Shqipëria dhe Letonia parafirmosën dje marrëveshjen kuadër në fushën e sigurimeve shoqërore. Marrëveshja u parafirmos nga zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, ndërsa për palën letoneze nga ekspertja e lartë e Departamentit të Sigurimeve Shoqërore, në Ministrinë e Mirëqenies, Daina Fromholde. Marrëveshja siguron një gamë të gjerë përfitimesh për qytetarët shqiptarë, si: pensionin e pleqërisë, pensionin familjar dhe atë të invaliditetit. Gjithashtu, ajo garanton bashkimin e periudhave kontributive, duke mundësuar që qytetarët të mos humbasin vitet e punës dhe të përfitojnë nga sigurimet shoqërore në të dyja shtetet.
Që prej vitit 2005 e deri më sot Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore, ndër të cilat me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Rumaninë, Kosovën, me Konfederatën e Zvicrës dhe me Kroacinë. Pritet të hyjnë në fuqi edhe marrëveshjet me Malin e Zi e Bullgarinë. Ndërsa janë në proces marrëveshjet me Poloninë e Serbinë dhe kanë shprehur dakordësi për fillimin e negociatave vende si Sllovenia, Spanja, Danimarka, Moldavia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Qeveria është në proces të përparuar për marrje dakordësie për fillimin e negociatave me Francën. Me Greqinë vijon debati teknik, pasi është një proces i gjatë, edhe i vështirë. Me Letoninë negociatat nisin në prill. Në proces janë negociatat edhe me Slloveninë e Moldavinë. Me Izraelin është rënë dakord, po rakordohen agjendat që e çon numrin në rreth 27-28 marrëveshje.
Tag: sigurimeve
-

Shqipëria, marrëveshje me Letoninë për njohjen e pensioneve, ja detajet
-

Premtimi për pagën minimale, ekspertët: Prek bizneset e formalizuara, ndikon edhe te skema e sigurimeve
Rritja e pagës minimale është një premtim që çdo parti politike e bën pjesë të programit elektoral, në çdo fushatë zgjedhore. Edhe këtë herë, dy partitë kryesore premtojnë se do të rrisnin me ligj pagën minimale në 500 euro, në janar të vitit 2026.
Aktualisht paga minimale është e pandryshuar në 40 mijë lekë bruto nga viti 2023.
Por pse partitë politike, e kanë pjesë të premtive të përsërituara.“Ka elementin populist brenda dhe elektoral që çdo parti politike e kërkon ndaj elektoratit. Është njësoj si të flasësh për pensionet dhe rritjen e tyre ku çdo i moshuar është i prirur ta dëgjojë një premtim të tillë”, tha Flobens Dilaveri, ekspert ekonomie.
“Pavarësisht përmirësimit të ekonomisë, pjesa më e madhe e punonjësve deklarohen me pagën minimale apo pranë minimales. Ndaj cilido që dëgjon një premtim të tillë ka tendecë të shkojë e të votojë atë forcë poltike që e premton këtë rritje. Pra lidhet me standardin tonë ekonomik”, tha Etleva Treska, kontabiliste.
Rritja e pagës me detyrim nga qeveria është një kosto më shumë për biznesin. Për ekspertët pagat rriten bazuar në produktivitet, ndërsa në tregun vendas janë rritur vetëm me ligj. Po kush përfiton më shumë nga një vendimmarrje e tillë?
“Nga ky vendim preken vetëm bizneset formale. Ata informalët nuk afektohen nga një vendim i tillë. Ndaj është i nevojshëm formalizimi i pagave në vend. Jo çdo rritje shkon te punëtori. Kjo kosto e shtuar te biznesi në shumë raste përkthet në rritje të çmimit të produktit final”, tha Dilaveri.
“Vendime të tilla duhet të jenë të bazuara dhe të analizuara dhe jo të papritura në mënyrë që biznesi të jetë i inormuar mbi kostot që e presin. Një rritje e pagës minimale shoqërohet me rritje të sigurimeve shoqërore, e cila përmirëson dhe skemën e sigurimeve”, sqaroi Treska.
