëtare. Me propozimin për të reduktuar ndjeshëm dhe më pas për të hequr fare skanimin në doganat shqiptare, qeveria po i hap rrugën kontrabandës dhe trafikimit të drogës në mënyrë të rrezikshme. Në vend të kontrolleve të plota, Rama kërkon një “skemë të befasishme” ku vetëm 10 nga 100 kamionë do të skanohen, duke shkatërruar çdo mekanizëm real të parandalimit të trafiqeve të paligjshme. Ky vendim vjen në një kohë kur portet e Shqipërisë konsiderohen tashmë nyje kritike të trafikut në rajon. Por ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se lënia e doganave pa mbrojtje është një bombë me sahat për vendin. Pra në emër të “uljes së kostove”, Shqipëria rrezikon të kthehet në një parajsë të kontrabandës dhe një portë të hapur për rrjetet kriminale ndërkombëtare.
    Deklarata e Ramës
    Konkretisht kryeministri Edi Rama duket se paralajmëroi dje heqjen e skanerit në dogana, e cila do të sillte një kosto të madhe financiare por edhe një rrezik të madh duke favorizuar trafikun e drogës. Në prag të fushatës kreu i qeverisë ditën e djeshme mori pjesë në një aktivitet në Portin e Durrësit, ku u takua me përfaqësues të bizneseve të transportit. Gjatë bashkëbisedimit, Rama theksoi se koncesioni i skanimit në dogana është “më i gabuari i mundshëm”, ndërsa propozoi që të ulet numri i kontrolleve për daljet nga Porti i Durrësit. Rama gjithashtu i propozoi doganierëve mos bëjnë 100% kontrolle, por të përdorin “skemën” e befasishme por kjo mund të rritë numrin e mallrave kontrabandë apo të bëhet një mundësi e artë për trafikun e drogës. Madje kreu i qeverisë u shpreh se ky koncesion nuk është hequr për shkak se do të krijonte një kosto të lartë në Arbitrazh, ndaj u shpreh se me anë të një marrëveshje do të lehtësohet procesi i skanimit.
    “Tema për të cilën jemi këtu është skaneri. Ky është një koncesion më i gabuar i mundshëm që mund të imagjinohet. Një koncesion atipik që ne e kemi trashëguar. Nuk e kemi pasur mundësinë ta godasim për shkak të paktit që, ashtu siç është kopsitur, do të na krijonte një kosto shumë të lartë në arbitrazh. Jemi munduar ta vëmë në shfrytëzim dhe të lehtësojmë koston për ju. Kemi bërë një negociatë me ju që atëherë, duke e ulur nga 45 euro në 22, por mbetet një koncesion i gabuar totalisht, sepse skanimi i kamionëve nuk është nevoja juaj, por nevojë e shtetit për çështje të sigurisë dhe luftës kundër kontrabandës. Këtu jemi para një situate që do të zgjasë deri në 2030, e dini afatin. Ajo që do të bëjmë ne është që, duke pasur parasysh natyrën e aktiviteteve tuaja dhe kontributet tuaja si taksapagues, do të fillojmë të operojmë jo në bazë të kontrollit 100%, por në bazë të kontrollit sipas riskut. Pra, nga 100 dalje nga porti, vetëm në 10 raste do bëhet skanimi.
    Është një shifër e arsyeshme si fillim, më pas do të shkohet më pak për të kaluar në një skemë që nuk do jetë e ndarë me ju, por në një numër më të vogël kontrollesh, por kontrollesh të befasishme, që do të bëhen gjithmonë mbi bazë të riskut apo sinjalizimit për të parë nëse ka probleme apo jo. Përtej kostos marramendëse që ka ky koncesion për operatorët, ka të mirën që ka ulur në mënyrë të ndjeshme kontrabandën”, deklaroi dje Rama.

  • Meta forcon masat e sigurisë për adoleshentët në Instagram, Facebook dhe Messenger

    Meta forcon masat e sigurisë për adoleshentët në Instagram, Facebook dhe Messenger

