Tag: shundit

  • “Babin e hëngri kanceri nga brenda”, e bija e aktorit Naun Shundit: Mendoi se do të jetonte

    “Babin e hëngri kanceri nga brenda”, e bija e aktorit Naun Shundit: Mendoi se do të jetonte

    E bija e aktorit të njohur Naun Shundi, mes lotësh dhe dhimbjes së thellë, ka ndarë me mediat emocionet e saj pas ndarjes nga jeta të të atit.
    Ajo tha se i ati iku pa lënë asnjë fjalë lamtumire, por la pas një trashëgimi të çmuar për artin shqiptar: veprën dhe jetën e tij të lidhur ngushtë me teatrin.
    “Edhe pse iku, la diçka, dhe ajo që la është Zonja e Bujtinës. Ai ia kushtoi jetën teatrit. Mjekët nuk na e thanë dot që babi do të vdiste, askush nuk na e tha. Ai mendoi se do të jetonte. Babain e hëngri kanceri nga brenda. Babi po përgatitej për një shfaqje, por nuk e përfundoi,” u shpreh ajo mes dhimbjes.
    Largimi i papritur i Naun Shundit lë një boshllëk të madh në skenën artistike shqiptare, ndërsa miqtë, kolegët dhe publiku kujtojnë me nderim figurën e tij dhe pasionin e pakushtëzuar për teatrit.

  • Berisha mesazh për ndarjen nga jeta të Naun Shundit: Humbje e madhe për artin dhe kombin shqiptar, do jetojë përmes veprës së tij

    Berisha mesazh për ndarjen nga jeta të Naun Shundit: Humbje e madhe për artin dhe kombin shqiptar, do jetojë përmes veprës së tij

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me një mesazh prekës për ndarjen nga jeta të aktorit, regjisorit dhe dramaturgut të njohur shqiptar, Naun Shundi.

    Në një postim në Facebook, Berisha ka shprehur ngushëllimet më të ndjera për familjen, miqtë dhe komunitetin artistik, duke e cilësuar ndarjen e Shundit si një humbje të pazëvendësueshme për kulturën shqiptare.

    “Dielli perëndoi përgjithmonë për Naun Shundin!”, shkruan Berisha, duke theksuar se artisti nuk do të mbahet mend vetëm për rolet e tij me mjeshtëri dhe ngjyra, por edhe për kurajën për të mbrojtur të vërtetat që besonte.

    Berisha kujton gjithashtu betejën e Shundit për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe vendosmërinë e tij për të mos e ndalur kurrë artin, edhe pas shembjes së tij, kur krijoi miniteatrin “Zonja e Bujtinës”.

    “Naun Shundi do jetojë gjithnjë në veprën e tij. I ndritur dhe i paharruar roli i tij në skenë dhe në jetë,” përfundon mesazhin e tij Sali Berisha.

    Postimi i plotë:

    Dielli perëndoi përgjithmonë për Naun Shundin!

    Të dashur miq, Naun Shundi, aktor dhe dramaturg i shquar dhe një prind, bashkëshort dhe qytetar shembullor iku përgjithmonë në jetën e përjetshme.

    Duke shprehur nderimin tim me të thellë dhe ngushëllimet e mia me të ndjera familjes së tij të respektuar, miqve dhe të afërmve të tij për humbjen e pazëvendësueshme, dua të theksoj se ndarja e Naum Shundit nga jeta është humbje e rëndë edhe për Teatrin, skenën, artin dhe kulturën dhe të gjithë kombin tonë.

    Naun Shundi do jetojë gjithnjë në veprën e tij. Ai nuk do kujtohet vetëm si aktori i madh i roleve gjithë ngjyra e mjeshtëri, por edhe si artisti që mbrojti me guxim të vërtetat e mëdha që besonte.

    Akti i tij i fundit ishte beteja për Teatrin Kombëtar, i pamposhtur pas shembjes së të cilit ai ngriti miniteatrin privat ‘Zonja e Bujtinës’.

    I ndritur dhe i paharruar roli i në skenë dhe në jetë i tij! Amin.

