Tag: shyqyr

  • Ironia e Manjanit: Presidenti të bëjë shyqyr që nuk u miratua Kodi i ri Penal

    Ironia e Manjanit: Presidenti të bëjë shyqyr që nuk u miratua Kodi i ri Penal

    Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me tone ironike lidhur me debatet e fundit politike dhe juridike, duke përmendur edhe presidentin e vendit. 
    Përmes një postimi në rrjete sociale, Manjani shkruan: Presidenti të bëj shyqyr që nuk u miratua ky kodi i ri penal, se sot do ishte duke u transferuar nga nga qendra e të ndaluarve tek 313-a…Mirë që iku Ulsiu dhe s’u bë ai kodi se do na ndodhte dhe kjo hata… 

  • Shyqyr që nuk kam babën gjallë/ Ironia e Korreshit në Kuvend: Kam ardhur të flas për hallet e patronazhistëve, Lushnjen e ka marrë malli për zgjedhjet dhe premtimet

    Shyqyr që nuk kam babën gjallë/ Ironia e Korreshit në Kuvend: Kam ardhur të flas për hallet e patronazhistëve, Lushnjen e ka marrë malli për zgjedhjet dhe premtimet

    Këtë të enjte, deputeti i PD në Lushnje, Saimir Korreshi, ka ironizuar me tone të ashpra në Kuvend, ku ndryshe nga herët e tjera, ku tha se nuk kishte dalë për të folur për hallet e fermerëve, por për “hallet e patronazhistëve”.
    Korreshi ironizoi situatën paszgjedhore në Lushnje, ku sipas tij, “gjendja civile i duhet prape punë që të shpërngulë 1200 ardhur nga Tirana 6 muajt e fundit në Lushnjë dhe t’i dërgoj prap ne Tiranë”.
    “Menduan se do ishin pushim këtë tre muajt e beharit dhe ranë në qetësi, por jo, se pas dasme paska prape për të pastruar pjata e filxhan”, tha ai.
    Sipas Korreshit, Lushnja është rikthyer si para gjashtë muajsh, ku dritat që visheshin me urgjencë nuk po ndizen më, koshat e plehrave vazhdojnë si para lufte të jenë prapë mullarë.
    “E kësisoj, Lushnjën e mori malli për zgjedhjet, premtimet, po i bien telefonat dhe janë të fikur, të të gjithë atyre që iu bën”, tha ai.
    Më tej, Korreshi tha se teksa shikon se si janë trajtuar patronazhistët, duke u kërcënuar me vendin e punës, është i lumtur që nuk ka babain gjallë.
    “Kur e mendoj se si ju kanë trajtuar, them shyqyr që nuk e kam babën gjallë, se tre mandate rresht, na liroi nënën, e do kthehet nga baba, shyqyr unë shpëtoj te kjo pjesë”, tha ai.
    Korreshi: Zakonisht në këtë Parlament flas për hallet e popullit, të fermerëve nga andej nga vijë, por këtë herë vij për hallet e patronazhistëve. Ka një mesazh, na mori malli se gjendja civile i duhet prape punë që të shpërngulë 1200 ardhur nga Tirana 6 muajt e fundit në Lushnjë dhe t’i dërgoj prap ne Tiranë. Menduan se do ishin pushim këtë tre muajt e beharit dhe ranë në qetësi, por jo, se pas dasme paska prape për të pastruar pjata e filxhan.
    Lushnja për fatin tonë të keq, i ikën qindra drejto, në Rrapës nuk do haet më qofte dhe do pihet raki, dritat që iu visheshin me urgjencë nuk po ndizen më, koshat e plehrave vazhdojnë si para lufte të jenë prapa mullarë, fillojnë era e pordhës së plevitosur që na ofrojnë fabrikat. E kësisoj, Lushnjën e mori malli për zgjedhjet, premtimet, po i bien telefonat dhe janë të fikur, të të gjithë atyre që iu bën.

