Tag: siguria

  • “Siguria nuk negociohet”/ Proda në Sarandë: Nuk do të tolerohet asnjë shkelje, patrullime në çdo plazh

    “Siguria nuk negociohet”/ Proda në Sarandë: Nuk do të tolerohet asnjë shkelje, patrullime në çdo plazh

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda gjatë inspektimit për sezonin turistik në Sarandë, ka njoftuar edhe masa të rëndësishme për garantimin e sigurisë gjatë sezonit turistik.
    Gjatë fjalës së tij, Proda bëri thirrje për respektim të masave, ndërsa nënvizoi se qytetarëve , pushuesve duhet t’u garantohet siguri maksimale.
    “Duhet të garantojmë patrullime në çdo plazh në çdo ambient ku janë pushuesit. Një tjetër rëndësi janë kontrolli i mjeteve lundruese. Nuk do të tolerohet asnjë shkelje, për pjesën e perimetrit të sigurisë, për dokumentacionin dhe pajisjen me elementë të sigurisë për pushuesit. Detyrë tjetër është ndotja akustike dhe siguria rrugore”, tha më tej Proda.

  • Proda në terren për masat e sezonit turistik 2025: Siguria është pasaporta jonë

    Proda në terren për masat e sezonit turistik 2025: Siguria është pasaporta jonë

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda inspektoi nga afër zbatimin e masave të posaçme për sezonin turistik në Sarandë.
    I shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Saimir Boshnjaku, Drejtori i DVP Vlorë Elidon Çela dhe Drejtori i Kufirit Vlorë Blendi Jaho, Drejtori Proda zhvilloi një takim me forcat policore të angazhuara në terren, të cilët i falënderoi për përkushtimin dhe u dha porosi të qarta:
    “Siguria është pasaporta jonë” për qytetarët, vizitorët dhe turistët, ndaj kërkohet më shumë angazhim, profesionalizëm dhe kujdes për çdo pushues e turist, me qëllim që këtë sezon të kemi parametra sigurie akoma më të larta se më parë.
    Plazhet dhe perimetri i sigurisë të jenë nën monitorim të vazhdueshëm, përmes dronëve, patrullave me biçikleta përgjatë vijës bregdetare, njësisë policore detare dhe Policisë Kufitare. Asnjë tolerim ndaj atyre që cënojnë perimetrin e sigurisë për pushuesit.
    Kontrolle rigoroze ndaj mjeteve lundruese, për dokumentacionin, kapacitetin dhe masat e sigurisë (jelekët e shpëtimit).
    Zero tolerancë për zaptimin e hapësirave publike. Çdo rast të referohet dhe të ndëshkohet sipas ligjit. Të intensifikohen veprimet në kuadër të operacionit “Plazh i lirë”, në bashkëpunim edhe me policitë bashkiake në zonat bregdetare.
    Parandalimi i ndotjes akustike kërkon reagim të menjëhershëm ndaj shqetësimeve të qytetarëve, jo vetëm në zonat bregdetare, por në të gjithë vendin.
    Policia Kufitare të marrë masa për shtimin e sporteleve në raste fluksi, me qëllim shmangien e radhëve dhe garantimin e kontrollit efektiv për parandalimin e krimeve ndërkufitare.
    Siguria rrugore është prioritet. Përdorimi i teknologjisë inteligjente dhe bashkërendimi me shërbimet e tjera policore të mundësojë rritjen e parametrave të sigurisë në akset rrugore dhe qendrat e banimit.

  • ‘Siguria botërore kërkon më pak armë bërthamore’, Kosova përkrah SHBA-në dhe BE-në kundër programit iranian

    ‘Siguria botërore kërkon më pak armë bërthamore’, Kosova përkrah SHBA-në dhe BE-në kundër programit iranian

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit të Shteteve të Bashkuara ndaj tre objekteve bërthamore në Iran. Në një postim në Facebook, Kurti tha se siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim bërthamor dhe jo për më shumë bomba që rrezikojnë njerëzimin.
    “Posaçërisht kur shtete autoritare zhvillojnë programe për pajisje me armatim nuklear, kjo çështje bëhet urgjente dhe alarmuese”, shkroi ai.
    Kurti theksoi se Kosova mbështet qëndrimin e SHBA-së dhe të Bashkimit Evropian lidhur me përpjekjet e Iranit për t’u pajisur me armë bërthamore.
    “ShBA-të janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku ynë special”, deklaroi Kurti, duke shtuar se Kosova është e përkushtuar në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe euro-atlantike.
    Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur sulmin “sukses të madh ushtarak” dhe ka paralajmëruar se sulmet do të vazhdojnë nëse Irani nuk pranon paqen.
    Agjencia Botërore për Energji Atomike ka njoftuar se aktualisht nuk ka rritje të nivelit të rrezatimit pranë tri objekteve të goditura nga SHBA-ja, ndërsa autoritetet iraniane kanë mohuar se objektet nukleare janë shkatërruar.

