Tag: signal

  • Thellohet skandali i bisedave të Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA, në Signal: Pjesë e grupit ku ndaheshin informacione, edhe gruaja me vëllanë e Pete Hegseth

    Thellohet skandali i bisedave të Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA, në Signal: Pjesë e grupit ku ndaheshin informacione, edhe gruaja me vëllanë e Pete Hegseth

    Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ndau plane të detajuara për një operacion ushtarak kundër Houthive në Jemen në një bisedë të dytë në aplikacionin Signal, këtë herë nga telefoni i tij personal dhe që përfshinte bashkëshorten e tij, avokatin dhe vëllain e tij, thanë për CNN tre persona që janë njohur me këtë bisedë.

    Zbulimi vjen ndërkohë që disa nga këshilltarët më të afërt të Hegseth kanë filluar të shprehin shqetësime për gjykimin e tij, përfshirë ish-sekretarin e tij për shtyp, John Ullyot, dhe tre zyrtarë të lartë që Hegseth i pushoi nga puna javën e kaluar — këshilltarin e tij kryesor Dan Caldwell, zëvendës shefin e kabinetit Darin Selnick, dhe Colin Carroll, i cili shërbente si shef kabineti i zëvendës sekretarit të mbrojtjes.
    “Ka qenë një muaj me kaos total në Pentagon. Nga rrjedhja e planeve operacionale deri te pushimet masive nga puna, ky mosfunksionim është tani një shpërqendrim i madh për presidentin — i cili meriton më shumë nga drejtuesit e tij të lartë,” tha Ullyot në një deklaratë që është siguruar nga CNN.
    Biseda e dytë në Signal është përveç asaj që Hegseth përdori muajin e kaluar për të komunikuar me zyrtarët e kabinetit për planet ushtarake. Ajo bisedë është tani nën hetim nga inspektori i përgjithshëm në detyrë i Departamentit të Mbrojtjes.
    Ngjashëm me bisedën e parë në Signal, e cila u zbulua publikisht nga The Atlantic pasi redaktori i saj u përfshi gabimisht nga këshilltari për sigurinë kombëtare Mike Waltz, planet ushtarake që Hegseth ndau në bisedën e dytë kishin të bënin me sulmet ndaj Houthive, sipas burimeve.
    Vëllai i Hegseth, Phil, si dhe avokati i tij Tim Parlatore, të dy punojnë në Departamentin e Mbrojtjes. Por bashkëshortja e tij, Jennifer, jo, megjithëse Hegseth e përfshinte rregullisht në fillim të mandatit të tij në takime me liderë të huaj. Nuk është e qartë nëse të gjithë në bisedën e dytë në Signal kanë autorizim për informacion të klasifikuar.

    Top Channel

  • Spektakël në “Signal Iduna Park”, fiton Dortmund dhe “bileta” për Champions është vetëm 4 pikë larg

    Spektakël në “Signal Iduna Park”, fiton Dortmund dhe “bileta” për Champions është vetëm 4 pikë larg

    20 Prill 2025

    19:34

    Telesport

    Dortmund ka fituar 3-2 ndaj Monchengladbach në “Signal Iduna Park”, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të të Bundesligës. Miqtë kaluan të parët në avantazh me golin e Itakura në minutën e 24-të.
    Verdhezinjtë përmbysën gjithçka me tre gola të shpejtë në fund të pjesës së parë. I zakonshmi Serhou Guirassy barazoi fillimisht shifrat, pas asistit të Gross. Nmecha shënoi shënoi dy minuta më pas golin e avantazhit dhe në fund të shtesës së pjesës së parë, Svensson shënoi me kokë golin e tretë.
    Në pjesën e dytë, Monchengladbach ngushtoi rezultatin me golin e Stoger nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 55-të. Kur mbeten edhe 4 javë në fundi, Dortmund renditet në vendin e shtatë me 45 pikë, 4 pikë më pak se vendi i katërt që të dërgon në Champions League dhe që aktualisht mbahet nga Leipzig me 49 pikë. SHIKOGOLAT
    Në ndeshjen tjetër, Eintracht Frankfurt që mban vendin e tretë barazoi pa gola në transfertë ndaj Augsburg.

