Deputetët e opozitës në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjes ngritën shqetësimin për cenimin e sigurisë kombëtare gjatë viteve të fundit për shkak të lidhjeve të krimit me zyrtarët dhe qeverinë, niveli i narkorafikut, pastrimi i parave dhe ndikimi te bizneset, investimet e huaja dhe ekonomia.
Pas hapjes së punimeve nga kreu i këtij komisioni, Bledi Çuçi, i pari që mori fjalën ishte deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili ngriti shqetësimin e rendit dhe të sigurisë në vend, duke theksuar se siguria e vendit po kërcënohet seriozisht dhe se raporti i DASH dhe takimi i Arubas duhet të ishin objekt diskutimi dhe debatesh në Komision dhe deri në Parlament.
“Duke marrë parasysh gjendjen aktuale të vendit, bazuar te raportet ndërkombëtare, siç ishte dhe ai I DASH. Duke iu bazuar dhe raporteve të Antimafias italiane, është me rëndësi që ky komision, përpos projektligjeve të reja, të respektojë dhe garantojë respektimin e ligjeve aktuale sot, pasi cenohet siguria. Ne duhet të garantojmë që ligjet që kemi sot, të respektohen. Duhet të vëmë para përgjegjësisë njerëzit që s’po kryejnë detyrat, sidomos ata të sigurisë. Ky komision duhet të informohet për takimet që supozohet dhe sipas raporteve të Antimafias italiane që politikanë të niveleve të larta kanë pasur kontakte dhe takime me personalitet të krimit të organizuar. PD do të jetë e hapur për debat, që të çojmë para agjendën drejt BE”, tha ai.
Më tej ligjvënësi i PD-së vuri theksin te rëndësia e sigurisë kombëtare dhe e rendit në vend, teksa kërkoi diskutime konkrete për dy nga çështjet më të rëndësishme, si raporti i DASH dhe takimi i Arubas.
“Siguria është e të gjithëve nuk i përket një partie. Nuk duhet të harrojmë që në këtë vend prej kohësh kemi pasur qytetarë të pafajshëm që kanë ngelur viktima të përplasjeve mes bandave. Kjo do të jetë një çështje që ky komision duhet të merret. PD është e hapur për diskutime për të siguruar rendin në vend, sepse siguria është në rrezik”, tha Balliu.
Në të njëjtin diskurs ishte edhe deputeti tjetër i PD-së, Gent Strazimiri, që gjithashtu ngriti shqetësimin për implikimin e zyrtarëve të qeverisë me krimin e organizuar, duke u shprehur se “siguria kombëtare është e cenuar dhe në rrezik”, duke kërkuar edhe marrjen e masave.
Kurse Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, u shpreh se arsyeja pse komisionit iu ndërrua emri nga “Komisioni për Sigurinë Kombëtare”, është sepse kjo mazhorancë dhe kryeministri Rama ia kanë besuar sigurinë Kombëtare karteleve të drogës.
Ai megjithatë ka siguruar se edhe pse përballë një qeverie të dalë sipas tij nga një farsë elektorale nga 11 maji, do të vijojnë punën në komisione dhe jetë parlamentare.
“Në një demokraci normale produkti votës së lirë, komisioni, ka një autoritet të fortë kontrolli të politikave në disa ministri dhe ndaj Shërbimit Informativ. Por kur e gjitha vjen si rezultat i një farse ekonomike, edhe fusha e veprimit të komisionit është e cunguar. Shihni që nga emri, ka 35 vite që ky komision quhej Komision i Sigurisë Kombëtare. Me një operacion plastik të narkosit në pushtet u hoq “siguria kombëtare” pasi tashmë i është besuar karteleve. Do japin llogari Agasi, Troplinët, Suel Çela, e të tjerët”, tha deputeti i PD-së në komision.