    Dua vendet e punës, që u shitën. Si u shitën? Presioni në maksimum, lozin me bukën e kalamajve, nuk ka asnjë të keqe këtu që këtë e di çdo punonjës. Nuk ka asnjë njësi administrative që nuk punoj orar pa orar, jo se do rritej në detyrë, por se do hiqej nga puna nëse nuk bënte detyrën e patronazhimit.
    Ikën të deleguarit dhe të nen deleguarit, ikën drejtori i OSHEE, e të tjerë me radhe që premtuan qe bujku do të vadiste me një sitëm me ujë të gazuar, deri këtu arritën premtimet. Sot, kemi gdhirë prap si para 6 muajve, hall mbi hall, shalqiri pa shit, gruri ka dy vite që nuk mbillet dhe shitet, sot në vend të lopëve kemi vajin e palmës. Të gjithë baçot që kemi, iu premtuan jepi me vaj palme tani, le të hap populli se zgjedhjet i fituam.
    Kur e mendoj se si ju kanë trajtuar, them shyqyr që nuk e kam babën gjallë, se tre mandate rresht, na liroi nënën, e do kthehet nga baba, shyqyr unë shpëtoj te kjo pjesë. Të gjithë do brohorisni për këtë. Sot dhimbja është në maksimum, asgjë nuk ka ndryshuar.
    Sot të thonë që mbaroj 200 mijë lekshi që i dhanë për zgjedhje. Sot hapen të gjithë, të majte e të djathtë. S’ka më dollira, se iku ajo e KESH-it. Rruga ngeli përgjysmë para zgjedhjeve. Lejet e legalizimeve, shikoni ato te Agjencisë së Kadastrës, hapini të gjitha lejet dhe shikojini janë ata që iu kishin premtuar votë.
    Një këtu e një atje! Shikoni me skenën e naftës, lista e përfituesve që ku e kanë kanalizuar votë, a mund të quhet kjo vjedhje? Unë mendoj se po, se deri te drejtori i spitalit që lëvizte me ambulance natën pa pasur asnjë të sëmurë, nuk e di se si mund të quhet.
    Si burgu, i rri lepe peqe çdo drejtor i burguat dhe fiton 100% pushteti, ai që e ka fut brenda. Si ka mundësi që ai bugaxhiu atje, që ka harruar emrin e nënës së vet për aq vite, të gjej pikërisht atë kandidat të caktuar, masivisht. Këtë edhe bufi natën e gjen. Unë po e mbyll shkurt, jam këtu për të folur për hallet e juaja, por sot jam i lumtur që s’kam babën gjallë.

  • “Shqetësohuni për ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr, por atë ditë nuk do jem as unë”, Rama me batuta: Zysh Arta, s’mu ndave, por shyqyr që të kemi!

    “Shqetësohuni për ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr, por atë ditë nuk do jem as unë”, Rama me batuta: Zysh Arta, s’mu ndave, por shyqyr që të kemi!

    Nuk munguan batutat nga kryeministri Edi Rama në festën e PS.

    Kreu i qeverisë u drejtua socialistëve duke u thënë “shqetësohuni ditën kur Gramozi të mos jetë më në oborr, por atë ditë nuk do të jem as unë”.
    Po ashtu ai shkëmbeu batuta me Arta Daden duke i thënë ‘zysha ty shyqyr që të kemi’.
    “I japim një forcë të madhe PS në territor duke u mbështetur te njerëzit më të talentuar, përgatitur dhe përkushtuar. Për tu mos u zgjatur, dua të falënderoj ata që janë sot këtu të ftuar. Më zunë sytë dy. Fatmirësisht sytë ma vajtën nga Ylli Rakipi te Frrok Cupi. Si për të thënë ‘unë erdha por s’jam me ju’.
    Ylli e dimë që s’je me ne por mos rri shumë i distancuar se dukesh si ata në piktura që rrinë si në hije. Jemi të qartë që s’je me ne.
    Dua të falënderoj ata që janë para nesh dhe qe janë të pranishëm në këto sebepe dhe në jetën e përditshme të partisë. Edhe këtu dy ekstreme do marr. Zysh Artën, që s’më ndahet dhe… zysha ty shyqyr që të kemi. Edhe shokun Gramoz. Shqetësohuni ditën kur s’do jetë Gramozi në oborr, por atë ditë s’do jem as unë, kështu që shihni dhe bëni.
    Sekretari në këto raste ka veshur kostumin e dasmës. Faleminderit vajzave dhe grave që janë të pranishme. Kush u mbështet tek vajzat dhe gratë fitoi.“, tha Rama.

    Top Channel

  • “Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr, por atë ditë nuk do jem as unë”, Rama me batuta: Zysh Arta, s’mu ndave, por shyqyr që të kemi!

    “Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr, por atë ditë nuk do jem as unë”, Rama me batuta: Zysh Arta, s’mu ndave, por shyqyr që të kemi!

    Nuk munguan batutat nga kryeministri Edi Rama në festën e PS.

