Zjarret e fuqishme kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha. Greqia është një vend i prekur nga vatrat e shumta të zjarrit që kanë përfshirë ishujt turistikë dhe jo vetëm. Sipërfaqe të mëdha toke janë shkrumbuar nga flakët në Patra.
Zjarret në pyje u favorizuan nga erërat e forta, duke detyruar evakuimin e disa fshatrave.
Nga pamjet shihen pyje të djegura, lokale të shkrumbuara dhe njerëz të trishtuar nga kjo fatkeqësi.38-vjeçarja Anastasia Spiliopoulou shprehet e tronditur para rrënojave të barit ku punonte, një nga shumë ndërtesat e shkatërruara nga një zjarr i madh.
“Ky vend ka shumë kujtime. Më pëlqente të punoja në këtë kuzhinë dhe ndihesha si në shtëpinë time.”
Ajo u shpreh se nuk e kishte besuar që flakët do të merrnin përmasa të tilla.
“Një pjesë e zjarrit kishte kaluar nga sipër autostradës, por nuk e dija që do të arrinte deri këtu. Dukej sikur ishte shumë larg dhe nuk mund të imagjinoja që zjarri do të arrinte deri këtu. Më dukej e pamundur.”
Zjarri, i cili shpërtheu të martën, detyroi evakuimin e të paktën 25 vendbanimeve. Ai shkatërroi pyje, ullishte dhe zona industriale, duke ndërprerë transportin rrugor dhe hekurudhor. Pamjet e filmuara me dron tregojnë kodra të djegura që shtriheshin deri në det.
Pronari i një restoranti, Dimitris Daskas, 57 vjeç, tha se i kishte paralajmëruar autoritetet se zjarri do të kalonte malin, por nuk mori ndihmë.
Ai pësoi lëndime teksa ishte përpjekur të shuante zjarrin me mjete rrethanore, në mënyrë që flakët të mos dëmtonin pronën e tij.
“Parcela e askujt nuk ishte e parrezikuar, pasi kishte bar të thatë. Kam kërkuar ndihmë në orët e vona të natës, por nuk mora asnjë ndihmë. Nuk kishte asnjë gjurmë të zjarrfikësve këtu lart. Ok, e kuptoj, ata u përqendruan në fshatra, ka kuptim, por edhe ne jemi pjesë e fshatit, ne jemi shtëpia e fundit e Patras.”
Nuk është raportuar për viktima, por dëmet janë të shumta në të gjithë Patran.
“Shtëpia ime ishte djegur e gjitha, nuk është më e banueshme. Krahun e kam thyer teksa përpiqesha të fikja flakët me sa mundësi që kisha. Nuk kishim as energji elektrike dhe as ujë.”
Ngrohja globale po i shkakton rajonit të Mesdheut vera më të nxehta dhe më të thata, me zjarre që shtohen çdo vit.
Ekspertët paralajmërojnë që vendet duhet të jenë të përgatitura për të luftuar raste të tilla, pasi lënë pasoja shumë afatgjata.
Tag: shumta
-

Greqia e shkrumbuar pas zjarreve masive! Dëme të shumta në shtëpi, biznese dhe automjete
-

Pas zjarreve të shumta, vendi goditet edhe nga tërmeti, ja sa ishte magnituda
Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë goditi brigjet e Nisyros, Greqi, të mërkurën në mbrëmje.
Epiqendra e tërmetit ndodhej 38 kilometra në jugperëndim të ishullit.
Thellësia fokale e tërmetit është 122 kilometra.
Për fat të mirë, deri më tani sipas mediave greke nuk raportohet për të lënduar apo objekte të dëmtuara. -

Shpërthen bombola e gazit në një pallat në Vlorë. Dëme të shumta materiale
Një incident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në lagjen “24 Maji”, ku një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe dëme të shumta materiale.
Sipas informacioneve paraprake, bombola ndodhej në ballkonin e apartamentit kur ka shpërthyer, duke dëmtuar fasadën dhe pjesë të brendshme të banesës. Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, policia dhe shërbimet emergjente, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e shpërthimit. -

Shpërthen bombola e gazit në një pallat në Vlorë! Panik mes banorëve, dëme të shumta materiale
Një incident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në lagjen “24 Maji”, ku një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe dëme të shumta materiale.
Sipas informacioneve paraprake, bombola ndodhej në ballkonin e apartamentit kur ka shpërthyer, duke dëmtuar fasadën dhe pjesë të brendshme të banesës. Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, policia dhe shërbimet emergjente, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.Top Channel
-

