SIGAL paguan dëmet e 13,361 klientëve
Kompania SIGAL Insurance Group konfirmon edhe njëherë pozicionin e saj si kompania më e madhe dhe më e besuar në tregun shqiptar dhe rajonal të sigurimeve, sipas raportit 9-mujor të vitit 2025 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF).
Gjatë kësaj periudhe, 13,361 qytetarë dhe biznese kanë përfituar pagesat e dëmeve nga SIGAL, në përputhje me kontratat e tyre të sigurimit.
Kjo përfaqëson 23.53% të totalit të dëmeve të paguara në të gjithë tregun e sigurimeve, duke e vendosur SIGAL në krye si kompania që mbulon pothuajse një të katërtën e tregut kombëtar.
Pagesat e dëmev janë kryer në kohë rekord, brenda 15 ditësh nga dorëzimi i dokumentacionit të plotë, një standard që pak kompani në rajon dhe në continent arrijnë ta përmbushin, pasi në shumicën e rasteve pritja zgjat me muaj.
Vetëm në 9 muajt e parë të vitit, SIGAL ka injektuar rreth 11.7 milionë euro në ekonominë shqiptare përmes pagesave të dëmeve, duke ndihmuar mijëra individë e biznese të rikuperojnë pas humbjeve apo fatkeqësive.
Në sigurimet e jetës, kompania ka mbuluar 42.25% të dëmeve të tregut, ndërsa në sigurimet e jojetës 22.67%, duke dëshmuar peshën e saj të qëndrueshme në të dy segmentet.
Në një treg ku besimi dhe korrektësia janë thelbësore, SIGAL mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, duke u dalluar për shpejtësi, transparencë dhe përgjegjshmëri ndaj çdo klienti.
Tag: sigal
-

SIGAL paguan dëmet e 13,361 klientëve
-

SIGAL i Avni Ponarit merr paratë dhe nuk paguan dëmet! Shifrat zbulojnë skandalin në tregun e sigurimeve
Tregu i sigurimeve në Shqipëri po përballet me një degradim alarmant: qytetarët paguajnë gjithnjë e më shumë për sigurimet motorike, ndërsa dëmshpërblimet që u kthehen në raste aksidentesh janë në rënie të vazhdueshme.
Në qendër të këtij fenomeni që ka shpërfillur interesin publik dhe ka ngritur pikëpyetje mbi rolin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, qëndron SIGAL, kompania që mbledh më shumë të ardhura në treg, por që rezulton edhe kampion i dëmeve të papaguara, sidomos pasi ka kaluar sërish nën kontrollin e plotë të Avni Ponarit.
Të dhënat zyrtare tregojnë se pavarësisht rritjes së të ardhurave, ajo paguan gjithnjë e më pak dëme, duke lënë pezull qindra të siguruar, në një skemë që po kthehet në ngarkesë të rëndë për konsumatorët dhe fitim të madh për kompanitë me “bekimin” e institucionit që duhej t’i mbikëqyrte.
Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se kompania SIGAL përbën 31% të totalit të dëmeve të papaguara në tregun e sigurimeve “Jo jetë” gjatë gjysmës së parë të vitit 2025.
Kjo do të thotë se një në tre dëme të lëna pezull nga kompanitë e sigurimeve i takojnë SIGAL, duke e renditur atë si institucionin më problematik për dëmshpërblimet në këtë sektor.
Trend negativ që përkon me kohën kur kompania kaloi përsëri nën kontrollin e plotë të Avni Ponarit, pas largimit të grupit austriak “Uniqa Group Austria”.
Të dhënat e AMF-së tregojnë se edhe pse të ardhurat nga primet e sigurimeve motorike për SIGAL u rritën me 13% gjatë janar–qershor 2025, deri në 20 milionë euro, kompania pagoi vetëm 6 milionë euro dëme, duke shënuar një ulje prej 7.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, kompani të tjera, me kontrata më pak në numër, paguajnë më shumë dëmshpërblime se sa SIGAL, fakt që tregon një tendencë të qartë shmangieje të detyrimeve ndaj klientëve.
