Tag: shumta

  • Luizi zbulon dashurinë prindërore me një mesazh emocionues

    Luizi zbulon dashurinë prindërore me një mesazh emocionues

    Showbiz E Premte, 23 Maj 2025 10:23
    Në postimin më të fundit në rrjetin social Instagram, Luizi ka ndarë një foto me vajzën e tij, Luna, e cila përloti shumicën e ndjekësve.
    Me një përshkrim të ndjerë, ai shprehet se titulli më i madh që do të mbajë ndonjëherë është ‘babai i saj’. Kjo deklaratë thekson rëndësinë e familjes dhe dashurisë, duke forcuar imazhin e tij si një baba të përkushtuar.

    Gjatë karrierës së tij si këngëtar, Luizi ka përjetuar momente të shumta, por ky lidhje sado e thjeshtë duket se e ka prekur thellë. Çdo prind e di se jeta ndryshon thelbësisht kur vjen një fëmijë në jetën e tij, dhe Luizi tregon këtë përvojë në mënyrën më të bukur.
    Ndoshta ky mesazh do t’i inspirojë edhe prindërit e tjerë të vlerësojnë momentet e vogla, por të rëndësishme, që sjellin fëmijët e tyre.
    Në një botë që shpesh është e zhurmshme dhe e ngarkuar, ndarja e këtyre ndjenjave të pastërta është një frymëzim i vërtetë.
    Viraliteti i këtij postimi ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, duke treguar se dashuria është gjithmonë në modë. Pa dyshim, Luizi mbetet një figurë e dashur dhe frymëzuese për shumë.

  • Alarm për bombë në Durrës, forca të shumta policie rrethojnë zonën

    Alarm për bombë në Durrës, forca të shumta policie rrethojnë zonën

    Alarm për bombë pranë Velierës në Durrës.  Forca të shumta policie kanë rrethuar rrugën Egnatia, sheshin përgjatë Velierës dhe bulevardin Epidamn në qytetin e Durrësit.
    Mësohet se disa mjete të policisë janë vendosur përgjatë këtyre segmenteve, ndërsa këto zona janë rrethuar me shiritin e sigurisë.

    Sipas burimeve jozyrtare dyshohet për një sasi  eksplozivi, i cili është konstatuar nga shërbimet e policisë, të cilët janë në pritje të ekipeve të ekspertëve antieksploziv nga Tirana.

  • Është sezoni i nespullave, fruti i artë i pranverës me fuqi shëruese

    Është sezoni i nespullave, fruti i artë i pranverës me fuqi shëruese

    Nespulla është një pemë shumëvjeçare, me gjatësi prej gati tre metrash, me gjethe të mëdha dhe të shumta, lule të bardha dhe me aromë magjike.Pema e nespullës është një nga zbukurueset natyrale e kopshteve, bahçeve dhe oborreve shqiptare.
    Frutat dalin në bashkësi dhe janë të rrumbullakta, ose si dardhë të vogla, me ngjyrë të verdhë ose portokalli.Nespulla ka një shije marramendëse, që vjen e ëmbël si shija e pjeshkës dhe mangos, por edhe paksa e athët pasi nespulla bën pjesë në të njëtë familje me mollën.
    Ndërsa brenda frutit gjenden 2- 3 fara të mëdha me ngjyrë kafe, të cilat janë të pangrënshme.Origjina e pemës është Lindja e Largët, specifikisht Japonia nga ku vjen emri shkencor, Eriobotrya japonica.E veçanta e kësaj peme është se ajo lulëzon në vjeshtë dhe frutat piqen në pranverë.Në Shqipëri e gjejmë me emra të ndryshëm ku dominon termi ‘nespullë’, por në zona të ndryshme e lidhin me muçmollën, madje në Elbasan e quajnë edhe ‘muçmolla e verës’.Normalisht frutat e nespullës dominojnë në tregjet e fshatarëve nga fundi i pranverës.

