Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në SPAK, për të zbatuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”. Kujtojmë se Xoxa është vënë nën hetim së bashku me Veliajn për dyshimet se janë përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash. Prokuroria thekson se është krijuar dyshimi se Veliaj dhe bashkëshortja e tij në të paktën 10 raste kanë kryer veprime korruptive, si dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Tag: sigurisë
-

Ajola Xoxa mbërrin në SPAK/ Nën zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitjeje”
Ajola Xoxa mbërrin në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.
Xoxa është në hetim për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal. -

VKM për sigurinë në shkolla: Gjimnazet më shumë se 900 nxënës do të kenë dy oficerë policie
VENDIM PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.600, DATË 9.10.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E SHËRBIMIT TË SIGURISË PUBLIKE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR DHE TË KRITEREVE PËR OFICERËT E SIGURISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 81, të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
I. Në vendimin nr.600, datë 9.10.2018, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Miratimin e shërbimit të sigurisë publike në institucionet e arsimit parauniversitar, si më poshtë vijon:
a) Institucionet e arsimit të mesëm të lartë gjimnaz, arsimit të mesëm profesional dhe arsimit të mesëm të orientuar, që kanë mbi 80 (tetëdhjetë) nxënës, të kenë 1 (një) oficer sigurie;Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
b) Institucionet e arsimit bazë ose shkollat e bashkuara, që kanë mbi 350 (treqind e pesëdhjetë) nxënës, të kenë 1 (një) oficer sigurie
c) Institucionet e arsimit të mesëm të lartë gjimnaz, institucionet e arsimit të mesëm të orientuar, institucionet e arsimit bazë ose shkollat e bashkuara, që kanë mbi 900 (nëntëqind) nxënës, të kenë 2 (dy) oficerë sigurie;
ç) Institucionet e arsimit të mesëm profesional, që kanë mbi 700 (shtatëqind) nxënës, të kenë 2 (dy) oficerë sigurie.
Institucionet e arsimit parauniversitar, që përfitojnë shërbim të sigurisë publike, përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin, përveç institucioneve të arsimit të mesëm profesional, të cilat miratohen nga ministri përgjegjës për arsimin dhe formimin profesional. Shërbimi i sigurisë publike konsiston në monitorimin nga oficeri i sigurisë në institucionet e arsimit parauniversitar, të përcaktuara në këtë vendim, nëpërmjet ndërveprimit të vazhdueshëm të nxënësve, personelit mësimor dhe komunitetit.”.
Në pikën 2, pas fjalëve “… institucionet e sistemit arsimor parauniversitar, …” shtohen “… të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, …”.
Në fund të pikës 3 shtohen fjalët “… të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi.”.Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“5. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit, konkurrimit dhe shpallja e rezultateve të konkurrimit përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin, përveç institucioneve të arsimit të mesëm profesional, të cilat miratohen nga ministri përgjegjës për arsimin dhe formimin profesional.”.
Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“7. Numri i oficerëve të sigurisë dhe shpenzimet përkatëse përballohen brenda numrit total të punonjësve dhe fondeve buxhetore, të miratuara për ministrinë përgjegjëse për arsimin. Për institucionet e arsimit të mesëm profesional, shpenzimet përkatëse përballohen brenda numrit total të punonjësve dhe fondeve buxhetore, të miratuara për ministrinë përgjegjëse për arsimin dhe formimin profesional.”.
II. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
-