Rënia e pagesave të dëmeve ka nisur që në momentin kur Ponari rifitoi kontrollin e plotë të kompanisë. Vetëm brenda katër muajve të parë të vitit 2025, SIGAL uli pagesat për dëme motorike me 3% në mars, 1.28% në prill, 4.83% në maj dhe 7.5% në qershor, duke zbehur rolin mbrojtës që siguracionet duhet të kenë për konsumatorin.
Paralelisht, tregu i sigurimeve ka hyrë në një rrjedhë të rrezikshme pas largimit të aksionarëve austriakë të Uniqa-s. Kompanitë rrisin primet që arkëtojnë nga shoferët, por ulen dëmshpërblimet, në një model që dëmton drejtpërdrejt qytetarët. Në gjysmën e parë të vitit, sektori mblodhi rreth 87 milionë euro të ardhura nga sigurimet motorike, rreth 11 milionë më shumë se një vit më parë, por pagoi vetëm 23 milionë euro dëme, duke konfirmuar se shqiptarët po paguajnë sigurime, por nuk po marrin dëmshpërblime.
Gjithçka po ndodh nën “mbikëqyrjen” e AMF, tashmë e kritikuar nga ekspertët dhe aktorët e tregut se ka humbur rolin e rregullatorit dhe po sillet më shumë si një noter i interesave të kompanive të sigurimeve. Miratimi i koeficientëve të rinj të rrezikut në janar 2025 – të cilët përfitonin në mënyrë të qartë kompanitë, duke dëmtuar portofolin e qytetarëve – ishte sinjali i parë se regulatorit i kishte ndryshuar kursi. -

Investimet e zgjuara në SIGAL MAX mposhtin pasiguritë e të ardhmes
Imagjinoni një 45-vjeçar në vitin 2025. Ai zotëron një automjet me vlerë 500,000 lekë. Si çdo makinë, edhe kjo humb nga vlera e saj vit pas viti. Norma e amortizimit vepron edhe mbi të. Edhe nëse supozojmë vetëm 10% humbje në vit (kur në realitet humbja shpesh është më e madhe), pas 15 vjetësh makina do të vlente jo më shumë se 100,000 lekë. Pra, do të kishte humbur 400,000 lekë nga vlera e saj fillestare, 4/5 e vlerës.
Por po të njëjtën shumë, nëse ky 45-vjeçar e investon sot në Fondin e Pensioneve SIGAL MAX, situata ndryshon rrënjësisht.
Pas 15 vjetësh, në moshën 60-vjeçare, ai nuk humbet 4/5-at e vlerës, por përfiton më shumë: shuma prej 500,000 lekësh kthehet në rreth 1,000,000 lekë.
Kjo do të thotë rreth 500,000 lekë fitim mbi shumën e parë.
Pra, çështja paraqitet e tillë:· 500,000 lekë për një makinë dhe pas 15 vjetësh ajo të vlejë maksimalisht 100,000 lekë. Humb 4/5 e vlerës
· Sot mund ta investosh këtë shumë në SIGAL MAX dhe pas 15 vjetësh të kesh në llogari 1 milion Lekë. Fiton 2-fishin e vlerës së investuar.
Ky është ndryshimi mes një pasurie që zvogëlohet dhe një investimi që shumëfishohet.
Më e rëndësishmja: kjo shumë mund të tërhiqet në moshën e pensionit shtetëror ose edhe 5 vite më herët, duke ofruar siguri dhe stabilitet financiar pikërisht atëherë kur njeriu ka më shumë nevojë.
SIGAL MAX nuk është vetëm kursim, është një mundësi e artë investimi.
Me një normë kthimi prej 4.57% në fund të gushtit 2025 dhe me mbi 35.3 milionë euro asete nën administrim, fondi tregon forcë, siguri dhe rritje të qëndrueshme nga viti në vit.
Këtë gjë e dëshmon nga viti në vit përmes rritjes së pandalshme të normës së kthimit.
Prandaj, ndërsa automjeti humb vlerën me kohën, investimi në SIGAL MAX Pension fiton peshë dhe kthehet në garanci për një të ardhme të qetë. -

“Raiffeisen Bank” nën hetim, “Konkurenca”: Dyshohet se favorizoi “SIGAL-in” e Avni Ponarit dhe zhvati qytetarët
Raiffeisen Bank, një nga bankat më të mëdha në Shqipëri, dyshohet se ka abuzuar me kredimarrësit hipotekorë duke shkelur ligjin, pasi ka zgjedhur vetëm një kompani për sigurimin e jetës, duke dëmtuar interesat e klientëve.
Kjo është konstatuar nga një hetim i Autoritetit të Konkurrencës mbi mënyrën se si bankat e nivelit të dytë përzgjedhin shoqëritë e sigurimit të jetës për klientët që marrin kredi hipotekore. Sipas rregullave, në këto raste sigurimi i jetës është i detyrueshëm.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit rezulton se sjellja e Raiffeisen Bank SHA mund të përbëjë shkelje të neneve 4 dhe 9 të Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
Për kreditë konsumatore, banka ka lidhur kontratë me Sigal Life, duke e bërë atë të vetmen shoqëri sigurimi ku klientët mund të merrnin policën e detyrueshme.
Gjatë periudhës së hetimit janë prerë rreth 39,000 polica sigurimi vetëm pranë Sigal Life, e cila ka përfituar mbi 90% të tregut të sigurimit të jetës për kreditë pranë Raiffeisen Bank. Për rrjedhojë, banka ka arkëtuar të ardhura të konsiderueshme nga komisionet e marra prej kësaj shoqërie.
Në përfundim, Autoriteti i Konkurrencës vlerëson se sjellja e Raiffeisen Bank SHA ka kufizuar zgjedhjet e klientëve dhe ka ndikuar në konkurrencën e tregut.
Autoriteti u bën thirrje të gjithë kredimarrësve që kanë paguar sigurimin e jetës pranë bankës të japin dëshmi dhe informacion mbi eksperiencën e tyre, veçanërisht nëse:• nuk u është dhënë mundësia të zgjedhin lirisht shoqërinë e sigurimit të jetës, ose• kanë pasur pengesa apo detyrime të imponuara nga banka lidhur me këtë zgjedhje.
/Replika.al/ -

Qetësia në pavarësi: Fondi i pensionit në SIGAL si mundësi
Pavarësia financiare në moshën e pensionit nuk është e lehtë, por ajo pavarësi garanton qetësinë dhe mbarëvajtjen e moshës së tretë.
Në Shqipëri vendimmarrjet e lehta janë të pakta. Megjithatë, panorama është më e thjeshtë nga sa mendohet: Pensioni shtetëror mbulon vetëm nevojat bazë, për një jetë më të qetë e të pavarur duhet një alternativë më e sigurt dhe më fitimprurëse.
Kjo mundësi ekziston dhe është Skema e Pensioneve Private. Këtë mundësi e ofron lideri i tregut financiar, në sigurime dhe pensione, SIGAL Fond Pensioni.
Në SIGAL mund të krijosh një fond pensioni falas, pa detyrime, të hapura, pa dallim moshe, vendodhje apo të nivelit të punësimit.
Hapja e një fondi pensional te SIGAL sjell shumë përfitime: përcaktimi i shumës së kontributit dhe përfitimit mujor, siguria e lartë pasi kursimet tuaja investohen në obligacione të Qeverisë Shqiptare me risk minimal, mundësia e daljes në pension deri 5 vite më herët se sa skema shtetërore, asetet e trashëgueshme dhe të sigurta nga çdo konfiskim, si dhe lehtësia tatimore deri në investim 40,000 lekë në muaj përjashtim nga tatimi.
Me koston më të ulët të administrimit në treg (vetëm 1,5%), me një portofol menaxherial rreth 35 milionë euro duke zënë 40% të tregut të aseteve të pensioneve, me investime në mjete monetare me risk minimal, me ulje të veçanta në formë bonusesh për anëtarët e fondit (50% bonus për shërbime mjekësore, 25% bonus në sigurimet vullnetare të shtëpisë dhe 15% bonus në sigurimin Kasko të makinës), Fondi i Pensionit SIGAL mbetet alternativa më e mirëmenduar për t’u zgjedhur.
Edhe në raportin zyrtar të AMF për 6-mujorin e parë të vitit, SIGAL Max Pensioni konfirmon pozitat kyçe e të shëndosha në treg me 17,217 anëtarë dhe 3,380,650,000 Lekë. Po ashtu edhe SIGAL Pro Pensioni, me 603 anëtarë, me asete neto 46,540,000 Lekë.
Investimi në SIGAL Fond Pensioni është një mënyrë inteligjente për të siguruar qetësinë financiare në të ardhmen përmes formës më të zgjuar e më të bukur: pavarësisë. -

Me SIGAL dhe siguracionin KASKO, udhëtimi juaj bëhet më i sigurt
Me SIGAL dhe siguracionin KASKO, udhëtimi juaj bëhet më i sigurt
Çdo drejtues automjeti papritur mund të bëhet pjesë e një aksidenti rrugor. Vetëm shërbimi i ambulancës raporton mesatarisht 13 aksidente në ditë. 300 aksidente me dëme të tjera mendohet se ndodhin çdo ditë.
Sigurimi i detyrueshëm, i njohur si TPL, mbulon vetëm dëmet e shkaktuara te palët e tjera.
Po dëmet në makinën tuaj, në rastet kur jeni shkaktar i aksidentit, kush i paguan?
Ato riparohen vetëm me shpenzime vetjake sepse siguracioni TPL nuk i mbulon.
Këto shpenzime, për shkak të rritjes së çmimeve, janë shpesh të kripura dhe destabilizojnë financat e kujtdo.
A ka një zgjidhje? Për të mbuluar këtë kosto të riparimit të mjetit tuaj, dhe jo vetëm këtë, SIGAL ofron sigurimin KASKO.
KASKO është sigurim vullnetar, i cili mbulon vetë mjetin nga rreziqet e përcaktuara në kontratë dhe të zgjedhura nga klienti.
Në SIGAL, KASKO nis nga modeli më i thjeshtë ose mbulimet bazë, që përfshijnë:· dëme aksidentale në rrugë,
· thyerje xhamash,
· dëme në parkim nga mjete të tjera,
· shërbimin AUTOSOS,
· mbulimin e të gjitha rreziqeve të mësiperme edhe jashtë Shqipërisë
SIGAL ofron edhe mbulime të tjera shtesë, sipas nevojave dhe kërkesës së klientit. Një tjetër lloj mbulimi është dhe opsioni FULL KASKO.
Në këtë opsion përveç mbulimeve bazë të radhitura më sipër, përfshihen edhe këto mbulime shtesë:· zjarri, rrufeja, shpërthimi,
· katastrofat natyrore,
· vjedhja totale e mjetit,
· dëmtimet nga akte keqdashëse,
· sistemi i monitorimit me GPS.
-

Ponari i SIGAL: Karta shëndetësore standarde, mbulim deri 50 mijë € në vit
Shëndeti është pasuria më e madhe që kemi. Me një investim të barazvlefshëm me dy kafe në ditë, për një vit, me Kartën Standard të Sigurimit privat të Shëndetit nga SIGAL, kjo pasuri mund të mbrohet nga rreziqet.
Limiti maksimal vjetor i mbulimit është 50 mijë euro. Për shërbime ambulatore mbulohen deri në 500 euro, ndërsa për check-up mjekësor deri në 100 euro shpenzime.
Paketa përfshin shërbime si check-up vjetor, vizita okulistike e dentare, kontrolle shtesë, seanca me psikolog, fizioterapi, infermier në shtëpi dhe akses te një mjek 24/7 me telefon.
Në rast sëmundjesh ambulatore, mbulohen vizitat me mjek specialist, analizat laboratorike, echo, skaner, rezonanca magnetike, PET, si edhe ndërhyrjet kirurgjikale ditore.
Në rast shtrimi në spital, përfitimi përfshin pagesën e kirurgut dhe ekipit të anestezisë, akomodimin, kujdesin intensiv, protezat ortopedike, opinionin e dytë mjekësor dhe një përfitim monetar fiks.
Transporti mjekësor është pjesë e paketës, duke siguruar ambulancë rrugore për emergjenca dhe bileta avioni jashtë Shqipërisë kur kërkohet trajtim i specializuar.
Për sëmundje të rënda, trajtimi mbulohet deri në 10 mijë euro, me mundësi zgjerimi të mbulimit nëpërmjet paketave shtesë.
CEO i SIGAL, në një mesazh sensibilizues për TOP NEWS, theksoi se:
“Nëse në një spital shtetëror koha për të marrë shërbimet e nevojshme është më e gjatë për shkak të radhëve dhe numrit të madh të njerëzve, në spitalet private kjo bëhet në një kohë më të shkurtër. Nuk duhet të shkosh te klinikat dhe spitalet private njëlloj si te dyqani i zarzavateve. Nëse ne jemi të siguruar dhe kemi një kartë sigurimi Standard, Gold apo Silver, ne përfitojmë të gjitha shpenzimet e kryera në këto klinika nga siguracioni që ne kemi paguar.”
Emri i kartës është standard, por përfitimet të jashtëzakonshme.
Ky është një investim i vogël financiar, por me vlerë të madhe për jetën dhe mirëqenien. Siguracioni me kartën Standard në SIGAL mbulon deri në 5 ngjarje vjetore, me limit maksimal në totalin vjetor, 50 mijë euro shpenzime spitalore.
Çmimi vjetor është sa dy kafe në ditë. Kafeja të mban zgjuar për disa orë, por karta standard e sigurimit të shëndetit privat në SIGAL të mban të qetë për gjithë vitin. Ia vlejnë dy kafe në ditë për shëndetin.
Telefono në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet!
-

Zjarret në Jug, rëndësia e sigurimeve dhe SIGAL si aleati i rikthimit në normalitet
Pyje, kultura bujqësore, blegtori, dhjetra banesa, struktura agroturizmi dhe dy objekte kulti mbi 150-vjeçare u shkrumbuan. Jozyrtarisht, dëmet llogariten në miliona euro.
Nga politika po kërkohet zhdëmtim i plotë nga qeveria, por ekspertët e sigurimeve dhe të financave publike theksojnë se kjo qasje është e rrezikshme, jo e qëndrueshme dhe as përfundimtare për sektorët prioritarë.
Zgjidhja e vetme, sipas modeleve tanimë të standardizuara në Perëndim, që të jetë e qëndrueshme, afatgjatë, është sigurimi.
Në Shqipëri operojnë kompani si SIGAL INSURANCE GROUP, që ofrojnë:
· Mbulim për çdo risk;
· Përvojë kombëtare dhe ndërkombëtare;
· Kombinimin më të mirë të produkteve të sigurimit;
· Risigurim nga gjigantët botërorë si Hannover Re, Munich Re, Lloyds, Allianz, AIG etj.
Çdo investim në Jug, nga bujqësia dhe blegtoria te turizmi dhe pronat, mund të ishte mbrojtur me kosto minimale sigurimi.
Pronat, bizneset bujqësore dhe blegtorale që janë marrë në sigurim, pas verifikimit të dëmeve, do të zhdëmtohen plotësisht.
Falë këtyre pagesave të demit, në rast se kanë qenë të siguruara, ato do të kthehen në gjendjen e mëparshme financiare të përpara dëmit. Po ashtu, do të mund të rikthehen në aktivitet në kohë rekord.
Në raste si zjarret e stërmëdha e të pandalshme të Jugut, pronat mbrohen me sigurimin e pronës. Mbrojtja nga zjarri, sipas koeficientit në zonat e bashkisë së Delvinës, për 100 m2, kushton vetëm 26 euro. Ky është sigurimi standard që përfshin edhe mbrojtjen nga rrufeja dhe eksplozioni.
Bujqësia mund të ishte mbrojtur me paketën e sigurimit të bujqësisë.
Blegtoria mund të ishte mbrojtur me paketën e sigurimit të blegtorisë.
Thuajse 1 euro për 250 euro investim, do të mjaftonin për ta marrë në mbrojtje bujqësinë dhe blegtorinë e atyre zonave dhe risku i dëmeve nga zjarret do t’i transferohej SIGAL, gjigantit sigurues.
-

Në Shqipëri SIGAL paguan 9 milionë euro dëme në 6 muaj
Nga raporti 6-mujor i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në tregun e përgjithshëm Jetë dhe Jo Jetë, SIGAL Insurance Group-i mbajti edhe këtë herë vendin e parë me 28% të vëllimit të tregut shqiptar.
Industria e sigurimeve në 6-mujorin e parë të vitit
Industria e sigurimeve të Jo Jetës, shënoi 7.59% prime të shkruara bruto më tepër, 1.27% më tepër pagesa dëmesh, 7.18% numër kontratash më tepër në gjysëmvitin e parë 2025. Këto janë përqindjet rritëse, krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit paraardhës.https://youtu.be/kWMakHLE0OQ
Ndërsa, sa u takon sigurimeve të Jetës, 12.33% u rrit në drejtim të primeve të shkruara bruto sektori i sigurime, pagesa e dëmeve ra me 1.91% ndërsa numri i kontratave të sigurimeve u rrit me 15.49%.
SIGAL, mbi 9 milionë euro dëme të paguara
Në drejtime të veçanta, në industrinë e sigurimeve, SIGAL kryeson në sigurimet e pronës, aksidenteve dhe shëndetit, shëndetit privat, shëndetit në udhëtim, në TPL, kartonin jeshil, policat kufitare dhe sigurimet motorike në tërësi.
Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti, SIGAL ka paguar 926,281,000 Lekë,
Kjo shifër, mbi 9 milionë euro të paguara, shifra më e lartë në treg, nënkupton më shumë pagesa se kushdo tjetër në industri.
CEO I SIGAL, z. Ponari
CEO i SIGAL, z. Avni Ponari, në lidhje me pozitat e kompanisë së tij, i pyetur nga TOP News dha këtë qëndrim:
“Sot, Sigal është një brand i njohur dhe një nga brandet më të mbështetura nga tregjet ndërkombëtare. Sigal ka partner kompanitë më të mëdha në Evropë dhe në botë. Portofoli i saj është i siguruar dhe risiguruar në kompani me emër si Hannover Re, Swiss Re, Munich Re, Allianz Re dhe plot kompani të tjera evropiane. Sigal ndodhet në këtë pozitë për shkak të menaxhimit të kujdesshëm prej 27 vjetësh dhe njerëzve të kualifikuar që e drejtojnë në të gjithë rajonin.
Sot, Sigal ka mbi 1.5 milionë klientë të cilët ia kanë besuar pasurinë, jetën, shëndetin dhe gjithçka tjetër që ata kanë krijuar.”
