Tag: shumicë

  • 40 të vdekur nga sulmet e armatosura në Nigeri

    40 të vdekur nga sulmet e armatosura në Nigeri

    Persona të armatosur vranë të paktën 40 persona në sulmet të mërkurën në Nigerinë qendrore, e cila është shkatërruar nga përleshje vdekjeprurëse, të përsëritura ndërkomunale. Sulmet ndodhën në shtetin Plateau, midis veriut me shumicë myslimane dhe jugut me shumicë të krishterë të vendit më të populluar të Afrikës.

    Incidentet e përgjakshme midis grupeve etnike dhe fetare shpërthejnë shpesh dhe përkeqësohen nga konfliktet për burimet – tokë, ujë – midis fermerëve, të cilët janë kryesisht të krishterë, dhe barinjve, të cilët janë kryesisht myslimanë.

    Një përfaqësues i pushtetit vendor tha dje se të enjten e kaluar janë bërë 30 varrime dhe se pas serisë së sulmeve kundër fshatrave janë gjetur gjithsej 48 trupa. Numri fillestar ishte 10 të vdekur. Një zyrtar i Kryqit të Kuq Nigerian foli për një numër të vdekjeve që “kalon 40 të vdekur” duke specifikuar se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë. Ushtria njoftoi se po ndiqte autorët për arrestimin e tyre.

  • Rama: PS shkollë për promovimin e të rinjve, me shumicë në listat e mbyllura

    Rama: PS shkollë për promovimin e të rinjve, me shumicë në listat e mbyllura

    Kryeministri Edi Rama iu përgjigj dje drejtpërdrejt në rubrikën “Sy m’Sy” komenteve të qytetarëve në platformat sociale. Një komentues i tha kreut të qeverisë se duhet “një tjetër ekip në drejtimin e qeverisë”. Kreu i qeverisë, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, tha se PS është një shkollë e kultivimit dhe promovimit të të rinjve. Rama shtoi se kush do të rinj dhe të reja i ka në skuadrën e PS-së dhe madje në listë të mbyllur. “Kam një opinion të krijuar ndër vite nga eksperienca se çështja e skuadrës është një çështje e skuadrës, në kuptimin që nuk është çështje individësh, po funksionit të përgjithshëm të skuadrës.
    Partia Socialiste është një shkollë një shkollë e vërtetët e kultivimit dhe promovimit të rinjve dhe sot PS ka një skuadër që është skuadra më e re. Kush do të reja dhe të rinj i ka në skuadrën PS-së me shumicë dhe i ka me shumicë në listën e mbyllur, ky është një ndryshim shumë i madh me gjithë tjerët”, tha Rama. “Të votosh moçalishtet e reja që janë hapur, nëse janë me fat mund të marrësh në parlament një person, ndërkohë që duke votuar për ne, përveç të gjitha të tjerave do të kesh shumë të rinj në parlament, që janë praktikisht baza e gjeneratës tjetër të lidershipit të PS-së. Sot lidershipi i PS përbëhet nga një gjeneratë e re, krahasuar me atë kur ne morëm detyrë. Tani një tjetër gjeneratë po rritet hap pas hapi. Faktikisht kemi bërë një transformim radikal të skuadrës që kishim”, tha Rama.

  • Rama: Ja arsyet se përse PS duhet të sigurojë fitoren e zgjedhjeve në 11 maj

    Rama: Ja arsyet se përse PS duhet të sigurojë fitoren e zgjedhjeve në 11 maj

    Kryeministri Edi Rama kërkon që PS të sigurojë shumicë votash në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
    Gjatë fjalës së tij në rubrikën “Sy m’ Sy” në Facebook, Rama tha se në këto zgjedhje përmes mbështetjes për PS, shqiptarët do t’i japin mesazhin e qartë Brukselit se ata duan të bëhen qytetarë të Bashkimit Evropian.
    Edi Rama: Nga ana tjetër arsyeja se pse unë them se duhet një shumicë domethënëse, është po ashtu e thjesht, nuk është rastësi fare, përkundrazi dhe nuk është thjesht për këtu, por edhe për ata në Bruksel. Imazhi i fushatës tonë, ndërthurja e ngjyrave dhe e flamujve se kartëvizitë e fushatës sonë, sepse ne po bëjmë një rrugë e dy punë. Po japim një mesazh të qartë shqiptarëve dhe po përpiqemi ti japim një mesazh të qartë Brukselit duke shpresuar dhe besuar se shqiptarët do ta mbështesin këtë mesazh. Dhe në 11 Maj Brukseli do të marrë nje mesazh shumë të qartë që një shumicë përtej shumicës se thjeshtë aritmetike partiake kërkon anëtarësimin tani. Është një mesazh që shqiptarët mund ta japin… Me këtë mandat me këtë mesazh unë dhe dhe qeveria do të shkojmë dhe do të kemi një argument më të fort për të nxitur procesin, e gjitha një luftë politike diplomatike nga katër anët.

  • “Na duhet shumicë domethënëse”, Rama: Më 11 maj t’i japim mesazh Brukselit se e ‘duam anëtarësimin tani’

    “Na duhet shumicë domethënëse”, Rama: Më 11 maj t’i japim mesazh Brukselit se e ‘duam anëtarësimin tani’

    Kryeministri Edi Rama theksoi se më 11 maj, Partisë Socialiste i duhet një mandat me shumicë domethënëse për ta çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian.
    “Duhet shumicë domethënëse, është po ashtu e thjeshtë. Nuk është rastësi, nuk është thjesht për këtu se për kë do votojmë ne, por është edhe për atë në Bruksel imazhi i fushatës sonë. Ndërthurja e ngjyrave dhe e flamujve si kartëvizitë e fushatës sonë, sepse ne po bëjmë një rrugë dhe dy punë. Po japim mesazh të qartë shqiptarëve dhe po përpiqemi ti japim një mesazh të qartë Brukselit. Më 11 maj, Brukseli do marrë mesazhin se shqiptarët kërkojnë anëtarësimin tani dhe këtë mesazh shqiptarët mund ta japin. Ne, populli shqiptar, duam të hyjmë në BE tani”, tha ai.