Tag: sigurimet

  • Tregu i sigurimeve rritet me 10,5%, dominon sigurimi i pasurisë dhe nga aksidentet

    Tregu i sigurimeve rritet me 10,5%, dominon sigurimi i pasurisë dhe nga aksidentet

    Tregu i sigurimeve njohu rritje të konsiderueshme gjatë periudhës janar-tetor.
    Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), të ardhurat nga primet e shkruara bruto arritën 22.397 milionë lekë, një rritje prej 10,53% krahasuar me vitin e kaluar.
    Kjo rritje pasqyron një zgjerim të tregut dhe një rritje të kërkesës për produkte sigurimesh.Gjatë këtij periudhe, numri i kontratave të lidhura është rritur me 5,12%, duke arritur në 1.384.414 kontrata.
    Sigurimet e Jo-Jetës mbeten dominueset në treg, duke përfaqësuar 91,65% të totalit të primeve të shkruara, ndërsa sigurimet e Jetës përbëjnë vetëm 8,32%.
    Ky raport tregon se tregu i sigurimeve në Shqipëri është ende i orientuar kryesisht drejt produkteve që ofrojnë mbrojtje për pasuritë dhe aksidentet, sesa për sigurimet afatgjata të jetës.
    Në segmentin e sigurimeve motorike, sigurimi i detyrueshëm motorik (MTPL) njohu rritje të fortë prej 13,97%, duke pasuar një rritje të numrit të kontratave me 7,47%.Ndërsa sigurimi kufitar pësoi rënie të lehtë prej 1,47%.
    Sigurimet vullnetarë patën gjithashtu një rritje prej 6,79% në primet e shkruara, duke arritur 8,493 milionë lekë.
    Sigurimi i pronës dhe përgjegjësisë ka kontribuar ndjeshëm në këtë rritje, veçanërisht sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, që pati rritje prej 4,53%.Nga ana tjetër, sigurimet e Jetës shënuan një rritje të dukshme prej 13,87%.

     

  • Sigurim me detyrim për banesat, Rama: Më shumë ndihmë për qytetarët në rastet e tafkeqësive natyrore

    Sigurim me detyrim për banesat, Rama: Më shumë ndihmë për qytetarët në rastet e tafkeqësive natyrore

    Qeveria shqiptare do të nisë punën për një skemë të re sigurimi për qytetarët nga fatkeqësitë natyrore.
    Ky hap u bë me dije nga vetë Kryeministri Edi Rama, i cili në Konferencën Vjetore  të Organizatës Botërore të Mbikëqyrësve të Sigurimeve sqaroi se është i nevojshëm sigurimi i detyrueshëm i banesave edhe si një direktivë e Bashkimit Europian.
    “Përfshirja e sigurimit në politikat tona publike, duke e lidhur me rezistencën klimaterike, bujqësinë, infrastrukturën dhe rrjetat e sigurisë sociale, do të përmirësojnë jashtëzakonisht qasjen tonë ndaj financimit të rrezikut nga katastrofat. Një strategji gjithëpërfshirëse që bën bashkë sigurimet, fondet rezervë dhe buxhetimin, mund të zbusë në mënyrë të jashtëzakonshme, rreziqet fiskale nga katastrofat natyrale”, tha Rama.

