Tag: siguria

  • Nga Komani në Ksamil, “Siguria Detare”, bllokon 34 mjete lundruese, konfirmon 19 persona të shpëtuar

    Nga Komani në Ksamil, “Siguria Detare”, bllokon 34 mjete lundruese, konfirmon 19 persona të shpëtuar

    Policia e Shtetit bëri të ditur sot se po vijon operacioni “Siguria Detare”, me kontrolle të shtuara nga Ksamili, në Velipojë dhe në gjithë hapësirat ujore të vendit.
    Si rezultat, janë bllokuar 34 mjete lundruese, nga të cilat 15 për shkelje të perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve.

    Sipas Policisë, drejtuesit janë ndëshkuar me masa administrative deri në 100 mijë lekë.
    Përgjatë një jave janë kontrolluar gjithsej 473 mjete. Në 8 raste Policia Kufitare ka ndërhyrë për të shpëtuar 19 shtetas, shqiptarë dhe të huaj, në rrezik për shkak të dallgëve apo defekteve në mjete.
    Po ashtu, në bashkëpunim me autoritetet greke, është bllokuar një gomone e vjedhur në Kanalin e Vivarit, pranë Butrintit, duke vijuar hetimet për autorët.
    Policia apelon për respektimin e rregullave të sigurisë detare dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112.

  • TRONDITËSE në Vorë! Skandal me produkte të skaduara, arrestohen dy persona. Emrat

    TRONDITËSE në Vorë! Skandal me produkte të skaduara, arrestohen dy persona. Emrat

    Një magazinë horror në Vorë është zbuluar si qendra e falsifikimit të produkteve ushqimore të skaduara, që më pas shiteshin si të freskëta në treg. Aty ku duhej të kishte siguri ushqimore, është ndërtuar një skemë kriminale me rrezik të lartë për jetën e qytetarëve!
    Arrestime dhe sekuestrime – “Siguria Ushqimore” zbardh rrjetin
    Gjatë operacionit policor “Siguria Ushqimore”, janë arrestuar në flagrancë:

    Florenc Domi, 38 vjeç – administrator i magazinës

    Agim Domi, 58 vjeç – magazinier

    Ndërkohë janë proceduar penalisht:

    S. T., 56 vjeç – ortaku i biznesit

    A. D., 36 vjeç – shofer i transportit të mallrave

    Nga kontrolli në magazinë u sekuestruan 716 koli dhe dhjetëra kilogramë mallra ushqimore të përpunuara, të cilat kishin skaduar që në janar dhe shkurt 2025, por që ishin etiketuar me data të rreme për t’u shitur sërish!
    Skema: nga tregjet, drejt helmit në pjatat tona!
    Sipas hetimeve, subjekti ushtronte aktivitet import-eksport dhe grumbullonte mallra të skaduara nga tregjet e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Pasi ndërroheshin etiketat, produktet hidhnin sërish rrënjë në treg, pa asnjë dokument tatimor apo ligjor.
    Konsumatorët blinin ushqim të rrezikshëm, të cilin e besonin si të sigurt.
    Akuzat “shumëkatshe” ndaj grupit
    Prokuroria i ka kaluar materialet për ndjekje penale për një sërë veprash të rënda, përfshirë:

    Falsifikim etiketash dhe formularësh zyrtarë

    Fshehje të ardhurash dhe mos pagim taksash

    Punësim të paligjshëm

    Prodhim dhe tregtim ushqimesh të rrezikshme për shëndetin publik

    🛑 Ky është vetëm një rast që u kap! Po të tjerat?! A e dimë vërtet çfarë hamë çdo ditë?
    Autoritetet paralajmërojnë kontrolle të tjera të imtësishme në magazina, dyqane dhe supermarkete, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje të verifikojnë mirë produktet që blejnë dhe të raportojnë çdo dyshim për skadencën.