    Kreu i qeverisë u drejtua socialistëve duke u thënë “shqetësohuni ditën kur Gramozi të mos jetë më në oborr, por atë ditë nuk do të jem as unë”.
    Po ashtu ai shkëmbeu batuta me Arta Daden duke i thënë ‘zysha ty shyqyr që të kemi’.
    “I japim një forcë të madhe PS në territor duke u mbështetur te njerëzit më të talentuar, përgatitur dhe përkushtuar. Për tu mos u zgjatur, dua të falënderoj ata që janë sot këtu të ftuar. Më zunë sytë dy. Fatmirësisht sytë ma vajtën nga Ylli Rakipi te Frrok Cupi. Si për të thënë ‘unë erdha por s’jam me ju’.
    Ylli e dimë që s’je me ne por mos rri shumë i distancuar se dukesh si ata në piktura që rrinë si në hije. Jemi të qartë që s’je me ne.
    Dua të falënderoj ata që janë para nesh dhe qe janë të pranishëm në këto sebepe dhe në jetën e përditshme të partisë. Edhe këtu dy ekstreme do marr. Zysh Artën, që s’më ndahet dhe… zysha ty shyqyr që të kemi. Edhe shokun Gramoz. Shqetësohuni ditën kur s’do jetë Gramozi në oborr, por atë ditë s’do jem as unë, kështu që shihni dhe bëni.
    Sekretari në këto raste ka veshur kostumin e dasmës. Faleminderit vajzave dhe grave që janë të pranishme. Kush u mbështet tek vajzat dhe gratë fitoi.“, tha Rama.

    Top Channel

  • ”Zyshe shyqyr që të kemi”, Rama: Shqetësohuni ditën kur do mungojë Gramozi, atëherë s’do jem as unë

    ”Zyshe shyqyr që të kemi”, Rama: Shqetësohuni ditën kur do mungojë Gramozi, atëherë s’do jem as unë

    Në festën e 34-vjetorit të themelimit të PS, kryesocialisti Edi Rama shkëmbeu batuta edhe me senatorët e PS, Arta Daden e Gramoz Ruçin. “Zyshe ty shyqyr që të kemi. Edhe shokun Gramoz, që sa kohë do ta shoh këtu jam i sigurt që partia është në rrugë e duhur, shqetësohuni ditën kur do mungojë Gramozi, po atëherë s’do jem as unë, kështu që shihni e bëni”, tha Rama.
    34 vite PS, Rama me socialistët: Fitorja përgjegjësi e madhe dhe besim për të udhëhequr vendin drejt BE

  • “Shyqyr po hapen kutitë, të mos akuzojmë njëri-tjetrin, kemi shejtanë”, Murrizi: Do bëhem deputet, disa nga lista e mbyllur…

    “Shyqyr po hapen kutitë, të mos akuzojmë njëri-tjetrin, kemi shejtanë”, Murrizi: Do bëhem deputet, disa nga lista e mbyllur…

    Simpatizanti demokrat, Ilir Vrenozi ka zhvilluar një takim me kandidatin për deputet, Myslim Murrizin.