Depueti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, vuri theksin te cenimi i sigurisë kombëtare nga ekonomia dhe rënia e vazhdueshme e euros, duke kërkuar raportime në Komision nga krerët e institucioneve.
Kurse kryetari i komisionit në mbyllje të mbledhjes së komisionit, i garantoi opozitës aksesin e shprehjes në komision derisa të ishte ai kryetar, por sipas rregullave, etikës dhe kushtetutës, duke kujtuar se objektet e komisionit ishin kryesisht ndryshe nga një pjesë e diskutimeve që u bënë.
Por ai pranoi se ato që u thanë në lidhje me rendin dhe sigurinë do të trajtoheshin në vijim.
“Për sa i takon asaj që thoni se është cenim i sigurisë kombëtare ajo që thoni për euron, ekonominë dhe të tjerat, mendoj dhe i qëndroj asaj që thashë se nuk është në objektin e këtij komisioni që ne duhet të diskutojmë. Nesër mund të na bjerë edhe një pandemi. Sigurisht që është edhe çështje e parlamentit, por janë të ndara në komisione ku diskutohet. Ne jemi të limituar, por gjithsesi në emër të komisionit do i diskutojmë këto gjëra dhe brenda hapësirave dhe s’ka asnjë paragjykim për rolin e opozitës dhe aksesin e saj, do e keni të gjithë aksesin tuaj dhe sa të jem unë kryetar i komisionit do ta ushtroni gjithmonë këtë të drejtë, por gjithmonë brenda rregullores dhe etikës”, përfundoi Çuçi.
Tag: siguria
-

Debate te Çështjet e Brendshme, deputetët e PD: Raporti i DASH dhe takimi i Arubas të jenë objekt diskutimi
-

PL: Siguria ushqimore në Shqipëri është në alarm kombëtar
“Siguria ushqimore në Shqipëri është në alarm kombëtar. Skandalet me fruta e perime të mbushura me pesticide dhe substanca të rrezikshme vazhdojnë njëra pas tjetrës, ndërsa qeveria hesht. Sot qytetarët shqiptarë, në vend që të ndihen të mbrojtur nga shteti i tyre, e kanë frikë tregun ku blejnë ushqimin e përditshëm”. Kjo është një pjesë nga reagimi i Kryetares së Komisionit të Bujqësisë në Partinë e Lirisë, Silvana Bajrami.
Deklarata e plotë:
Siguria ushqimore në Shqipëri është në alarm kombëtar. Skandalet me fruta e perime të mbushura me pesticide dhe substanca të rrezikshme vazhdojnë njëra pas tjetrës, ndërsa qeveria hesht. Sot qytetarët shqiptarë, në vend që të ndihen të mbrojtur nga shteti i tyre, e kanë frikë tregun ku blejnë ushqimin e përditshëm.
Vetëm muajt e fundit, kontrollet sporadike të pakta kanë zbuluar sasi të konsiderueshme produktesh bujqësore me mbetje të larta pesticidesh, që në shumë raste tejkalojnë disa herë normat e lejuara. Ndërsa në vendet e Bashkimit Europian këto produkte as nuk do të lejoheshin të hynin në treg, në Shqipëri ato shiten lirshëm në tregjet e qyteteve tona dhe përfundojnë në tryezat e çdo familjeje.Qeveria ka dështuar plotësisht. Kontrolli ushqimor dhe siguria ushqimore është kthyer në një fares, laboratorë që nuk funksionojnë, inspektorë që shfaqen vetëm për të bërë foto propagandistike, dhe institucione që i mbrojnë abuzuesit në vend që të mbrojnë qytetarin. Miliona euro janë shpenzuar për programe dhe projekte në emër të sigurisë ushqimore, por rezultati është zero.
Në realitet, çdo ditë po i helmojmë fëmijët tanë me produkte të dyshimta.
Siguria ushqimore është një e drejtë themelore, jo luks. Por në Shqipëri,, është kthyer në një rrezik për jetën. Çdo frut dhe perime që shitet sot në treg mbart frikën se mos është i helmuar. Ky nuk është normalitet.
