Tag: sigurimit

  • Pas Malit të Zi, edhe me Maqedoninë e Veriut “Kartoni Jeshil” 1-vjeçar për 50 Euro

    Pas Malit të Zi, edhe me Maqedoninë e Veriut “Kartoni Jeshil” 1-vjeçar për 50 Euro

    Duke filluar nga data 1 Prill 2025, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut me policën e sigurimit “Karton Jeshil” me afat 1-vjeçar, me çmim të reduktuar prej 50 Euro.Kjo është masa e dytë që ndërmerret në një hark të shkurtër kohor, për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë drejt vendeve kufitare, pas hyrjes në fuqi më 1 Shkurt 2025 të policës së sigurimit “Karton Jeshil” 1-vjeçar me Malin e Zi.Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në kuadër të zbatimit të rekomandimeve të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) për lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare, ka bashkëpunuar ngushtë me Byronë Shqiptare të Sigurimit (BSHS), për të lehtësuar lëvizjen e autoveturave me targa shqiptare drejt vendeve kufitare.Bazuar në vendimin e Byrosë Shqiptare të Sigurimeve (BSHS), qytetarët shqiptarë mund të pajisen tashmë në të gjitha pikat e shitjes së shoqërive të sigurimit me policën e sigurimit “Karton Jeshil” për autovetura me vlefshmëri 12-mujore, me çmim 50 Euro, e cila mbulon territorin e Maqedonisë së Veriut. Ky vendim mbështet lëvizjen e qytetarëve duke ulur kostot dhe nxitur shkëmbimet ekonomike me fqinjin tonë juglindor.Shoqëritë e sigurimit do të ofrojnë në të gjitha pikat e shitjes policën e sigurimit “Karton Jeshil” për autovetura me afat vlefshmërie 1-vjeçar për Maqedoninë e Veriut, për Malin e Zi, si dhe do të vijojnë të ofrojnë edhe “Kartonin Jeshil” me afat vlefshmërie 15-ditor me çmim 15 euro.“Kartoni Jeshil” është një dokument sigurimi ndërkombëtar, që mbulon përgjegjësinë e drejtuesve të mjeteve me targa shqiptare në rast aksidenti gjatë qarkullimit jashtë territorit të vendit.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Plas skandali në Maqedoni: Arrestohet roja i kryeministrit Mickoski, jepte informacione konfidenciale tek grupet kriminale

    Plas skandali në Maqedoni: Arrestohet roja i kryeministrit Mickoski, jepte informacione konfidenciale tek grupet kriminale

    Një skandal ka përfshirë Maqedoninë e Veriut! Sot në mëngjes është arrestuar pjesëtari i sigurimit të kryeministrit, Hristijan Mickoski.

    Angel Samarakov, ish-punonjës i Ministrisë së Punëve të Brenshme është kapur duke dhënë informacione konfidenciale disa personave në lagjen e Shkupit, “Grcec”.

    Lagje, e cila njihet për praninë e grupeve të krimit të organizuar. Informacioni u konfirmua nga Ministria e Brendshme pasi disa media vendase filluan që të spekulonin.

    Samarakov është kapur në flagrancë duke u dhënë informacione konfidenciale disa personave që ende nuk janë identifikuar. Po ashtu, nuk dihet se çfarë informacioni u ka dhënë dhe nëse ka lidhje me kreun e qeverisë.

    Por, kjo nuk është hera e parë që një pjesëtar i sigurimit të Mickoskit përfshihet në një incident të rëndë. Vetëm pak muaj më parë, shefi i sigurimit të tij, Ivica B., ka sulmuar fizikisht një koleg polic, i cili ishte në detyrë në orët e para të mëngjesit.

    E gjitha ndodhi kur Policia u fut për kontroll në një lokal të njohur të Shkupit, që dyshohet se ishte bazë për trafikun e drogës.

    Ivica B., i cili ishte i pranishëm në lokal, tentoi të prishte aksionin dhe sulmoi kolegun.