  • Sulmi në bazat nukleare të Iranit, Kosova krah SHBA-së! Kurti: Siguria ka nevojë për më pak bomba bërthamore

    Sulmi në bazat nukleare të Iranit, Kosova krah SHBA-së! Kurti: Siguria ka nevojë për më pak bomba bërthamore

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ditën e sotme pas sulmit amerikan në bazat nukleare të Iranit.

    Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kurti thekson se siguria ndërkombëtare kërkon më pak armatim bërthamor, jo më shumë, veçanërisht kur shtetet autoritare ndjekin programe të rrezikshme të pajisjes me armë nukleare.

    Ai shpreh mbështetjen e plotë të Republikës së Kosovës për qëndrimin e ShBA-ve dhe Bashkimit Evropian kundër programit bërthamor të Iranit.

    Kurti nënvizon rolin jetik të ShBA-ve si aleat i pazëvendësueshëm dhe mik i veçantë i Kosovës. Ai riafirmon përkushtimin e vendit ndaj vlerave demokratike dhe euro-atlantike.

    Reagimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti:

    Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore që vënë në rrezik gjithë njerëzimin. Posaçërisht kur shtete autoritare zhvillojnë programe për pajisje me armatim nuklear, kjo çështje bëhet urgjente dhe alarmuese.

    Republika e Kosovës përkrah qëndrimin e ShBA-ve dhe të Bashkimit Evropian rreth programit të Iranit për t’u pajisur me armë nukleare.

    ShBA-të janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special. Republika e Kosovës është e përcaktuar fuqishëm në mbrojtje të vlerave demokratike dhe euro-atlantike. ShBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur.

  • Spiropali, thirrje Iranit: Ndërprit aktivitetet bërthamore!

    Spiropali, thirrje Iranit: Ndërprit aktivitetet bërthamore!

    Ditën e sotme, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ka marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që zhvillohet në Bruksel.
    Ky Samit përkon me 70-vjetorin e krijimit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