    Mungesa e sigurisë në raste fatkeqësie për Ramën, dëmton qytetarët por edhe bizneset e vogla.
    “Dëmi i katastrofave të tilla si përmbytjet, zjarret e tërmetet, mund të fshijnë vite pune të mundimshme duke i lënë ata të pambrojtur, të vuajnë me gjatë e të investojnë shumë më pak për të ardhmet e tyre. Rruga përpara është e qartë; na duhet të zgjerojmë rrjetet tona të sigurisë për të përfshirë më shumë individë, sektorë e lloje rreziqesh e të sigurohemi që këto zgjidhje të jenë të mundshme për t’u marrë nga gjithkush po natyrisht, aq sa është e qartë, po aq është më e lehtë kjo rrugë për t’u thënë e për t’u parë se sa për t’u ndërtuar”, tha kreu i qeverisë.
    Gjatë konferencës, kreu i qeverisë tha se edhe nisma të tjera si mikro sigurimet mund të jenë një ndihmë shtesë.
    “Nisma si mikro-sigurimet mund të ndihmojnë me zgjerimin e mbulimit për të përfshirë bizneset e vogla dhe individët me të ardhura të ulëta duke lidhur ngushtë sigurinë shoqërore me zgjidhjet e orientuara nga tregu”, tha Rama.
    Për Ramën pasojat e mosveprimit tashmë po ndihen qartë dhe se industria e sigurimeve po përballet me një situatë gjithnjë e më komplekse.

  • Buxheti 2026/ Rama: Sigurimet e punonjësve me pagën nën 500 euro do paguhen nga qeveria

    Buxheti 2026/ Rama: Sigurimet e punonjësve me pagën nën 500 euro do paguhen nga qeveria

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në njësinë 5 në Tiranë, ku po flet për buxhetin e qytetarëve në vitin 2026.
    Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u shpreh se paga minimale do të jetë 500 euro, teksa shtoi se në nëntë muajt e parë për punonjësit me pagën nën 500 euro, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore do të paguhen nga qeveria.Lexo edhe :Related Posts
     Rama: Paga minimale do jetë 500 euro. Në nëntë muajt e parë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të atyre që e kanë pagën nën 500 euro do paguhen nga qeveria. Përtej pagës minimale do të rriten edhe pagat e tjera, do vazhdojnë të rriten pagat për të gjithë punonjësit e shtetit.

    Por siç ka ndodhur në të kaluarën, rritja e pagës minimale të rrisë më lartë edhe të tjerat në sektorin privat. Do të përfitojnë punonjësit  shëndetësisë, mësuesit, të policisë, që për hirë të së vërtetës kanë pasur disa problematika që më në fund marrin zgjidhje sepse do përfitojnë edhe vjetërsinë në punë. Vetëm kjo përkthehet në 50 euro plus për gradat e ulëta.
    /vizionplus.tv

  • “Paga minimale 500 euro”/ Rama: Sigurimet do t’i mbulojë qeveria për 9 muaj, kush merr lekë në dorë…

    “Paga minimale 500 euro”/ Rama: Sigurimet do t’i mbulojë qeveria për 9 muaj, kush merr lekë në dorë…

    “Paga minimale do të jetë 500 mijë lekë. Në mënyrë që punëdhënësi të marrë kohë për ta sistemuar këtë rritje, 9 muajt e parë, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të gjithë atyre që e kanë pagën nën 500 euro do e paguajë qeveria. Sigurimet do ti mbulojë qeveria për 9 muajt e parë dhe paga minimale do të vazhdojë të rritet dhe nuk e mbarojmë këtë mandat pa e çuar pagën minimale  700 euro.
    Këtu ka vetëm një zgjidhje, ose denoncoje, ose përtype se nuk mundet dot shteti të gjëmojë nga mbrapa punonjësit se kush bën të tilla hile. Te tatimet, te ministri i financave, te deputeti i zonës. Kemi vendosur me ligj që punonjësi nuk të heq dot nga puna.  Do vazhdojnë të rriten edhe pagat e tjera për të gjithë punonjësit e shtetit.  Do ndodhe përsëri rritja e pagës minimale”-u shpreh Rama.

