Tag: siguria

  • Kryeministri britanik: Ballkani vendi ku vendoset siguria e kontinentit

    Kryeministri britanik: Ballkani vendi ku vendoset siguria e kontinentit

    Kryeministri Starmer e cilëson Ballkanin Perëndimor vendin ku vendoset siguria e kontinentit. Në ditën e Samitit të Procesit të Berlinit Britania e Madhe vendosi sanksione ndaj bandave të trafikantëve nga Ballkani.
    Britania e Madhe këtë vit është mikpritësja e Samitit të Procesit të Berlinit. Në Londër janë ftuar liderët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova. Ndërsa hapi të mërkurën, (22.10.) bisedimet me udhëheqësit ballkanikë në Londër, të cilat u përqendruan kryesisht në mënyrën si të përballohet sfida e migracionit, Kryeministri britanik Keir Starmer u shpreh për Ballkanin Perëndimor si “pika kritike” e Evropës, citon agjencia gjermane e lajmeve, dpa. Rajoni është përshkruar si udhëkryqi i Evropës, por është edhe vendi ku “siguria e kontinentit tonë vihet në provë”, tha Starmer.

    Në bisedimet e Samitit të Ballkanit ishin gjithashtu edhe Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kancelari austriak Christian Stocker së bashku me ministrat e Jashtëm nga Franca, Greqia dhe Italia dhe e ngarkuara e BE për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas nga Komisionit Evropian.

    Starmer tha se bisedimet kësaj here përqendrohen tek siguria, migracioni dhe rritja ekonomike. Po ashtu liderët ballkanikë diskutojnë si të trajtojnë “ndikimin keqdashës” të Rusisë, çrrënjosjen e korrupsionit dhe çështjet e përbashkëta të migracionit, shkruan agjencia AFP.

    Sanksione ndaj bandave nga BallkaniBritania e Madhe të mërkurën vendosi sanksione ndaj bandave dhe financuesve me bazë në Ballkan që ndihmojnë në lehtësimin e kalimeve në det me anije të vogla, pasi mbërritjet e migrantëve këtë vit përmes Kanalit të La Manshës pritet të tejkalojnë totalin e vitit 2024. Sanksionet e fundit të Mbretërisë së Bashkuar, merren në një kohë, kur Kryeministri Keir Starmer përballet me presion të madh në vend për të ndaluar hyrjet ilegale në MB. Ato u bënë të ditura, ndërsa Starmer priste udhëheqësit evropianë në samitin e Ballkanit Perëndimor.
    Duke detajuar masat e reja, Ministria e Jashtme britanike tha se ato godasin rrjetin Krasniqi dhe krerët e tij, të cilët i përshkroi si “një grup i krimit të organizuar me bazë në Kosovë, përgjegjës për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara dhe furnizimin e tyre me bandat kriminale”. Po ashtu sanksionohet Nusret Seferoviçin, udhëheqës i dyshuar i një bande kroate që furnizonte bandat ballkanike me pasaporta të falsifikuara kroate “për të lehtësuar hyrjen në vendet evropiane”.
    Lufta në Ukrainë përshpejtoi proceset integrueseMbretëria e Bashkuar po ashtu kërkon të gjendet një marrëveshje për masa të mëtejshme për të ulur numrin e migrantëve që mbërrijnë ilegalisht në këtë vend. Mbretëria e Bashkuar është në bisedime e sipër me disa nga vendet për të pritur të ashtuquajturat qendra kthimi, ku Mbretëria e Bashkuar mund të dërgojë azilkërkuesit e refuzuar, përpara se të dëbohen. Përpara samitit, u tha, Kosova se ka shprehur gatishmëri për të pritur qendra të tilla migrantësh, ndërsa kryeministri i Shqipërisë përsëriti refuzimin e tij ndaj tyre dhe ai i Malit të Zi duket se sugjeroi se vendi i tij nuk po planifikonte të priste, por mund të ndikohej nga investimet në infrastrukturën e saj hekurudhore.
    Samiti po mbahet si pjesë e Procesit të Berlinit, i nisur në vitin 2014 për të mbajtur gjallë integrimin dhe shpresën e vendeve të Ballkanit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që iu bashkua BE-së në më shumë se një dekadë është Kroacia, e cila u bë anëtare në vitin 2013. Progresi i integrimit për vendet e tjera ngeci me vite. Aspirantët janë në faza të ndryshme të udhëtimit drejt BE.
    Që nga agresioni rus ndaj Ukrainës në vitin 2022 BE e ka gjallëruar procesin e integrimit me Ballkanin Perëndimor dhe është hapur më tej për të pranuar edhe anëtarë të rinj, si Ukraina. Ka mjaft shqetësime në BE se lufta në Ukrainë dhe konfrontimi në thellim i Rusisë me Perëndimin mund të përhapen në një rajon ende të prekur nga konfliktet. DW