Vendimi i ri i qeverisë për oficerët e sigurisë në shkolla e gjimnaze: 1 punonjës për 700 nxënës!
Qeveria ka marrë sot vendimin me miratimin edhe të VKM-së për ndryshimet në rritjen e sigurisë publike në shkolla dhe kriteret.
Në shkollat që kanë kapacitet nga 80 deri në 700 nxënës, do të ketë të paktën 1 oficer sigurie me shërbim sigurie, kurse në ato me më shumë se 700, do të shërbejnë 2 oficerë sigurie.
Ky propozim është bërë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe është miratuar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 81, të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave u mor vendimi”, theksohet në këtë VKM.Sipas këtij vendimi, institucionet e arsimit të mesëm të lartë gjimnaz, arsimit të mesëm profesional dhe arsimit të mesëm të orientuar, që kanë mbi 80 nxënës, do të kenë 1 oficer sigurie. Kurse shkollat e arsimit bazë ose të bashkuara, që kanë mbi 350 nxënës, po më 1 oficer sigurie.
Shkollat e arsimit të mesëm të lartë gjimnaz, institucionet e arsimit të mesëm të orientuar, institucionet e arsimit bazë ose shkollat e bashkuara, që kanë mbi 900 nxënës, do të kenë 2 oficerë sigurie dhe po kështu shkollat e arsimit të mesëm profesional, që kanë mbi 700 nxënës.
“Institucionet e arsimit parauniversitar, që përfitojnë shërbim të sigurisë publike, përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin, përveç institucioneve të arsimit të mesëm profesional, të cilat miratohen nga ministri përgjegjës për arsimin dhe formimin profesional. Shërbimi i sigurisë publike konsiston në monitorimin nga oficeri i sigurisë në institucionet e arsimit parauniversitar, të përcaktuara në këtë vendim, nëpërmjet ndërveprimit të vazhdueshëm të nxënësve, personelit mësimor dhe komunitetit”, theksohet në VKM.
Pagesat e oficerëve të sigurisë sipas vendimit, do të mbulohen nga Ministria e Arsimit.
“Numri i oficerëve të sigurisë dhe shpenzimet përkatëse përballohen brenda numrit total të punonjësve dhe fondeve buxhetore, të miratuara për ministrinë përgjegjëse për arsimin. Për institucionet e arsimit të mesëm profesional, shpenzimet përkatëse përballohen brenda numrit total të punonjësve dhe fondeve buxhetore, të miratuara për ministrinë përgjegjëse për arsimin dhe formimin profesional”, thuhet në vendim.
Për zbatimin e VKM-së ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, teksa hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. -

Siguria në shkolla, vendimi: 1 oficer për institucionet arsimore deri në 700 nxënës, 2 oficerë në ato me më shumë
Qeveria ka miratuar sot një Vendim të Këshillit të Ministrave (VKM) që synon forcimin e sigurisë në institucionet arsimore parauniversitare, nëpërmjet vendosjes së oficerëve të sigurisë në varësi të numrit të nxënësve në çdo shkollë.
Vendimi, i propozuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, parashikon:Në shkollat me 80 deri në 700 nxënës, do të ketë 1 oficer sigurie.
Në shkollat me mbi 700 nxënës, do të ketë 2 oficerë sigurie.
Në shkollat bazë ose të bashkuara me mbi 350 nxënës, gjithashtu do të caktohet 1 oficer sigurie.
2 oficerë sigurie do të ketë edhe në gjimnazet, shkollat e orientuara apo ato profesionale me mbi 900 nxënës (ose mbi 700 për shkollat profesionale).Oficerët e sigurisë do të jenë përgjegjës për monitorimin e ambienteve shkollore dhe ndërveprimin me nxënësit, stafin mësimor dhe komunitetin, me qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt.
Shpenzimet për oficerët e sigurisë do të mbulohen nga fondet ekzistuese të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Formimit Profesional.
Institucionet përfituese do të përcaktohen me urdhër të ministrave përkatës dhe vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. -
Presidenti i Meksikës, memo diplomatike SHBA-së mbi bashkëpunimin e sigurisë kufitare
Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum tha të mërkurën se ajo i kishte dërguar një memo diplomatike Shteteve të Bashkuara, në lidhje me bashkëpunimin e sigurisë në kufirin e përbashkët të dy vendeve.
Një ditë më parë, qeveria amerikane njoftoi një transferim emergjent të rreth 110,000 hektarë tokë federale përgjatë kufirit SHBA-Meksikë tek Ushtria, për të ndihmuar në parandalimin e imigracionit të paligjshëm.
Ky veprim është pjesë e goditjes gjithëpërfshirëse të imigracionit të Presidentit Donald Trump. Ai e shpalli emigracionin e paligjshëm një emergjencë kombëtare në janar dhe ngarkoi ushtrinë amerikane të ndihmonte në sigurinë kufitare.
Toka, e cila kalon qarqet Hidalgo, Luna dhe Dona Ana në New Mexico, do t’i transferohet Departamentit të Ushtrisë për tre vjet, tha agjencia, duke lejuar patrullimet nga personeli federal dhe ndërtimin e infrastrukturës për të parandaluar kalimet e paligjshme.
Transferimi do të ndihmojë në frenimin e trafikut të drogës dhe njerëzve dhe kontrabandës së emigrantëve, por synon gjithashtu mbrojtjen e zonave të ndjeshme ekologjikisht, që mund të dëmtohen nga trafiku në këmbë, tha ai.
Kjo nuk është hera e parë që Trump bën një veprim të tillë. Në vitin 2019, gjatë mandatit të tij të parë si president, Departamenti i Brendshëm bëri një transferim të ngjashëm prej 560 hektarësh përgjatë kufirit jugor tek Ushtria për të ndërtuar një mur./ Reuters.
-