    Spiropali vuri theksin në nevojën e sigurisë në rajonin e Ballkanit perëndimor, si dhe i bëri thirrje Iranit që të ndalojë axhendën e tij bërthamore.
    Fjala e Spiropalit në Asamble:
    Është nder dhe privilegj për mua ti drejtohem kësaj Asambleje të nderuar në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
    I shpreh mirënjohjen tonë organizatorëve dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s për organizimin e kësaj seance të rëndësishme në një kohë kritike për rrugëtimin e sigurisë tonë të përbashkët, vetëm disa ditë përpara një Samiti vendimtar të NATO-s, që do të mbahet në Hagë.
    NATO mbetet gurthemeli i sigurisë tonë transatlantike dhe një dëshmi e gjallë e fuqisë së vlerave të përbashkëta: demokracisë, sundimit të ligjit, lirisë individuale dhe mbrojtjes së përbashkët.
    Shqipëria është krenare që qëndron e vendosur në këtë Aleancë, jo vetëm si anëtare, por si një kontribuese e angazhuar ndaj vizionit dhe misionit të saj.
    Sot takohemi nën hijen e trazirave të mëdha gjeopolitike. Lufta e paprovokuar dhe e paligjshme e agresionit që Rusia ka ndërmarrë kundër Ukrainës vijon të minojë vetë themelet e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.
    Ne, si parlamentarë, si demokratë dhe si aleatë nuk mundemi dhe nuk duhet të qëndrojmë vëzhgues pasivë.Shqipëria, pa asnjë mëdyshje, e ka dënuar këtë agresion dhe i është bashkuar të gjitha masave të NATO-s dhe BE-së, në solidaritet me Ukrainën, përfshi sanksionet, ndihmën ushtarake dhe mbështetjen humanitare.
    Unë personalisht pata nderin, pak ditë më parë, të marr pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, i mbajtur në Odesa, për të përsëritur dhe një herë mbështetjen tonë të plotë dhe pa rezerva ndaj Ukrainës, por edhe për të parë nga afër realitetin e vështirë të jetës nën kërcënime të vazhdueshme, si dhe për t’iu bashkuar Presidentit Zelenski dhe liderëve të tjerë në thirrjen për të ndaluar menjëherë këtë luftë brutale dhe për një proces domethënës që çon drejt një paqejes të drejtë.
    Kolegë,Sikur bota nuk kishte parë mjaftueshëm trazira gjatë viteve të fundit, përshkallëzimi ushtarak së fundmi midis Iranit dhe Izraelit vetëm e rëndon më shumë një botë të bazuar në rregulla, që tashmë është nën trysni të madhe.
    Shqipëria i bën thirrje Iranit të ndërpresë aktivitetet e tij bërthamore dhe të raketave balistike dhe të veprojë në përputhje me detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar, përfshirë Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.
    Një botë që po del jashtë kontrollit kërkon që ne të jemi shumë vigjilentë në të gjitha frontet, përfshi rajonin tonë. Në Ballkanin Perëndimor ndikimet keqdashëse vazhdojnë përpjekjet e tyre për të destabilizuar institucionet demokratike, të nxisin ndasitë dhe të minojnë aspiratat euro-atlantike.
    Shqipëria beson fort se siguria e Ballkanit Perëndimor është e pandashme nga siguria e Evropës dhe e gjithë hapësirës më të gjerë të NATO-s.I bëjmë thirrje aleatëve dhe partnerëve tanë të kenë një angazhim të fuqishëm, politik dhe ushtarak, në rajonin tonë,
    Shqipëria, që me anëtarësimin e saj në vitin 2009, e ka treguar vazhdimisht angazhimin e saj ndaj Aleancës dhe përkushtimin e palëkundur ndaj sigurisë së përbashkët, përmes kontributeve politike, operacionale dhe financiare.
    Qeveria jonë ka rritur ndjeshëm buxhetin për mbrojtjen dhe tashmë e ka arritur synimin prej 2% të PBB, në përputhje me qëllimin e Aleancës për ndarjen e barrës. Ne mbështesim Zotimin e ri për Investime në Mbrojtje: 3.5% për mbrojtjen bazë dhe 1.5% për fusha të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë, një instrument shumë i rëndësishëm për të treguar angazhimin tonë të përbashkët ndaj besueshmërisë së NATO-s dhe mbrojtjes kolektive në të ardhmen.
    Në këtë mënyrë, ne po modernizojmë forcat tona të armatosura, duke shtuar ndërveprueshmërinë dhe duke ngritur në vend infrastrukturë kyçe për NATO-n, përfshi transformimin e Bazës Ajrore të Kuçovës në një qendër strategjike për Aleancën në Ballkanin Prendimor.
    Por, siguria në shekullin 21-të shkon shumë përtej tankeve dhe trupave. Kërcënimet hibride, fushatat e dezinformimit, sulmet kibernetike dhe përdorimi i energjisë dhe migracionit si armë kërkojnë një përgjigje gjithëpërfshirëse.
    Parlamentet tona duhet të luajnë një rol kryesor – në ligjbërje, në mbikqyrje dhe në diskursin publik.Ne në Shqipëri po forcojmë qëndrueshmërinë institucionale, duke investuar tek siguria kibernetike dhe duke punuar për të luftuar narrativat keqdashëse që kërkojnë të shfrytëzojnë çarjet sociale dhe politike.
    Ne gjithashtu besojmë fort se siguria jonë është e ndërlidhur me zhvillimin e institucioneve demokratike, të drejtave të njeriut dhe mundësive ekonomike.
    Një demokraci rezistente është mbrojtja më e mirë ndaj përmbysjes nga jashtë. Prandaj, Shqipëria mbështet partneritetet e NATO-s me vende me mendësi të njëjtë, nga Ballkani Perëndimor deri në Indo-Paqësor, si dhe zgjerimin e vazhdueshëm të Aleancës tonë.
    Ne kemi mbështetur fort dhe kemi përshëndetur anëtarësimin e Finlandës dhe të Suedisë, dhe mbështesim aspiratat e partnerëve të tjerë të kualifikuar që kërkojnë të anëtarësohen në NATO. Zgjerimi na forcon të gjithëve dhe për këtë arsye ne vijojmë të mbështesim fort Politikën e Dyerve të Hapura të Aleancës.
    Të nderuar kolegë,
    Ne, si ligjvënës kemi një përgjegjësi unike. Roli ynë nuk kufizohet vetëm tek caktimi i buxheteve të mbrojtjes apo ratifikimi i traktateve. Ne jemi mbrojtësit demokratikë të zgjedhjeve që vendet tona bëjnë për sigurinë. Ne jemi ura midis forcave tona të armatosura dhe qytetarëve tanë. Ne duhet të garantojmë që misioni i NATO-s jo vetëm të mbrohet në fushëbetejë, por edhe të shpjegohet, të kuptohet dhe të mbështetet në vendet tona.
    Le ta përdorim këtë Asamble jo vetëm si një platformë dialogu, por si një katalizator për veprim të koordinuar. Le të shkëmbejmë praktikat më të mira për mbrojtjen e proceseve demokratike, për luftimin e terrorizmit dhe fuqizimin e qytetarëve tanë me fakte, jo frikë.
    Duke parë përpara, Shqipëria mbështet një NATO me qasje progresive, politikisht e bashkuar, ushtarakisht e fuqishme dhe strategjikisht e zhdërvjelltë. Ne duhet të investojmë në teknologjitë në zhvillim, të rrisim aftësinë tonë për të projektuar stabilitet përtej kufijve tanë dhe të mbrojmë parimin se një sulm ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve.
    Uniteti ynë mbetet forca jonë më e madhe. Le të mos e marrim për të mirëqenë. Në një epokë ndryshimesh të shpejta dhe kërcënimesh të vazhdueshme, NATO duhet të mbetet jo vetëm relevante, por e domosdoshme. Shqipëria është e gatshme të japë kontributin e saj — me vendosmëri, me përgjegjësi dhe me respekt për vlerat që na bashkojnë.
    Në këtë frymë dhe me këtë vendosmëri, jemi të lumtur dhe të nderuar të mikpresim në Tiranë, mbas dy vitesh, në vitin 2027, samitin e parë të NATO-s në rajonin tonë.
    Ky vendim jo vetëm tregon angazhimin tonë ndaj stabilitetit, unitetit dhe bashkëpunimit rajonal, por edhe shpjegon rëndësinë strategjike të angazhimit të qëndrueshëm të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.
    Duke e mbyllur, më lejoni të përsëris angazhimin e Kuvendit të Shqipërisë ndaj parimeve dhe objektivave të kësaj Asambleje.Ne qëndrojmë së bashku – në dialog, në mbrojtje dhe në vendosmëri për një botë më të mirë dhe më të sigurtë për ne dhe për të gjithë.

