Tag: shuma

  • Mashtrim me prokurë, i mori paratë nga llogaria e të burgosurit, nën hetim avokati Arben Lena

    Mashtrim me prokurë, i mori paratë nga llogaria e të burgosurit, nën hetim avokati Arben Lena

    Prokuroria e Korçës po heton avokatin Arben Lena, pasi dyshohet se gjatë periudhës 2020-2022, ka tërhequr shuma parash nga llogaria bankare e një 70-vjeçari, i cili aktualisht është i burgosur në burgun e Shënkollit.

    Avokati Lena është denoncuar nga 70-vjeçari, i cili i ka dorëzuar avokatit një prokurë duke i dhënë akses në llogarinë e tij bankare për llogari të çështjes së tij gjyqësore.
    Ai ka përfituar nga kjo situatë dhe i ka marrë nga llogaria të burgosurit shuma parash, ndërsa ende nuk dihet se për çfarë vlere bëhet fjalë.
    “Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, për shtetasin A. L., 56 vjeç, me profesion avokat, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi dyshohet se gjatë periudhës 2020-2022, ka tërhequr shuma parash nga llogaria bankare e një 70-vjeçari (aktualisht në IEVP Shënkoll), duke përdorur prokurorën që ia ka marrë duke shfrytëzuar besimin dhe gjendjen shëndetësore të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
     

    Top Channel

  • Tentoi të nxirrte jashtë vendit mbi 13 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 31-vjeçari në Kakavijë

    Tentoi të nxirrte jashtë vendit mbi 13 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 31-vjeçari në Kakavijë

    Procedohet penalisht një 31-vjeçar, i cili tentoi të nxirrte jashtë Shqipërisë mbi 13 mijë euro të padeklaruara.

    Uniformat blu bëjnë me dije se shuma e parave janë sekuestruar.
    “Tentoi të nxirrte nga Shqipëria, 13 200 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 31-vjeçari.
    Sekuestrohet shuma e parave.
    Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit H. J., ku u gjetën 13 200 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
    Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin H. J., 31 vjeç, banues në Berat. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Tentoi të nxirrte nga Kakavija 53 500 euro pa i deklaruar, procedohet 55-vjeçari

    Tentoi të nxirrte nga Kakavija 53 500 euro pa i deklaruar, procedohet 55-vjeçari

    Një 55-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia Kufitare në Kakavijë, pasi tentoi të nxirrte nga Shqipëria 53 500 euro, pa i deklaruar.
    Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
    Njoftim i Policisë:
    Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit A. Xh., ku u gjetën 53 500 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
    Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin A. Xh., 55 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Mark Crawford: Oligarkë shqiptarë kanë paguar shuma të mëdha në dollarë ish-kreut të FBI

    Mark Crawford: Oligarkë shqiptarë kanë paguar shuma të mëdha në dollarë ish-kreut të FBI

    Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Mark Crawford, aktualisht President i institutit ‘Republikanët Jashtë SHBA’, ka thënë sot se në lidhje me dosjen dhe të dhënat e reja për ish-drejtuesin e zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal.
    McGonigal ka ardhur në Shqipëri pa leje dhe ka përdorur materiale të FBI-së.

    Mark Crawford ka pohuar se Charles McGonigal ka takuar disa oligarkë dhe ka marrë shuma të mëdha në dollarë duke i kërcënuar ata qoftë për viza, apo diçka tjetër.
    Mësohet se emrat e tre oligarkëve do të bëhen publike nga publikuesit amerikan të dosjes.

