Tag: shumicën

  • ‘PS do të marrë shumicën në zgjedhje’, Rama: Shqiptarët janë të mençur, për politikë nuk ua ha shkopin asnjë lloj qeni

    ‘PS do të marrë shumicën në zgjedhje’, Rama: Shqiptarët janë të mençur, për politikë nuk ua ha shkopin asnjë lloj qeni

    Rama shprehet i bindur për fitoren më 11 Maj, por ai thotë se populli duhet t’i çojë një mesazh BE.

    “Qeveria jonë mund të ketë bërë shumë gabime, por askush përballë nuk bën dot këtë që ne mund të bëjmë. Do të ishte fatale për vendin çdo lloj lëkundjeje në 11 Maj. Që të jemi të qrtë nuk parashoh ndryshim të maxhorancës, të shumicës. PS do ta rifitojë shumicën. Këtu çështja është se cili do të jetë mesazhi që populli do t’i japë BE, mesazh që këtu ne jemi siç ishim apo që jemi të vetëdijshëm se dera është hapur dhe duam të hyjmë në BE. Nëse duhet të jetë ky mesazhi i dytë, duhet një shumicë. Kjo nuk ka lidhje me fanelën apo me faktin që ne rrezikojmë të humbasim zgjedhjet. Kjo nuk ndodh për arsyen e thjeshtë sepse shqiptarët janë shumë të mençur dhe kanë instikt të fortë politik dhe për politikë nuk ua ha shkopin asnjë lloj qeni. Në këtë aspekt, siç tregojnë të gjitha sondazhet nuk është ky shqetësimi, por çfarë do të dalë si mesazh nga zgjedhjet.”, tha Rama. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • “PS do të marrë shumicën në zgjedhje”, Rama: Nuk parashikoj ndryshim të mazhorancës! Çështja është…

    “PS do të marrë shumicën në zgjedhje”, Rama: Nuk parashikoj ndryshim të mazhorancës! Çështja është…

    Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy” në Facebook, u shpreh i bindur për fitoren më 11 Maj.
    “Qeveria jonë mund të ketë bërë shumë gabime, por askush përballë nuk bën dot këtë që ne mund të bëjmë. Do të ishte fatale për vendin çdo lloj lëkundjeje në 11 Maj. Që të jemi të qartë, nuk parashikoj ndryshim të mazhorancës, të shumicës. PS do ta rifitojë shumicën. Këtu çështja është se cili do të jetë mesazhi që populli do t’i japë BE-së, mesazh që këtu ne jemi siç ishim apo që jemi të vetëdijshëm se dera është hapur dhe duam të hyjmë në BE. Nëse duhet të jetë ky mesazhi i dytë, duhet një shumicë. Kjo nuk ka lidhje me fanelën apo me faktin që ne rrezikojmë të humbasim zgjedhjet”, tha Rama.
    “Kjo nuk ndodh për arsyen e thjeshtë sepse shqiptarët janë shumë të mençur dhe kanë instikt të fortë politik dhe për politikë nuk ua ha shkopin asnjë lloj qeni. Në këtë aspekt, siç tregojnë të gjitha sondazhet, nuk është ky shqetësimi, por çfarë do të dalë si mesazh nga zgjedhjet”, shtoi kryeministri.

  • “PD parti private e Berishës”, Alibeaj për 11 majin: Asnjë nga palët nuk i merr dot 71 mandate

    “PD parti private e Berishës”, Alibeaj për 11 majin: Asnjë nga palët nuk i merr dot 71 mandate