    Kompania Meta ka vendosur të zgjerojë masat e saj të sigurisë për të miturit në rrjetet sociale, duke bllokuar funksionin e transmetimit live (livestreaming) në Instagram për përdoruesit nën 16 vjeç, nëse nuk kanë miratimin e prindërve. Gjithashtu, prindërit do të kenë fjalën e fundit nëse fëmijët e tyre duan të çaktivizojnë funksionin që errëson imazhet me përmbajtje të dyshuar nudoje në mesazhet private.Këto ndryshime vijnë paralelisht me zgjerimin e sistemit të llogarive për adoleshentët nga Instagrami edhe në platformat Facebook dhe Messenger. Ky sistem u prezantua vitin e kaluar dhe, në mënyrë automatike, vendos kufizime për përdoruesit nën 18 vjeç, duke i dhënë prindërve mundësinë të vendosin kufij për kohën e përdorimit të aplikacionit, të bllokojnë përdorimin në orare të caktuara dhe të shohin me cilët persona po shkëmbejnë mesazhe fëmijët e tyre.
    Llogaritë për adoleshentët në Facebook dhe Messenger do të implementohen fillimisht në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Australi dhe Kanada. Përdoruesit nën 16 vjeç do të kenë nevojë për leje prindërore për të ndryshuar cilësimet e sigurisë, ndërsa ata të moshës 16 dhe 17 vjeç do të kenë mundësinë t’i modifikojnë vetë këto cilësime, megjithëse do të hyjnë automatikisht në versionin me kufizime.Sipas Meta-s, më shumë se 54 milionë adoleshentë nën moshën 18 vjeç përdorin llogaritë e reja të sigurisë në Instagram, dhe mbi 90% e atyre të moshës 13 deri në 15 vjeç kanë ruajtur cilësimet e paracaktuara të sigurisë, raportojnë mediat. 
    Organizata britanike për mbrojtjen e fëmijëve NSPCC përshëndeti zgjerimin e këtyre masave në Facebook dhe Messenger, por theksoi se Meta duhet të bëjë më shumë për të parandaluar shpërndarjen e përmbajtjes së dëmshme në platformat e saj.
    “Për të qenë efektive, këto ndryshime duhet të shoqërohen me masa proaktive që ndalojnë përhapjen e përmbajtjeve të rrezikshme në Instagram, Facebook dhe Messenger,” deklaroi Matthew Sowemimo, drejtues i politikave për sigurinë e fëmijëve në internet pranë NSPCC.
    Njoftimi i Meta-s vjen në një kohë kur Mbretëria e Bashkuar ka filluar zbatimin e ligjit të ri për sigurinë në internet, i njohur si Online Safety Act. Ky ligj, që hyn në fuqi nga marsi, detyron të gjitha platformat digjitale – nga Facebook dhe Google, te Reddit dhe OnlyFans – të ndërmarrin masa për të parandaluar publikimin ose shpërndarjen e përmbajtjeve të paligjshme si abuzimi seksual me fëmijë, mashtrimet dhe materialet terroriste.
    Ligji gjithashtu përmban dispozita për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtje të dëmshme, siç janë ato që lidhen me vetëvrasjen apo vetëlëndimin. Javën e kaluar u raportua se ky ligj mund të zbutet si pjesë e një marrëveshjeje tregtare mes Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, por kjo ngjalli reagime të forta nga organizatat për mbrojtjen e fëmijëve, të cilat paralajmëruan se çdo kompromis do të ishte “një shitje e turpshme” që nuk do të pranohej nga publiku.

  • Ministri Hasani takohet me Kallas, lançohet sesioni i parë i Dialogut për Sigurinë dhe Mbrojtjen

    Ministri Hasani takohet me Kallas, lançohet sesioni i parë i Dialogut për Sigurinë dhe Mbrojtjen

    Në vizitën e saj të parë zyrtare në Tiranë, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, njëherësh Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas është mikpritur nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.Gjatё takimit, palët kanë diskutuar për një sërë çështjesh me rëndësi, duke nisur nga rrugëtimi i Shqipërisë në BE, angazhimi i përbashkët në pёrparimin e Ballkanit Perëndimor drejt së ardhmes euro-atlantike, ruajtja e paqes dhe vlerave demokratike në Evropë e në mbarë botën etj.
    Ministri Hasani e ka konsideruar takimin me Kallas si “Një mundësi shumë e mirë për të shkëmbyer mendime dhe për të theksuar bashkëpunimin e suksesshëm dhe efikas mes BE-së dhe Shqipërisë në fushën e politikës së jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes”.
    Ai ka nënvizuar se Shqipëria ruan angazhimin e saj të palëkundur dhe është plotësisht e përgatitur për të çelur grup-kapitujt deri në 2025 dhe për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të 2027.
    ”Rrugëtimi ynë është i qartë dhe i pandalshëm!”, shprehet Ministri Hasani.

    Ndërkohë, në mjediset e MEPJ u lançua edhe sesioni i parë i Dialogut për Sigurinë dhe Mbrojtjen, i cili vjen në kuadër të Partneritetit për Siguri dhe Mbrojtje, të nënshkruar më parë, në dhjetor 2024, midis Shqipërisë dhe BE-së.
    Në fjalën e tij hapëse, Ministri Hasani nënvizoi se ky dokument partneriteti ka hapur tashmë rrugën për një bashkëpunim dhe dialog më të ngushtë mbi çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes mes Shqipërisë dhe BE-së.
    “Sot po kalojmë nga vizioni drejt veprimeve konkrete. Për një vend si Shqipëria që është plotësisht e linjëzuar dhe besnike me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, ky dokument është një shprehje e angazhimit tonë të përbashkët për të punuar edhe më ngushtë së bashku në përballimin e sfidave të ndërlikuara të kohës që po jetojmë. Po ashtu, ai pasqyron qartë progresin e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në BE dhe rolin në zhvillim që po marrim në arkitekturën kolektive të sigurisë në Evropë”, u shpreh Ministri Hasani.

