Tag: sigurimeve

  • AMF mirëpret Konferencën Vjetore të IAIS, drejtoresha Kaçi: Moment historik për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e mbikëqyrjes së tregjeve të sigurimeve”

    AMF mirëpret Konferencën Vjetore të IAIS, drejtoresha Kaçi: Moment historik për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e mbikëqyrjes së tregjeve të sigurimeve”

    Për herë të parë, Shqipëria do të mirëpresë ngjarjen më prestigjioze në fushën e sigurimeve në nivel botëror.

    Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) do të organizojë në Tiranë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), e cila do të zhvillohet nga 10 deri më 14 nëntor 2025, me aktivitetin kryesor më 13 nëntor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
    “Mikpritja e Konferencës Vjetore të IAIS 2025 është një nder për mua dhe për Autoritetin. Kjo ngjarje nuk është vetëm një moment historik, por edhe një mundësi për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për prezantimin e Shqipërisë si partner në fushën e mbikëqyrjes së tregjeve të sigurimeve”, u shpreh Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, znj. Mimoza Kaçi.
    Në Tiranë pritet të mbërrijnë rreth 500 përfaqësues të nivelit të lartë nga autoritetet rregullatorë të sigurimeve, nga industria ndërkombëtare dhe nga organizata si Banka Botërore, FMN, OECD, Bashkimi Evropian dhe EIOPA. Paralelisht, gjatë tre ditëve të para do të zhvillohen mbledhjet e komiteteve teknike të IAIS, me pjesëmarrjen e mbi 230 drejtuesve të autoriteteve rregullatorë nga më shumë se 150 vende.
    Programi do të përfshijë edhe takime bilaterale mes institucioneve mbikëqyrëse dhe diskutime strategjike me drejtues të kompanive ndërkombëtare të sigurimeve, duke krijuar hapësira konkrete për partneritete të reja. Një nga kulmet e javës do të jetë Forumi i EIOPA-s, me temë: “Advancing Insurance Reforms on the Path to European Integration”, i cili do të trajtojë sfidat dhe mundësitë që sjell integrimi evropian për vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë.
    Pas Tokios në vitin 2023 dhe Cape Town-it në vitin 2024, përzgjedhja e Tiranës për vitin 2025 shihet si një vlerësim i posaçëm për vendin dhe një sinjal i qartë për rëndësinë që po merr Shqipëria në hartën ndërkombëtare të sigurimeve.
    Ky organizim mbërrin në një kohë kur tregu shqiptar i sigurimeve po kalon nëpër reforma të rëndësishme dhe përafrim me standardet evropiane, duke e kthyer konferencën jo vetëm në një moment simbolik, por edhe në një mundësi konkrete për të rritur besueshmërinë dhe vizibilitetin e tij në nivel ndërkombëtar.

    Top Channel

  • Tirana, epiqendra e mbikëqyrësve dhe industrisë së sigurimeve në nëntor

    Tirana, epiqendra e mbikëqyrësve dhe industrisë së sigurimeve në nëntor

    Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të mirëpresë në Tiranë Konferencën Vjetore të Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), ngjarjen më prestigjioze në nivel global në fushën e mbikëqyrjes së sigurimeve.Aktivitetet do të zhvillohen përgjatë javës 10–14 nëntor 2025, ndërsa konferenca kryesore do të mbahet më 13 nëntor, në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Pritet pjesëmarrja e rreth 500 përfaqësuesve të nivelit të lartë nga autoritetet rregullatore të sigurimeve, nga industria ndërkombëtare e sigurimeve, si dhe nga institucione financiare ndërkombëtare si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, OECD, Bashkimi Evropian dhe EIOPA (Autoriteti Evropian i Sigurimeve dhe Pensioneve).Gjatë tre ditëve të para të javës do të zhvillohen mbledhjet e komiteteve teknike të IAIS, me pjesëmarrjen e rreth 230 drejtuesve të autoriteteve rregullatore nga mbi 150 vende.Në kuadër të aktivitetit janë planifikuar edhe takime bilaterale ndërmjet autoriteteve mbikëqyrëse, si dhe takime të veçanta ndërmjet drejtuesve të kompanive ndërkombëtare të sigurimeve, me qëllim krijimin e hapësirave për bashkëpunim dhe dialog strategjik në nivel drejtues të industrisë.Një nga momentet kryesore të javës do të jetë Forumi i EIOPA-s, me temë: “Advancing Insurance Reforms on the Path to European Integration”, (“Përparimi i Reformave në Sigurime në Rrugën drejt Integrimit Europian”) i cili do të fokusohet në sfidat dhe mundësitë që sjell procesi i integrimit evropian për vendet kandidate, në përputhje me objektivat strategjikë të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, znj. Mimoza Kaçi, deklaron: “Mikpritja e Konferencës Vjetore të IAIS 2025 është një nder për mua dhe për Autoritetin.Kjo ngjarje nuk është vetëm një moment historik, por edhe një mundësi për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për prezantimin e Shqipërisë si partner në fushën e mbikëqyrjes së tregjeve të sigurimeve.”Pas Tokios në vitin 2023 dhe Cape Town-it në vitin 2024, përzgjedhja e Shqipërisë si vend mikpritës për edicionin e vitit 2025 është një vlerësim i rëndësishëm për vendin dhe për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare si institucionin pritës.Ky organizim vjen në një moment të rëndësishëm për tregun shqiptar të sigurimeve, duke mbështetur proceset reformuese dhe integruese, me synim forcimin e institucioneve dhe të sektorit financiar, në përputhje me standardet evropiane.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Miratohet buxheti, 204 miliardë lekë fond për pensionistët

