Policia ka arrestuar një 63-vjeçar, i cili pas hetimeve 1 mujore të SPAK, ka rezultuar se shpërndau shuma parash për blerjen e votave në favor të një partie politike.
Policia ka ndaluar shtetasin me iniciale P. B., banues në fshatin Portëz, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
“Nga hetimet dyshohet se gjatë një muaji, ai iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates së një subjekti politik”, informuan blutë.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
-Si rezultat i një hetimi njëmujor, në drejtimin e SPAK, dokumentohet një rast i blerjes së votave.
Vihet në pranga autori.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e shtetasit P. B., 63 vjeç, banues në fshatin Portëz, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
Nga hetimet dyshohet se gjatë një muaji, ai iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates së një subjekti politik.
Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme.
Tag: shuma
-

Shpërndau para për blerjen e votave në favor të një kandidateje për deputete, pranga 63-vjeçarit pas hetimeve të SPAK
-

Me kapuç duke ikur me vrap, PD publikon videon: Në zyrën e padeklaruar të PS-së…
Pasditen e sotme, Belind Këlliçi ka denoncuar se në një zyrë pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” janë gjendur materiale zgjedhore dhe shuma monetare, që sipas PD shërbenin për të tjetërsuar vullnetin e votuesve.
Përmes një deklaratë, PD deklaron se edhe pse Policia e Shtetit është njoftuar për këtë incident, i është mbi 90 minuta për të mbërritur në vendngjarje.
“Nje rast flagrant eshte dokumentuar prane shkolles “Petro Nini Luarasi” ku administrata shteterore ne shkelje me ligjin dyshohen se zoterojne materiale zgjedhore, pajisje elektronike dhe shuma monetare per te tjetersuar vullnetin e votuesve.
3 perfaqesues zyrtare te Partise Demokratike kane njoftuar Policine e Shtetit, e cila megjithese zyra ndodhej ne qender te Tiranes ka vonuar mbi 90 minuta, duke iu dhene kohen e nevojshme per te manipuluar provat e krimit zgjedhor. Narkoregjimi i Edi Rames deshmoi edhe nje here fytyren e tij”, njofton PD. -

‘Rama është koka e grupit kriminal’, Vokshi me akuza të forta: Balluku ka abuzuar me shuma marramendëse
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka hedhur akuza të ashpra ndaj qeverisë dhe zyrtarëve të lartë socialistë në një intervistë televizive, ku u ndal tek çështjet zgjedhore dhe korrupsioni.
Sipas Vokshit, zv.kryeministrja Belinda Balluku është e përfshirë në abuzime financiare në shifra të mëdha, ndërsa akuzoi edhe emra të tjerë të njohur të Partisë Socialiste për përfshirje në skandale dhe shkelje ligjore.
“Belinda Balluku ka abuzuar me shuma marramendëse,” tha Vokshi, duke shtuar se lista e mbyllur e PS-së përfaqëson interesa oligarkësh dhe jo qytetarët.
Deputetja demokrate deklaroi gjithashtu se opozita ka denoncuar vazhdimisht shit-blerjen e votës dhe parregullsitë zgjedhore, duke i përcjellë rastet pranë OSBE-ODIHR dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.
“Fushata ka qenë fantastike, jemi angazhuar shumë. Ne kemi raportuar në mënyrë të përditshme për shit-blerjen e votës. Zonja Felaj flet për PD-në, ndërsa duhet të shpjegojë se përse familjarët e saj janë të gjithë të punësuar në Prokurori,” u shpreh Vokshi.
Më tej, ajo i cilësoi disa zyrtare të larta të PS-së si përgjegjëse për skandale madhore, përfshirë edhe çështjet e inceneratorëve dhe koncesioneve në shëndetësi.
“Edi Rama është koka e grupit kriminal, sepse ka dhënë lejen dhe ‘OK’-in për inceneratorët fantazmë. Ogerta Manastirliu duhet të ishte para drejtësisë për Chek Up dhe sterilizimin, Olta Xhaçka nuk duhet të ishte fare, ndërsa Balluku ka abuzuar me shuma të mëdha. Në Tiranë po hidhet asfalt elektoral dhe kjo është shkelje,” deklaroi ajo. -