  • “Siguria e Ballkanit në rrezik”, Spiropali thirrje Iranit: Ndal aktivitetet bërthamore!

    “Siguria e Ballkanit në rrezik”, Spiropali thirrje Iranit: Ndal aktivitetet bërthamore!

    Nga samiti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po zhvillohet në Bruksel, kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali i ka bërë thirrje Iranit që të ndalë aktivitetin e tij bërthamor dhe sulmet ndaj Izraelit.
    “Në solidaritet me Ukrainë përfshirë sanksionet, ndihmë ushtarake dhe përfshirjen humanitare. Sikur bota nuk kishte parë mjaftueshëm trazira gjatë viteve të fundit, përshkallëzimi ushtarak së fundmi midis Iranit dhe Izraelit vetëm e rëndon më shumë një botë të trazuar në rregulla, që tashmë është nën trysni të madhe, Shqipëria riafirmon të drejtën e Izraelit dhe i bëjmë thirrje Iranit të ndërpresë aktivitetet e tij bërthamore dhe të raketave balistike, të veprojë në përputhje me detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar, përfshirë Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore”, tha Spiropali.
    Ndër të tjera, ajo u ndal te siguria në Ballkan duke theksuar se jemi të rrezikuar nga ndikime keqdashëse dhe tentativa për të bllokuar aspiratën europiane të vendeve të rajonit tonë.
    “Një botë që po del jashtë kontrollit kërkon që ne të jemi shumë vigjilentë në të gjitha frontet, përfshirë rajonin tonë. Në Ballkanin Perëndimor ndikimet keqdashëse vazhdojnë përpjekjet e tyre për të destabilizuar institucionet demokratike, të nxisin ndasitë dhe të minojnë aspiratat euroatlantike. Shqipëria beson fort se siguria e BP është e pandarë nga siguria e Europës dhe e gjithë hapësirë më të gjerë të NATO-s. I bëjmë thirrje aleatëve të kenë një angazhim të fuqishëm politik dhe ushtarak në rajonin tonë”, deklaroi Spiropali.