    Miratohet buxheti, 204 miliardë lekë fond për pensionistët

    Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka miratuar tavanet buxhetore të projektbuxhetit afatmesëm për periudhën 2026–2028.
    Ky vendim sjell në qendër të vëmendjes një nga çështjet më jetike për mijëra qytetarë: garancinë e pagesës së pensioneve dhe rritjen e sigurisë për përfituesit e sistemit, pasi lidh direkt mirëqenien e tyre me stabilitetin e këtij buxheti.
    “Në mbledhjen e tij të radhës, Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore analizoi treguesit e projekt buxhetit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për vitet 2026-2028.
    Në funksion të përmbushjes së misionit të tij dhe të zbatimit të objektivave të qeverisë në fushën e sigurimeve shoqërore e në veçanti në fushën e pensioneve, Këshilli Administrativ diskutoi e shtroi objektiva të rëndësishëm për punën e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në zbatim të këtij projekt buxheti.
    Tavanet buxhetore për vitin 2026 shkojnë 204 miliardë lekë ose 11.7 miliardë lekë më shumë se tavani i programuar i vitit 2025”, citohet në njoftimin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
    Duke rritur tavanet buxhetore për vitin 2026 në nivelin e 204 miliardë lekëve ISSH dërgon një sinjal të qartë se nevojat e pensionistëve dhe përfituesve të tjerë socialë po marrin një hapësirë më të gjerë financiare, duke ofruar siguri se skema e sigurimeve jo vetëm do të mbulojë detyrimet ekzistuese, por edhe do të ketë kapacitet për të përballuar rritjet e ardhshme të shpenzimeve.
    VENDIMI ISSH:
    Për pensionistët, ky zhvillim përkthehet në një garanci më të fortë për pagesat mujore, në një kohë kur rritja e kostos së jetesës dhe inflacioni kanë prekur ndjeshëm fuqinë blerëse të tyre. Rritja e fondit buxhetor krijon terren për indeksime të mundshme të pensioneve, të cilat janë thelbësore për ruajtjen e ekuilibrit ekonomik të kësaj shtrese. Çdo vendim i tillë pasqyron përpjekjen e shtetit për të mos lejuar që pensionistët të mbeten të pambrojtur përballë sfidave të tregut dhe zhvillimeve ekonomike. Për më tepër, vendimi tregon se sistemi i sigurimeve po ndërton rezerva të nevojshme për t’u përballur me sfidat afatgjata që lidhen me plakjen e popullsisë, një fenomen i cili në mënyrë të pashmangshme do të rrisë numrin e pensionistëve dhe do të kërkojë më shumë burime financiare.
    Këshilli Administrativ ka theksuar se ky projektbuxhet nuk është vetëm një instrument i pagesave të sotme, por edhe një vizion për të nesërmen, duke krijuar kushtet që pensionistët e ardhshëm të kenë të njëjtën siguri financiare si ata të sotmit. Ky fakt është jetik për ruajtjen e besimit të qytetarëve në sistemin e sigurimeve shoqërore, sepse çdo dobësim i këtij besimi do të vinte në pikëpyetje gjithë arkitekturën e mbrojtjes sociale. Përfitimi kryesor që sjell miratimi i këtyre tavaneve buxhetore për pensionistët është stabiliteti afatgjatë dhe garancia se pavarësisht sfidave, pagesat e tyre mbeten të sigurta. Në një vend ku shumë familje mbështeten kryesisht te pensionet e gjyshërve dhe prindërve të moshuar, kjo është më shumë sesa një çështje financiare; është një çështje sociale që prek drejtpërdrejt mirëqenien dhe dinjitetin e mijëra qytetarëve. Në fakt, pensionet nuk janë vetëm një detyrim formal i shtetit, por një prioritet i pandashëm në politikën sociale.
    Në këtë mënyrë, tavani i ri buxhetor nuk është thjesht një numër i ftohtë financiar, por një reflektim i kujdesit që institucioni po i kushton shtresës më të ndjeshme të shoqërisë, duke i dhënë pensionistëve më shumë siguri për të ardhmen dhe duke forcuar ndjesinë e mbrojtjes sociale në një kohë kur ajo është më e nevojshme se kurrë.

