Tag: shumicë

  • Haradinaj: Ndarja e votimit për nënkryetarët e Kuvendit jokushtetuese

    Haradinaj: Ndarja e votimit për nënkryetarët e Kuvendit jokushtetuese

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër procedurën e votimit për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit nga komunitetet jo shumicë, duke e cilësuar atë si jokushtetuese. Sipas tij, votimi i tillë duhej të kryhej në pako dhe jo ndaras.Haradinaj, i cili u largua nga seanca para votimit të kandidatëve nga komuniteti serb, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po tenton të zvarritë konstituimin e Kuvendit për të qëndruar në detyrë edhe disa muaj.“Ne kemi ardhur në seancë që të zbatohet procedura e njohur. Ndërhyrja në votim për kandidatët nga komunitetet jo shumicë është jokushtetuese. Përvojat e mëparshme, sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, na obligojnë të respektojmë Rregulloren e Kuvendit. Nuk mund të bëhemi pjesë e kësaj loje që vetëm synon humbjen e kohës dhe shkeljen e Kushtetutës,” tha Haradinaj.Deklarata e tij nënvizon tensionet politike rreth procedurave të konstituimit të Kuvendit dhe sfidat e komuniteteve jo shumicë në procesin zgjedhor.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër procedurën e votimit për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit nga komunitetet jo shumicë, duke e cilësuar atë si jokushtetuese. Sipas tij, votimi i tillë duhej të kryhej në pako dhe jo ndaras.Haradinaj, i cili u largua nga seanca para votimit të kandidatëve nga komuniteti serb, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po tenton të zvarritë konstituimin e Kuvendit për të qëndruar në detyrë edhe disa muaj.“Ne kemi ardhur në seancë që të zbatohet procedura e njohur. Ndërhyrja në votim për kandidatët nga komunitetet jo shumicë është jokushtetuese. Përvojat e mëparshme, sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, na obligojnë të respektojmë Rregulloren e Kuvendit. Nuk mund të bëhemi pjesë e kësaj loje që vetëm synon humbjen e kohës dhe shkeljen e Kushtetutës,” tha Haradinaj.Deklarata e tij nënvizon tensionet politike rreth procedurave të konstituimit të Kuvendit dhe sfidat e komuniteteve jo shumicë në procesin zgjedhor.

  • Çmimet e kripura të fruta-perimeve, fermerët: Nuk nxjerrim as shpenzimet, tregtarët abuzojnë! 

    Çmimet e kripura të fruta-perimeve, fermerët: Nuk nxjerrim as shpenzimet, tregtarët abuzojnë! 