Ne i bëjmë thirrje qytetarëve të mos pajtohen me këtë situatë. Shëndeti i shqiptarëve nuk mund të jetë viktimë e korrupsionit dhe paaftësisë. Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për këtë katastrofë të vazhdueshme dhe të garantojë menjëherë, kontrolle të rrepta dhe të pavarura të produkteve bujqësore, transparencë të plotë mbi rezultatet e analizave, ndëshkime reale për abuzuesit dhe importuesit e pesticideve të ndaluara dhe mbështetje për fermerët që prodhojnë në mënyrë të pastër dhe të sigurt.
Çdo ditë e humbur është një ditë ku shëndeti i qytetarëve dëmtohet, ku fëmijët tanë ushqehen me helm dhe ku Shqipëria rrëshqet drejt një katastrofe të heshtur shëndetësore. Mjaft me premtime boshe dhe propagandë!Partia e lirisë ka një program mëse të realizueshëm, 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë plus, ku Bujqësia dhe Siguria Ushqimore është fokusi kryesor, si dhe shndërrimi i Shqipërisë në fuqi prodhuese dhe eksportuese.
-

“Qeveria hesht”/ PL, ngre akuza të rënda ndaj sigurisë ushqimore: Shqipëria është në alarm kombëtar
Siguria ushqimore në vendin tonë, me produkte të rrezikshme në konsumin masiv, Partia e Lirisë, ngre akzua të rënda ndaj qeverisë Rama si shkaktar dhe përgjegjës të situatës.
Silvana Bajrami:
Siguria ushqimore në Shqipëri është në alarm kombëtar. Skandalet me fruta e perime të mbushura me pesticide dhe substanca të rrezikshme vazhdojnë njëra pas tjetrës, ndërsa qeveria hesht. Sot qytetarët shqiptarë, në vend që të ndihen të mbrojtur nga shteti i tyre, e kanë frikë tregun ku blejnë ushqimin e përditshëm.
Vetëm muajt e fundit, kontrollet sporadike të pakta kanë zbuluar sasi të konsiderueshme produktesh bujqësore me mbetje të larta pesticidesh, që në shumë raste tejkalojnë disa herë normat e lejuara. Ndërsa në vendet e Bashkimit Europian këto produkte as nuk do të lejoheshin të hynin në treg, në Shqipëri ato shiten lirshëm në tregjet e qyteteve tona dhe përfundojnë në tryezat e çdo familjeje.
Qeveria ka dështuar plotësisht. Kontrolli ushqimor dhe siguria ushqimore është kthyer në një fares, laboratorë që nuk funksionojnë, inspektorë që shfaqen vetëm për të bërë foto propagandistike, dhe institucione që i mbrojnë abuzuesit në vend që të mbrojnë qytetarin. Miliona euro janë shpenzuar për programe dhe projekte në emër të sigurisë ushqimore, por rezultati është zero.
Në realitet, çdo ditë po i helmojmë fëmijët tanë me produkte të dyshimta.
Siguria ushqimore është një e drejtë themelore, jo luks. Por në Shqipëri,, është kthyer në një rrezik për jetën. Çdo frut dhe perime që shitet sot në treg mbart frikën se mos është i helmuar. Ky nuk është normalitet.
Ne i bëjmë thirrje qytetarëve të mos pajtohen me këtë situatë. Shëndeti i shqiptarëve nuk mund të jetë viktimë e korrupsionit dhe paaftësisë. Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për këtë katastrofë të vazhdueshme dhe të garantojë menjëherë, kontrolle të rrepta dhe të pavarura të produkteve bujqësore, transparencë të plotë mbi rezultatet e analizave, ndëshkime reale për abuzuesit dhe importuesit e pesticideve të ndaluara dhe mbështetje për fermerët që prodhojnë në mënyrë të pastër dhe të sigurt.
