Tag: shurup

  • Shurupi me shegë dhe mjaltë për të luftuar kollën

    Shurupi me shegë dhe mjaltë për të luftuar kollën

    Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën e lirë që të zgjasë edhe gjatë natës duke shkaktuar trazira të tjera në organizëm.
    Kolla mund të kurohet mjaft mirë me kura natyrale të cilat janë po aq efikase sa medikamentet që merren në farmaci. Lexoni disa sugjerime mbi përdorimin e shegës dhe mjaltit.
    Gjethet, lulja, lëkurat dhe kokrrat e shegës kanë vlera kuruese për të gjithë organizmin. Lëngu i shegës ka një efekt shumë mirëbërës për fytin dhe rrugët e frymëmarrjes.

    Sipas të dhënave, ky lëng është shumë i pasur me vitaminë A dhe C të cilat fuqizojnë imunitetin. Përveç pastrimit të rrugëve të frymëmarrjes, shega është mirëbërëse edhe kundër kollës.
    Ekspertët e mjekësisë alternative rekomandojnë përzierjen e lëngut të shegës, xhenxhefilit dhe mjaltit për përgatitjen e një shurupi krejt natyral kundër kollës. Për përgatitjen e kësaj kure ju nevojiten:
    1 lugë gjelle me lëng të freskët dhe natyral shege i shtrydhur
    1 lugë gjelle me lëng të freskët xhenxhefili i shtrydhur
    1 lugë gjelle me mjaltë.
    Të gjithë përbërësit përziejini mirë deri sa të formoni një shurup të njëjtrajtshëm. Këtë shurup duhet ta pini 3-4 herë në ditë nga një lugë çaji.
    Mund ta përsërisni për disa ditë. Shega, xhenxhefili dhe mjalti janë përbërës natyralë dhe të shëndetshëm. Bashkimi i tyre në këtë shurup shkurton kohëzgjatjen e kollës dhe zbut sekrecionet dhe ashpërsinë e saj.
    Kjo kurë natyrale është e dobishme edhe për të rritur imunitetin, kuruar aneminë dhe bronhitin. Shega rekomandohet edhe për kollën që prek fëmijët.
    Për fëmijët mbi 2 vjeç, rekomandohet të përzieni sasi të barabarta të lëngut të xhenxhefilit, mjaltit dhe lëngut të shegës. Ky shurup u duhet dhënë fëmijëve tre herë në ditë nga një lugë çaji. Mjalti nuk rekomandohet për fëmijët nën 2 vjeç.

  • Shurupi për të luftuar kollën, ja si ta përgatisni

    Shurupi për të luftuar kollën, ja si ta përgatisni

    Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën e lirë që të zgjasë edhe gjatë natës duke shkaktuar trazira të tjera në organizëm.
    Kolla mund të kurohet mjaft mirë me kura natyrale të cilat janë po aq efikase sa medikamentet që merren në farmaci. Lexoni disa sugjerime mbi përdorimin e shegës dhe mjaltit.
    Gjethet, lulja, lëkurat dhe kokrrat e shegës kanë vlera kuruese për të gjithë organizmin. Lëngu i shegës ka një efekt shumë mirëbërës për fytin dhe rrugët e frymëmarrjes.
    Sipas të dhënave, ky lëng është shumë i pasur me vitaminë A dhe C të cilat fuqizojnë imunitetin. Përveç pastrimit të rrugëve të frymëmarrjes, shega është mirëbërëse edhe kundër kollës.
    Ekspertët e mjekësisë alternative rekomandojnë përzierjen e lëngut të shegës, xhenxhefilit dhe mjaltit për përgatitjen e një shurupi krejt natyral kundër kollës. Për përgatitjen e kësaj kure ju nevojiten:
    1 lugë gjelle me lëng të freskët dhe natyral shege i shtrydhur1 lugë gjelle me lëng të freskët xhenxhefili i shtrydhur1 lugë gjelle me mjaltë.Të gjithë përbërësit përziejini mirë deri sa të formoni një shurup të njëjtrajtshëm. Këtë shurup duhet ta pini 3-4 herë në ditë nga një lugë çaji.
    Mund ta përsërisni për disa ditë. Shega, xhenxhefili dhe mjalti janë përbërës natyralë dhe të shëndetshëm. Bashkimi i tyre në këtë shurup shkurton kohëzgjatjen e kollës dhe zbut sekrecionet dhe ashpërsinë e saj.
    Kjo kurë natyrale është e dobishme edhe për të rritur imunitetin, kuruar aneminë dhe bronhitin. Shega rekomandohet edhe për kollën që prek fëmijët.
    Për fëmijët mbi 2 vjeç, rekomandohet të përzieni sasi të barabarta të lëngut të xhenxhefilit, mjaltit dhe lëngut të shegës. Ky shurup u duhet dhënë fëmijëve tre herë në ditë nga një lugë çaji. Mjalti nuk rekomandohet për fëmijët nën 2 vjeç.

  • Kura me 40 arra të gjelbra të pabëra: Për tiroidet, gjakun dhe energjinë

    Kura me 40 arra të gjelbra të pabëra: Për tiroidet, gjakun dhe energjinë

    Në treg kanë dalë arrat e gjelbra të pabëra të cilat ofrojnë vlera vërtet të rëndësishme për shëndetin. AgroWeb thote se kur bashkoni arrat e gjelbra me mjaltë, ju arrini të përgatisni një shurup me vlera të mirëfillta shëndetësore.