  • Verdhezinjtë ende nuk janë dorëzuar. Pika më e fortë e Dortmundit kundër Barcelonës është… “Muri i Verdhë”

    Verdhezinjtë ende nuk janë dorëzuar. Pika më e fortë e Dortmundit kundër Barcelonës është… “Muri i Verdhë”

    15 Prill 2025

    20:15

    Telesport

    Dortmund pret sonte Barcelonën në “Signal Iduna Park” në ndeshjen e kthimit ku do përcaktohet ekipi që do të shkojë në gjysmëfinale, aty ku do ndeshet me njërin nga fituesit e çiftit Inter-Bayern Munich.
    Edhe pse rezultati 4-0 është shumë i vështirë për t’u përmbysur, te Dortmundi nuk i kanë humbur shpresat dhe shpresojnë që për të bërë realitet ëndrrën e madhe të kenë “ndihmën” e “Murit të verdhë”, super tifozerisë së tyre.
    Trajneri i Borussia Dortmundit, Niko Kovac, është plotësisht i vetëdijshëm për rolin që do ketë sonte “Muri i Verdhë”, ndaj ka kërkuar mbështetjen e tyre maksimale. “Duhet të jemi në fushë që nga minuta e parë dhe t’i bëjmë tifozët të jenë në anën tonë. Ne duhet të motivohemi nga vrulli i tyre dhe të zbresim në fushë vrullin me dëshirë e madhe për garë, performancë të jashtëzakonshme dhe sigurisht pasion”, tha Kovac.
    “Signal Iduna Park” ka një kapacitet prej 81.365 vendesh dhe të gjitha biletat për sot janë të shitura. Një gjë dihet me siguri, sido të shkojë rezultati i ndeshjes, atmosfera që do të krijojë “Muri i Verdhë” do jetë fantastike.

  • Verdhezinjtë edne nuk janë dorëzuar. Pika më e fortë e Dortmundit kundër Barcelonës është… “Muri i Verdhë”

    Verdhezinjtë edne nuk janë dorëzuar. Pika më e fortë e Dortmundit kundër Barcelonës është… “Muri i Verdhë”

    15 Prill 2025

    20:15

    Telesport

    Dortmund pret sonte Barcelonën në “Signal Iduna Park” në ndeshjen e kthimit ku do përcaktohet ekipi që do të shkojë në gjysmëfinale, aty ku do ndeshet me njërin nga fituesit e çiftit Inter-Bayern Munich.
    Edhe pse rezultati 4-0 është shumë i vështirë për t’u përmbysur, te Dortmundi nuk i kanë humbur shpresat dhe shpresojnë që për të bërë realitet ëndrrën e madhe të kenë “ndihmën” e “Murit të verdhë”, super tifozerisë së tyre.
    Trajneri i Borussia Dortmundit, Niko Kovac, është plotësisht i vetëdijshëm për rolin që do ketë sonte “Muri i Verdhë”, ndaj ka kërkuar mbështetjen e tyre maksimale. “Duhet të jemi në fushë që nga minuta e parë dhe t’i bëjmë tifozët të jenë në anën tonë. Ne duhet të motivohemi nga vrulli i tyre dhe të zbresim në fushë vrullin me dëshirë e madhe për garë, performancë të jashtëzakonshme dhe sigurisht pasion”, tha Kovac.
    “Signal Iduna Park” ka një kapacitet prej 81.365 vendesh dhe të gjitha biletat për sot janë të shitura. Një gjë dihet me siguri, sido të shkojë rezultati i ndeshjes, atmosfera që do të krijojë “Muri i Verdhë” do jetë fantastike.

  • Thellohet skandali i mesazheve në “Signal”, Waltz komunikonte në 20 grupe me stafin për sigurinë

    Thellohet skandali i mesazheve në “Signal”, Waltz komunikonte në 20 grupe me stafin për sigurinë

    Mike Waltz

    SHBA- Thellohet skandali në SHBA! Mike Waltz dhe ekipi i tij raportohen se kanë krijuar 20 grupe të ndryshme për të komunikuar në platformën e mesazheve “Signal” për të diskutuar punët e tyre mbi çështje sensitive të sigurisë Kombëtare. 4 persona brenda Shtëpisë së Bardhë folën në mënyrë anonime për “Politico”, duke thënë se Mike Waltz dhe ekipet e tij kanë diskutuar në këto grupe një sere çërshtjesh duke përshfirë Luftën në Ukrainë, spiunazhin Kinez, Luftën në Gaza, politikat e Lindjes së Mesme, zhvillimet në Afrikë dhe gjithashtu ato në Europë. Ky zbulim i Politico vjen vetëm disa ditë pas raportimeve nga revista “The Atlantic” që zbuloi skandalin e madh të administratës Trump, pasi kryeredaktori i kësaj reviste u shtua gabimisht në grupin ky zyrtarët amerikanë diskutuan sulmet ndaj rebelëve Houthi.
    Në këtë grup Sekretari Amerikan I Mbrojtjes Pete Hegseth ndante detaje mbi sulmet dhe vendosjen e luftëanijeve Amerikane dhe trupave Ushtarak në Lindjen e Mesme. Administrata Trump ka mbrojtur përdorimin e Signal, duke argumentuar se aplikacioni nuk është i ndaluar në pajisjet qeveritare dhe është një nga mënyrat e miratuara të komunikimit, ndonëse diçka e tille nuk është e vërtetë. Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Brian Hughes, deklaroi për Politico se asnjë informacion i klasifikuar nuk është ndarë në këto biseda dhe se pretendimet e kunderta janë “100% të pavërteta”. Donald Trump ka mbrojtur këshilltarin e tij të Sigurisë Kombëtare duke thënë se Mike waltz bëri një gabim për të cilin ka marrë mësimin e tij.
    Përdorimi i nje aplikacioni Komercal në komunikime qe permbajne informacione te sigurise kombetere eshte nje shkelje ligji ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Signal nuk është një aplikacion i miratuar nga Autoritetet Federale për shpërndarjen e informacioneve sensitive. Në këtë aplikacion përdoruesit mund të zgjedhin që mesazhet e tyre të zhduken në cdo kohë dhe të jenë të disponueshme maksimumi deri në 4 javë. Kjo specifikë e tillë shkel dy lidje Federale që kërkon ruajtjen e të dhënave të qeverisë: Aktin e Rregjistrimeve Presidenciale dhe Aktin Federal të Rregjistrimeve./ZËRI

  • Thellohet skandali i këshilltarit të Trump për Sigurinë Kombëtare, zbulohen 20 grupe të tjera në Signal ku fliste për Ukrainën, Kinën dhe Europën

    Thellohet skandali i këshilltarit të Trump për Sigurinë Kombëtare, zbulohen 20 grupe të tjera në Signal ku fliste për Ukrainën, Kinën dhe Europën

    Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Mike Waltz dhe ekipi i tij krijonin rregullisht biseda në aplikacionin “Signal” për të koordinuar punën zyrtare mbi çështje si Ukraina, Kina, Gaza, politika për Lindjen e Mesme, Afrika dhe Evropa, sipas katër personave që janë shtuar personalisht në këto biseda.

    Dy prej tyre thanë se ishin pjesë ose kishin njohuri të drejtpërdrejtë për të paktën 20 biseda të tilla. Të katërt konfirmuan se kishin parë raste ku diskutoheshin informacione të ndjeshme.Ky është një përdorim më i gjerë i aplikacionit sesa ishte raportuar më parë dhe hedh dritë të re mbi sa shpesh ekipi i sigurisë kombëtare i administratës Trump mbështetej te “Signal”, një aplikacion i disponueshëm publikisht, për të kryer punën e tij.“Ishte e zakonshme të krijoheshin biseda mbi çdo çështje të sigurisë kombëtare,” tha një nga personat e përfshirë në to, duke shtuar se grupet shpesh përfshinin anëtarë të kabinetit dhe staf të nivelit të lartë.Të katër personave iu garantua anonimiteti, pasi nuk ishin të autorizuar të diskutonin publikisht këto biseda private.Zyrtarët veteranë të sigurisë kombëtare kanë paralajmëruar se kjo praktikë mund të shkelë rregullat për mbrojtjen e informacionit të ndjeshëm nga kundërshtarët e huaj, si dhe ligjet federale për ruajtjen e të dhënave, nëse këto biseda fshihen automatikisht.

    Top Channel

  • Skandali i mesazheve në Signal, Mike Waltz nën presion për të dhënë dorëheqje

    Skandali i mesazheve në Signal, Mike Waltz nën presion për të dhënë dorëheqje

    Pete Hegseth dhe Mike Waltz

    SHBA- Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-ve, Mike Waltz është nën presion për të dhënë dorëheqjen. Sipas një artikulli nga Wall Street Journal, Waltz e përdori aplikacionin “Signal” për të diskutuar operacionet ushtarake dhe perspektivat për paqen në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës.
    Sipas gazetarit Alexander Ward, duke cituar zyrtarë anonimë amerikanë, Waltz e përdori aplikacionin për çështjet ushtarake dhe mënyrat për të arritur një zgjidhje paqësore midis Moskës dhe Kievit. Reagimet brenda Shtëpisë së Bardhë janë intensive. Sipas Politico, nënpresidenti i SHBA J.D. Vance dhe shefja e personelit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles thuhet se kanë këshilluar privatisht Presidentin Donald Trump të largojë Waltz për shkak të skandalit të fundit.
    Trump mbështet Walz pavarësisht presionit
    Pavarësisht presionit të brendshëm, Presidenti Trump deklaroi se nuk ka ndërmend të shkarkojë asnjë anëtar të ekipit të tij për shkak të skandalit që shpërtheu në lidhje me përfshirjen e kryeredaktorit të The Atlantic në një bisedë private Signal, në të cilën u diskutuan planet për të sulmuar Houthi-t në Jemen.
    Çështja “Signal” ka shkaktuar bujë politike, ndërkohë që po shtohen pikëpyetjet për trajtimin e informacioneve delikate në kanale komunikimi jozyrtare dhe të vështira për t’u kontrolluar nga zyrtarë të administratës Trump./ZËRI

  • Bisedat në ‘Signal’/ JD Vance po bëhet gati të ‘heqë qafe’ Mike Waltz

    Bisedat në ‘Signal’/ JD Vance po bëhet gati të ‘heqë qafe’ Mike Waltz

    Mike Waltz

    SHBA-Planet e luftës në një grup mesazhesh në aplikacionin “Signal” kanë hapur një diskutim në Shtëpinë e Bardhë. Zëvendëspresidenti JD Vance, shefja e stafit Susie Wiles dhe zyrtari i lartë i personelit Sergio Gor i ofruan Presidentit Donald Trump disa këshilla në një takim privat. 
    Përfshirja aksidentale e një gazetari në bisedë nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz, ka bërë që këtij të fundit t’i tregohet dera. Trump ra dakord që Waltz kishte bërë një gabim, por ai nuk do ta pushonte nga puna, sepse nuk donte t’u jepte “fitore” kundërshtarëve të tij politikë, shkruajnë mediat e huaja.
    Mesazhet përmbanin informacione të detajuara mbi objektivat e sulmeve, armët që do të përdorte ushtria amerikane dhe komandën e operacioneve. Pjesë e grupit në Signal ishin figura të rëndësishme të administratës, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, Nënpresidentin JD Vance, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Drejtoren e Inteligjencës Kombëtare Tulsi Gabbard, si dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Mike Waltz./ZËRI

  • Skandali në platformën Signal/ JD Vance po bëhet gati të ‘heqë qafe’ Mike Waltz

    Skandali në platformën Signal/ JD Vance po bëhet gati të ‘heqë qafe’ Mike Waltz

    Michael Waltz, këshilltari i lartë i Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, mund ta shohë veten të “zhdukur” nga kabineti i Donald Trump, pas një skandali të komunikimit në platformën Signal.

    Ishte pikërisht Waltz shkaktari i këtij skandali, pasi ai përfshiu pa dashur redaktorin e The Atlantic, Jeff Goldberg, në një bisedë sekrete ku u diskutua plani për goditjen e grupimit Houthi.

    Pavarësisht faktit se Trump e ka mbrojtur publikisht Waltz-in, duket se është zëvendëspresidenti JD Vance, ai i cili po kërkon largimin e tij.

    Kështu ka raportuar media Politico lidhur me çështjen, duke shtuar se jo vetëm Vance, por edhe një tjetër grup brenda kabinetit, e do Waltz-in jashtë.

    E vetmja gjë që ata po bëjnë, është se po presin çastin e duhur për të vepruar, sipas raportimit të Politico.

    Një hetim nga e përjavshmja gjermane Der Spiegel ndërkaq tregon se numrat e telefonit celular, adresat e emailit dhe fjalëkalimet e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz, Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA, Tulsi Gabbard dhe Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth po qarkullojnë në rrjetin e errët.

    Hetimi përdori informacione nga motorët e kërkimit komercial dhe të dhënat e klientëve të publikuara në internet.

    Sipas Der Spiegel, shumica e numrave të aksesueshëm publikisht dhe adresave të postës elektronike ndoshta janë ende në përdorim nga të prekurit.

    Disa prej tyre janë të lidhura me profilet në Instagram dhe LinkedIn, ndër të tjera.

    Ato janë përdorur për të krijuar llogari dhe profile Dropbox në aplikacione që gjurmojnë të dhënat. Ka profile WhatsApp për numrat e tyre përkatës të telefonit, dhe në disa raste, edhe llogaritë Signal.

    Pas bisedës së diskutueshme Signal në të cilën u shpërndanë informacione për sulmet e SHBA-ve kundër rebelëve Houthi të Jemenit, në të cilat u përfshi rastësisht redaktori i The Atlantic, Jeffrey Goldberg, ky do të ishte një tjetër boshllëk serioz në sigurinë e Washingtonit, nënvizon Der Spiegel.

    Të dhënat e kontaktit të Gabbard, Hegseth dhe Waltz, të cilat Spiegel mundi t’i rikuperonte, u gjetën pjesërisht në bazat e të dhënave komerciale dhe pjesërisht në të ashtuquajturat ‘rrjedhje të fjalëkalimeve’.

    Studiuesit e revistës gjermane arritën të merrnin numrin e telefonit celular dhe adresën e emailit privat të Hegseth në një mënyrë veçanërisht të thjeshtë. Ata përdorën një ofrues të të dhënave të kontaktit të biznesit të përdorur kryesisht nga bizneset për shitje, marketing dhe rekrutim.

    Ofruesit të informacionit të kontaktit iu dha një lidhje me profilin LinkedIn të Hegseth që çoi, midis informacioneve të tjera, në një adresë Gmail dhe një numër telefoni celular.