Çdo ditë e humbur është një ditë ku shëndeti i qytetarëve dëmtohet, ku fëmijët tanë ushqehen me helm dhe ku Shqipëria rrëshqet drejt një katastrofe të heshtur shëndetësore. Mjaft me premtime boshe dhe propagandë!
Partia e lirisë ka një program mëse të realizueshëm, 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë plus, ku Bujqësia dhe Siguria Ushqimore është fokusi kryesor, si dhe shndërrimi i Shqipërisë në fuqi prodhuese dhe eksportuese. -

Siguria në Rajon/ Presidenti Begaj takim me homologun kroat, Milanoviç: Mbështetje e fortë për anëtarësimin në BE
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj në një postim në rrjetin social Facebook ka shpërndarë takimin me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović në selinë e OKB-së.
Ai u shpreh se për të dy vendet, partneriteti strategjik i NATO-s me BE-në është veçanërisht i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. -

Tabaku: Siguria ushqimore është çështje jete, do ta ndjek deri në fund
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin për sigurinë ushqimore në Shqipëri, pas rasteve të përsëritura ku produkte shqiptare janë bllokuar në kufijtë e Bashkimit Europian për shkak të niveleve të larta të pesticideve.
“Çfarë vendosim në tryezat tona çdo ditë nuk është thjesht një zgjedhje ushqimore, por një çështje sigurie dhe rreziku për jetën,” tha Tabaku, duke kujtuar rastet e mandarinave, domateve, specave dhe pjeshkëve të bllokuara nga BE gjatë muajve të fundit.
Ajo theksoi se mungesa e kontrolleve, laboratorëve modernë dhe mbështetjes për bujqësinë po e kthen sigurinë ushqimore në një nga problemet më serioze për qytetarët shqiptarë.
“Kjo nuk është luks, është parakusht për shëndetin e qytetarëve dhe për vetë procesin e integrimit europian,” shtoi deputetja.
Tabaku paralajmëroi se do ta ndjekë këtë çështje deri në fund, duke theksuar se siguria ushqimore është mbi të gjitha një çështje jete. “Asnjë inteligjencë artificiale nuk e mbulon mungesën e kontrollit për atë që hamë çdo ditë,” përfundoi ajo.
-

Drafti i ri, “bilbilfryrës” çdo biznes dhe institucion me 50 punonjës, rritet mbrojtja e denoncuesve
Sinjalizimi i shkeljeve ligjore brenda institucioneve apo subjekteve private që bëhet nga një njësi specifike që përcaktohet nga një ligj i vitit 2016 pritet të rregullohet me një kuadër të ri që po konsultohet me grupet e interesit. Drafti i ri “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” parashikon së pari shtrirjen e kësaj njësie në ndërmarrje më të vogla duke përfshirë kështu më shumë subjekte private dhe publike. Aktualisht këtë detyrim për ngritjen e kësaj njësie që raporton pranë Inspektoratit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) e kanë institucionet me mbi 80 punonjës ndërsa sipas draftit të ri do ta kenë atom bi 50 punonjës.Po kështu projektligji i ri parashikon ngritjen e re mekanizmave të sinjalizimit:Sinjalizimi i brendshëm, i kryer përmes njësive përgjegjëse të ngritura në autoritetet publike ose subjektet private, brenda mjedisit të punës ku individi ka aktualisht një marrëdhënie pune;Sinjalizimi i jashtëm, i realizuar përmes autoritetit kompetent – ILDKPKI, jashtë strukturës së autoritetit publik ose subjektit privat ku është konstatuar shkelja;Sinjalizimi publik, që konsiston në bërjen publike të informacionit mbi një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor nga sinjalizuesi.Sipas relacionit që shoqëron draftin gjithashtu parashikohet zgjerim i fushave të veprimit s ai takon shkeljeve që raportohen.