  • “Jam Erion Veliaj, më duhen 70 mijë euro”, si u mashtrua biznesmeni – Hetimet

    “Jam Erion Veliaj, më duhen 70 mijë euro”, si u mashtrua biznesmeni – Hetimet

    Një histori mashtrimi është sjellësërish në qendër të vëmendjes. Florian Gjergji, i shumëkërkuari i policisë për mashtrimin e biznesmenëve ka dalë sërish në skenë, me një rast të ndodhur në shtator 2023. Grupi i Gjergjit, herë pas here ndjek skemën e mashtrimit duke u hequr si figura të larta politike për të mashtruar biznesmenët.
    Gjykata e Tiranës ka dënuar 5 personat e përfshirë në një rast mashtrimi për t’i zhvatur paratë një biznesmeni ndërtues, ndërsa Gjergji ende në arrati.
    Bëhet fjalë për Xhensil Hidën, i cili pretendonte se ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe i dërgoi SMS në aplikacionin “Telegram” një ndërtuesi në Tiranë duke i kërkuar një shumë parash 70 mijë euro, me pretendimin se i nevojiteshin një miku të tij.
    “Përshëndetje! Jam Erion Veliaj. Një mikut tim i nevojiten 70 mijë euro. Rregullohemi bashkë diku tjetër”,-shkruhet në mesazh.
    Në vijim të komunikimit, biznesmeni me iniciale G. A. ka treguar gatishmëri t’ia dërgonte paratë te zyra në bashki. Nga bashkëbiseduesi i është kërkuar fillimisht t’i dorëzonte të hollat në Vlorë, më pas në një restorant të njohur pranë Lushnjës, e në përfundim kanë lënë si pikë takimi parkimin e një qendre tregtare pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë.
    Por, teksa ka shkuar në vendin e caktuar, personi që do të merrte paratë nuk e dinte që në çantën e vënë përpara syve nuk kishte euro, por letra, dhe se gjithçka po ndodhte para syve të oficerëve të policisë, të cilët ndërhynë dhe bënë arrestimin e tij, shkruan A2. Pas ndalimit, personi ka komunikuar me porositësin, duke pretenduar se paratë u morën, ç’ka çoi më pas në identifikimin e katër personave të tjerë të përfshirë.
    Ndërsa i pandehuri tjetër, Leonard Xhika, u dënua gjithashtu me 2 vite burgim pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, por dënimi u pezullua në 4 vite shërbim prove.

    Xhika ishte personi që kishte shkuar të merrte paratë nga ndërtuesi, sipas udhëzimit që i kishte dhënë Xhensil Hida.
    Kurse 3 personat e tjerë, Mikel Panxhi, Xhonatan Xhaferri dhe Petro Ferzaj, u dënuan me nga 8 muaj burg për veprën penale të moskallëzimit të krimit. Këta ishin personat, të cilët u kontaktuan nga Xhensil Hida që të merrnin shumat e pretenduara të parave nga Leonard Xhika.
    Por kjo nuk është hera e parë që zbulohet një skemë mashtrimi e Gjergjit, e vetja gjë që ndryshon është emri nën të cilin ‘fshihet’, pasi rastet e shumta janë edhe nën emrin e Ministrit të Brendshëm Taulant Balla. Prej fillimit të viti 2023 Florian Gjergji është një prej personave më të kërkuar sa i takon skemave të mashtrimit. Policia në disa raste ka zbardhur me prova, se si ai vendoste gjoba ndaj biznesmenëve duke u prezantuar herë si kryebashkiak i Vlorës dhe herë si Erion Veliaj i Tiranës. Gjergji përdor aplikacionet “Telegram” dhe “Signal”, ku u prezantohet biznesmenëve, kryesisht të fushës së ndërtimit, si kryebashkiakë, ministra, apo edhe drejtues të institucioneve shtetërore.
    Rastet e mashtrimit të biznesmenëve:
    7 janar 2023 – Operacioni “Signal”, tre të arrestuar, shuma 130.000 euro
    10 janar 2023– Operacioni “Subjekti”, tre të arrestuar, shuma 13.000 euro
    13 shkurt 2023– Operacioni “Tentativa”, tre të arrestuar, shuma 90.000 euro
    6 maj 2023 – Operacioni “Telegram”, dy të arrestuar,  shuma 100.000 euro
    16 maj 2023– Operacioni “Arkitekti”, një i arrestuar, shuma 70.000 euro
    4 gusht 2023– Operacioni “Replay”, tre të arrestuar, shuma 35.000 euro
    29 shtator 2023– Operacioni “Fraud”, katër të arrestuar, shuma 70.000 euro.