Prej disa vitesh tregu është nën presionin e rritjes së pagave për shkak të mungesës së punëtorëve.
Paralelisht me këtë fenomen evazioni në tregun e punës mbetet ende i lartë, ndërsa aplikimi i taksave mbi punën janë një tjetër element që ndikon negativisht në formalizmin e pagave reale./vizionplus.tv -

Kompani fiktive e Ozempic, mashtrim 200 milion euro në Gjermani me ilaçin që po bën bujë për humbje peshe
Ozempic, fillimisht një ilaç për diabetin, po bën bujë të madhe, pasi trendi filloi në Hollywood.
Një shiringë Ozempic për humbje peshe kushton nga 80 deri në 217 euro, në varësi të dozës. Por edhe rrjetet kriminale në Gjermani përpiqen të përfitojnë, duke falsifikuar recetat në letër që më pas t’i rishesin shiringat. Kompanitë e sigurimeve shëndetësore i paguajnë këto ilaçe. Vetëm një nga shumë shembuj që tregon se si mashtrohen kompanitë ligjore të sigurimeve shëndetësore në këtë vend.
Në total, sigurimet shëndetësore zbuluan mashtrime me vlerë 200 milionë euro në vitet 2022 dhe 2023, që shihet si shuma më e lartë që nga mbajtja e statistikave në vitin 2008, sipas raportit aktual të Shoqatës Kombëtare të Sigurimeve Shëndetësore që u publikua të premten, GKV (28.03.). Sipas tij kriminelët po ia dalin gjithnjë e më shpesh të rimbursojnë receta të rreme për medikamente të shtrenjta. Përveç Ozempic, në farmaci dorëzohen receta dhe faturohen edhe ilaçet kundër dhimbjeve si Tilidine dhe Fentanyl me shpenzime të kompanive të sigurimit shëndetësor. Por nëse mashtrimi zbulohet, sigurimet shëndetësore kërkojnë dëmshpërblim edhe nga farmacitë që nuk i kanë zbuluar recetat e falsifikuara.
Raporti bazohet në informacione nga 94 sigurime anëtare të Shoqatës Kombëtare dhe persona që kanë denoncuar rastet e që punojnë në sektorin e kujdesit shëndetësor. Në total, janë raportuar rreth 50.000 denoncime gjatë periudhës raportuese. Kjo është një rritje prej më shumë se 20 për qind krahasuar me periudhën e mëparshme raportuese 2021/2020.
Por pothuajse gjysma e të gjitha raportimeve lidheshin me shkelje në fushën e përkujdesit shëndetësor. Ofruesit e shërbimeve thuhet se kanë mashtruar me kohën e përkushtuar për trajtim dhe se kanë vendosur më shumë shërbime sesa janë ofruar në të vërtetë. GKV citon gjithashtu certifikatat e rreme profesionale dhe nënshkrimet e pacientëve si shembuj tipikë të mashtrimit në këtë industri.
Sipas GKV-së, një tjetër model mashtrimi profesional po bëhet gjithnjë e më i dukshëm: fjala është për krijimin e të ashtuquajturave kompani fiktive. Sipas hulumtimit të transmetuesit publik gjerman, rbb, shpesh emërohen si drejtorë menaxhues të këtyre kompanive persona të painformuar me sëmundje e varësi të caktuara nga Evropa Lindore. Por kompanitë ekzistojnë vetëm në letër ose si kuti postare. Nëpërmjet këtyre kompanive false njerëzit regjistrohen në kompanitë e sigurimeve shëndetësore dhe aty ku mund të marrin ndihmat shoqërore në Gjermani. Shpesh këta janë njerëz që nuk janë të punësuar nga kompanitë. Llogaritë e pagave të tyre, pagesat e pagave dhe kontratat e punës manipulohen ose falsifikohen.Top Channel
-

Nga “Ozempic” tek falsifikimi i recetave! Mashtrime në shëndetësi, si kompanitë manipulojnë qytetarët
FOTO ILUSTRUESE
GJERMANI-Ozempic, fillimisht një ilaç për diabetin, po bën bujë të madhe, pasi trendi filloi në Hollywood. Një shiringë Ozempic për humbje peshe kushton nga 80 deri në 217 euro, në varësi të dozës. Por edhe rrjetet kriminale në Gjermani përpiqen të përfitojnë, duke falsifikuar recetat në letër që më pas t’i rishesin shiringat. Kompanitë e sigurimeve shëndetësore i paguajnë këto ilaçe. Vetëm një nga shumë shembuj që tregon se si mashtrohen kompanitë ligjore të sigurimeve shëndetësore në këtë vend.