    Bisedën ndërsa pinin një kafe në Tiranë, Vrenozi e publikoi në rrjetin social TikTok.
    Murrizi u shpreh se pas vendimit për hapjen e kutive në qarkun Tiranë mendon se do të jetë deputet në Kuvend.
    “Shyqyr po hapen këto kutitë të biem rehat njëherë e mirë që të mos akuzojmë njëri-tjetrin. Unë jo, e kanë bërë këta të tjerët (ankimimin), shyqyr KAS vendosi të hapë Tiranën që të biem rehat, të paktën të mos akuzojmë njëri-tjetrin për vota”, u shpreh Murrizi.
    Vrenozi: Kthehem nga Shkodra telefonon një mik special që kam, po kthehemi jam afër Tiranës, jo më tha do vish të pish kafe. Një kapedan, e dini ju kujt i them kapedan babaxhan.
    Murrizi: Si shkoi Shkodra?
    Vrenozi: Mirë, njerëzit më flisnin, më duan, unë jam i thjeshtë, por edhe Shkodra është demokrate
    Murrizi: Je popullor dhe si demokrat ke vajt tek zemra demokratëve
    Vrenozi: Hera parë, 24 vite hera e parë, s’kisha vajtur
    Murrizi: Deri ’90-ën duhej të merrje leje në degë të brendshme.
    Vrenozi: Ç’thonë këta tani?
    Murrizi: Shyqyr po hapen këto kutitë të biem rehat njëherë e mirë që të mos akuzojmë njëri-tjetrin. Unë jo, e kanë bërë këta të tjerët (ankimimin), shyqyr KAS vendosi të hapë Tiranën që të biem rehat, të paktën të mos akuzojmë njëri-tjetrin për vota, edhe nga gjys vote bëhen gati 600 vota kështu që ta shikojmë.
    Vrenozi: Më tha një avokat, Alimehmetit një kuti, me kamera, 27 ishte kutia, në procesverbal 0.
    Murrizi: Edhe unë i pavarur kam qenë, s’kam pas as vëzhgues, as komisioner, ata që i kanë caktuar t’i shikojmë, besoj do të rehatohen të gjithë nga rezultati që do të dalë pas rinumërimit.
    Vrenozi: Unë kam dëshirë të madhe të jesh deputet, nga të buron ajo shpresë që ta kem edhe unë.
    Murrizi: Unë nga natyra nuk bie në pesimizëm kurrë, është pjesë e optimizmit tim, gjithsesi duke parë realitetin ku jetojmë brenda listës së mbyllur shoh disa individë që kanë procese penale, kemi edhe shejtanë brenda që rrinë sa andej këtej, duke qenë që jam i treti pas Joridës dhe Alimehmetit, kam thënë që do të jem në Kuvend, s’e di pse tremben nga deklaratat e mia, edhe nëse do të jem do të jem përfaqësues i atyre 7289 demokratëve, jo tek PS-ja.
    Vrenozi: Do të jetë një nga gëzimet e mia. Të falënderoj për këtë kafe.
    Murrizi: Të uroj Bajram të gëzuar.
    Vrenozi: E meriton edhe një të ardhme ta kemi komandant.

    Top Channel

  • “Shyqyr po hapen kutitë, kemi shejtanë”, Murrizi: Do bëhem deputet, disa nga lista e mbyllur…

    “Shyqyr po hapen kutitë, kemi shejtanë”, Murrizi: Do bëhem deputet, disa nga lista e mbyllur…

    Simpatizanti demokrat, Ilir Vrenozi ka zhvilluar një takim me kandidatin për deputet, Myslim Murrizin.
    Bisedën ndërsa pinin një kafe në Tiranë, Vrenozi e publikoi në rrjetin social TikTok.
    Murrizi u shpreh se pas vendimit për hapjen e kutive në qarkun Tiranë mendon se do të jetë deputet në Kuvend.
    “Shyqyr po hapen këto kutitë të biem rehat njëherë e mirë që të mos akuzojmë njëri-tjetrin. Unë jo, e kanë bërë këta të tjerët (ankimimin), shyqyr KAS vendosi të hapë Tiranën që të biem rehat, të paktën të mos akuzojmë njëri-tjetrin për vota”, u shpreh Murrizi.
    Vrenozi: Kthehem nga Shkodra telefonon një mik special që kam, po kthehemi jam afër Tiranës, jo më tha do vish të pish kafe. Një kapedan, e dini ju kujt i them kapedan babaxhan.
    Murrizi: Si shkoi Shkodra?
    Vrenozi: Mirë, njerëzit më flisnin, më duan, unë jam i thjeshtë, por edhe Shkodra është demokrate
    Murrizi: Je popullor dhe si demokrat ke vajt tek zemra demokratëve
    Vrenozi: Hera parë, 24 vite hera e parë, s’kisha vajtur
    Murrizi: Deri ’90-ën duhej të merrje leje në degë të brendshme.
    Vrenozi: Ç’thonë këta tani?
    Murrizi: Shyqyr po hapen këto kutitë të biem rehat njëherë e mirë që të mos akuzojmë njëri-tjetrin. Unë jo, e kanë bërë këta të tjerët (ankimimin), shyqyr KAS vendosi të hapë Tiranën që të biem rehat, të paktën të mos akuzojmë njëri-tjetrin për vota, edhe nga gjys vote bëhen gati 600 vota kështu që ta shikojmë.
    Vrenozi: Më tha një avokat, Alimehmetit një kuti, me kamera, 27 ishte kutia, në procesverbal 0.
    Murrizi: Edhe unë i pavarur kam qenë, s’kam pas as vëzhgues, as komisioner, ata që i kanë caktuar t’i shikojmë, besoj do të rehatohen të gjithë nga rezultati që do të dalë pas rinumërimit.
    Vrenozi: Unë kam dëshirë të madhe të jesh deputet, nga të buron ajo shpresë që ta kem edhe unë.
    Murrizi: Unë nga natyra nuk bie në pesimizëm kurrë, është pjesë e optimizmit tim, gjithsesi duke parë realitetin ku jetojmë brenda listës së mbyllur shoh disa individë që kanë procese penale, kemi edhe shejtanë brenda që rrinë sa andej këtej, duke qenë që jam i treti pas Joridës dhe Alimehmetit, kam thënë që do të jem në Kuvend, s’e di pse tremben nga deklaratat e mia, edhe nëse do të jem do të jem përfaqësues i atyre 7289 demokratëve, jo tek PS-ja.