  • ‘Jam Erion Veliaj, më duhen 70 mijë euro’, si u mashtrua biznesmeni- “KOKA” e grupit i pakapshëm

    ‘Jam Erion Veliaj, më duhen 70 mijë euro’, si u mashtrua biznesmeni- “KOKA” e grupit i pakapshëm

    Florian Gjergji dhe Erion Veliaj

    TIRANË-Një histori mashtrimi është sjellësërish në qendër të vëmendjes. Florian Gjergji, i shumëkërkuari i policisë për mashtrimin e biznesmenëve ka dalë sërish në skenë, me një rast të ndodhur në shtator 2023. Grupi i Gjergjit, herë pas here ndjek skemën e mashtrimit duke u hequr si figura të larta politike për të mashtruar biznesmenët.
    Gjykata e Tiranës ka dënuar 5 personat e përfshirë në një rast mashtrimi për t’i zhvatur paratë një biznesmeni ndërtues, ndërsa Gjergji ende në arrati.
    Bëhet fjalë për Xhensil Hidën, i cili pretendonte se ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe i dërgoi SMS në aplikacionin “Telegram” një ndërtuesi në Tiranë duke i kërkuar një shumë parash 70 mijë euro, me pretendimin se i nevojiteshin një miku të tij.
    “Përshëndetje! Jam Erion Veliaj. Një mikut tim i nevojiten 70 mijë euro. Rregullohemi bashkë diku tjetër”,-shkruhet në mesazh.
    Në vijim të komunikimit, biznesmeni me iniciale G. A. ka treguar gatishmëri t’ia dërgonte paratë te zyra në bashki. Nga bashkëbiseduesi i është kërkuar fillimisht t’i dorëzonte të hollat në Vlorë, më pas në një restorant të njohur pranë Lushnjës, e në përfundim kanë lënë si pikë takimi parkimin e një qendre tregtare pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë.
    Por, teksa ka shkuar në vendin e caktuar, personi që do të merrte paratë nuk e dinte që në çantën e vënë përpara syve nuk kishte euro, por letra, dhe se gjithçka po ndodhte para syve të oficerëve të policisë, të cilët ndërhynë dhe bënë arrestimin e tij, shkruan A2. Pas ndalimit, personi ka komunikuar me porositësin, duke pretenduar se paratë u morën, ç’ka çoi më pas në identifikimin e katër personave të tjerë të përfshirë.
    Ndërsa i pandehuri tjetër, Leonard Xhika, u dënua gjithashtu me 2 vite burgim pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, por dënimi u pezullua në 4 vite shërbim prove.
    Xhika ishte personi që kishte shkuar të merrte paratë nga ndërtuesi, sipas udhëzimit që i kishte dhënë Xhensil Hida.
    Kurse 3 personat e tjerë, Mikel Panxhi, Xhonatan Xhaferri dhe Petro Ferzaj, u dënuan me nga 8 muaj burg për veprën penale të moskallëzimit të krimit. Këta ishin personat, të cilët u kontaktuan nga Xhensil Hida që të merrnin shumat e pretenduara të parave nga Leonard Xhika.

    Por kjo nuk është hera e parë që zbulohet një skemë mashtrimi e Gjergjit, e vetja gjë që ndryshon është emri nën të cilin ‘fshihet’, pasi rastet e shumta janë edhe nën emrin e Ministrit të Brendshëm Taulant Balla. Prej fillimit të viti 2023 Florian Gjergji është një prej personave më të kërkuar sa i takon skemave të mashtrimit. Policia në disa raste ka zbardhur me prova, se si ai vendoste gjoba ndaj biznesmenëve duke u prezantuar herë si kryebashkiak i Vlorës dhe herë si Erion Veliaj i Tiranës. Gjergji përdor aplikacionet “Telegram” dhe “Signal”, ku u prezantohet biznesmenëve, kryesisht të fushës së ndërtimit, si kryebashkiakë, ministra, apo edhe drejtues të institucioneve shtetërore.
    Rastet e mashtrimit të biznesmenëve:
    7 janar 2023 – Operacioni “Signal”, tre të arrestuar, shuma 130.000 euro
    10 janar 2023– Operacioni “Subjekti”, tre të arrestuar, shuma 13.000 euro
    13 shkurt 2023– Operacioni “Tentativa”, tre të arrestuar, shuma 90.000 euro
    6 maj 2023 – Operacioni “Telegram”, dy të arrestuar,  shuma 100.000 euro
    16 maj 2023– Operacioni “Arkitekti”, një i arrestuar, shuma 70.000 euro
    4 gusht 2023– Operacioni “Replay”, tre të arrestuar, shuma 35.000 euro
    29 shtator 2023– Operacioni “Fraud”, katër të arrestuar, shuma 70.000 euro./ZËRI

