Analisti Ergys Mërtiri tha se Sali Berisha ka aktivizuar të gjithë njerëzit pranë tij për të sulmuar “lëvizjen” e Ervin Salianjit.
I ftuar në “Real Story”, Mërtiri theksoi se Sali Berisha ndodhet në alarm dhe po përpiqet të shuajë me çdo mjet lëvizjet paralele në PD.
“Po të shohësh se çfarë po bën Berisha tashmë? Berisha i ka turrur të gjithë njerëzit të sulmojnë Salianjin dhe lëvizjet e tij. Po të shohësh në rrjetet sociale, njerëzit që punojmë për Berishën, janë afër tij po sulmojnë lëvizjen e Salianjit.
Nga ana tjetër po miklon njerëzit që ishin në kafen me Salianjin për t’i joshur.
Vëtë Berisha e kupton se fati i tij politik varet nga një lëvizje kundër tij brenda PD dhe përpiqet që me çdo mjet që ta shuajë atë që në embrion.
Berisha është sot në alert, ai tenton t’i mbyllë gojën e kujdo që flet, sepse hapet precedenti”, tha ai.
Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula, u shpreh se Sali Berisha është një politikan, i cili nuk jeton dot pa konflikt.
“Sali Berisha është një politikan, që nuk prodhon politikë dot pa konflikt. Jeton në politikë në saj të konfliktit”, tha ai.
Tag: shuajë
-

“Berisha në alarm”, Mërtiri: Po tenton të shuajë lëvizjen e Salianjit që në embrion! Sula: Politikan që s’jeton dot pa konflikt
-

Meta mbetet në burg, Gjykata nuk pranon të shuajë masën e sigurisë! Avokati: Jemi në errësirë totale!
Ish-Presidenti Ilir Meta do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim ndërkohë që vijon procesi ndaj tij, ku akuzohet për korrupsion. Gjykata e Posaçme vendosi të mos shuajë masën e sigurisë “arrest me burg”.
Vendimi vjen një vit pasi Meta u arrestua me urdhër të SPAK. Në këtë kërkesë Meta pretendonte shuarje të masës pikërisht pasi ka kaluar një vit nga izolimi i tij dhe çështja penale ende nuk ka shkuar në gjykim.
Avokati i tij, Kujtim Cakrani, tha se me këtë vendim, Gjykata ka krijuar një precedent të rrezikshëm. “Precedentit të mbajtjes peng të presidentit pa ligj. Vërtet jemi në seancën paraprake, por nuk kemi zhvilluar asnjë seancë. Nuk e dimë kur do të përfundojë kjo seancë. Nuk e dimë sa do të zgjasë, çfarë vendimi do të marrë gjykata, kështu që jemi në errësirë totale. Gjykata e ka mbushur kupën, ka rrëzuar kërkesën tonë, por është një precedent shumë i rrezikshëm”, tha Cakrani. -

Meta mbetet në burg, Gjykata nuk pranon të shuajë masën e sigurisë
Ish-Presidenti Ilir Meta do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim ndërkohë që vijon procesi ndaj tij, ku akuzohet për korrupsion. Gjykata e Posaçme vendosi të mos shuajë masën e sigurisë “arrest me burg”.
Vendimi vjen një vit pasi Meta u arrestua me urdhër të SPAK. Në këtë kërkesë Meta pretendonte shuarje të masës pikërisht pasi ka kaluar një vit nga izolimi i tij dhe çështja penale ende nuk ka shkuar në gjykim.
Avokati i tij, Kujtim Cakrani, tha se me këtë vendim, Gjykata ka krijuar një precedent të rrezikshëm. “Precedentit të mbajtjes peng të presidentit pa ligj. Vërtet jemi në seancën paraprake, por nuk kemi zhvilluar asnjë seancë. Nuk e dimë kur do të përfundojë kjo seancë. Nuk e dimë sa do të zgjasë, çfarë vendimi do të marrë gjykata, kështu që jemi në errësirë totale. Gjykata e ka mbushur kupën, ka rrëzuar kërkesën tonë, por është një precedent shumë i rrezikshëm”, tha Cakrani.