Tag: shumicën

  • Edhe një ditë afat/ Mandat i ri apo zgjedhje të parakohshme?

    Edhe një ditë afat/ Mandat i ri apo zgjedhje të parakohshme?

    Edhe një ditë i  ka mbetur presidentes Osmani që ta caktojë rrugën që do të ndiqet tutje, një përpjekje tjetër për formimin e qeverisë apo zgjedhje. Të premten Osmani mblodhi liderët politikë për të diskutuar se çka më tutje, pas dështimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti që ta formojë qeverinë. Pas takimit, liderët e ish opozitës u deklaruan për zgjedhje, ndërsa Kurti nuk foli para gazetarëve. Ai tha vetëm se “kushtetuta dhe ligji janë të qarta”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Siç u tha, Kurti i kërkoi edhe disa ditë kohë presidentes  për të vendosur nëse VV-ja do të dërgojë sërish një emër mandatari në përpjekje për formimin e qeverisë. Deri më tani, vendim nuk ka pasur nga kjo parti.

    Osmani tha se në takim kishte qëndrime të ndryshme nga partitë politike, nëse do të ketë një mandatar të dytë.

    “Gjatë këtij takimi, diskutuam për një sërë çështjes, kryesorja natyrisht që konsultimet të ndodhin para caktimit të mandatarit tjetër, dhe diskutuam nëse dikush nga partitë politike e kanë shumicën e nevojshme për qeveri. Besoj i keni dëgjuar përfaqësuesit e parive politike, disa kishin qëndrime që nuk mund të krijojnë shumicë, por edhe që duhet të takohemi sërish për caktimin e një mandatari të ri. Institucioni i presidencës i ka 10 ditë në marrjen e vendimit nëse mandatohet mandatori i dytë. Kjo skadon më 5 nëntor. Deri në atë ditë unë do të vazhdoj komunikimin me krerët e partive. A do të ketë propozim për mandatar tjetër apo jo, është çështje e partive. Kishte qëndrime jo unanime rreth asaj se a mund të ketë mandatar tjetër apo jo”, tha Osmani.

    Ajo e bëri të qartë se nuk mund ta nominojë liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti për mandatar, për herë të dytë.

    Pas takimit me liderët politik, Osmani ka theksuar se tri aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese tregojnë se për mandatar të dytë duhet të caktohet një person tjetër. Ajo ka shtuar se është e detyruar t’i respektojë këto vendime.

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, pas takimit me presidenten, ka thënë se në takim u bë e qartë se askush nuk mund ta krijojë shumicën e re parlamentare, bazuar në legjislaturën aktuale.

    “Takimi bëri të qartë se askush nuk mund ta krijojë shumicën e re parlamentare, bazuar në legjislaturën aktuale. Kurti na i ka humbur 8 muaj me manipulim e mashtrim dhe tash po i kërkon dhe disa ditë. Ai në mënyrë të kundërligjshme po vazhdon që të qëndrojë në zyrë dhe të marrë vendime të kundërligjshme. Është e qartë se as në ëndrrat e tij më të mira, ai nuk mund ta bëjë shumicën. E mori fjalën kah gjysma e takimit, nuk është se tha shumë diçka. Vetëm ka të nënkuptohet se dëshiron me i pasë edhe disa ditë për me vazhdu këtë agoni”, tha Krasniqi.

    Kurse, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se në takim ironikisht u përmend ideja e qeverisë së unitetit, por shtoi se kjo në këtë fazë është e pamundur.

    Abdixhiku ta se në takim pati edhe pretendime nga kreu i VV-së, Albin Kurti që duhet provuar edhe një herë formimin e qeverisë.

    “Kishim takim konsultativ, për të diskutuar një pikë të vetme, caktimi i mandatarit tjerër. U dëshmua që në Kosovës sipas rezultatit të 9 shkurtit, nuk ka shumicë parlamentare. Në rrethanat e tanishme rrjedhimisht afatet kushtetuese na detyrojnë të shkojmë drejt zgjedhjeve të reja. Në këtë takim u përmend shumë më shpesh ironikisht qeveria e unitetit. Tani kërkohet një fazë parlamentare për krizë por është e pamundur. Sa më parë që organizojmë zgjedhjet, i shmangim krizat e mëtejshme. Pat dhe pretendime nga kryetari i VV-së se ndoshta duhet provuar edhe njëherë, por shumica e partive politike ishin të qarta se nuk ka shumicë”, tha Abdixhiku pas takimit.