“Një nga risitë e projektaktit është zgjerimi i objektit të sinjalizimit dhe fushëzbatimit të tij, ku përfshirja e çdo shkelje të mundshme të kuadrit ligjor shkon përtej objektit të ligjit aktual në fuqi. Fusha e zbatimit të këtij projektligji përfshin jo vetëm veprime të kundërligjshme që përbëjnë shkelje të dispozitave të legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë, por edhe të normave të nxjerra nga organizata ndërkombëtare, në rastet kur, nëpërmjet një marrëveshjeje të ratifikuar nga Republika e Shqipërisë, parashikohet shprehimisht zbatimi i drejtpërdrejtë i këtyre normave në fushat e mëposhtme:a) përdorimi i fondeve të buxhetit të shtetit, Bashkimit Evropian apo organizatave ndërkombëtare;b) prokurimi publik;c) shërbimet financiare, produktet dhe tregjet financiare, parandalimi i pastrimit të parave dhe financimi i terrorizmit;ç) siguria dhe përputhshmëria e produkteve;d)siguria e transportit;dh) mbrojtja e mjedisit;e) mbrojtja nga rrezatimi dhe siguria bërthamore;ë) siguria ushqimore dhe ushqimit për kafshë, shëndeti dhe mirëqenia e kafshëvef) shëndeti publikg) mbrojtja e konsumatoritgj) mbrojtja e të dhënave personale, privatësia dhe siguria e rrjeteve dhe sistemeve të teknologjisë së informacionit” thuhet në relacion.Qëllimi i draftligjit të ri është edhe ofrimi i një mbrojtje më të mirë për sinjalizuesit duke i nxitur kështu të bëjnë denoncime dhe duke u ofruar atyre mbrojtje nga hakmarrja.“Projektligji u njeh sinjalizuesve një sërë të drejtash thelbësore, përfshirë: të drejtën e konfidencialitetit gjatë procesit të sinjalizimit, ruajtjen e fshehtësisë së burimit të informacionit dhe mbrojtjen nga çdo formë hakmarrjeje.Mekanizmi i sinjalizimit ndërtohet mbi dy shtylla kryesore: (i) parashikimin e një procedure të re ligjore për shqyrtimin e pretendimeve të sinjalizimit mbi shkeljet e mundshme dhe (ii) sanksionimin e masave mbrojtëse ndaj sinjalizuesve nga çdo formë hakmarrjeje e ushtruar nga autoritetet publike apo subjektet private, qoftë e drejtpërdrejtë apo e tërthortë, përfshirë kërcënime, masa diskriminuese, disiplinore ose çdo veprim tjetër të padrejtë që dëmton interesat e ligjshëm të sinjalizuesit si pasojë e raportimit” nënvizon relacioni. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

“Siguria ushqimore në pikën më të ulët” Tabaku reagon pas bllokimit të pjeshkëve në Kroaci
Rasti i bllokimit të pjeshkëve shqiptare në kufirin me Kroacinë për shkak të nivelit të lartë të kimikateve, ka sjellë edhe reagimin e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se ky është rasti i radhës pas mandarinave, domateve dhe specave që janë ndaluar më herët në vendet e BE-së si rezultat i sistemit europian të kontrollit ushqimor. Sipas saj, kjo tregon se sistemi i ngritur nga qeveria nuk funksionon dhe lë qytetarët pa asnjë garanci për produktet që konsumojnë.
“Ne nuk e dimë se çfarë produktesh konsumojmë ne dhe fëmijët tanë, çfarë produktesh vendosen në tryezat tona. Sepse sistemi që kemi ndërtuar në bujqësi nuk mbështet fermerin, nuk garanton kontrollin e kimikateve që përdoren dhe nuk siguron cilësinë e produkteve që dalin në treg. Ndërkohë që shteti merret me rigonin që mblidhet në male dhe sheh nëse shitet me fatura apo pa fatura, maunet me produkte të pasigurta kalojnë lirshëm në tregje. Ky është sistemi që është ngritur”, theksoi Tabaku.