  • “Shqipëria riafirmon të drejtën e Izraelit”/ Spiropali në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s: Irani të ndërpresë aktivitet bërthamore

    “Shqipëria riafirmon të drejtën e Izraelit”/ Spiropali në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s: Irani të ndërpresë aktivitet bërthamore

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, gjatë fjalës të saj në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po zhvillohet në Bruksel, theksoi se Shqipëria riafirmon të drejtën e Izraelit dhe i bën thirrje Iranit të ndërpresë aktivitetet bërthamore.

    “Shqipëria riafirmon të drejtën e Izraelit dhe i bëjmë thirrje Iranit të ndërpresë aktivitet bërthamore dhe raketave balistike dhe të veprojë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe traktatin për mospërhapjen e armëve bërthamore”-tha Spiropali.
    Spiropali theksoj edhe mbështetjen e plotë ndaj Ukrainës si dhe thirrje Rusisë të ndalojë luftën.
    Fjala e plotë e Spiropalit:
    Është nder dhe privilegj për mua ti drejtohem kësaj Asambleje të nderuar në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
    I shpreh mirënjohjen tonë organizatorëve dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s për organizimin e kësaj seance të rëndësishme në një kohë kritike për rrugëtimin e sigurisë tonë të përbashkët, vetëm disa ditë përpara një Samiti vendimtar të NATO-s, që do të mbahet në Hagë.
    NATO mbetet gurthemeli i sigurisë tonë transatlantike dhe një dëshmi e gjallë e fuqisë së vlerave të përbashkëta: demokracisë, sundimit të ligjit, lirisë individuale dhe mbrojtjes së përbashkët.
    Shqipëria është krenare që qëndron e vendosur në këtë Aleancë – jo vetëm si anëtare, por si një kontribuese e angazhuar ndaj vizionit dhe misionit të saj.
    Sot takohemi nën hijen e trazirave të mëdha gjeopolitike. Lufta e paprovokuar dhe e paligjshme e agresionit që Rusia ka ndërmarrë kundër Ukrainës vijon të minojë vetë themelet e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.
    Ne, si parlamentarë, si demokratë dhe si aleatë nuk mundemi dhe nuk duhet të qëndrojmë vëzhgues pasivë. Shqipëria, pa asnjë mëdyshje, e ka dënuar këtë agresion dhe i është bashkuar të gjitha masave të NATO-s dhe BE-së, në solidaritet me Ukrainën, përfshi sanksionet, ndihmën ushtarake dhe mbështetjen humanitare.
    Unë personalisht pata nderin, pak ditë më parë, të marr pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, i mbajtur në Odesa, për të përsëritur dhe një herë mbështetjen tonë të plotë dhe pa rezerva ndaj Ukrainës, por edhe për të parë nga afër realitetin e vështirë të jetës nën kërcënime të vazhdueshme, si dhe për t’iu bashkuar Presidentit Zelenski dhe liderëve të tjerë në thirrjen për të ndaluar menjëherë këtë luftë brutale dhe për një proces domethënës që çon drejt një paqejes të drejtë.
    Kolegë, Sikur bota nuk kishte parë mjaftueshëm trazira gjatë viteve të fundit, përshkallëzimi ushtarak së fundmi midis Iranit dhe Izraelit vetëm e rëndon më shumë një botë të bazuar në rregulla, që tashmë është nën trysni të madhe.
    Shqipëria i bën thirrje Iranit të ndërpresë aktivitetet e tij bërthamore dhe të raketave balistike dhe të veprojë në përputhje me detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar, përfshirë Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.
    Një botë që po del jashtë kontrollit kërkon që ne të jemi shumë vigjilentë në të gjitha frontet, përfshi rajonin tonë. Në Ballkanin Perëndimor ndikimet keqdashëse vazhdojnë përpjekjet e tyre për të destabilizuar institucionet demokratike, të nxisin ndasitë dhe të minojnë aspiratat euro-atlantike.
    Shqipëria beson fort se siguria e Ballkanit Perëndimor është e pandashme nga siguria e Evropës dhe e gjithë hapësirës më të gjerë të NATO-s. I bëjmë thirrje aleatëve dhe partnerëve tanë të kenë një angazhim të fuqishëm, politik dhe ushtarak, në rajonin tonë,
    Shqipëria, që me anëtarësimin e saj në vitin 2009, e ka treguar vazhdimisht angazhimin e saj ndaj Aleancës dhe përkushtimin e palëkundur ndaj sigurisë së përbashkët, përmes kontributeve politike, operacionale dhe financiare.