    Ndër të tjera, Hasani cilësoi se Shqipëria mbështet çdo iniciativë që forcon aftësitë e Evropës për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe përballuar sfidat globale, gjithmonë në koordinim të ngushtë me partnerët tanë transatlantikë.
    “Shqipëria ka parë gjithmonë veten si një forcë stabilizuese në rajon. Ne e kemi treguar vazhdimisht angazhimin tonë përmes veprimeve, jo vetëm fjalëve, duke marrë pjesë aktivisht në misionet dhe operacionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Jemi krenarë që kontribuojmë në paqe dhe siguri përtej rajonit tonë”, cilësoi Ministri Hasani.
    Dialogu i sotëm për Sigurinë dhe Mbrojtjen është i pari në radhën e seancave të ardhshme që do të përcaktojnë se si Shqipëria dhe BE-ja punojnë së bashku për të trajtuar sfidat e kohës, sfida që kapërcejnë kufijtë dhe kërkojnë zgjidhje kolektive.

  • Ministri Hasani pret në takim zv/presidenten e Komisionit Europian: Çojmë në një tjetër nivel bashkëpunimin me BE-në

    Ministri Hasani pret në takim zv/presidenten e Komisionit Europian: Çojmë në një tjetër nivel bashkëpunimin me BE-në

    Në vizitën e saj të parë zyrtare në Tiranë, përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, njëherësh zv/presidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas është mikpritur nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Gjatё takimit palët kanë diskutuar për një sërë çështjesh me rëndësi, duke nisur nga rrugëtimi i Shqipërisë në BE, angazhimi i përbashkët në pёrparimin e Ballkanit Perëndimor drejt së ardhmes euro-atlantike, ruajtja e paqes dhe vlerave demokratike në Evropë e në mbarë botën etj. ”Një mundësi shumë e mirë për të shkëmbyer mendime dhe për të theksuar bashkëpunimin e suksesshëm dhe efikas mes BE-së dhe Shqipërisë në fushën e politikës së jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes”, ndërsa ka nënvizuar se Shqipëria ruan angazhimin e saj të palëkundur dhe është plotësisht e përgatitur për të çelur grup-kapitujt deri në 2025 dhe për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të 2027. “Rrugëtimi ynë është i qartë dhe i pandalshëm”, shprehet Ministri Hasani.
    Në mjediset e MEPJ u lançua edhe sesioni i parë i Dialogut për Sigurinë dhe Mbrojtjen, i cili vjen në kuadër të Partneritetit për Siguri dhe Mbrojtje, të nënshkruar më parë, në dhjetor 2024, midis Shqipërisë dhe BE-së. Hasani nënvizoi se ky dokument partneriteti ka hapur tashmë rrugën për një bashkëpunim dhe dialog më të ngushtë mbi çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes mes Shqipërisë dhe BE-së.

    ”Sot po kalojmë nga vizioni drejt veprimeve konkrete. Për një vend si Shqipëria që është plotësisht e linjëzuar dhe besnike me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, ky dokument është një shprehje e angazhimit tonë të përbashkët për të punuar edhe më ngushtë së bashku në përballimin e sfidave të ndërlikuara të kohës që po jetojmë. Po ashtu, ai pasqyron qartë progresin e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në BE dhe rolin në zhvillim që po marrim në arkitekturën kolektive të sigurisë në Evropë”,-tha ministri.
    Ndër të tjera, ministri cilësoi se Shqipëria mbështet çdo iniciativë që forcon aftësitë e Evropës për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe përballuar sfidat globale, gjithmonë në koordinim të ngushtë me partnerët tanë transatlantikë. ”Shqipëria ka parë gjithmonë veten si një forcë stabilizuese në rajon. Ne e kemi treguar vazhdimisht angazhimin tonë përmes veprimeve, jo vetëm fjalëve, duke marrë pjesë aktivisht në misionet dhe operacionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Jemi krenarë që kontribuojmë në paqe dhe siguri përtej rajonit tonë”.
    Dialogu i sotëm për Sigurinë dhe Mbrojtjen është i pari në radhën e seancave të ardhshme që do të përcaktojnë se si Shqipëria dhe BE-ja punojnë së bashku për të trajtuar sfidat e kohës, sfida që kapërcejnë kufijtë dhe kërkojnë zgjidhje kolektive.