  • Vijojmë me “notë jo kaluese” nga BE/ Siguria ushqimore, testi i radhës që Shqipëria duhet të kalojë

    Vijojmë me “notë jo kaluese” nga BE/ Siguria ushqimore, testi i radhës që Shqipëria duhet të kalojë

    Siguria ushqimore është testi i radhës që Shqipëria duhet të kalojë. Kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të marrë aprovimin e institucioneve të Bashkimit Europian. Në Ditën Botërore të Ushqimit, vendi gjendet larg këtij objektivi. 

    “Ne kemi nevojë të krijojmë infrastrukturë të besueshme për konsumatorin tonë. Dhe për aq kohë sa flitet për skandale, ky objektiv ende nuk është arritur. Trupa e inspektorëve gjithashtu nuk ofron garanci. Nuk është fort e besueshme”, tha për A2 CNN, Sokol Stafa, ekspert i certifikimit të produkteve ushqimore. 

    Bashkimi Evropian ende nuk lejon importin e produkteve të bulmetit dhe mishit nga Shqipëria. 

    “Për të fituar besimin e tregut dhe për t’u përshtatur me standardet e BE-së, na duhet një rrjet i fortë laboratorik, sistemi i gjurmueshmërisë së produktit dhe trajnim i vazhdueshëm i inspektorëve. Pa transparencë në kontrolle, protokolle të qarta dhe masa të ndëshkimit për shkelësit, edhe përpjekjet më të mira do të dështojnë konsumatori duhet të dijë se ai produkt që blen është i sigurt. Kjo kërkon vullnet politik, investim dhe bashkëpunim të ngushtë midis sektorit shtetëror, prodhuesve dhe palëve akterë ndërkombëtare.” 

    Për tregtarët vendas, produktet janë të sigurta. “Gjithçka që ne kemi është e sigurt për konsum. Qytetarët të blejnë”, tha për A2 CNN, një tregtar mishi. 

    Megjithatë nga çdokush pranohet se forcimi i sistemit kombëtar të kontrollit agro-ushqimor është një përgjegjësi e përbashkët që përfshin palë të ndryshme të interesit, duke përfshirë organet qeveritare, industrinë ushqimore dhe konsumatorët. 

    “Kemi nevojë për vendimmarrje dhe transparencë që konsumatorët të kenë besim tek ajo që blejnë. Konsumatorët kanë nevojë për më shumë informacion. Shqipëria si kandidate për në BE ka një rol të rëndësishëm për të zbatuar standardet e BE, që konsumatorët shqiptarë të gëzojnë të njëjtën mbrojtje dhe nivel besimi ashtu sikurse qytetarët e BE”, tha për A2 CNN, Hasan Stafa nga zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit. 

    Konsumatorët shqiptarë kanë nevojë të kenë transparencë më të lartë dhe besim tek produktet që konsumojnë. Kjo në një kohë që nga mandarinat, specat, domatet e pjeshkët e prodhuara në vend rezultojnë me pesticide në pikat kufitare të shteteve të tjera. 

    “Duhet të ndryshojmë tërësisht mendësi dhe të bashkëpunojmë pasi përndryshe nuk mund të kemi sukses.” 

    Në pritje të publikimit të raportit të progresit të Komisionit Evropian, burime për A2CNN pohojnë se Shqipëria ka marrë një notë “jo kaluese” në kapitullin 12, “Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare. 