  • ISSH miraton tavanet buxhetore, rritje prej 11,7 miliardë lekësh për 2026-ën

    ISSH miraton tavanet buxhetore, rritje prej 11,7 miliardë lekësh për 2026-ën

    Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) miratoi sot tavanet buxhetore për projektbuxhetin afatmesëm të viteve 2026-2028.
    Tavani buxhetor përcakton shumën maksimale që ISSH mund të shpenzojë për pensione dhe sigurime shoqërore në një vit.
    Kreu i ISSH-së, Astrit Hado, theksoi se diskutimet u zhvilluan në funksion të përmbushjes së misionit të institucionit dhe zbatimit të politikave të qeverisë në këtë sektor.
    Sipas Hados, tavanet buxhetore për vitin 2026 janë përcaktuar në 204 miliardë lekë, ose 11,7 miliardë lekë më shumë se tavani i parashikuar për vitin 2025, duke reflektuar nevojën për një mbështetje më të madhe të skemave të sigurimeve shoqërore dhe përballimin e kërkesave në rritje për pensionet.
    Gjatë mbledhjes, Këshilli analizoi treguesit e projektbuxhetit dhe diskutoi objektivat strategjikë të Institutit në fushën e sigurimeve shoqërore, me fokus të veçantë te pensionet.
    Ky vendim synon të sigurojë që Instituti të përmbushë detyrimet ndaj pensionistëve dhe të menaxhojë burimet financiare në mënyrë të qëndrueshme.

     

  • 45 mijë pensione të llogaritura gabim, hapen kërkesat për korrigjimin

    45 mijë pensione të llogaritura gabim, hapen kërkesat për korrigjimin

    Nëse nuk bini dakord me pensionin që merrni, mund të kërkoni verifikim të tij. Kjo mundësi është hapur tashmë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, për të gjithë pensionistët që pretendojnë se shuma mujore që ata marrin është llogaritur gabim.
    Kerkesa mund të bëhet në platformën E-Albania, ne seksionin “Kerkesë për rishqyrtim pensioni”, e për të cilën, individi do të marrë përgjigje brenda 30 ditëve. Përvec rishikimit të pensionit, përfituesit i lind e drejta për të marrë informacion edhe mbi periudhat e sigurimit dhe mënyrat e llogaritjes së pensionit.
    Po ashtu, ai ka të drejtë të kërkojë edhe zgjatje të afatit për marrjen e pensionit të invaliditetit, pensionit familjar dhe kompensimet e energjisë elektrike.
    Më herët, për të verifikuar gabimet në përllogaritjen e pensioneve, ishin ekspertët e sigurimeve shoqërore, të cilët përzgjidhnin në mënyrë rastësore një sërë dosjesh në agjencitë rajonale.
    Të dhënat zyrtare tregojnë se gabimet në llogaritjen e pensioneve janë në nivelin 5% ose rreth 45 mijë pensione bazuar në numrin e përgjithshëm të të moshuarve në vend.
    Ndërkohë, kategoritë më të prekura janë punonjësit në sektorin privat, punonjësit sezonalë, emigrantët dhe punonjësitë e viteve 1990-2000.