    Top Channel

  • “Sigurimet në rritje, por tregu mbetet i përqendruar”, AMF: Ai i detyrueshëm përbën 61.8% të totalit

    “Sigurimet në rritje, por tregu mbetet i përqendruar”, AMF: Ai i detyrueshëm përbën 61.8% të totalit

    Tregu i sigurimeve në Shqipëri po njeh rritje të qëndrueshme, por mbetet thellësisht i varur nga sigurimi i detyrueshëm i automjeteve. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se për periudhën janar–shtator 2025, primet e shkruara bruto arritën në 20 miliardë lekë, me një rritje prej 10.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Po ashtu, numri i kontratave të lidhura u rrit me 6.2%, duke kapur shifrën e 1.2 milionëve. Megjithatë, pas kësaj rritjeje qëndron një realitet i njohur, mbizotërimi i sigurimeve të detyrueshme, të cilat përbëjnë 61.8% të totalit të tregut. Në kontrast, sigurimet vullnetare zënë vetëm 38.2%, duke treguar se ndërgjegjësimi për sigurimin si zgjedhje personale mbetet ende i kufizuar.
    Sigurimet Jo-Jetë përbëjnë 91.7% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, dhe pjesa më e madhe e kësaj kategorie i atribuohet sigurimit të automjeteve, i cili është i detyrueshëm me ligj. Ky segment jo vetëm që dominon tregun, por edhe e mban atë në rritje, duke e bërë të varur nga një bazë e detyruar konsumatorësh. Zbatimi i skemës bonus-malus që nga janari 2025 ka sjellë një dimension të ri në këtë varësi. Skema penalizon drejtuesit me histori aksidentesh dhe shpërblen ata me sjellje të sigurt, duke ndikuar drejtpërdrejt në çmimet e sigurimit.
    Megjithatë, për shkak se 2025 konsiderohet si vit “zero aksidente”, efektet reale të kësaj skeme do të ndihen vetëm në vitin 2026, kur çmimet do të përcaktohen mbi bazën e historikut të ri të riskut. Ndërsa rritja e të ardhurave dhe kontratave është një sinjal pozitiv, struktura e tregut mbetet e njëanshme. Sigurimet e Jetës përbëjnë vetëm 8.27% të totalit, ndërsa risigurimi është thuajse inekzistent me 0.033%. Kjo tregon se zhvillimi i tregut nuk po ndodh në mënyrë të balancuar, por mbështetet kryesisht në një segment të vetëm — atë të sigurimeve të detyrueshme për automjetet. Sfida përpara është zhvillimi i një kulture sigurimi që shkon përtej detyrimit ligjor, duke nxitur qytetarët të investojnë në mbrojtje vullnetare për jetën, shëndetin dhe pasurinë e tyre.
     

  • Si mund të nxitet tregu i sigurimeve

    Si mund të nxitet tregu i sigurimeve

    Intervistë me z. Klaidi Çitozi, CEO i “Sigma Vienna Insurance Group” Megjithëse ekonomia shqiptare ka njohur rritje dhe janë të pranishme grupe të fuqishme ndërkombëtare, tregu i sigurimeve vijon të mbetet ndër më të pazhvilluarit në Europë.Me më pak se 1% të PBB-së, ky treg mbështetet kryesisht te sigurimet e detyrueshme, ndërsa sigurimet vullnetare kanë mbetur në hije.Në një intervistë …

  • Sigurimet, rritje e ngadaltë

    Sigurimet, rritje e ngadaltë

    Tregu i sigurimeve ka vijuar të jetë i ulët në raport me madhësinë e ekonomisë. Në tre vitet e fundit, madhësia e këtij tregu ka rënë poshtë 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.Në vendet e tjera, tregu i sigurimeve luhatet midis 1.3 – 2% të PBB-së dhe shumë larg niveleve të mesatares së Bashkimit Europian, që e kalon 7% të PBB-së.Operatorët kanë shpjeguar se ky nivel i ulët depërtimi lidhet me di…

  • Shqipëria, 16 marrëveshje për njohjen e pensioneve – Bashkëpunim institucional për sigurimet shoqërore

    Shqipëria, 16 marrëveshje për njohjen e pensioneve – Bashkëpunim institucional për sigurimet shoqërore