Kërkon lirimin nga burgu, GJKKO vendos sot për fatin e Erion Veliajt
Sot në Gjykatën e Posaçme, gjyqtari Erion Bani shqyrton kërkesën e Erion Veliajt për zëvendësimin e masës së sigurisë.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili prej më shumë se dy muajsh mbahet në masën e sigurisë “arrest në burg” nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale, kërkon të lirohet nga qelia.
Veliaj ka kërkuar revokim ose zëvendësim të masës së sigurisë, si dhe informacion dy mujor nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion lidhur me hetimet që po kryhen ndaj tij sa i përket veprës penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. -

Dhuna e ‘emigrantëve’ që solli Rama, shtohen masat e sigurisë në Gjadër
Emigrantët me urdhër dëbimi nga Italia, që tashmë ndodhen në kampin e Gjadrit, kanë shfaqur sjellje agresive. Mësohet se disa prej tyre kanë tentuar të dëmtojnë dhomat ku po qëndrojnë dhe kjo ka bërë që autoritetet të shtojnë masat e sigurisë brenda kampit. Sipas burimeve, personat të cilët kanë shfaqur sjellje agresive dhe të dhunshme janë futur në pjesën e izolimit që është përshtatur si burg.
Grupi prej 40 emigrantësh me urdhër dëbimi nga Italia mbërritën me pranga në duar në kampin e Gjadrit më 11 prill, por mësohet se që prej ditës së parë që kanë ardhur në kamp, grupi i emigrantëve nuk po shfaq sjellje të mirë. Në bazë të një dekreti të qeverisë Meloni, Gjadri do të përdoret edhe për ndalimin e emigrantëve që presin dëbimin dhe që nuk kanë më të drejtë për azil. Afati maksimal i qëndrimit në qendrën e Gjadrit do të jetë 18 muaj, derisa vendet e tyre të origjinës të pranojnë kthimin e tyre.
-

Kosova ende pa spital ushtarak, ekspertët: Po cënohet konfidencialiteti i pjesëtarëve të sigurisë
Ndërtimi dhe funksionalizimi i një spitali ushtarak nuk është ende në planet e shtetit, të paktën jo në ato publike.
Aktualisht në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës funksionon Qendra e Mjekësisë, e cila ofron disa prej shërbimeve bazike mjekësore, teksa është vënë synim ngritja për një nivel.
“Në këtë qendër ofrohen shërbime ambulatore si: Shërbime të mjekësisë urgjente, Mjekësi e përgjithshme, Mjekësi interne-Kardiologji, Kirurgji e përgjithshme, Psikiatri, Oftalmologji, Stomatologji, Psikologji Klinike, Shërbimi i Farmacisë dhe Shërbimi i Fizioterapisë. Të gjitha këto shërbime janë të pajisura me kabinetet e nevojshme. Gjithashtu, në këtë qendër ofrojmë shërbime diagnostike si: Kabineti i radiologjisë, Laboratori hematologjik dhe biokimik, Kabineti i Mjekësisë interne-kardiologji (EKG, Echo e zemrës, Ergometri, Holter, Spirometri), Kabineti i ORL me audiometri dhe Kabineti i Oftalmologjisë”, thuhet nga FSK-ja.
Çështje të nivelit strategjik shtetëror i vlerësoi FSK-ja pyetjet lidhur planet dhe mundësitë e ndërtimit të spitalit ushtarak.
Megjithatë, në Strategjinë e Mbrojtjes nuk përmendet askund spitali ushtarak.
Edhe pse në planin dhjetëvjeçar gjithëpërfshirës të tranzicionit është paraparë edhe avancimi i shërbimeve mjekësore, eksperti i sigurisë Drizan Shala për TV Dukagjinin vlerësoi se në rrethanat aktuale buxhetore afat-shkurta, nuk pritet ndërtimi i një spitali ushtarak.
“Nuk mund të krijohet deri më 2028, por vetëm mund të kemi ngritje të kapaciteteve dhe avancim të strukturave mjekësore brenda komponentës ushtarake të FSK-së. Por në planin afat-gjatë do të duhej të mendohej që Kosova të ketë një spital ushtarak, i cili do të kontribuonte në çështje dhe speficikione të caktuara që vijnë me mandatin dhe misionin që mund të ketë Forca e Sigurisë së Kosovës, në atëkohë do të jetë Forca e Armatosura e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Drizan Shala, ekspert i sigurisë.
Krahas vlerësimit se një i tillë duhet të buxhetohet deri më 2030, Shala theksoi se përveç shërbimeve, spitali ushtarak do të ndihmonte në ruajtjen e identitetit të pacientëve që janë pjesëtarë të strukturave të sigurisë.
“Për të krijuar institucione serioze ne do të duhej të kemi, segmente, elemente dhe instrumente, brenda këtij segmenti të sigurisë të cilët merren kryesisht me mirëqenien dhe shëndetin e pjesëtarëve, qoftë atyre policorë, të ushtrisë apo të inteligjencës, të cilët mund dhe do të duhej të kërkonin ndihmë për nevojat e tyre shëndetësore në spitalin ushtarak, ku dihet se personali i spitalit ushtarak kalon nëpër një filtër të sistemit të sigurisë dhe informacionet do të jenë konfidenciale”, ka deklaruar Drizan Shala, ekspert i sigurisë.
Ndër të rrallat herë kur një institucion i tillë mjekësor ushtarak është përmendur publikisht, është në një listë kërkesash që presidentja Vjosa Osmani e kishte paraqitur në Ditën e Forcës, më 2023.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