Mashtrime të mëdha në fushën e kujdesit për të moshuarit
Në total, sigurimet shëndetësore zbuluan mashtrime me vlerë 200 milionë euro në vitet 2022 dhe 2023, që shihet si shuma më e lartë që nga mbajtja e statistikave në vitin 2008, sipas raportit aktual të Shoqatës Kombëtare të Sigurimeve Shëndetësore që u publikua të premten, GKV (28.03.). Sipas tij kriminelët po ia dalin gjithnjë e më shpesh të rimbursojnë receta të rreme për medikamente të shtrenjta. Përveç Ozempic, në farmaci dorëzohen receta dhe faturohen edhe ilaçet kundër dhimbjeve si Tilidine dhe Fentanyl me shpenzime të kompanive të sigurimit shëndetësor. Por nëse mashtrimi zbulohet, sigurimet shëndetësore kërkojnë dëmshpërblim edhe nga farmacitë që nuk i kanë zbuluar recetat e falsifikuara.
Raporti bazohet në informacione nga 94 sigurime anëtare të Shoqatës Kombëtare dhe personane që kanë denoncuar rastet e që punojnë në sektorin e kujdesit shëndetësor. Në total, janë raportuar rreth 50.000 denoncime gjatë periudhës raportuese. Kjo është një rritje prej më shumë se 20 për qind krahasuar me periudhën e mëparshme raportuese 2021/2020.
Por pothuajse gjysma e të gjitha raportimeve lidheshin me shkelje në fushën e përkujdesit shëndetësor. Ofruesit e shërbimeve thuhet se kanë mashtruar me kohën e përkushtuar për trajim dhe se kanë vendosur më shumë shërbime sesa janë ofruar në të vërtetë. GKV citon gjithashtu certifikatat e rreme profesionale dhe nënshkrimet e pacientëve si shembuj tipikë të mashtrimit në këtë industri.
Kompanitë fiktive
Sipas GKV-së, një tjetër model mashtrimi profesional po bëhet gjithnjë e më i dukshëm: fjala është për krijimin e të ashtuquajturave kompani fiktive. Sipas hulumtimit të transmentuesit publik gjerman, rbb, shpesh emërohen si drejtorë menaxhues të këtyre kompanive persona të painformuar me sëmundje e varësi të caktuara nga Evropa Lindore. Por kompanitë ekzistojnë vetëm në letër ose si kuti postare. Nëpërmjet këtyre kompanive false njerëzit regjistrohen në kompanitë e sigurimeve shëndetësore dhe aty ku mund të marrin ndihmat shoqërore në Gjermani. Shpesh këta janë njerëz që nuk janë të punësuar nga kompanitë. Llogaritë e pagave të tyre, pagesat e pagave dhe kontratat e punës manipulohen ose falsifikohen./DW -

Gjermani, zbulohet mashtrimi prej 200 milionë euro në sistemin shëndetësor
Ozempic, fillimisht një ilaç për diabetin, po bën bujë të madhe, pasi trendi filloi në Hollywood. Një shiringë Ozempic për humbje peshe kushton nga 80 deri në 217 euro, në varësi të dozës.
Por edhe rrjetet kriminale në Gjermani përpiqen të përfitojnë, duke falsifikuar recetat në letër që më pas t’i rishesin shiringat. Kompanitë e sigurimeve shëndetësore i paguajnë këto ilaçe. Vetëm një nga shumë shembuj që tregon se si mashtrohen kompanitë ligjore të sigurimeve shëndetësore në këtë vend.