    Shqipëria ka nënshkruar dhe tashmë zbaton marrëveshje dypalëshe për sigurimet shoqërore me 16 shtete të ndryshme, duke garantuar mbrojtje dhe përfitime për qytetarët që kanë punuar në më shumë se një vend.
    Këto marrëveshje ndihmojnë në ruajtjen e të drejtave për pension dhe përfitime të tjera për personat e siguruar që kanë lëvizur mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera, duke siguruar që asnjë periudhë kontributive të mos humbasë dhe që pensionet të përfitohen nga të dyja sistemet përkatëse. Ato bazohen në parime të përbashkëta, si trajtimi i barabartë i qytetarëve, përcaktimi i qartë i vendit përgjegjës për sigurimin, ruajtja e të drejtave të fituara, eksportimi i përfitimeve dhe bashkëpunimi administrativ mes institucioneve të vendeve përkatëse. Aktualisht, këto marrëveshje zbatohen me Turqinë që nga viti 2005, me Belgjikën që nga janari i vitit 2016, Luksemburgun dhe Maqedoninë e Veriut nga mesi i vitit 2016, Hungarinë nga korriku i po atij viti, me Republikën Çeke nga shkurt 2017, Gjermaninë nga dhjetor 2017 dhe Austrinë nga fundi i vitit 2018.
    Në vitet e fundit janë shtuar edhe marrëveshjet me Kosovën, Kanadanë, Zvicrën, Kroacinë, Bullgarinë dhe Rumaninë, ndërsa në vitin 2025 hyjnë në fuqi edhe marrëveshjet me Malin e Zi dhe Italinë. Kjo e fundit është dhe më e rëndësishmja për shkak se përfitues të kësaj marrëveshjeje priten të jenë rreth 500 mijë shqiptarë, duke qenë dhe ndër ku ka qenë më shumë e fokusuar emigracioni i të rinjve shqiptarë ndër vite. Këto marrëveshje janë një garanci për të gjithë ata që kanë punuar e kontribuar në sistemet e sigurimeve shoqërore brenda dhe jashtë vendit, duke u mundësuar atyre që të mos humbin përfitimet e fituara me vite pune.

  • Afera korruptive e “Bankers”, Murrizi: Aty është bërë kërdia, këta debila thonë ka paguar sigurimet shoqërore

    Afera korruptive e “Bankers”, Murrizi: Aty është bërë kërdia, këta debila thonë ka paguar sigurimet shoqërore

    Myslim Murrizi ka reaguar ndaj atyre që mbrojnë aferën korruptive të “Bankers”.
    Një prej tyre është edhe Sali Berisha, që pak ditë më parë e mbrojti këtë kompani, duke thënë se ka paguar taksa dhe sigurimet e punonjësve
    “Një përgjigjie për të gjithë ata që janë “tredhur” nga miliona eurot e Bankers Petrol që ju dha “kanadezëve” të Amerikës, pastaj kaloi tek kinezët shqiptarë.
    Një kompani që prej 21 vitesh, pra nga viti 2004, ka përfituar 12-15 miliardë euro nga pasuria e shqiptarëve dhe nuk ka paguar kokërr leku tatim fitimi.
    Kush dërdëllis apo bëlbëzon ndryshe, të nxjerrë nga Drejtoria e Tatimeve dokumentat për 21 vjet, sa titim fitimi ka paguar.
    Renta, taksat lokale apo sigurimet shoqërore janë tjetër gjë mor debil dhe kokrra hajdutësh, ndërsa tatim fitimi është tjetër gjë.
    Do habiteni kur të zbardhet dosja e plotë e do shihni ish-ministri, deputetë e ish-deputetë të PS e PD, që kanë marrë miliona euro për “shërbimet” që i kanë ofruar kësaj kompanie.
    Po më habit shumë “heshtj” e Altin Dumanit, që nuk po kërkon që kjo dosje të kalojë në SPAK”, thotë Murrizi.