    Ndërsa ai i AAK-së, Ramush Haradinaj,  pas takimitha se Osmani u ka kërkuar partive të sqarojnë se e kanë shumicën, teksa zbuloi se kreu i VV’së ka kërkuar disa ditë kohë, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Haradinajt, me shumë gjasë s’do të ketë mandatar tjetër, por se Kurti po e shfrytëzon këtë veç për të fituar kohë.

    “Në takimin e sotëm, Presidentja kërkoi nga ne të sqarojmë se a e kemi shumicën për qeveri, dikush nga ne nëse e ka dhe kërkoi të gjendet zgjidhje e përkohshme për buxhetin dhe fondin nga BE…Kurti nuk ishte i qartë se a e është vetë mandatar apo e propzon veten. Situatë jo e lehtë për Presidenten””, deklaroi Haradinaj.

    Ai tha se vendi po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare, teksa si datë që tha se e cilëson si të përshtatshme për zgjedhje është 7 dhjetori.

    I mandatuari i VV-së, kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk arriti të sigurojë shumicën në Kuvend për formimin e Qeverisë.

    Ai u votua me 56 vota për, të pamjaftueshme për të formuar Qeverinë. 

  • Osmani: Nëse s’ka qeveri të dielën, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra krijon shumicën

    Osmani: Nëse s’ka qeveri të dielën, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra krijon shumicën

    Të dielën, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për seancën rreth formimit të qeverisë së re.
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nëse dilet pa marrëveshje për qeveri të re, ajo do t’i ftojë të gjitha partitë për konsultime, nëse ndonjëra mund të krijojë shumicën.
    Ndër të tjera, presidentja e Kosovës ka theksuar se është herët të flitet për zgjedhje të parakohshme.
    “Rrjedhat politike në Kosovë janë të paparashikueshme mund të ketë marrëveshje në orët e fundit dhe këtë unë nuk mund ta parashikojë. Në qoftëse s’ka marrëveshje atëherë si presidente e vendit do t’i ftojë të gjitha partitë politike për të parë në qoftëse ka mundësi që dikush ta krijojë shumicën, po ashtu mendoj se është herët të flasim për zgjedhje të parakohshme, por është alternativë nëse nuk krijohet shumica. Në fakt mbetet e vetmja alternativë sipas Kushtetutës”, ka deklaruar Osmani në një intervistë për Deutsche Welle.

  • Dalin sondazhet e reja në Gjermani, ekstremi i djathtë forcë e parë, ja sa përqind do merrte koalicioni qeveritar

    Dalin sondazhet e reja në Gjermani, ekstremi i djathtë forcë e parë, ja sa përqind do merrte koalicioni qeveritar

    Alternativa për Gjermaninë (AfD) është forca kryesore dhe pakënaqësia ndaj kancelarit Friedrich Merz po rritet, sipas një sondazhi të ri, sipas të cilit koalicioni aktual qeveritar nuk do të siguronte shumicën.

    Në veçanti, sipas sondazhit të Institutit INSA për llogari të BILD, AfD mbetet forca më e fortë politike me 26%, e pandryshuar nga matja e mëparshme, ashtu si edhe Bashkimi Kristian (CDU/CSU), me 25% dhe në vendin e dytë. Partia Socialdemokrate (SPD) është e qëndrueshme në 15%, e ndjekur nga të Gjelbrit me 12% (+1%) dhe e Majta me 11% (e pandryshuar). Aleanca Zara Wagenknecht (BSW) me 4% dhe Liberalët (FDP) me 3% janë ende nën pragun për hyrje në Bundestag.
    “11% e votave shkojnë për partitë që nuk arrijnë 5%, ndërsa si koalicioni CDU/CSU – SPD me 40% ashtu edhe koalicioni SPD – Të Gjelbër – E Majtë me 37% nuk ​​mbledhin shumicën e nevojshme prej 45% për të formuar një qeveri. CDU/CSU me AfD mund të mbledhin shumicën”, komenton kreu i INSA Hermann Binkert.
    Në të njëjtin sondazh, 65% (+3%) e të anketuarve thonë se janë të pakënaqur me punën e Friedrich Merz si kancelar, ndërsa vetëm 23% (-3%) thonë se janë të kënaqur dhe 12% përgjigjen “Nuk e di”. Është karakteristike që në qershor, 45% shprehën pakënaqësi me punën e kancelarit.