  • Hasani takim me Kallas: Çojmë në një tjetër nivel bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE-së

    Hasani takim me Kallas: Çojmë në një tjetër nivel bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE-së

    Në vizitën e saj të parë zyrtare në Tiranë, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, njëherësh Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas është mikpritur nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.
    Gjatё takimit, palët kanë diskutuar për një sërë çështjesh me rëndësi, duke nisur nga rrugëtimi i Shqipërisë në BE, angazhimi i përbashkët në përparimin e Ballkanit Perëndimor drejt së ardhmes euro-atlantike, ruajtja e paqes dhe vlerave demokratike në Evropë e në mbarë botën etj.
     “Ky takim është një mundësi shumë e mirë për të shkëmbyer mendime dhe për të theksuar bashkëpunimin e suksesshëm dhe efikas mes BE-së dhe Shqipërisë në fushën e politikës së jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes”, ndërsa ka nënvizuar se Shqipëria ruan angazhimin e saj të palëkundur dhe është plotësisht e përgatitur për të çelur grup-kapitujt deri në 2025 dhe për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të 2027. “Rrugëtimi ynë është i qartë dhe i pandalshëm!”, shprehet Hasani.
    Ndërkohë, në mjediset e Ministrisë së Jashtme u lançua edhe sesioni i parë i Dialogut për Sigurinë dhe Mbrojtjen, i cili vjen në kuadër të Partneritetit për Siguri dhe Mbrojtje, të nënshkruar më parë, në dhjetor 2024, midis Shqipërisë dhe BE-së.
    Hasani nënvizoi se ky dokument partneriteti ka hapur tashmë rrugën për një bashkëpunim dhe dialog më të ngushtë mbi çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes mes Shqipërisë dhe BE-së.
    “Sot po kalojmë nga vizioni drejt veprimeve konkrete. Për një vend si Shqipëria që është plotësisht e linjëzuar dhe besnike me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, ky dokument është një shprehje e angazhimit tonë të përbashkët për të punuar edhe më ngushtë së bashku në përballimin e sfidave të ndërlikuara të kohës që po jetojmë. Po ashtu, ai pasqyron qartë progresin e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në BE dhe rolin në zhvillim që po marrim në arkitekturën kolektive të sigurisë në Evropë”, tha ministri. 

  • Ministri Hasani mikpret Kaja Kallas, lançohet sesioni i parë i Dialogut për Sigurinë dhe Mbrojtjen: Çojmë në një tjetër nivel bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE-së

    Ministri Hasani mikpret Kaja Kallas, lançohet sesioni i parë i Dialogut për Sigurinë dhe Mbrojtjen: Çojmë në një tjetër nivel bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE-së

    Tiranë – Në vizitën e saj të parë zyrtare në Tiranë, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, njëherësh Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas është mikpritur nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.
    Gjatё takimit, palët kanë diskutuar për një sërë çështjesh me rëndësi, duke nisur nga rrugëtimi i Shqipërisë në BE, angazhimi i përbashkët në pёrparimin e Ballkanit Perëndimor drejt së ardhmes euro-atlantike, ruajtja e paqes dhe vlerave demokratike në Evropë e në mbarë botën etj.
    Ministri Hasani e ka konsideruar takimin me znj. Kallas si “Një mundësi shumë e mirë për të shkëmbyer mendime dhe për të theksuar bashkëpunimin e suksesshëm dhe efikas mes BE-së dhe Shqipërisë në fushën e politikës së jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes”, ndërsa ka nënvizuar se Shqipëria ruan angazhimin e saj të palëkundur dhe është plotësisht e përgatitur për të çelur grup-kapitujt deri në 2025 dhe për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të 2027.

    “Rrugëtimi ynë është i qartë dhe i pandalshëm!”, shprehet Ministri Hasani.
    Ndërkohë, në mjediset e MEPJ u lançua edhe sesioni i parë i Dialogut për Sigurinë dhe Mbrojtjen, i cili vjen në kuadër të Partneritetit për Siguri dhe Mbrojtje, të nënshkruar më parë, në dhjetor 2024, midis Shqipërisë dhe BE-së.
    Në fjalën e tij hapëse, Ministri Hasani nënvizoi se ky dokument partneriteti ka hapur tashmë rrugën për një bashkëpunim dhe dialog më të ngushtë mbi çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes mes Shqipërisë dhe BE-së.
    “Sot po kalojmë nga vizioni drejt veprimeve konkrete. Për një vend si Shqipëria që është plotësisht e linjëzuar dhe besnike me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, ky dokument është një shprehje e angazhimit tonë të përbashkët për të punuar edhe më ngushtë së bashku në përballimin e sfidave të ndërlikuara të kohës që po jetojmë. Po ashtu, ai pasqyron qartë progresin e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në BE dhe rolin në zhvillim që po marrim në arkitekturën kolektive të sigurisë në Evropë”, u shpreh Ministri Hasani.
    Ndër të tjera, z. Hasani cilësoi se Shqipëria mbështet çdo iniciativë që forcon aftësitë e Evropës për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe përballuar sfidat globale, gjithmonë në koordinim të ngushtë me partnerët tanë transatlantikë.
    “Shqipëria ka parë gjithmonë veten si një forcë stabilizuese në rajon. Ne e kemi treguar vazhdimisht angazhimin tonë përmes veprimeve, jo vetëm fjalëve, duke marrë pjesë aktivisht në misionet dhe operacionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Jemi krenarë që kontribuojmë në paqe dhe siguri përtej rajonit tonë”,  cilësoi Ministri Hasani.
    Dialogu i sotëm për Sigurinë dhe Mbrojtjen është i pari në radhën e seancave të ardhshme që do të përcaktojnë se si Shqipëria dhe BE-ja punojnë së bashku për të trajtuar sfidat e kohës, sfida që kapërcejnë kufijtë dhe kërkojnë zgjidhje kolektive.

