Tag: siguria

  • Siguria në Europë, Erdogan në Tiranë: Rishikim edhe të praktikave si Shengen që kufizojnë lëvizjen

    Siguria në Europë, Erdogan në Tiranë: Rishikim edhe të praktikave si Shengen që kufizojnë lëvizjen

    Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan i pranishëm në Samitin e Komunitetit Politik që po mbahet në Tiranë, theksoi se nëse bëhen të gjithë bashkë do të jenë më të fortë, duke u konsultuar edhe me partnerë që nuk janë pjesë e BE. Nga ana tjetër, Erdogan kërkoi edhe rishikimin e praktikave të vizave si Shengen që kufizojnë lëvizjen,
    ”Doja të falënderoja kryeministrin, mikun tim të dashur Edi Rama dhe atë që kanë kontribuuar në organizimin e këtij samiti. Sot më shumë se kurrë është e rëndësishme të veprojmë të bashkuar. Për të tejkaluar krizën e besimit në arenën ndërkombëtare është e nevojshme të krijohet arkitekturë e drejtë dhe globale e qeverisjes. Ky transferim duhet të nis në shtëpinë tonë, kontinentin evropian. Ka potencial për bashkëpunim në shumë fusha ku mund të bashkëpunojmë.

    Në këto kohë kritike kur diskutojmë të ardhmen e sigurisë evropiane, përpjekjet e BE për të zhvilluar industrinë e mbrojtjes janë të dobishme por duhet të përfshijnë edhe aleatë që nuk janë të BE që të mos ndikojnë të sigurisë evropiane. Shumë luftëra e konflikte në Evropë na kanë treguar se për çështje jetike si mbrojtja e siguria, nëse përçahemi bëhemi më të dobët.
    Miq të shquar ndërkohë që marrim në konsideratë të ardhmen tonë të përbashkët, duhet të konsultohemi për hapat që garantojnë sigurinë tonë ekonomike. Praktikat e vizave si Shengen që kufizojnë lëvizjen duhet të rishikohen. Me investimet viteve të fundit po i afrohemi objektivit për ta shndërruar vendin në një qendër të rëndësishme energjitike për gjeografinë e rajonit. Turqia luan rol të rëndësishëm në Evropë në proceset e transferimit të energjisë”, tha Erdogan.

  • Siguria rrugore, kryeministri inspekton qendrën e monitorimit të trafikut në Tiranë

    Siguria rrugore, kryeministri inspekton qendrën e monitorimit të trafikut në Tiranë

    Siguria rrugore vijon të jetë një sfidë permanente për policinë e shtetit dhe përdoruesit e rrugës.

    Aksidentet në vendin tonë janë të përditshme dhe për parandalimin e tyre qeveria synon rritjen e sigurisë rrugore përmes Qendrës  Kombëtare e Monitorimit të Trafikut në Kamëz e cila u vizitua nga kryeministri Edi Rama.
    “Sot merr rrugë një kapitull i ri në historinë e administrimit të territorit, edhe në historinë e asistencës për qytetarët në të gjitha nivelet. Në nivelin e sigurisë rrugore, në nivelin e urgjencës mjekësore, në nivelin e emergjencave civile dhe është një detyrim i madh që do ta shoqërojmë me një reformë, ku të gjitha urgjencat dhe të gjitha thirrjet dhe të gjithë këto drejtime të janë të unifikuara. Kjo është ajo që na duhet, ndërkohë që gjithë kjo qendër moderne e monitorimit do të mbështetet nga sistemi i qyteteve të zgjuar ose Smart City“, tha Rama.
    Qendra do të funksionojë me 122 operatorë, ku në këtë fazë fillestare të monitorimit janë lidhur me kamera 200 km e para, të cilat mbulojnë autostradat kryesore Tiranë-Durrës, Durrës-Rrogozhinë, Rrogozhinë-Fier, Fier-Vlorë.