    Top Channel

  • Shkarkimi i Veliajt: 11 këshilltarë refuzojnë votën, opozita shpëton shumicën

    Shkarkimi i Veliajt: 11 këshilltarë refuzojnë votën, opozita shpëton shumicën

    Është zbardhur numri i saktë i anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës që votuan pro kërkesës për shkarkimin e Erion Veliajt. Nga 61 këshilltarë gjithsej qe ka keshilli, vetëm 50 votuan pro, pavarësisht konsensusit publik mes opozitës dhe mazhorancës për largimin e tij.
    Mosprania apo mosvotimi i 11 këshilltarëve, shumica prej të cilëve nga radhët e PS-së, tregon se jo të gjithë i janë bindur “urdhrit” të Edi Ramës. Disa duket se kanë ruajtur një lloj respekti për Veliajn, për shkak të marrëdhënieve personale apo miqësive të mëparshme.
    Në votim munguan: Joleza Koka, Eriona Bixho, Gazmend Paja, Eris Bejleri, Ervin Dushku, Aldo Merkoçi, Alfred Muharremi, Alba Kepi dhe Fabian Topollaj. Gjithashtu, nuk janë zëvendësuar ende Romina Kuko dhe Tedi Blushi, tashmë deputetë në Kuvend.
    Me 35 vota të siguruara nga PS (së bashku me Endrit Braimllarin), rezulton se pa mbështetjen e opozitës, mazhoranca nuk do të arrinte shumicën prej 31 votash të nevojshme për miratimin e shkarkimit.
    Braimllari propozoi bashkimin e tre kërkesave për shkarkim (të PS, PD dhe Endri Shabanit), gjë që u miratua për të unifikuar vendimmarrjen.
    Këshilli Bashkiak u mbështet në pikën c të nenit 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”, që parashikon shkarkimin e kryetarit të bashkisë për mungesë 3-mujore të pandërprerë në detyrë. Tashmë vendimi i kalon qeverisë, përmes Prefektit të Tiranës.
    Erion Veliaj ka të drejtë ta ankimojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditësh. Nëse nuk ankimon, Presidenti i Republikës do të duhet të shpallë menjëherë zgjedhjet për kryebashkiakun e ri të Tiranës.

  • Demokratët po shkojnë drejt Edi Ramës? Analisti Vokshi reagon ashpër: Duhet të jemi me shumicën dhe me më të…

    Demokratët po shkojnë drejt Edi Ramës? Analisti Vokshi reagon ashpër: Duhet të jemi me shumicën dhe me më të…

    Në një koment në profilin e tij, analisti Indrit Vokshi ka komentuar kalimin e një pjese të demokratëve drejt Edi Ramës, duke e lidhur këtë me filozofinë politike të promovuar nga Sali Berisha që nga nisja e “Foltores”.
    Sipas tij, kur drejtësia vendoset mbi shumicën dhe forcën, pasojat janë të pashmangshme.“Pse po shkojnë demokratët te Edi Rama?Kur nisi ajo Foltorja, Sali Berisha iu tha njerëzve se duhet të jemi me shumicën dhe me më të fortin. Pra numrat dhe forca e caktojnë kush ka të drejtë. Shumica dhe i forti ishte ai, pakica dhe i dobëti, Luli. Tani, menduar më gjerë, shumica dhe më i forti është Edi Rama. Dallim midis këtij dhe Ramës, nuk ka, përveç faktit që Rama është shumë më i talentuar. A iu the se duhet shkuar me më të fortin dhe shumicën? Po shkojnë me shumicën e popullit, spo kufizohen te shumica e militantëve. Kur përdhos dhe përdhunon çdo moral, çdo përkatësi, çdo besnikëri duke caktuar forcën dhe shumicën si kriter drejtësie, vijnë edhe pasojat”, shkruan analisti Indrit Vokshi.