  • Shiste kokainë, vihet në prangat e policisë 34-vjeçari në Korçë/ Ja masa e sigurisë…

    Shiste kokainë, vihet në prangat e policisë 34-vjeçari në Korçë/ Ja masa e sigurisë…

    Me “arrest shtëpie” por kjo masë nuk e ndalon t’ju shesë kokainë dy shtetasve. Kjo ngjarje ka ndodhur në Korçë ku një 34 vjeçar i identifikuar si Spartak Selimaj është kapur duke i shitur dy shtetasve një sasi kokaine. Sasia e kokainës është sekuestruar nga policia ndërsa burime bëjnë me dije se sasia ka qënë e ndarë në 14 doza.
    Mësohet se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të caktuar nga gjykata e Korçës për dy vepra të ndryshme penale. Nga ana tjetër dy shtetasit që kanë blerë lëndën narkotike mësohet se janë proçeduar penalisht në gjëndje të lirë.
    Drejtoria vendore e policisë së Korçës vijon kontrollet intensive për vënien përpara përgjegjësisë edhe të personave të tjerë që merren me trafikim të lëndëve narkotike.

  • “Vendi i Shqipërisë është në BE”, Kaja Kallas: Reformat janë të vështira, por keni mbështetjen tonë!

    “Vendi i Shqipërisë është në BE”, Kaja Kallas: Reformat janë të vështira, por keni mbështetjen tonë!

    Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
    Gjatë konferencës së përbashkët me kreun e qeverisë Edi Rama, Kallas theksoi se Shqipëria është nëj mbështetëse e fortë e BE dhe vendi i saj është në Union.
    Kallas: Shqipëria mbështetëse e fortë e BE-së. Vendimi juaj për të zbatuar plotësisht sanksionet e BE-ssë kudnër Rusisë së bashku me mbështetjen tuaj humanitare dhe politke që i keni dhënw Ukrainës tregon përkushtimin tuaj ndaj BE-së. Ju jeni shumë të vlefshëm dhe të dobishëm sa i përket bashkëpunimit në rajon për të pasur një mjedis të sigurt edhe në Bosnjë, BE është e angazhuar sa i përkt Shqpërisë dhe bahskëpunimi ynë sjell të mira për të dyja palët.

    Do të lancojmë edhe dialogun e parë BE-Shqipëri për sigurinë dhe mbrojtjen. Po thellojmë bahskëpunimin në sektorin e sigurisë dhe kemi dëshirë të zgjerojmë këtë bashkëpunim në fusha të tjera. Bashkëpunimi ynë shkon përtej sigurisë sepse Shqipëria ka një agjendë ambicioze për të përfunduar negociatat në dy vitet e ardhshme. Nuk ka ndonjë rrugë të shkurtër për të arritur anëtarësimin në BE përveç performancës në reforma. Reformat janë të vështira dhe ju keni mëbshtetjen tonë sa i përket çeljes së grup kapitujve të tjerë. E ardhmja e Shqipërisë është në BE.  Diskutuam edhe zhvillimet në rajon. I vlerësoj këshillat dhe komentet që ju më keni dhënë për Ballkanin Perëndimor në lidhje me Kosovën dhe Serbinë nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve. Mezi pres të kthehem për takimin e komitetit evropian politik.

