Tag: shumëpritur

  • Rita Ora dhe Yll Limani publikojnë bashkëpunimin e shumëpritur “All Natural”!

    Rita Ora dhe Yll Limani publikojnë bashkëpunimin e shumëpritur “All Natural”!

    Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka bashkuar forcat me artistin Yll Limani për projektin e tyre të ri muzikor, “All Natural”. Ky duet shënon herën e parë që Rita Ora punon me një këngëtar nga Kosova, duke sjellë një moment të veçantë për muzikën shqiptare.
    Kënga është tashmë e disponueshme në Spotify, ndërsa Rita ka promovuar publikimin në rrjetet sociale, duke njoftuar fansat për daljen e saj të premten dhe duke theksuar pjesëmarrjen e Yll Limanit.

    Për Limanin, ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm në karrierë, duke i dhënë mundësinë të bashkojë zërin e tij me një emër të njohur ndërkombëtarisht. Ndërkohë, për Ritën, projekti është një mënyrë për të vazhduar angazhimin e saj në krijimin e urave midis kulturave dhe skenave muzikore të ndryshme.
    “All Natural” pritet të tërheqë vëmendjen e publikut jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe jashtë, duke shënuar një moment të rëndësishëm për muzikën shqipe në nivel ndërkombëtar. Kënga kombinon energji dhe stil unik, duke treguar se talenti shqiptar po bëhet gjithnjë e më i njohur globalisht.
    Ky duet nuk është thjesht një këngë e re; ai përfaqëson një bashkëpunim që thekson rëndësinë e zërit shqiptar në skenën ndërkombëtare dhe potencialin për të arritur audienca të reja në mbarë botën.
    The post Rita Ora dhe Yll Limani publikojnë bashkëpunimin e shumëpritur “All Natural”! appeared first on iconstyle.al.

  • Filmi i shumëpritur për Michael Jackson shtyhet, arsyeja mbetet mister

    Filmi i shumëpritur për Michael Jackson shtyhet, arsyeja mbetet mister

    Filmi biografik i shumëpritur i Michael Jackson, “Michael”, do të zhvendoset për një shfaqje botërore më 24 prill, si në kinematë e rregullta ashtu edhe në Imax, duke hequr dorë nga data e mëparshme e tetorit.
    Lionsgate ka marrë përsipër shpërndarjen në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Universal do të shpërndajë në të gjithë botën – me përjashtim të Japonisë. Kino Films është përgjegjëse në Japoni. Filmi është drejtuar nga Antoine Fuqua, ndërsa skenari është nga John Logan. Roli i Jackson luhet nga Jafar Jackson, nipi i Mbretit të Popit. Graham King, i cili fitoi një Oscar për The Departed, është producent.
    Sipas sinopsisit zyrtar të filmit: “Michael” kronikon udhëtimin e superyllit global për t’u bërë i njohur në botë si Mbreti i Popit, duke ofruar një vështrim intim në jetën dhe trashëgiminë e qëndrueshme të njërit prej artistëve më me ndikim dhe më të shquar që njerëzimi ka njohur ndonjëherë .”
    Në maj, CEO i Lionsgate, John Feltheimer, kishte deklaruar se filmi “ka të ngjarë” të zhvendosej në vitin 2026. Edhe pse xhirimet përfunduan në maj 2024, projekti kaloi nëpër rixhirime dhe montazhi fillestar ishte i gjatë. Madje kishte mendime për ta ndarë atë në dy pjesë. Informacionet e fundit sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, buxheti i prodhimit është 155 milionë dollarë. Filmi do të publikohet nga FX në Ditën e Shën Valentinit 2026.

  • Të Enjten Xiaomi lançon makinën elektrike të shumëpritur

    Të Enjten Xiaomi lançon makinën elektrike të shumëpritur

    Gjiganti Kinez Xiaomi do të lançojë makinën e shumëpritur elektrike sportive YU7 ditën e Enjte së bashku me produkte të tjera si një çip mobil zhvilluar nga kompania.

    Analistët thonë se YU7 është një produkt konkurrent i modelit më të shitur të Tesla në Kinë, Model Y, dhe Xiaomi ka zhgënjyer entuziastët duke mos treguar makinën në shfaqjen e Shangai.
    Lei Jun, themelues dhe CEO i Xiaomi, tha në rrjetin social Weibo ditën e Hënë se YU7 do të lançohet gjatë eventit të së Enjtes së bashku me çipin mobil Xring O1 dhe smartfonin e ri Xiaomi 15S Pro. Xiaomi filloi prodhimin e makinave elektrike vitin e kaluar me lançimin e veturës SU7 pas 15 vitesh shitje smartfonët dhe elektroshtëpiakesh.

    Që prej Dhjetorit, vetura SU7 është shitur më shumë sesa Tesla Model 3. Krahas rivalitetit në makinat elektrike, konkurrenca në tregun e smartfonëve në Kinë është shtuar me Apple dhe Huawei që ndërtojnë çipet e tyre.
    Lei tha përmes një postimi tjetër se Xiaomi ka investuar 1.87 miliardë dollarë për të zhvilluar çipin e saj mobil Xring o1. Ndërsa në 10 vitet e ardhshme ka planifikuar të investojë afro 10 miliardë dollarë.

    Xiaomi filloi zhvillimin e çipeve në 2014-ën dhe në 2017-ën lançoi modelin 28-nanometër Pengpai S1 me smartfonin Xiaomi 5C. /PCWorld Albanian

  • ”Era Prishtinë”, Egli poston foton e shumëpritur, por kush e ka shkrepur?

    ”Era Prishtinë”, Egli poston foton e shumëpritur, por kush e ka shkrepur?

    Finalistja e ”BBVA4”, Egli Tako ndodhet në Prishtinë. Ajo ka ndarë një story nga makina, ku njoftoi që gjendet në Prishtinë, me mbishkrimin “Era Prishtinë”. Egli në postimin e saj ndau foto e vetme pa bërë të ditur nëse me të është Gjesti, ose personin që ka shkrepur foton. E veshur me stil të thjeshtë por elegant, Egli shihet teksa pozon nga sedilja e shoferit, ndërsa mban në dorë syzet.

  • Arsimtarja në Gjirokastër: Le të bëhemi bashkë për fitoren e shumëpritur të PD!

    Arsimtarja në Gjirokastër: Le të bëhemi bashkë për fitoren e shumëpritur të PD!

    Arsimtarja në Gjirokastër: Le të bëhemi bashkë për fitoren e shumëpritur të PD!

    Në takimin e kreut të PD, Sali Berisha, në Gjirokastër, ku prezantoi kandidatët e PDASHM, mori fjalën edhe arsimtarja Vojsava Xhaji.

    Xhaji u shpreh se prej 12 vitesh mësuesve nuk i është dhënë rroga që meriton dhe i bëri thirrje të gjithë demokratëve të bëhen bashkë për fitoren e shumëpritur të PD-së.

    “Unë jam një vajzë lungjiote, e rritur dhe e arsimuar në Gjirokastër, bashkëshorte e një minoritari. Mundohem çdo ditë të përfaqësoj qytetarinë, seriozitetin dhe përkushimin tim si në profesion ashtu dhe në familje dhe në jetën time shoqërore. Nëse në Athinën e lashtë fjala politikë dëshmonte qytetari, tashmë për ne është imediate. Unë jam një arsimtare nuk do të ishte e udhës që të mos kisha prononcim publik për bindjet e mia politike, pasi arsimi është një ndër shtyllat më të rëndësishme të shoqërisë publike.

    Deklaroj këtu para jush respektin tim të thellë për arsimtaret në gjithë Shqipërinë. Puna dhe pasioni i gjithë arsimtarëve janë të pazëvendësueshme në edukimin e brezit të ri pa ngjyra partiake. Energjia e mësuesve nuk mungon, çdo ditë e më shumë përballen me fenomenin e e shpopullimit dhe zbrazjen e klasave nga fëmijët.

    Statusi i mësonjësit ka vlerë vetëm përballë nxënësve të vet. Arsimtarët gjithnjë e më shumë po kthehen në dosje të përvitshme për të siguruar akoma dhe më një vit pune. Politikat arsimore sjellin stres jo vetëm tek mësuesit, por edhe tek rezultatet e pa pëlqyera të pisës. Mbyllja e dëshpëruar e shumë degëve, shkolla të mbyllura dhe klasa kolektive. 10 mijë maturatë refuzojnë të ndjekin studimet në universitetet tona.

    Të nderuar demokratë mësuesi është një nga personat më të rëndësishëm, prej duarve të të cilit dalin mjekët, juristët dhe fusha të ndryshme. Ai është gjunjëzuar, pasi prej 12 vitesh nuk i është dhënë rroga e merituar. Sipas premtimit të dokotor Berishës, mësuesi do të ketë një rrogë prej 1,500 euro në fund të mandatit.

    Me ardhjen në pushtet të PD- së figura e mësuesit do të marrë vlerën që meriton. Të nderuar demokratë le të bëhemi bashk për fitoren e shumëpritur të PD-së! Të gjithë për një, për numrin 1!”, Vojsava Xhaji.

  • “Ndërtimi i shumëpritur, mbaroi”/ Kryeministri Rama ndan pamjet nga rruga e re Shëngjin-Velipojë: Një vlerë e shtuar…

    “Ndërtimi i shumëpritur, mbaroi”/ Kryeministri Rama ndan pamjet nga rruga e re Shëngjin-Velipojë: Një vlerë e shtuar…

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bëri të ditur se punimet kanë përfunduar ndërsa e cilëson këtë rrugë si një tjetër investim që kontribuon në promovimin e Shqipërisë Turistike dhe në zbulimin e bukurive natyrore që vendi ofron
    Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga rruga e re që lidh Shëngjinin me Velipojën, një projekt infrastrukturor që pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen në këtë zonë turistike dhe të nxisë zhvillimin ekonomik të saj.
    “…dhe me videokartolinën e rrugës së bukur Shëngjin – Velipojë, ndërtimi i shumëpritur i të cilës mbaroi, duke krijuar një vlerë të shtuar për Lezhën e për Shkodrën Turistike, qysh prej kësaj vere, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në Facebook.

  • VIDEO – “Investim i shumëpritur nga i gjithë qyteti”, Benet Beci: Hyrja e Shkodrës, në fazën konkrete të punimeve

    VIDEO – “Investim i shumëpritur nga i gjithë qyteti”, Benet Beci: Hyrja e Shkodrës, në fazën konkrete të punimeve

    Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Makineri të tonazhit të rëndë, fadroma dhe mjete të tjera pune janë duke pastruar dhe përgatitur kantierin në hyrje të Shkodrës.
    Investimi i shumëpritur nga i gjithë qyteti do të hyjë në fazën konkrete të punimeve për t’i dhënë Shkodrës pamjen që i ka munguar prej 34 vitesh. Punë të mbarë të gjithëve!