  • Sigurimi i fermerëve, kush përfshihet në skemë? – Pagesat/ 9,600 lekë sigurim shoqëror në fushë, 7,350 lekë në mal

    Sigurimi i fermerëve, kush përfshihet në skemë? – Pagesat/ 9,600 lekë sigurim shoqëror në fushë, 7,350 lekë në mal

    Personat që punojnë në bujqësi si të vetëpunësuar kanë detyrimin të kontribuojnë për sigurime shoqërore dhe shëndetësore. Ligji parashikon që për t’u siguruar, ata duhet të kenë mbushur moshën 16 vjeç, të jenë të aftë për punë dhe të mos kenë punësim apo sigurim në sektorë të tjerë. Sipas publikimit të bërë nga Instituti I Sigurimeve Shoqërore bujqit që përfitojnë statusin e të vetëpunësuarit duhet të kenë tokë bujqësore në pronësi ose në përdorim sipas ligjit nr. 7501, ose me akt noterial. Ata duhet të zhvillojnë aktivitet bujqësor apo blegtoral, duke jetuar në të njëjtin nënqark ku kanë tokën, ose në fshat edhe kur toka ndodhet në një qark fqinj. Pagesat e sigurimeve kryhen çdo tre muaj dhe janë të detyrueshme, duke mbuluar pensionet, barrëlindjen dhe shërbimin shëndetësor.
    Për zonat fushore, kontributi tremujor për sigurim shoqëror është 9.600 lekë dhe 942 lekë për sigurim shëndetësor. Ndërsa për zonat malore, pagesa është më e ulët: 7.350 lekë për sigurim shoqëror dhe 942 lekë për shëndetësor. Në listën e zonave fushore përfshihen qarqe si Tirana, Durrësi, Fieri, Lushnja apo Korça, ndërsa zonat malore janë Skrapari, Peshkopia, Kukësi, Tropoja dhe të tjera. Ky sistem është menduar për t’i përfshirë fermerët në skemën e sigurimeve shoqërore dhe për t’u krijuar atyre të drejtën e pensionit, ndihmës ekonomike në raste të caktuara, si dhe mbrojtje shëndetësore. Por, pavarësisht detyrimit ligjor, pjesëmarrja e fermerëve mbetet e ulët. Sipas të dhënave, shumë bujq nuk i paguajnë rregullisht kontributet për shkak të të ardhurave të ulëta, çka rrezikon të ardhmen e tyre financiare.

  • Tregu i sigurimeve përmirësoi lehtë rritjen gjatë korrikut

    Tregu i sigurimeve përmirësoi lehtë rritjen gjatë korrikut

    Tregu i sigurimeve e përmirësoi lehtë rritjen gjatë muajit korrik. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për 7-mujorin tregu raportoi prime të shkruara bruto në vlerën e 15.5 miliardë lekëve, në rritje me 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Rritja është zgjeruar nga niveli prej afërsisht 8% i 6-mujorit, por megjithatë në masën dërrmuese ajo vazhdon të vijë nga sigurimet e detyrueshme motorike, ndërsa shumica e produkteve të sigurimit vullnetar janë në rënie.Sigurimet e detyrueshme motorike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta u rritën me 13.1% në 7-mujorin e parë të viti. Normat më të larta të rritjes u regjistruan në produktin e sigurimit të brendshëm TPL, me 13.5% dhe Kartonit Jeshil, me 13.3%. Pjesërisht, rritja e sigurimit TPL i detyrohet shtrenjtimit mesatar të çmimeve, pas fillimit të aplikimit të rregullores që parashikon diferencimin e primeve mbi bazën e disa elementeve të rrezikut.Tashmë, pesha e sigurimeve të detyrueshme motorike në sigurimin e Jo-Jetës ka arritur në 66%, nga 63.3% që kishte qenë më parë.Shumica e produkteve të sigurimit vullnetar janë në rënie. Rritje me ritme të kënaqshme këtë vit po shënojnë vetëm sigurimi Kasko dhe sigurimi i përgjegjësive civile.Produkti më i rëndësishëm i sigurimit vullnetar, sigurimi i pronës nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore, është në rënie me 2.5% krahasuar me një vit më parë. Ky produkt sjell vetëm 11% të primeve në tregun e Jo-Jetës, nga 12.3% një vit më parë.Në pjesën më të madhe, kontratat e sigurimit për këtë produkt janë të lidhura me sigurimin e kolateraleve, për kreditë bankare, duke bërë që edhe ky produkt faktikisht të jetë më shumë i detyrueshëm sesa vullnetar.Situata paraqitet e ngjashme edhe në tregun e sigurimit të jetës. Primet e shkruara bruto u rritën me 13.2% për 7-mujorin e parë të vitit, por edhe në këtë rast rritja është përcaktuar në masën dërrmuese nga sigurimi i jetës së debitorit, me më shumë se 81% të primeve të shkruara bruto. Edhe ky është një produkt i kërkuar në shumicën e rasteve në mënyrë të detyrueshme nga bankat dhe institucionet financiare ndaj huamarrësve.Nga ana tjetër, vlera e dëmeve të paguara për 7-mujorin është në rritje shumë të lehtë me 0.9% krahasuar me një vit më parë. Kompanitë e sigurimeve paguan gjithsej 4.8 miliardë lekë dëme.Dëmet janë rritur me ritme më të larta në segmentin e sigurimit të Jetës, me 14%, ndërsa në tregun e Jo-Jetës rritja është më e vogël, me 2.5%. Por, dëmet e paguara me objekt Fondin e Kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve kanë pësuar rënie të ndjeshme gjatë 7-mujorit, duke bërë që rritja e dëmeve bruto për totalin e tregut të jetë e vogël.Burimi: AMFKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shqipëria shënon nivelin më të lartë të sigurimeve, por mbetet ndër më të ultat në Europë