  • Vuçiç dhe Dodik ‘kërcënojnë’ me një aleancë ushtarake me Hungarinë

    Vuçiç dhe Dodik ‘kërcënojnë’ me një aleancë ushtarake me Hungarinë

    Aleksandër Vuçiç dhe Milorad Dodik

    SERBI-Duke intensifikuar bashkëpunimin me Hungarinë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shpreh dëshirën për krijimin e një aleance apo pakti ushtarak. Pas Vuçiçit, edhe presidenti i Republikës Sërpska (RS) të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, paralajmëroi se ky entitet i Bosnje dhe Hercegovinës do të kërkojë të përfshihet në një marrëveshje ushtarake dhe të sigurisë me Serbinë dhe Hungarinë.
    Zyrtarët hungarezë nuk i kanë komentuar këto qëllime të Beogradit dhe Banjallukës, ndonëse Hungaria është tashmë anëtare e një aleance ushtarake, NATO-s.
    “Këtu askush nuk i kushtoi vëmendje kësaj çështjeje, prandaj mund të përfundojmë se kjo është më tepër një çështje e zemrës për regjimin në Beograd, sesa për atë në Budapest”, vlerësoi për REL-in gazetari nga Budapesti, Gabor Bodis.
    Ministria e Punëve të Jashtme e Hungarisë nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it për qëndrimin e tyre rreth krijimit të mundshëm të një aleance ushtarake apo të sigurisë, për të cilën flasin Vuçiqi dhe Dodiku. As NATO-ja nuk u përgjigj ndaj kësaj pyetjeje të REL-it.
    Në Beograd, ministrat e Mbrojtjes së Serbisë dhe Hungarisë, Bratislav Gashiç dhe Kristof Szalay-Bobrovniczky, më 1 prill nënshkruan Planin e bashkëpunimit ushtarak bilateral mes ministrive të tyre për vitin 2025. Ky dokument konkretizon Marrëveshjen për bashkëpunim strategjik në fushën e mbrojtjes midis dy vendeve, të arritur në vitin 2023.
    Pas nënshkrimit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se beson që marrëveshja për aktivitetet e përbashkëta do të vazhdojë me afrimin e mëtejshëm dhe krijimin e një aleance apo pakti ushtarak midis Serbisë dhe Hungarisë.
    Vuçiç tha se ai dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, dëshirojnë të vazhdojnë përshpejtimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, “veçanërisht duke pasur parasysh gjithçka që po ndodh në Evropë dhe botë”.
    A është kjo përgjigje ndaj marrëveshjes së Kosovës me Kroacinë dhe Shqipërinë?
    Ivana Stradner, bashkëpunëtore e Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, mendon se marrëveshja e nënshkruar nuk ka rëndësi të madhe në praktikë, por është “propagandë e Vuçiçit për publikun e brendshëm”.
    “Orban ndërhyri për t’i ardhur në ndihmë mikut të tij, Vuçiqit, që ky të mos dukej i dobët para opinionit publik dhe për të ruajtur prestigjin në Serbi pas deklaratës për bashkëpunim ushtarak të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe protestave masive në të gjithë Serbinë”, vlerësoi Stradner.
    Të njëjtin mendim ndan edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë dhe lideri i lëvizjes opozitare “Zemra”.
    “Ai [Vuçiç] e di që Zagrebi e shikon me dyshim çdo gjë që vjen nga Budapesti nën sundimin e Orbanit, prandaj po i kthen njëfarë nervozizmi Kroacisë”, vlerësoi Zdravko Ponosh.
    Qeveria hungareze, e drejtuar nga Viktor Orban, prej vitesh është aleate e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, brenda Bashkimit Evropian, ku Hungaria është anëtare.
    Po ashtu, Orban kohët e fundit ka përqendruar vëmendjen e tij në Republikën Sërpska, e jo në tërë Bosnje dhe Hercegovinën.
    Ideja për një “aleancë ushtarake” mes Serbisë dhe Hungarisë u shfaq rreth dhjetë ditë pas nënshkrimit të deklaratës për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës.
    Beogradi zyrtar, i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e dënoi këtë dokument duke e cilësuar si “provokim ndaj Serbisë” dhe “cenim të stabilitetit rajonal”.
    Gjithashtu, tema e një aleance ushtarake dhe të sigurisë me Hungarinë u shfaq në një kohë tensionesh të shtuara si në Serbi, ashtu edhe në Bosnje e Hercegovinë.
    Serbia prej muajsh përballet me protesta të udhëhequra nga studentët për shkak të vdekjes së 16 personave pas rrëzimit të një mbulese betoni në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit.
    Ndërkohë, Dodiku ndodhet në qendër të një urdhërarresti në Bosnje e Hercegovinë për shkak të shkeljes së rendit kushtetues të vendit, pasi autoritetet e RS-së kanë marrë një sërë vendimesh anti-kushtetuese dhe secesioniste.
    Ministria e Mbrojtjes dhe Presidenca e Serbisë nuk u përgjigjën ndaj pyetjes së REL-it se çfarë do të nënkuptonte një aleancë ushtarake e mundshme mes Serbisë dhe Hungarisë dhe pse do të ishte e nevojshme.
    Ndihmësministri i mbrojtjes, Predrag Bandiq, tha më 3 prill për RTS-në se marrëveshja e nënshkruar për bashkëpunim në mbrojtje “ka përmbajtje dhe formë që mund të shndërrohet edhe në diçka më shumë”.
    Sipas tij, kjo nuk është një tjetër rast i “ngritjes së armëve” në rajon.
    “Kjo është një formë veprimi e mirëdashur nga aktorët përgjegjës të sigurisë rajonale që mendojnë së bashku për sigurinë e rajonit”, tha Bandiq.
    I pyetur nëse kjo është përgjigje ndaj deklaratës së Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, Bandiq vlerësoi se bëhet ajo ishte vetëm një “akt deklarativ për bashkëpunim”, ndërsa këtu bëhet fjalë për një “marrëveshje shumë më përmbajtësore dhe cilësore”.
    Republika Sërpska nuk mund ta nënshkruajë marrëveshjen
    Nurko Pobriç, profesor në pension i së drejtës kushtetuese dhe ish-gjykatës në Bosnje e Hercegovinë, tha për REL-in se një entitet i tillë nuk mund të lidhë marrëveshje të sigurisë me Serbinë dhe Hungarinë.