  • SKANDAL në Shkup! Arrestohet roja i kryeministrit Mickoski, jepte informacione konfidenciale tek grupet kriminale

    SKANDAL në Shkup! Arrestohet roja i kryeministrit Mickoski, jepte informacione konfidenciale tek grupet kriminale

    Hristijan Mickoski

    SHKUP- Një skandal ka përfshirë Maqedoninë e Veriut! Sot në mëngjes është arrestuar pjesëtari i sigurimit të kryeministrit, Hristijan Mickoski. Angel Samarakov, ish-punonjës i Ministrisë së Punëve të Brenshme është kapur duke dhënë informacione konfidenciale disa personave në lagjen e Shkupit, “Grcec”. Lagje, e cila njihet për praninë e grupeve të krimit të organizuar. Informacioni u konfirmua nga Ministria e Brendshme pasi disa media vendase filluan që të spekulonin.
    Samarakov është kapur në flagrancë duke u dhënë informacione konfidenciale disa personave që ende nuk janë identifikuar. Po ashtu, nuk dihet se çfarë informacioni u ka dhënë dhe nëse ka lidhje me kreun e qeverisë.
    Por, kjo nuk është hera e parë që një pjesëtar i sigurimit të Mickoskit përfshihet në një incident të rëndë. Vetëm pak muaj më parë, shefi i sigurimit të tij, Ivica B., ka sulmuar fizikisht një koleg polic, i cili ishte në detyrë në orët e para të mëngjesit. E gjitha ndodhi kur Policia u fut për kontroll në një lokal të njohur të Shkupit, që dyshohet se ishte bazë për trafikun e drogës.
    Ivica B., i cili ishte i pranishëm në lokal, tentoi të prishte aksionin dhe sulmoi kolegun./ZËRI

  • “Ka gjasa të mbetet i palëvizshëm”, detaje për gjendjen e punëtorit të sigurimit që u plagos gjatë grabitjes në Veternik

    “Ka gjasa të mbetet i palëvizshëm”, detaje për gjendjen e punëtorit të sigurimit që u plagos gjatë grabitjes në Veternik

    Javën e kaluar, në një qendër tregtare, në lagjen Veternik në Prishtinë, ka ndodhur një grabitje e armatosur.
    Në këtë rast u plagosën dy persona, i dyshuari për rastin në fjalë, dhe pjesëtari i sigurimit i një kompanie që bën bartjen e parave për një bankë.
    Xhavit Gashi, drejtor i Ortopedisë në QKUK, ka thënë se ka gjasa që punëtori i sigurimit të mbetet i palëvizshëm.
    “Dje kanë qenë kolegët nga reparti ynë dhe e kanë vizituar, në momentin që është bërë zgjimi nga anestezioni, në testimin preliminar nuk ka pasë lëvizje”.
    “Sipas njohurive, sërish është dashtë të bëhet intubimi i pacientit pasi gjendja nuk ka qenë stabile. Nga ajo që kemi vërejtur ka plagë, të cilat e kanë dëmtuar në masë shumë të madhe boshtin kurrizor në pjesën e shpinës. Sipas të gjitha gjasave ka mbetur i palëvizshëm”, ka thënë Gashi.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Nga procedimi në Itali te mungesa e certifikatës së sigurimit, ja gjetjet për drejtorin e IT në Polici

    Nga procedimi në Itali te mungesa e certifikatës së sigurimit, ja gjetjet për drejtorin e IT në Polici

    Pak më parë njoftuan se Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur Ervin Muçën, drejtor i IT në policinë e shtetit, për hyrje të autorizuar në sistemet kompjuterike, rast i lidhur me kopjimin e të dhënave në sistemin TIMS.
    Prokuroria ka veçuar çështjen dhe po heton për veprën penale të shpërdorimit të detyrës
    Ndërhyrja në sistem ishte objekt i Komisionit hetimor të drejtuar nga Ervin Salianji, i cili në fjalën e tij para Kuvendit në përfundim të afatit të punimeve të komisionit, u shpreh se Ervin Muça nuk përmbushte kushtet për të qenë drejtor i departamentit të IT.
    Ai listoi arsyet e këtij përfundimi duke përmendur procedimin e tij penal në Itali për falsifikim dokumentesh, refuzimin e lejes së qëndrimit gjithashtu në Itali dhe mosplotësimi i formularit të dekriminalizimit.
    Salianji shtoi se Muça gjithashtu nuk ishte pajisur me certifikatën e sigurimit të personelit dhe ishte i dy punësuar në agjencinë e Kadastrës
    “Nga puna e komisionit rezultoi se Ervin Muça nuk përmbushte kushtet për të qenë drejtor i departamentit të IT. Ai është proceduar penalisht në Itali për falsifikim dokumentesh në vitin 2007, iu është refuzuar leja e qëndrimit në vitin 2008, nuk ka plotësuar formularin e dekriminalizimit,. Nuk ka kryer trajnimet e detyrueshme. Nuk ishte pajisur me certifikatën e sigurimit të personelit dhe ishte i dypunësuar në agjencinë e kadastrës. Emërimi i tij është bërë thuajse 10 ditë para se të hapej vendi vakant dhe 8 ditë para se të dilte urdhri i tij i emërimit”, u shpreh Salianji në Kuvend.