Forca e Sigurisë së Kosovës ende nuk ka një bazë ajrore ushtarake
Forca e Sigurisë së Kosovës ende nuk ka një bazë ajrore ushtarake. Ani pse toka e ish-aeroportit të Gjakovës, është pronë e FSK-së dhe në rast mund të përdoret si bazë, Kosova prapë se prapë nuk ka një aviacion ushtarak.Blerjet e armatimeve për ushtrinë e Kosovës, ku përfshihet edhe helikopteri, duket që po e pengojnë Rusinë.Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzia, i cili në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të mbajtur javën e kaluar, përveç dezinformatave tjera rreth Kosovës, ka përmendur edhe planet e vendit tonë për të blerë helikopter.“Është bërë shpallja për tranzicionin në fazën përfundimtare të Ushtrisë së Kosovës duke marrë materiale edhe nga vendet e NATO-s, po flasim për drona, automjete të blinduara, sistem anti tank, artileri dhe armatime të tjera. Planet e tyre për të blerë edhe sistem të mbrojtës ajrore por edhe helikopter, po vihen baza për industrinë e mbrojtjes lokale”, tha ai.E derisa në Kosovë, ekspertët e sigurisë kanë mendime të ndryshme sa i përketë periudhës së ndërtimit të bazave ajrore, në Ministrinë e Mbrojtjes, i kanë thënë KosovaPress-it, se po planifikojnë që deri në vitin 2028 të ndërtojnë kapacitetet ajrore të FSK-së.Sipas drejtorit të “OCTOPUS”, Arben Fetoshi, edhe pse Kosova është nën ombrellën e NATO-s, kurdo që do të vije mundësia që ky mision të largohet nga Kosova, FSK duhet kompletuar mbrojtjen ushtarake ajrore.Ndërsa, eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka shtuar se gjatë luftës së fundit në vend, brenda territorit të Kosovës, por edhe Serbisë, bombardimet kanë ardhur nga bazat ushtarake në avionët e Italisë e Turqisë.Sipas Islamit, Kosova për momentin duhet përqendruar kryesisht në pajisjet ushtarake në vetëmbrojtje dhe në një ardhme të afërt të kompletohet edhe baza ushtarake ajrore.E nga Ministria e Mbrojtjes, në një përgjigje me shkrim kanë thënë se sapo të ndërtohet kapaciteti i flotës ajrore, ish- aeroporti i Gjakovës, mund të përdoret për qëllime të tilla.“Ish-Aeroporti i Gjakovës është tashmë pronë e FSK-së, dhe sapo të ndërtohet kapacitetet e flotës ajrore, i njëjti mund të përdoret për qëllime të tilla. Sigurisht se është e nevojshme përderisa planifikojmë që deri në vitin 2028 të ndërtojmë dhe kapacitetet ajrore të FSK-së”, është thënë në një përgjigje me shkrim.Ministria e Mbrojtjes, është pyetur edhe për bazën në Golesh, e cila për ushtrinë e Serbisë, gjatë okupimit të vendit tonë, ka qen baza kryesore ajrore në Kosovë, E sa i përketë bazës ajrore në Golesh, e cila për ushtrinë e Serbisë, gjatë okupimit të vendit tonë, ka qen baza kryesore ajrore në Kosovë, Ministria e Mbrojtjes nuk ka dashur të komentojë. Përndryshe, kjo bazë aktualisht është nën menaxhimin e KFOR-it./Kosovapress