  • “Mendoi se do të jetonte”/ Mes lotësh, vajza e Naun Shundit flet për humbjen e babait: E hëngri kanceri nga brenda…

    “Mendoi se do të jetonte”/ Mes lotësh, vajza e Naun Shundit flet për humbjen e babait: E hëngri kanceri nga brenda…

    Me zërin që i dridhej nga dhimbja dhe sytë e mbushur me lot, vajza e aktorit të mirënjohur Naun Shundi foli pas ndarjes nga jeta të të atit, duke ndarë një mesazh të fortë emocional dhe plot mall për figurën e tij.
    “Edhe pse iku, la diçka, dhe ajo që la është Zonja e Bujtinës. Ai ia kushtoi jetën teatrit,” tha ajo, duke theksuar se aktori e kishte të pamundur të largohej nga skena, edhe në ditët më të vështira të sëmundjes.
    Në rrëfimin e saj prekës, ajo shtoi: “Mjekët nuk na e thanë dot që babi do të vdiste, askush nuk na e tha. Ai mendoi se do të jetonte. Babain e hëngri kanceri nga brenda. Babi po përgatitej për një shfaqje, por nuk e përfundoi.”
    Largimi i papritur i Naun Shundit lë një boshllëk të madh në skenën artistike shqiptare, ndërsa miqtë, kolegët dhe publiku kujtojnë me nderim figurën e tij dhe pasionin e pakushtëzuar për teatrin.
     

  • Shuhet në moshën 66-vjeçare aktori, regjisori dhe dramaturgu Naun Shundi

    Shuhet në moshën 66-vjeçare aktori, regjisori dhe dramaturgu Naun Shundi

    Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare aktori Naun ShundiËshtë ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare aktori, regjisori dhe dramaturgu i njohur, Naun Shundi. Lajmin e hidhur e ka ndarë bashkëshortja e tij, e cila një ditë më parë kishte bërë një postim në rrjetet sociale, ku falënderonte të gjithë ata që kishin kontribuar për trajtimin e artistit në Francë.“Në ditë të keqe, u shfaqën njerëz të mrekullueshëm, që na ndihmuan në këtë situatë të vështirë për shëndetin e aktorit, regjisorit dhe dramaturgut Naun Shundit. Çdo emër që ka kontribuar në llogaritë tona të hapura, që kjo ëndërr e keqe të mbetej vetëm një ëndërr, ka jo vetëm mirënjohjen, por mbi të gjitha, na ka falur lehtësi dhe kurajo për betejën me jetën. Miq, dashamirës, kolegë, artëdashës, mos kontribuoni më në këto faqe. Tashmë, fatkeqësisht, shëndeti i Shundit ka marrë një kthesë aspak optimale”, shkruante ajo.Vetëm pak ditë më parë, familjarët e artistit i bënë thirrje publikut dhe artdashësve që të ndihmonin financiarisht për mjekimin e tij jashtë vendit. Shundi ishte dërguar në një spital në Francë për trajtim të specializuar, pasi gjendja shëndetësore e kishte detyruar të linte punën në teatrin “Zonja e Bujtinës”, të themeluar nga vetë ai.Ndarja nga jeta e Naun Shundit është një humbje e madhe për teatrin dhe kulturën shqiptare.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare aktori Naun ShundiËshtë ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare aktori, regjisori dhe dramaturgu i njohur, Naun Shundi. Lajmin e hidhur e ka ndarë bashkëshortja e tij, e cila një ditë më parë kishte bërë një postim në rrjetet sociale, ku falënderonte të gjithë ata që kishin kontribuar për trajtimin e artistit në Francë.“Në ditë të keqe, u shfaqën njerëz të mrekullueshëm, që na ndihmuan në këtë situatë të vështirë për shëndetin e aktorit, regjisorit dhe dramaturgut Naun Shundit. Çdo emër që ka kontribuar në llogaritë tona të hapura, që kjo ëndërr e keqe të mbetej vetëm një ëndërr, ka jo vetëm mirënjohjen, por mbi të gjitha, na ka falur lehtësi dhe kurajo për betejën me jetën. Miq, dashamirës, kolegë, artëdashës, mos kontribuoni më në këto faqe. Tashmë, fatkeqësisht, shëndeti i Shundit ka marrë një kthesë aspak optimale”, shkruante ajo.Vetëm pak ditë më parë, familjarët e artistit i bënë thirrje publikut dhe artdashësve që të ndihmonin financiarisht për mjekimin e tij jashtë vendit. Shundi ishte dërguar në një spital në Francë për trajtim të specializuar, pasi gjendja shëndetësore e kishte detyruar të linte punën në teatrin “Zonja e Bujtinës”, të themeluar nga vetë ai.Ndarja nga jeta e Naun Shundit është një humbje e madhe për teatrin dhe kulturën shqiptare.

  • Bashkëshortja e Naum Shundit ndan lajmin e keq: Shëndeti i tij ka marrë një kthesë aspak optimale

    Bashkëshortja e Naum Shundit ndan lajmin e keq: Shëndeti i tij ka marrë një kthesë aspak optimale

    Bashkëshortja e aktorit dhe regjisorin e njohur, Naum Shundi, ka reaguar sot lidhur me gjendjen shëndetësore të tij, i cili po trajtohet në QSUT.
    Në një postim prekës, ajo shpreh mirënjohje për të gjithë miqtë, kolegët dhe artdashësit që janë solidarizuar me familjen në ditët e vështira, duke dhënë ndihmën e tyre.
    Megjithatë, ajo sjell lajmin e hidhur se gjendja e aktorit ka marrë një kthesë aspak optimale, duke i bërë thirrje miqve dhe dashamirësve që të mos kontribuojnë më financiarisht.
    “Fatkeqësisht, shëndeti i Shundit ka marrë një kthesë aspak optimale. Mirënjohje dhe shëndet në familjet tuaja”, përfundon reagimi i saj.
    Postimi i plotë:
    Në ditë të keqe, u shfaqën njerëz të mrekullueshëm, që na ndihmuan në këtë situatë të vështirë për shëndetin e aktorit regjisorit dramaturgut Naun Shundit. Ç’do emër që ka kontrubuar në llogaritë tona të hapura, që kjo ëndërr e keqe, të mbetej vetëm një ëndërr, ka jo vetëm mirënjohjen, por mbi të gjitha, na ka falur lehtësi dhe kurajo për betejen me jetën.
    Miq, dashamirës, koleg, artëdashës. Mos kontribuoni më në këto faqe. Tashmë, fatkeqësisht, shëndeti i Shundit ka marrë një kthesë aspak optimale.
    Mirënjohje dhe shëndet në familjet tuaja!

  • “Na keni falur lehtësi dhe kurajo për betejën me jetën”/ Bashkëshortja e Naum Shundit ndan lajmin e keq: Shëndeti i tij ka marrë një kthesë aspak optimale

    “Na keni falur lehtësi dhe kurajo për betejën me jetën”/ Bashkëshortja e Naum Shundit ndan lajmin e keq: Shëndeti i tij ka marrë një kthesë aspak optimale

    Bashkëshortja e aktorit dhe regjisorin e njohur, Naum Shundi, ka reaguar sot lidhur me gjendjen shëndetësore të tij, i cili po trajtohet në QSUT.

    Në një postim prekës, ajo shpreh mirënjohje për të gjithë miqtë, kolegët dhe artdashësit që janë solidarizuar me familjen në ditët e vështira, duke dhënë ndihmën e tyre.
    Megjithatë, ajo sjell lajmin e hidhur se gjendja e aktorit ka marrë një kthesë aspak optimale, duke i bërë thirrje miqve dhe dashamirësve që të mos kontribuojnë më financiarisht.
    “Fatkeqësisht, shëndeti i Shundit ka marrë një kthesë aspak optimale. Mirënjohje dhe shëndet në familjet tuaja”, përfundon reagimi i saj.
    Postimi i plotë:
    Në ditë të keqe, u shfaqën njerëz të mrekullueshëm, që na ndihmuan në këtë situatë të vështirë për shëndetin e aktorit regjisorit dramaturgut Naun Shundit. Ç’do emër që ka kontrubuar në llogaritë tona të hapura, që kjo ëndërr e keqe, të mbetej vetëm një ëndërr, ka jo vetëm mirënjohjen, por mbi të gjitha, na ka falur lehtësi dhe kurajo për betejen me jetën.
    Miq, dashamirës, koleg, artëdashës. Mos kontribuoni më në këto faqe. Tashmë, fatkeqësisht, shëndeti i Shundit ka marrë një kthesë aspak optimale.
    Mirënjohje dhe shëndet në familjet tuaja!

    Top Channel