    Sipas raportit, “Shqipëria ka një nivel përgatitjeje politikash në fushën e sigurisë ushqimore, veterinare dhe fitosanitare. Por, nuk është bërë progres gjatë periudhës raportuese. Nevojiten përpjekje të konsiderueshme për të harmonizuar legjislacionin me ‘acquis’ të BE-së dhe t’a zbatojë atë. 

     

  • Arrestimi i avokatit/ Abilekaj: Prokuroria është kthyer në institucion të mbifuqishëm që nuk pyet as për gjykatën

    Arrestimi i avokatit/ Abilekaj: Prokuroria është kthyer në institucion të mbifuqishëm që nuk pyet as për gjykatën

    Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në edicionin informativ ‘Ora 19’ në SYRI TV, ka komentuar arrestimin e avokatit Uljan Bajrami, duke e cilësuar këtë ngjarje si një tregues alarmant të mungesës së sigurisë juridike në vend.

    Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Abilekaj deklaroi se:

     ‘Arrestimi i tij ka bërë që siguria e një avokati të jetë zero, dhe po ashtu edhe e një qytetari.’

    Sipas tij, në Shqipëri është krijuar një realitet ku prokuroria ka marrë një fuqi të pakontrolluar, duke e lënë gjykatën jashtë loje:

     ‘Është krijuar një prokurori e mbifuqishme që nuk pyet më pas për gjykatën.’

    Gazetari nënvizoi se siguria juridike është themeli i një demokracie funksionale, dhe se rasti i arrestimit të një avokati vetëm sepse ka paralajmëruar një padi ndaj një prokurori, është i papranueshëm:

     ‘Mendoj se, siguria juridike e çdo qytetari, sidomos e një avokati është thelbësore në një demokraci. Nuk mund të ndodhë, është e paimagjinueshme që të ndodhë një ngjarje si ajo e arrestimit të avokatit, sepse po paralajmëron një prokuror se do e padisë për falsifikim dokumentesh.

    Pra siguria juridike e një avokati sot është zero.’

    Abilekaj ngriti shqetësimin se kjo situatë krijon një precedent të rrezikshëm për avokatët dhe qytetarët, të cilët mund të ndëshkohen vetëm pse kritikojnë apo kundërshtojnë një akt të prokurorisë:

    ‘Nëse një avokat do të jetë i pakënaqur me punën e prokurorit, me akuzën. Nëse do të shikonte tek akuza, një punë të njëanshme dhe të qëllimshme kundër një klienti të vet, nëse do ta shprehte atë në gjykatë, do të mund të arrestohej.

    Mungon siguria e qytetarit, i cili mund të arrestohet, të mbahet në paraburgim për muaj dhe të mos merret në pyetje, siç ka ndodhur me qytetarë të thjeshtë apo dhe persona të njohur, siç ka ndodhur deri më sot, dhe askush nuk merret me ta dhe të gjithë e justifikojnë me luftën ndaj korrupsionit, ndaj krimit të organizuar etj.’

    Abilekaj tha se jemi përballë një sistemi të deformuar ligjor dhe kushtetues, që nuk garanton të drejtat themelore të qytetarëve:

    ‘Ne kemi krijuar një prokurori e cila është e mbifuqishme, e tejfuqishme dhe një gjykatë krejt të pafuqishme për të kontrolluar prokurorinë.

    Dhe pastaj një sistem ligjor dhe kushtetues i cili nuk e mbron dot qytetarin në të drejtën e vet legjitime, pra në sigurinë juridike që ai duhet të ketë përballë akuzës, që është gjëja më normale në çdo vend të botës.’

     

  • Botërori 2026 dhe alarmi i Trump, reagon FIFA: Siguria është prioriteti ynë maksimal

    Botërori 2026 dhe alarmi i Trump, reagon FIFA: Siguria është prioriteti ynë maksimal

    16 Tetor 2025

    8:40

    Alfred Lleshi

    FIFA shpreson që 16 qytetet e përcaktuara për Botërorin 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada të jenë “plotësisht të gatshme” për të pritur ndeshjet dhe përmbushur të gjitha kërkesat e nevojshme. Një zëdhënës i FIFA-s e tha këtë pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili kishte përmendur mundësinë e zhvendosjes së disa ndeshjeve për arsye sigurie nga qytete tashmë të caktuara si Bostoni dhe Los Angeles.
    “Shpresojmë që secili nga 16 qytetet e përzgjedhura të jetë gati dhe të plotësojë të gjitha kushtet e kërkuara. Siguria është prioriteti maksimal në çdo aktivitet të FIFA-s, por ajo mbetet përgjegjësi e qeverive përkatëse”, – theksoi zëdhënësi.
    SHBA do të presin pjesën më të madhe të ndeshjeve të turneut, që do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik dhe do të ketë 48 skuadra pjesëmarrëse. Nga 16 qytetet pritëse, 11 ndodhen në SHBA. Trump deklaroi se presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është dakord me mundësinë e zhvendosjes së ndeshjeve në lokacione të tjera në rast problemesh sigurie në qytetet amerikane, të parashikuara për t’i pritur ato.
     
     

  • Siguria në gjykata, Drejtori i Policisë, Ilir Proda takim në GJKKO

    Siguria në gjykata, Drejtori i Policisë, Ilir Proda takim në GJKKO

    Ilir Proda, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në GJKKO.

    Kjo vizitë vjen në kuadër të masave të sigurisë të kërkuara për gjykatat pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.
    Pak ditë më parë në ambientet e Gjykatës së Posaçme ishte edhe kreu i Gardës Simon Zereci.

    Top Channel

  • Homazhet për Astrit Kalanë, Sokol Sadushi: Siguria e gjyqtarëve është zero

    Homazhet për Astrit Kalanë, Sokol Sadushi: Siguria e gjyqtarëve është zero

    sokol sadushi

    TIRANË- Janë duke u mbajtur në ambientet e Pallatit të Kongreseve, homazhet në nderim të gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, i cili u vra dy ditë më parë në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit.
    Pjesë e homazheve ishte edhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i cili në një deklaratë për mediat u shpreh se kjo gjendje nuk mund të vijojë, pasi gjyqtarët kanë nevojë për siguri që të japin drejtësi.
    “Duhen marrë masa pasi gjendja në gjykatat shqiptare është e papranueshme, siguria në nivelin zero. Një gjendje e tillë nuk mund të lejohet më. Gjyqtarët duan siguri që të japin drejtësi”, tha ai.
    Homazhe në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja do të mbahen edhe në Shkodër, ku ai do të prehet në varrezat e qytetit.

  • Vrasja e gjyqtarit Kalaja në Apel/ Balliu: Kur bie siguria, bie edhe qeveria! Ministria e Brendshme, shpif

    Vrasja e gjyqtarit Kalaja në Apel/ Balliu: Kur bie siguria, bie edhe qeveria! Ministria e Brendshme, shpif

    Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka reaguar për ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik vendas dhe të huaj, duke theksuar se siguria në vend ka rënë ndjeshëm.

    ‘Kur bie siguria, bie edhe qeveria. Siguria në vend ka rënë ndjeshëm. Në vend që Ministria e Brendshme të mbajë përgjegjësi, ajo zgjedh të shpifë, duke thënë se policia nuk ka detyrë të garantojë sigurinë në gjykata’, shkruan Balliu në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Kur bie siguria, bie edhe qeveria.

    Siguria në vend ka rënë ndjeshëm.

    Në vend që Ministria e Brendshme të mbajë përgjegjësi, ajo zgjedh të shpifë, duke thënë se policia nuk ka detyrë të garantojë sigurinë në gjykata.

    Pra, jo vetëm që nuk mbajnë përgjegjësi për rënien dramatike të rendit dhe sigurisë, por tani kërkojnë edhe të fajësojnë të tjerët.

    Kur gjyqtarët nuk janë të sigurt brenda sallës së gjyqit, sa të sigurt mund të jenë qytetarët e thjeshtë në rrugët e vendit?

    Rënia e sigurisë është rënia e shtetit.

    Dhe kur bie siguria — bie edhe qeveria.