    Konsumatorët në pikat e shitjes me pakicë në kryeqytet përballen me çmime shumë të kripura të fruta-perimeve në këto ditë të nxehta vere.
    Report Tv vëzhgoi situatën e çmimeve në tregjet e Tiranës, ku çmimet janë për një kilogram shalqi shkojnë 30–45 lekë, pjepri shitet 100–120 lekë/kg, ndërsa qepa dhe patatja nga 80 lekë/kg.
    “Shumë shtrenjte për të rinjtë si dhe për pensionistët”, thotë një qytetarë.
    “Nuk ka një standard të mënyrës së jetesës edhe çmimeve, tjetër çmim e marrin nga shumica me shtrenjtë na e sjellin neve’, thotë qytetari.
    Por këto çmime reflektojnë kontraste të mëdha mes çmimeve të prodhimit dhe atyre të shitjes për konsumatorët. Fermerët e Divjakës vazhdojnë të jenë furnizuesit kryesorë të tregut vendas për kulturat bujqësore sezonale si shalqini, pjepri, qepa dhe patatja.
    Në tregun e shumicës së Divjakës, çmimet për këto produkte janë të qëndrueshme dhe reflektim i prodhimit të bollshëm stinor, me shalqinin që tregtohet me shumicë 20 – 22 lekë/kg, pjeprin 50–60 lekë/kg dhe qepën e pataten  50 lekë/kg me shumicë. Pra, një çmim i përgjysmuar krahasuar me atë që u shkon në tavolinë konsumatorit familjar, pothuajse i dyfishuar.
    Fermerët shprehen të pakënaqur, pasi sipas tyre tregtarët abuzojnë.
    ‘Pjepri sot shitet me shumice me 50 lek per kg. Shalqini me 20 lek maksimumi. Vijnë tregtaret nga Tirane dhe rrethet dhe e blejne këtu. Vijnë me furgonat e maunet e tyre dhe marrin mallin. Nuk jemi te kënaqur me tregun fare, nuk nxjerrim leket qe kemi hedhur ne prodhim. Kur shkojmë ne Tirane na zë koka, se atje janë shume shtrenjte, ne çuditemi se si qarkullon ky çmim. Shteti na ka lenë përtokë fare. Vijnë veç për vota, te kapin ne qafe e te ledhatojnë, sa mbarojnë votimet ikin’.
    Aktualisht, në territorin e Divjakës dhe Lushnjës ushtrojnë aktivitetin 27 pika grumbullimi, të cilat merren kryesisht me eksportin e këtyre kulturave. Ndërkohë, për perime të tjera si domatja, trangulli, speci dhe patëllxhani, prodhimi mbetet në tregun vendas dhe blihet drejtpërdrejt nga tregtarët pranë fermerëve.
    Çmimet:
    Shalqini cilësor: 30–45 lekë/kg
    Pjepri: 100–120 lekë/kg
    Qepa dhe patatja: 80 lekë/kg
    Shalqini cilësor tregtohet me shumicë  20 – 22 lekë/kg
    Pjepri tregtohet me shumicë 50–60 lekë/kg
    Qepa dhe patatja me shumicë 50 lekë/kg

  • Qeveria e Kosovës synon të ndërtojë dy ura të reja pranë urës kryesore mbi Ibër në Mitrovicë

    Qeveria e Kosovës synon të ndërtojë dy ura të reja pranë urës kryesore mbi Ibër në Mitrovicë

    Qeveria në detyre e Kosovës synon t’i ndërtojë dy ura në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër, të cilat do ta lidhnin Mitrovicën Veriore të banuar me shumicë serbe me Mitrovicën Jugore të banuar me shumicë shqiptare.

    Synimi për ndërtimin e tyre vjen disa ditë pasi Mitrovica – qyteti i ndarjes më të theksuar etnike në Kosovë – e themeloi Bordin e Përbashkët mes komunës jugore.
    Themelimi i bordit u përshëndet nga Qeveria në detyrë e vendit, ashtu si edhe nga dy komunat, të cilat e kanë cilësuar si mundësi për të sjellë projekte të përbashkëta, që përmirësojnë jetën e qytetarëve në të dyja anët e lumit Ibër.

    Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, publikoi një fotografi e cila tregon se si do të dukeshin këto dy ura.
    Siç shihet në fotografitë e publikuara, urat e reja do të ndërtoheshin në anën e majtë dhe të djathtë të urës kryesore, e cila është pjesë e Marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes, të arritur në Bruksel si pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
    “Ky projekt do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe do të shërbejë si një infrastrukturë për komunikim, integrim dhe zhvillim midis dy pjesëve të qytetit”, sipas njoftimit të Vetëvendosjes më 19 qershor.
    Një ditë më parë, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, njoftoi se nënshkroi një “memorandum për mbështetje të projekteve të infrastrukturës midis Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe të dy komunave, për një qytet më të lidhur, funksional dhe më të mirë për të gjithë qytetarët”, me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Ariana Tahiri, në prani të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
    Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – reagoi një ditë më parë, ndër të tjera, edhe lidhur me ndërtimin e këtyre dy urave, duke thënë se Kurti “po e zbaton me shpejtësi dhe pa asnjë fshehje planin për spastrim etnik të popullit serb nga territori i Kosovës”.
    Ura kryesore mbi Ibër, e cila e ndan Mitrovicën në pjesën jugore me shumicë shqiptare dhe pjesën veriore me shumicë serb, është e hapur vetëm për këmbësorët.
    Njoftimi i Qeverisë së Kosovës në korrik të vitit të kaluar se planifikon ta hapë këtë urë për trafik ngriti tensione dhe shkaktoi reagime nga bashkësia ndërkombëtare.
    Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, është i vendosur në këtë urë. KFOR-i i tha Radios Evropa e Lirë asokohe se çdo vendim për hapjen e urës duhet të merret brenda kornizës së dialogut Kosovë-Serbi, i cili zhvillohet përmes Bashkimit Evropian.
    Ata deklaruan se NATO e mbështet këtë dialog dhe se KFOR-i është aty për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
    “Kjo përfshin një prani të përhershme në urën në Mitrovicë dhe patrullime të rregullta në zonën përreth”, tha KFOR-i.
    Bashkimi Evropian gjithashtu kujtoi se çështja e hapjes së urës ishte tema e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve dhe se për këtë arsye të gjitha vendimet duhet të merren brenda dialogut me pjesëmarrjen e delegacioneve zyrtare të Prishtinës dhe Beogradit./ REL