  • Demokratët po shkojnë drejt Edi Ramës? Analisti Vokshi: Pasoja e moralit të shumicës dhe forcës

    Demokratët po shkojnë drejt Edi Ramës? Analisti Vokshi: Pasoja e moralit të shumicës dhe forcës

    Në një koment në profilin e tij, analisti Indrit Vokshi ka komentuar kalimin e një pjese të demokratëve drejt Edi Ramës, duke e lidhur këtë me filozofinë politike të promovuar nga Sali Berisha që nga nisja e “Foltores”.
    Sipas tij, kur drejtësia vendoset mbi shumicën dhe forcën, pasojat janë të pashmangshme.
    “Pse po shkojnë demokratët te Edi Rama?Kur nisi ajo Foltorja, Sali Berisha iu tha njerëzve se duhet të jemi me shumicën dhe me më të fortin. Pra numrat dhe forca e caktojnë kush ka të drejtë. Shumica dhe i forti ishte ai, pakica dhe i dobëti, Luli. Tani, menduar më gjerë, shumica dhe më i forti është Edi Rama. Dallim midis këtij dhe Ramës, nuk ka, përveç faktit që Rama është shumë më i talentuar. A iu the se duhet shkuar me më të fortin dhe shumicën? Po shkojnë me shumicën e popullit, spo kufizohen te shumica e militantëve. Kur përdhos dhe përdhunon çdo moral, çdo përkatësi, çdo besnikëri duke caktuar forcën dhe shumicën si kriter drejtësie, vijnë edhe pasojat”, shkruan analisti Indrit Vokshi.

  • VIDEO/ Momenti kur Merz e kuptoi se nuk ishte zgjedhur kancelar i Gjermanisë

    VIDEO/ Momenti kur Merz e kuptoi se nuk ishte zgjedhur kancelar i Gjermanisë

    Kandidati konservator për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz, ka pësuar një humbje të papritur në Bundestag, duke dështuar të sigurojë shumicën e nevojshme në raundin e parë të votimit. Ai kishte nevojë për 316 vota në parlamentin me 630 vende, por mori vetëm 310, sipas presidentes së Bundestagut, Julia Klöckner.
    Kjo ndodhi pavarësisht parashikimeve optimiste nga brenda partisë së tij, të cilët vetëm një ditë më parë ishin të bindur se Merz do ta siguronte shumicën. Pas rezultatit zhgënjyes, Klöckner ndërpreu seancën për t’u dhënë partive kohë të shqyrtojnë hapat e mëtejshëm.
    Dështimi i Merz për të fituar në raundin e parë konsiderohet i pashembullt në historinë moderne të Gjermanisë. Tani, Bundestagu ka në dispozicion edhe 14 ditë për të zgjedhur sërish Merz-in ose një kandidat tjetër për kancelar. Kushtetuta gjermane nuk kufizon numrin e votimeve, por nëse asnjë kandidat nuk arrin shumicën absolute, kancelari mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë në fund të procesit.

    Sipas analistëve politikë, kjo disfatë përbën një goditje të rëndë për Merz, dhe mund të jetë rezultat i një rebelimi të brendshëm, ndoshta edhe nga partnerët e rinj të koalicionit nga SPD, me të cilët konservatorët kishin nënshkruar një marrëveshje vetëm një ditë më parë.

  • Humbje tronditëse! Merz dështon të zgjidhet Kancelar, çfarë do të ndodhë më pas në Gjermani (HAPAT)

    Humbje tronditëse! Merz dështon të zgjidhet Kancelar, çfarë do të ndodhë më pas në Gjermani (HAPAT)