  • “Kur bie siguria, bie edhe qeveria”, Balliu: Vrasja e gjyqtarit, dëshmi e rënies së rendit dhe shtetit në Shqipëri

    “Kur bie siguria, bie edhe qeveria”, Balliu: Vrasja e gjyqtarit, dëshmi e rënies së rendit dhe shtetit në Shqipëri

    Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër një ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit, duke e cilësuar ngjarjen si dëshmi të rënies së rendit dhe shtetit në Shqipëri.
    Në një deklaratë publike, Balliu shpreh indinjatën për mënyrën se si autoritetet po reagojnë pas një prej sulmeve më tronditëse që ka përjetuar ndonjëherë sistemi i drejtësisë në vend.
    “Siguria në vend ka rënë ndjeshëm. Në vend që Ministria e Brendshme të mbajë përgjegjësi, ajo zgjedh të shpifë, duke thënë se policia nuk ka detyrë të garantojë sigurinë në gjykata,” u shpreh Balliu.
    Ai akuzon qeverinë se, në vend të marrjes së përgjegjësisë për degradimin e rendit publik, kërkon të heqë përgjegjësinë nga vetja duke fajësuar institucione të tjera. Sipas tij, mungesa e sigurisë për një gjyqtar brenda sallës së gjyqit ngre një alarm serioz për gjithë shoqërinë.
     
     
    “Kur gjyqtarët nuk janë të sigurt brenda sallës së gjyqit, sa të sigurt mund të jenë qytetarët e thjeshtë në rrugët e vendit?” – pyet ai.
    Balliu përfundon deklaratën me një mesazh të drejtpërdrejtë për qeverinë:“Rënia e sigurisë është rënia e shtetit. Dhe kur bie siguria, bie edhe qeveria.”

  • “Nuk është hera e parë që gjyqtarët kërcënohen në sallën e gjyqit”/ Gazetarja plas ‘bombën’: Kjo gjë ka ndodhur  në..

    “Nuk është hera e parë që gjyqtarët kërcënohen në sallën e gjyqit”/ Gazetarja plas ‘bombën’: Kjo gjë ka ndodhur në..

    Gazetarja Anila Hoxha tha në një studio televizive se kjo nuk është hera e parë që cenohet siguria e punonjësve të drejtësisë.
    Teksa përmendi disa nga rastet e kërcënimeve të gjyqtarëve, Hoxha tha se më e rënda ishte vrasja e sotme e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili ishte në krye të detyrës.
    Hoxha u shpreh se ka raportuar më parë për këtë situatë, teksa shtoi se Prokuroria nuk ka hetuar.
    “Kjo nuk është hera e parë që cenohet siguria e një gjyqtari. Kjo gjë ka ndodhur në Fier, është kërcënuar gjyqtari. Ka ndodhur në Laç. Kallëzimi është bërë por nuk po hetohet nga Prokuroria”, u shpreh ajo.

  • Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Balliu: Siguria në vend ka rënë! Ky akt i rëndë tregon se pushteti i krimit nuk njeh kufi

    Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Balliu: Siguria në vend ka rënë! Ky akt i rëndë tregon se pushteti i krimit nuk njeh kufi

    Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.
    Balliu ka shprehur ngushëllimet familjes , teksa ka shtuar se siguria në vend ka rënë. Ai shtoi më tej se kjo është drama e një vendi ku sundon krimi dhe drejtësia bie.
    Sipas tij ky akt i rëndë tregon se pushteti  i krimit nuk njeh më kufi.
    Postimi i plotë i Klevis Balliut:Siguria në vend ka rënë.

    Një gjyqtar u vra në sallën e gjyqit — aty ku duhet të sundonte drejtësia, jo plumbi.

    Ky akt i rëndë tregon se pushteti i krimit nuk njeh më kufij.
    Në Shqipërinë e Ramës, krimineli është bërë autoritet politik dhe elektoral, ndërsa shteti është dorëzuar.

    Kur vritet një gjyqtar në detyrë, çdo qytetar është i pambrojtur.
    Kjo është drama e një vendi ku krimi sundon dhe drejtësia bie.

    Ngushëllimet më të ndjera për familjen e gjyqtarit të ndjerë.
    Sakrifica dhe dhimbja e tyre duhet të zgjojnë ndërgjegjen e një kombi që po e humb çdo ditë betejën me krimin.