  • Mundësi investimi, javën e ardhshme zhvillohet ankandi i obligacioneve 15-vjeçare

    Mundësi investimi, javën e ardhshme zhvillohet ankandi i obligacioneve 15-vjeçare

    Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rihapjen e ankandit të obligacioneve 15 vjeçare. Shuma e planifikuar e emetimit të obligacioneve për ankandin e datës 18 gusht është 2 miliardë lekë.Yield-i i këtyre instrumenteve ka ardhur në rënie gjatë vitit në vazhdim, ashtu siç ka ndodhur në përgjithësi me të gjitha instrumentet e borxhit të qeverisë. Në ankandin e fundit, të muajit maj, yield-i uniform i pranuar zbriti në 5.57%, nga 5.59% në ankandin e mëparshëm të muajit shkurt dhe nga 6.41% që kishte qenë në ankandin e muajit nëntor 2024.Megjithatë, duke filluar nga muaji qershor, yield-et e instrumenteve afatgjata të qeverisë shqiptare kanë shfaqur një tendencë në rritje. Është e pritshme që edhe yield-i i obligacioneve 15 vjeçare të regjistrojë rritje, duke ndjekur tendencën e obligacioneve 10-vjeçare dhe 20-vjeçare.Obligacionet 15 vjeçare janë titujt e dytë më afatgjatë të emetuara nga qeveria shqiptare (pas atyre 20-vjeçare, që u emetuan për herë të parë këtë vit) dhe zakonisht synohen sidomos nga investitorët që duan kthime të larta kundrejt investimeve financiare afatgjata ose që në përgjithësi duan të rrisin kthimet mesatare të portofolit të tyre të investimit, duke e diversifikuar atë në afate më të gjata maturimi.Kjo vlen veçanërisht për investitorë të veçantë institucionalë, si fondet private të pensioneve. Megjithatë, obligacionet 15-vjeçare mund të jenë një alternativë e mirë për kthime të larta nga kursimet të investitorëve të vegjël.Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për 6-mujorin 2025, individët investuan 14.6 miliardë lekë në tregun primar të bonove dhe obligacioneve, me një rënie prej 20.3% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.Rënie u shënua edhe në numrin e transaksioneve, që zbriti në 4224, me një rënie vjetore prej 30.3%. Sipas llojit të instrumenteve financiare, rënia është shtrirë njëkohësisht si në bono, ashtu edhe në obligacione.Investimi në obligacione arriti në 3.34 miliardë lekë, 7.7% më pak krahasuar me 6-mujorin I 2024.Ndërsa vlera e blerjeve të bonove në tregun primar zbriti në 11.24 miliardë lekë, me një rënie vjetore prej 23.4%.Prej tetorit të vitit 2022, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka vendosur të ulë shumën minimale të pjesëmarrjes në ankandet e obligacioneve në 300 mijë lekë, nga 500 mijë lekë që ishte më parë.Pjesëmarrja në ankandet e obligacioneve mund të bëhet nëpërmjet bankave tregtare të licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) si shoqëri komisionere për investimin në tituj. Bankat e licencuara për këtë shërbim aktualisht janë ABI Bank, BKT, Credins Bank, Fibank, Intesa Sanpaolo Bank, OTP Bank, Raiffeisen Bank, Tirana Bank dhe Union Bank.Për shuma deri në 50 milionë lekë, investitorët mund të paraqiten në ankande me kërkesa konkurruese ose jo konkurruese, por çdo kërkesë vlera e së cilës kapërcen shumën 50 milionë lekë klasifikohet si kërkesë konkurruese pavarësisht subjektit pjesëmarrës në ankand. Kërkesat jokonkurruese pranohen me yield-in mesatar të kërkesave të pranuara konkurruese.Sipas udhëzimit, shuma e ofruar e obligacioneve ndahet me 20% për kërkesat jokonkurruese dhe 80% për kërkesat konkurruese. Në rast se shuma totale e kërkesave jokonkurruese nuk e plotëson masën 20%, atëherë diferenca e paplotësuar ofrohet për kërkesat konkurruese.Në rastin kur shuma totale e kërkesave jokonkurruese e kalon kufirin e përcaktuar të 20%, atëherë mbi këtë shumë zbatohet pro rata (përpjestimi). Në rast se shuma e kërkesave konkurruese të kërkuara nuk e plotëson masën 80%, atëherë diferenca e paplotësuar u ofrohet kërkesave jokonkurruese./ E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • SPAK vë Zvicrën në shënjestër