Mashtrime të mëdha në fushën e kujdesit shëndetësor
Në total, sigurimet shëndetësore zbuluan mashtrime me vlerë 200 milionë euro në vitet 2022 dhe 2023, që shihet si shuma më e lartë që nga mbajtja e statistikave në vitin 2008, sipas raportit aktual të Shoqatës Kombëtare të Sigurimeve Shëndetësore që u publikua të premten, GKV (28.03.). Sipas tij kriminelët po ia dalin gjithnjë e më shpesh të rimbursojnë receta të rreme për medikamente të shtrenjta.
Përveç Ozempic, në farmaci dorëzohen receta dhe faturohen edhe ilaçet kundër dhimbjeve si Tilidine dhe Fentanyl me shpenzime të kompanive të sigurimit shëndetësor. Por nëse mashtrimi zbulohet, sigurimet shëndetësore kërkojnë dëmshpërblim edhe nga farmacitë që nuk i kanë zbuluar recetat e falsifikuara.
Raporti bazohet në informacione nga 94 sigurime anëtare të Shoqatës Kombëtare dhe personane që kanë denoncuar rastet e që punojnë në sektorin e kujdesit shëndetësor. Në total, janë raportuar rreth 50.000 denoncime gjatë periudhës raportuese. Kjo është një rritje prej më shumë se 20 për qind krahasuar me periudhën e mëparshme raportuese 2021/2020.
Por pothuajse gjysma e të gjitha raportimeve lidheshin me shkelje në fushën e përkujdesit shëndetësor. Ofruesit e shërbimeve thuhet se kanë mashtruar me kohën e përkushtuar për trajim dhe se kanë vendosur më shumë shërbime sesa janë ofruar në të vërtetë. GKV citon gjithashtu certifikatat e rreme profesionale dhe nënshkrimet e pacientëve si shembuj tipikë të mashtrimit në këtë industri.
Kompanitë fiktive
Sipas GKV-së, një tjetër model mashtrimi profesional po bëhet gjithnjë e më i dukshëm: fjala është për krijimin e të ashtuquajturave kompani fiktive. Sipas hulumtimit të transmentuesit publik gjerman, rbb, shpesh emërohen si drejtorë menaxhues të këtyre kompanive persona të painformuar me sëmundje e varësi të caktuara nga Evropa Lindore. Por kompanitë ekzistojnë vetëm në letër ose si kuti postare.
Nëpërmjet këtyre kompanive false njerëzit regjistrohen në kompanitë e sigurimeve shëndetësore dhe aty ku mund të marrin ndihmat shoqërore në Gjermani. Shpesh këta janë njerëz që nuk janë të punësuar nga kompanitë. Llogaritë e pagave të tyre, pagesat e pagave dhe kontratat e punës manipulohen ose falsifikohen./ DW
-

Miratohet marrëveshja e pritshme: pensione për mbi 500 mijë shqiptarë në Itali
Senati italian miratoi sot në seancë plenare me 129 vota pro dhe asnjë kundër, marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë.
Në punimet e seancës plenare të Senatit italian, ishte i pranishëm edhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.
Shqipëria dhe Italia arritën më 6 shkurt të vitit 2024 marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore.
Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në Romë nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani si dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.
Finalizimi i kësaj marrëveshjeje ofron për shumë persona një siguri dhe një perspektivë pozitive për të ardhmen, ndërsa palët kishin rreth 15 vite që negocionin për të arritur këtë firmë, që garanton të drejtat e punonjësve shqiptarë në Itali apo të punonjësve italianë në Shqipëri për pensionet.
Janë rreth 550 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 4 mijë shtetas italianë, nga zbatimi i së cilës do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë.
Objekt i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema shqiptare e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë përfitimet për pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen dhe sigurimin e papunësisë.
Që prej vitit 2005 e deri më sot Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore, ndër të cilat janë me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Rumaninë, Kosovën, Konfederatën e Zvicrës dhe me Kroacinë.
Pritet të hyjnë në fuqi edhe marrëveshjet me Malin e Zi e Bullgarinë.