  • “Siguria Ushqimore”/ Zbulohet në Vorë magazina ku falsifikoheshin skadencat e produkteve ushimore

    “Siguria Ushqimore”/ Zbulohet në Vorë magazina ku falsifikoheshin skadencat e produkteve ushimore

    Një magazinë në Vorë që falsifikonte datat e skadencës së produkteve ushqimore është zbuluar nga Policia e Tiranës, duke çuar në pranga administratorin e subjektit, 38 vjeç, si dhe magazinieri, 58 vjeç.
    Sipas asaj që bën të ditur policia është sekuestruar sasi e mëdha mallrash ushqimore të përpunuara, të skaduara në muajin janar dhe shkurt me etiketa skadence të falsifikuara.
    Njoftimi i Policisë:
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria Ushqimore”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DPPSh, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 7.
    Zbulohet në Vorë një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara, të cilat më pas hidheshin sërish në treg.
    Sekuestrohen sasi të mëdha mallrash ushqimore të përpunuara  të skaduara në muajin janar dhe shkurt me etiketa skadence të falsifikuara.
    Arrestohen në flagrancë administratori i magazinës dhe magazinieri. Procedohen penalisht ortaku dhe shoferi i magazinës.
    Në kuadër të planit të masave për kontrollet në magazina, dyqane dhe supermarkete, me qëllim parandalimin e tregtimit të produkteve ushqimore të skaduara, u finalizua operacioni “Siguria Ushqimore”.
    Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit F. D., 38 vjeç, administrator i subjektit dhe A. D., 58 vjeç, magazinier.
    U proceduan penalisht shtetasit S. T., 56 vjeç, ortaku i subjektit dhe  A. D., 36 vjeç, shofer i magazinës.
    Nga hetimet rezultoi se subjekti me aktivitet import-eksport dhe tregtim të produkteve industriale dhe ushqimore, grumbullonte produkte të skaduara nga tregje të ndryshme në Tiranë, Durrës e Elbasan, u falsifikonte datat e skadencës dhe i hidhte sërish në treg, pa dokumentacion tatimor.
    Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e prova materiale 716 koli  dhe dhera kilogramë me mallra ushqimorë të përpunuara që kishin afatin e skadencës në janar dhe shkurt 2025 dhe afati i skadencës ishte falsifikuar me qëllim rihedhjen në treg për shitje.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.
    Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me sigurinë ushqimore në numrin pa pagesë 112.

  • Siguria ushqimore, Rama: Ka filluar konfiskimi i bulmetit. Duhet të përmbushim kriteret e BE-së

    Siguria ushqimore, Rama: Ka filluar konfiskimi i bulmetit. Duhet të përmbushim kriteret e BE-së

    “Jemi duke punuar për një sistem të ri të furnizimit të naftës. Është një mundësi për të kaluar edhe te furnizimi i naftës me një komponent të ri të shtetit si protagonist në realizimin e kontratave, që do sjellë kontroll mbi çmimin dhe gjithë sistemin e qarkullimit të naftës.
    Tjetra, po punojmë për çështjen e barnave mjekësore, për furnizimin e gjithë sistemit, publik dhe privat me shtetin si palë. Ka ardhur koha të kalojmë në një rol të ri të shtetit në ekonomi.

    E fundit që kam, është siguria ushqimore. Na duhet të hedhim hapa para. Me pezullimin e AKU-së dhe nisjen e një procesi provimi për të gjithë inspektorët e AKU dhe hapjen e mundësisë që të tjerët të përfshihen në agjenci. Kemi hedhur vetëm hapin e parë. Ka filluar procesi i konfiskimit dhe kontrollit të qumështit pa faturë. Qumësht dhe bulmet i freskët pa faturë nuk do lejohet. Ky është vetëm fillimi. Në tërësi besoj që do të jetë një punë që do bazohet te vazhdimësia por nuk do jetë aq e vështirë”, u shpreh Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në mbledhje me deputetët e Tiranës.

  • Siguria në plazhe… Pushuesit të shqetësuar për mungesën e rojeve të sigurisë për të evituar tragjeditë

    Siguria në plazhe… Pushuesit të shqetësuar për mungesën e rojeve të sigurisë për të evituar tragjeditë

    Këtë sezon turistik, masat e sigurisë në disa plazhe përgjatë Adriatikut mbeten shqetësuese.