    SPAK vë Zvicrën në shënjestër

    SPAK e ka vënë Zvicrën në shënjestër, sipas mediave “Blick” dhe CH Media. Sipas tyre, një klan kriminal shqiptar dyshohet se ka pastruar para nga trafiku i drogës për vite me radhë, nëpërmjet një agjencie udhëtimesh në Luzern, një qytet në Zvicrën qendrore. SPAK ka konfiskuar dy prona dhe shuma të mëdha parash nga dy bosë të dyshuar.
    Akuza ndaj tyre është se pasuritë e tyre dyshohet se burojnë nga veprimtaritë kriminale. Përmes të ashtuquajturit “Hawala-Banking”, klani dyshohet se ka transferuar miliona nga Zvicra drejt Kosovës dhe Shqipërisë. Por si funksionon saktësisht ky sistem? Dhe si arriti prokuroria shqiptare të zbulojë gjurmët e klanit kriminal?

    Hawala-Banking është një sistem joformal dhe i bazuar në besim për transferimin e parave, i cili po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi edhe në Zvicër, njoftojnë mediat e lartpërmendura. Ky sistem funksionon kryesisht jashtë strukturave zyrtare financiare dhe për këtë arsye është i vështirë për t’u kontrolluar, gjë që e bën atë mjet të preferuar për pastrim parash dhe transaksione të paligjshme.

    Pamjet nga kamerat tregonin se si korrierët e parave dorëzonin ose merrnin herë pas here shuma të mëdha parash. Po ashtu, bisedat telefonike dhe përgjimet dhanë prova të forta: nga bisedat rezultonte se të përfshirët në këtë veprimtari flisnin për shuma të mëdha parash, bënin marrëveshje për oraret e dorëzimeve dhe e përdornin agjencinë e udhëtimeve si pikë qendrore të veprimtarisë.

  • SPAK “kopsit” dosjen për GJKKO, më 4 gusht i komunikon akuzat Ilir Metës, ja detajet

    SPAK “kopsit” dosjen për GJKKO, më 4 gusht i komunikon akuzat Ilir Metës, ja detajet