  • Shqipëri, tregu i sigurimit të automjeteve dhe rritja e çmimeve

    Shqipëri, tregu i sigurimit të automjeteve dhe rritja e çmimeve

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Në Shqipëri që prej 1 janarit të vitit 2025 për afro 900 mijë mjete rrugore do të ketë një mënyrë të re të përllogaritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, përmes një rregulloreje ka shtuar disa faktorë risku, që kanë sjellë rritje çmimi të sigurimit të automjeteve që shkon edhe në 20%.
    Sipas Byrosë Shqiptare të Sigurimit, rritja totale është vetëm 3%. Rregullorja që i vjen në ndihmë edhe sigurisë rrugore po shkakton debate në lidhje me disa elementë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Tiranë Mimoza Picari sjell një analizë të detajuar në lidhje me këtë çështje.
    Në Shqipëri mjaft qytetarë janë përballur që prej fillimit të vitit me rritje të çmimit të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve. Dy prej tyre i konfirmuan Zërit të Amerikës se sigurimi i automjetit këtë vit iu kushtoi gati 10 dhe 15 % më shumë se një vit më parë.
    Një ligj i miratuar në vitin 2021 për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit solli një qasje tjetër në këtë fushë duke i lënë hapësirë Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare të përpilojë një rregullore të re në shtator të vitit 2023, që shton ndjeshëm faktorët e riskut, në përllogartjen e primit të sigurimit.
    Më herët merreshin në konsideratë fuqia motorike e autmojetit dhe viti i prodhimit, ndërsa që prej janarit të këtij viti janë shtuar disa faktorë të tjerë risku si mosha e të siguruarit, eksperienca në drejtimin e mjetit motorik, përdorimi i mjetit nga një subjekt apo individ dhe qarku i regjistrimit të mjetit.
    Por rregullorja e re nuk merr në konsideratë të paktën deri në vitin 2026 historikun e dëmit që e ul çmimin për atë që nuk ka kryer shkelje dhe e kundërta për atë që ka kryer shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
    Në përgjigjen me shkrim për Zërin e Amerikës Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare sqaroi se hyrja në fuqi e këtij përkufizimi eshtë shtyrë me qëllim që publiku të njihet me këtë element të ri të parashikimit ligjor.
    “Ky parim është thelbësor pasi individët duhet të kenë mundësinë të njihen me normat ligjore dhe të planifikojnë veprimet e tyre në përputhje me ligjin, i cili duhet të jetë i qartë, i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm. Nisur nga ky parim si dhe mundësisë së drejtuesve të mjeteve për ndërgjegjësim dhe disiplinim gjatë përdorimit të mjetit, kjo rregullore nuk ka fuqi prapavepruese përsa i përket “historikut të dëmeve” të ndodhura para hyrjes në fuqi të saj”- sqaron AMF.
    Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare shpjegoi gjithashtu se metodologjia e zbatuar për faktorin e riskut “historiku i dëmeve” ndryshon nga një vend në një vend tjetër në bazë të karakteristikave të tregut të sigurimeve, duke nënvizuar rëndësinë e ekuilibrit financiar të këtij tregu.
    “E rëndësishme është që me zbatimin e këtij faktori të ruhet ekuilibri tekniko-financiar në nivel portofoli për linjën e biznesit ku aplikohet. Përsa i përket tregut të sigurimeve në Shqipëri, portofolit të autoveturave, historiku i dëmeve që merren në konsiderate është deri në tre vite, sikurse përllogaritet me metoda aktuariale dhe i bazuar edhe në rekomandimet e Bankës Botërore” -argumenton AMF.