    Qeveria jonë ka rritur ndjeshëm buxhetin për mbrojtjen dhe tashmë e ka arritur synimin prej 2% të PBB, në përputhje me qëllimin e Aleancës për ndarjen e barrës. Ne mbështesim Zotimin e ri për Investime në Mbrojtje: 3.5% për mbrojtjen bazë dhe 1.5% për fusha të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë, një instrument shumë i rëndësishëm për të treguar angazhimin tonë të përbashkët ndaj besueshmërisë së NATO-s dhe mbrojtjes kolektive në të ardhmen.
    Në këtë mënyrë, ne po modernizojmë forcat tona të armatosura, duke shtuar ndërveprueshmërinë dhe duke ngritur në vend infrastrukturë kyçe për NATO-n, përfshi transformimin e Bazës Ajrore të Kuçovës në një qendër strategjike për Aleancën në Ballkanin Prendimor.
    Por, siguria në shekullin 21-të shkon shumë përtej tankeve dhe trupave. Kërcënimet hibride, fushatat e dezinformimit, sulmet kibernetike dhe përdorimi i energjisë dhe migracionit si armë kërkojnë një përgjigje gjithëpërfshirëse.
    Parlamentet tona duhet të luajnë një rol kryesor – në ligjbërje, në mbikqyrje dhe në diskursin publik. Ne në Shqipëri po forcojmë qëndrueshmërinë institucionale, duke investuar tek siguria kibernetike dhe duke punuar për të luftuar narrativat keqdashëse që kërkojnë të shfrytëzojnë çarjet sociale dhe politike.
    Ne gjithashtu besojmë fort se siguria jonë është e ndërlidhur me zhvillimin e institucioneve demokratike, të drejtave të njeriut dhe mundësive ekonomike.
    Një demokraci rezistente është mbrojtja më e mirë ndaj përmbysjes nga jashtë. Prandaj, Shqipëria mbështet partneritetet e NATO-s me vende me mendësi të njëjtë, nga Ballkani Perëndimor deri në Indo-Paqësor, si dhe zgjerimin e vazhdueshëm të Aleancës tonë.
    Ne kemi mbështetur fort dhe kemi përshëndetur anëtarësimin e Finlandës dhe të Suedisë, dhe mbështesim aspiratat e partnerëve të tjerë të kualifikuar që kërkojnë të anëtarësohen në NATO. Zgjerimi na forcon të gjithëve dhe për këtë arsye ne vijojmë të mbështesim fort Politikën e Dyerve të Hapura të Aleancës.
    Të nderuar kolegë, Ne, si ligjvënës kemi një përgjegjësi unike. Roli ynë nuk kufizohet vetëm tek caktimi i buxheteve të mbrojtjes apo ratifikimi i traktateve. Ne jemi mbrojtësit demokratikë të zgjedhjeve që vendet tona bëjnë për sigurinë. Ne jemi ura midis forcave tona të armatosura dhe qytetarëve tanë. Ne duhet të garantojmë që misioni i NATO-s jo vetëm të mbrohet në fushëbetejë, por edhe të shpjegohet, të kuptohet dhe të mbështetet në vendet tona.
    Le ta përdorim këtë Asamble jo vetëm si një platformë dialogu, por si një katalizator për veprim të koordinuar. Le të shkëmbejmë praktikat më të mira për mbrojtjen e proceseve demokratike, për luftimin e terrorizmit dhe fuqizimin e qytetarëve tanë me fakte, jo frikë.
    Duke parë përpara, Shqipëria mbështet një NATO me qasje progresive, politikisht e bashkuar, ushtarakisht e fuqishme dhe strategjikisht e zhdërvjelltë. Ne duhet të investojmë në teknologjitë në zhvillim, të rrisim aftësinë tonë për të projektuar stabilitet përtej kufijve tanë dhe të mbrojmë parimin se një sulm ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve.
    Uniteti ynë mbetet forca jonë më e madhe. Le të mos e marrim për të mirëqenë. Në një epokë ndryshimesh të shpejta dhe kërcënimesh të vazhdueshme, NATO duhet të mbetet jo vetëm relevante, por e domosdoshme. Shqipëria është e gatshme të japë kontributin e saj — me vendosmëri, me përgjegjësi dhe me respekt për vlerat që na bashkojnë.
    Në këtë frymë dhe me këtë vendosmëri, jemi të lumtur dhe të nderuar të mikpresim në Tiranë, mbas dy vitesh, në vitin 2027, samitin e parë të NATO-s në rajonin tonë.
    Ky vendim jo vetëm tregon angazhimin tonë ndaj stabilitetit, unitetit dhe bashkëpunimit rajonal, por edhe shpjegon rëndësinë strategjike të angazhimit të qëndrueshëm të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.
    Duke e mbyllur, më lejoni të përsëris angazhimin e Kuvendit të Shqipërisë ndaj parimeve dhe objektivave të kësaj Asambleje. Ne qëndrojmë së bashku – në dialog, në mbrojtje dhe në vendosmëri për një botë më të mirë dhe më të sigurtë për ne dhe për të gjithë.