    Ish-presidenti Ilir Meta është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion të hënën më datë 4 gusht, ora 11:00 për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve lidhur me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Meta i cili mbahet në qelinë e paraburgimit që prej datës 21 tetor të vitit të kaluar, do të shoqërohet nga ambientet e paraburgimit në ambientet e SPAK ku së bashku me avokatin e tij mbrojtës, Kujtim Caktani do të firmosë mbylljen e hetimeve. E njëjta procedurë u ndoq edhe për ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, si dhe për dy bashkëpunëtorët e çiftit Ema Çoku dhe Piro Xhixho.
    Këtij të fundit, SPAK i komunikoi akuzën “korrupsion pasiv”, ndërsa Ema Çokut “pastrim parash”. Hetimet kanë zbuluar se Ilir Meta ka kërkuar dhe pranuar shuma të konsiderueshme parash nga Kastëriot Ismailaj, gjatë periudhës kur ai mbante funksionin e Ministrit, detyrë e cila përfshinte mbikëqyrjen e procesit të privatizimit të CEZ-it dhe lidhjen e kontratave për mbledhjen e borxheve, duke konsumuar kështu elementët e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”. E dyta, SPAK bënte me dije se Meta si Kryetar i Kuvendit dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi si deputete e Kuvendit, në vitin 2014 kanë përdorur influencën e tyre duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë midis dy kompanive.
    Si rezultat i kësaj influence të paligjshme çifti Meta dyshohet se ka përfituar pjesën e tyre në përqindje nga fitimi i kompanisë, dhe janë pajisur me karta krediti nga administratori i shoqërisë. Shpenzimet e kryera nëpërmjet këtyre kartave, nuk janë deklaruar në deklaratat periodike të pasurive nga të hetuarit. Nga ana tjetër, Pirro Xhixha si Kryetari i AKEP, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me propozimin e subjektit politik “Lëvizja Socialiste Për Integrim” (LSI), në zbatimi të porosive të marra nga subjektet Meta dhe Kryemadhi jo vetëm ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP. SPAK e quan korruptive marrëdhënien me biznesmenin SM për përfitimin e një vile si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të biznesmenit në fjalë që dyshohet se u finalizua me ndryshimin e një ligji.
    SPAK numëron si abuzim edhe kontratën e lobimit në SHBA  prej nga ku rezulton se një pjesë e financimit të kontratave është bërë me transferta bankare nga llogaritë e subjektit politik, Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që shuma prej 463.546,26 USD nuk është transferuar nga llogaritë bankare të këtij subjekti politik. Po kështu, rezulton se kjo shumë monetare, e cila nuk është transferuar nga llogaritë bankare të  forcës politike  nuk është pasqyruar në bilancet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, të depozituara pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. SPAK deklaroi se çifti ka blerë një apartament i deklaruar si i financuar me kredi bankare por që nga hetimet rezulton se shuma prej 310 mijë euro janë derdhur cash nga nëna e zonjës Kryemadhi. Çifti Meta thotë SPAK nuk deklaroi shpenzimet mjekësore me një shumë prej mijëra eurosh.
     

  • Punë zero, por mbi 671 mijë euro shkuan për deputetët

    Punë zero, por mbi 671 mijë euro shkuan për deputetët

    Kosova E Martë, 29 Korrik 2025 21:43
    54 seanca të dështuara dhe deputetët ende nuk po arrijnë që të votojnë kandidaten e LVV si Kryetare e Kuvendit. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna e tyre efektive llogaritet e ulët pasi ato mbylleshin shpejtë.
    Deputetët vijuan të paguheshin rregullisht me pagën e tyre bazë mujore. Kuvendi i Kosovës thotë se nga data e betimit të deputetëve që është 19 prill e deri më 30 qershor për pagat e deputetëve, janë shpenzuar 530 mijë e 540 euro. Shuma e përgjithshme e pagave për muajin prill: 95 633.93 euro. Shuma e përgjithshme e pagave për muajin maj: 234 998.98 euro. Shuma e përgjithshme e pagave për muajin qershor: 199 907.67 euro.

    Kryeministri Albin Kurti dhe 16 ministra të tjerë që janë zgjedhur deputetë nuk janë paguar nga Kuvendi i Kosovës, pasi kanë përfituar pagën si pjesë e ekzekutivit. Deputetët kanë të drejtë të angazhojnë edhe staf mbështetës politikë, ose ndryshe që njihen si zyrtarë të lartë personal apo asistentë, paga e të cilëve është 900 euro. Për muajin maj dhe qershor, për pagat e këtyre zyrtarëve nga buxheti i shtetit janë shpenzuar 136 mijë e 802 euro.
    Shuma e përgjithshme e pagave për muajin maj: 59 860.27 euro. Shuma e përgjithshme e pagave për muajin qershor: 76942.71 euro. Gjatë muajve maj dhe qershor deputetët shpenzuan edhe për mbushje telefonike ne vlerë mbi 4 mijë euro. Shuma e përgjithshme e mbushjeve telefonike për deputetët për muajin maj: 1849.64 euro. Shuma e përgjithshme e mbushjeve telefonike për deputetët për muajin qershor: 2159 euro.