    Friedrich Merz

    GJERMANI- Friedrich Merz dështoi të mblidhte shumicën parlamentare të nevojshme për t’u bërë kancelar, në një rezultat të papritur që shkaktoi tronditje në koalicionin e ri të konservatorëve (CDU) dhe Social Demokratëve (SPD) më herët të martën.
    Me 310 vota pro, 307 kundër dhe 3 abstenime, kreu i Partisë Kristian Demokratike (CDU), Friedrich Merz, nuk arriti të zgjidhet kancelar në votimin e parë në Bundestag. 310 votuan pro (koalicioni CDU/CSU-SPD ka 328 deputetë), 307 kundër, ndërsa pati 3 abstenime dhe një votë të pavlefshme. Nëntë deputetë munguan në seancë.
    Konkretisht, Friedrich Merz mblodhi 310 vota, ndërsa 316 ishin të nevojshme për t’u zgjedhur. Nga gjithsej 630 anëtarë të Bundestagut, votuan 621. 
    “Është një zhvillim që askush nuk e priste. Gjithsej 18 deputetë nga kampi qeveritar nuk votuan në favor të Friedrich Merz, duke i dhënë një goditje të rëndë si atij ashtu edhe qeverisë. “Deputetët u larguan nga salla dhe shtabet e partisë po takohen, ndërsa media gjithashtu dukej e papërgatitur për zhvillimin, i cili përmbys të gjithë planin e ditës,”- shkroi Deutsche Welle.
    Siç vënë në dukje mediat gjermane, kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e republikës federale. Rezultati i sotëm në Bundestag përshkruhet si “jashtëzakonisht i turpshëm” për Merz, nga shtypi gjerman. Analistët politikë po flasin për një “katastrofë të plotë” dhe një “grusht në stomak” për kandidatin 69-vjeçar për kancelar. Tani, problemi me votimin e fshehtë është se Merz dhe mbështetësit e tij as nuk do të dinë me kë duhet të flasin nëse duan që kandidatura e tij të kalojë.
    Grupet parlamentare të dy partnerëve po takohen aktualisht për të vendosur se kur të kërkojnë një votim të dytë. Afati i dhënë nga Kushtetuta është brenda 14 ditëve, por mund të ndodhë në çdo kohë deri atëherë. Raportet e mediave gjermane tregojnë se votimi i dytë nuk pritet të zhvillohet sot, siç ishte një nga skenarët që po dëgjohej, por ndoshta deri të premten. Për më tepër, nëse e provojnë përsëri sot, do të duan të jenë të sigurt se do të fitojë. Një tjetër humbje do të ishte shkatërruese për pozicionin dhe besueshmërinë e tij. 
    Blloku konservator CDU-CSU i Merz fitoi zgjedhjet kombëtare në shkurt, por me vetëm 28.5% të votave, dhe për këtë arsye i duhet të paktën një partner për kancelarin. 
    Merz pranoi të formojë një koalicion me Social Demokratët (SPD), të cilët fituan vetëm 16.4%, duke regjistruar rezultatin e tyre më të keq në historinë e Gjermanisë pas luftës. Partia e ekstremit të djathtë AfD e përshkruan rezultatin e votimit në parlamentin gjerman si “provë se qeveria bazohet në “këmbë balte” dhe po bën thirrje për dorëheqjen e Merz dhe zgjedhje të reja.
    Hapat e ardhshëm 
    Për t’u zgjedhur, kandidati duhet të sigurojë shumicën absolute të anëtarëve të Bundestagut, pra gjysmën plus të paktën një votë. Kjo nganjëherë quhet “shumicë e kancelarit”. Nëse kandidati nuk siguron shumicën absolute në raundin e parë të votimit, mbahet një raund i dytë. Bundestagu më pas ka 14 ditë kohë për të zgjedhur një kandidat tjetër për kancelar.
    Nuk ka kufizim për numrin e votave të mundshme, megjithëse kërkohet gjithmonë një shumicë absolute (neni 63.3 i Ligjit Themelor). Nëse edhe raundi i dytë i votimit nuk arrin të japë një rezultat, procesi zgjedhor hyn në një fazë të tretë, gjatë së cilës duhet të mbahen menjëherë zgjedhje të reja. Kandidati që merr numrin më të madh të votave (shumicë relative) zgjidhet Kancelar.
    Përveç Merz, edhe kandidatë të tjerë mund të paraqesin – teorikisht – tani kandidaturën e tyre. Çdo kandidat duhet gjithashtu në këtë rast të marrë shumicën absolute (shumica e kancelarit). Në të njëjtën kohë, shumë deputetë nuk janë të sigurt se çfarë do të ndodhë më pas. Disa janë në favor të mbajtjes së menjëhershme të një votimi të ri. Të tjerë kanë frikë se Merz nuk do të marrë shumicën as në një raund të ri, ndërsa atij tashmë po i kërkohet të vendosë nëse do të riregjistrohet.
    Eksperti i politikës së jashtme të CDU-së, Jürgen Hardt, shkroi me hidhërim në Twitter: “Ata në koalicion që nuk votuan për Friedrich Merz duhet të pyesin veten se interesat e kujt po i shërbejnë. Ne kemi një takim të grupit parlamentar në orën 10:30 të mëngjesit (11:30 sipas orës greke)”.

  • Dështon raundi i parë i zgjedhjes së Friedrich Merz si kancelar i Gjermanisë, nuk merr votat e mjaftueshme

    Dështon raundi i parë i zgjedhjes së Friedrich Merz si kancelar i Gjermanisë, nuk merr votat e mjaftueshme

    Friedrich Merz dështoi të zgjidhej kancelar i Gjermanisë në raundin e parë të zgjedhjeve për kancelar.
    Me 310 vota pro, 307 kundër dhe 3 abstenime, kreu i Partisë Kristian Demokratike (CDU), Friedrich Merz, dështoi të zgjidhej kancelar në votimin e parë në Bundestag. U deshën 316 vota nga një total prej 630 deputetësh.
    Sipas asaj që raporton “Die Welt”, takimi është pezulluar në mënyrë që grupet politike të diskutojnë hapat e mëtejshëm.

    Siç vënë në dukje mediat gjermane, kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e republikës federale.
    DW: Mot i ngrirë në Berlin dhe një tronditje për Merzin
    “Është një zhvillim që askush nuk e priste. Gjithsej 18 deputetë nga kampi qeveritar nuk votuan në favor të Friedrich Merz, duke i dhënë një goditje të rëndë si atij ashtu edhe qeverisë.”
    “Deputetët dolën nga salla dhe shtabet e partisë po mblidhen, ndërsa mediat gjithashtu dukeshin të papërgatitura për zhvillimin, i cili përmbys të gjithë planin e ditës”, shkruan DË.
    Hapat e ardhshëm 
    Për t’u zgjedhur, kandidati duhet të sigurojë shumicën absolute të anëtarëve të Bundestagut, pra gjysmën e anëtarëve plus të paktën një votë shtesë. Kjo quhet “shumicë e kancelarit”.
    Nëse kandidati nuk siguron shumicën absolute në raundin e parë të votimit, mbahet një raund i dytë. Bundestagu më pas ka 14 ditë kohë për të zgjedhur një kandidat tjetër për kancelar. Nuk ka kufizim për numrin e votave të mundshme, megjithëse kërkohet gjithmonë një shumicë absolute (neni 63.3 i Ligjit Themelor).
    Nëse edhe raundi i dytë i votimit nuk arrin të japë një rezultat, procesi zgjedhor hyn në një fazë të tretë, gjatë së cilës duhet të mbahen menjëherë zgjedhje të reja. Kandidati që merr numrin më të madh të votave (shumicë relative) zgjidhet Kancelar.
    Përveç Merz, edhe kandidatë të tjerë mund të paraqesin, teorikisht, tani kandidaturën e tyre. Çdo kandidat duhet gjithashtu në këtë rast të marrë shumicën absolute (shumica e kancelarit)./vizionplus.tv

  • VIDEO – “Fasada e tyre ka rënë”, Luçiano Boçi: Më 11 Maj me shumicën e njerëzve të zakonshëm, për një Shkodër që nuk dorëzohet

    VIDEO – “Fasada e tyre ka rënë”, Luçiano Boçi: Më 11 Maj me shumicën e njerëzve të zakonshëm, për një Shkodër që nuk dorëzohet

    Fushata elektorale për zgjedhjet e 11 maj 2025, ka hyrë një 10 ditët e saj të fundit. Drejtuesi politik i PD- së për qarkun Shkodër, Luçiano Boçi, ka intensifikuar takimet cep më cep dhe në çdo orar të ditës.
    “Kudo, çdokush e dallon të keqen përballë nesh. Fasada e tyre ka rënë, më 11 Maj me shumicën e njerëzve të zakonshëm, për një Shkodër që nuk dorëzohet.”, shkruan nënkryetari i PDSH- së Boçi në rrjetet e tij sociale, ku ka publikuar edhe një ekstrakt video të mesazheve të përcjella.
    PD- ASHM, e drejtuar nga Boçi, ka zhvilluar një fushatë mjaft intensive, duke preferuar të shohin nga afër situatën në çdo zonë të qarkut Shkodër, teksa kanë marrë mbështetjen e qytetarëve kudo.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!