    Top Channel

  • Shqipëria Madhështore/ Kreu i PD, Berisha prezanton programin në lidhje me sigurinë dhe rendin:”Pastrimi i shtëpisë”

    Shqipëria Madhështore/ Kreu i PD, Berisha prezanton programin në lidhje me sigurinë dhe rendin:”Pastrimi i shtëpisë”

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se për PD rendi dhe siguria do të jenë përparësia absolute. Aleanca për Shqipërinë Madhështore po prezanton programin e Partisë Demokratike në lidhej me sigurinë dhe rendin.
    “Përshëndes forcat e policisë që qëndruan kundër krimit të organizuar, ata anëtarë të policisë që sot bëjnë çdo përpjekje për të zbatuar ligjin në kushtet më të jashtëzakonshme.Ju siguroj se për PD rendi dhe siguria do të jenë përparësia absolute më madhore. Në këtë narkoshtet siç është Shqipëria, i pari dhe i vetmi në Europë,Një nga pikat e programit tonë është pastrimi i shtëpisë sonë si kusht i domosdoshëm për një Shqipëri ku jeta e veprimtaria e individit janë të sigurta.
    Në të cilën investitorë të huaj të vijnë të sigurt, çka sot jemi në një situatë krejt të kundërt. Ku për fatin më të keq rendi e siguria janë tërësisht në duart e krimit, ku në qeveri ka ministra që janë marrë me porosi vrasjesh, me benefite nga trafiku i drogës, ku vetëm kryeministri është një padrino që mban koordinator për veprimtarinë e bandave. Vetë kryeministri është shndërruar në kryebashkëpunëtorin e organizatave më të fuqishme kriminale shqiptare ku u krijon mundësinë e artë të investimit të mld eurove në kullat që mbijnë e do nisin të përhapen tani në qytete të tjera, në kulla që janë monumentet më të shëmtuara të drogës e krimit”, tha ai.

  • “Rendi dhe siguria janë në duart e krimit”, Berisha: Në krye të Policisë së Shtetit është bashkëpunëtori i bandave, drejtor Matriksi

    “Rendi dhe siguria janë në duart e krimit”, Berisha: Në krye të Policisë së Shtetit është bashkëpunëtori i bandave, drejtor Matriksi

    Kreu i PD, Sali Berisha hodhi akuza ndaj Policisë së Shtetit gjatë prezantimit të programit të rendit dhe sigurisë.

    Sipas tij rendi dhe siguria në vendin tonë janë në duart e krimit. Kryedemokrati tha se kreu i Policisë së Shtetit bashkëpunon me bandat kriminale.
    Berisha: Së pari, dëshiroj t’u përshëndes ju përzemërsisht, të përshëndes të gjithë ish-anëtarët e forcave të Policisë së Shtetit, të cilët qëndruan në përputhje me detyrën, virtytin dhe ligjin kundër krimit të organizuar për sigurinë dhe rendin.Përshëndes po ashtu ata anëtarë të policisë që sot bëjnë çdo përpjekje për të zbatuar ligjin në kushtet më të jashtëzakonshme.Përshëndes të gjithë anëtarët e departamentit për të gjithë këtë program që kanë hartuar për rendin dhe sigurinë.Dhe ju siguroj se për PD-në, qeverinë e saj, rendi dhe siguria do të jenë përparësia absolute më madhore.Në një narkoshtet, siç është Shqipëria, i pari dhe i vetmi në Europë, Europa ka pasur lloje të ndryshme shtetesh demokratike, ka pasur diktatura naziste, staliniste, teokratike, junta ushtarake, por nuk ka pasur kurrë narkodiktaturë, nuk ka pasur kurrë narkoshtet.
    Ndaj dhe një nga shtyllat kryesore të programit tonë, ne kemi përcaktuar pastrimin e shtëpisë sonë si kusht i domosdoshëm për një Shqipëri Madhështore. Si kusht i domosdoshëm për një Shqipëri në të cilën jeta e individit, veprimtaria e tij të jenë të garantuara, të sigurta.
    Në të cilën investitorët e huaj të vijnë të sigurt në Shqipëri për të vendosur investimin e tyre, ëndrrën e jetës së tyre, çka sot jemi në një situatë krejt të kundërt. Jemi në një situatë ku për fatin më të keq, rendi dhe siguria janë tërësisht në duart e krimit.Ku në qeveri ka ministra që janë marrë me porosi vrasjesh. Ka ministra që janë marrë me benefite nga trafiku i drogës.Vetë kryeministri është një padrino që mban koordinator për veprimtarinë e bandave.
    Vetë kryeministri është shndërruar në kryebashkëpunëtorin e organizatave kriminale më të fuqishme shqiptare, të cilave po u krijon mundësinë e artë të investimit të miliarda eurove të tyre në Shqipëri, në këto kulla që mbijnë dhe tani që do fillojnë të përhapen në qytete të tjera.
    Në këto kulla, të cilat janë monumentet më të shëmtuara të drogës dhe krimit. E vërteta është se sot në krye të Policisë së Shtetit është një bashkëpunëtor i bandave, një i emëruar i tyre. Ky drejtor Matriksi, edhe dje arrestuan një bashkëpunëtor të tij trafikant dhe u bë reprezalje tek oficerët e policisë që e arrestuan atë për lirimin e tij.
    Rendi dhe siguria në Shqipëri janë absolutisht në duart e krimit. Krimi urdhëron emërimin e drejtorëve, shkarkimin e tyre.Krimi emëron deputetët. Siç Çyrbja ka shumë e shumë Çyrbe të tjera. Krimi urdhëron emërimin e ministrave. Në të vërtetë, kurrë ndonjëherë në Europë nuk ka pasur një regjim sipërmarrje e përbashkët mes pushtetit dhe krimit siç është kjo në Shqipëri.

    Top Channel

  • Siguria e produkteve, Resuli: Jemi në terrorizëm ushqimor, në pikën kur skandali mbulon skandalin…

    Siguria e produkteve, Resuli: Jemi në terrorizëm ushqimor, në pikën kur skandali mbulon skandalin…

    I ftuar në emisionin e mengjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar Ervin Resuli.

    Ne bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai ka komentuar situatën e rëndë me sigurinë ushqimore në Shqipëri.

    Ervin Resuli: Në kemi një kapitullim, jo shthurje, të Ministrisë së Bujqësisë në bërsinë e saj, sepse nëse ne flasim sot për sigurinë ushqimore ka një shkak pasojë, ka një origjinë çdo gjë të cilat vijnë në mënyrë graduale deri ne pikën ku jemi sot, që skandali mbulon skandalin. Dhe kjo në fakt është e frikshme. Edhe rasti i drejtorit të Tiranës i cili e kishte dhënë dorëheqjen në kohë me diell por që ministrja ja mbante letrën për një ditë me shi. E thënë ndryshe edhe vetë ministrja është e ndërgjegjshme se situata i ka rrëshqitur nga duart që nuk e ka mbledhur në kohën e duhur dhe nuk ka bërë lëvizjet e duhura, përkundrazi e ka vënë poshtë kjo situate e cila në fakt në fund të ditës pasojat e rënda i vuajmë ne. I vuajnë fëmijët tanë, u vuan konsumatori.

    Për të mbetur pak tek pjesa teknike. Rastet janë bërë aq të shpeshta sa ne sot gjendemi në një terrorizëm ushqimor. Unë di të them me bindje të plotë që siguria ushqimore në nivel botëror konsiderohet çështje e sigurisë kombëtare. Imagjino tani që një vend armik i Shqipërisë të dojë të fusë një substancë në një produkt ushqimor dhe çfarë ndodh pastaj me të gjithë popullatën shqiptare. Kemi konsumuar mbi 3500 kg fileto pule që mund të ushqesh mbi 1000 njerëz e me dhjetëra fëmijë. Pra ne kemi qene në mëshirë të fatit… Kemi Skandalin e filetove te pulës, atë të mandarinave që u konsuamuan, luleshtrydhet, specat që u kapen në Kroaci….

    Nuk përjashtohet mundësia që ne të gjitha këto ti kemi konsumuar.

    Ministria ka kapitulluar për të përmbushur ligjin dhe për të dhënë garanci për konsumatorin…

  • Berisha: Siguria ushqimore do jetë çështje kombëtare!

    Berisha: Siguria ushqimore do jetë çështje kombëtare!

    Berisha: Siguria ushqimore do jetë çështje kombëtare!

    Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë një takimi në Malsinë e Madhe, garantoi mbështetje të plotë për fermerët, duke premtuar subvencione për çdo njësitë prodhimi dhe fidan të mbjellur. Ai kritikoi taksat diskriminuese ndaj fermerëve dhe theksoi se do të vendoset një sistem më të drejtë dhe të barabartë.

    “I garantoj fermerët se do subvencionojmë çdo njesi prodhimi. Do subvencionojmë çdo fidan të mbjellur, çdo kokë bagëti. Po, po. Taksa asimetrike, taksa diskriminuese për fermerët merr fund. Do të jetë simetrike, dhe do të ejtë fermeri ai që do të përfitojë nga taksa, jo përpunuesi, i cili në këtë sistem të sotëm nuk ka leversi të blejë prodhimet e fermerit shqiptar dhe merr ato të importit. Jo! Do vendoset tvsh=ja ashtu si në shitje, ashtu edhe në blerje.

    Këtu, siguria ushqimore është pasiguria më e madhe. Mandarinat. Njëherë tjetër dalin të tjera. Njëherë tjetër shpërndahet salmonelë, e cila arrin gjer në Surrel. Ekzakt, po ua them ju këtu, nuk e kam thënë tjetërkund.

    Sëmuret dhe ai vet, del gënjen mjekun dhe i thotë: u sëmura se kam breshka në shtëpi. U sëmur nga salmonela që erdhi me pulat. Erdhi nga deputetët e tij, erdhi nga deputetët e tij salmonela. Mishi i infektuar. Nuk ka asnjë siguri, dhe kur shkoi në spital tha: e kam se mbaj breshka, ma dha breshka salmonelën. Çfarë breshke? Fileto pule! I gënjente mjekët.

    Ndaj dhe, siguria ushqimore do të jetë çështje e sigurisë kombëtare. Po si mund të hyjnë në Shqipëri insekticide kancerogjene që janë ndaluar në Europë? Dhe ky tund pasaportën europaine. Jo, jo, thotë.Pasaportën europiane me pesticide salmonella”, tha Berisha.

  • Berisha: Deri në Surrel shkoi Salmonela, Rama u tha mjekëve se…

    Berisha: Deri në Surrel shkoi Salmonela, Rama u tha mjekëve se…

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ishte në qarkun e Shkodrës sot, ku mbajti fjalim para mbështetësve në Malësinë e Madhe.
    Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal tek siguria ushqimore, duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit.
    Ai tha se edhe kryeministri Edi Rama është prekur nga Salmonela.
    “Këtu siguria ushqimore është pasiguria më e madhe. Nga mandarinat e helmuara, me pesticide, te të tjerat. Një herë tjetër shpërndahet salmonela, e cila arrin gjer në Surrel. Ekzakt ua them unë këtu, s’ua kam thënë tjetërkund. Sëmuret edhe ai vetë e del e gënjen mjekun, i thotë “u sëmura se kam breshka në shtëpi”.
    U sëmur nga salmonela që erdhi me pula. Erdhi nga deputetët e tij salmonela! Mishi i infektuar, nuk ka asnjë siguri. Kur shkoi në spital, u tha ma dhanë breshkat salmonelën, ça breshkash?! Fileto pule (qesh). I gënjente mjekët, i gënjente. Del e na thotë pasaportë europiane. Pasaportë europiane me pesticide, e salmonelë. Siguria ushqimore do jetë çështje e sigurisë kombëtare”, tha Berisha.

  • ‘Salmonela është e rrezikshme për jetën e njeriut’, Shehu: Siguria ushqimore është shkatërruar

    ‘Salmonela është e rrezikshme për jetën e njeriut’, Shehu: Siguria ushqimore është shkatërruar

    Deputeti i PD dhe kandidat për Gjirokastrën, Tritan Shehu, ngriti shqetësimin për mungesën e sigurisë ushqimore në vend, duke fajësuar korrupsionin dhe mungesën e kontrolleve efektive.
    “Siguria ushqimore është shkatërruar për shkak të korrupsionit dhe paaftësisë. Ushqimet dhe medikamentet kanë cilësinë më të ulët në Europë, por ndërkohë çmimet janë ndër më të lartat. Salmonela dhe problemet e tjera ushqimore rrezikojnë shëndetin dhe jetën e qytetarëve”, deklaroi ai.
    Shehu propozoi që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) të kalojë nën varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë, për të garantuar standarde më të larta dhe kontrolle më të rrepta.
    “Sistemi aktual ka dështuar. Korrupsioni ka gërryer institucionet, PS ka hapur rrugën për medikamente të skaduara dhe ka larguar kompanitë serioze farmaceutike. Sot, në shëndetësi vlen vetëm parulla ‘paguaj ose vdis’”, theksoi ai.