Ajo nënvizoi se Shqipëria sot ka nevojë për gjëra normale si siguria ushqimore, furnizimi i pandërprerë me ujë, shkolla të sigurta dhe rrugë të mira. “Gjithë të tjerat janë ëndrra në beze,” përfundoi Tabaku. -

Tabaku: Siguria ushqimore në pikën më të ulët, ne dhe fëmijët tanë nuk dimë çfarë konsumojmë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me rastin e fundit të bllokimit të pjeshkëve shqiptare në kufirin me Kroacinë për shkak të nivelit të lartë të kimikateve.
Tabaku kujtoi se ky është rasti i radhës pas mandarinave, domateve dhe specave që janë ndaluar më herët në vendet e BE-së si rezultat i sistemit europian të kontrollit ushqimor.
Sipas saj, kjo tregon se sistemi i ngritur nga qeveria nuk funksionon dhe lë qytetarët pa asnjë garanci për produktet që konsumojnë.
“Ne nuk e dimë se çfarë konsumojnë fëmijët tanë. Ndërkohë që shteti merret me rigonin në male, maunet me produkte të pasigurta kalojnë lirshëm në treg me siguri ushqimore zero”, theksoi Tabaku.
Ajo nënvizoi se Shqipëria sot ka nevojë për gjëra normale si siguria ushqimore, furnizimi i pandërprerë me ujë, shkolla të sigurta dhe rrugë të mira. “Gjithë të tjerat janë ëndrra në beze,” përfundoi Tabaku.
Postimi
Siguria ushqimore është në pikën më të ulët.
Mbas mandarinave të bllokuara në dhjetor të vitit të shkuar, mbas domateve e specave, erdhi radha e pjeshkave të bllokohen në kufi me Kroacinë si rezultat i sistemit të koordinimit Europian për sigurinë ushqimore.
Ne nuk e dimë se çfarë produktesh konsumojmë ne dhe fëmijët tanë, çfarë produktesh vendosen në tryezat tona. Sepse sistemi që kemi ndërtuar në bujqësi nuk mbështet fermerin, nuk garanton kontrollin e kimikateve që përdoren dhe nuk siguron cilësinë e produkteve që dalin në treg.
Ndërkohë që shteti merret me rigonin që mblidhet në male dhe sheh nëse shitet me fatura apo pa fatura, maunet me produkte të pasigurta kalojnë lirshëm në tregje. Ky është sistemi që është ngritur.
Shqipëria sot ka nevojë për gjëra normale: për siguri ushqimore, për ujë 24 orë, për rrugë të sigurta, për shkolla të sigurta. Vetëm pas këtyre, mund të flasim për ëndrra të tjera që shpesh mbeten në letër. -

Dyshohet se e motra e futi në kurth, këngëtari grek Giorgos Mazonakis reagon pas shtrimit në spitalin psikiatrik: Nuk kam asnjë problem mendor
Këngëtari i njohur grek, Giorgos Mazonakis, ka bërë deklaratën e tij të parë publike pas shtrimit të bujshëm në spitalin psikiatrik Dromokaiteio, duke mohuar çdo pretendim për probleme të shëndetit mendor dhe duke e cilësuar të padrejtë të gjithë procesin që është ndjekur ndaj tij.
Përmes avokatit të tij dhe në një deklaratë për televizionin STAR, Mazonakis sqaroi:
“Shtrimi im i përkohshëm në Dromokaiteio është bërë në mungesën time dhe pa u pyetur. Nuk vuaj nga asnjë sëmundje mendore që kërkon trajtim psikiatrik dhe që mund të më bëjë të rrezikshëm për veten apo për të tretët. Pas kësaj sprove fshihet një metodë e ulët dhe e dënueshme.”