Panik në Vlorë, shpërthen bombola e gazit në një pallat, dëme të shumta materiale
Një incident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në lagjen “24 Maji”, ku një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe dëme të shumta materiale.
Sipas informacioneve paraprake, bombola ndodhej në ballkonin e apartamentit kur ka shpërthyer, duke dëmtuar fasadën dhe pjesë të brendshme të banesës. Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, policia dhe shërbimet emergjente, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e shpërthimit. -

Tronditëse/ I bënë magji me foton e saj, e reja pëson deformime drastike në pamje (Foto)
Një grua nga Algjeria është bërë virale në rrjetin TikTok pasi ndau historinë e saj personale, ku për vite me radhë kishte vuajtur nga një sëmundje e pashpjegueshme që i deformonte fytyrën dhe i rrënonte jetën.
Mjekët nuk kishin mundur të gjenin një diagnozë të saktë apo shkaqet reale të gjendjes së saj.
Gjithçka mori një kthesë kur autoritetet algjeriane zbuluan në një varrezë të zonës materiale të lidhura me të ashtuquajturën “magji e zezë”. Ndër objektet e gjetura, ishin dhe fotografi të shumta të përdorura në rituale të dyshimta, përfshirë edhe foton e gruas në fjalë.
Në videon e publikuar, ajo shfaqet e tronditur, duke deklaruar se vite me radhë kishte jetuar me dhimbje dhe pa shpjegim, derisa më në fund doli në dritë se kishte qenë viktimë e një mallkimi të vendosur me qëllim të keq nga dikush.
Rrëfimi i saj ka shpërndarë reagime të shumta në rrjet, duke prekur miliona përdorues dhe hapur një debat të gjerë mbi besimet popullore dhe ndikimin e tyre në shëndetin fizik dhe mendor. Shumë prej komentueseve ndanë përvoja të ngjashme, ndërsa të tjerë shprehën skepticizëm për interpretimin e ngjarjes jashtë mjekësisë moderne.
-

“Pandora” godet grupin kriminal shqiptaro-gjerman, 365 mijë euro mashtrime përmes call-center
Konferenca
TIRANË- Një grup kriminal është shkatërruar në kuadër të një operacioni të zhvilluar mes Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe autoriteteve gjermane. Objekti i këtij grupi ishte mashtrimi kompjuterik përmes një call center-i që ishte ngritur në Tiranë. Në total kanë rënë në pranga 5 persona, tre janë vendosur në arrest shtëpi dhe dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Më shumë detaje për operacionin ka dhënë hetuesi i SPAK, Eneid Nakuçi. Sipas prokurorit, mëngjesin e sotëm është bërë i mundur ekzekutimi i masave të sigurisë për të gjithë personat që gjendeshin në territorin e Shqipërisë duke bërë me dije se aktualisht vlera e dëmit të shkaktuar ndaj 14 viktimave tejkalon 363 mijë euro. Por shtoi se nga hetimi janë shpëtuar 6 mijë raste, duke u shpëtuar kështu “viktimave potenciale|” gati 1 milionë euro.
“Në kuadër të këtij operacioni ndërkombëtar, në datën 18 prill të vitit që kaloi, nga ana e Prokurorisë së Posaçme është ushtruar kontroll në ambientet e një call centeri të paligjshëm në Shqipëri ku u gjetën dhe janë sekuestruar prova materiale të dyshuara të shumta, digjitale dhe dokumetare. Në kushtet kur kishim të bënim me dy hetime paralele në Gjermani dhe në Shqipëri, rezultatet dhe provat digjitale të kontrolleve u dërguan për një analizë më të rhelluar pranë autoriteteve gjyqësore gjermane. Në përgjigje, në sajë të bashkpëunimit gjyqësor ndërkombëtar, nga ana e autoriteteve gjermane u dërgua analiza e plotë e këtyre provave digjitale, të cilat të analizuara në harmoni me provat materiale dokumentare të sekuestruara në Shqipëri, ditën e kontrollit, çuan në rezultatin e qartë të ekzistencës të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim mashtrimin e shtetasve gjermanë, por jo vetëm nëpërmjet qendrës së call centerave të paregjistruar si biznes në organet tatimore. Vlera e dëmit të shkaktuar dhe të dokumentuar për këtë fazë të hetimit për periudhën disamujore të call center-it është 363, 501 euro dhe bëhet fjalë për 14 viktima të mashtrimit në Gjermani. Vlera relativisht e ulët e dëmit të shkaktuar është meritë e risisë që paraqet ky hetim që është parandalimi i qindra tentativave për mashtrim të kryer nga autorët kundrejt viktimave gjermane. Sapo merreshin në telefon nga mashtruesit, viktimat më pas kontaktoheshin nga oficerët e policisë gjermane duke iu shpjeguar skemën e mashtrimit dhe anulimin e pagesave. Kjo ka sjellë parandalimin e mashtrimit në shuma më të mëdha te këto viktima,”-tha Eneid Nakuçi.
Nga ana tjetër, në konferencën për shtyp, Oliveri Ofman, drejtues i operacionit nga pala gjermane bëri me dije se autorët ishin të ndarë me disa shtete: Shqipëri, Bosnje, Serbi, Liban.
“Prej 18 muajsh operacioni, një piketë e rëndësishme në bashkëpunimin tonë dhe luftën në krimin e organizuar ndërkombëtar dhe skemat profesionale të mashtrimit. Operacioni Pandora nisi në dhjetor 2023. Filluan të përgjonim mbi 20 telefonata në ditë dhe krijuam gjithashtu edhe një qendër kundër thirrjesh me qëllim që këto telefonata mashtruese, duke u munduar të shmangim humbje financiare prej 10 milionë eurosh. Paralelisht me këtë zhvilluam hetime shumë komplekse në fushën e hetimit kompjuterik që të lokalizonin qendrat e dyshimeve dhe autorët në 5 shtete, Shqipëri, Bosnje, Serbi, Liban. Ky operacion çoi në goditjen e 12 qendrave thirrjesh ndërkombëtare dhe në arrestime të shumta, janë dhënë dënime të shumta ndër dhe dha organizatori i infrastrukturës së tyre në Gjermani. E kam për kënaqësi që u bë e mundur që të arrestoheshin më 31 korrik këta persona, dhe patëm mundësinë ta mbështesim në terren,”- tha Ofman.
Ndërkohë që edhe në ambientet e call-center-it janë gjetur prova materiale të shumta, për të cilat ende nuk janë zbardhur detaje./ZËRI/ -

Operacioni ”Pandora”, zyrtari gjerman: Shmangëm mashtrime me vlerë 10 mln euro, grupi vepronte në 5 shtete
Oliver Hofsman, drejtuesi i palës gjermane në operacionin ”Pandora”, sqaroi në konferencën e përbashkët me prokurorin e SPAK-ut, se hetimet mbi rastin në fjalë kishin nisur prej më shumë se 18 muajsh.
”Filluan të përgjonim mbi 20 telefonata në ditë dhe krijuam gjithashtu edhe një qendër kundër thirrjesh me qëllim që këto telefonata mashtruese, duke u munduar të shmangim humbje financiare prej 10 milionë eurosh.Paralelisht me këtë zhvilluam hetime shumë komplekse në fushën e hetimit kompjuterik që të lokalizonin qendrat e dyshimeve dhe autorët në 5 shtete, Kosovë, Shqipëri, Bosnje, Serbi, Liban.
Ky operacion çoi në goditjen e 12 qendrave thirrjesh ndërkombëtare dhe në arrestime të shumta, janë dhënë dënime të shumta ndër dhe dha organizatori i infrastrukturës së tyre në Gjermani. E kam për kënaqësi që u bë e mundur që të arrestoheshin më 31 korrik këta persona, dhe patëm mundësinë ta mbështesim në terren”.
-

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Forca të shumta policie në vendngjarje, një ish-polic i plagosur (Emri)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sërish në qytetin e Sarandës. Përsëri të shtëna me armë zjarri. Kësaj here në lagjen nr.4 të qytetit.
Ngjarja ndodhi këtë mbrëmje në rrugën “Mitat Hoxha”. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur. Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes. I plagosuri është transportuar drejt Spitalit të Sarandës.
Sipas burimeve, i plagosuri është Adil Veli. Mosha e tij është 54 vjeç. Mësohet se ai ka qenë më parë efektiv policie. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje. -

Aksident i rëndë në Durrës/ Automjeti tip Audi përplas një person në biçiletë, i lënduari përfundon në…
Nje aksident eshte regjistruar kete mengjes ne qytetin e Durresit.
Ngjarja ka ndodhur ne lagjen Nr 1 te qytetit ne zonen prane murit te kalase. Burime nga policia thone se nje mjet tip Audi, i drejtuar nga nje i ri ka perplasur nje biçiklist. Menjehere ne vendin e ngjarjes mberriti ambulanca e cila beri transportimin drejt spitalit te durresit te te lenduarit qe kishte marre demtime te shumta ne pjese te ndryshme te trupit.
Biçiklisti ende i paidentifikuar rreth te 50-tave ndodhet ne sallen e kirurgjise. Nderkohe ne vendin e ngjarjes mberriten forca te shumta policie duke nisur procedurat e rastit dhe shoqeruar per veprime te metejshme drejtuesin e automjetit te perfshire ne aksident.