    Shqipëria shënon nivelin më të lartë të sigurimeve, por mbetet ndër më të ultat në Europë

    Primi i sigurimit për frymë u rrit për të katërtin vit radhazi vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), ky tregues, i shprehur ndryshe edhe si densiteti i sigurimeve në vend, arriti në 10634 lekë (rreth 108 euro), në rritje me 11.6% krahasuar me një vit më parë.
    Rritja e primit të sigurimit për frymë u ngadalësua ndjeshëm nga niveli prej gati 25% i vitit 2023. Megjithatë, rritja e fortë e vitit 2023 i detyrohej kryesisht rishikimit të dhënave demografike, pas Censit të popullsisë, që tregoi një rënie të ndjeshme të numrit të përgjithshëm të popullsisë.
    Ulja e numrit të përgjithshëm të popullsisë sidoqoftë duket se ka vazhduar të ndikojë edhe vitin e kaluar, po të kemi parasysh se primet e shkruara bruto u rritën vetëm me 7%, më pak krahasuar me nivelin e primit mesatar për frymë.
    Megjithëse densiteti i sigurimeve në Shqipëri është në nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë, vlerësohet se ai ngelet ende ndër më të ulëtit të Europë.
    Treguesi i densitetit të sigurimeve vazhdon të ketë diferenca të mëdha mes Tiranës dhe qarqeve të tjera të vendit. Statistikat e AMF-së tregojnë se Tirana është i vetmi qark me prime mesatare për frymë sipër mesatares kombëtare, në vlerën e afërsisht 20 011 lekëve për vitin e kaluar ose 88% më shumë krahasuar me mesataren kombëtare. Për Tiranën, primet e shkruara bruto për frymë u rritën me 6% krahasuar me një vit më parë.
    Tirana është gjithashtu i vetmi qark me një strukturë relativisht të ekuilibruar të primeve, ku sigurimet e detyrueshme motorike përbëjnë rreth 51% të primeve të shkruara bruto. Kjo mund të shpjegohet me përqendrimin e produkteve vullnetare, si ato të biznesit apo të atyre të sigurimit të pronës në kryeqytet.
    Në pjesën tjetër të vendit, sigurimet e detyrueshme motorike përbëjnë nga 84% (në Durrës) deri në pothuajse 97% (në Kukës dhe Berat) të primeve të shkruara bruto. Shifrat tregojnë qartë se, jashtë kryeqytetit, tregu i sigurimeve në Shqipëri është pothuajse i gjithi një treg i sigurimeve të detyrueshme të makinave.
    Pas Tiranës, qarku dytë për nga vlera e primeve të shkruara bruto është Durrësi, me afërsisht 7885 lekë për frymë.
    E treta renditet Vlora, me prime sigurimi në vlerën e 7819 lekëve për frymë, Gjirokastra, me afërsisht 7697 lekë për frymë dhe Korça, me 7506 lekë për frymë.
    Në fund të renditjes, me diferencë të thellë nga qarqet e tjera të vendit, paraqitet Berati, me afërsisht 3384 lekë për frymë. Kjo shumë është sa 32% e mesatares kombëtare dhe më pak se 17% e nivelit maksimal, që shënohet në Tiranë.
    Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), vitin e kaluar primet e shkruara bruto arritën një vlerë totale prej 24.5 miliardë lekësh ose rreth 249 milionë eurosh./ Monitor

  • Shqiptarët shpenzuan mesatarisht 108 euro për frymë për sigurime në 2024

    Shqiptarët shpenzuan mesatarisht 108 euro për frymë për sigurime në 2024

    Primi i sigurimit për frymë u rrit për të katërtin vit radhazi vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), ky tregues, i shprehur ndryshe edhe si densiteti i sigurimeve në vend, arriti në 10634 lekë (rreth 108 euro), në rritje me 11.6% krahasuar me një vit më parë.Rritja e primit të sigurimit për frymë u ngadalësua ndjeshëm nga niveli prej gati 25% i vitit 2023. Megjithatë, rritja e fortë e vitit 2023 i detyrohej kryesisht rishikimit të dhënave demografike, pas Censit të popullsisë, që tregoi një rënie të ndjeshme të numrit të përgjithshëm të popullsisë.Ulja e numrit të përgjithshëm të popullsisë sidoqoftë duket se ka vazhduar të ndikojë edhe vitin e kaluar, po të kemi parasysh se primet e shkruara bruto u rritën vetëm me 7%, më pak krahasuar me nivelin e primit mesatar për frymë.Megjithëse densiteti i sigurimeve në Shqipëri është në nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë, vlerësohet se ai ngelet ende ndër më të ulëtit të Europë.Treguesi i densitetit të sigurimeve vazhdon të ketë diferenca të mëdha mes Tiranës dhe qarqeve të tjera të vendit. Statistikat e AMF-së tregojnë se Tirana është i vetmi qark me prime mesatare për frymë sipër mesatares kombëtare, në vlerën e afërsisht 20 011 lekëve për vitin e kaluar ose 88% më shumë krahasuar me mesataren kombëtare. Për Tiranën, primet e shkruara bruto për frymë u rritën me 6% krahasuar me një vit më parë.Tirana është gjithashtu i vetmi qark me një strukturë relativisht të ekuilibruar të primeve, ku sigurimet e detyrueshme motorike përbëjnë rreth 51% të primeve të shkruara bruto. Kjo mund të shpjegohet me përqendrimin e produkteve vullnetare, si ato të biznesit apo të atyre të sigurimit të pronës në kryeqytet.Në pjesën tjetër të vendit, sigurimet e detyrueshme motorike përbëjnë nga 84% (në Durrës) deri në pothuajse 97% (në Kukës dhe Berat) të primeve të shkruara bruto. Shifrat tregojnë qartë se, jashtë kryeqytetit, tregu i sigurimeve në Shqipëri është pothuajse i gjithi një treg i sigurimeve të detyrueshme të makinave.Pas Tiranës, qarku dytë për nga vlera e primeve të shkruara bruto është Durrësi, me afërsisht 7885 lekë për frymë.E treta renditet Vlora, me prime sigurimi në vlerën e 7819 lekëve për frymë, Gjirokastra, me afërsisht 7697 lekë për frymë dhe Korça, me 7506 lekë për frymë.Në fund të renditjes, me diferencë të thellë nga qarqet e tjera të vendit, paraqitet Berati, me afërsisht 3384 lekë për frymë. Kjo shumë është sa 32% e mesatares kombëtare dhe më pak se 17% e nivelit maksimal, që shënohet në Tiranë.Burimi: AMFSipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), vitin e kaluar primet e shkruara bruto arritën një vlerë totale prej 24.5 miliardë lekësh ose rreth 249 milionë eurosh./ E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ja informacionet e fundit për pensionistët nga ligji i ri për vitet e punës, periudhat që njihen automatikisht dhe…

    Ja informacionet e fundit për pensionistët nga ligji i ri për vitet e punës, periudhat që njihen automatikisht dhe…

    Pas miratimit të ligjit të ri 7/2025, i cili mundëson njohjen e periudhave të punës në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet bujqësore dhe ish-kooperativat bujqësore si vite sigurimi për efekt pensioni, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nisur zbatimin. Vitet e punës të kryera përpara vitit 1991 do të njihen automatikisht si periudha sigurimi, pa qenë nevoja që qytetarët të përballen me gjykata, padi apo pengesa burokratike që kanë rënduar shpesh mbi ta. Ky ndryshim prek drejtpërdrejt mijëra qytetarë që kanë kontribuar në ekonominë shtetërore, në kooperativat bujqësore apo në ndërmarrjet e asaj kohe, por që për shkak të mungesës së dokumentacionit ose procedurave, kanë mbetur jashtë skemës së drejtë të përfitimit të pensionit. Ky ligj synon të përfshijë një kategori të gjerë qytetarësh që kanë kontribuar, por nuk kanë përfituar pension të plotë për shkak të mungesës së dokumentacionit.
    Procedura
    Nuk ka asnjë tarifë, aplikimi është falas. Kohëzgjatja e shqyrtimit është 1-2 muaj, në varësi të verifikimeve. Nëse kërkesa pranohet, pensioni përllogaritet nga data e dorëzimit të aplikimit. Nuk nevojitet gjyq, edhe nëse më parë është kërkuar me padi. Ky ligj është një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë sociale për mijëra qytetarë që meritojnë një pension të denjë për kontributin e tyre ndër vite. Për herë të parë, aplikimi për këtë njohje mund të bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë pranë zyrës së Sigurimeve Shoqërore të vendbanimit, ku çdo qytetar ndihmohet për të plotësuar kërkesën dhe për të dorëzuar një set të thjeshtuar dokumentesh. Formulari i aplikimit plotësohet në zyrë, me ndihmën e specialistit të ISSH-së dhe përfshin të dhënat personale të aplikuesit, si dhe një deklaratë të vetëdijshme që ai ose ajo nuk ka qenë i dënuar me vendim gjykate gjatë periudhës së pretenduar të punës.
    Dokumentacioni që kërkohet:          
    Kartë identiteti ose pasaportë e vlefshme. Vërtetim i vendbanimit historik, dokument i cili merret në zyrën e gjendjes civile dhe tregon që gjatë viteve përkatëse ka punuar në atë qytet apo fshat. Nëse nuk gjendet vërtetim i asaj kohe, mund të përdoret edhe një deklaratë noteriale nga të afërm ose dëshmitarë. Libreza e punës ose vërtetime pune (nëse ekzistojnë): Edhe nëse keni vetëm pjesë të fragmentuara të saj. Në mungesë, ISSH e verifikon vetë, bazuar në të dhënat nga ish-Ndërmarrjet Shtetërore, Komunat ose Arkivat. Deklaratë personale që nuk jeni dënuar me vendim gjykate( Kjo deklaratë bëhet me shkrim në zyrën e ISSH, bashkë me formularin). Në raste të caktuara, vërtetim që aplikimi është në proces gjyqësor ose administrativ (nëse po kërkoni rishikim të vendimit të mëparshëm).
    Shtesa
    Nga ana tjetër për dekada me radhë, mijëra burra dhe gra kanë punuar në nëntokë, në miniera, rafineri dhe uzina metalurgjike, shpesh në kushte të rënda, pa mjete të duhura sigurie e pa asnjë kusht për t’u përballur me ngarkesën toksike të mjedisit të tyre të punës. Këta punëtorë janë ata që kanë ndërtuar një pjesë të madhe të pasurisë industriale të Shqipërisë në vitet më të vështira. Por për një kohë të gjatë, mundi dhe sakrifica e tyre nuk është reflektuar siç duhet në sistemin e pensioneve. Për të korrigjuar këtë padrejtësi historike, qeveria shqiptare miratoi një skemë të re për shtesë në pension për punonjësit e sektorëve të vështirë, konkretisht për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët, duke njohur realisht kontributin dhe riskun që kanë mbartur gjatë viteve të punës.
    Detajet nga vendimi
    Sipas vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe zbatuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, kjo shtesë në pension llogaritet mbi vitet e punës dhe profesionin dhe ka si qëllim të rrisë përfitimin mujor të pensionistëve që kanë punuar në këto kushte të rënda. Çdo vit pune në këto profesione njihet me një përqindje shtesë që i shtohet pensionit të rregullt. Konkretisht, minatorët përfitojnë një shtesë prej 1% në pensionin mujor për çdo vit pune të siguruar në profesionin e tyre. Naftëtarët dhe metalurgët përfitojnë një shtesë prej 0.6% në pension për çdo vit pune në këto profesione. Kjo do të thotë se për një punonjës që ka 25 vite pune si minator, pensioni i tij bazë do të rritet me 25% shtesë. Nëse pensioni i tij është psh.. 20,000 lekë në muaj, atëherë do të përfitojë një shtesë prej 5,000 lekësh, duke e çuar pensionin mujor në 25,000 lekë.
    Po kështu, një naftëtar me 30 vite pune do të përfitojë një shtesë prej 18% të pensionit bazë, që në shumicën e rasteve përkthehet në deri në 4,000 lekë më shumë çdo muaj. Këto përqindje nuk janë të kufizuara vetëm për vitet mbi një prag të caktuar, por aplikohen për çdo vit të deklaruar në mënyrë të dokumentuar dhe të ligjshme në këto profesione. Vlen të theksohet se kjo shtesë nuk zëvendëson asnjë përfitim tjetër dhe nuk ndikon negativisht në përfitimet ekzistuese, siç janë shtesat për invaliditet, të ardhurat nga ndihma ekonomike apo përfitimet e mbetjeve familjare.
    Procedura e përfitimit
    Për të përfituar këtë shtesë, qytetarët duhet të ndjekin një procedurë të thjeshtuar për aplikim pranë degëve të Sigurimeve Shoqërore, duke paraqitur: librezën e punës ose dokumentacionin e sigurimeve shoqërore, ku provohen vitet e punës në sektorin përkatës. Një vërtetim nga ish-ndërmarrja apo institucioni punëdhënës, nëse është ende funksional, ose një deklaratë noteriale në mungesë të dokumentacionit të drejtpërdrejtë; karta e identitetit dhe dokumentacioni që vërteton statusin aktual të pensionistit. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka bërë të ditur se aplikimet trajtohen me përparësi dhe se përfitimi fillon nga muaji pasardhës i aplikimit, me efekte të menjëhershme. Kjo shtesë nuk është e përkohshme, por do të jetë pjesë e përhershme e pensionit mujor. Sipas të dhënave zyrtare, nga kjo skemë pritet të përfitojnë mbi 23,000 persona në të gjithë vendin, shumica prej të cilëve kanë kaluar tashmë moshën e pensionit dhe kanë nevojë për përkujdesje më të madhe sociale. Për ta, çdo mijë lekë më shumë nuk është vetëm lehtësim ekonomik, por një shenjë e qartë se shteti e njeh dhe vlerëson punën e tyre.
    Ky zhvillim vjen si pjesë e një pakete më të gjerë për drejtësi sociale në sistemin e pensioneve dhe përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të balancimit të kontributit dhe shpërblimit në fund të jetës aktive. Në thelb, është një reflektim i vonuar institucional, por thelbësor, për kategoritë që për shumë vite kanë qenë të harruara. Në rrëfimet e vetë minatorëve, shpesh gjen fjalë si “sakrificë”, “pluhur”, “errësirë”, “rrezik” dhe “dëshmorë të punës”. Në këtë kuptim, kjo shtesë nuk është thjesht një përmirësim teknik i një skeme përllogaritjeje. Është një akt moral, njerëzor dhe politik, që e kthen vëmendjen tek ata që i kanë dhënë shumë këtij vendi, por që për shumë kohë nuk kanë marrë mbrapsht atë që u takon. Kjo skemë nuk është vetëm një kompensim moral dhe simbolik, por një përfitim real dhe i qëndrueshëm financiar, i cili ndryshon për çdo individ në bazë të historikut të tij të punës. Për mijëra pensionistë që jetojnë me kufizime ekonomike, kjo shtesë vjen si një mbështetje jetike dhe është një shembull i mirë i asaj se si politika sociale mund të jetë konkrete, e drejtpërdrejtë dhe e bazuar në kontributin real të çdo qytetari.
    Dokumentet që nevojiten
    Libreza e punës ose dokumentacioni i sigurimeve shoqërore, ku provohen vitet e punës në sektorin përkatës. Një vërtetim nga ish-ndërmarrja apo institucioni punëdhënës, nëse është ende funksional, ose një deklaratë noteriale në mungesë të dokumentacionit të drejtpërdrejtë. Karta e identitetit dhe dokumentacioni që vërteton statusin aktual të pensionistit.
    Si llogaritet shtesa, shembull
    Minatorët: për çdo vit pune të siguruar si minator, pensionit bazë i shtohet 1%. Pra, nëse një person ka 20 vite si minator, do të marrë 20% më shumë se pensioni i tij bazë. Naftëtarët dhe metalurgët: për çdo vit pune të siguruar në këto profesione, pensionit bazë i shtohet 0.6%. Pra, një naftëtar me 25 vite pune do të përfitojë një shtesë totale prej 15%.
    Shembuj
    -Nëse një minator ka një pension bazë prej 22,000 lekësh në muaj dhe ka punuar 25 vite në minierë, llogaritja do të jetë: 22,000 lekë x 25% = 5,500 lekë shtesë, që do të çojë pensionin total në 27,500 lekë në muaj. -Nëse një naftëtar ka pension bazë 20,000 lekë dhe ka 30 vite pune në sektorin e naftës, përllogaritja është: 20,000 lekë x 18% = 3,600 lekë shtesë, që përkthehet në një pension total prej 23,600 lekë në muaj.