    Edhe pse është detyrim ligjor, mungesa e rojeve bregdetare në kullat e vrojtimit vazhdon të jetë problem i përsëritur. Fatkeqësisht, nuk kanë munguar as humbjet e jetës mes pushuesve.
    Rasti më i fundit është ai i një 41-vjeçari nga Durrësi, i cili humbi jetën të dielën e kaluar në Sektor Rinia, ku roja e plazhit mungonte.
    “Duhet të vendosen roje, se ka edhe fëmijë. Kanë ndodhur aksidente. Mungon siguria dhe ka shumë turistë.”
    “Siguri nuk ka, por po rrijmë me shpresën që ka. Unë jam si kalamajtë, s’di not. Jeta është e shtrenjtë dhe për qejf po vijmë.”
    “Vetë duhet të jemi të përgjegjshëm… Rojet bregdetare duhet të jenë të parët. Duhet të vini ju televizionet që ata të hipin në kullë.”
    Situata nuk është e njëjtë përgjatë gjithë vijës bregdetare, pasi në disa zona vrojtuesit nuk mungojnë dhe pushuesit ndihen të sigurt.
    “Ku jemi ne janë të kujdesshëm në këtë zonë, por nuk e di në zonat e tjera. Siguria është gjëja më e rëndësishme për të gjithë ne që vijmë në plazh.”
    “Duhet të jenë, por ata edhe do të lëvizin (nga kulla), njeriu do të pijë një kafe. Ka roje, duhet t’i kërkosh, t’i gjesh rojet.”
    Ndërsa plazhet mbushen çdo ditë e më shume me turistë vendas e të huaj, mungesa e rojeve në disa zona dhe vëmendja e pamjaftueshme e autoriteteve mund të rrezikojë jetë, ndaj kërkohen kontrolle të shtuara dhe ndërhyrje për të garantuar sigurinë gjatë sezonit turistik.

    Top Channel

  • Trafiku nga Kosova drejt Shqipërisë, reagon Ilir Proda: Ishin burimi kryesor i ngjarjeve kriminale, siguria nuk negociohet 

    Trafiku nga Kosova drejt Shqipërisë, reagon Ilir Proda: Ishin burimi kryesor i ngjarjeve kriminale, siguria nuk negociohet 

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka shpërndarë një mesazh pas finalizimit me sukses të disa operacioneve policore të rëndësishme, ndër to edhe operacioni i fundit i Policisë së Kukësit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, që çoi në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme armësh dhe arrestimin e dy shtetasve nga Kosova.
    “Çdo armë e ndaluar është një jetë e shpëtuar. Çdo rrjet i çmontuar është një krim i parandaluar,” tha Proda, duke theksuar rëndësinë e veprimeve parandaluese dhe bashkëpunimit me qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër krimit të organizuar.
    Ai vlerësoi bashkëpunimin me Policinë e Kosovës si një model suksesi rajonal dhe bëri thirrje për mbështetje dhe besim nga qytetarët, duke u shprehur se Policia e Shtetit është e përkushtuar maksimalisht për garantimin e sigurisë në çdo cep të vendit.
    Në përfundim, Proda përcolli një mesazh të qartë: “Siguria nuk negociohet! Policia dhe qytetarët, një forcë e pandalshme.”

  • Siguria e instalimeve elektrike dhe pajisjeve nën presion, Balluku: Bashkëpunim për më shumë siguri të sezonit turistik

    Siguria e instalimeve elektrike dhe pajisjeve nën presion, Balluku: Bashkëpunim për më shumë siguri të sezonit turistik

    Politikë E Premte, 4 Korrik 2025 18:33

    Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku, ka ndarë një video të kontrolleve nga grupet e inspektorëve të ISHTI, kjo për sigurinë e instalimeve elektrike dhe pajisjeve nën presion. Sipas Ballukut, mbi 200 struktura akomoduese janë të verifikuara. ”Siguria e Instalimeve Elektrike dhe Pajisjeve nën Presion gjatë sezonit turistik, grupet e inspektorëve të ISHTI, kontrolle në terren përgjatë zonave bregdetare. Mbi 200 struktura akomoduese të verifikuara. Bashkëpunim për më shumë siguri”.

  • Ilir Proda: “Siguria nuk negociohet”

    Ilir Proda: “Siguria nuk negociohet”

    “Siguria nuk negociohet”
    Drejtor Proda në terren për masat e sezonit turistik 2025

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, inspektoi nga afër zbatimin e masave të posaçme për sezonin turistik në Sarandë.
    I shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Saimir Boshnjaku, Drejtori i DVP Vlorë Elidon Çela dhe Drejtori i Kufirit Vlorë Blendi Jaho, Drejtori Proda zhvilloi një takim me forcat policore të angazhuara në terren, të cilët i falënderoi për përkushtimin dhe u dha porosi të qarta:
    ✅ “Siguria është pasaporta jonë” për qytetarët, vizitorët dhe turistët, ndaj kërkohet më shumë angazhim, profesionalizëm dhe kujdes për çdo pushues e turist, me qëllim që këtë sezon të kemi parametra sigurie akoma më të larta se më parë.
    ✅ Plazhet dhe perimetri i sigurisë të jenë nën monitorim të vazhdueshëm, përmes dronëve, patrullave me biçikleta përgjatë vijës bregdetare, njësisë policore detare dhe Policisë Kufitare. Asnjë tolerim ndaj atyre që cënojnë perimetrin e sigurisë për pushuesit.
    ✅ Kontrolle rigoroze ndaj mjeteve lundruese, për dokumentacionin, kapacitetin dhe masat e sigurisë (jelekët e shpëtimit).
    ✅ Zero tolerancë për zaptimin e hapësirave publike. Çdo rast të referohet dhe të ndëshkohet sipas ligjit. Të intensifikohen veprimet në kuadër të operacionit “Plazh i lirë”, në bashkëpunim edhe me policitë bashkiake në zonat bregdetare.
    ✅ Parandalimi i ndotjes akustike kërkon reagim të menjëhershëm ndaj shqetësimeve të qytetarëve, jo vetëm në zonat bregdetare, por në të gjithë vendin.
    ✅ Policia Kufitare të marrë masa për shtimin e sporteleve në raste fluksi, me qëllim shmangien e radhëve dhe garantimin e kontrollit efektiv për parandalimin e krimeve ndërkufitare.
    ✅ Siguria rrugore është prioritet. Përdorimi i teknologjisë inteligjente dhe bashkërendimi me shërbimet e tjera policore të mundësojë rritjen e parametrave të sigurisë në akset rrugore dhe qendrat e banimit.
    ✅ Punonjësit e Policisë janë pika e parë e kontaktit me vizitorët dhe turistët, ndaj duhet të jenë model në sjellje, komunikim dhe shërbim, për të përçuar besim dhe imazh pozitiv te qytetarët dhe vizitorët.
    Në vijim, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Saimir Boshnjaku dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Elidon Çela e njohën Drejtor Prodën me zbatimin e masave në terren.
    Policia e Shtetit është në shërbim të sigurisë së çdo qytetari, vizitori dhe turisti. Bashkë për një sezon të qetë, të sigurt dhe të paharrueshëm!

  • “Siguria është pasaporta jonë”, Drejtori i Policisë tregon masat e marra për sezonin turistik

    “Siguria është pasaporta jonë”, Drejtori i Policisë tregon masat e marra për sezonin turistik

    Policia ka prezantuar masat e marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Nga Saranda ku prezantoi këto masa, Ilir Proda kreu i policisë së shtetit deklaroi se siguria nuk do të negociohet. Uniformat blu do të kenë një vëmendje më të shtuar mbi hapësirat publike dhe jo vetëm, në plazhe.

    “Siguria është “pasaporta jonë” për qytetarët, vizitorët dhe turistët, ndaj kërkohet më shumë angazhim, profesionalizëm dhe kujdes për çdo pushues e turist, me qëllim që këtë sezon të kemi parametra sigurie akoma më të larta se më parë. Plazhet dhe perimetri i sigurisë të jenë nën monitorim të vazhdueshëm, përmes dronëve, patrullave me biçikleta përgjatë vijës bregdetare, njësisë policore detare dhe Policisë Kufitare. Asnjë tolerim ndaj atyre që cenojnë perimetrin e sigurisë për pushuesit”-tha Proda
    Fokusi do të jetë edhe tek mjetet lundruese, të cilat do të jenë nën kontroll për dokumentacion dhe për masat e sigurisë. Ndërkohë që kreu i policisë kërkoi dhe respektimin e orarit për ndotjen akustike.

    “Parandalimi i ndotjes akustike kërkon reagim të menjëhershëm ndaj shqetësimeve të qytetarëve, jo vetëm në zonat bregdetare, por në të gjithë vendin. Policia Kufitare të marrë masa për shtimin e sporteleve në raste fluksi, me qëllim shmangien e radhëve dhe garantimin e kontrollit efektiv për parandalimin e krimeve ndërkufitare.”
    Muajt korrik-gusht janë përbëjnë periudhën me numrin më të lartë të turistëve që hyjnë në vendin tonë, ndaj dhe angazhimi i strukturave vendore dhe jo vetëm është i rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.
    /vizionplus.tv