  • Qeveria e Kosovës synon t’i ndërtojë dy ura të reja pranë urës kryesore mbi Ibër në Mitrovicë

    Qeveria e Kosovës synon t’i ndërtojë dy ura të reja pranë urës kryesore mbi Ibër në Mitrovicë

    Qeveria në detyre e Kosovës synon t’i ndërtojë dy ura në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër, të cilat do ta lidhnin Mitrovicën Veriore të banuar me shumicë serbe me Mitrovicën Jugore të banuar me shumicë shqiptare.

    Synimi për ndërtimin e tyre vjen disa ditë pasi Mitrovica – qyteti i ndarjes më të theksuar etnike në Kosovë – e themeloi Bordin e Përbashkët mes komunës jugore.
    Themelimi i bordit u përshëndet nga Qeveria në detyrë e vendit, ashtu si edhe nga dy komunat, të cilat e kanë cilësuar si mundësi për të sjellë projekte të përbashkëta, që përmirësojnë jetën e qytetarëve në të dyja anët e lumit Ibër.

    Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, publikoi një fotografi e cila tregon se si do të dukeshin këto dy ura.
    Siç shihet në fotografitë e publikuara, urat e reja do të ndërtoheshin në anën e majtë dhe të djathtë të urës kryesore, e cila është pjesë e Marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes, të arritur në Bruksel si pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
    “Ky projekt do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe do të shërbejë si një infrastrukturë për komunikim, integrim dhe zhvillim midis dy pjesëve të qytetit”, sipas njoftimit të Vetëvendosjes më 19 qershor.
    Një ditë më parë, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, njoftoi se nënshkroi një “memorandum për mbështetje të projekteve të infrastrukturës midis Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe të dy komunave, për një qytet më të lidhur, funksional dhe më të mirë për të gjithë qytetarët”, me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Ariana Tahiri, në prani të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
    Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – reagoi një ditë më parë, ndër të tjera, edhe lidhur me ndërtimin e këtyre dy urave, duke thënë se Kurti “po e zbaton me shpejtësi dhe pa asnjë fshehje planin për spastrim etnik të popullit serb nga territori i Kosovës”.
    Ura kryesore mbi Ibër, e cila e ndan Mitrovicën në pjesën jugore me shumicë shqiptare dhe pjesën veriore me shumicë serb, është e hapur vetëm për këmbësorët.
    Njoftimi i Qeverisë së Kosovës në korrik të vitit të kaluar se planifikon ta hapë këtë urë për trafik ngriti tensione dhe shkaktoi reagime nga bashkësia ndërkombëtare.
    Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, është i vendosur në këtë urë. KFOR-i i tha Radios Evropa e Lirë asokohe se çdo vendim për hapjen e urës duhet të merret brenda kornizës së dialogut Kosovë-Serbi, i cili zhvillohet përmes Bashkimit Evropian.
    Ata deklaruan se NATO e mbështet këtë dialog dhe se KFOR-i është aty për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
    “Kjo përfshin një prani të përhershme në urën në Mitrovicë dhe patrullime të rregullta në zonën përreth”, tha KFOR-i.
    Bashkimi Evropian gjithashtu kujtoi se çështja e hapjes së urës ishte tema e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve dhe se për këtë arsye të gjitha vendimet duhet të merren brenda dialogut me pjesëmarrjen e delegacioneve zyrtare të Prishtinës dhe Beogradit./REL

  • Me shumicë votash, KAS rrëzon kërkesën e PD për qarkun e Kukësit

    Me shumicë votash, KAS rrëzon kërkesën e PD për qarkun e Kukësit

    Me shumicë votash KAS rrëzon kërkesën e PD për qarkun Kukës.