    Dy partitë e mdha janë modeli i së shkuarës dhe vijnë në rënien që do i bëjë që të mos arrijnë dot asnjëra 71 mandate deputetësh në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Më SPAK-un pas qafës, ku Berisha madje ka edhe “një gur në qafë”me dosjet penale teksa ka privatizuar PD, bashkë me Ramën do e kenë të vështirë që të fitojnë shumicën, por do përpiqen të sigurojnë me çdo mënyrë dhe mundësi votat për të goditur SPAK-un, ashtu edhe siç është deklaruar kohët e fundit, duke bashkuar votat në Parlamentin e ardhshëm.
    Kështu u shpreh deputeti dhe themeluesi i ‘Djathtas 1912’, Enkelejd Alibeaj, sot në ‘Studio Live’ të moderatorit Arbër Hitaj. Bashkë me të në Report Tv ishte i ftuar edhe gazetari Artur Nura, i cili ndau mendimin se në këto zgjedhje blerja apo shitja e votës me instrumentin shtesë ndërkombëtar të SPAK dhe thirrjet publike, do të jetë e vështirë.
    Për opozitën ai tha se “Rama është strateg dhe nuk hiqet nga pushteti duke thënë ‘Rama ik’ apo ‘aman ik”.
    “Përgatitjet janë drejt fundit, më 11 fillon edhe fushata elektorale. Programi, organizimi, kandidatët dhe strukturat janë gati. Pak vonë, siç e konstatuat ju edhe për shkak të koalicioneve, por ‘dita e gjykimit’ erdhi. Ka vështirësi në fakt, sidomos ato financiare. Është e qartë, fushatat në Shqipëri janë të shtrenjta. Financat që kërkohen në proceset zgjedhore janë të mëdhaja. Që nga kancelaritë, administrata, raporti me mediat dhe të tjera. Këtë fushate e organizojmë me shpenzimet tona. Sipas Kodit Zgjedhor financime marrin partitë me deputetë në parlament, ne nuk kemi marrë, por s’jemi duke qarë. E shoh si një test, nëse bëhet fushatë në politikë me kosto minimale. Për të mos folur për vështirësitë e tjera, si mungesa e njerëzve në komisionet e qendrave të votimit apo dhe numërimit”, tha Alibeaj.
    Por ai shtoi se tani modeli i vjetër i duopolit po shembet dhe ngjarjet e ndodhura këto kohë, me forcimin dhe goditjet e SPAK e kanë lënë të qartë edhe në lëvizjet e binomit Rama-Berisha.
    “Ajo që konstatoj është se ka një lloj neverie ndër shqiptartë për partitë e vjetra, që nga PS-ja me një qeverisja e gjatë e keqe dhe tjetra, PD-ja, vëllai siamez i socialistëve. Ka pakënaqësi dhe skandalet ku është përfshirë qeveria. Ka refuzim të shqiptarëve ndaj alternativave të vjetra. Mirëpresin alternativat e reja, që s’kanë probleme me drejtësinë. Me interes dhe pozitive impakti që ka dhënë SPAK-u. Fakti që shumë zyrtarë të qeverisë shkojnë dhe frekuentojnë shpesh SPAK-un, ka dhënë koshiencë tjetër te shqiptarët dhe publiku dhe kanë krijuar konceptin se s’ka më njerëz mbi ligjin. Moment elektoral i rëndësishëm, do jetë epokë politike. E shoh me optimizëm. Nuk i referohem sondazheve, por ka pakënaqësi të madhe ndaj modeleve të vjetra të pazarit dhe marrëveshjeve, por kjo është një garë”, shpjegon deputeti për Report Tv.
    Ai ndau mendimin se tashmë PD është “parti private e Berishës”. Megjithatë fundi i duopolit ka mbërritur.
    “Historiku i 35 viteve ka qenë duopol, kohë e gjatë. Por duopoli ka nisur të bjerë, e shoh që nga 5 vite më parë te Kodi Zgjedhor. Ka ardhur fundi duopoli ose mendësia për të mbajtur qeverisjen vetë dhe për të mos dhënë përgjegjësi. Kodi i ri elektoral e tregon edhe më mirë se ky sistem po bie. Ndaj zgjodhën listat e mbyllura, teksa ne zgjodhëm listat e hapura. Ata dy i dhanë sinjal shqiptarëve me pazarin që bënë. Ka një pjesë edhe te PD-ja parti personale dhe private e Berishës që kanë mbështetje për ne partitë e reja, sikurse edhe te PS”, vijon përfaqësuesi i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’.
    Por cili është mendimi i tij për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit dhe paraqitjen e forcës që përfaqëson?
    “Unë mendoj se më 11 maj, as Rama dhe as Berisha nuk do e bëjnë dot shumicën e thjeshtë. Nuk do i bëjnë dot 71 mandate. Më 2021 Rama mori 48%, më pak se gjysmën, edhe për shkak të sistemit zgjodhor, por që atëhere shumë ngjarje kanë ndodhur që e kanë goditur qeverinë. Mbështetja ndaj tij ka rënë, edhe pse duket solid. Ka zv.kryeministrin në arrati, zyrtarë e ministra në burg dhe të akuzuar. Efekti SPAK, sepse Dumani erdhi shumë vonë, pas fitores së PS të zgjedhjeve të fundit. Plus hetimi elektoral që do bëjë SPAK, ku qeveria nuk do ketë dot as patronazhistët, këto më bëjnë të besoj se nuk do e kenë shumicën të dy. Rama po bën një sjellje ballkanike në koncept, pra edhe belbëzohet kundër drejtësisë”, nënvizon Alibeaj.
    Por ai shtoi se të dyja partitë e mëdha do bëjnë përpjekje që të gjejnë votat për qëllimet dhe marrëveshjet e tyre të ardhshme, siç është goditja e SPAK.
    “Janë sinjalet dhe uroj të përgënjeshtrohem. Dy partitë e vjetra janë në siklet të madh dhe të njëjtë. Sepse as njëra dhe as tjetra s’do sigurojnë dot shumicën dhe objektivin maksimal, teksa me një SPAK që i qëndron mbi qafë, do përpiqen me rrugë joinstitucionale ta marrin këtë rezultat. I shoh që kanë një siklet të madh, sidomos Rama, përveç Berishës me ‘gur pas qafe’. I vetmi mendim është se të dy do bashkojnë votat siç bënë me marrëveshjet e para, e nëse e shohin se nuk e realizojnë dot numrin e votave për të goditur SPAK, do përdorin strukturat e tyre, kriminalë, blerje etj”, thotë deputeti.

  • Rama: Bashkë me shumicën e shqiptarëve, me mua dhe me skuadrën e re të PS për Shqipërinë në BE

    Rama: Bashkë me shumicën e shqiptarëve, me mua dhe me skuadrën e re të PS për Shqipërinë në BE

    Aktualitet Politikë E Diel, 6 Prill 2025 10:20

    VOTO 5, bashkë me shumicën e shqiptarëve, me mua dhe me skuadrën e re të Partisë Socialiste për Shqipërinë në BE, shkruan kryeministri, Edi Rama në postimin e tij në rrjetet sociale,

  • Caktohet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e ardhmja e qeverisë së re mbetet e paqartë

    Caktohet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e ardhmja e qeverisë së re mbetet e paqartë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 15 prillin 2025 si datën për mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
    Në këtë kontekst, Lëvizja Vetëvendosje (VV), e cila doli forcë e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, është në përpjekje për të siguruar shumicën e nevojshme për krijimin e Qeverisë Kurti 3.
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti synon që në një seancë të vetme të votohet edhe kryesia e Kuvendit, edhe qeveria e re, por aktualisht VV nuk i ka numrat e nevojshëm për ta bërë këtë pa një koalicion të ri.
    Albulena Haxhiu, ministre dhe anëtare e Kryesisë së VV-së, la të kuptohet se VV po kërkon mbështetje nga grupet e vogla në Kuvend, duke përjashtuar opozitën nga negociatat.
    Megjithatë, Vesel Krasniqi, anëtar i kryesisë së Nismës, ka deklaruar se partia e tij nuk do ta mbështesë Kurtin nëse nuk ftohet zyrtarisht në qeveri.
    Nga ana tjetër, partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK mbeten të bashkuara kundër qeverisë Kurti.
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se opozita është e vendosur të formojë një koalicion të saj, duke theksuar se VV nuk i ka votat e nevojshme për të qeverisur.
    VV ka 48 mandate, por i duhen më shumë se 61 për të formuar qeverinë.. PDK ka 24 mandate, LDK 20, ndërsa koalicioni AAK-Nisma ka 8. Nëse VV nuk arrin të formojë shumicën, mandati për qeverinë mund t’i kalojë PDK-së, por edhe opozita ka përplasje të brendshme për postin e kryeministrit.
    E ardhmja e qeverisë së re mbetet e paqartë, ndërsa negociatat për shumicën parlamentare pritet të intensifikohen në ditët në vijim.

  • Bill Gates: Brenda 10 viteve AI do të zëvendësojë shumicën e mjekëve dhe mësuesve

    Bill Gates: Brenda 10 viteve AI do të zëvendësojë shumicën e mjekëve dhe mësuesve

    Bill Gates

    SHBA-Gjatë dekadës së ardhshme, përparimet në inteligjencën artificiale do të nënkuptojnë që njerëzit nuk do të nevojiten më “për shumicën e gjërave” në botë, thotë Bill Gates. Miliarderi dhe bashkëthemeluesi i Microsoft ka parashikuar se përparimet në Inteligjencën Artificiale (AI) do të zvogëlojnë ndjeshëm rolin e njerëzve në shumë profesione, përfshirë mjekësinë dhe arsimin.
    Gjatë një interviste të fundit në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, Gates përshkroi një të ardhme ku AI do të kryejë shumicën e detyrave që aktualisht kërkojnë aftësi të specializuara njerëzore.
    “Në ditët e sotme, ekspertiza në fusha si mjekësia dhe arsimi është e rrallë, sepse kërkon një mjek ose një mësues të shkëlqyer. Por brenda 10 viteve, këshillat mjekësore dhe mësimdhënia cilësore do të jenë falas dhe të aksesueshme për të gjithë,” tha Gates.
    Në një bisedë me profesorin e Harvardit, Arthur Brooks, Gates e përshkroi këtë epokë të re si “inteligjencë falas”, duke theksuar se AI do të integrohet gjithnjë e më shumë në jetën e përditshme. Ai parashikon që teknologjia të revolucionarizojë sektorë si kujdesi shëndetësor dhe arsimi, duke bërë të mundur që mësuesit dhe mjekët të zëvendësohen nga AI në shumë raste.
    “Është një ndryshim i madh dhe madje paksa i frikshëm, sepse po ndodh shumë shpejt dhe pa ndonjë kufi të qartë,” tha ai.
    Pavarësisht sfidave të mundshme, Gates mbetet optimist për përfitimet që AI do të sjellë, veçanërisht në trajtimin e sëmundjeve dhe aksesin universal në arsim.
    Megjithatë, ai pranon se disa aktivitete do të mbeten ekskluzivisht njerëzore, si argëtimi dhe krijimtaria.
    “Do të ketë gjëra që do t’i ruajmë për veten tonë,” tha ai, duke shtuar se prodhimi, transporti dhe bujqësia do të jenë në të ardhmen probleme të zgjidhura nga AI.