  • Shqipëria mes tërmeteve dhe zjarreve, por pa kulturë sigurimi Ponari, CEO i SIGAL: Sigurimet ndërtojnë liri dhe dinjitet

    Shqipëria mes tërmeteve dhe zjarreve, por pa kulturë sigurimi Ponari, CEO i SIGAL: Sigurimet ndërtojnë liri dhe dinjitet

    Përpara pasigurive në shtim, në pronë dhe shëndet, një nga masat më të rëndësishme që ndërmarrin vendet e zhvilluara për të përballuar dëmet klimatike dhe shëndetësore janë sigurimet. Mesatarisht, qytetarët e 27 vendeve të BE-së paguajnë 2182 euro për frymë në vit për sigurime.

    CEO i SIGAL, kompania më e madhe e sigurimeve në vend, z. Avni Ponari, në lidhje me rëndësinë e industrisë bën me dije si vijon:

    Sigurimet janë një industri shumë e rëndësishme, ose quhet si kollona e tretë e ndërtimit të ekonomisë së një vendi, për vetë misionin që ka, por nga ana tjetër kjo industri ka edhe krijon personalitetin e njeriut. Njeriu që ka përmbushur me dinjitet dhe ka sigurimet e domosdoshme të shtëpisë, shëndetin, ka një pension privat, ka sigurimin e makinës, të apartamentit dhe sigurime të tjera individuale, ai është një njeri i qetë dhe i pavarur.
     
    I pavarur sepse nuk do shkojë për asgjë te bashkia, te ministria apo spitalet. Këto i zgjidh privatisht në mënyrë të menjëhershme dhe krijon individualitetin e tij. Këtë ka kohë që e bën Evropa, sepse ata paguajnë 3 mijë euro për frymë në vit, ndërsa ne paguajmë vetëm 50 euro për frymë në vit. Pra, jemi aq larg nga ajo që duhet të shkojmë, sa e tregon edhe kjo shifër kaq e rëndësishme, sepse ne nuk kemi sigurime.
     
    Ne kemi vetëm një sigurim të detyrueshëm, ndërsa të tjerat janë fakultative dhe pak veta që e kërkojnë. Ne duhet të luftojmë që me pak kursime, sepse çmimet e sigurimeve janë shumë të lira dhe të ulëta. Mbrojtja është e jashtëzakonshme.

    Shqipëria nuk e ka reflektuar ende pasigurinë e kohës që po jeton. Sot, Shqipëria paguan vetëm 65 euro për frymë, duke u renditur e fundit në Evropë, pas Kosovës (67 euro) dhe Maqedonisë së Veriut (100 euro).

    Ndërkohë, vendi ynë po përballet me temperatura ekstreme dhe rrezik të lartë sizmik. Vetëm në vitin 2025 janë regjistruar 190 lëkundje, më shumë se të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor së bashku. Emergjencat civile njoftojnë se prej ditësh Shqipëria ka harta të kuqe rreziku nga zjarret. Vërshimet e lumenjve në dimër në Evropë, Shqipërinë, për shkak të infrastrukturës së dobët dhe precedentëve, e ekspozon përpara rreziqeve të mëdha.

    Pavarësisht këtyre risqeve, niveli i sigurimit për shëndetin dhe pronën mbetet i ulët, për shkak të mungesës së edukimit financiar dhe legjislacionit, njëfarësoj tradite etatiste e mbetur e rrënjosur nga e shkuara.

    Sigurimet janë mjeti më i sigurt për të mbrojtur jetën dhe pronën ndaj duhet kthyer në kulturë qytetare. Në këtë sfidë, partneri më i besuar mbetet SIGAL, prej 26 vitesh lider në treg. Për vetëm 1 euro metri katror, prona mund të sigurohet edhe nga zjarret, edhe nga tërmetet, edhe nga eksplozioni, edhe nga përmbytjet.

    SIGAL, lideri i tregut të sigurimeve në Shqipëri prej 26 vjetësh
    Telefono në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet!https://www.youtube.com/watch?v=dkLUuW6LP0A
    Shkruaj nëpërmjet Whatsapp: 0686062829
    Porosite paketën që të duhet online në sigal.com.al