    Tashmë në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve ka nisur shqyrtimi i kërkesës për qarkun e Tiranës.
    Kandidati Ilir Alimehmeti ka sjellë shkresë për të qenë pjese e ankimimit si palë e interesuar.

    Top Channel

  • “Çyrykët” që i dhanë fitoren Ramës/ Meshkujt, mbështetësit kryesorë të PS më 11 maj

    “Çyrykët” që i dhanë fitoren Ramës/ Meshkujt, mbështetësit kryesorë të PS më 11 maj

    Në fjalimin e tij në Dibër, kryeministri Edi Rama përdori një shprehje që u cilësua si e pavend ndaj burrave që mbështesin ende Sali Berishën, duke i quajtur “cyrykë”. Kjo deklaratë u konsiderua nga shumë analistë si një gafë që mund t’i kushtonte vota në zgjedhjet e 11 majit, por të dhënat paraprake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë një realitet tjetër: burrat ishin ata që vendosën fitoren e Partisë Socialiste në shumicën e qarqeve.
    Në total, shqiptarët brenda territorit i dhanë Partisë Socialiste 733.460 vota, një diferencë prej më shumë se 250 mijë votash ndaj Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Të dhënat tregojnë se nga rreth 1.462.000 votues, 675.166 ishin gra, ndërsa 786.887 ishin burra – një shumicë prej mbi 110 mijë meshkujsh, që në shumë qarqe bënë diferencën.
    Deklarata e Ramës u bë në Dibër, por ky qark rezultoi në favor të PS-së, duke përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të katër viteve më parë. Nga 59.947 votues të numëruar, 32.041 ishin burra dhe 27.906 gra – një shumicë meshkujsh që përforcoi rezultatin pozitiv për socialistët.
    Në Fier, një tjetër bastion që rikuperoi tre mandate për PS-në, 84.316 nga 160.076 votues ishin burra, kundrejt 75.760 grave.
    Vlorë: 52.533 burra, 41.064 gra nga 93.597 votues.
    Elbasan: 72.514 burra, 65.414 gra nga 137.928 votues.
    Korçë dhe qarqe të tjera raportuan gjithashtu një dominim të votës mashkullore.
    Në qarkun Shkodër, ndonëse PS humbi një mandat, ajo rikuperoi krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Nga 95.924 votues të numëruar, 50.913 ishin burra dhe 45.011 gra – sërish një shumicë meshkujsh.

  • “Takim me historinë në 11 maj”/ Rama: Na duhet një shumicë që do të realizojë hyrjen e vendit në BE

    “Takim me historinë në 11 maj”/ Rama: Na duhet një shumicë që do të realizojë hyrjen e vendit në BE

    Në Kavajë, në takimin përmbyllës të socialistëve, kryetari Edi Rama iu bëri thirrje qytetarëve të votojnë forcën politike të udhëhequr prej tij më premtimin se vota do t’u japë atyre dhe gjithë shqiptarëve, një pasaportë europiane.
    “Mos të mungojë në takimin me historinë në 11 maj, me këtë passaportë, nuk është tesera e PS, nuk është pasaporta që lëvizim në Europë, është statusi i ri i shqiptarëve, identiteti i ri. Nëse i do të gjitha këto, Kavaja duhet të bëhet shumicë për ndryshimin. Ne shkojmë në zgjedhje për të zgjedhur kalin më të fortë që zgjidh më shpejt hallet tona. Si mund të zgjedhësh një gërrmuq vetëm se është kali i Nafijes tënde. Hyn në gjynah me plakun rrugëve, që nuk di më çfarë flet”, tha Rama.
    Për kryetarin e PS, fitorja është e padiskutueshme.

    “Ne nuk na duhet një shumicë aritmetike, na duhet që kur vijnë ata burrat nga e gjithë Europa, në 16 maj, ta marrin shumë të fortë mesazhin nga 11 maji. Duhet të bëhemi pjesë e bashkësisë së Europës. Duhet të kontribuojmë të gjithë, iu them të gjithë prindërve demokratë, çfarë mund t;i bëni më shumë fëmijëve, çfarë mund ti dhuroni diçka edhe më të madhe sesa pasaporta europiane”, deklaroi ai.
    Edi Rama sulmoi kundërshtarin e vet politik, ndërsa mospërfshirjen e Hysen Kadiut në listat e PD, e quan vullnet të Sali Berishës për të mos lejuar meritokracinë.
    “Është ai kryetari i PD Kavajë që bëri një faj shumë të madh, fitoi primaret në të gjithë Tiranën dhe duke fituar primaret në të gjithë Tiranën, përfundoi në barkun e bufit. E hëngri bufi. Se bufi nuk do individë të lirë, bufi do skllevër, bufi nuk do qytete të bukura, bufi do vendbanime që të jetojnë në hijen e tij. U hëngri dhe Hysenin, njeriun tuaj që e zgjodhët vet. U preu kokën të gjithëve, del edhe ndonjë salamandër si ai në Elbasan që tha do iu ha juve të gjallë”, tha Rama.
    Rama e sulmoi Berishën edhe për harresën që i ka bërë Kavajës, që dikur ka qenë bastion i demokratëve, duke premtuar se do të bëjë katërcipërisht të kundërtën.
    /vizionplus.tv

  • “Në 11 maj, shumicë popullore”, Rama: Do ulemi në sofrën e përbashkët të Bashkimit Europian

    “Në 11 maj, shumicë popullore”, Rama: Do ulemi në sofrën e përbashkët të Bashkimit Europian

    Kryeministri Edi Rama ftoi shqiptarët të votojnë Partinë Socialiste më 11 maj, si e vetmja forcë politike që mund ta bëjë Shqipërinë anëtare të BE-së në vitin 2030.
    Gjatë një takimi në Maliq, kryesocialisti Rama theksoi se 11 maji është dita kur vendoset e ardhmja e vendit, përtej bindjeve politike të secilit.
    “T’i japim një mesazh shumë të qartë dhe të fortë të gjitha vendeve të Europës, duke vjelë nga kutitë e votimit një shumicë jo thjesht aritmetike, por një shumicë popullore, e cila i thotë Europës: ‘Ne duam më në fund dhe duam tani të ulemi në sofrën e përbashkët të BE-së’,” tha Rama.

    Lideri i mazhorancës vuri në dukje se janë 1 mijë punonjës të administratës që sot punojnë për mbylljen e negociatave dhe se asnjë vonesë nuk duhet të ndikojë në rrugën e anëtarësimit në BE.
    “Prandaj zgjedhja e 11 majit nuk është zgjedhje midis PS-së dhe kënetës. Dhe kjo, në vetvete, është një çmenduri: të mendosh se mund të shkosh me kënetën. Sepse nuk ka asnjë dyshim për askënd që shikon me sytë e vet, dëgjon me veshët e vet, mendon me kokën e vet dhe që nuk e ka kokën të zhytur në kënetë, që qëllimi i kënetës nuk ka lidhje fare me qëllimin e madh të përbashkët të këtij populli. Kjo është një zgjedhje mes interesit të mbarë të një populli, sepse fati ka dashur që të na vijë ne në dorë kjo mundësi, dhe zgjedhje mes këtij interesi dhe hallit të një njeriu të vetëm,” shtoi Kryeministri.
    Rama përsëriti rëndësinë që ka vota e grave dhe vajzave më 11 maj, duke replikuar me kundërshtarët politikë për fjalët që ai ka zgjedhur ndaj burrave:
    “Dhe më pëlqen shumë, sepse ngrihen tani ata deputetët dhe bëjnë statuse: ‘Ne nuk jemi çyryk’. Si mund të thotë njeriu: ‘Unë s’jam çyryk’? Ai që thotë ‘unë s’jam çyryk’, ai vetëm çyryk është! Kështu që burrat, gjysmën e trurit e kanë me ujë, ujë kënete. Por ama, ne e kemi shumë të thjeshtë llogarinë, shumicën e grave, shumicën e të rinjve, gjysmën e burrave na mjafton ajo, dhe ne jemi yy, ku e ku,” deklaroi Rama.
    Sipas kryesocialistit Edi Rama, vota e vajzave dhe grave do të bëjë diferencën më 11 maj.
    /vizionplus.tv

  • Rama: 11 maji takim me historinë, Europa duhet të shohë bashkimin e shqiptarëve drejt BE

    Rama: 11 maji takim me historinë, Europa duhet të shohë bashkimin e shqiptarëve drejt BE

    Kreu i qeverisë njëherësh kreu i PS, Edi Rama në takimin me gratë dibrane ftoi gjithë shqiptarët që në 11 maj të votojnë Partinë Socialiste.
    Ai tha se 11 maji nuk është ditë zgjedhjesh e zakonshme, por është ditë takimi me historinë.
    Sipas Ramës, në 12 maj Europa duhet të shoh se si shqiptarët në shumicë u bashkuan pavarësisht bindjeve politike, për t’i thënë po integrimit në BE.

    “11 maji nuk është një ditë zgjedhjesh si të tjerat. Përgjithësisht në zgjedhjet e tjera populli shkon e zgjedh se kush do ta qeverisë katër vitet e ardhshme, por ndonjëherë ndodh që shkohet në zgjedhje për takim me historinë. Ne kemi patur një takim me historinë në 91-n, dhe shqiptarët votuan në shumicë PD-në në mars, dhe në zgjedhjet e tjera e kundërvotuan masivisht. Në 22 mars ishte koha e duhur, për të bërë zgjedhjen e duhur për të mbyllur një kapitull i cili i përkiste të shkaurës e duke hapur një kapitull të ri, prandaj e votuan PD-në. Në 11 maj është shumë e ngjashme. Nuk është çështja thjeshtë të kemi një qeveri. Ne qeverinë do ta kemi. 74-ër i kemi, po i kemi dhe në Dibër kemi dy, nji të marrim më shumë në Dibër u bëmë 75-së. Çështja është më e madhe se kaq, është e një shumice që duhet të bëhet bashkë për t’i dhënë një shtysë të fortë negociatave në BE. Një shumicë për tu bërë bashkë për t’i dhënë mundësi forcës që qeveris që të zbatojë të gjitha detyrat brenda dy viteve. Brenda 2027-ës duhet të mbyllim negociatat, pa patur nëpër këmbë pengesa të kota. Në 12 majt Brukseli dhe vendet e BE të shohin se në Shqipëri një popull i bashkua përkundër interesave politike, kjo është e rëndësishme”, tha Rama.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Rama për votën e diasporës: Moment historik, duhet një shumicë përtej fanellës së partive

    Zgjedhjet e 11 majit/ Rama për votën e diasporës: Moment historik, duhet një shumicë përtej fanellës së partive

    Kryeministri Edi Rama bëri thirrje që emigrantët shqiptarë të votojnë masivisht në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Gjithashtu nënvizoi se zarfet e KQZ po shpërndahen gjithandej, duke nënvizuar se vota duhet të shkojë për numrin 5 për Shqipërinë në BE.
    “Zarfet e KQZ po shpërndahen gjithandej. Procedura është e thjeshtë , standarde, por megjithatë duhet parë me vëmendje udhëzimi. Kini parasysh vendoset një shënim brenda kuadratit ku shkruhet numri 5. Në çdo kuti tjetër vota juaj është juridikisht e vlefshme, por politikisht e pavlefshme. Në këtë moment historik duhet të jetë një shumicë përtej fanellës së partive. Udhëzimi i KQZ duhet ndjekur me shumë kujdes”, tha Rama.