    Byroja Shqiptare e Sigurimit i konfirmoi Zërit të Amerikës se rritja mesatare e çmimit është 3% në total. Kryetari i Asamblesë së kësaj byroje Kadri Morina tha se prej 3 dekadash çmimet në tregun e sigurimeve thuajse nuk kanë ndryshuar, ndërkohë që sigurimi i shëndetit për mjetet motorike është rritur ndjeshëm që prej vitit 2021. Gjithashtu siç shprehet Z. Morina janë rritur dhe vlerat e dëmeve nga aksidentet gjatë viteve të fundit me gati 40%.
    “Përshembull ju e dini si kanë shkuar çmimet e hekurit, sepse ai përdoret në serviset e makinave. Vetëm niveli i rritjes së dëmeve ka shkuar në 40%. Pjesa kryesore e publikut kanë çmimet aq sa i kanë patur por dhe më të ulëta, kurse kategoritë sipas kubikazhit të makinës, moshës së drejtuesit automjetit, sipas qarqeve, vjetërsisë së makinës, kanë pësuar një trend rritje të vogël, ku i gjithë rritja në tregun e sigurimeve është 3%. Kush ka një makinë të vogël 1500 kubikë i është ulur siguracioni, por një makine me vlerë 400 mijë euro që ka fuqi motorike të lartë i është rritur edhe 20%, por ne flasim për shtresën e gjerë të publikut”- shprehet Z. Morina.
    Tregu i sigurimeve në mjaft raste ka qenë në shënjestër të kritikave se funksionon mbi bazën e marrëveshjeve të ndaluara, ku kompanitë që zotërojnë tregun fiksojnë çmimet duke penguar konkurecën dhe dëmtuar konsumatorin. Një shqetësim të tillë e ndau më Zërin e Amerikës deputeti socialist Erjon Brace.
    -“Po flasim për një treg që funksionin në bazë të një marrëveshje të ndaluar. Autoriteti i Konkurencës në këtë rast është për të garantuar konkurencë efektive në treg që ndodh përmes verifikimeve të vazhdueshme, dhe natyrisht penalizimeve në rastin e marrëveshjeve të ndaluara. AMF në tregun e sigurimeve duhet të garantojë rregulla që sjellin konkurencë. Hyrje, licensime që shtojnë konkurencën”- thotë Z. Braçe
    AMF i pyetur mbi këto shqetësime tha se sipas ligjit nuk është në tagrin e këtij institucioni çështja e konkurrencës së lirë në tregun e sigurimeve, ndërsa Autoriteti i Konkurencës i tha Zërit të Amerikës se gjatë viteve të fundit ka vlerësuar marrëveshjet në tregun e sigurimeve duke dhënë rekomandimet përkatëse kur e ka parë të arsyeshme. Ky institucion sqaron se nuk ka evidentuar problemtika të cilat shtrembërojnë konkurrencën, pasi në të kundërt do të kishte ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore. Këto
    tregje mbeten nën monitorim të vazhdueshëm, thotë ky institucion, në përgjigjen me shkrim.
    Nga ana tjetër kryetari Kryetari i Asamblesë së Byrosë Shqiptare të Sigurimit Kadri Morina i rrëzoi aludimet për marrëveshje të ndalara mes kompanive të sigurimit dhe konfirmoi se konkurenca në treg është e fortë.
    “Konkurenca është e tmerrshme si në çdo treg tjetër. Ka raste kur na vjen klienti dhe na thotë – ma ul çmimin dy mijë lekë se ma ka dhënë kompania tjetër më lirë. Është konkurencë, është treg i lirë”- shprehet Z. Morina.
    Zëri Amerikës kreu një vëzhgim në 6 prej 8 kompanive të sigurimit që operojnë në treg. Për të njëjtin automjet çmimi fillestar i ofruar prej tyre varjon nga 205 mijë deri në 216 mijë lekë të vjetra në varësi të kompanive. Megjithatë në negociata kompanitë ofruan ulje nga 5 deri në 16 mijë lekë dhe çmimi zbriti- në tre kompani 200 mijë lekë, në dy 205 mijë, dhe në një tjetër 210 mijë lekë të vjetra.
    Rregullorja e re e Autoritetit të Mbikqyjes Financiare “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, po shoqërohet me mjaft diskutime. Ky është viti i parë i aplikimit ndaj dhe kalkulimet e plota apo ndikimi i saj në sigurinë rrugore, sipas ekspertëve i takojnë së ardhmes./VOA