Ai falënderoi gjithashtu të gjithë ata që e kanë mbështetur në këto ditë të vështira:
“Ju falënderoj nga zemra të gjithëve — fansa, bashkëpunëtorë, miq, sipërmarrësit e ‘Fever’ — për mbështetjen dhe dashurinë që po më tregoni në këtë moment të vështirë personal. Ndihem thellësisht mirënjohës dhe ju premtoj se do të jem sërish me ju shumë shpejt.”
Ky reagim erdhi në mesin e shumë spekulimeve në media, ndërsa këngëtari shfaqet i vendosur ta përballojë publikisht këtë që e cilëson si një padrejtësi.
Deklarata e familjes: “Na intereson vetëm jeta dhe siguria e Giorgos – çdo gjë tjetër nuk na prek”
Ndërkohë, një ditë më parë, edhe familja e Giorgos Mazonakis reagoi përmes avokatëve të saj, duke theksuar se prioritet i tyre absolut është shëndeti dhe siguria e këngëtarit. Sipas deklaratës së shpërndarë nga zyra ligjore “Vlassis & Associates”, familja bën të qartë se nuk është e interesuar për deklaratat apo komentet e palëve të treta, derisa të kalojë rreziku për jetën e tij.
Në njoftimin zyrtar thuhet:
“Për ne, familjen e Giorgos, vlerë kanë shëndeti, siguria dhe jeta e tij. Gjithçka tjetër nuk na intereson, nuk na prek, nuk i afrohemi dhe sigurisht nuk mund të jetë fushë për polemika. Kur të zhduket rreziku për jetën e tij, çdo palë e tretë mund të bëjë deklarata, të shprehë qëndrime dhe të mbështesë gjithçka që mendon se do ta bëjë atë më të afërt dhe më të dashur për publikun.”
Avokat:Spyros VlassisVLASSIS & ASSOCIATES LAW FIRM -

Putin pas takimit në Alaska në konferencë me Trump: Siguria në Ukrainë do garantohet
Takimi i sotëm në Alaskë mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit amerikan Donald Trump u zhvillua në një atmosferë respekti të ndërsjellë.
Putin theksoi rëndësinë e fqinjësisë mes dy vendeve dhe kujtoi bashkëpunimin historik gjatë Luftës së Dytë Botërore.Ai u shpreh optimist se kjo trashëgimi e përbashkët dhe dialogu i hapur mund të shërbejnë si bazë për përmirësimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA-së.
“Negociatat janë zhvilluar me respekt reciprok. Dua të falënderoj Trump për takimin në Alaskë, sepse kjo tregon që jemi fqinj. Thashë kur dola nga avioni që “Përshëndetje fqinj”. Ishujt që janë të ndarë nga SHBA janë 4 km larg mes dy vendeve tona. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Alaska ishte qendra e furnizimit me armë, por palët u përpoqën të arrijnë një fitore të përbashkët. Para km nga vendi ku jemi është një varrezë e ushtarëve rusë dhe roli fisnik i tyre. Jam i sigurt që kjo trashëgimi do të na ndihmojë për të bërë raporte të mira. Na u desh ta ndryshonim këtë nga përballja te dialogu. Tani unë dhe Presidenti i SHBA Trump kemi pasur një kontakt shumë pozitiv. Këto ishin 4 vite të vështira mes nesh. Personalisht thashë që lufta në Ukrainë ka të bëjë me motivet e nisjes, nëse këto kushte nuk ndryshojnë do ketë tragjedi. Trump është përpjekur t’i japë fund për të dhënë paqe. Bie dakord me Presidentin Trump që siguria e Ukrainës duhet të garantohet, ne do të punojmë që të arrijmë këtë qëllim. Ne nuk do ta përdorim këtë takim për të nënshkruar marrëveshje të fshehta. Kur administrata e re amerikane erdhi në pushtet shprehu interesin të bashkëpunojmë.“-tha Putin.