    “Për një entitet, kjo është absolutisht e pamundur. Ndoshta Bosnja si shtet do të mund të nënshkruante një marrëveshje të tillë me ndonjë shtet fqinj apo të tretë”, tha ai.
    Ai shtoi se Marrëveshja për marrëdhënie speciale, si ajo ndërmjet RS-së dhe Serbisë, në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe Kushtetutën e BeH, nuk mund të përfshijë kompetenca që janë ekskluzivisht të shtetit të BeH.
    Megjithatë, ai beson se Serbia dhe Hungaria nuk do ta pranojnë ofertën e Dodikut.
    “Entiteti i Republikës Sërpska, konkretisht, nuk mund të lidhë një marrëveshje ushtarake me Serbinë, sepse kjo do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën”, theksoi Pobriç.
    BeH ka të nënshkruar një plan të bashkëpunimit ushtarak bilateral me Hungarinë për vitin 2023, që përfshin një sërë takimesh dhe kurseve të përbashkëta, si dhe shkëmbim instruktorësh në fushën e mbrojtjes.
    Një marrëveshje e tillë është nënshkruar edhe me Serbinë në mars, por ekziston edhe me Britaninë, Francën, Turqinë, Austrinë, Kroacinë, Greqinë, Holandën dhe shtete të tjera.
    Nga ana tjetër, Dodiku është i bindur se RS-ja “ka të drejtë” të kërkojë statusin e anëtarit në kuadër të marrëveshjes së sigurisë mes Serbisë dhe Hungarisë, dhe se mund ta mbështesë këtë marrëveshje për shkak se “ka kapacitete të rëndësishme policore”.
    “Mund të jemi vëzhgues, anëtarë, apo vetëm bashkëpunëtorë në çështje policore ose të tjera të inteligjencës”, tha Dodik në mbledhjen e qeverisë.
    Kabineti i presidentit të RS-së nuk iu përgjigj pyetjes së REL për çfarë marrëveshjeje të sigurisë bëhet fjalë, dhe nëse është çështje policore apo bashkëpunim tjetër.
    Nga ana tjetër, Ramo Isak, ministër i policisë në Federatën e BeH, tha për REL-in se “Dodiku dhe RS-ja nuk mund të nënshkruajnë asgjë”, sepse “vetëm shteti” ka këtë të drejtë.
    Ai tha se marrëveshje të tilla ekzistojnë, por janë nënshkruar nga shteti i BeH me Kroacinë, Serbinë dhe shumë shtete të tjera.
    “Edhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e RS-së, edhe MPB-ja e Federatës së BeH kanë ushtrime të rregullta me vende të tjera, ose dërgojnë zyrtarë për trajnime, por të gjitha këto kalojnë nëpër institucionet shtetërore, përkatësisht Ministrinë e Sigurisë së BeH”, tha Isak.
    “Për shembull, zyrtarë të policisë nga Federata e BeH shkojnë për trajnim në Turqi, dhe nga Turqia vijnë tek ne”, shtoi ai.
    Në shkurt, policët nga Qendra Hungareze për Luftën kundër Terrorizmit dhe njësia speciale antiterroriste e policisë së RS-së zhvilluan ushtrime dhe trajnime në atë entitet të BeH.
    Më parë, drejtorët e policisë së RS-së dhe të Qendrës për Luftën kundër Terrorizmit të Ministrisë së Brendshme të Hungarisë nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për forcimin e bashkëpunimit policor.
    Hungaria ka detyrime ndaj NATO-s
    Zdravko Ponosh, ish-gjeneral dhe tani lider opozitar në Serbi, mendon se nuk do të ketë aleancë ushtarake me Hungarinë.
    “Kjo është pak lojë me fjalë nga Vuçiq, sepse i duhet për publikun e brendshëm”, vlerësoi Ponosh për REL-in.
    Ai theksoi se Plani i bashkëpunimit bilateral i nënshkruar është një dokument teknik, dhe se marrëveshje të tilla kanë ekzistuar me Hungarinë për 20 vjet.
    “E kishim edhe kur isha unë shef i Shtabit të Përgjithshëm. Kjo nuk është gjë e re”, tha Ponosh, që ka mbajtur këtë post nga viti 2006 deri në 2008.
    Megjithatë, Ponosh shton se është e vërtetë që Serbia dhe Hungaria kanë bashkëpunim të avancuar ushtarak.
    “Por kjo është përmes marrëveshjeve dhe planeve vjetore, që përfshijnë edhe blerjen e armatimeve sovjetike të papërdorura nga Hungaria, që ne i modifikojmë, si dhe dërgesat tona të municionit për ta”, tha ai.
    Por, sipas tij, “asgjë nga këto nuk është aleancë ushtarake dhe nuk do të bëhet”.
    “Hungaria ka detyrime shumë më të forta ndaj çdo anëtari të NATO-s. Çdo lidhje ushtarake jashtë NATO-s kalon përmes një procedure të caktuar brenda NATO-s”, tha Ponosh.
    Edhe Ivana Stradner nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington thekson se Hungaria ka detyrime ndaj NATO-s si anëtare e këtij aleance.
    “Veprimet e Vuçiqit janë shpesh në kundërshtim me interesat e NATO-s”, tha ajo.
    Ajo shtoi se nuk duhet harruar se Vuçiq, Orban dhe kryeministri sllovak Robert Fico janë, sipas saj, “mbartës të një koalicioni autokratësh në Evropë me retorikë populiste”.
    “Prandaj, kjo deklaratë nuk është gjë tjetër veçse një tigër prej letre”, tha Stradner.
    Orban si aleat i Vuçiçit dhe Dodikut
    Aleksandar Vuçiç dhe Viktor Orban prej vitesh thellojnë bashkëpunimin mes dy vendeve, marrëdhëniet e të cilëve i cilësojnë si “në nivelin më të lartë dhe historik”.
    Orban është përkrahësi kryesor i anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në BE, ndërsa Vuçiqi e quan atë “mik të madh”.
    Hungarezët janë minoriteti më i madh në Serbi sipas regjistrimit të vitit 2022 me mbi 184.000 qytetarë, ndërsa numri i serbëve në Hungari është i vogël.
    Gjithashtu, edhe Serbia edhe Hungaria po intensifikojnë marrëdhëniet me Pekinin dhe Moskën, çka has në pakënaqësi nga BE-ja.
    Orban është afruar me Dodikun në vitet e fundit, me vizita të ndërsjella mes tyre. Ai ishte figura kyçe në bllokimin e sanksioneve të BE-së ndaj Dodikut.
    Presidenti i RS-së dhe e gjithë udhëheqësia e atij entiteti janë nën sanksionet e SHBA-së për korrupsion dhe minimin e BeH.
    Hungaria është i vetmi shtet anëtar i BE që në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në maj 2024 votoi kundër Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, duke mbështetur qëndrimin e Serbisë dhe autoriteteve të RS-së./REL