Sa llogari bankare u sekuestruan nga shteti në 2024? – 385 shuma monetare i kaluan nën administrim AAPSK. U investuan në…
Gjatë vitit 2024, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka marrë nën administrim 277 llogari bankare, apo shuma monetare të sekuestruara dhe 26 llogari bankare ose shuma monetare të konfiskuara grupeve të krimit dhe personave të tjerë nga Policia e Shtetit.
Ndërkohë, nëse llogarisim edhe pasuritë që kësaj Agjencie i kanë kaluar nën administrim në vitet e mëparshme, aktualisht, rezulton të ketë nën administrim 385 llogari bankare/shuma monetare të sekuestruara dhe 77 të konfiskuara në total.
Sipas raportit vjetor të Agjencisë, llogaritë bankare të sekuestruara kanë qenë në formën e llogarive rrjedhëse dhe depozitave.
Vitin e kaluar janë sekuestruar me vendim gjykatë si prova materiale, 4,053 Dollarë, 27,250 Paund Britanik, 160 Franga Zvicerane dhe 255,158 Euro. Po gjatë vitit që lamë pas, janë konfiskuar si prova materiale 24,050 Euro dhe 11,463,831 Lekë.
Pasuritë e luajtshme, në formë të mjeteve monetare, investohen në bono thesari ose depozitohen në llogari bankare të caktuara, për të cilat vendos kryeadministratori. Agjencia i ka depozituar paratë në 2 banka tregtare dhe i ka investuar në vetëm depozita 6-mujore.
AAPSK ka negociuar me bankat e nivelit të dytë, për të marrë interesa preferenciale, për të gjitha depozitat, duke siguruar në një rast interesin prej 4%, ndërsa në tjetrin norma e interesit është 4.2%, gjithnjë për afatin 6-mujor. Shumat e përfituara nga interesat bankare gjatë vitit 2024, janë rikapitalizuar dhe rifutur në depozita.
Fondet që nuk do të përdoren për administrimin e pasurive të tjera të konfiskuara, ose që nuk do të përdoren për dëmshpërblimin financiar të viktimave të veprave penale të krimit të organizuar dhe trafikimit të qenieve njerëzore, kalojnë në llogarinë e Agjencisë. -

Lobimi i PD në SHBA/ Kokalari: Pas SPAK, mund të nisë hetim edhe nga FBI, shuma mund të arrijë deri në…
Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pas publikimit të kontratës 6 milionë dollarëshe për lobimin e PD në SHBA. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se kjo shumë e jashtëzakonshme mund të kthehet në një skandal në Amerikë dhe se shanset që Berishës t’i hiqen sanksionet janë thuajse zero.
Kokalari thekson se me këtë nivel korrupsioni, as ish-presidenti Trump dhe as senatori Marco Rubio nuk do të ndërhyjnë në mbrojtje të Berishës. Ajo nënvizon gjithashtu se lobimi i Berishës nuk fillon dhe mbaron me $6 milion, duke shkruar se përmes LaCivita, Manafort dhe disa gazetave, nuk do ishte çudi që shuma e harxhuar për lobimin e tyre të jetë gati 10 milion dollarë!
‘Ka një mundësi që Berisha përfundimisht i hapi gropën vetes me këtë kontratë. Shuma është aq e lartë, sa po plasi si skandal në Amerikë, s’ka asnjë shans që t’ia heqin sanksionet. P.sh. qeveria e Serbisë harxhon $500,000 në vit… në vit… këta po paguajnë $250,000 në muaj dhe në emrin e tyre.
As Trump dhe as Rubio nuk do ngatërrohen në këtë farë korrupsioni. Me këtë lloj parash po luajnë ata që kanë qenë afër këtyre figurave. Si e tillë, as Trump dhe as Rubio nuk do të heqin sanksionet nëse s’ka përgjigje se nga kanë dalë këto para. Di një gjë, që ky Carlos ka nisur tek një nga këshilltarët e Rubios disa artikuj gazete që i kanë mbjellë këta vetë në median amerikane, prandaj lobimi i Berishës nuk fillon dhe mbaron me $6 milion, por midis LaCivites, Manafort dhe disa gazetave këtu tek ne, nuk do ishte çudi që shuma e harxhuar për lobimin e tyre të jetë gati 10 milion dollarë!
Ndërkohë, Berisha është bërë si Bleona Qereti që publikonte një ‘cease & desist’ ndaj meje duke thënë se kishte përdorur avokatin e Trump. Trump, që të jemi të qartë, në çdo moment ka rreth tij nja 50 avokatë, për çështje të ndryshme, private dhe që kanë të bëjnë me qeverinë. Jam e sigurt që dhe zyra e Carlos Trujillos ka bërë pak punë si gjithë të tjerët, por nga avokatët e afërt nuk është se do e kishim ditur më parë’, tha ajo., Sipas Kokalarit, kjo kontratë mund të bëjë që pas SPAK-ut edhe FBI të nis një hetim të mundshëm.
‘Vlen të shtojmë se kontratat e lobimit me $6 milion nuk mbulojnë anën legale, dhe qartazi kërkojnë pagesë më vete nëse zyra e Carlos Trujillos do ishte në shërbim, dhe jam e sigurt që do jetë. Nejse – për mendimin tim Sali Berisha kreu vetëvrasje politike me këtë kontratë, sepse $6 milionëshi do tërheqë vëmendjen e të gjithëve dhe Rubio & Trump do të distancohen
Trump e ka vdekje kur individë rreth tij bëjnë para në emrin e tij, dhe me të drejtë – kështu që prisni sa të dalë dhe ky skandal, dhe ashtu si SPAK, nuk është çudi të kemi një investigim nga FBI dhe të këtij Carlos me shokë’, tha ajo. -

“Ti korruptohesh me 10 mijë euro?”, Duma debaton me Qorrin: Ai që dhuron shuma marramendëse, po blen vullnetin
Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorri është përfshirë në debat me drejtuesen e emisionit Top Story në Top Channel, Grida Duma.
Ndërsa komentoi mbështetjen financiare të partisë, Qorri u shpreh se është më mirë të ketë shumë persona që kontribuojnë me nga pak para se sa një grup i vogël që dhuron shuma të mëdha.
Qorri: Unë s’mund të jap një shifër të saktë, anëtarët tanë mbi të gjitha nga diaspora kontribuojnë çdo muaj, 500 dollarë është një aktivist i ynë nga SHBA, janë shumë, padiskutim qindra çdo muaj, po të shohësh rrugëtimin e partisë në dy vite, bëmë një thirrje për fonde më parë dhe mora vesh që ishin mbledhur 5-6 milionë të vjetra brenda 24 orëshit të parë, se si kërkojmë ne mbështetjen e njerëzve, duhen sa më shumë vetë që të kontribuojnë, jam skeptik se një person që dhuron 20-30 mijë euro nesër do aksione nga kjo kompania jonë e vogël, partia.
Duma: Pse ti korruptohesh me 10-20 mijë euro?
Qorri: Jo nuk korruptohem, por ata që kanë aq para quhen oligarkë, ai që dhuron shuma marramendëse është duke blerë vullnetin. Ne nuk kemi ligj për financimin e partive, mund të marrësh para dhe në fund KQZ të vë 2 milionë lekë të vjetra gjobë. -

VIDEO: Me levë në dorë, “aksion” në tre markete! Kapet hajduti 20-vjeçar në Tiranë
Një 20 vjeçar ka rënë në prangat e policisë Tiranë pasi ka thyer gjatë natës dyert e 3 marketeve në kryeqytet, duke vjedhur shuma parash. Mësohet se i riu është dënuar edhe më parë për të njëjtin krim, gjë që duket dhe nga videoja ku ai vepron lehtësisht…
“Sekuestrohen sendet e forta (leva hekuri) që përdorte ky shtetas. Pas denoncimeve të administratorëve të 3 marketeve, se në këto subjekte, ishin vjedhur me thyerje, shuma parash, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën, në kuadër të operacionit “Precedenti”, me qëllim ndalimin e autorit të rasteve. Si rezultat, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi O. H., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se gjatë natës, në datat 28 mars dhe 6 prill, pasi ka thyer me sende të forta (leva hekuri), dyert e 3 marketeve, ka vjedhur shuma parash. Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 20-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë. -

Kërkuan para në emrin e biznesmenit/ Reagon Behgjet Pacolli: Mos u mashtroni
Biznesmeni Behgjet Pacolli u ka bërë thirrje të gjithë miqve të tij të mos mashtrohen nga mesazhet që iu shkojnë në emër të tij pasi grupe kriminale po përdorin emrin e tij për të kërkuar shuma të mëdha parash.
Ai ka këkruar që menjëherë nëse marrin mesazhe të tilla të kontaktojnë me policinë.
“LAJMËRIM PËR MIQTË E MI – JU LUTEM LEXONI!
Kohët e fundit janë shfaqur grupe kriminale të sofistikuara që po përdorin metoda të ndryshme për të mashtruar njerëzit dhe për të përfituar shuma të mëdha parash.
Fatkeqësisht, një rast i tillë ka ndodhur edhe me identitetin tim, në Shqipëri.
Një person i panjohur ka përdorur fotografinë time dhe, përmes teknologjisë digjitale, ka imituar edhe numrin tim të telefonit. Ka kontaktuar disa nga miqtë e mi përmes ËhatsApp-it, duke kërkuar para me justifikimin se më duheshin urgjentisht në Tiranë, dhe se do t’i ktheja ditën tjetër.
Mesazhet ishin të tipit:
“Tani urgjentisht më nevojiten para në Tiranë. Po e dërgoj dikë t’i marrë, dhe nesër vij e ua kthej.”
Këto kërkesa kanë qenë për shuma të mëdha – nga 10 deri në 95.000 euro.
Fatkeqësisht, disa persona kanë besuar dhe kanë dërguar para.
Vetëm më 1 prill, një mik i vëmendshëm kuptoi se mënyra e të shkruarit nuk ishte e imja dhe më njoftoi menjëherë.
JU LUTEM: MOS U MASHTRONI!
Unë nuk kërkoj para nga askush.
Nëse merrni ndonjë mesazh të dyshimtë në emrin tim, mos reagoni – por njoftoni menjëherë policinë ose më informoni mua direkt.
Të gjithë së bashku mund t’u kundërvihemi këtyre mashtruesve pa skrupuj.
Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin dhe ju falënderoj për mirëkuptimin dhe besimin!”, shkruan Pacolli.