  • Rama falënderim publik për Lindën: Je e vetmja opozitë që nuk e mund dot, por shyqyr që më pranon në qeverinë e unitetit

    Rama falënderim publik për Lindën: Je e vetmja opozitë që nuk e mund dot, por shyqyr që më pranon në qeverinë e unitetit

    Në fjalimin e fitores së thellë të PS në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit me 83 mandate, kreu i socialistëve Edi Rama falënderoi publikisht edhe bashkëshorten Linda Rama.
    ”Falënderimin më të veçantë e kam për të vetmen opozitë që unë vazhdoj të mos arrij ta mund dot, por shyqyr që më pranon në qeverinë e unitetit, Linda Ramën, mamanë e paepur të Zahos, nënën kryelartë të Reas dhe shoqen besnike të Gregut.

    Linda është shtylla që i mban të katërt këndet e këtij tavani, shumë faleminderit grua. Besoj se unë flas edhe në emrin tënd, duke falënderuar Zahon, i cili na rri ngjitur si bateri me energji diellore”,-tha Rama.

  • Zegjineja s’i ndahet Bardhit: Gazo ka dal deti këtu, po shyqyr që ke komardaren e baba Bufit!

    Zegjineja s’i ndahet Bardhit: Gazo ka dal deti këtu, po shyqyr që ke komardaren e baba Bufit!

    Kandidatja e PS-së në qarkun e Fierit Zegjine Çaushi, ka shigjetuar Gazment Bardhin gjatë fjalës së saj nga takimi përmbyllës i PS në këtë qytet.
    Ajo tha se Bardhi nuk është parë askund gjatë fushatës në qytet. Sipas saj, Fieri do marr 12 deputetë në 11 maj, duke theksuar bindjen për një rezultat të thellë në zgjedhjet e 11 majit.
     ‘Fieri do të marr jo 11 por 12 deputet. Tani ai shoku jonë s’dihet se ca do jetë duke bërë. Ti bëjmë një përshëndetje apo jo. E kam kërkuar në këto ditë dhe se kam gjet se s’ka fierak që ti hap derën Gazos dhe kënetës së tij. Gazo ku je, ka dal deti Gazo, ti s’di as notë, mo Gazo do më mbyteshe këtu mo Gazo shiko dallgët që kanë ardhur në këtë shesh. Shyqyr që ke atë gomeraren e papabufit, ajo do të shpëtojë se je në listë të mbyllur’, tha ajo.

  • Zegjine Çaushi: Gazo ka dal deti këtu, ti s’di as not. Shyqyr që ke atë gomerdaren e bababufit

    Zegjine Çaushi: Gazo ka dal deti këtu, ti s’di as not. Shyqyr që ke atë gomerdaren e bababufit

    Zegjine Çaushi, kandidatja e PS-së në qarkun e Fierit, ka shigjetuar Gazment Bardhin gjatë fjalës së saj nga takimi përmbyllës i PS në këtë qytet. Ajo tha se Bardhi nuk është parë askund gjatë fushatës në qytet. Sipas saj, Fieri do të marrë 12 deputetë në 11 maj, duke theksuar bindjen për një rezultat të thellë në zgjedhje. ”Fieri do të marrë jo 11, por 12 deputetë. Tani ai shoku jonë s’dihet se ca do jetë duke bërë. Ti bëjmë një përshëndetje apo jo. E kam kërkuar në këto ditë dhe se kam gjet se s’ka fierak që ti hap derën Gazos dhe kënetës së tij. Gazo ku je, ka dal deti Gazo, ti s’di as not mo Gazo, do më mbyteshe këtu mo Gazo. Shiko dallgët që kanë ardhur në këtë shesh. Shyqyr që ke atë gomeraren e papabufit, ajo do të shpëtojë se je në listë të mbyllur”.