    Por këtë viti si pasojë e shkurtit dhe marsit të nxehtë, edhe sezoni i nespullave ka ndryshuar duke mundësuar daljen e të verdhave të para në treg me çmime të larta.Nëse prisni edhe pak, shija e nespullave nuk do të jetë problem për xhepin e shumicës.Nespulla është shumë e pasur me ujë, fibra, minerale, vitamina si dhe acide organike. Por një nga elementet më të rëndësishëm të saj është pektina, një nga fibrat kryesore. Mineralet që përmban e bëjnë që ky frut të jetë shumë i çmuar. Elementët aktivë të nespullave përbëhen nga një pasuri e larmishme me Vitamina A, Vitamina B and C. Ato përmbajnë gati të gjithë gamën e komplekseve të Vitaminës B, tiaminën, riboflavinën, niacinën dhe piridoksinën.
    Nespullat janë gjithashtu të pasura me folate dhe acid folik, si edhe me një seri të rëndësishme të mineraleve si kalçium, mangan, kalium, fosfor, zink, bakër, selen dhe karbohidrate. E veçanta e nespullave është se përmbajnë edhe acide Omega3 dhe Omega6. Është përdorur prej kohësh në mjekësi, sidomos në mjekësinë popullore. Gjethet e saj janë përdorur për kurimin e çrregullimeve të frymëmarrrjes, ekzemën dhe psoriazës. Gjethet e nespullës ndihmojnë në qetësimin nervor kur përdoren në formën e çajit që ofrohet nga mjekësia tradicionale.
    Vetitë shëndetësore të nespullave
    Konsumi i rregullt i këtyre frutave ju ndihmon në parandalimin e infeksioneve si edhe në pastrimin e rrugëve urinare. Por jo vetëm, nespulla është një frut shumë i mirë edhe në rast kur organizmi ka temperaturë të lartë, pasi e ul atë natyralisht.
    Një ndihmë të madhe ky frut e jep edhe në eleminimin e lëngjeve të tepërta të trupit, duke shpeshtuar urinimin në mënyrë natyrale, pa e ulur aspak tensionin. Fibrat e shumta që përmban, e bëjnë këtë nespullën edhe një mjet të mirë për të larguar urinë. Gjithashtu nespullat rregullojnë funksionimin e zorrëve falë ujit dhe fibrave të shumta që përmban.
    Detajet e efekteve të nespullës
    Ky frut ruan nivelin e presionit të gjakut, ruan zemrën nga ataku kardiak, ndihmon për kurimin e sëmundjeve virale, përmirëson procesin e metabolizmit dhe ndihmon për uljen në peshë dhe ndihmon për shtimin e gjakut në organizëm. Nespulla përmirëson shikimin dhe mbron nga rëndimi molekular, mbron mëlçinë nga toksinat e larta dhe e ruan atë nga cirroza.
    Ky frut plot vlera parandalon zhvillimin e qelizave tumorale dhe ul nivelin e sheqerit në gjak, plotëson prodhimin e insulinës dhe ndihmon për kurimin e diabetit. Por farat e frutit përmbajnë lëndë helmuese si alkaloidë toksikë të cilat nëse i ha, shkaktojnë të vjella, spazma dhe marramendje. Prandaj duhet kujdes sidomos kur fëmijët e konsumojnë këtë frut.

  • Dhunohet një polic i qarkullimit në Kukës, përfundon në spital me plagë të shumta

    Dhunohet një polic i qarkullimit në Kukës, përfundon në spital me plagë të shumta

    Dhunohet një efektiv policie i qarkullimit në Kukës nga disa persona.
    Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës sepse efektivi i ka ndaluar ditë më parë dhe sot i kanë shkuar pranë banesës dhe e kanë dhunuar .Efektivi ka marrë mjekim në spital për shkak të plagëve të shumta.

  • Aksident në “Unazën e Madhe” në Tiranë/ Dyshohet për viktima, forca të shumta policie në vendngjarje

    Aksident në “Unazën e Madhe” në Tiranë/ Dyshohet për viktima, forca të shumta policie në vendngjarje

    Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme, përgjatë segmentit të Unazës së Madhe në Tiranë.
    Sipas informacioneve paraprake, raportohet se nga përplasja ka të plagosur rëndë. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e aksidentit. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje për të hetuar rrethanat dhe për të menaxhuar situatën.

  • Jozi bënë deklaratën shokuese: Kur të hyjë burri në shtëpi, fëmija duhet me u dridh

    Jozi bënë deklaratën shokuese: Kur të hyjë burri në shtëpi, fëmija duhet me u dridh

    Një deklaratë e bërë nga Jozi, një nga banorët e Big Brother VIP Albania 4, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
    Gjatë një bisede me Loredanën dhe Gertën, ai shprehu mendimin e tij mbi autoritetin që duhet të ketë një burrë në familje, duke theksuar se kur ai hyn në shtëpi, fëmijët duhet të frikësohen dhe të vrapojnë për të kapur librat.
    Deklarata e Jozit:

    “Ore, i keni harruar gjërat ju moj! Ore, duhet me ardh era burrë. Kur vjen burri në shtëpi, me u dridh shtëpia. Fëmijët me ja fut vrapit, me kap librat. Vetëm gruaja qendron në sallon.”Ndërkohë Loredana shihet duke qeshur nga sikleti.
    Kjo deklaratë ka ngjallur debate të shumta mes publikut. Disa e kanë parë si një mentalitet të vjetër dhe patriarkal, ndërsa të tjerë e kanë marrë si një shaka apo një mënyrë për të theksuar disiplinën në familje.