    Ky kombinim i fuqishëm krijon mirëqënie fizike dhe energjike. Ai rrit aktivitetin hormonal, ka efekt pozitiv dhe ndihmon fort për problemet e tiroides, rikthen qelizat dhe neutralizon helmet në organizëm. Arrat e gjelbra të freskëta përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës C, jodit dhe shumë vitamina të tjera.

    Me arrat e gjelbra të pabëra përgatitet një shurup mirëbërës me mjaltë që vlen për personat me probleme tek tiroidet, veçanërisht në rastet e hipotirodizmit, kur tiroidja nuk prodhon mjaftueshëm hormone.

    Ky kombinim i vlerave të arrave të pabëra u serviret edhe fëmijëve me fizik të dobët dhe me imunitet të ulët. Një tjetër përdorim shurupi me arra të gjlbra të pabëra me mjaltë, ka edhe tek personat anemikë.

    Kur kombinohen me mjaltë, arrat e gjelbra të pabëra kanë efekt pozitiv në rastin e anemisë dhe nxisin pastrimin e mëlçisë, stomakut dhe gjakut. Ky shurup është gjithashtu i dobishëm për gjendrën e tiroides dhe funksionet e saj, sëmundjet e fytit dhe rrugëve të frymëmarrjes. Shurupi vlen sidomos për bronkitin.

    AgroWeb.org raporton se shurupi me arra të gjelbra dhe mjaltë gjithashtu përmirëson sistemin imunitar, lehtëson problemet e shkaktuara nga menopauza, obeziteti dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes.

    Si ta përgatisni shurupin me arra të gjelbra të pabëra

    Përbërësit: 40 arra të reja të gjelbra të freskëta

    Përdorni doreza kur prisni arrat e reja në mënyrë që të mos ngjyrosni gishtat.

    Përgatitja: Lajini arrat e reja mirë. Më pas thajini dhe pritini në katër pjesë. Vendosini të gjitha pjesët e prera në një enë të madhe xhami dhe shtoni mjaltin. Mbylleni enën mirë dhe lëreni në një vend me diell për 1 muaj. Tundeni dhe rrotullojeni enën kokëposhtë një herë në javë.

    Arrat do të çlirojnë përmbajtjen e tyre shëruese duke i dhënë mjaltit një ngjyrë të errët. Gjithashtu edhe trashësia e mjaltit do të hollohet. Sapo të përfundojë periudha prej 1 muaj, ju duhet t’i hiqni pjesët e arrave nga ena. Lëngu që përftohet është shërim për organizmin. Ruajeni shurupin në një zonë të errët dhe të freskët. Gjatë ditëve të nxehta, mund ta ruani edhe në frigorifer por jo në ngrirje.

    Konsumimi: Doza për të rriturit është një lugë çaji në ditë, mundësisht në mëngjes në stomak bosh.

    Për fëmijët mbi 5 vjeç deri në 10 vjeç mund të përdorni gjysmën e dozës së të rriturve.

  • Si të përdorni gjethet e fikut si shurup

    Si të përdorni gjethet e fikut si shurup

    Nëse jeni me fat që keni një fik që rritet në oborrin tuaj, përdorni çdo pjesë të tij sepse gjethet mund të bëhen eliksiri juaj i ri natyror i shëndetit dhe ëmbëlsuesi i shëndetshëm.
    Shfrytëzoni potencialin e plotë të këtij thesari mesdhetar!
    Për çfarë është e mirë një gjethe fiku?

    – Ul trigliceridet
    – Ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut
    – Mund të kontribuojë në parandalimin e diabetit
    – Ka efekt anti-inflamator dhe antioksidues
    Dhe gjëja më e mirë? Mund të bëni një shurup shtëpiak nga fiqtë që jo vetëm është i shëndetshëm, por ka edhe një shije të parezistueshme, shumë thonë se i ngjan kokosit ose vaniljes!
    Recetë për shurupin e gjetheve të fikut në shtëpi
    Përbërësit:
    – 2 grushte gjethe fiku të freskëta
    – Ujë
    – Sheqer kafe (ose ëmbëlsues natyral sipas dëshirës)
    Përgatitja:
    Lani gjethet dhe ziejini në ujë (rreth 1 litër) derisa të lëshojnë një ngjyrë të errët. Kullojeni lëngun dhe shtoni sheqer sipas dëshirës.
    Gatuajini derisa të merrni një strukturë shurupi. Hidheni në kavanoza ose shishe të sterilizuara dhe ruajini në frigorifer.
    Përdorni shurupin si më poshtë:
    – Ëmbëlsues natyral për kafe dhe çaj
    – Sipërfaqe për petulla, bollgur, kos ose ëmbëlsira
    – Shtesë në smoothie dhe ëmbëlsira
    Recetë për çajin e gjetheve të fikut
    Mblidhni gjethet e reja të fikut pa kërcejtë nga të cilët rrjedh lëngu i qumështit. Lajini dhe lërini të thahen në hije. Kur të thahen, shtypini në një kavanoz. Për të bërë çajin, vendosni 2 lugë çaji gjethe të thata në një filxhan me ujë të valë, lërini të qëndrojnë për 15 minuta, pastaj hiqeni nga zjarri dhe kullojini. Pijeni në mëngjes me mëngjesin. Ky çaj ndihmon në rregullimin e niveleve të insulinës, triglicerideve dhe kolesterolit në gjak.