Tag: shuma

  • Iu mori dy personave shuma parash me anë të mashtrimit për përfaqësim ligjor, shpallet në kërkim avokatja në Lushnjë

    Iu mori dy personave shuma parash me anë të mashtrimit për përfaqësim ligjor, shpallet në kërkim avokatja në Lushnjë

    Një avokate 59-vjeçare nga Lushnja është shpallur në kërkim nga Policia, pas kallëzimit të dy qytetarëve, të cilët pretendojnë se janë mashtruar prej saj.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Sipas njoftimit zyrtar, shtetasja K. K. dyshohet se iu ka marrë shuma të ndryshme parash, duke u premtuar përfaqësim ligjor që nuk e ka realizuar. Materialet janë referuar në Prokurori dhe vijojnë hetimet për kapjen e saj.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Njoftimi i policisë:Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    U referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen K. K., 59 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi kanë kallëzuar 2 shtetas, se shtetasja K. K., në cilësinë e avokates, iu ka marrë shuma të ndryshme parash, me anë të mashtrimit, duke iu premtuar përfaqësim gjyqësor. Punohet për kapjen e shtetases K. K. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • Këtë muaj zhvillohet ankand i ri i obligacioneve 20-vjeçare

    Këtë muaj zhvillohet ankand i ri i obligacioneve 20-vjeçare

    Qeveria shqiptare do të zhvillojë më datë 10 qershor një ankand të ri të obligacioneve 20-vjeçare. Shuma e ofruar për investitorët do të ketë vlerën e 2 miliardë lekëve.Obligacionet 20-vjeçare u emetuan për herë të parë në muajin janar të këtij viti, nëpërmjet një ankandi për testimin e tregut.Kërkesa nga investitorët rezultoi mjaft e lartë dhe nga 1.5 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur e emetimit, në ankand u paraqitën kërkesa totale në vlerën e 4.26 miliardë lekëve.Falë kërkesës së lartë dhe çmimit të favorshëm, Ministria e Financave vendosi ta rrisë shumë e emetimit me 15%, për një vlerë totale prej 1.72 miliardë lekësh. Yield-i uniform i pranuar dhe kuponi i obligacionit rezultuan në nivelin 6.78%, poshtë kuponin referencë prej 7% të paraqitur para ankandit nga Ministria e Financave.Në rihapjen e ankandit, që u zhvillua në muajin mars, yield-i uniform i pranuar i ankandit zbriti në 6.15%, duke ndjekur tendencën e përgjithshme të treghut të instrumenteve të borxhit qeveritar.Edhe rihapja e ankandit tërhoqi interes mjaft të lartë të investitorëve. Nga 1 miliard lekë që ishte shuma e shpallur e emetimit, në ankand u paraqitën kërkesa totale në vlerën e 2.67 miliardë lekëve. Për shkak të kërkesës së lartë dhe çmimit të favorshëm, Ministria e Financave vendosi ta rrisë shumë e emetimit me 15%, për një vlerë totale prej 1.15 miliardë lekësh.Individët apo subjektet e interesuara për të investuar mund të marrin pjesë në ankandet e obligacioneve nëpërmjet bankave tregtare të licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) si shoqëri komisionere për investimin në tituj. Bankat e licencuara për këtë shërbim janë ABI Bank, BKT, Credins Bank, Fibank, Intesa Sanpaolo Bank, OTP Bank, Raiffeisen Bank, Tirana Bank dhe Union Bank. Shuma minimale e pjesëmarrjes në ankandet e obligacioneve është 300 mijë lekë.Për shuma deri në 50 milionë lekë, investitorët mund të paraqiten në ankande me kërkesa konkurruese ose jo konkurruese, por çdo kërkesë vlera e së cilës kapërcen shumën 50 milionë lekë klasifikohet si kërkesë konkurruese pavarësisht subjektit pjesëmarrës në ankand. Sipas rregullave të ankandit, në ankandet e obligacioneve të gjitha kërkesat pranohen me një yield uniform, që është yield-i më i lartë mes kërkesave të pranuara në ankand.Obligacionet 20-vjeçare janë instrumentet më afatgjata të borxhit të emetuara ndonjëherë nga qeveria shqiptare. Këto instrumente janë një alternativë e mirë sidomos për investitorët institucionalë. Veçanërisht për shoqëritë që administrojnë fonde me horizont afatgjatë, si fondet private të pensionit, obligacionet 20 vjeçare krijojnë mundësi për të pasuruar spektrin e titujve në protofole dhe për të rritur kthimet për anëtarët.Shtimi i instrumenteve të borxhit me maturim më afatgjatë krijon më shumë premisa për të zhvilluar tregun dytësor të titujve, për t’i bërë këta tituj më likuidë. Për herë të parë vitin e kaluar, tregu i instrumenteve të borxhit të qeverisë shqiptare në lekë tërhoqi edhe investitorë institucionalë nga jashtë vendit.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Berisha: Rama po paguan shuma të jashtëzakonshme për të ndryshuar raportin e komunitetit ndërkombëtar

    Berisha: Rama po paguan shuma të jashtëzakonshme për të ndryshuar raportin e komunitetit ndërkombëtar

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Berisha: Rama po paguan për ndryshimin e raportit të ndërkombëtarëve/S’do ja dalë

    Berisha: Rama po paguan për ndryshimin e raportit të ndërkombëtarëve/S’do ja dalë

    Kreu i PD-së, Sali Berisha në një konferencë për mediat ka hedhur akuza se kryeministri Edi Rama po paguan shuma të jashtëzakonshme për të ndryshuar raportin e komunitetit ndërkombëtar.
    Berisha theksoi se Rama po bën telefonata të pafundme, por sipas tij, nuk do t’ia arrijë.
    “Mijëra e mijëra shqiptarë që e kanë të qartë se kanë tek Edi Rama, armikun e betuar të votës së lirë, nuk do t’ia falin kurrë atij këtë farsë elektorale.
    Sikundër shpreh bindjen dhe besimin tim se Raporti i Komunitetit ndërkombëtar, kundër të cilit Edi Rama po paguan shuma të jashtëzakonshme për ta ndryshuar, telefonata të pafundme, por nuk do t’ia arrijë. Raporti do të jetë pasqyra më e vërtetë e kësaj farse për të cilën fjalën do e kenë shqiptarët.
    Farsa elektorale prodhoi narko-parlament. Edi Rama është armik i betuar i votës së lirë. Raporti i Komunitetit Ndërkombëtar për zgjedhjet do dalë, teksa Rama po paguan shuma të mëdha për ta ndryshuar, telefonata të pafundme, por nuk do ia arrijë. Raporti do jetë pasqyra e kësaj farse”, u shpreh Berisha.

  • Berisha: Rama po paguan shuma të jashtëzakonshme për të ndryshuar raportin e komunitetit ndërkombëtar, por…

    Berisha: Rama po paguan shuma të jashtëzakonshme për të ndryshuar raportin e komunitetit ndërkombëtar, por…

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur në konferencën me gazetarët se për largimin e Edi Ramës, ka vetëm një rrugë, që është qeveria teknike dhe përsëritja e zgjedhjeve.
    Berisha ka hedhur akuza se kryeministri Edi Rama po paguan, sipas tij, shuma të jashtëzakonshme për të ndryshuar raportin e komunitetit ndërkombëtar.
    Berisha theksoi se Rama po bën telefonata të pafundme, por sipas tij, nuk do t’ia arrijë.
    “Raporti do të jetë pasqyra më e vërtetë e kësaj farse për të cilën fjalën do e kenë shqiptarët”, theksoi ai.
    Pjesë nga fjala
    Për sa u përket etiketave që përdori Edi Rama, unë i them kaq, që e ka futur vendin në një fazë të re si kurrë më parë në 32 vite.

    Dhe e garantoj se mijëra, mijëra shqiptarë, që e kanë tashmë të qartë se kanë tek Edi Rama armikun e betuar të votës së lirë, nuk do ia falin atij kurrë këtë farsë elektorale.

    Sikundër shpreh bindjen dhe besimin tim se raporti i komunitetit ndërkombëtar, kundër të cilit Edi Rama po paguan shuma të jashtëzakonshme për ta ndryshuar, telefonata të pafundme, por nuk do t’ia arrijë.
    Raporti do të jetë pasqyra më e vërtetë e kësaj farse, për të cilën edhe njëherë, fjalën do e kenë shqiptarët.
    Ka vetëm një rrugë, largimin e Edi Ramës, qeveri teknike dhe përsëritjen e zgjedhjeve.
    Asnjë alternativë tjetër nuk shpëton shqiptarët nga farsa elektorale e instaluar në Shqipëri.
     

  • “URA”/ Gazetari Barkaj zbulon çfarë ndodhte brenda perandorisë së ndërtuar nga trafiku i drogës, ja si operonte grupi kriminal në Shqipëri

    “URA”/ Gazetari Barkaj zbulon çfarë ndodhte brenda perandorisë së ndërtuar nga trafiku i drogës, ja si operonte grupi kriminal në Shqipëri

    Një operacion i gjerë ndërkombëtar antidrogë, rezultat i një hetimi të përbashkët mes Prokurorisë Antimafia të Barit dhe Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri, ka zbuluar rrjetin e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë dhe më tej në disa vende të Bashkimit Evropian dhe Amerikën e Jugut.
    Gjatë këtij hetimi janë dokumentuar dhjetëra episode trafiku dhe pastrimi parash si dhe janë lëshuar masa sigurie për 52 persona në të dyja vendet.
    Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj në studion e Quo Vadis ka ndarë detaje nga ky megaoperacion, teksa deklaroi se “Ura” menaxhohej në Shqipëri.
    Ai u shpreh se përdoreshin kryesisht linjat e autobusëve për të bërë shpërndarjen e pagesave të lëndëve narkotike.
    Gazetari Barkaj tha se nga ky megaoperacion janë sekuestruar pasuri të paluajtshme, kryesisht apartamente, prona, automjete, llogari bankare, shuma të konsiderueshme parash dhe një televizion privat.

    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Si funksiononte grupi?
    Barkaj: Kanë që prej një dekade minimumi që operonin në treg. Të dokumentuara janë 40 episode, 10 në Shqipëri, 30 në Itali. Janë kapur 2 ton kokainë. Ishte një megaoperacion sa i përket SPAK dhe Policisë së Shtetit, por edhe autoriteteve italiane. Kokaina sillej nga vendet e Amerikës Latine. Shpërndahej në Itali, por edhe në shtete të tjera të Evropës. Në Shqipëri vinin kryesisht paratë. Prej vitesh kishin ngritur kompani nga paratë që vinin nga trafiku i drogës. Kishin një dominim të frikshëm, ku shpërndahej te shtetasit italianë, pra ata ishin, le të themi, shpërndarësit. Dominimi ishte nga shqiptarët. Nga 52 masa sigurie, 29 janë lëshuar nga Gjykata e Posaçme në Shqipëri, ku baza ishte në Shqipëri, pra, menaxhohej nga këtu. Përdoreshin kryesisht linjat e autobusëve për të bërë shpërndarjen e pagesave. Pak raste janë që janë kapur në Durrës. Ka pasur edhe dërgesa me pagesa deri në 500 mijë euro me autobusë.
    Borakaj: Çfarë u sekuestrua nga ky operacion në Shqipëri?
    Barkaj: Janë sekuestruar pasuri të paluajtshme, kryesisht apartamente, prona, automjete, llogari bankare, si dhe shuma të konsiderueshme parash, të paktën 4 milionë euro. Gjithashtu, edhe një televizion privat, ku pronari ishte i përfshirë në skenën e krimeve. Në total, shuma është më e lartë dhe vlera e lëndës narkotike është të paktën 7 milionë euro. Janë shuma shumë të mëdha.
    /vizionplus.tv

  • “Jam mik i djalit tënd”/ Mashtronte qytetarë dhe u merrte shuma parash, arrestohet 64-vjeçari

    “Jam mik i djalit tënd”/ Mashtronte qytetarë dhe u merrte shuma parash, arrestohet 64-vjeçari

    Një 64-vjeçar i cili mashtronte qytetarët dhe u merrte para është vendosur në prangat e policisë së Tiranës.
    Sipas njoftimit të bluve autori i arrestuar hiqej para personave që mashtronte si mik i fëmijës së tyre që jetonte jashtë vendit.
    Nëpërmjet kësaj skeme mashtrimi ai u kërkonte ‘viktimave’ të rënë pre 500 deri në 1000 euro.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “The friend”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit: S. L., 64 vjeç, banues në Tiranë.
    Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, me anë të mashtrimit përfitonte shuma të ndryshme parash, nga 500-1000 euro, nga qytetarë të ndryshëm, duke iu prezantuar si mik i fëmijëve të tyre, që jetonin jashtë vendit”, informoi sot policia.
    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • “Jam mik i fëmijëve të tu”/Mashtronte qytetarët dhe u merrte para,pranga 64-vjeçarit

    “Jam mik i fëmijëve të tu”/Mashtronte qytetarët dhe u merrte para,pranga 64-vjeçarit

    Përfitonte shuma të ndryshme parash nga qytetarët, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 64-vjeçari.
    Sipas uniformave blu, ky shtetas, me anë të mashtrimit përfitonte shuma të ndryshme parash, nga 500-1000 euro nga qytetarë të ndryshëm, duke iu prezantuar si mik i fëmijëve të tyre, që jetonin jashtë vendit.
    Në kuadër të operacionit të policisë u bë arrestimi i shtetasit: S. L., 64 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
    Njoftimi i Policisë
    Tiranë/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, nën drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “The Friend”.
    Përfitonte shuma të ndryshme parash nga qytetarët, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 64-vjeçari.  64-vjeçari i dënuar më parë, për të njëjtën veprimtari.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “The friend”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit: S. L., 64 vjeç, banues në Tiranë.
    Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, me anë të mashtrimit përfitonte shuma të ndryshme parash, nga 500-1000 euro, nga qytetarë të ndryshëm, duke iu prezantuar si mik i fëmijëve të tyre, që jetonin jashtë vendit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • ‘Jam mik i tët biri’/ Mashtronte qytetarë dhe u merrte shuma parash, arrestohet 64-vjeçari

    ‘Jam mik i tët biri’/ Mashtronte qytetarë dhe u merrte shuma parash, arrestohet 64-vjeçari

    Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, nën drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “The Friend”.

    Përfitonte shuma të ndryshme parash nga qytetarët, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 64-vjeçari.

    64-vjeçari i dënuar më parë, për të njëjtën veprimtari.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “The friend”.

    Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit: S. L., 64 vjeç, banues në Tiranë.

    Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, me anë të mashtrimit përfitonte shuma të ndryshme parash, nga 500-1000 euro, nga qytetarë të ndryshëm, duke iu prezantuar si mik i fëmijëve të tyre, që jetonin jashtë vendit.

    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • U dha shtetasve të ndryshëm para duke u blerë votën, arrestohet 63-vjeçari në Fier

    U dha shtetasve të ndryshëm para duke u blerë votën, arrestohet 63-vjeçari në Fier

    Policia ka arrestuar një 63-vjeçar, i cili pas hetimeve 1 mujore të SPAK, ka rezultuar se shpërndau shuma parash për blerjen e votave në favor të një partie politike. Policia ka ndaluar shtetasin me iniciale P. B., banues në fshatin Portëz, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
    “Nga hetimet dyshohet se gjatë një muaji, ai iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates së një subjekti politik”, informuan blutë.
    Njoftimi i policisë:
    Drejtoria Vendore e Policisë Fier
    -Si rezultat i një hetimi njëmujor, në drejtimin e SPAK, dokumentohet një rast i blerjes së votave.
    Vihet në pranga autori. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e shtetasit P. B., 63 vjeç, banues në fshatin Portëz, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
    Nga hetimet dyshohet se gjatë një muaji, ai iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates së një subjekti politik. Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme.