Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive.
Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna e tyre efektive llogaritet e ulët pasi ato mbylleshin shpejtë.
Megjithatë deputetët vijuan të paguheshin rregullisht me pagën e tyre bazë mujore. Kuvendi i Kosovës i ka konfirmuar A2 CNN se nga data e betimit të deputetëve që është 19 prill e deri më 30 qershor për pagat e deputetëve, janë shpenzuar 530 mijë e 540 euro. Shuma e përgjithshme e pagave për muajin prill: 95 633.93 €. Shuma e përgjithshme e pagave për muajin maj: 234 998.98 € Shuma e përgjithshme e pagave për muajin qershor: 199 907.67 €.
Kryeministri Albin Kurti dhe 16 ministra të tjerë që janë zgjedhur deputetë nuk janë paguar nga Kuvendi i Kosovës, pasi kanë përfituar pagën si pjesë e ekzekutivit. Deputetët kanë të drejtë të angazhojnë edhe staf mbështetës politikë, ose ndryshe që njihen si zyrtarë të lartë personal apo asistentë, paga e të cilëve është 900 euro. Për muajin maj dhe qershor, për pagat e këtyre zyrtarëve nga buxheti i shtetit janë shpenzuar 136 mijë e 802 euro. Shuma e përgjithshme e pagave për muajin maj: 59 860.27 €. Shuma e përgjithshme e pagave për muajin qershor: 76942.71 €. Gjatë muajve maj dhe qershor deputetët shpenzuan edhe për mbushje telefonike ne vlerë mbi 4 mijë euro. Shuma e përgjithshme e mbushjeve telefonike për deputetët për muajin maj: 1849.64 euro. Shuma e përgjithshme e mbushjeve telefonike për deputetët për muajin qershor: 2159 euro.
Deputetët u privuan vetëm nga dietat dhe nga shpenzimet e udhëtimit.
“Deputetët dhe stafi mbështetës politik nuk marrin mëditje për pjesëmarrje në seancë dhe nuk u janë kompensuar shpenzimet e udhëtimit”, thuhej në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
Kuvendi nuk ka treguar për shpenzimet e korrikut, meqë ende nuk është mbyllur muaji. Mirëpo me vendim qeveritar të gjithë zyrtarëve publikë, përfshirë edhe deputetëve, pagat e korrikut do të ekezekutohen me rritje prej 55 eurosh. Kështu nga paga 1859 euro për deputetin deri në qershor, nga ky muaj ata do të paguhen me 1914 euro në muaj.
Tag: shuma
-

Punë zero, shpenzime plot, mbi 671 mijë euro për deputetët në Kosovë, iu rriten edhe pagat
-

Tiranë/ Arrestohet hajduti ‘serial’ i bizneseve dhe qytetarëve, i sekuestrohen 600 mijë lekë dhe 8200 euro
Policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjeçar pasi vidhte portofola, celularë, shuma parash, në stacionet e autobusëve dhe në biznese. U arrestua Skerdilaid Godo.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tracking”.
Vidhte portofola, celularë, shuma parash, në stacionet e autobusëve dhe në biznese, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 47-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Dokumentohen 5 vjedhje të kësaj natyre, të kryera nga ky shtetas, gjatë muajve të fundit.
Sekuestohen rreth 600 000 lekë, 8200 euro dhe 1 portofol i vjedhur.
Shërbimet e Komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të qytetarëve të ndryshëm, për disa raste të vjedhjes kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tracking” si rezultat u kap dhe u vu në pranga shtetasi S. G., 47 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 47-vjeçari iu vidhte shtetasve të ndryshëm, celularët, portofolat në stacionet e autobusëve dhe shuma parash në biznese të ndryshme.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. P., 51 vjeç, pasi në dyqanin e tij u gjet një aparat celular i vjedhur nga 47-vjeçari.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. -

100 milionë euro, ja kush është mbretëresha e papritur e merkatos në Serie A
Como është përsëri mbreti i merkatos në Itali, një klub që vazhdon të investojë shuma të konsiderueshme për t’i siguruar Cesc Fabregas një skuadër të nivelit të lartë, të përmirësuar nga sezoni i kaluar, kur ata ishin një nga surprizat e mëdha.
Pritjet janë në rritje, ashtu si edhe ambiciet e të gjithë klubit, i cili ëndërron një rritje të qëndrueshme që në vitin e tij të dytë në Serie A, falë pjesërisht mbajtjes së shumë prej yjeve.
Fakti tronditës është se deri më tani, klubi i Lombardisë ka investuar gati 100 milionë euro, një shumë e tepruar dhe shumë më e lartë se ajo e klubeve të tjera të mëdha të kampionatit.
Napoli, Inter, Milan dhe të gjithë të tjerët nuk i arrijnë këto shifra, të bëra të mundura falë financave së vëllezërve Hartono, pronarë të Como-s dhe me një vlerë neto prej 48 miliardë dollarësh.
Skuadrat e mëdha të Serie A po përpiqen të mbajnë ritmin me klubin e Lombardisë, i cili ka një shumë të madhe parash për të investuar në këtë merkato.
Deri më tani, Como ka shpenzuar afërsisht 70 milionë euro për të blerë shtatë lojtarë, përfshirë Jesus Rodriguez, më i shtrenjti me 22 milionë euro plus 5 milionë euro në bonuse (dhe një përqindje të vlerës së rishitjes në të ardhmen), dhe Baturina, i cili kushtoi 18 milionë euro plus 7 milionë euro në bonuse.
Këto janë shifra të konsiderueshme, por kostoja e nënshkrimeve të ardhshme, gati për t’u nënshkruar, duhet t’i shtohet kësaj shifre, përveç 50 milionë eurove të shpenzuara në merkaton e janarit.
Shuma mund të rritet ndjeshëm në ditët në vijim, pasi klubi është afër kthimit të përhershëm të Perrone nga Manchester City, i cili do të kushtojë afërsisht 13 milionë euro, dhe gjithashtu mbërritjes së Davinson Sanchez, i cili mund të sjellë edhe 10 milionë euro të tjera.
Me këto dy shtesa, Como do të arrinte 100 milionë euro të shpenzuara në merkaton e verës, një shifër vërtet e tepruar për futbollin italian. -

Kapet në Kakavijë me 25,000 euro të padeklaruara, procedohet 65-vjeçarja që udhëtonte për në Greqi
Një 65-vjeçare që udhëtonte drejt Greqisë është proceduar penalisht pasi u kap në doganën e Kakavijës me një shumë prej 25 000 eurosh të padeklaruara.
Gjatë kontrollit rutinë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të Shqipërisë, në çantën e shtetases D. K., banuese në Greqi, u gjet shuma e konsiderueshme në euro, të cilën ajo nuk e kishte deklaruar sipas detyrimit ligjor për vlerat monetare që tejkalojnë kufirin e lejuar.
Në vijim të veprimeve procedurale, Policia referoi materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ku është nisur procedimi penal për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Shuma prej 25 000 eurosh u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. -

Paratë e padeklaruara në kufi/ Arrestohet 65-vjeçarja me 25 mijë euro në çantë
Gjatë kontrollit rutinë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të Shqipërisë, në çantën e shtetases D. K., banuese në Greqi, u gjet shuma e konsiderueshme në euro, të cilën ajo nuk e kishte deklaruar sipas detyrimit ligjor për vlerat monetare që tejkalojnë kufirin e lejuar.
Një 65-vjeçare që udhëtonte drejt Greqisë është proceduar penalisht pasi u kap në Pikën Kufitare të Kakavijës me një shumë prej 25 000 eurosh të padeklaruara.
Në vijim të veprimeve procedurale, Policia referoi materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ku është nisur procedimi penal për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Shuma prej 25 000 eurosh u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. -

Tre mijë lekë për çdo ditë burg të padrejtë, padia në Kushtetuese: Shuma është qesharake!
Foto ilustruese
A dëmshpërblen shteti shqiptar sipas Kushtetutës çdo të burgosur që gjendet i pafajshëm nga drejtësia? Edhe gjyqtarët mendojnë se shuma prej 3 mijë lekësh për çdo ditë është e padrejtë dhe diskriminuese.
Kjo është padia e gjyqtarit Bevis Shehaj, i cili kërkon nga Gjykata Kushtetuese shfuqizimin si antikushtetues të ligjit “Për kompensimin e burgimit të padrejtë” për llogaritjen e ulët të dëmshpërblimit për paraburgimin, burgimin dhe arrestin shtëpiak, me shumat 3 mijë lekë, 2 mijë lekë dhe 1 mijë lekë.Siç rezulton nga fashikulli që TCh e disponon, shkak është bërë padia e kompensimit të padrejtë e Erjon Demajt, që gjatë një procesi penal të tejzgjatur, gjatë të cilit u mbajt në paraburgim tre vjet më shumë sesa dënimi me 8 muaj burg dhënë nga gjykata.
Gjyqtari Shehaj i thotë Kushtetueses se kompensimi është joproporcional në raport me dëmin ekonomik dhe psikologjik që iu shkaktua të burgosurit, nëse mbahet parasysh edhe paga minimale e caktuar zyrtarisht prej 40 mijë lekësh në muaj. Kjo padi e Bevis Shehajt, gjyqtar administrativ, vjen pak kohë pasi komuniteti i avokatëve ngriti shqetësimin për ndryshimin e kompensimit për të burgosurit. Dhe jo vetëm kur ata janë shpallur të pafajshëm, por edhe për rastet kur janë mbajtur më tepër në burg sesa dënimi i fajësisë.
Gjyqtari administrativ i Lushnjës kërkon kontroll incidental të ligjit shqiptar duke iu referuar edhe Gjykatës së Strasburgut. Ndërsa argumenton edhe për rastet e qytetarëve që kanë pagesa mbi minimumin jetik dhe që, mbasi janë gjetur të pafajshëm, shuma e kompensuar është e papërfillshme në raport me pagën që kishin.
“Individët me paga më të larta se ato mesatare, p.sh. individët me paga 1 500 euro apo 2 000 euro në muaj, rrezikojnë jo vetëm të mos marrin dëmshpërblimin për dëmin jopasuror, por edhe dëmshpërblimi për dëmin pasuror të jetë sa gjysma e dëmit real të shkaktuar,” shprehet gjyqtari.
Procesi do të mbahet i pezulluar derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet me një vendim për vlerën e kompensimit të të burgosurve./TopChannel -

Ekskluzive/ Dëmshpërblimi për të pafajshmit! Tre mijë lekë për çdo ditë burg, gjyqtarët mendojnë se shuma është e padrejtë
A dëmshpërblen shteti shqiptar sipas Kushtetutës çdo të burgosur që gjendet i pafajshëm nga drejtësia? Edhe gjyqtarët mendojnë se shuma prej 3 mijë lekësh për çdo ditë është e padrejtë dhe diskriminuese.
Kjo është padia e gjyqtarit Bevis Shehaj, i cili kërkon nga Gjykata Kushtetuese shfuqizimin si antikushtetues të ligjit “Për kompensimin e burgimit të padrejtë” për llogaritjen e ulët të dëmshpërblimit për paraburgimin, burgimin dhe arrestin shtëpiak, me shumat 3 mijë lekë, 2 mijë lekë dhe 1 mijë lekë.
Siç rezulton nga fashikulli që TCh e disponon, shkak është bërë padia e kompensimit të padrejtë e Erjon Demajt, që gjatë një procesi penal të tejzgjatur, gjatë të cilit u mbajt në paraburgim tre vjet më shumë sesa dënimi me 8 muaj burg dhënë nga gjykata.
Gjyqtari Shehaj i thotë Kushtetueses se kompensimi është joproporcional në raport me dëmin ekonomik dhe psikologjik që iu shkaktua të burgosurit, nëse mbahet parasysh edhe paga minimale e caktuar zyrtarisht prej 40 mijë lekësh në muaj.
Kjo padi e Bevis Shehajt, gjyqtar administrativ, vjen pak kohë pasi komuniteti i avokatëve ngriti shqetësimin për ndryshimin e kompensimit për të burgosurit. Dhe jo vetëm kur ata janë shpallur të pafajshëm, por edhe për rastet kur janë mbajtur më tepër në burg sesa dënimi i fajësisë.
Gjyqtari administrativ i Lushnjës kërkon kontroll incidental të ligjit shqiptar duke iu referuar edhe Gjykatës së Strasburgut. Ndërsa argumenton edhe për rastet e qytetarëve që kanë pagesa mbi minimumin jetik dhe që, mbasi janë gjetur të pafajshëm, shuma e kompensuar është e papërfillshme në raport me pagën që kishin.
“Individët me paga më të larta se ato mesatare, p.sh. individët me paga 1 500 euro apo 2 000 euro në muaj, rrezikojnë jo vetëm të mos marrin dëmshpërblimin për dëmin jopasuror, por edhe dëmshpërblimi për dëmin pasuror të jetë sa gjysma e dëmit real të shkaktuar,” shprehet gjyqtari.
Procesi do të mbahet i pezulluar derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet me një vendim për vlerën e kompensimit të të burgosurve.Top Channel
-

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron ndaj 3 pasurive të Arben Ahmetajt
ARBEN AHMETAJ
TIRANË-Njoftimi:
Ankues A.A., çështja nr.36 akti, datë 30.05.2025 regjistrimi, me objekt: caktim mase sigurimi pasuror, sekuestro preventive. Ardhur për rishqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.
Trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari z. Dhimitër Lara, pas shqyrtimit të çështjes sot me datë 14.06.2025, vendosi:
Miratimin e vendimit/urdhrit n.296 akti, datë 17/07/2023 të Gjykatës së Posaçme të Shakllës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasurinë
-Apartament n.*, sip.167m2, zk *, rruga ‘*’, ap.*, *, regjistruar në pronësi të z.A.A.;
-Shuma 8.620,68 euro në llogarinë me n.*, në * Bank, në emër të personit nën hetim z.A.A.;
-Shuma 115.692,84 euro në depozitën n.*, në ** Bank, me balancë 115.692,84 euro, në emër të personit nën hetim z.A.A.