  • Tjetër skandal në administratën e Trump! Dështon siguria, numrat e zyrtarëve të lartë publikohen në internet

    Tjetër skandal në administratën e Trump! Dështon siguria, numrat e zyrtarëve të lartë publikohen në internet

    Pete Hegseth dhe Mike Waltz

    SHBA- TJETËR skandal në SHBA! Të dhënat personale të zyrtarëve më të rëndësishëm të sigurisë të presidentit amerikan Donald Trump mund të gjenden në internet. Gazetarët e Spiegel arritën të gjenin numra telefoni celularë, adresa emaili, madje edhe disa fjalëkalime që u përkisnin zyrtarëve të lartë pas skandalit të bisedave në Signal. Ndër figurat e shquara, detajet e të cilave u gjetën në internet janë ato të Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Mike Waltz, Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare Tulsi Gabbard dhe Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth.
    Shumica e këtyre numrave dhe adresave të emailit janë ende në përdorim, ndërsa disa prej tyre janë të lidhura me profilet në platformat e mediave sociale si Instagram dhe LinkedIn. Ekzistojnë gjithashtu profile WhatsApp për numrat përkatës të telefonit dhe madje edhe llogaritë e Signal.
    Prandaj, raporti zbuloi një shkelje tjetër serioze, të panjohur më parë të sigurisë në nivelet më të larta të Uashingtonit. Agjencitë e inteligjencës armiqësore mund t’i përdorin këto të dhëna të disponueshme publikisht për të hakuar komunikimet e individëve të prekur duke instaluar spyëare në pajisjet e tyre. Spiegel raporton se është e mundur që agjentët e huaj të kenë akses në grupin e bisedës Signal në të cilin tre zyrtarët po diskutonin për një sulm ushtarak.
    Numrat e lidhur me llogaritë e sinjalit
    Tulsi Gabbard nuk pranoi të komentonte, mbi raportin e Spiegel që pretendonte se numrat e telefonit të aksesueshëm publikisht i përkasin atij dhe waltz janë, në fakt, të lidhur me llogaritë e Signal.
    Spiegel ishte në gjendje të gjente disa nga informacionet e kontaktit të Gabbard, Waltz dhe Hegseth në bazat e të dhënave komerciale, ndërsa informacione të tjera u gjetën në të ashtuquajturat rrjedhje të fjalëkalimeve, të cilat nuk janë të rralla në internet.
    Ishte veçanërisht e lehtë për gazetarët të zbulonin numrin e telefonit celular dhe adresën e emailit të Hegseth. Një kërkim i të dhënave të përdoruesve të zbuluara zbuloi se adresa e emailit dhe, në disa raste, edhe fjalëkalimi i lidhur me të, mund të gjendeshin në më shumë se 20 rrjedhje të aksesueshme publikisht. Duke përdorur informacionin e disponueshëm publikisht, u bë e mundur të verifikohej që adresa e emailit ishte përdorur vetëm disa ditë më parë.
    Disa fjalëkalime në bazën e të dhënave të rrjedhura
    Numri i telefonit celular dhe adresa e emailit të Ëaltz mund të gjendet edhe duke e kërkuar në internet.
    Gazetarët ishin gjithashtu në gjendje të gjenin disa fjalëkalime për adresën e emailit të Waltz në bazat e të dhënave të zbuluara. Informacioni çoi gjithashtu në profilet e këshilltarit të sigurisë kombëtare në Microsoft Teams, LinkedIn, WhatsApp dhe Signal.
    Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare Tulsi Gabbard ishte më e kujdesshme me të dhënat e saj sesa dy kolegët e saj meshkuj. Me sa duket ajo kishte bllokuar të dhënat e saj nga motorët e kërkimit të kontakteve komerciale që përmbanin të dhënat e Hegseth dhe Waltz. Por adresa e saj e emailit mund të gjendet në ËikiLeaks dhe Reddit. Adresa e emailit të Gabbard është e disponueshme në më shumë se 10 rrjedhje. Njëri prej tyre përmban gjithashtu një numër telefon, i cili të drejton në një llogari aktive WhatsApp dhe një profil Signal.
    Vihet re se Spiegel informoi tre zyrtarët amerikanë për gjetjet e tij./ZËRI