  • Dy nga të arrestuarit në Gjakovë konfirmojnë se punojnë në institucione të sigurisë në Serbi

    Dy nga të arrestuarit në Gjakovë konfirmojnë se punojnë në institucione të sigurisë në Serbi

    Dy nga katër serbët e arrestuar një ditë më parë në Gjakovë, pasi iu gjetën armë të ftohta, kanë konfirmuar se punojnë në institucione serbe të sigurisë.
    Pavle Kragoviq ka thënë se punon inspektor i Policisë në Kragujevc të Serbisë. Ndërsa Milovan Steviq deklaroi është doktor, stomatolog, në akademinë ushtarake të mjekësisë në Beograd.
    Në gjykatore për seancën dëgjimore lidhur me masën e sigurisë në Gjykatën Themelore në Gjakovë janë edhe Branko Rakiq i cili deklaroi se është teknik i komunikacionit dhe Nemanja Vamoviq i cili tha se është inxhinier i pylltarisë.
    Rakiq dhe Kragoviq janë me dyshtetësi, kurse Steviq dhe Vamoviq janë vetëm shtetas të Serbisë.
    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla një ditë më parë shkroi në Facebook se në veturën ku ishin ata u gjetën dy thika, një sëpatë dhe një dritë rotative, por edhe një fotografi me fytyrat e pjesëtarëve të grupit terrorist që u vranë gjatë sulmit në Banjskë.
    Prokurorja Venera Shala gjatë leximit të kërkesës për paraburgim tha se mjetet e mprehta i mbanin gjatë vizitës së manastireve ortodokse në Republikën e Kosovës. Tha se rreziku i arratisjes për të pandehurit duhet të lidhet me faktin se të gjithë janë shtetas të Serbisë dhe kjo mund t’i bëjë të paarritshëm nëse ata ikin në Serbi.
    Shala se ata kanë shkuar në formë të organizuar në manastire, andaj do të mund ta rrezikonte jetën e pelegrinëve.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh