Tag: sigurimet

  • Një hap për të drejtat e emigrantëve/ Shqipëria dhe Serbia nisin njohjen e pensioneve

    Një hap për të drejtat e emigrantëve/ Shqipëria dhe Serbia nisin njohjen e pensioneve

    Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë, duke hapur rrugën për njohjen reciproke të kontributeve të qytetarëve që kanë punuar në të dy vendet.
    Vendimi u mor në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

    Marrëveshja ka për qëllim garantimin e të drejtave të sigurimeve shoqërore për shtetasit shqiptarë dhe serbë, duke siguruar transferimin dhe njohjen e periudhave të sigurimit, përfitimeve të pensionit dhe përfitimeve të tjera të lidhura me sigurimet.
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe përbën një hap konkret drejt përmirësimit të mbrojtjes sociale të qytetarëve që jetojnë apo kanë jetuar dhe punuar në të dy vendet.
     

  • Kurora e kampionit të sigurimeve rajonale, SIGAL lider brenda dhe jashtë kufijve

    Kurora e kampionit të sigurimeve rajonale, SIGAL lider brenda dhe jashtë kufijve

    Pikërisht lidhur me këto dëme, korrektesa dhe kujdesi për të dëmshpërblyer në kohë, ka bërë që përveçse SIGAL të kryesojë në prime të shkruara bruto, të prijë edhe në dëmshpërblimet e paguara, duke dhënë mbështetje reale dhe të menjëhershme për qytetarët shqiptarë kur ata kanë më shumë nevojë.
    641 milionë Lekë në total për dëmet e paguara në sigurimet e Jetës dhe Jo-Jetës, në vetëm 4 muajt e parë të vitit, nga të cilat: 124 milionë Lekë për sigurimet e Shëndetit, 396 milionë Lekë për sigurimet Motorike, 72 milionë Lekë për sigurimet e Pronës.
    Ky volum i lartë dëmshpërblimesh e bën SIGAL jo vetëm lider në shitje, por edhe kampion të mbajtjes së premtimeve dhe mbështetjes ndaj klientëve, duke dëshmuar se di të jetë pranë klientëve atëherë kur vërtetë të tjerët nuk munden.
    SIGAL, lideri i tregut të sigurimeve në Shqipëri prej 26 vjetësh
    Telefono në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet!
    Shkruaj nëpërmjet Whatsapp: 0686062829
    Porosite paketën që të duhet online në sigal.com.al

  • Drejtori i Tatimeve: Sistem digjital me bankat për mbledhjen e borxheve, subjektet konceptuan gabim faljen e gjobave

    Drejtori i Tatimeve: Sistem digjital me bankat për mbledhjen e borxheve, subjektet konceptuan gabim faljen e gjobave

    Ndërmarrja e paqes fiskale, por edhe premtimet në fushatën zgjedhore për falje gjobash, konfuzuan qytetarët në muajin maj për shlyerjen e detyrimeve tatimore. Borxhi i akumuluar arriti në 4.7 miliardë lekë, më së shumti si pasojë e subjekteve që nuk shlyen tatimin mbi fitimin, por edhe sigurimet shoqërore e shëndetësore të punonjësve. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj sqaron se ndërmarrja e paqes fiskale nuk lidhet me detyrimin që kanë individët dhe bizneset për të shlyer taksat aktuale.
    ”Nuk mund të themi se çfarë mund ta ketë shtyrë, por besoj që mund të ketë qenë një konceptim i gabuar se kur do të ndodhë paqja fiskale apo kur do të ndodhë falja e detyrimeve tatimore. Ajo s’ka ndodhur ende, jemi në pritje. Do të informojmë përsëri. Falja ishte për kamatëvonesat, për gjobat, por jo për detyrimet. Tatimpaguesit duhet ta kuptojnë që duhet t’i paguajnë për të mos u përballur me masat shtrënguese të panevojshme”, thotë Binaj.

    4.7 miliardë lekë janë detyrimet e papaguara. Cilat janë taksat, por edhe bizneset që nuk i kanë paguar këto detyrime? ”Vlera më e madhe lidhet me tatim-fitimin dhe sigurimet shoqërore, ndërsa zërin kryesor e zinin bizneset e tregtisë, pastaj të prodhimit”. Subjektet të cilat nuk kanë shlyer tatimin mbi fitimin zënë 76% të detyrimeve të prapambetura për muajin maj, përfshirë edhe ato që nuk kanë paguar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve.

  • SIGAL përforcon pozitat, lider absolut në tregun e  sigurimeve

    SIGAL përforcon pozitat, lider absolut në tregun e  sigurimeve

    SIGAL përforcon pozitat, lider absolut në tregun e sigurimeve

    Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) publikoi në mesjavëraportin e tremujorit të parë të vitit 2025 për tregun e sigurimevenë Shqipëri. Nga të dhënat e këtij raporti, SIGAL mbetetkompania lidere, si në sigurimet e jetës, ashtu edhe në ato të jo-jetës.

    Sipas raportit të AMF-së, vëllimi i përgjithshëm i tregut tësigurimeve u rrit me 7.09%, duke arritur në 5,598,428,000 lekëpër periudhën janar-mars 2025. Kompania kryeson për primet e shkruara bruto dhe për dëmet e paguara. Në treg, prime tëshkruara bruto në sigurimet e jetës shënuan një rritje prej13.67%. Vëllimi arriti në vlerën 530,828,000 lekë, ndërsa nësigurimet e jo-jetës u regjistrua një rritje prej 6.45%, në vlerën5,063,620,000 lekë. Ndërkohë, dëmet e paguara ranë me 3.77%, duke u regjistruar në 1,920,827,000 lekë.

    SIGAL vijon të mbajë pozitat e para në treg. Kompania zotëron33.83% të tregut në produktet e sigurimeve të jetës dhe 25.32% në sigurimet e jo-jetës, sipas primeve të shkruara bruto.

    Në dëmshpërblime, SIGAL pagoi më shumë se çdo kompanitjetër në vend. 434,943,000 lekë pagoi SIGAL në sigurimet jo-jetë dhe 34,493,000 lekë në sigurimet e jetës, respektivisht25.32% dhe 33.83% të totalit të dëmeve të paguara nëtremujorin e parë të vitit. Kjo prani në kohë rekord dhe shifratkonkrete për t’i ndihmuar qytetarët të rikthen në situatat e para demit, e bën prej 26 vitesh SIGAL kompaninë lidere në treg. 

    Për më shumë informacion Telefono në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet! Shkruaj nëpërmjetWhatsapp: 0686062829. Porosite paketën që të duhet online në sigal.com.al

  • Berisha premton: Qeveria paguan 1 vit sigurimet shoqërore sipërmarrësit që do të punësojë një të ri

    Berisha premton: Qeveria paguan 1 vit sigurimet shoqërore sipërmarrësit që do të punësojë një të ri

    Sali Berisha thotë se nëse PD fiton zgjedhjet e 11 majit, qeveria e ardhshme do i paguajë 1 vit sigurimet shoqërore çdo sipërmarrësi që do të punësojë një të ri. Komentet i bëri gjatë prezantimit të kandidatëve të Aleancës për Shqipërinë Madhështore në Vorë dhe Kashar. Berisha tha gjithashtu se qeveria e PD do të financojë me kredi të buta çdo projekt të të rinjve për të ndërtuar një biznes të vogël, një start up, për t’ua bërë atyre të mundur.
    Pjesë nga fjala e Berishës:

    Ne jemi sot këtu për t’u zotuar, se do bëjmë gjithçka për shkollimin e fëmijëve tuaj, se do hiqet mesatarja. Se tarifat e studimeve do të pjesëtohen me 3 apo 4 herë. Se pas studimeve, çdo i ri dhe çdo e re do të mbështetet për punësimin. Qeveria do i paguajë 1 vit sigurimet shoqërore sipërmarrësit që do të punësojë një të ri.
    Qeveria do paguajë çdo gjë, të gjitha shpenzimet për trajnimin e të rinjve para se të fillojnë punën. Qeveria do të financojë me kredi të buta çdo projekt të tyre për të ndërtuar një biznes të vogël, një start up, do t’i bëjë atyre të mundur. Një çati për çift, do të jetë zotimi ynë para atyre. Një çati për çift do të thotë se, qeveria do t’i mbulojë të rinjve me një grant prej 30 mijë eurosh, të gjithë interesin e kredisë për blerjen e shtëpive. Dhe se, ata të cilët do të bëhen me 3 fëmijë, kredinë do ta kenë të paguar tërësisht nga qeveria.
    Pra, miqtë e mi, familja shqiptare pas 11 majit do të ketë mundësi të tjera. Rroga minimale, nuk do jetë kurrë ndën 500 euro. Çdo sipërmarrësi do t’i kompensohet me ulje taksash rritja e rrogës minimale në 500 euro. Rroga mesatare do të jetë 1200 euro. Po rrogat mbi minimale, që të gjitha, me një vendim të vetëm qeverie, rriten me 13%, sepse ne do të ulim tatimin mbi të ardhurat personale nga 23% në 10%.
    Do investohet shumë, mundësi të reja për shkollimin. Sot, arsimi është në një rrokullisje të vërtetë, në një rrokullisje të madhe, në një rrokullisje mjerisht më të madhe në botë, dhe nuk do doja kurrë të thoja një gjë të tillë. Por, ka një provë, ka një test, që e bën organizata e vendeve të zhvilluara, OECD-ja, dhe fëmijët tanë në këtë test të vitit 2006-2013, në këtë test ata dolën me një ngjitje vertikale.
    Kurse, për periudhën 2016-2023, ata u paraqitën me rënien më të madhe në botë, me rënien prej 69 pikëve në matematikë, një nga lëndët bazë. Në rënien më të fundit në mendimin krijues. Pse kjo, miq? Sepse, arsimin e shkatërruan. Sepse klasat i bashkuan jashtë çdo kriteri. Sepse, ju vodhën të gjithë kompjuterët. Sepse, nga interneti në çdo shkollë që vendosëm, internet të blerë të tërin nga satelitët, me një kosto shumë të lartë, sot në shkollat shqiptare ka vetëm 5% internet.
    Atëherë, nga të shkojë arsimi i lartë? Mësuesit, nga mësues për dijen, për arsimin, sollën militantë për partinë, dhe i dhanë arsimit goditjet më të rënda. Unë jam këtu për t’u garantuar ju se, fëmijët tuaj do të kenë shkollat më të mira. Se përsëri, teknologjia digjitale do të zbatohet në çdo shkollë. Se modernizimi i shkollave, do të jetë përparësi e madhe. Mësuesi, do të vendoset në piedestalin që i takon, duke i paguar atij jo më pak se 1500 euro.

  • Berisha: Qeveria do i paguajë 1 vit sigurimet shoqërore sipërmarrësit që do të punësojë një të ri

    Berisha: Qeveria do i paguajë 1 vit sigurimet shoqërore sipërmarrësit që do të punësojë një të ri

    Gjatë fjalës së tij në Vorë, kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit ekonomik, u shpreh se, qeveria do i paguajë 1 vit sigurimet shoqërore sipërmarrësit që do të punësojë një të ri.

    ‘Qeveria do i paguajë 1 vit sigurimet shoqërore sipërmarrësit që do të punësojë një të ri.

    Qeveria do paguajë çdo gjë, të gjitha shpenzimet për trajnimin e të rinjve para se të fillojnë punën.

    Qeveria do të financojë me kredi të buta çdo projekt të tyre për të ndërtuar një biznes të vogël, një start up, do t’i bëjë atyre të mundur’, tha Berisha.

    Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

    Ne jemi sot këtu për t’u zotuar, se do bëjmë gjithçka për shkollimin e fëmijëve tuaj, se do hiqet mesatarja. Se tarifat e studimeve do të pjesëtohen me 3 apo 4 herë. Se pas studimeve, çdo i ri dhe çdo e re do të mbështetet për punësimin. Qeveria do i paguajë 1 vit sigurimet shoqërore sipërmarrësit që do të punësojë një të ri.

    Qeveria do paguajë çdo gjë, të gjitha shpenzimet për trajnimin e të rinjve para se të fillojnë punën.

    Qeveria do të financojë me kredi të buta çdo projekt të tyre për të ndërtuar një biznes të vogël, një start up, do t’i bëjë atyre të mundur. Një çati për çift, do të jetë zotimi ynë para atyre.

    Një çati për çift do të thotë se, qeveria do t’i mbulojë të rinjve me një grant prej 30 mijë eurosh, të gjithë interesin e kredisë për blerjen e shtëpive. Dhe se, ata të cilët do të bëhen me 3 fëmijë, kredinë do ta kenë të paguar tërësisht nga qeveria.

    Pra, miqtë e mi, familja shqiptare pas 11 majit do të ketë mundësi të tjera.

    Rroga minimale, nuk do jetë kurrë ndën 500 euro. Çdo sipërmarrësi do t’i kompensohet me ulje taksash rritja e rrogës minimale në 500 euro. Rroga mesatare do të jetë 1200 euro. Po rrogat mbi minimale, që të gjitha, me një vendim të vetëm qeverie, rriten me 13%, sepse ne do të ulim tatimin mbi të ardhurat personale nga 23% në 10%.

    Do investohet shumë, mundësi të reja për shkollimin.

    Sot, arsimi është në një rrokullisje të vërtetë, në një rrokullisje të madhe, në një rrokullisje mjerisht më të madhe në botë, dhe nuk do doja kurrë të thoja një gjë të tillë. Por, ka një provë, ka një test, që e bën organizata e vendeve të zhvilluara, OECD-ja, dhe fëmijët tanë në këtë test të vitit 2006-2013, në këtë test ata dolën me një ngjitje vertikale.

    Kurse, për periudhën 2016-2023, ata u paraqitën me rënien më të madhe në botë, me rënien prej 69 pikëve në matematikë, një nga lëndët bazë. Në rënien më të fundit në mendimin krijues. Pse kjo, miq? Sepse, arsimin e shkatërruan. Sepse klasat i bashkuan jashtë çdo kriteri. Sepse, ju vodhën të gjithë kompjuterët. Sepse, nga interneti në çdo shkollë që vendosëm, internet të blerë të tërin nga satelitët, me një kosto shumë të lartë, sot në shkollat shqiptare ka vetëm 5% internet.

    Atëherë, nga të shkojë arsimi i lartë?

    Mësuesit, nga mësues për dijen, për arsimin, sollën militantë për partinë, dhe i dhanë arsimit goditjet më të rënda.

    Unë jam këtu për t’u garantuar ju se, fëmijët tuaj do të kenë shkollat më të mira. Se përsëri, teknologjia digjitale do të zbatohet në çdo shkollë. Se modernizimi i shkollave, do të jetë përparësi e madhe. Mësuesi, do të vendoset në piedestalin që i takon, duke i paguar atij jo më pak se 1500 euro.

  • Rishfaqet Biden, kritika vendimeve të Trump

    Rishfaqet Biden, kritika vendimeve të Trump

    Ish-presidenti demokrat Joe Biden u shfaq për herë të parë qysh prej largimit nga Shtëpia e Bardhë në Janar. Ai mbajti një fjalim në Çikago, në mbrojtje të Administratës së Sigurimeve Shoqërore, pas shkurtimit të stafit dhe mbylljes së disa zyrave nga Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë që drejtohet nga miliarderi Elon Musk.Biden tha se administrata e Trump i ka vënë sëpatën kësaj agjencie.
    “Në më pak se 100 ditë, kjo administratë e re ka bërë kaq shumë dëme dhe kaq shumë shkatërrime. Është diçka befasuese që mund të ndodhë kaq shpejt. Ata i kanë hyrë me sëpatë Administratës së Sigurimeve Shoqërore duke përzënë 7,000 punonjës, përfshirë edhe zyrtarët më me përvojë.”Ish-presidenti i cilësoi Sigurimet Shoqërore “më shumë se një program qeveritar”.
    “Është një premtim i shenjtë që kemi bërë si komb. Ne e dimë se sa rëndësi ka sigurimi shoqëror për jetën e njerëzve. Pse këta djem po synojnë tani Sigurimet Shoqërore? Ata duan ta rrënojnë atë, duan ta grabisin atë në mënyrë që t’u bëjnë shkurtime të mëdha taksash miliarderëve dhe korporatave të mëdha”.
    Rishfaqja e Biden solli diskutime mes demokratëve. Disa thanë se mund të ishte më mirë për të që të mos rihynte në grindjen politike. Ndërsa për të tjerë është e rëndësishme që Biden të flasë për sigurimet shoqërore, pikërisht për shkak të moshës së tij.
    Ndërkohë në qytete të ndryshme të SHBA u protestua kundër shkurtimeve të administratës Trump, duke i kërkuar të heqë duart nga sigurimet shoqërore.
    Sigurimet shoqërore paguajnë 1.4 trilion Dollarë përfitime për 73 milionë amerikanë të moshuar dhe me aftësi të kufizuara çdo vit. Trump u zotua vazhdimisht gjatë fushatës së tij zgjedhore që të mos prekte përfitimet e Sigurimeve Shoqërore./ Klan News

  • Gjermani: Pritet rritja e barrës për sigurimet shoqërore

    Gjermani: Pritet rritja e barrës për sigurimet shoqërore

    Sipas vlerësimeve të Institutit Ekonomik Gjerman (IW) koalicioni i ardhshëm i partive konservatore CDU/CSU dhe i socialdemokratëve “pritet të përballet me vështirësi serioze financiare”.Jochen Pimpertz, ekspert për taksat dhe çështjet sociale pranë IW-së, bëri të qartë në një intervistë me agjencinë gjermane të shtypit DPA në Berlin se kontributet për sigurimet shoqërore për punonjësit dhe punëdhënësit në Gjermani kanë arritur që tani nivelin 42.3 për qind të të ardhurave. Duke iu referuar të dhënave të mbledhura dhe analizuara nga instituti privat i kërkimit IGES Pimpertz tha se për vitet e ardhshme kontributet për sigurimet shoqërore parashikohet të rriten në thuajse 46 për qind .
    Një nga arsyet është rritja e kostove për sigurimet shëndetësore. Rritja e shpenzimeve është gjithashtu më e madhe se sa supozohej më parë, pasi ligjvënësit kanë kërkuar që fondet e sigurimeve shëndetësore të reduktojnë rezervat e tyre financiare në mënyrë që të stabilizojnë normat e kontributeve pas pandemisë së virusit korona. Tani nuk ka më amortizator për të zbutur një rritje të vazhdueshme të normës së kontributit.Shpenzime shtesë në miliarda për stabilizimin e nivelit të pensioneve
    CDU/CSU dhe SPD po planifikojnë edhe reforma për pensionet. Marrëveshja e koalicionit premton ta mbajë nivelin e pensioneve në nivelin 48 për qind të rrogës para pensionit deri në vitin 2031. Sipas ekspertit të IW Pimpertz për të arritur këtë qëllim duhet të investohen gjithnjë e më shumë miliarda euro për shkak të plakjes së shoqërisë. Sipas marrëveshjes së koalicionit kjo synohet të bëhet me ndihmën e të ardhurave nga tatimet.
    Ulja e tatimit mbi të ardhurat dhe rritja e pagës minimale “jo të sigurta”
    Friedrich Merz vuri në dukje se ulja e tatimit mbi të ardhurat për personat me të ardhura të vogla dhe të mesme, që ishte shpallur në marrëveshjen e koalicionit nuk ishte aspak një punë e kryer. “Jo, nuk është vendosur ende”, tha Merz për gazetën “Bild am Sonntag”. Merz tha se tatimi mbi të ardhurat do të ulet “nëse buxheti publik e lejon një gjë të tillë”.
    Edhe rritja e pagës minimale në 15 euro për orë deri në vitin 2026 nuk është vendosur ende, tha Merz për “Bild am Sonntag”. “Ne nuk kemi rënë dakord për këtë, tha Merz, “por mendojmë se Komisioni për Pagat Minimale po mendon në këtë drejtim. Nuk do të ketë automatizëm ligjor.”
    Paga minimale në Gjermani aktualisht është 12.82 euro. Shumë punonjës kanë frikë se në fund të mandatit të qeverisë CDU/CSU dhe SPD do të kenë edhe më pak para në xhepat e tyre për shkak të rritjes së kontributeve për sigurimet shoqërore dhe mosuljes së taksave./dw