    Top Channel

  • Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak

    Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak

    Ambasada amerikane në Irak po përgatitet për një urdhër të mundshëm evakuimi për shkak të rreziqeve në rritje të sigurisë për amerikanët në rajonin e gjerë.

    Lajmi konfirmohet nga agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një zyrtar irakian dhe një burim amerikan të informuar mirë.
    Më herët gjatë ditës së sotme, Ministri i Mbrojtjes iraniane, Aziz Nasirzadeh, tha se Teherani do të sulmojë bazat amerikane në rajon nëse negociatat me Uashingtonin mbi programin bërthamor të Iranit dështojnë dhe shpërthen një konflikt i armatosur me Shtetet e Bashkuara.
     

    Top Channel

  • Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatiten të evakuojnë ambasadën e saj në Irak

    Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatiten të evakuojnë ambasadën e saj në Irak

    Ambasada amerikane në Irak po përgatitet për një urdhër të mundshëm evakuimi për shkak të rreziqeve në rritje të sigurisë për amerikanët në rajonin e gjerë.

    Lajmi konfirmohet nga agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një zyrtar irakian dhe një burim amerikan të informuar mirë.
    Më herët gjatë ditës së sotme, Ministri i Mbrojtjes iraniane, Aziz Nasirzadeh, tha se Teherani do të sulmojë bazat amerikane në rajon nëse negociatat me Uashingtonin mbi programin bërthamor të Iranit dështojnë dhe shpërthen një konflikt i armatosur me Shtetet e Bashkuara.
     

    Top Channel

  • “Riarmatimi i Europës, prioritet”/ Kryeministrja e Danimarkës konferencë të përbashkët me Ramën: Siguria është çështja kryesore

    “Riarmatimi i Europës, prioritet”/ Kryeministrja e Danimarkës konferencë të përbashkët me Ramën: Siguria është çështja kryesore

    “Faleminderit për mikpritjen. Ishte mikpritje shumë e ngrohtë në Shqipëri sot. Europa po përballet me një sërë sfidash dhe na duhet ky format ku shtetet ulen në tryezë dhe diskutojnë çështje të rëndësishme. Siguria do jetë çështja jonë kryesore, pasi jetojmë në një botë të pasigurt. Rusia është një kërcënim i madh.
    Riartmatimi i Evropës duhet të jetë prioritet i ynë. Çështja nr.1 është siguria dhe kjo vlen edhe për Ukrainën. Ata janë angazhuar për armëpushim pro duhet të nxisim Rusinë duke shtuar sanksione. Ne jemi një treg vërtetë i madh. Duhet t’i japim fund karburantit dhe gazit nga Rusia. Duhet të jemi konkurrent që klientët të kenë energji me kosto të ulët dhe të gjelbër.
    Një çështje është edhe emigracioni, migracioni ka qenë i pakontrolluar deh pasojat janë të panumërta. Unë them që ju keni bërë një punë shumë të mirë dhe jemi gati për të marrë stafetën”-u shpreh kryeministrja e Danimarkës.

    Top Channel