Ndërsa janë në proces marrëveshjet me Poloninë e Serbinë dhe kanë shprehur dakordësi për fillimin e negociatave vende si Sllovenia, Spanja, Danimarka, Moldavia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Qeveria është në proces të përparuar për marrje dakordësie për fillimin e negociatave me Francën. Ndërsa po punon për një marëveshjeje edhe me Greqinë. /atsh/
-

Shqipëri, tregu i sigurimit të automjeteve dhe rritja e çmimeve
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Në Shqipëri që prej 1 janarit të vitit 2025 për afro 900 mijë mjete rrugore do të ketë një mënyrë të re të përllogaritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, përmes një rregulloreje ka shtuar disa faktorë risku, që kanë sjellë rritje çmimi të sigurimit të automjeteve që shkon edhe në 20%.
Sipas Byrosë Shqiptare të Sigurimit, rritja totale është vetëm 3%. Rregullorja që i vjen në ndihmë edhe sigurisë rrugore po shkakton debate në lidhje me disa elementë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Tiranë Mimoza Picari sjell një analizë të detajuar në lidhje me këtë çështje.
Në Shqipëri mjaft qytetarë janë përballur që prej fillimit të vitit me rritje të çmimit të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve. Dy prej tyre i konfirmuan Zërit të Amerikës se sigurimi i automjetit këtë vit iu kushtoi gati 10 dhe 15 % më shumë se një vit më parë.
Një ligj i miratuar në vitin 2021 për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit solli një qasje tjetër në këtë fushë duke i lënë hapësirë Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare të përpilojë një rregullore të re në shtator të vitit 2023, që shton ndjeshëm faktorët e riskut, në përllogartjen e primit të sigurimit.
Më herët merreshin në konsideratë fuqia motorike e autmojetit dhe viti i prodhimit, ndërsa që prej janarit të këtij viti janë shtuar disa faktorë të tjerë risku si mosha e të siguruarit, eksperienca në drejtimin e mjetit motorik, përdorimi i mjetit nga një subjekt apo individ dhe qarku i regjistrimit të mjetit.
Por rregullorja e re nuk merr në konsideratë të paktën deri në vitin 2026 historikun e dëmit që e ul çmimin për atë që nuk ka kryer shkelje dhe e kundërta për atë që ka kryer shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Në përgjigjen me shkrim për Zërin e Amerikës Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare sqaroi se hyrja në fuqi e këtij përkufizimi eshtë shtyrë me qëllim që publiku të njihet me këtë element të ri të parashikimit ligjor.
“Ky parim është thelbësor pasi individët duhet të kenë mundësinë të njihen me normat ligjore dhe të planifikojnë veprimet e tyre në përputhje me ligjin, i cili duhet të jetë i qartë, i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm. Nisur nga ky parim si dhe mundësisë së drejtuesve të mjeteve për ndërgjegjësim dhe disiplinim gjatë përdorimit të mjetit, kjo rregullore nuk ka fuqi prapavepruese përsa i përket “historikut të dëmeve” të ndodhura para hyrjes në fuqi të saj”- sqaron AMF.
Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare shpjegoi gjithashtu se metodologjia e zbatuar për faktorin e riskut “historiku i dëmeve” ndryshon nga një vend në një vend tjetër në bazë të karakteristikave të tregut të sigurimeve, duke nënvizuar rëndësinë e ekuilibrit financiar të këtij tregu.
“E rëndësishme është që me zbatimin e këtij faktori të ruhet ekuilibri tekniko-financiar në nivel portofoli për linjën e biznesit ku aplikohet. Përsa i përket tregut të sigurimeve në Shqipëri, portofolit të autoveturave, historiku i dëmeve që merren në konsiderate është deri në tre vite, sikurse përllogaritet me metoda aktuariale dhe i bazuar edhe në rekomandimet e Bankës Botërore” -argumenton AMF.
Byroja Shqiptare e Sigurimit i konfirmoi Zërit të Amerikës se rritja mesatare e çmimit është 3% në total. Kryetari i Asamblesë së kësaj byroje Kadri Morina tha se prej 3 dekadash çmimet në tregun e sigurimeve thuajse nuk kanë ndryshuar, ndërkohë që sigurimi i shëndetit për mjetet motorike është rritur ndjeshëm që prej vitit 2021. Gjithashtu siç shprehet Z. Morina janë rritur dhe vlerat e dëmeve nga aksidentet gjatë viteve të fundit me gati 40%.
“Përshembull ju e dini si kanë shkuar çmimet e hekurit, sepse ai përdoret në serviset e makinave. Vetëm niveli i rritjes së dëmeve ka shkuar në 40%. Pjesa kryesore e publikut kanë çmimet aq sa i kanë patur por dhe më të ulëta, kurse kategoritë sipas kubikazhit të makinës, moshës së drejtuesit automjetit, sipas qarqeve, vjetërsisë së makinës, kanë pësuar një trend rritje të vogël, ku i gjithë rritja në tregun e sigurimeve është 3%. Kush ka një makinë të vogël 1500 kubikë i është ulur siguracioni, por një makine me vlerë 400 mijë euro që ka fuqi motorike të lartë i është rritur edhe 20%, por ne flasim për shtresën e gjerë të publikut”- shprehet Z. Morina.
Tregu i sigurimeve në mjaft raste ka qenë në shënjestër të kritikave se funksionon mbi bazën e marrëveshjeve të ndaluara, ku kompanitë që zotërojnë tregun fiksojnë çmimet duke penguar konkurecën dhe dëmtuar konsumatorin. Një shqetësim të tillë e ndau më Zërin e Amerikës deputeti socialist Erjon Brace.
-“Po flasim për një treg që funksionin në bazë të një marrëveshje të ndaluar. Autoriteti i Konkurencës në këtë rast është për të garantuar konkurencë efektive në treg që ndodh përmes verifikimeve të vazhdueshme, dhe natyrisht penalizimeve në rastin e marrëveshjeve të ndaluara. AMF në tregun e sigurimeve duhet të garantojë rregulla që sjellin konkurencë. Hyrje, licensime që shtojnë konkurencën”- thotë Z. Braçe
AMF i pyetur mbi këto shqetësime tha se sipas ligjit nuk është në tagrin e këtij institucioni çështja e konkurrencës së lirë në tregun e sigurimeve, ndërsa Autoriteti i Konkurencës i tha Zërit të Amerikës se gjatë viteve të fundit ka vlerësuar marrëveshjet në tregun e sigurimeve duke dhënë rekomandimet përkatëse kur e ka parë të arsyeshme. Ky institucion sqaron se nuk ka evidentuar problemtika të cilat shtrembërojnë konkurrencën, pasi në të kundërt do të kishte ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore. Këto
tregje mbeten nën monitorim të vazhdueshëm, thotë ky institucion, në përgjigjen me shkrim.
Nga ana tjetër kryetari Kryetari i Asamblesë së Byrosë Shqiptare të Sigurimit Kadri Morina i rrëzoi aludimet për marrëveshje të ndalara mes kompanive të sigurimit dhe konfirmoi se konkurenca në treg është e fortë.
“Konkurenca është e tmerrshme si në çdo treg tjetër. Ka raste kur na vjen klienti dhe na thotë – ma ul çmimin dy mijë lekë se ma ka dhënë kompania tjetër më lirë. Është konkurencë, është treg i lirë”- shprehet Z. Morina.
Zëri Amerikës kreu një vëzhgim në 6 prej 8 kompanive të sigurimit që operojnë në treg. Për të njëjtin automjet çmimi fillestar i ofruar prej tyre varjon nga 205 mijë deri në 216 mijë lekë të vjetra në varësi të kompanive. Megjithatë në negociata kompanitë ofruan ulje nga 5 deri në 16 mijë lekë dhe çmimi zbriti- në tre kompani 200 mijë lekë, në dy 205 mijë, dhe në një tjetër 210 mijë lekë të vjetra.
Rregullorja e re e Autoritetit të Mbikqyjes Financiare “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, po shoqërohet me mjaft diskutime. Ky është viti i parë i aplikimit ndaj dhe kalkulimet e plota apo ndikimi i saj në sigurinë rrugore, sipas ekspertëve i takojnë së ardhmes./VOA