Tag: siguria

  • “Siguria e shqiptarëve nënkupton sigurinë e turistëve polakë”/ Kryetari i grupit Poloni-Shqipëri në parlamentin polak: BE është garanci

    “Siguria e shqiptarëve nënkupton sigurinë e turistëve polakë”/ Kryetari i grupit Poloni-Shqipëri në parlamentin polak: BE është garanci

    Kryetar i Grupit Poloni-Shqipëri në parlamentin polak, Bartosh Romoviç, foli nga Pogradeci rreth sigurisë së turistëve në vend.

    Ai tha se një vend i sigurt për shqiptarët, është një vend i sigurt për turistët polakë, që në vend janë në një numër të konsiderueshëm.
    “Siç e dimë mirë Shqipëria është në rrugën drejt integrimit të BE-së. Jame duke u diskutuar fazat e mëtejshme të negociatave. Polonia nuk ka shumë kohë që ka kaluar të njëjtin proces dhe kur bie rasti e flasim me parlamentarë shqiptarë biseda ka gjithmonë të njëjtën përmbajtje edhe pse deputetët shqiptarë na pyesin se çfarë rruge duhet të ndjekë Shqipëria, rrugë e cila do jetë më e shpejtë, më efikase dhe nuk duhet të përsërisë gabimet e atyre që kanë përshkruar të njëjtën rrugë më përpara. Mos të harrojmë se nga turistët që vizitojnë Shqipërinë një grup shumë i madh përbëhet nga polakët dhe statistikat tregojnë se grupi vijon gjithmonë duke u rritur. Prandaj mendoj që aq më tepër janë të vlefshme bisedat dypalëshe shqiptaro- polake sepse siguria e shqiptarëve dhe siguria e Shqipërisë nënkupton edhe sigurinë e turistëve polakë që vizitojnë Shqipërinë.
    Mendoj që një BE e fortë është një garanci për sigurinë në botë. Polonia me popullsinë e saj prej 38 milion banorësh është prej elementëve të rëndësishëm të këtij organizmi politik. Atje ku është perspektiva që BE- ja të zgjerohet atje Polonia duhet të jetë e pranishme. Mendoj që vetë shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm se cilat janë ato pritshmëri që duhet të përmbushin në mënyrë që të afrohen me qytetarët e BE-së. Kurse ne nga ana jonë mund t’ju ofrojmë pra dijet tona si mund ta bëni këtë gjë.
    Unë mund t’ju them diçka nga pikëvështrimi im pasi unë jam banor i një vendi që ndodhet 7 km larg kufirit me Ukrainën. Përpara se te bëhesha deputet i Parlamentit të Polonisë për 7 vite kam shërbyer si Kryetar Bashkie i një prej qytezave të vogla por që gjendet në kufirin polako- ukrainas. Dua të shpreh këtu pikëpamjet e të gjithë polakeve pavarësisht se ku banojnë dhe cilat janë bindjet e tyre politike. Ne e themi hapur , ishte Rusia ajo që e sulmoi Ukrainën. Polonia e thotë hapur një gjë të tillë që prej fillimit të konfliktit dhe përpiqet ti ofrojë Ukrainës mbështetjen dhe ndihmën e vetë brenda mundësive. Nuk duhet te bëjmë lëshime lidhur me faktin qe këtij konflikti i duhet dhënë fund, por ti jepet fund pa e dëmtuar popullatën ukrainase . Aq më pak duhet të tregojmë që kemi një qëndrim që priret kah lëshimi, sepse lëshimet që ne bëjmë sot janë nxitje për diktatorët e sotëm por edhe të nesërm. Mendoj që mbështetja ndaj Ukrainës është e nevojshme dhe jo vetëm mbështetja që jep Polonia apo BE-ja dhe SHBA por mbështetja e gjithë botës. Mendoj që kjo është në interesin e të gjithëve përfshirë edhe shtetin shqiptar”, tha Bartosh Romoviç.

    Top Channel

  • Ministeriali i OSBE/ Spiropali: Siguria në rajon fillon me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran

    Ministeriali i OSBE/ Spiropali: Siguria në rajon fillon me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran

    Njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nuk është vetëm një akt drejtësie, por kusht themelor për sigurinë dhe përparimin e qëndrueshëm të të gjithë Ballkanit. Ky ishte mesazhi që ,ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, përcolli gjatë punimeve të Ministerialit të 32-të të OSBE-së, që po zhvillohet në Vjenë të Austrisë.
    “Siguria dhe përparimi i qëndrueshëm në rajonin tonë fillon me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe Sovran.”, theksoi Spiropali.
    Në fjalën e saj para homologëve, kryediplomatja shqiptare u ndal gjatë tek sfidat e sigurisë globale dhe rajonale, duke lidhur stabilitetin e Evropës Juglindore drejtpërdrejt me realitetin e pakthyeshëm të shtetit të Kosovës.
    Përveç çështjes rajonale, Spiropali rikonfirmoi qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë në krah të Ukrainës dhe Perëndimit. Ajo dënoi agresionin rus, duke theksuar se Tirana zyrtare mbetet e angazhuar për mbrojtjen e ligjit ndërkombëtar dhe dinjitetit njerëzor.
    Përmes një reagimi në rrjetet sociale pas takimit, Ministrja Spiropali nënvizoi: “Në Ministerialin e OSBE-së, rikonfirmova mbështetjen e plotë të Shqipërisë për ligjin ndërkombëtar, drejtësinë, llogaridhënien dhe dinjitetin njerëzor, përballë agresionit rus në Ukrainë. Paqja, stabiliteti dhe siguria kudo në Evropë, vijojnë të jenë prioritetet tona kryesore.”

  • Plani i paqes Rusi-Ukrainë/ “Nuk duhet të rrezikohet siguria e Evropës”, liderët e vendeve të BE takim në Angola

    Plani i paqes Rusi-Ukrainë/ “Nuk duhet të rrezikohet siguria e Evropës”, liderët e vendeve të BE takim në Angola

    Liderët e vendeve të Bashkimit Europian janë takuar në Angola për të diskutuar mbi planin e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë.

    Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk paralajmëroi se asnjë marrëveshje nuk duhet të rrezikojë sigurinë e Polonisë dhe Evropës.
    Ndërsa Kancelari gjerman, Friedrich Merz nënvizoi se Evropa duhet të mbrojë interesat e Ukrainës dhe vendi ka nevojë për forca të armatosura të forta dhe garanci sigurie.
    Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, kërkoi që vendimet mbi sanksionet, zgjerimin dhe pasuritë e bllokuara të merren me pjesëmarrje të plotë të BE-së.
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se puna mbi marrëveshjen e paqes nuk ka përfunduar, por tani ekziston një “bazë solide për të ecur përpara”. Ajo shtoi se “vetëm Ukraina si vend sovran mund të vendosë për forcën e saj të armatosur dhe fatin e saj”.
    Takimi vjen ndërsa tensionet në Ukrainë mbeten të larta, dhe liderët europianë insistojnë te siguria dhe sovraniteti i vendit.

    Top Channel

  • Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Proda reagon tek “Siguria”: Analizuam rolin tonë

    Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Proda reagon tek “Siguria”: Analizuam rolin tonë

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka qenë këtë të hënë në një seancë të Komisionit Parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe Sigurinë. 
    Proda, për herë të parë, ka komentuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit në Tiranë, një ngjarje që ka ngritur pikëpyetje në opinionin publik mbi punën e policisë. 
    “Ngjarja në gjykatë është një fatkeqësi. E kemi analizuar rolin tonë. Siguria brenda gjykatave u është besuar disa rojeve civile që sigurohen nga vetë gjykata. Sigurimin fizik e kryen kompania ‘Ilirian Guard’. Është ngritur një grup pune dhe besoj se do të ketë ndryshime,”- tha Proda. 

  • Balliu përballet me SHISH: Shteti është inkriminuar, siguria ka rënë në nivel alarmant

    Balliu përballet me SHISH: Shteti është inkriminuar, siguria ka rënë në nivel alarmant

    Në Komisionin e Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka zhvilluar një përballje të fortë me përfaqësuesit e Shërbimit Informativ Shtetëror, duke ngritur alarmin për kolapsin e sigurisë kombëtare dhe inkriminimin e institucioneve.

    “SHISH-i nuk funksionon. Është lënë qëllimisht në mjerim për të mos investuar në inteligjencën që parandalon krimin,” deklaroi Balliu. Sipas tij, kjo situatë nuk është rastësi, por ‘pjesë e një skeme të qartë ku qeveria shmang çdo mekanizëm kontrolli dhe parandalimi, ndërsa krimi i organizuar forcon pozitat e tij’.
    Deputeti tha se Shqipëria po përballet me dramën më të madhe të historisë së saj moderne: inkriminimin e shtetit. Ai solli shembuj flagrantë ku punonjës të Policisë së Shtetit janë kapur të përfshirë në atentate mafioze dhe struktura kriminale, ndërsa të tjerë kanë bashkëpunuar në grupime të rrezikshme.
    Balliu rikujtoi edhe deklaratën e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ka folur publikisht për “koordinatorë të qeverisë me krimin e organizuar”, duke e cilësuar këtë si një provë zyrtare të kapjes së shtetit.
    “Si mund të mbrohet vendi, kur institucioni që duhet të parandalojë krimin merr vetëm 10% të buxhetit të policisë? Kjo është e frikshme,” u shpreh Balliu, duke akuzuar qeverinë se nuk investon në inteligjencë sepse nuk i intereson lufta kundër krimit.
    Ai përmendi ngjarjen të ndodhur në aeroport. “Kur aeroportet, institucionet e drejtësisë dhe shkollat nuk janë të sigurta, atëherë siguria ka rënë. Kjo është drama jonë,” tha deputeti, duke akuzuar shumicën se vjen në komision vetëm “për show”.
    “Si t’i japim më shumë para strukturave të inkriminuara, kur në çdo atentat dalin emra nga policia? Këtu po cenohet siguria kombëtare dhe ju heshtni sepse mbani anën e pushtetit, jo të shtetit,” përfundoi Balliu, ku foli për çështjen Aruba.
    Raportimi i tij ka ngritur debate të forta dhe ka rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e sigurisë publike dhe rolin e institucioneve të inteligjencës në vend.

    Top Channel

  • “Eskorta policie, kalojnë para krimit”/ Berisha komenton videon e atentatit: Kjo është siguria në narko-shtetin e…

    “Eskorta policie, kalojnë para krimit”/ Berisha komenton videon e atentatit: Kjo është siguria në narko-shtetin e…

    Kryetari i opozitës, Sali Berisha, publikoi pamjet kur një delegacion zyrtar kalon para makinës së Gilmando Danit dhe Muçi Sheqerit, shumë pak pas atentatit mafioz.
    “Kjo është siguria në narko-shtetin e Ramaduros.
    Eskorta policie me një delegacion të huaj që shoqëronte, kalon para makinës së Danit dhe Sheqerit!” shkruan Berisha. Kujtojmë se krimi ndodhi në atë që duhet të jetë zona më e sigurt në Shqipëri.

  • “Siguria në aeroporte është në pikëpyetje”, gazetari habit me deklaratën e tij: Kanë tentuar të na rrëmbejnë mua dhe..

    “Siguria në aeroporte është në pikëpyetje”, gazetari habit me deklaratën e tij: Kanë tentuar të na rrëmbejnë mua dhe..

    Mesditën e sotme një attentat mafioz i mori jetën Gilmando Danit, mikut të Emiljano Shullazit si dhe plagosi rëndë një tjetër. Dani sapo ishte kthyer nga Barcelona, ku e gjithë ngjarja ndodhi për 25 minuta sapo viktima mbërriti në tokën shqiptare.
    Gazetari Fatos Mahmutaj tha në një emision televizive se siguria në aeroporte është në pikëpyetje duke përmendur një rast personal ku e ngatërruan në aeroport me një person tjetër dhe tentuan ta rrëmbejnë. Më tej, Mahmutaj tha se agjensitë ose hakerat mund të nxjerrin të dhënat që ndihmojnë autorët të gjurmojnë lëvizjet e shënjestrës.
    ” Kemi raste ku në aeroporte janë tentuar të marrin peng, Ervis Martinaj në aeroportin e Prishtinës. Kam pasur një rast timin në Rinas ku desh kam përfunduar peng. Së bashku me gazetarin Julian Kasapin, në dalje të aeroportit, na kishin ngatërruar me një person dhe duke më parë mua duke më parë telefonin më pyesin nëse jam unë ai që isha në telefon.
    Ai u largua dhe kur fola me një familjar timin polic, më tha të njoftoja në policinë e Rinasit. Personi kishte kaluar pas kurrizit tim dhe kishte qenë me të njëjtin avion me mua. Ka shumë raste ku paguan para dhe kontrollon lëvizjet e hasmit tënd, janë agjensitë e fluturimit që mund të dekonspirojnë. Me agjensi ose me hakera. Në aeroport është e pamundur sepse stafi është i kontrolluar dhe lënë gjurmë.”

  • Vizita në Mitrovicën e Jugut/ Pronari i lokalit ku do të ndalonte Albin Kurti mbyll biznesin: Rrezikohej siguria, pati tensione

    Vizita në Mitrovicën e Jugut/ Pronari i lokalit ku do të ndalonte Albin Kurti mbyll biznesin: Rrezikohej siguria, pati tensione

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkuar në Mitrovicë të Jugut.
    Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe ku sipas raportimeve ka pasur mbështetës të PDK-së e po ashtu edhe të LVV-së.
    Në momentin që truprojat e Kurtit kanë shkuar në lokalin në lagjen Tavnik, sipas pronarit ka pasur tensione dhe ai ka mbyllur lokalin duke i nxjerrë klientët jashtë, bën me dije korrespondentja e Top Channel në Kosovë, Leonita Bajrami.
    “Për shkak të telasheve të vazhdueshme nga të dy palët, kemi vendosur ta mbyllim lokalin, pasi është rrezikuar siguria e qytetarëve dhe e imja personale. Provokimet do t’i lëmë anash, sepse siguria është prioritet. Besoj që secili duhet të jetë, qoftë për një moment, nën lëkurën time vetëm atëherë do ta kuptonte çfarë po kaloj”, shkruan pronari i lokalit, Arizon Haziri.
    Më tej raportohet se Kurti ka ndërruar lokacionin duke shkuar në një lokal tjetër ku është pritur nga Faton Peci (kandidati për kryetar të Mitrovicës nga LVV) e Armend Muja (deputet i Lëvizjes Vetëvendosje).
    Kurti aty është pyetur për arsyen e vizitës në Mitrovicë të Jugut, por nuk është përgjigjur.
    Kryeministri në detyrë ka përfunduar vizitën pas gjysmë ore dhe është zhvendosur, teksa është raportuar se kishte edhe më shumë zyrtarë policor në terren gjatë kohës sa ai qëndroi në Mitrovicë të Jugut.

  • Siguria e magjistratëve/ Vrasja e gjykatësit Kalaja, Çela: Të veprojmë për të përmirësuar…

    Siguria e magjistratëve/ Vrasja e gjykatësit Kalaja, Çela: Të veprojmë për të përmirësuar…

    Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raportoi sot në Kuvend mbi veprimtarinë e institucionit që ai drejton gjatë vitit 2024, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Një nga çështjet kryesore që Çela ngriti ishte ajo e sigurisë së njerëzve të drejtësisë, pas ngjarjes së rëndë të fillim tetorit 2025, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit.
    “Janë dy elementë, disa lidhen me standardet dhe garancitë që kanë të bëjnë me statusin. Sa i përket godinave, jemi në fazën e projektimit të tyre, por ka një vonesë. U bënë disa vite që e ngre si shqetësim, situata nuk është aspak e mirë”, deklaroi Çela.
    Sipas tij, veçanërisht në Tiranë, kushtet e punës për prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore janë bërë të papërballueshme. “Në Tiranë nuk kemi më hapësira për prokurorët dhe oficerët. Situata është e papërballueshme. Duhet një zgjidhje sa më e shpejt”, theksoi ai.
    Duke iu referuar vrasjes së gjyqtarit Kalaja, Çela nënvizoi se kjo tragjedi duhet të shërbejë si nxitje për të vepruar menjëherë në drejtim të përmirësimit të masave të sigurisë.
    “Siguria e magjistratëve lidhet me gjendjen e godinave dhe me stafet e sigurisë. Ka shumë vend për përmirësim. Ngjarja e rëndë është një nxitje për të vepruar sa më shpejt. Do të kemi disa kërkesa konkrete për Kuvendin që lidhen me këtë çështje”, përfundoi ai.

  • Prioritet siguria kibernetike, Policia e Shtetit dhe Shoqata Shqiptare e Bankave nënshkruajnë marrëveshjen

    What can I do?

    If you are a visitor of this website:
    Please try again in a few minutes.

    If you are the owner of this website:
    Contact your hosting provider letting them know your web server is not responding. Additional troubleshooting information.