Klima e besimit -

Punëtorët të pambrojtur/ CEO i SIGAL: Sigurimi shpëton familjet nga pasojat financiare
Shumë punëtorë të sektorit të ndërtimit, apo në profesionet e tjera të rrezikshme, humbasin jetën pa qenë të siguruar, edhe pse pasojat financiare për familjet që lënë pas janë dramatike.
Një jetë e humbur nga aksidenti në punë apo një dëmtim i përkohshëm apo i përhershëm është një krah pune i pakësuar.
Një krah pune i pakësuar në familje është kontribut financiar i pakësuar a i munguar i një pjesëtari në familjen e tij.
Në Shqipërinë e halleve të mëdha, një pjesëtar shpesh është kontribuesi i vetëm financiar në familje dhe vdekja, ose dëmtimi i tij i përhershëm a i përkohshëm, kolapson financat e familjes.
Sigurimi nga aksidentet është e vetmja mënyrë për të garantuar mbrojtje financiare, si për vetë punëtorët, ashtu edhe për familjet e tyre në raste fatkeqësish.
Vlera maksimale e sigurimit nga aksidentet në punë mund të arrijë deri në 100 mijë euro, një mbrojtje jetike që shpesh neglizhohet.
Në sigal.com.al, për vetëm 45 sekonda, mund të kryhet blerja e sigurimit online të punonjësit, ose mund të telefononi në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet!
CEO i SIGAL, z. Avni Ponari, për TOP NEWS, lidhur me nevojën e sigurimit privat nga aksidentet në punë solli në vëmendje se:
“SIGAL i është drejtuar të gjitha kompanive të ndërtimit, Shoqatës së Ndërtuesve dhe të gjithë atyre që kanë të punësuar, që të bëjnë sigurimin nga aksidentet e këtyre punonjësve. Sigurimi nga aksidentet krijon mundësinë që secili i dëmtuar të përfitojë një shumë të caktuar në rast se është i lënduar, një shumë ditore dhe të përfitojë një shumë në rast humbjeje jete, e cila është një kompensim financiar dhe një ndihmë për pasardhësit e atyre që humbin jetën, kundrejt një prime shumë të vogël krahasuar me vlerën që mund të përfitojnë si të lënduar apo si njerëz që kanë humbur jetën. Familjarët apo fëmijët mund të jenë përfituesit e kësaj vlere.”
SIGAL prej vitesh ofron mundësinë e sigurimit nga aksidentet në punë dhe përfitues janë me dhjetëra punëtorë të dëmtuar, apo edhe familjarë punëtorësh që kanë humbur jetën.Çdo punëtor manual, që në SIGAL zgjedh si masë mbulimi periudhën 2-vjeçare, për 9 mijë Lekë në vit, mund të garantojë:shpenzimet mjekësore deri në masën e barabartë me 10% të pagesës vjetore,
180 ditë shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme,
shumën e plotë të siguruar në rast paaftësie të përhershme apo në rast vdekjeje.“Vlerësojini, kërkojuni drejtuesve tuaj të kompanive dhe merreni këtë produkt. Merreni dhe mbrohuni financiarisht. Shifrat janë alarmante, sepse pakujdesia jonë ka çuar në shumë raste në aksidente fatale, por edhe në aksidente të pjesshme, të cilat të gjitha janë të dëmshpërblyeshme nëse je i siguruar. Mos e nënvlerësoni asnjëherë”, është apeli i z. Ponari për punonjësit e profesioneve të vështira dhe me risk.
Në 6 vitet e fundit, pa llogaritur vitin 2025, nga shifrat zyrtare 217 punëtorë kanë humbur jetën nga aksidentet në punë. Punëtori shqiptar ka të drejtën e tij për mbrojtjen financiare dhe duhet ta kërkojë këtë të drejtë që i shpëton familjen.
Sigurimi nga drama e aksidentit në punë të familjarit apo kryefamiljarit, të paktën i mbron nga drama e kalvarit të vuajtjeve ekonomike të të gjithë pjesëtarëve të familjes.